Tag: motoçikletë

  • Aksident i shumëfishtë në Lushnje, 4 automjete dhe 1 motoçikletë të përfshirë

    Aksident i shumëfishtë në Lushnje, 4 automjete dhe 1 motoçikletë të përfshirë

    4 automjete dhe një motoçikletë janë përfshirë në një aksident të ndodhur pasditen e sotme tek bulevardi i palmave në Lushnje.

    Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale dhe pa pasoja për jetë njerëzish.
    Ambulanca është thirrur për sigurinë e personave të përfshirë në aksident për ekzaminime.
    Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe përveç dokumentimit të aksidenti po disiplinon dhe trafikun qytetas.

    Top Channel

  • Ky është i riu që vdiq në aksidentin në Drenas

    Ky është i riu që vdiq në aksidentin në Drenas

    Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në në fshatin Terstenik të Drenasit.
    Nga policia konfirmuan se në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe një automjet.
    Një nga personat e përfshirë në aksident, A. M ka ndërruar jetë, ndërkohë që ngasësi i automjetit është dërguar në mbajtje.
    Viktima është Aldion Mulaj rreth 24-vjeç.
    “Dje rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Terstenik të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy personat që ishin në motoçikletë, njëri prej të cilëve nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e personit A.M (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF -Drenas”, konfirmoi policia.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh