Tag: motogp

  • Sprint i ‘MM93’, spanjolli shkëputet në krye

    Sprint i ‘MM93’, spanjolli shkëputet në krye

    Kampionati Botëror MotoGP 2025 tani duket i përfunduar, spanjolli i Ducati-t nuk njeh limite

    Pistat mund të ndryshojnë, por dominuesi i MotoGP mbetet i njëjtë: me fitoren e tij në Garën e parë Sprint në Balaton Park në Hungari, Mark Markez ka siguruar fitoren e tij të trembëdhjetë radhazi në Kampionatin Botëror MotoGP 2025 duke u shkëputur me 152 pikë më shumë se vendi i dytë.

    Spanjolli, që garon për Ducati, triumfoi në Hungari, duke mposhtur VR46 të Di Xhanantonios dhe Morbidelli-t. Rivalët e tij për titull luftuan nga pozicioni i parë: rivali i tij më i afërt, vëllai Aleks, përfundoi i teti, ndërsa Banjaia i trembëdhjeti.

    Vazhdo leximin

  • Markez absolut, pas pak Gara Sprint e Hungarisë

    Markez absolut, pas pak Gara Sprint e Hungarisë

    102 pole position në karrierë dhe i 8-ti në 2025 për Mark Markez

    Piloti spanjoll Mark Markez me Ducati numër 93, shkëlqen në pistën Balaton në Hungari në MotoGP. Udhëeqësi absolut i këtij botërori ishte i saktë në këtë pistë, duke luajtur me sa duket një sport të ndryshëm krahasuar me rivalët e tij. Me këtë pozicion të parë të fituar në Hungari, Markez arrin në polin e 74-të në MotoGP.

    Pas tij Marko Bexeki me Aprilia-n e tij në vendin e dytë pavarësisht ndërsa në të tretin Fabio Di Xhanantonio i rikthyer në nivele pretendimi. Performancë negative për Françesko banjaia me Ducati por dhe Aleks Markez

    Gara tjetër e MotoGP është planifikuar për sot pasdite, me garën e sprintit që fillon në orën 15:00.

    Vazhdo leximin

  • Marquez i pakapshëm triumfon edhe në Austri, afrohet edhe më shumë me titullin kampion

    Marquez i pakapshëm triumfon edhe në Austri, afrohet edhe më shumë me titullin kampion

    17 Gusht 2025

    14:46

    Telesport

    Piloti spanjoll Marc Marques triumfoi sot në garën e Çmimit të Madh të Austrisë në MotoGP, zhvilluar në pistën e Spielberg. Një fitore e merituar e pilotit të Ducati (6 fitore radhazi), që tashmë shkëputet mbi 130 pikë nga ndjekësit në renditjen e përgjithshme.
    Një garë që në shumicën e kohës u komandua nga Marc Bezzecchi me Aprilia, por që në xhirot e fundit u detyrua të hapë krahun dhe renditet i treti. Në vendin e dytë u klasifikua spanjolli Fermin Aldeguer me Ducati Gresini, që synoi edhe fitoren por pa sukses (rezultati më i mirë në karrierë).
    Ky është triumfi i parë parë për Marquez në Austri, pistë që për spanjollin deri më sot kishte qenë e mallkuar. Një tjetër garë për t’u harruar kjo për Francesco Bagnaia, që ndonëse në xhirot e para rezistoi në fund u klasifikua i teti.
    Në vendin e katërt u klasifikua Pedro Acosta, që u pasua nga Ennea Bastianini. Vetëm i dhjeti Alex Marquez, që u penalizua në xhirot e para, por qëndron i dyti në renditjen e përgjithshme të botërorit të MotoGP.

  • Markez i papërmbajtshëm, fiton Garën Sprint në Austri

    Markez i papërmbajtshëm, fiton Garën Sprint në Austri

    Mark Markez përsëri: me garën e sprintit të Grand Prix të Austrisë Ai’a del të fitojë garën Sprint.

    Një tjetër arritje e spanjolit teksa duke marrë parasysh garën e sotme dhe të së dielës, piloti i Ducati tani ka njëmbëdhjetë fitore radhazi në MotoGP.

    Ai fitoi në Spielberg përpara vëllait të tij Aleks dhe Pedro Akosta, duke ecur edhe më tej përpara në renditjen e Botërorit 2025 në MotoGP. Italianët patën një performancë të dobët: Bexeki nisi nga pozicioni i parë, por përfundoi i katërti, ndërsa Peko Banjaia u detyrua të tërhiqej (probleme me gomat e pasme).

    Kështu Mark Markez, me fitoren e tij të 13-të në Sprint, 12 prej të cilave kanë ardhur këtë sezon (Horge Martin, fituesi më i mirë i të gjitha kohërave, ka 16). Dhe tani diferenca me Aleks Markez ( i dyti) është 123 pikë.

    Vazhdo leximin

  • MotoGP bën planet për të ardhmen, zbulohet kalendari provizor i vitit 2026, ja datat

    MotoGP bën planet për të ardhmen, zbulohet kalendari provizor i vitit 2026, ja datat

    25 Korrik 2025

    11:55

    Telesport

    Ndërsa sezoni 2025 është në mesin e tij, MotoGP ka lançuar kalendarin e saj të përkohshëm të vitit të ardhshëm. Me 22 gara të planifikuara në pesë kontinente, sezoni do të zhvillohet nga shkurti deri në nëntor.
    Një sezon që do të ofrojë një spektakël për miliona tifozë në të gjithë botën dhe për pilotët që luftojnë në pistë. Brazili rikthehet në kalendar dhe do të jetë gara e dytë pas debutimit sezonal në Tajlandë (27 shkurt-1 mars).
    Pas garave në Katar në Lusail, do të jetë pista e Jerez ajo do të mirëpresë Evropën dhe më pas do të jetë radha e Francës, me Le Mans e kështu me radhë. Gara e fundit do të jetë në Valencia, më 22 nëntor.

  • 11 triumfe nga 12 ‘Gara Sprit’, Markez i pandalshëm në MotoGP

    11 triumfe nga 12 ‘Gara Sprit’, Markez i pandalshëm në MotoGP

    Edhe njëherë Mark Markez dëshmoi se mbetet njeriu për t’u mundur mbi motorë. Spanjolli fitoi sot Garën Sprint të Çmimit të Madh të Republikës Çeke, raundin e 12-të të Kampionatit Botëror MotoGP 2025 zhvilluar në Brno. Pilotit të Ducati-t i duheshin vetëm disa kthesa për të parakaluar Françesko Banjaian nga vendi i parë dhe për të marrë kryesimin.

    Në fakt Markez rrezikoi një penalizim për mospërmbushjen e kërkesave minimale të temperaturës dhe presionit të gomave, por pas një hetimi të shkurtër, administratorët konfirmuan fitoren e tij.

    Përgjithësisht një garë disi e çmendur, por me një përfundim të njohur. Njëmbëdhjetë herë, për të qenë të saktë, aq ka fituar MM93 në dymbëdhjetë Gara Sprint këtë sezon. Pak xhiro të patrajtuara në stërvitje nuk i lejuan ekipet të gjenin cilësimet ideale të gomave dhe kryesuesit morën një rrezik.

    Mark duhej të ngadalësonte, ta linte Akostën ta kalonte dhe të qëndronte pas tij për disa xhiro. Pastaj, në xhiron e parafundit, ai e theu bllokimin dhe mori fitoren me lehtësi, i bindur se ishte brenda parametrave. Kontrollet pas garës i dhanë të drejtë. Mark kryeson me 356 pikë, i ndjekur nga Aleks Markez me 261 dhe Banjaia me 200 pikë. Gara për Çmimin e Madh nesër në orën 14:00.

    Vazhdo leximin

  • MotoGP/ Rrëzohet Markez, Banjania ‘Pole Position’ i parë i vitit, rikthehet Martin

    MotoGP/ Rrëzohet Markez, Banjania ‘Pole Position’ i parë i vitit, rikthehet Martin

    Për herë të parë këtë sezon, Francesko Banajia do të nisë nga pozicioni i parë në Garën Sprint dhe në Çmimin e Madh të Republikës Çeke, në raundin e dymbëdhjetë të Kampionatit Botëror MotoGP 2025.

    Piloti i Ducati tregoi krenarinë e tij si kampion pas një të premteje shumë sfiduese, duke kaluar nga Q1 për të vendosur kohën më të shpejtë në Q2 me një kohë prej 1’52.303. Pas tij do të jetë shoku i tij i skuadrës Mark Markez (+0.219), i cili përfundoi garën e tij të dytë në zhavorr pikërisht kur ishte gati ta rrëzonte Peko-n nga vendi i parë.

    Në rreshtin e parë, me dy Desmosedici-t, do të jetë Yamaha e Fabio Kuartararo-s (+0.305), ndërsa në krye të rreshtit të dytë do të jetë Aprilia e Marko Bexeki-t (+0.341). Lajm i mirë kthimi i kampionit të edicionit të kaluar Horge Martin, duke u pozicionaur do të nisë i 12-ti.

  • MotoGP/ Markez absolut, qahet Banjaia

    Në 10 ndalesa sezonale kampioni spanjoll me Ducati ka triumfuar në gjashtë prej tyre. Kryeson me 307 pikë, ndjek Aleks me 239.

    Domimi absolut i Mark Markez në botrorin 2025 në MotoGP, ndërsa dje dhe pardje fitoi garën Sprint dhe atë të zakonshme në ndalelën e Holandës, ka shqetësuar rivalët e këtij sporti emocionues.

    Njëri prej tyre, Françesko Banjaia i cili në Asen u rendit i treti, shprehet se ndihet i mërzitur me situatën. Duke folur për garën e fundit ndër të tjera Peko thotë:

    “Motori më kufizon në frenim në hyrje, pastaj gjatë garës jam i shpejtë, por humbas xhirot e para të garës sepse në tre të parat jam gjithmonë konkurrues, pastaj kam rënien dhe më tej kthehem përsëri i fortë. Kishim ritëm, mendova edhe për fitoren, dhashë gjithçka, por nuk ia dola në fund. Motori është i ndërlikuar, por duhet të punojmë për të bërë hapa përpara”.

    Ndërkohë Mark Markez ka deklaruar se nuk ishte në një ditë speciale por që arriti të fitojë. Vllai i tij Aleks, ai që e ndjek në renditjen e përgjishme individuale, u rrëzua e për pasojë diferenca në krye rritet. Pas markesz, në podium u ngjit edhe Bexeki si i dytë dhe Banjaia i treti.

    Vazhdo leximin

  • MotoGP/ Markez absolut në garën Sprint, nesër Çmimi i Madh i Holandës

    Mark Markez fitoi Garën Sprint të Çmimit të Madh të Holandës, duke marrë fitoren e tij të nëntë të sezonit nga dhjetë gara duke konfirmuar dominimin e tij në Kampionatin Botëror MotoGP.

    Piloti i Ducati-t u nis me vrull nga vendi i katërt në radhë, teksa në fund të xhiros së parë kaloi Kuartararo e nisur nga Pole Position me Yamaha (francezi e përfundoi garën e tij në zhavorr), pastaj i rezistoi përpjekjeve sulmuese të vëllait të tij Aleks, i detyruar të kënaqej me një tjetër vend të dytë.

    Në podium me ta ishte një Marko Bexeki me Aprilia zyrtare. Një garë për t’u harruar për Francesco Bagnaia, i cili nisi i dyti, por përfundoi i pesti.

    Ndërkohë edhe Mark Markez vazhdon të udhëtojë me ritëm të shpejtë drejt titullit të tij të nëntë botëror: ai tani është 43 pikë përpara vëllait të tij Aleks i cili, pavarësisht se i qndroi ngjitur për një kohë të gjatë, nuk dha kurrë përshtypjen se ishte në gjendje ta sulmonte vërtet. Për të, ishte vendi i nëntë i dytë nga dhjetë Gara Sprinti, gjithmonë pas Mark.

    Gara për Çmimin e Madh të Holandës zhvillohet nesër ora 14:00.

    Vazhdo leximin

  • Marc Marquez triumfon në garën e Mugello dhe dominon i shkëputur botërorin e MotoGP

    Marc Marquez triumfon në garën e Mugello dhe dominon i shkëputur botërorin e MotoGP

    22 Qershor 2025

    14:50

    Telesport

    Marc Marquez nuk e ndal rrugëtimin e tij drejt titullit kampion në MotoGP për këtë sezon. Piloti spanjoll i Ducati fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Italisë, zhvilluar në pistën e Mugello.
    Një triumf disi i vështirë ky për Marquez, që mori kryesimin e garës në xhiron e nëntë dhe më pas e ruajti atë deri në fund. Në vendin e dytë u rendit vëllai i tij Alex Marquez me Ducati Gresini.
    Në podium u ngjit edhe piloti italian Fadio di Giannantonio me Ducati VR46 (vendi i tretë), që në xhirot e fundit parakaloi patriotin e tij Francesco Bagnaia, i katërti me Ducatin zyrtar.
    Gara e sotme solli edhe një kontakt të lehtë me Marc Marquez dhe Bagnaia në xhirot e para, me dy shokët e skuadrës që rrezikuan shumë. Për një moment përfitoi Alex Marquez, por në fund u dorëzua.
    Ky është triumfi i dytë në karrierë për Marquez në pistën e Mugello, që falë kësij suksesi thellon edhe më shumë diferencën në renditjen me të vëllanë, i dyti. Edhe të shtunën, Marc Marquez triumfoi në këtë pistë në garën sprint.