Tag: motive

  • Sulm brutal ndaj 54-vjeçarit/ I shkatërruan makinën, nën akuzë i moshuari, i biri shpallet në kërkim

    Sulm brutal ndaj 54-vjeçarit/ I shkatërruan makinën, nën akuzë i moshuari, i biri shpallet në kërkim

    Konflikti për motive të dobëta mes palëve ka denigruar në ushtrimin e forcës fizike dhe shkaktimit të dëmtimeve, teksa i dhunuari ka kallëzuar në Polici të moshuarin dhe djalin e tij. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga uniformat blu, kurse 72-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë.
    Dy persona, babë dhe bir, janë marrë nën akuzë nga Policia e Peqinit, pasi akuzohen se pasi kanë dhunuar e kanosur një 54-vjeçar, i kanë shkatërruar edhe automjetin.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për V. T., 72 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. T., 39 vjeç, babë e bir, pasi ka kallëzuar një 54-vjeçar, se për motive të dobëta, V. T. e ka kanosur, ndërsa A. T. e ka goditur me sende të forta dhe i ka dëmtuar automjetin”, bëri me dije policia vendore.
    Pas nisjes së hetimeve paraprake, është bërë shpallja në kërkim e 39-vjeçarit që akuzohet për dëmtime me dashje dhe shkatërrim prone.

  • Policia shpall në kërkim 31- vjeçarin nga Blerani, kanosi motrën e tij për motive të dobëta…

    Policia shpall në kërkim 31- vjeçarin nga Blerani, kanosi motrën e tij për motive të dobëta…

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin A. P., 31 vjeç, banues në fshatin Bleran, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur motren e tij. Punohet për kapjen e 31-vjeçarit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
    Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Ç., 60 vjeç, pasi ka kallëzuar një 31-vjeçare, se ka kryer veprime të turpshme, në prezencë të saj.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Djali plagos 7 herë me thikë nënën, 26-vjeçari i papunë, e ëma drejtoreshë shkolle (EMRAT)

    Djali plagos 7 herë me thikë nënën, 26-vjeçari i papunë, e ëma drejtoreshë shkolle (EMRAT)

    Nexhmie Sula

    DIBËR-Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur brenda një familjeje në Maqellarë të Dibrës. Një konflikt për motive të dobëta ka bërë që djali 26-vjeçar të marrë thikën dhe të qëllojnë mbi nënën e tij. Raportohet se 50-vjeçarja, Nexhmie Sula është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest dhe është goditur shtatë herë me mjet prerës, nga djali i saj.
    Ky i fundit mësohet se kishte përfunduar studimet e larta, por ishte ende i papunë. Sipas burimeve pranë familjes, ai përballej prej kohësh me stres të lartë dhe mbyllje në vetvete, çka dyshohet se ka çuar edhe në sulmin ndaj nënës.
    50-vjeçarja është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e saj shëndetësore aktualisht konsiderohet e rënduar, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Itles Sula është arrestuar, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
    Njoftimi i policisë:
    Plagosi me mjet prerës (thikë), nënën e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
    Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Pocest, Maqellarë, kishte ndodhur një konflikt në familje, menjeherë kanë shkuar në adresën e marrë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi I.S., 26 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij shtetasen N.S., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
    Mjeti prerës (thikë), është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme. /ZËRI

  • Plagosjet me thikë në Shkodër dhe Theth, 3 të arrestuar, mes tyre 2 vëllezër

    Plagosjet me thikë në Shkodër dhe Theth, 3 të arrestuar, mes tyre 2 vëllezër

    Një përplasje për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 42-vjeçari në Shkodër. Ngjarja ndodhi në lagjen “Tre Heronjtë”, ku gjatë një konflikti fizik, dy vëllezër dyshohet se goditën me sende të forta dhe me thikë një shtetas, i cili ndodhet nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
    Policia bëri me dije se ka arrestuar dy vëllezërit B. B., 38 vjeç, dhe B. B., 41 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
    Ndërkohë, një ngjarje e ngjashme është regjistruar në fshatin Nderlysaj të Thethit, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë një të ri 28-vjeçar, gjatë një tjetër konflikti për motive të dobëta. Edhe ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
    Autori i dyshuar, F. Th., është arrestuar dhe ndaj tij rëndojnë të njëjtat akuza: “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan shtetasit:
    -B. B., 38 vjeç, dhe B. B., 41 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se dje, në lagjen “Tre Heronjtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), shtetasin B. B., 42 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
    -F. Th., 25 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se mbrëmë, në fshatin Nderlysaj, Theth, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. Th., 28 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”- njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Goditën me thikë një 42-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga 2 vëllezër

    Goditën me thikë një 42-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga 2 vëllezër

    Një përplasje për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 42-vjeçari në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në lagjen “Tre Heronjtë”, ku gjatë një konflikti fizik, dy vëllezër dyshohet se goditën me sende të forta dhe me thikë një shtetas, i cili ndodhet nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

    Policia bëri me dije se ka arrestuar dy vëllezërit B. B., 38 vjeç, dhe B. B., 41 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Mjeti prerës është sekuestruar si provë materiale.

    Ndërkohë, një ngjarje e ngjashme është regjistruar në fshatin Nderlysaj të Thethit, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë një të ri 28-vjeçar, gjatë një tjetër konflikti për motive të dobëta. Edhe ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

    Autori i dyshuar, F. Th., është arrestuar dhe ndaj tij rëndojnë të njëjtat akuza: “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Mjeti prerës i përdorur u sekuestrua nga policia.

    Materialet procedurale për të dy rastet janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

    Njoftimi i policisë:

    Shkodër

    Goditën me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), një 42-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).

    Goditi me mjet prerës (thikë), një 28-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 25-vjeçari.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan shtetasit:

    -B. B., 38 vjeç, dhe B. B., 41 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se dje, në lagjen “Tre Heronjtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), shtetasin B. B., 42 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

    -F. Th., 25 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se mbrëmë, në fshatin Nderlysaj, Theth, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. Th., 28 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Plagosja në Shkodër/ Identifikohet autori dhe i plagosuri, Policia: U zunë për motive të dobëta…/EMRAT

    Plagosja në Shkodër/ Identifikohet autori dhe i plagosuri, Policia: U zunë për motive të dobëta…/EMRAT

    Policia e Shkodrës ka njoftuar zyrtarisht pas lajmit për plagosje në Shkodër, duke dhënë detaje rreth ngjarjes. Sipas njoftimit, në polici është shoqëruar autori i dyshuar Bledar Bylybashi, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Brigel Bizi, 42 vjeç.

    Policia bën të ditur se dy shtetasit e mësipërm janë konfliktuar për motive të dobëta, duke u goditur me sende të forta. 42-vjeçari ka mbetur i lënduar, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve të Shkodrës.

    Njoftimi i policisë:

    Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.

    Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit  për veprime të mëtejshme i shtetasit B. B., 28 vjeç,  autori i  dyshuar të ngjarjes.

    Shtetasi B. B., 42 vjeç, ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Detaje nga plagosja në Shkodër, policia: U zunë për motive të dobëta me sende të forta…/EMRAT

    Detaje nga plagosja në Shkodër, policia: U zunë për motive të dobëta me sende të forta…/EMRAT

    Policia e Shkodrës ka njoftuar zyrtarisht pas lajmit për plagosje në Shkodër, duke dhënë detaje rreth ngjarjes. Sipas njoftimit, në polici është shoqëruar autori i dyshuar Bledar Bylybashi, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Brigel Bizi, 42 vjeç.

    Policia bën të ditur se dy shtetasit e mësipërm janë konfliktuar për motive të dobëta, duke u goditur me sende të forta. 42-vjeçari ka mbetur i lënduar, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve të Shkodrës.

    Njoftimi i policisë:

    Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.

    Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit  për veprime të mëtejshme i shtetasit B. B., 28 vjeç,  autori i  dyshuar të ngjarjes.

    Shtetasi B. B., 42 vjeç, ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Vëllezërit sulmojnë me thikë 33-vjeçarin pas sherrit për motive të dobëta, arrestohet njëri prej tyre

    Vëllezërit sulmojnë me thikë 33-vjeçarin pas sherrit për motive të dobëta, arrestohet njëri prej tyre

    Një sherr për motive të dobëta ka përfunduar me përdorimin e armëve të ftohta.

    Dy vëllezër janë konfliktuar me një 26-vjeçar, e më pas këtë të fundit e kanë plagosur me thikë.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 29 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë si dhe proceduan në gjendje të lirë vëllain e tij, shtetasin F. B., 33 vjeç, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 10:00, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me mjet prerës (thikë), në pjesën e supit, shtetasin A. T., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
     

    Top Channel

  • Vëllezërit sulmojnë me thikë 26-vjeçarin pas sherrit për motive të dobëta, arrestohet njëri prej tyre

    Vëllezërit sulmojnë me thikë 26-vjeçarin pas sherrit për motive të dobëta, arrestohet njëri prej tyre

    Një 26-vjeçar në Vlorë është plagosur me thikë nga dy vëllezër.
    Njëri prej vëllezërve është arrestuar në flagrancë nga policia, ndërsa tjetri u procedua në gjendje të lirë.
    Dyshohet se ngjarja ndodhi për motive të dobëta.
    26-vjeçari i plagosur ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 29 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë si dhe proceduan në gjendje të lirë vëllain e tij, shtetasin F. B., 33 vjeç, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 10:00, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me mjet prerës (thikë), në pjesën e supit, shtetasin A. T., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
     

  • Sherri në Lollipop, Policia del me njoftim zyrtar: Përplasja për motive të dobëta, hodhën gota dhe shishe qelqi

    Sherri në Lollipop, Policia del me njoftim zyrtar: Përplasja për motive të dobëta, hodhën gota dhe shishe qelqi

    Pamje nga vendi i ngjarjes

    VLORË- Policia e Vlorës ka bërë sqarimet në lidhje me sherrin që Zëri raportoi në ambientet e bar “Lollipop” në Palasë. Policia sqaron se sherri ka qenë fizik dhe se autorët, të identifikuar tashmë nga Policia, po ndiqen penalisht për prishje të qetësisë publike.
    Njoftimi i plotë:
    Dhërmi, Himarë
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit F. P., 34 vjeç, rezident në Itali, dhe Xh. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal, pasi:
    Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me një konflikt të ndodhur në një lokal nate, në Palasë, më datë 19.07.2025, rreth orës 02:45, nga verifikimet rezultoi se për motive të dobëta, këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit gota dhe shishe qelqi, duke shkaktuar tension në ambient, largim të klientëve të tjerë si dhe dëme materiale në lokal.
    Të dy shtetasit e përfshirë në konflikt nuk kanë pësuar dëmtime trupore dhe nuk kanë depozituar kallëzim penal ndaj njëri-tjetrit.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
    ZËRI ka publikuar dhe pamje nga sherri që ka ndodhur, ndërsa dëshmitarët flasin për përdorim të armë të zjarrit. Dy prej protagonistëve janë identifikuar si Alban Papushi dhe Valter Përshpalaj./Zëri