Zbardhen detaje nga aksioni i SPAK lidhur me motrat Xhovana e Alda Nikolli, paraditen e 28 marsit në Elbasan.
Burime nga policia bënë me dije se Gjykata e Posaçme kishte urdhëruar kontroll në banesën e dy tyre, si dhe në shtëpinë e prindërve të tyre po në qytetin e Elbasanit, si dhe sekuestrim te celularëve. Kontrollet u kryen për shkak se nga shpërthimi i një sasie tritoli në derën e apartamentit ku jetonin motrat Nikolli 9 muaj më parë humbi jetën fqinji i tyre Enea Thomaraj, një person pa asnjë rekord penal.
Aksioni nisi që në në orët e para të mëngjesit, kur skuadra e posaçme operacionale nisi vëzhgimin e dy motrave dhe të babait të tyre. Në momentin, që ata u ngjitën në një automjet BMV x1 që drejtohej nga babai i tyre, mësohet se forcat e policisë i prenë rrugën dhe informuan se ndaj tyre kishte një urdhër gjykate për kontrollin e banesave.Burimet thanë se Xhovana dhe Alda Nikollit si dhe babait të tyre iu sekuestrua celulari. Më pas, ata u shoqëruan në banesat përkatëse ku edhe u ushtrua kontrolli.
Të njëjtat burime konfirmuan se motrat Nikolli gjatë kontrollit hodhën akuza ndaj të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, duke e akuzuar si porositës të ngjarjes.
SPAK ka dyshime të forta se Xhovana Nikolli, e fejuara e të penduarit të drejtësisë, Amarildo Nikolli dhe motra e saj Alda që ishte në një lidhje me Nuredin Dumani kanë dijeni se kush është personi që ka vendosur tritolin në derën e apartamentit të tyre, e po ashtu për emrin e urdhëruesit.
Shpërthimi në katin e 4-ët të pallatit në lagjen ‘Haxhias’ të Elbasanit ku banonin motrat Nikolli ndodhi më 14 korrik 2024. Nga shpërthimi dera e familjes Thomaraj u shemb duke lënë në plagosur djalin e madh Enean, i cili ndërroi jetë pas 4 muajsh në spitalin e Traumës.
Tag: motrat
-

SPAK bastisi shtëpinë e motrave Nikolli/ Zbulohen detaje nga aksioni i SPAK, skuadra operacionale u preu rrugën në…
-

DETAJE/ Motrat Nikolli dyshohet se stisën sulmin me tritol që i mori jetën Eneas
Alda Nikolli, Enea Thomaraj dhe Xhovana Nikolli
TIRANË- Alda dhe Xhovana Nikolli dyshohet të kenë stisur sulmin me tritol të ndodhur më 13 korrik 2024, që i mori jetën fqinjit të tyre, Enea Thomarai. Hetuesit e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) zbarkuan një ditë më parë në banesën ku motrat Nikolli kanë jetuar me qira në Elbasan dhe ushtruan kontroll të prani të pronarit të apartamentit. Gazetari i OraNeës Elton Qyno shkruan se kontrolli është kryer me shpresën e kapjes së provave, që mund të implikojnë motrat Nikolli në këtë ngjarje, pasi SPAK ka të dhëna se ngjarja është e montuar.
Ajo që dihet për këtë ngjarje është se kamerat kanë pikasur një person që afrohet me biçikletë, lë lëndën plasëse dhe më pas largohet. Ai është një person me precedentë penalë, është identifikuar nga autoritetet, por ende nuk është prangosur dhe mungesa e dëshmisë së tij e ka lënë këtë çështje pa një autor.
Thomarai jetonte në apartamentin përballë motrave Nikolli dhe nuk kishte asnjë lidhje me to. Atij i ra dera në kokë për shkak të shpërthimit dhe përfundoi në koma në Spitalin e Traumës, ku qëndroi për një muaj, por më pas ndërroi jetë.
Gjatë kohës së kësaj ngjarjeje, njëra nga motrat, Alda Nikolli ka akuzuar të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani si autor. Këtë gjë, ajo e tha në një intervistë për Top Channel dhe në daljet e drejtpërdrejta që ka bërë në “Tik Tok”. Alda Nikolli rrëfente se me Nuredin Dumanin kishte pasur një raport intim që nuk kishte përfunduar mirë dhe ai e kishte kërcënuar, arsye për të cilën ajo kishte krijuar bindjen se më pas ai i ka vendosur sasinë e tritolit në derën e banesës.
Ndërsa motra tjetër, Xhovana Nikolli është e dashura e Amarildo Xhanejt (Nikolli) që u vu në pranga në Vlorë, pasi dyshohet se kishte shkuar të vriste Inez Hajrullën. Pas arrestimit, Amarildo Xhanej u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite e 9 muaj burg për armëmbajtje pa leje në kuadër të grupit kriminal.
Ajo që është raportuar gjithashtu është se mes Xhanejt dhe Dumanit ka pasur përplasje fizike në burgun e sigurisë së lartë “313”.Një ditë pas kontrollit të ushtruar nga SPAK ka pasur edhe një reagim nga Xhovana Nikolli. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shpreh revoltën ndaj kësaj ngjarjeje, pasi shkruan se SPAK ka sekuestruar sende private pa urdhër gjykate. Ajo shprehet se Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar edhe telefonin e prindërve të saj dhe se ndaj vetë asaj është ushtruar presion psikologjik.
-

Studimi: Jeni njerëz më të mirë nëse keni motra
Nëse ju keni motër/ra, jeni një person më i mirë sipas një studimi të publikuar në Journal of Family Psychology.
Sipas këtij studimi, të kesh motër rezulton në përmirësimin e shëndetit mendor dhe rritjen e vetëvlerësimit. Analiza statistikore tregoi se prania e një motre i mbronte adoleshentët veçanërisht “nga ndjenja e vetmisë, padrejtësisë, fajit, frikës apo mungesës së dashurisë”.
Ndërsa nuk kishte rëndësi nëse motra ishte më e vogël apo më e madhe, apo sa vite ndryshim në moshë kishte me vëllezërit/motrat.Cilat janë përfitimet e të pasurit një motër
Shëndeti mendor
Motrat shpesh bëhen aleatet tona dhe streha jonë kur jemi të dëshpëruar ose në ankth. Ato luajnë një rol në promovimin e shëndetit mendor pozitiv, me studimin e BYU që zbuloi se të kesh një motër i mbron adoleshentët nga shumë emocione negative, pavarësisht nëse janë më të rritur apo më të rinj. Fakti që motrat veprojnë si terapistet tona personale ka një ndikim të madh në shëndetin tonë mendor, duke reduktuar shanset për depresion.
Aftësi sociale
Motrat gjithashtu sigurojnë që vëllezërit e tyre të bëhen bashkëbisedues dhe dëgjues më të mirë, me hulumtimet që sugjerojnë se burrat që kanë motra janë më të mirë në bisedat me gratë. Më konkretisht, ato ju ndihmojnë të zhvilloni aftësi sociale, të tilla si komunikimi, kompromisi dhe negocimi.
Pavarësia
Ju gjithashtu mund të falënderoni motrën tuaj për pavarësinë tuaj. Në Universitetin e Ulsterit , një ekip psikologësh që testuan mirëqenien emocionale të 571 të rinjve, arritën në përfundimin se ata që kishin motra ishin më autonome dhe më ambicioze. Duke u shprehur se duket se ka “diçka” në situatën familjare me numrin e vajzave që çon në inkurajim më të madh për pavarësi. Studiuesit deklaruan se marrëdhënia midis dashurisë për vëllezërit dhe motrat dhe veprat e mira ishte dy herë më e fortë se ajo midis kujdesit prindëror dhe veprave të mira. -

Prokuroria kërkon 3 vite burg për Marielën, 3 vite shërbim prove për Antonelën
Prokuroria e Tiranës dha pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berishaj të cilat goditën me sende të forta 26 vjeçaren Klea Prenga verën e vitit të kaluar. Prokurori Ndini Tavani kërkoi 3 vite burg për Mariela Berishës e cila ndodhet në masën “arrest ne shtëpi”, por që nga gjykimi i shkurtuar në rast se gjendet fajtore dënimi zbret në 2 vite.
Ndërsa për Antonelën kërkoi 3 vite shërbim prove, që me gjykim të shkurtuar zbret në 2 vite shërbim prove. Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në muajin tetor 2024, dhe akuzohen për kryerjen e veprës penale plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berishaj teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet në zonën e Kodrës së Diellit, mbrëmjen e 6 gushtit 2024 dhe teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë.
Shkak i dhunës që motrat ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti. -

Dhunuan modelen/ Prokuroria jep pretencën, kërkon 2 vite burg për Mariela Berishën. Për Antonelën…
Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për motrat Mariela dhe Antonela Berishën.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se organi i akuzës ka kërkuar 3 vite burg për Mariela Berishën dhe 3 vite shërbim prove për Antonela Berishën. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për dy motrat Berisha do të konvertohej përfundimisht përkatësisht në 2 vite burg dhe 2 vite shërbim prove.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Dy motrat Berisha u dorëzuan në tetor të vitit të kaluar pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje ndaj modeles Klea Prenga.
Shkak i ngjarjes që bëri bujë ishin dyshimet e Mariela Berishës se bashkëshorti i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren.
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Dhuna ndaj Klea Prengës/ Ja sa vite burg kërkoi Prokuroria për motrat Berisha
Showbiz E Martë, 25 Mars 2025 14:07
Prokuroria e Tiranës dha pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat goditën me sende të forta 26-vjeçaren Klea Prenga, verën e vitit të kaluar.
Prokurori Ndini Tavani kërkoi 3 vite burg për Mariela Berishës, e cila ndodhet në masën “arrest ne shtëpi”, por që nga gjykimi i shkurtuar në rast se gjendet fajtore, dënimi zbret në 2 vite.Ndërsa për Antonelën kërkoi 3 vite shërbim prove, që me gjykim të shkurtuar zbret në 2 vite shërbim prove. Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në tetor 2024, ndërsa akuzohen për kryerjen e veprës penale ‘plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.
-

Dhunuan blogeren/ Prokuroria kërkon 3 vite burg për Mariela Berishën, 3 vite shërbim prove për Antonelën
-Prokuroria e Tiranës dha pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berishaj të cilat goditën me sende të forta 26 vjeçaren Klea Prenga verën e vitit të kaluar.
Prokurori Ndini Tavani kërkoi 3 vite burg për Mariela Berishës e cila ndodhet në masën “arrest ne shtëpi”, por që nga gjykimi i shkurtuar në rast se gjendet fajtore dënimi zbret në 2 vite.
Ndërsa për Antonelën kërkoi 3 vite shërbim prove, që me gjykim të shkurtuar zbret në 2 vite shërbim prove.
Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në muajin tetor 2024, dhe akuzohen për kryerjen e veprës penale plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.
Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berishaj teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet në zonën e Kodrës së Diellit, mbrëmjen e 6 gushtit 2024 dhe teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë.
Shkak i dhunës që motrat ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.