Tag: motogp

  • MotoGP ul siparin, italiani Bezzecchi me Aprilia triumfon në garën e fundit në Valencia

    MotoGP ul siparin, italiani Bezzecchi me Aprilia triumfon në garën e fundit në Valencia

    16 Nëntor 2025

    19:53

    Telesport

    Piloti italian i Aprilia, Marco Bezzecchi, fitoi sot garën e radhës së botërorit të MotoGP të zhvilluar në Valencia. Ai arriti të triumfojë pas një dueli “kokë më kokë” me spanjollin e Aprilia Trackhouse, Raul Fernandez, që u rendit i dyti.
    Në podium, në vendin e tretë, ngjitet edhe italiani tjetër Fabio di Giannantonio me Ducati VR46, por që mbërriti në finish me diferencë nga dy të parët. Vetëm i gjashti spanjolli Alex Marquez me Ducati Gresini, që të shtunën fitoi garën sprint.
    Për Bezzecchi, ky është suksesi i tretë sezonal, duke rikthyer Aprilia në majën e podiumit në garën e fundit sezonale të MotoGP. Një garë që ishte thjesht një formalitet, pasi Marc Marquez me Ducati është shpallur kampion bote javë më parë.

  • Mbyllet Botërori 2025, Bexeki fiton Çmimin e Madh të Valencias

    Mbyllet Botërori 2025, Bexeki fiton Çmimin e Madh të Valencias

    Marko Bexeki fitoi garën e fundit MotoGP të sezonit në Valencia, duke e forcuar më tej vendin e tij të tretë në kampionat. Piloti italian performoi pa asnjë problem, duke arritur një vend të parë që nuk ishte sfiduar kurrë pa probleme të mëdha. Kjo ishte fitorja e tretë e Bexekit në MotoGP, duke e mbyllur sezonin e tij në mënyrën më të mirë të mundshme.

    Vendi i dytë i shkoi Aprilia-s edhe një herë, falë Raul Fernandez, i cili kërcënoi pilotin me numrin 72 në xhirot e fundit, por nuk mundi ta kapte dot. Fabio Di Xhanantonio kompletoi podiumin, duke mposhtur AKostan dhe duke marrë në shtëpi një rezultat shumë të rëndësishëm.

    Mbërritja e dhjetë pilotëve të parë në Valencia:

    M. Bezzecchi (APRILIA RACING)

    R. Fernandez (APRILIA TRACKHOUSE RACING)

    F. Di Giannantonio (PERTAMINA ENDURO VR46)

    P. Acosta (RED BULL KTM)

    F. Aldeguer (GRESINI RACING MOTOGP)

    A. Marquez (GRESINI RACING MOTOGP)

    L. Marini (HONDA HRC CASTROL)

    B. Binder (RED BULL KTM)

    J. Miller (PRIMA PRAMAC YAMAHA)

    E. Bastianini (RED BULL KTM TECH3)

    Vazhdo leximin

  • Fernandez korr suksesin e parë në karrierë në MotoGP, spanjolli triumfon në garën e Australisë

    Fernandez korr suksesin e parë në karrierë në MotoGP, spanjolli triumfon në garën e Australisë

    19 Tetor 2025

    15:52

    Telesport

    Piloti spanjoll i skuadrës Trackhouse, Raul Fernandez, u shpall fitues i garës së Cmimit të Madh të Australisë në MotoGP. Ky është suksesi i parë në karrierë për pilotin 24-vjeçar spanjoll, që triumfoi në pistën e Phillip Island.
    Në vendin e dytë u rendit italiani Fabio Di Giannatonio me VR46, ndërsa në vendin e tretë u klasifikua piloti tjetër italian Marco Bezzecchi me Aprilia. Jashtë podiumit mbeti Alex Marquez me Ducati Gresini, që u rendit i katërti.
    Një garë e ekuilibruar, me pilotët që dueluan fort në çdo xhiro, por në fund triumfoi Fernandez, që arriti të shkëputet në xhirot e fundit. Mungoi në këtë garë spanjolli Marc Marquez, i saposhpallur kampion bote, pasi është operuar.

  • Befason madrileni Fernandez, triumfon për herë të parë në MotoGP

    Befason madrileni Fernandez, triumfon për herë të parë në MotoGP

    Kampioni i shpallur pak ditë më parë Mark Markez nuk mori pjesë (i operuar në Madrid), një tjetër spanjoll rrëmben skenën në ndalesën e Austarlisë.

    Piloti spanjoll Raul Fernandez servir fitoren e parë të tij në MotoGP me një performancë të përsosur në Phillip Island të Australisë.

    Në garën debutuese në MotoGP shfaqet me stil, ndërkohë që i dha edhe ekipit Trackhouse MotoGP fitoren e parë në këtë kategori. Fabio Di Xhanantonio (Pertamina Enduro VR46 Racing Team) doli nga vendi i 10-të në pistën e nisjes për t’u renditur i dyti me vetëm1.4 sekonda larg Fernandez

    Ndërkohë Marko Bexeki (Aprilia Racing) pasi fitoi dje garën Sprint sot kaloi Aleks Markez (BK8 Gresini Racing MotoGP) në fund të garës për t’u ngjitur në podium pavarësisht një penalizimi të dyfishtë në një xhiro të gjatë.

    Vazhdo leximin

  • Një tjetër spanjoll fiton në Indonezi, Aldeguer triumfi i parë në MotoGP

    Një tjetër spanjoll fiton në Indonezi, Aldeguer triumfi i parë në MotoGP

    Fitorja e sotme është e para e 20 vjeçarit Aldeguer në MotoGP, Markez pas rrëzimit drejt Madridit për kontrolle të specializuara

    Triumfi i parë nuk harrohet kurrë dhe kjo i ngjau sot spanjollit Fermin Aldeguer për të fituar Çmimin e Madh të Indonezisë në MotoGP. Piloti i Gresini pati një nisje të mirë dhe i mbajti sulmet e Akostës përpara se të ulte kokën dhe të vendoste një ritëm që ishte i pakapshëm për këdo.

    Vendi i dytë i shkoi Pedro Akosta, një pilot shumë në formë, i cili udhëhoqi për disa kthesa përpara se të humbiste Aldeguer dhe të luftonte për vendin e dytë. Një podium i dyfishtë i pabesueshëm për ekipin Gresini, me Aleks Markez që përfundoi i treti pas një beteje të ashpër me spanjollin nga KTM.

    Gara e Mark Markez tashmë i shpallur kampion bote për vitin 2025 zgjati vetëm disa kthesa sepse, në sektorin e dytë, piloti italian Bexeki e goditi duke përfunuar së bashku në zhavorr. Edhe Peko Banjaia u rrëzua pas disa xhirosh, duke u rrëzuar në kthesën 17, duke i dhënë fund një fundjave katastrofike.

    MotoGP do të kthehet në pistë në fundjavën e 19 tetorit me Çmimin e Madh të Australisë, që do të mbahet në qarkun piktoresk të Phillip Island.

    10 vendet e para sot:

    F. Aldeguer (GRESINI RACING MOTOGP)

    P. Akosta (RED BULL KTM)

    A. Markez (GRESINI RACING MOTOGP)

    B. Binder (RED BULL KTM)

    L. Marini (HONDA HRC CASTROL)

    R. Fernandez (APRILIA TRACKHOUSE RACING)

    F. Kuartararo (MONSTER ENERGY YAMAHA MOTOGP)

    F. Morbideli (PERTAMINA ENDURO VR46)

    F. Di Xhanantonio (PERTAMINA ENDURO VR46)

    A. Rins (MONSTER ENERGY YAMAHA MOTOGP)

    Vazhdo leximin

  • I’a doli për herë të nëntë, MM93 shpallet kampion bote në MotoGP

    I’a doli për herë të nëntë, MM93 shpallet kampion bote në MotoGP

    Shtatë tituj në MotoGP dhe dy të tjerë në nivelet më të ulta të një botërori, e bëjnë pilotin e Ducati sportistin e momentit mbi motorë. Barazon legjendën Valentino Rosi.

    Rikthehet të bëjë “kanibalin” me motorin e tij numër 93. Spanjolli Mark Markez me 5 gara nga fundi, triumfon në Japoni duke arritur titullin e nëntë në një Botëror mbi motorë në të gjitha kategoritë.

    “Është shumë e vështirë të flasësh për suksesin sot. Më kujtohet çfarë ndodhi, por dua të shijoj momentin”, fjalët e tij të para pas garës së Motegi-t që e kurorëzoi kampion. “Ishte shumë e vështirë, por tani jam i qetë, tani ndihem në paqe me veten. Kam bërë shumë gabime në karrierën time, siç është rikthimi shumë shpejt pas lëndimeve, por luftova dhe u ktheva te fitoret, dhe tani jam në paqe me veten.”

    Gara:

    Mark Markez është kampioni i botës në MotoGP falë vendit të dytë në GP të Japonisë. Piloti spanjoll i Ducati siguroi titullin e tij të shtatë botëror në klasin premier, të nëntin në përgjithësi në Kampionatin Botëror të MotoGP, duke barazuar kështu Valentino Rosin dhe duke u bërë piloti i parë në histori që siguron kampionatin e pilotorëve më shumë se pesë vjet pas triumfit të tij të fundit, i cili daton që nga viti 2019.

    Gara e Montegi u dominua nga Francesko Banjaia i cili, pavarësisht disa problemeve me motorin e tij, përfundoi dopietën pas fitores së tij në Sprint të shtunën, duke i dhënë fund një sezoni të tmerrshëm. Vendi i tretë i shkoi Joan Mir me Honda, i cili u rikthye në podium për herë të parë në katër vjet.

    Vazhdo leximin

  • Marc Marquez shpallet kampion bote në MotoGP, Bagnaia triumon në garën e Motegi

    Marc Marquez shpallet kampion bote në MotoGP, Bagnaia triumon në garën e Motegi

    Marc Marquez është kampioni i ri i botës në MotoGP prw vitin 2025. Falë vendit të dytë të arritur sot në pistën e Motegi, në Japoni, piloti spanjoll i Ducati ka fituar matematikisht kurorën e kampionit.
    Ky është titulli i shtatë në MotoGP, i nënti në total në garat e motociklizmit (ka edhe një titull në kategorinë Moto2 dhe një në 125cc). Një titull që vjen 5 vjet nga hera e fundit (2019, asokohe me Honda).
    Gara e zhvilluar në Motegi u dominua nga italiani Francesco Bagnaia (Ducati), që një ditë më parë pat fituar edhe garën sprint. Marquez nuk bëri asnjë cmenduri për fitoren, por u mjaftua më vendin e dytë, që i dha titullin.
    Në podium u ngjit edhe Joan Mir me Honda (i treti), që rikthehet në podium pas 4 vitesh. Gjithsesi, fakti që Marquez shpallet kampion lë gjithcka tjetër në hije, ndërkohë që duhen edhe 5 gara që të mbyllet sezoni.
    Asnjë pilot nuk kisnhte fituar titullin kampion pas 6 vitesh pritje. Lot dhe emocione për spanjollin, që barazon rekordin e Valentino Rossi, në një sezon që dominoi totalisht. Duket se vitet e vështira mes operacioneve e rrëzimeve tashmë janë lënë pas.

  • MotoGP/ Bexeki fiton Sprint-in, sot Çmimi i Madh i Mizano-s

    MotoGP/ Bexeki fiton Sprint-in, sot Çmimi i Madh i Mizano-s

    Sot në Mizano (San Marino) ndalesa e radhës e MotoGP 2025. Do të jetë piloti i shtëpisë Marko Bexeki (Aprilia) ai që niset i pari. Aleks Markez (Gresini) i dyti dhe Fabio Kuartararao (Yamaha) i treti. Vetëm vendi i katërt për liderin e botërorit Mark Markez (Ducati). gara e zakonëshme për Çmimin e Madh të San marinos nis në orën 14:00.

    Gara Sprint (dje)

    Marko Bexeki fitoi Garën Sprint të Çmimit të Madh të San Marinos, duke përfunduar përpara Aleks Markez dhe Fabio Di Xhanantonio. Franko Morbideli dhe Pedro Akosta plotësuan pesëshen e parë. ndërkaq lideri absolut i këtij botërori në MotoGP Mark Markez u rrëzua disa herë pasi mori kryesimin. Sikundër dhe francezi Fabio Kuartararo gjithashtu teksa u rrëzua në fillim të garës.

    Starti me 10 pilotët e parë, ora 14:00

    M. Bezzecchi (APRILIA RACING)

    A. Marquez (GRESINI RACING MOTOGP)

    F. Quartararo (MONSTER ENERGY YAMAHA MOTOGP)

    M. Marquez (DUCATI LENOVO TEAM)

    F. Morbidelli (PERTAMINA ENDURO VR46)

    L. Marini (HONDA HRC CASTROL)

    F. Di Giannantonio (PERTAMINA ENDURO VR46)

    F. Bagnaia (DUCATI LENOVO TEAM)

    P. Acosta (RED BULL KTM)

    F. Aldeguer (GRESINI RACING MOTOGP)

    Vazhdo leximin

  • MotoGP/ Në Spanjë fiton Aleks, Mark i dyti, Bastianini në podium

    MotoGP/ Në Spanjë fiton Aleks, Mark i dyti, Bastianini në podium

    Aleks Markez, fitoi Çmimin e Madh në MotoGP-së së Katalonjës, duke i mohuar vëllait të tij, Mark-ut, mundësinë për t’u bërë kampion në vitin 2025 e shtyrë në GP-në e radhës në Mizano.

    Duke filluar nga pozicioni i parë në Montmelo, ishte anëtari më i ri i familjes ai që festoi pasi u kalua nga Mark Markez, por që nga xhiroja e katërt e tutje, piloti i Gresini-t zuri vendin qendror, duke mos i lënë vëllait të tij asnjë shans.

    Pas dy spanjollëve, Italia zuri vendin qendror, me një Enea Bastianini të shkëlqyer në Tech3 KTM që mori podiumin përpara ekipit të fabrikës së Pedro Acosta-s. Francesco Bagnaia pati gjithashtu një performancë të mirë, duke përfunduar i shtati nga vendi i 21-të në start.

    Vazhdo leximin

  • VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes

    VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes

    MotoGP ka publikuar pamje dramatike nga kualifikimet e Çmimit të Madh të Hungarisë, ku një incident i rrezikshëm për pak sa nuk i rrezikoi jetën një prej kameramanëve. Piloti spanjoll Pedro Acosta humbi kontrollin mbi motorin e tij dhe për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi, pasi motori kaloi në një distancë shumë të afërt me një operator kamere në skaj të pistës.
    Ngjarja ndodhi në pistën ‘Balaton Park’, e cila këtë fundjavë mirëpret për herë të parë një garë MotoGP pas më shumë se tri dekadash, që nga viti 1992. Megjithëse janë bërë investime të konsiderueshme për rikonstruksionin dhe rritjen e sigurisë, incidenti i Acostas ka vënë në pah dobësitë në disa segmente të pistës, veçanërisht në një kthesë me shpejtësi të lartë që ka rezultuar problematike për shumë pilotë.
    Sipas raportimeve të ‘7 News’, kjo kthesë është bërë tashmë një pikë e nxehtë për debat, pasi gjatë kualifikimeve aty humbën kontrollin disa pilotë, përfshirë edhe Acostan. Në pamjet e publikuara nga MotoGP, shihet se një problem me gomën e përparme bëri që 21-vjeçari spanjoll të humbiste kontrollin, të dilte nga pista dhe të përfundonte në zonën me zhavorr.
    Fatmirësisht, piloti arriti të shkëputej nga motori përpara përplasjes. Ndërsa mjeti i tij fluturoi në ajër dhe goditi barrierat, ai kaloi frikshëm pranë një operatori kamere, duke shmangur për pak një incident potencialisht fatal.
    Pas këtij momenti të rrezikshëm, janë shtuar thirrjet për një rishikim të menjëhershëm të standardeve të sigurisë në pistën hungareze. MotoGP pritet të dalë me një deklaratë zyrtare pas përfundimit të fundjavës së garës.

    🏍️ Races in Hungary nearly ended in tragedy — a motorcyclist almost ran over a cameraman
    🇭🇺At the Hungarian Grand Prix during the qualifying session of the 14th MotoGP stage, Spanish rider Pedro Acosta’s bike almost killed a cameraman who was standing more than 50 meters away. pic.twitter.com/DoGyfY04Tk
    — NEXTA (@nexta_tv) August 24, 2025