Identifikohet dhe arrestohet një nga autorët e dyshuar të vendosjes së eksplozivit më 18 korrik, në një lokal në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë.
I ndaluari është Hysni Lila, 46 vjeç, i cili akuzohet se i dha motorin që u përdor për vendosjen e bombës në biznesin në pronësi të Arbër Sinanit, autorit të dyshuar të krimit. Teksa po hetohet edhe për bashkëpunëtorët e tjerë dhe motivet e sulmit.
“Në vijim të punës intensive hetimore me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur me datë 18.07.2025 ku u vendos një sasi me lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, është bërë e mundur identifikimi, kapja e ndalimi i shtetasit H. L., 46 vjeç, banues në Lushnjë”, njoftoi sot Policia e Tiranës.
Policia ndau edhe pamjet e gjetura nga kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë, ku autorët me motor shkojnë dhe i vendosin lëndën plasëse subjektit dhe më pas largohen. këto pamje kanë ndihmuar hetuesit në zbardhjen e krimit në kohë të shpejtë.
Nga hetimet ka rezultuar se motomjeti që u përdor për vendosjen e lëndës plasëse ishte në pronësi të 46-vjeçarit, i cili dyshohet se ia ka dhënë për përdorim autorit të ngjarjes.
“Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes”, shtuan burime zyrtare.
Kurse materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tag: motorin
-

Vendosën eksploziv në lokalin te ‘Rruga e Durrësit’, kapet një prej të dyshuarve! 46-vjeçari i dha motorin autorit
-

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë! Vijon gjyqi për të pandehurin Ruben Saraiva, dëshmon personi që i shiti motorin Edmond Haxhisë
Vijon gjyqi për të pandehurin Ruben Saraiva për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.
Gjyqi prej disa kohësh po vijon me dëshmitarë, ku ditën e sotme në seancën gjyqësore kanë dëshmuar të afërm të Edmond Haxhisë, personi që ka shitur motorin, taksisti që ka transportuar Harry Simpson, administratori i hotelit ku qëndroi Harry Simpson.
Në deklaratën e tyre kanë mbajtur të njëjtin qëndrim si në deklaratat e pare, ku i afërmi i Edmond Haxhisë ka deklaruar se në momentin që ka takuar Haxhinë në Velipojë mban mend që diku ka parë një person me ngjyrë por nuk ka arritur ta identifikojë nëse ka qenë Saraiva apo jo.
Po ashtu personi që ka shitur motorin ka deklaruar se nuk mban mend shumë gjëra sepse ka kaluar shumë kohë por deklaron se ka bërë deklaratën te noteri ku ka bërë përshkrimin fizik të personave që blenë motorin, ku dyshohet që sipas përshkrimit fizik të jetë Edmond Haxhia.
Gjyqi i radhës do të zhvillohet më datë 15 shtator.Top Channel
-

VIDEO/ Motori shpërtheu në flakë gjatë ngritjes, avion me 300 persona bën ulje emergjente në Los Angeles
Një avion i kompanisë Delta Airlines, Boeing 767-400, u përfshi nga flakët në motorin e majtë pak pasi u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Angeles-it, më 18 korrik.
Sipas pamjeve që u përhapën në rrjetet sociale dhe kanalin YouTube LA Flights, flakët ishin të dukshme në motorin e majtë të avionit, i cili po udhëtonte për në Atlanta.
Një zëdhënës i Delta Airlines deklaroi se fluturimi DL446 u kthye menjëherë në Los Angeles pas një sinjali për problem me motorin e majtë. Avioni me rreth 300 persona në bord, përfshirë 282 pasagjerë, 10 staf fluturimi dhe 2 pilotë, realizoi një ulje emergjente në mënyrë të sigurt në LAX.
Raportet e radarit tregojnë se avioni fluturoi përkohësisht mbi Oqeanin Paqësor dhe më pas bëri rrethime mbi zonat e Downey dhe Paramount për t’u përgatitur për uljen emergjente. Pas incidentit, Autoriteti Federal i Aviacionit në SHBA (FAA) ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit në motor.
Pasagjerët dhe ekuipazhi u evakuuan pa dëmtime, ndërsa fluturimi u përfundua në mënyrë të sigurt. Avioni është rreth 25 vjeç dhe është i pajisur me dy motorë General Electric CF6.
Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkakun e incidentit.
/vizionplus.tv -

Makina përplas motorin në Fier, një i lënduar
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Levan. Një motomjet është goditur nga një furgon mallrash dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.
Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia e cila po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë. -

Dy kallashnikovë kundër fëmijëve! Detaje nga hetimet për sulmin në Tiranë. Policia ka në dorë motorin pa numër shasie
4 ditë pas ngjarjes së rëndë me 4 të plagosur, ku dora e krimit nuk kurseu as fëmijët, panorama e atentatit të Lundrës është ende me shumë pikëpyetje qoftë mbi autoret ende të pa identifikuar ashtu edhe për motivet.
Pas plagosjes së 4-fishtë dy atentatorët të armatosur me dy kallashnikov dhe me motorin e përdorur në ngjarje udhëtuan rreth 8 km derisa mbërritën këtu në fshatit Fikas ku mes bimësisë braktisën motorin dhe i vunë flakën. Ndërsa për armët e krimit, dy kallashnikovët ende nuk dihet asgjë
Këto janë gjurmët e fundit të autorëve dhe ajo çka ka mbetur pas djegies së motorit të autorëve të markës Yamaha i vitit 1998 pa numër shasie. Për identifikimin e tij policia po shpreson në karakteristika të tjera të mjetit, të cilat ua ka nisur policive partnere.
Në ngjarje policia dyshon se është përfshirë së paku dhe një personiI tretë që ka larguar autorët nga Fikasi ku braktisën motorin. Hetuesit në terren po punojnë me kamerat e sigurisë për të marrë të dhëna të reja mbi drejtimin që kanë ndjekur më pas autorët .
Deri me tani është zbuluar se autorët janë nisur nga fshati Vishnjë kanë vijuar në Picallë dhe më pas kanë mbërritur në Lundër ku kanë qëndruar rreth 5 minuta të fshehur mes bimësisë ndërsa në rrugë është shfaqur mjeti G Class ku udhëtonin dy vëllezërit e mitur Demiraj me mikun e tyre dhe shoferin, të cilët nga breshëria e dy kallashnikovëve mbetën të 4 të plagosur.
Për motivet e ngjarjes policia po heton në dy pista atë të ngatërrimit të objektivit dhe ndonjë konflikt të mundshëm të pronarit të Pelikani Security.
Policia po verifikon gjithë makinat e të njëjtit tip me atë që ra pre e atentatit që frekuentojnë zonën rezidenciale në Lundër si edhe makinat që po qarkullonin në unazën lindore mbrëmjen e 17.Top Channel
-

Dy kallashnikovë kundër fëmijëve/ Zbulohen detaje nga hetimet për sulmin në Tiranë: Policia ka në dorë…
4 ditë pas ngjarjes së rëndë me 4 të plagosur, ku dora e krimit nuk kurseu as fëmijët, panorama e atentatit të Lundrës është ende me shumë pikëpyetje qoftë mbi autoret ende të pa identifikuar ashtu edhe për motivet.
Pas plagosjes së 4-fishtë dy atentatorët të armatosur me dy kallashnikov dhe me motorin e përdorur në ngjarje udhëtuan rreth 8 km derisa mbërritën këtu në fshatit Fikas ku mes bimësisë braktisën motorin dhe i vunë flakën. Ndërsa për armët e krimit, dy kallashnikovët ende nuk dihet asgjëKëto janë gjurmët e fundit të autorëve dhe ajo çka ka mbetur pas djegies së motorit të autorëve të markës Yamaha i vitit 1998 pa numër shasie. Për identifikimin e tij policia po shpreson në karakteristika të tjera të mjetit, të cilat ua ka nisur policive partnere.
Në ngjarje policia dyshon se është përfshirë së paku dhe një personiI tretë që ka larguar autorët nga Fikasi ku braktisën motorin. Hetuesit në terren po punojnë me kamerat e sigurisë për të marrë të dhëna të reja mbi drejtimin që kanë ndjekur më pas autorët .
Deri me tani është zbuluar se autorët janë nisur nga fshati Vishnjë kanë vijuar në Picallë dhe më pas kanë mbërritur në Lundër ku kanë qëndruar rreth 5 minuta të fshehur mes bimësisë ndërsa në rrugë është shfaqur mjeti G Class ku udhëtonin dy vëllezërit e mitur Demiraj me mikun e tyre dhe shoferin, të cilët nga breshëria e dy kallashnikovëve mbetën të 4 të plagosur.
Për motivet e ngjarjes policia po heton në dy pista atë të ngatërrimit të objektivit dhe ndonjë konflikt të mundshëm të pronarit të Pelikani Security.
Policia po verifikon gjithë makinat e të njëjtit tip me atë që ra pre e atentatit që frekuentojnë zonën rezidenciale në Lundër si edhe makinat që po qarkullonin në unazën lindore mbrëmjen e 17. -

Dy kallashnikovë kundër fëmijëve! Hetimet për atentatin në Tiranë, ja pistat që Policia ka në dorë
4 ditë pas ngjarjes së rëndë me 4 të plagosur, ku dora e krimit nuk kurseu as fëmijët, panorama e atentatit të Lundrës është ende me shumë pikëpyetje qoftë mbi autoret ende të pa identifikuar ashtu edhe për motivet.
Pas plagosjes së 4-fishtë dy atentatorët të armatosur me dy kallashnikov dhe me motorin e përdorur në ngjarje udhëtuan rreth 8 km derisa mbërritën këtu në fshatit Fikas ku mes bimësisë braktisën motorin dhe i vunë flakën. Ndërsa për armët e krimit, dy kallashnikovët ende nuk dihet asgjë
Këto janë gjurmët e fundit të autorëve dhe ajo çka ka mbetur pas djegies së motorit të autorëve të markës Yamaha i vitit 1998 pa numër shasie. Për identifikimin e tij policia po shpreson në karakteristika të tjera të mjetit, të cilat ua ka nisur policive partnere.
Në ngjarje policia dyshon se është përfshirë së paku dhe një personi i tretë që ka larguar autorët nga Fikasi ku braktisën motorin. Hetuesit në terren po punojnë me kamerat e sigurisë për të marrë të dhëna të reja mbi drejtimin që kanë ndjekur më pas autorët .
Deri me tani është zbuluar se autorët janë nisur nga fshati Vishnjë kanë vijuar në Picallë dhe më pas kanë mbërritur në Lundër ku kanë qëndruar rreth 5 minuta të fshehur mes bimësisë ndërsa në rrugë është shfaqur mjeti G Class ku udhëtonin dy vëllezërit e mitur Demiraj me mikun e tyre dhe shoferin, të cilët nga breshëria e dy kallashnikovëve mbetën të 4 të plagosur.
Për motivet e ngjarjes policia po heton në dy pista atë të ngatërrimit të objektivit dhe ndonjë konflikt të mundshëm të pronarit të Pelikani Security.
Policia po verifikon gjithë makinat e të njëjtit tip me atë që ra pre e atentatit që frekuentojnë zonën rezidenciale në Lundër si edhe makinat që po qarkullonin në unazën lindore mbrëmjen e 17. -

Makina përplaset me motorin në Unazën e Madhe, plagoset rëndë drejtuesi i motomjetit
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme (16 prill) te zona e rreth rrotullimit të TEG-ut.
Një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë drejtuesi i këtij të fundit ka pësuar lëndime.
Ai është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje së bashku me grupin hetimor dhe ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.