Tag: motrave

  • Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

    Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

    Përmirësohet gjendja e tri motrave të mitura në Korçë, të helmuara nga karamelet me esencë kanabisi.

    Gjendja shëndetësore e tri motrave të moshës 3, 7 dhe 11-vjeçare, të cilat u shtruan pak ditë më parë në gjendje të rëndë pas konsumimit të disa karameleve që përmbanin substancën narkotike cannabis sativa, paraqitet dukshëm më e mirë.

    Burime nga shërbimi pediatrik i spitalit rajonal të Korçës konfirmojnë për A2CNN se vajzat 7 dhe 11-vjeçare ndodhen tashmë jashtë rrezikut dhe në gjendje të qëndrueshme.

    Ndërkohë, edhe motra më e vogël, vetëm 3 vjeçe, është stabilizuar, por vijon të mbahet nën kujdes të posaçëm nga mjekët e reanimacionit.

    Ngjarja tronditi opinionin publik, pasi tri të miturat, pjesë e së njëjtës familje, u dërguan me urgjencë në spital pas konsumimit të produkteve të ëmbla që dyshohet se përmbanin përbërës narkotikë.

    Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar se si karamelet përfunduan në duart e fëmijëve.

  • U helmuan pasi hëngrën karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

    U helmuan pasi hëngrën karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

    Përmirësohet gjendja e tri motrave të mitura në Korçë, të helmuara nga karamelet me esencë kanabisi.
    Gjendja shëndetësore e tri motrave të moshës 3, 7 dhe 11-vjeçare, të cilat u shtruan pak ditë më parë në gjendje të rëndë pas konsumimit të disa karameleve që përmbanin substancën narkotike cannabis sativa, paraqitet dukshëm më e mirë.
    Vajzat 7 dhe 11-vjeçare ndodhen tashmë jashtë rrezikut dhe në gjendje të qëndrueshme.
    Ndërkohë, edhe motra më e vogël, vetëm 3 vjeçe, është stabilizuar, por vijon të mbahet nën kujdes të posaçëm nga mjekët e reanimacionit.
    Ngjarja tronditi opinionin publik, pasi tri të miturat, pjesë e së njëjtës familje, u dërguan me urgjencë në spital pas konsumimit të produkteve të ëmbla që dyshohet se përmbanin përbërës narkotikë.
    Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar se si karamelet përfunduan në duart e fëmijëve.

  • Iu mori jetën në aksident dy motrave, Gjykata e Sarandës lë në burg 23-vjeçarin Kevi Norra

    Iu mori jetën në aksident dy motrave, Gjykata e Sarandës lë në burg 23-vjeçarin Kevi Norra

    Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 23-vjeçarin Kevi Norra, i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Delvinë, ku humbën jetën dy motrat Dhimaku. Në seancën e zhvilluar, prokurorja e çështjes Besjana Sadikaj kërkoi masën e arrestit me burg, të cilën gjykata e pranoi.
    Norra që u përplas mbrëmjen e 24 gushtit me mjetin e dy motrave në aksin Delvinë-Sarandë, ishte duke lëvizur me shpejtësi, kur ka kryer një parakalim të gabuar duke i dalë përballë mjetit të dy motrave duke u përplasur kokë më kokë. Si pasojë, Rozina dhe Elvisa Dhimaku, 20 dhe 22 vjeçe, ndërruan jetë.
    E plagosur mbeti edhe 24-vjeçarja Antonela Zhupa, e cila u dërgua në spitalin e Traumës ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa 23-vjeçari, specialist në ministrinë e Brendshme, rezultoi se ishte i dehur në timon.

  • Me zërin që ju dridhet, me zemrën e copëtuar flasin për herë të parë prindërit e dy motrave që humbën jetën

    Me zërin që ju dridhet, me zemrën e copëtuar flasin për herë të parë prindërit e dy motrave që humbën jetën

    Flet babai qe humbi dy vajzat ne aksidentin tragjik

    Me zemër të thyer, ai shpreh mirënjohjen e tij ndaj Fondacionit Firdeus,i cili ka marrë përsipër shërimin e të voglit Isli, vetëm 7vjeçar, që vuan nga leucemia.
    Dy vajzat e reja, që u shuan duke dashur të vizitonin vëllain e tyre të vogël, lanë pas një plagë të madhe, por edhe një amanet që Isli të jetojë. Dhe kjo shpresë sot po bëhet realitet.

    Fondacioni Firdeus ka marre persiper sherimin e vellait te vogel te dy motrave te cilat humben jeten ne aksidentin tragjik,Islit 7 vjecare i cili vuan nga leucemia.
    Isli eshte nen kujdesin tone dhe shume shpejt do te niset per kurim per itali.

  • “U nisën për punë, 30 minuta më pas…”/ Mes lotësh dhe zërin që i dridhet, halla e dy motrave Dhimaku: Na ikën çupat! Djali i vogël ende nuk e di

    “U nisën për punë, 30 minuta më pas…”/ Mes lotësh dhe zërin që i dridhet, halla e dy motrave Dhimaku: Na ikën çupat! Djali i vogël ende nuk e di

    Dhimbja e madhe ka kapluar familjen e dy motrave Dhimaku që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Sarandë pasi makina e tyre u aksidentua nga makina e 23 vjeçarit, Kevin Norra, i cili rezultoi se ishte nën efektin e alkoolit.

    Elvisa dhe Rezina kishin dalë mbrëmjen e 24 gushtit nga shtëpia për të shkuar në Sarandë, aty ku punonin për të ndihmuar familjen, por 30 minuta pas largimit nga banesa, familjarët u njoftuan për tragjedinë.
    Ndërsa fjalë nuk kanë për të përshkruar tragjedinë që po përjetojnë, halla, xhaxhai dhe daja i vajzave duke folur për korrespondentin e Top Channel Mikel Marsi, bëjnë apel që të ndihmohet familja për kurimin e djalit të tyre të vetëm 7 vjeçar, i cili vuan nga leuçemia.
    Ata thonë se ai ende nuk e di lajmin e vdekjes së dy motrave, ndërsa e kanë larguar edhe nga banesa për të mos kuptuar ende se çfarë ka ndodhur. Ata shtojnë se më i vogli i familjes ishte shumë i lidhur me dy motrat e tij, 22 dhe 20 vjeçe, dhe se i druhen përkeqësimit të shëndetit të tij kur të mësojë humbjen e tyre.
    “Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe, nuk mund të flas shumë. Dy çupat më ikën, nuk kthehen më. Në mbrëmje çupat kishin dalë për të shuar në punë. Punonin dy punë për shërimin e vëllait. Erdhën në shtëpi nga puna, u qetësuan dhe u nisën për punë sërish se punonin në Sarandë, shisnin misra…. 30 minuta pasi ikën erdhi lajmi. Ikën!
    Djali nuk di gjë për këtë, ai ishte shumë i lidhur me to. E kemi larguar nga shtëpia. Kushdo që mundet të na ndihmojë që të kurojmë djalin, dhe ta shpëtojmë”, u shpreh halla e tyre mes lotësh.
    Thirrjeve për ndihmë për të shpëtuar jetën e djalit 7-vjeçar i është përgjigjur “Fondacioni Firdeus” dhe emisioni ‘Shqiptarët për Shqiptarët” që transmetohet në Top Channel.

    Top Channel

  • Iu mori jetën dy motrave në Delvinë, ky është i riu nga Gjirokastra që drejtonte “Audin”

    Iu mori jetën dy motrave në Delvinë, ky është i riu nga Gjirokastra që drejtonte “Audin”

    Personi në foto është Kevin Norra, 23-vjeçari, i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë që i mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe. Burime nga policia thonë se ai rezultoi nën ndikimin e alkolit pas kryerjes së dy testeve.
    Nga aksidenti i rëndë mbeti e plagosur edhe një vajzë tjetër që po udhëtonte me motrat, 24 vjeçarja Antonela Zhupa, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekeve.
    Norra që u përplas me mjetin e dy motrave që humbën jetën ka qenë dukë lëvizur me shpejtësi, kur ka kryer një parakalim të gabuar dhe i ka dalë përballë mjetit me të cilin po lëviznin dy motrat duke u përplasur kokë më kokë. Si pasojë, Rozina dhe Elvisa Dhimaku humbën jetën.

  • Aksident fatal në Sarandë/ Dalin fotot e dy motrave që humbën jetën

    Aksident fatal në Sarandë/ Dalin fotot e dy motrave që humbën jetën

    Del fotot e dy motrave që humbën jetën në aksident mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë.
    Si pasojë kanë humbur jetën dy motrat Elvisa Dhimaku, e cila ka qenë drejtuese e një prej mjeteve dhe 20- vjeçarja Rozina Dhimaku, pasagjere. Kjo e fundit mësohet se ishte edhe studente mjekësie.

  • Brenda përçarjes së Kardashianëve: Kourtney kërcënon të largohet nga reality show, ndërsa tensionet mes motrave arrijnë kulmin

    Brenda përçarjes së Kardashianëve: Kourtney kërcënon të largohet nga reality show, ndërsa tensionet mes motrave arrijnë kulmin

    Kourtney Kardashian, e njohur si një nga figurat më të qeta të familjes Kardashian-Jenner, po kalon një periudhë të tensionuar mes konflikteve të brendshme, sidomos me motrën e saj, Kim Kardashian.
    Pas shumë vitesh në qendër të vëmendjes dhe pjesëmarrjes aktive në reality show-n “Keeping Up with the Kardashians”, Kourtney vendosi të largohej nga projekti në vitin 2020. Tani, ajo ka kërcënuar të heqë dorë edhe nga seria e re “The Kardashians”. Sipas burimeve të afërta, Kourtney është lodhur nga presionet e vazhdueshme të industrisë dhe po dëshiron të përqendrohet në jetën e saj familjare dhe privatësinë.
    Kjo vendimmarrje ka shkaktuar tensione të forta me Kim, e cila e ka kritikuar për largimin dhe i ka kujtuar se sukseset e Kourtneyt në botën e biznesit do të ishin të pamundura pa ndikimin dhe famën e familjes Kardashian. Ky konflikt nuk është thjesht një diferencë mendimesh për kohën që kalojnë në ekran, por një përplasje mes kërkesave të industrisë dhe dëshirës së Kourtneyt për një jetë më të thjeshtë dhe më private.
    Kourtney, e martuar me Travis Barker dhe e përkushtuar ndaj jetës familjare, është duke ndjekur një filozofi që nënvizon vlerën e një jete më të qetë dhe më të balancuar, e cila shpesh herë është në kundërshtim me angazhimet dhe kërkesat e motrave të saj për të qëndruar në qendër të vëmendjes.

  • Studimet thonë se motra mund të jetë arsyeja pse ke ankth (dhe ndoshta edhe depresion)

    Studimet thonë se motra mund të jetë arsyeja pse ke ankth (dhe ndoshta edhe depresion)

    Një studim i publikuar në Child Development ka hedhur dritë mbi një aspekt më pak të folur të marrëdhënies mes motrave: ndikimin emocional.

    Ndërsa shumë kërkime i japin motrës rolin e ngushëllueses dhe mbështetjes emocionale, studimi në fjalë sugjeron se marrëdhëniet me konflikte të shpeshta mes motrave, sidomos gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, lidhen ngushtësisht me nivele të larta ankthi dhe simptoma depresive.

    Ekspertët thonë se dinamika mes motrave mund të jetë një “tokë e minuar” emocionale: një ditë qeshni me lot, ditën tjetër nuk flisni për javë të tëra. Dhe ndonëse kjo ndodh shpesh në mënyrë të pavetëdijshme, ndikimi i saj në shëndetin mendor është i vërtetë.

    Pra nëse ke ndjerë ndonjëherë që motra jote është si terapi dhe stres në të njëjtën kohë… nuk je vetëm. Shkenca sapo të dha një “justifikim” për gjithë lotët (dhe ulëritjet) e fëmijërisë.