Në familjen Dhimaku ka pllakosur zija. Report Tv ishte në banesën e familjes që humbën dy vajzat, Elvisa 22-vjeçare dhe Rozina 20 vjeç, si pasojë e aksidentit tragjik në Sarandë. Mes dhimbjes së madhe e me lot në sy, halla e vajza rrëfen për Report Tv sakrificat e dy motrave, të cilat bënin dy punë për kurimin e vëllait 7-vjeçar i cili vuan nga leucemia.
Mbrëmjen e së dielës, kur ndodhi edhe aksidenti tragjik, halla tregon se dy vajzat ishin nisur për shitur misra në Sarandë.
“Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe. 2 çupat ikën nuk kthehen më. Në mbrëmje kishin ardhur nga puna, bënin 2 punë për shërimin e vëllait se s’kishin mundësi. Erdhën pushuan dhe u nisën prapë për punë. Në Sarandë shisnin misra dhe gjëra të fshatit. Ato ikën, dhimbjen e kemi. Kanë vëllanë e vetëm, ai ishte shumë i lidhur me to, po ta marrë vesh…e kemi larguar nga shtëpia. Sadopak kërkojmë ndihmë që djali të shkojë në një spital më të specializuar që të na shpëtojë”, shprehet Shahidja, halla e vajzave mes lotësh.
Djali 7-vjeçar ende nuk është në dijeni që motrat e tij kanë ndërruar jetë. Të gjithë familjarët me dhimbje kërkojnë ndihmë për kurimin e tij, i cili vuan nga leucemia.
“2 yje dy vajza, 22 vjeçe 20 vjeçe, të dyja studente në Tiranë. Prindërit punëtorë në fshat, punonin natë-ditë për ato vajza ti sistemojnë, të studionin. Kërkojnë ndihmë për çunin, zoti të na ndihmojë. Djali nuk di gjë për motrat”, tha Servet Dervishi, daja i vajzave.
“Jetoj në emigrim. Kjo që na ndodhi mos i ndodhtë askujt, as hasmit, ndihmë kërkojë dhe për djalin se vajti 3 vjet me këto probleme, ka sëmundje gjaku. Kemi luftuar me forcat tona kaq sa kemi pasur mundësi. Djali është 7 vjeç. Në momentin që do e marrë vesh, menjëherë do përkeqësohet gjendja e tij”, shprehet xhaxhai i vajzave Vasil Dhimaku.
Tag: motrat
-

“Vëllai me leuçemi nuk di gjë për motrat”, familjarët e vajzave që vdiqën në aksident: Studente, por shisnin misra sepse…
-

Vdekja e dy motrave në Sarandë, reagimi i ashpër i Braçes: Ishte vrasje, jo aksident! Të ndryshohen urgjent këto dy ligje
Foto ilustrim: Erion Braç, dy motrat viktima të aksidentit
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik të vdekjes së dy motrave nga Delvina, duke e cilësuar një vrasje me dashje. Përmes një postimi prekës për dy motrat që humbën jetën në lule të rinisë, Braçe kërkon menjëherë ndryshimin e dy ligjeve në Kodin Rrugor dhe Kodin Penal, pasi shoferi që përplasi me vdekje dy motrat rezultoi i dehur dhe kjo sipas tij është një vrasje dhe jo aksident rrugor. Për këto raste, Braçe thekson se nevojitet ndryshimi i ligjit dhe ashpërsimi i tij.
Postimi i Erion Braçes:
Dy vajza të reja fare u përcollën dje në banesën e fundit.
Nuk e imagjinoj dot dhimbjen e nënës së tyre, babait të tyre, gjithkujt që i njohu e ndau jetën e shkurtër me to! Është e tmerrshme, nuk ka ngushëllim, fare!
Kam prej mëngjesit të djeshem që dëgjoj:
Aksident, aksident rrugor!
Jooooo! Nuk është aksident!
Të dehesh, të marrësh makinën, të dalësh me të në rrugë, të ecësh me shpejtësi përtej normës, të hysh në parakalim të gabuar dhe t’i shkosh tjetrit përballë në korsinë e tij, nuk është aksident, as aksident me pasojë vdekjen!
Është vrasjeeee me pasojë vdekjen e dy vajzave të reja dhe plagosjen e një të trete.
Kodi ynë Rrugor e Kodi ynë Penal nuk e njeh këtë nocion, ndërkohë në rrugë ndodh si vrasje me dshje madje!
Duhet të ndryshojmë dy ligjet sa më parë;
Dëgjoja dje arrestohet shoferi, ishte i dehur, ishte me shpejtësi, hyri në parakalim të gabuar;
Ja u arrestua, po pastaj? Do hetohet e gjykohet për aksident me pasojë vdekjen? Nuk është i tillë!
E dyta, dëgjova po dje se autori është punonjës i Ministrisë së Brendshme; Nuk e di në qëndron kjo apo jo.
Por një ligj i ri për përgjegjësitë përtej punës që bëjnë për punonjësit e shtetit duhet të hartohet sa më parë, tani! Doemos këta duhet të kenë përgjegjësi publike, më shumë se çdo qytetar i zakonshëm.
Dëgjoj shpesh, përdori armën e shërbimit e vrau gruan, sulmoi komshiun, kërcënoi një tjetër në lokal, ndërtoi pa leje, shkeli ligjin dhe në fund, ishte punonjës i shtetit.
Kjo nuk duhet të ndodhë më!
Me ligj çdo punonjësi shteti duhet t’i ngarkohet përgjegjësi e t’i kufizohen akte që kanë në thelb paligjshmërinë duke përdorur fuqinë e të qenit në një zyrë shteti!”
Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Sarandë-Delvinë. 23-vjeçari, Kevin Nora që shkaktoi aksidentin tragjik është arrestuar. Nora po udhëtonte me një mjet tip “Audi”, i cili në gjendje të dehur dhe me shpejtësi skëterr ka kryer manovrën e parakalimit të gabuar duke u përplasur kokë më kokë me mjetin tip “Lancia” ku udhëtonin dy motrat dhe shoqja e tyre. Përplasja ka rezultuar fatale për dy motrat Rozina dhe Elvisa Dhimaku, të cilat humbën jetën në vendngjarje, ndërsa shoqja e tyre Antonela Zhupa, ka mbetur e plagosur jashtë rrezikut për jetën. Në familje është hapur dera e mortit, ndërsa lajmi ka shokuar opinionin publik./ZËRI -

“Mos ikni, kam parë ëndërr të keqe”, frika e gjyshes për dy motrat që u shuan në aksidentin tragjik
Motrat, Elvisa 22 vjeç dhe Rezina Dhimaku 20 vjeç, mbrëmjen e djeshme ishin nisur për të pirë një kafe në Sarandë, po humbën jetën në aksidentin tragjik. Mësohet se ato morën leje nga prindërit duke u thënë se do merrnin me vete edhe shoqen e tyre, Antonelën. Madje donin të merrnin me vete edhe vëllanë e tyre 10-vjeçar, por babai u tha ta linin atë se, “është i lodhur”. Babai dhe mamaja e tyre i la të shkonin ndërsa gjyshja u tha që mos ikni se “kam parë një ëndërr të keqe”.
Një banor i fshatit Kopaçez në Delvinë tregoi për Report Tv se babai i dy vajzave është bari. Rizal Dhimaku, ose Zotja, siç i thërrasin në fshat, i ka rritur fëmijët duke mbledhur sherebelë.
Motra më e madhe drejtonte një makinë Lancia, me motrën dhe një shoqe pasagjere.Reth orës 20:15 të mbrëmjes së 24 gushtit në aksin Sarandë-Delvinë, një tjetër automjet, një Audi, i përplasi fort, duke i lënë pa jetë motrat, e duke plagosur miken e tyre, 24-vjeçare, Antonela Zhupa.
E reja po merr trajtim të specializuar nga bluzat e bardha në spitalin e Traumës, ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Në timon, rezultoi të ishte një shofer i dehur, 24-vjeçari Kevi Norra, i cili kreu edhe një parakalim të gabuar./ Report Tv -

PREKËSE! Dy motrat u përplasën për vdekje teksa shkonin te vëllai me leuçemi, gjyshja: Mos ikni, kam parë ëndërr të keqe
Motrat Dhimaku (viktimat)
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tregjik ku humbën jetën dy motrat, Elvisa dhe Rozina Dhimaku dhe e plagosur mbeti shoqja e tyre Antonela Zhupa. Mësohet se mbrëmjen e djeshme, ato ishin nisur nga fshati Kopaçëz i Delvinës drejt spitalit të Sarandës, ku ndodhej vëllai 10-vjeçar. Djali i vogël i familjes Dhimaku është diagnostifikuar me leuçemi dhe ishte kthyer në Sarandë nga jashtë shteti.
Në shoqërinë e shoqes ato kishin marrë leje të prindërit të pinin kafe në Sarandë dhe donin të merrnin edhe vëllain e tyre të vogël, por që babai i kishte thënë se “është i lodhur”. Babai dhe mamaja e tyre i la vajzat të shkonin ndërsa gjyshja u tha që mos ikni se, “kam parë një ëndërr të keqe”. Fatkeqësisht rruga e tyre drejt vëllait u pre në mes.
23-vjeçari, Kevin Nora që shkaktoi aksidentin tragjik është arrestuar. Nora po udhëtonte me një mjet tip “Audi”, i cili në gjendje të dehur dhe me shpejtësi skëterr ka kryer manovrën e parakalimit të gabuar duke u përplasur kokë më kokë me mjetin tip “Lancia” ku udhëtonin dy motrat dhe shoqja e tyre. Përplasja ka rezultuar fatale për dy motrat Rozina dhe Elvisa Dhimaku, të cilat humbën jetën në vendngjarje, ndërsa shoqja e tyre Antonela Zhupa, ka mbetur e plagosur jashtë rrezikut për jetën. Në familje është hapur dera e mortit, ndërsa lajmi ka shokuar opinionin publik./ZËRI -

Aksidenti tragjik/ Norra i dehur në timon shkonte në Fushëbardhë, motrat Dhimaku venin në spitalin e Sarandës te vëllai i sëmurë
Dalin detaje të reja nga aksidenti tragjik në aksin rrugor drejt Sarandes, ku humben jeten dy motra dhe u plagos rende shoqja e tyre. 23 vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e djeshme në rrugën Sarandë-Delvinë, po kthehej në shtëpinë e tij në fshatin Fushëbardhë të Gjirokastrës, nga ku ishte me origjinë dhe ku jeton familja e tij.
Ai kishte qenë në Sarandë prej pasdites dhe rreth orës 20:00 po kthehej në shtëpi, në fshatin Fushëbardhë, kur është futur kundravajtje dhe ka përplasur për vdekje dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, e plagosur ka mbetur shoqja e tyre Antonela Zhupa.
Pas testimit nga policia, ai u gjet në gjendje të dehur, me një nivel alkooli prej 1.52 mg/l në matjen e parë dhe 1.42 mg/l në të dytën. Ndodhur në këto kushte, efektivët e Policisë së Sarandës i kanë hedhur menjëherë prangat, ndërsa pritet të përballet në gjykatë me disa akuza të rënda.
Pra, 23 vjeçari kishte konsumuar sasi të lartë alkooli në Sarandë dhe ishte nisur për t’u kthyer në shtëpi.
Audi fuoristradë, në dukej model Q5, të cilin ai e drejtonte me shpejtësi skëterrë ka kryer një parakalim të gabuar në një zonë me vija të pandërprera dhe ka dalë përballë mjetit që drejtohej nga Elvisa Dhimaku.
Përplasja kokë më kokë ka qenë fatale dhe “Lancia” ku udhëtonin tre vajzat është shkatërruar e gjitha në pjesën e përparme. Edhe Audi është kthyer përmbys buzë rrugës, por shoferi Kevi Norra ka shpëtuar pa dëmtime.
Elvisa dhe Rozina Dhimaku dhe shoqja e tyre Antonela ishin nisur nga fshati Kopaçëz i Delvinës drejt spitalit të Sarandës, ku ndodhej vëllai 10 vjeçar. Djali i vogël i familjes Dhimaku është diagnostifikuar me nje semundje te rende dhe ishte kthyer në Sarandë nga jashtë vendit.
Ndërkohë, Kevi Norra udhëtonte në drejtim të kundërt me to, nga Saranda drejt Delvinës e më pas Gjirokastrës, ku jetonte familja e tij.
Motrat dhe shoqja e tyre po shkonin ta kalonin natën pranë tij, në shtratin e spitalit, por fatkeqësisht rruga e tyre drejt vëllait u pre në mes, ashtu si dy jetët që ishin në lule të moshës.
Familja Dhimaku ka hapur dyert e mortit, mes dhimbjes së pamatë për ikjen e Elvisës e Rozinës dhe forcës për të qëndruar pranë të birit 10 vjeçar, që nuk i takoi dot për herë të fundit dy motrat të cilat e kishin dritë të syve. -

Motrat u shuan/ I ati shpëtoi nga tragjedia djalin 10-vjeçar! Gjyshja: Kam parë ëndërr të keqe
Motrat, Elvisa 22 vjeç dhe Rezina Dhimaku 20 vjeç ishin nisur mbrëmjen e së dielës për të pirë një kafe në Sarandë, po humbën jetën në aksidentin tragjik. Mësohet se ato morën leje nga prindërit, duke u thënë se do merrnin me vete edhe shoqen e tyre, Antonelën.
Madje donin të merrnin me vete edhe vëllanë e tyre 10-vjeçar, por babai u tha ta linin atë se, “është i lodhur”. Babai dhe mamaja e tyre i la të shkonin ndërsa gjyshja u tha që mos ikni se “kam parë një ëndërr të keqe”.Një banor i fshatit Kopaçez në Delvinë tregoi se babai i dy vajzave është bari. Rizal Dhimaku, ose Zotja, siç i thërrasin në fshat, i ka rritur fëmijët duke mbledhur sherebelë.
-

Detaji prekës: Dy motrat që përplasi për vdekje 23-vjeçari i dehur, po shkonin në spitalin e Sarandës te vëllai 10 vjeçar me leuçemi
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë në Sarandë ku humbën jetën dy motra; Elvisa Dhimaku 22 vjeçe që ishte drejtuesja e mjetit tip Lancia që u përplas me një automjet tip ‘Audi’ të drejtuar nga 23-vjeçari Kevi Norra dhe motra e saj Rezi Dhimaku 20 vjeçe.
Në mjet bashkë me dy motrat që morën plagë fatale nga përplasja udhëtonte edhe një vajzë tjetër, Antonela Zhupa 24 vjeçe.
23 vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik po kthehej në shtëpinë e tij në fshatin Fushëbardhë të Gjirokastrës, nga ku ishte me origjinë dhe ku jeton familja e tij, sipas burimeve të ‘newsbomb.al’.
Ai kishte qenë në Sarandë prej pasdites dhe rreth orës 20:00 po kthehej në shtëpi, në fshatin Fushëbardhë, kur është futur kundravajtje dhe ka përplasur për vdekje dy motrat Dhimaku.
Pas testimit nga policia, ai u gjet në gjendje të dehur, me një nivel alkooli prej 1.52 mg/l në matjen e parë dhe 1.42 mg/l në të dytën. Ndodhur në këto kushte, efektivët e Policisë së Sarandës i kanë hedhur menjëherë prangat, ndërsa pritet të përballet në gjykatë me disa akuza të rënda.
Audi fuoristradë, në dukej model Q5, të cilin ai e drejtonte me shpejtësi skëterrë ka kryer një parakalim të gabuar në një zonë me vija të pandërprera dhe ka dalë përballë mjetit që drejtohej nga Elvisa Dhimaku.Përplasja kokë më kokë ka qenë fatale dhe “Lancia” ku udhëtonin tre vajzat është shkatërruar e gjitha në pjesën e përparme. Edhe Audi është kthyer përmbys buzë rrugës, por shoferi Kevi Norra ka shpëtuar pa dëmtime.
Elvisa dhe Rozina Dhimaku dhe shoqja e tyre Antonela ishin nisur nga fshati Kopaçëz i Delvinës drejt spitalit të Sarandës, ku ndodhej vëllai 10 vjeçar. Djali i vogël i familjes Dhimaku është diagnostifikuar me leuçemi dhe ishte kthyer në Sarandë nga jashtë shteti, shkruan ‘newsbomb.al’.
Motrat dhe shoqja e tyre po shkonin ta kalonin natën pranë tij, në shtratin e spitalit, por fatkeqësisht rruga e tyre drejt vëllait u pre në mes. -

Detaji prekës, dy motrat që u përplasën për vdekje po shkonin në spitalin e Sarandës te vëllai 10 vjeçar me leuçemi
23 vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e djeshme në rrugën Sarandë-Delvinë, po kthehej në shtëpinë e tij në fshatin Fushëbardhë të Gjirokastrës, nga ku ishte me origjinë dhe ku jeton familja e tij.
Ai kishte qenë në Sarandë prej pasdites dhe rreth orës 20:00 po kthehej në shtëpi, në fshatin Fushëbardhë, kur është futur kundravajtje dhe ka përplasur për vdekje dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, e plagosur ka mbetur shoqja e tyre Antonela Zhupa.
Pas testimit nga policia, ai u gjet në gjendje të dehur, me një nivel alkooli prej 1.52 mg/l në matjen e parë dhe 1.42 mg/l në të dytën. Ndodhur në këto kushte, efektivët e Policisë së Sarandës i kanë hedhur menjëherë prangat, ndërsa pritet të përballet në gjykatë me disa akuza të rënda.
Pra, 23 vjeçari kishte konsumuar sasi të lartë alkooli në Sarandë dhe ishte nisur për t’u kthyer në shtëpi.
Audi fuoristradë, në dukej model Q5, të cilin ai e drejtonte me shpejtësi skëterrë ka kryer një parakalim të gabuar në një zonë me vija të pandërprera dhe ka dalë përballë mjetit që drejtohej nga Elvisa Dhimaku.
Përplasja kokë më kokë ka qenë fatale dhe “Lancia” ku udhëtonin tre vajzat është shkatërruar e gjitha në pjesën e përparme. Edhe Audi është kthyer përmbys buzë rrugës, por shoferi Kevi Norra ka shpëtuar pa dëmtime.
Elvisa dhe Rozina Dhimaku dhe shoqja e tyre Antonela ishin nisur nga fshati Kopaçëz i Delvinës drejt spitalit të Sarandës, ku ndodhej vëllai 10 vjeçar. Djali i vogël i familjes Dhimaku është diagnostifikuar me leuçemi dhe ishte kthyer në Sarandë nga jashtë shteti.
Ndërkohë, Kevi Norra udhëtonte në drejtim të kundërt me to, nga Saranda drejt Delvinës e më pas Gjirokastrës, ku jetonte familja e tij.
Motrat dhe shoqja e tyre po shkonin ta kalonin natën pranë tij, në shtratin e spitalit, por fatkeqësisht rruga e tyre drejt vëllait u pre në mes, ashtu si dy jetët që ishin në lule të moshës.
Familja Dhimaku ka hapur dyert e mortit, mes dhimbjes së pamatë për ikjen e Elvisës e Rozinës dhe forcës për të qëndruar pranë të birit 10 vjeçar, që nuk i takoi dot për herë të fundit dy motrat të cilat e kishin dritë të syve./ Newsbomb.al -

Motrat humbin jetën në aksident, arrestohet shoferi, ishte i dehur dhe bëri parakalim të gabuar
Dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20 vjeç janë viktimat e aksidentit që ndodhi mbrëmjen e të dielës në aksin Sarandë-Delvinë.
Dy vajzat po udhëtonin nga Delvina në drejtim të Sarandës kur 23-vjeçari Kevin Nora që drejtonte një “Audi”, u doli përballë në korsinë e tyre dhe u përplasën ‘kokë më kokë’.
Aksidenti rezultoi fatal për dy motrat të cilat humbën jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa pasagjerja 24-vjeçare Antonela Zhupa që ishte në makinë me to ndodhet jashtë rrezikut për jetën.I riu Kevin Nora, që po udhëtonte nga Saranda në drejtim të Gjirokastrës rezulton se ka qenë i dehur në timon pas dy testeve të kryera nga policia në vendngjarje dhe për këtë arsye tashmë është vënë në pranga.
Kevin Nora ka tentuar të parakalojë me shpejtësi një mjet, duke kaluar në korsinë ku po udhëtonin dy vajzat dhe në atë moment, për shkak të parakalimit të gabuar, dy mjetet janë përplasur kokë më kokë.
Përplasja ka qenë shumë e fortë saqë makinat janë bërë copash dhe njëra prej tyre është përmbysur në mes të rrugës.
Aksidenti tragjik i preu ëndrrat në mes 20-vjeçares, Rozina, e cila studionte për mjekësi.
Ndërkohë po mbrëmjen e së dielës dy aksidente të tjera ndohën në Fier dhe Bulqizë por fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzish./vizionplus.tv
-

FOTO/ I dehur në timon dhe me shpejtësi skëterr, ky është 23-vjeçari që përplasi për vdekje dy motrat
Motrat Dhimaku (viktimat) dhe 23-vjeçari që shkaktoi aksidentin
TIRANË- Personi që shihni në foto, është Kevi Nora, 23-vjeçari i cili shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën dy motrat Dhimaku 20-vjeçe dhe 22-vjeçe. 23-vjeçari u arrestua ditën e sotme nga policia për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Kevin Nora
Kevin Nora po udhëtonte me një mjet tip “Audi”, i cili në gjendje të dehur dhe me shpejtësi skëterr ka kryer manovrën e parakalimit të gabuar duke u përplasur kokë më kokë me mjetin tip “Lancia” ku udhëtonin dy motrat dhe shoqja e tyre. Përplasja ka rezultuar fatale për dy motrat Rozina dhe Elvisa Dhimaku, të cilat humbën jetën në vendngjarje, ndërsa shoqja e tyre Antonela Zhupa, ka mbetur e plagosur jashtë rrezikut për jetën.
Motrat Dhimaku
Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë. Sipas njoftimit të policisë, shoferi 23-vjeçar ka qenë në gjendje të dehur kur ka shkaktuar aksidentn. Nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik./ZËRI
900 0 1756108162xscreenshot 4 832
nnnnpng