Tag: motive

  • Fier, kushërinjtë rrahin të afërmin për motive të dobëta – dy të arrestuar, dy të dehur përplasen me makina

    Fier, kushërinjtë rrahin të afërmin për motive të dobëta – dy të arrestuar, dy të dehur përplasen me makina

    Policia e Fierit ka kryer disa ndërhyrje gjatë 24 orëve të fundit, duke arrestuar autorë dhune dhe drejtues mjetesh në gjendje të dehur, si dhe duke marrë një denoncim për largim nga banesa.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në fshatin Portëz, u arrestua 27-vjeçari A. D., ndërsa për kushëririn e tij, A. D., 48 vjeç, nisi procedimi në gjendje të lirë. Të dy akuzohen se, për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tyre dhe i kanë dëmtuar automjetin me sende të forta. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ndërkohë, Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    M. Sh., 38 vjeç, nga Patosi, i cili, në gjendje të dehur, duke drejtuar motomjetin në fshatin Kuqar, u përplas me një automjet. Ai mbeti vetë i dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve;

    N. G., 59 vjeç, nga Fieri, i cili, në lagjen “Sheq i Madh”, gjithashtu në gjendje të dehur, u përplas me një automjet të parkuar, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

    Po ashtu, një 63-vjeçar ka kallëzuar se bashkëshortja e tij, 57 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa. Policia po vijon kërkimet për gjetjen e saj.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.

  • E pazakontë/ Konflikt për motive të dobëta adoleshenti godet me gërshërë 40-vjeçarin, ja detajet e para rreth ngjarjes

    E pazakontë/ Konflikt për motive të dobëta adoleshenti godet me gërshërë 40-vjeçarin, ja detajet e para rreth ngjarjes

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë, ku një adoleshent 17-vjeçar ka sulmuar një 40-vjeçar me një mjet prerës, gërshërë.
    Konflikti fizik mes tyre u shkaktua për arsye të dobëta dhe rezultoi me plagë sipërfaqësore për të lënduarin. Policia ka ndërhyrë dhe ka nisur procedimin penal ndaj të miturit.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe proceduan penalisht:
    një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi më datë 20.09.2025, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe ka goditur me një mjet prerës (gërshërë), shtetasin D. V., 40 vjeç, të cilit i ka shkaktuar plagë sipërfaqësore në trup dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

  • Sherr për motive pronësie mes kushërinjsh në Tiranë, nën hetim dy persona

    Sherr për motive pronësie mes kushërinjsh në Tiranë, nën hetim dy persona

    Një konflikt për motive pronësie në zonën e Freskut ka përfunduar me dhunë fizike ndaj një shtetasi dhe ka çuar në nisjen e procedimeve penale ndaj tre personave, si dhe në shpalljen në kërkim të njërit prej tyre.

    Sipas Policisë së Tiranës, shtetasi S. A., 27 vjeç, së bashku me kushëririn e tij P. A., 33 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasin D. K. Paraditen e sotme. Gjithashtu, dyshohet se S. A., 52 vjeç, ka kanosur viktimën nëpërmjet telefonit.
    Në përfundim të veprimeve proceduriale, dy prej të dyshuarve (P. A. dhe S. A., 52 vjeç) janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa S. A., 27 vjeç, është shpallur në kërkim. Policia po punon për kapjen e tij dhe bllokimin e automjetit me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes.
    Për ngjarjen është pezulluar nga detyra një punonjës policie, inspektor P. M., ndaj të cilit kanë nisur procedurat disiplinore për mosveprim të pajustifikuar në rastin në fjalë.
    Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

    Top Channel

  • Plas grushti në Tiranë për motive pronësie

    Plas grushti në Tiranë për motive pronësie

    Kronikë E Martë, 16 Shtator 2025 18:35
    Një konflikt i dhunshëm mes disa personave ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut në kryeqytet dhe konflikti ka nisur për motive pronësie.
    Policia shpalli në kërkim shtetasin Saimir Allushi, si dhe procedoi penalisht për ngjarjen shtetasit Sindi Allushi dhe Pajtim Allushi. Këta shtetas kanë kanosur përmes telefonit dhe kanë sulmuar me grushta një tjetër shtetas me inicialet D.K.
    Ndërkohë një punonjës policie u pezullua nga detyra dhe ndaj tij nisën procedurat disiplinore, për shkelje të rëndë dhe mosveprim gjatë konfliktit. Teksa vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti, materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • VIDEO / Plas grushti në Tiranë, dy kushërinjtë dhunojnë një person për motive pronësie

    VIDEO / Plas grushti në Tiranë, dy kushërinjtë dhunojnë një person për motive pronësie

    Një konflikt i dhunshëm mes disa personave ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
    Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut në kryeqytet dhe konflikti ka nisur për motive pronësie.
    Policia shpalli në kërkim shtetasin Saimir Allushi, si dhe procedoi penalisht për ngjarjen shtetasit Sindi Allushi dhe Pajtim Allushi.
    Këta shtetas kanë kanosur përmes telefonit dhe kanë sulmuar me grushta një tjetër shtetas me inicialet D.K.
    Ndërkohë një punonjës policie u pezullua nga detyra dhe ndaj tij nisën procedurat disiplinore, për shkelje të rëndë dhe mosveprim gjatë konfliktit.
    Teksa vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti, materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Dogji automjetin e një gruaje në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari. Ja momenti kur i vë flakën (VIDEO)

    Dogji automjetin e një gruaje në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari. Ja momenti kur i vë flakën (VIDEO)

    Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, ku u dogj një automjet në pronësi të një 43-vjeçareje. Në pranga është vënë një 34-vjeçari Danjel Bushka, i cili akuzohet se mbrëmjen e 3 shtatorit ka djegur automjetin tip “Citroen” në rrugën “Frang Bardhi” për motive të dobëta.
    Policia ka publikuar videon që tregon momentin kur i riu afrohet pranë makinës dhe i vë flakën. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Daniel Bushka nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi rezulton se në vitin 2016, të jetë arrestuar për një sërë vjedhjesh në Tiranë.
    Njoftimi i policisë:
    Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “The Arsonist”.
    Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti.
    Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 43-vjeçare, për motive të dobëta.
    Menjëherë pas njoftimit se me datë 03.09.2025, rreth orës 23:50, në rrugën “Frang Bardhi” ishte djegur automjeti tip “Citroen” në pronësi të një 43-vjeçareje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.
    Si rezultat, në kuadër të operacionit “The Arsonist”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi D. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili nga hetimet dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

  • Dogji makinën e një gruaje! MOMENTI kur 34-vjeçari afrohet i qetë dhe i vë flakën mjetit

    Dogji makinën e një gruaje! MOMENTI kur 34-vjeçari afrohet i qetë dhe i vë flakën mjetit

    PAMJE NGA NGJARJA

    TIRANË- Danjel Bushka, 34 vjeç është arrestuar për djegien e një automjeti në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 3 shtatorit, ku Bushka shfaqet në rrugën “Frang Bardhi” dhe i vë zjarrin automjetit tip “Citroen” në pronësi të një 43-vjeçareje. Rasti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
     
     Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Daniel Bushka nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi rezulton se në vitin 2016, të jetë arrestuar për një sërë vjedhjesh në Tiranë.
    Njoftimi i policisë:
    Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti.
    Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 43-vjeçare, për motive të dobëta.
    Menjëherë pas njoftimit se me datë 03.09.2025, rreth orës 23:50, në rrugën “Frang Bardhi” ishte djegur automjeti tip “Citroen” në pronësi të një 43-vjeçareje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.
    Si rezultat, në kuadër të operacionit “The Arsonist”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi D. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili nga hetimet dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”./ZËRI

  • Sherri me thika në Korçë, reagon policia: Konflikti për motive të dobëta, dy persona të plagosur (EMRAT)

    Sherri me thika në Korçë, reagon policia: Konflikti për motive të dobëta, dy persona të plagosur (EMRAT)

    Policia e Korçës ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme, 31 gusht, në lagjen nr.1 të qytetit, ku disa persona janë konfliktur fizikisht me njëri-tjetrin.

    Përmes një njoftimi zyrtar blutë e qytetit juglindor bëjnë me dije se ngjarja u shënua rreth orës 21:30, në ambientet e një lokali, debat i cili agravoi deri në përdorimin e thikave.
    Si pasojë dy persona mbetën të plagosur.

    “Rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë dëmtuar, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasit Sotiraq Shkurta dhe Mihal Xhibro, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.
    Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, tre shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë, konkretisht shtetasit Ilir Shuku, Dritan Pine dhe Gersi Dervishi.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • Tre të plagosur me thikë në Korçë! Dy grupe u konfliktuan me njëri-tjetrin, sherri për motive banale

    Tre të plagosur me thikë në Korçë! Dy grupe u konfliktuan me njëri-tjetrin, sherri për motive banale

    Tre persona u plagosën si pasojë e një konflikti që ndodhi këtë mbrëmje në zonën e Pazarit të Vjetër të Korçës.

    Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një konflikt mes disa personave ka përfunduar në plagosje me thikë. Bëhet me dije se tre persona kanë mbetur të dëmtuar dhe janë dërguar në spitalin e Korçës.Njëri prej tyre ka marrë plagë në pjesën e barkut.
    Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e parkut të qytetit të Korçës, raporton korrespondentja e Top Channel, Dhorjela Çule.
    Të përfshirë në konflikt kanë qenë dy grupe personash dhe nga informacionet paraprake mësohet se janë zënë për motive banale.

    Top Channel

  • Çfarë po ndodh në Tiranë, 7 konflikte fizike me dhunë brenda 24 orëve

    Çfarë po ndodh në Tiranë, 7 konflikte fizike me dhunë brenda 24 orëve

    Shtohen rastet e dhunës këtë fundjavë në Tiranë, ku vetëm brenda 24-orëve të sotme janë identifikuar 7 të tilla që kanë degjeneruar në përleshje me sende të forta mes personave.

    Policia njofton se në rrugën “Sotir Caci”, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, shtetasin M. P., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Në rrugën “Anton Lufi”, gjatë një konflikti, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me grushte shtetasin J. K., 26 vjeç.

    Në një zonë tjetër të Tiranës, shtetasit J. B., 25 vjeç dhe S. S., 24 vjeç, për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin E. P.;

    Po ashtu, ka nisur procedimi penal për shtetasin A. S., 29 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur shtetasen D. T.

    Policia e komisariatit nr.1 në Tiranë shpallën në kërkim shtetasin A. P., 51 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 22-vjeçar;

    Kurse të shtunën, në rrugën “28 Nëntori” në Tiranë, shtetasit Xh. Gj., 30 vjeç dhe A. P., 31 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

    Një tjetër rast dhune fizike u regjistrua nga komisariati i Policisë Nr. 3 ku u arrestuan shtetasi F. S., 34 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur familjen e komshies së tij dhe më pas ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.