Tag: motive

  • Goditi me mjet prerës në kokë një person për motive të dobëta, arrestohet 56-vjeçari në Bushat

    Goditi me mjet prerës në kokë një person për motive të dobëta, arrestohet 56-vjeçari në Bushat

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në qendër të Bushatit, ku një konflikt për motive të dobëta mes dy personave ka përfunduar me dhunë fizike dhe plagosje të rëndë.

    Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Shkodrës, shtetasi B. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, ka goditur me një mjet prerës (kosore) shtetasin P. V., 39 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime serioze në kokë, trup dhe një frakturë në krahun e djathtë.
    Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali në qendër të Bushatit. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës organizuan menjëherë veprimet operative, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit.
    Mjeti prerës (kosorja) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
    Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vijimin e hetimeve.

    Top Channel

  • Dhunuan bashkëmoshatarin e tyre, procedohen tre të mitur në Elbasan

    Dhunuan bashkëmoshatarin e tyre, procedohen tre të mitur në Elbasan

    Tre të mitur janë proceduar penalisht në Elbasan pasi dhunuan 15-vjeçarin si pasojë e një sherri për motive të dobëta.
    15-vjeçari i lënduar pasi ka marrë mjekimin e duhur është larguar për në banesë.
    NJOFTIMI:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 3 shtetas të mitur (14, 15 dhe 16 vjeç), pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, në rrugë, në lagjen “Çlirimi”, me një 15-vjeçar, i cili pasi ka marrë mjekim është larguar në banesë.

  • Sherri me pesë të plagosur në Bathore, dy të arrestuar dhe disa nën hetim

    Sherri me pesë të plagosur në Bathore, dy të arrestuar dhe disa nën hetim

    Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me plagosjen e pesë personave në zonën e pedonales në Bathore. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe sipas Policisë, shkaku i përplasjes ka qenë një debat për motive të dobëta.
    Këtë të hënë më 13 tetor, policia ka bërë me dije se ka arrestuar dy prej të rinjve, njëri prej të cilëve është i mitur, ndërsa të tjerët po hetohen në gjendje të lirë.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:
    -E. L., 19 vjeç, dhe për një 16-vjeçar, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. A., 21 vjeç, A. A., 25 vjeç, dhe për 4 shtetas të mitur, pasi dje, te pedonalja e Bathores, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Gjatë konfliktit, kanë pësuar dëmtime, dyshohet me mjet prerës, 5 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.”, bën me dije policia.
    Efektivët kanë sekuestruar një mjet prerës në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Autori vetëdorëzohet në polici pas 9 muajsh/ Sulmoi për motive të dobëta me mjet prerës 23 vjeçarin në berberhane

    Autori vetëdorëzohet në polici pas 9 muajsh/ Sulmoi për motive të dobëta me mjet prerës 23 vjeçarin në berberhane

    Pas 9 muajsh në kërkim, është vetëdorëzuar sot në policinë e Korçës, Sindi Syzo, autori i dyshuar i plagosjes së 23-vjeçarit, Nikola Agolli, ngjarje e ndodhur më 11 Janar të këtij viti.
    Ndaj autorit të dyshuar, 30-vjeçari Sindi Syzo, Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, ndërsa avokati i 30-vjeçarit thote se klienti i tij eshte vetedorezuar.
    Ngjarja ndodhi rreth 9 muaj më parë në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, ku i riu gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës 23-vjeçarin.
    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim S. S., 30 vjeç, banues në Pogradec, caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Ky shtetas dyshohet se më datë 11.01.2025, në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin N. A., 23 vjeç, e ka goditur atë, me mjet prerës”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Ngjarja:
    Mësohet se Sindi Syzo është futur në berberhane ku ka gjetur të dëmtuarin Nikola Agolli, i cili ka qenë duke u qethur. Me një mjet prerës ai e ka sulmuar të riun.
    Sindi Syzo u larguar me njëherë nga vendngjarja, ndërsa Nikola Agolli pësoi disa çarje në kokë dhe krah. 30-vjeçari njihet si një person problematik nga policia e Pogradecit, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e sulmit ndaj Nikola Agollit.

  • Zbardhet ngjarja në Babrru. Pasi viktima dhe autori pinë së bashku, u zunë për motive banale

    Zbardhet ngjarja në Babrru. Pasi viktima dhe autori pinë së bashku, u zunë për motive banale

    Uniformat blu kanë bërë të mundur zbardhjen e vrasjes së 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet i vrarë me thikë mbrëmjen e enjtes pranë shkollës “Azem Hajdari” në Babrru. Autori ka rënë në prangat e policisë, dhe rezultoi ta ketë kryer krimin në gjendje të dehur. Mësohet se autori dhe viktima kanë qenë duke pirë së bashku para se të ndodhte krimi i rëndë.
    Pasi kanë dalë nga lokali janë zënë për motive banale. Autorit, e ka qëlluar me thikë dhe ka ikur. Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë është zbuluar identiteti i tij dhe disa orë më pas është kapur.
    Menjëherë pas ngjarjes policia futi Tiranën në shtetrrethim duke bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet e kryeqytetit. Pas disa orësh kërkime ata bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit.

  • Sherri mes të miturve në Kamëz, policia jep detaje: Tre të plagosur, dy në pranga

    Sherri mes të miturve në Kamëz, policia jep detaje: Tre të plagosur, dy në pranga

    Tiranë/Zbardhen rrethanat e konfliktit për motive të dobëta, të ndodhur dje, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamzë, ndërmjet pesë 16-vjeçarëve.
    Arrestohen 2 të miturit që dëmtuan me mjet prerës (thikë) dhe me grushte, 3 të miturit e tjerë.

    Në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për sqarimin e rrethanave të konfliktit të datës 02.10.2025, në bulevardin “Nënë Tereza”, në të cilin u përfshinë 5 shtetas të mitur, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në praninë e prindërve, psikologut dhe mbrojtësve ligjorë, kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të dy 16-vjeçarëve.

    Të miturit e arrestuar dyshohet se kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe me grushte, 3 të miturit me të cilët janë konfliktuar për motive të dobëta.

    Njëri prej të dëmtuarve është aktualisht në kujdesin e mjekëve, ndërsa 16-vjeçari tjetër, jashtë rrezikut për jetën. I dëmtuari i 3-të, është larguar në banesë, me dëmtime të lehta.
    Punohet për gjetjen e mjetit prerës të përdorur.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Sherri me thika dje në Kamzë, policia zbardh dinamikën: Në pranga dy 16-vjeçarë! Plagosën 3 bashkëmoshatarët, njëri ende në spital

    Sherri me thika dje në Kamzë, policia zbardh dinamikën: Në pranga dy 16-vjeçarë! Plagosën 3 bashkëmoshatarët, njëri ende në spital

    Zbardhen rrethanat e konfliktit për motive të dobëta, të ndodhur dje, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamzë, ndërmjet pesë 16-vjeçarëve. 
    Arrestohen 2 të miturit që dëmtuan me mjet prerës (thikë) dhe me grushte, 3 të miturit e tjerë. 
    “Në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për sqarimin e rrethanave të konfliktit të datës 02.10.2025, në bulevardin “Nënë Tereza”, në të cilin u përfshinë 5 shtetas të mitur, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në praninë e prindërve, psikologut dhe mbrojtësve ligjorë, kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të dy 16-vjeçarëve”, thuhet në njoftimin e policisë. 
    Të miturit e arrestuar dyshohet se kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë) dhe me grushte, 3 të miturit me të cilët janë konfliktuar për motive të dobëta. 
    Njëri prej të dëmtuarve është aktualisht në kujdesin e mjekëve, ndërsa 16-vjeçari tjetër, jashtë rrezikut për jetën. I dëmtuari i 3-të, është larguar në banesë, me dëmtime të lehta. 
     
     

  • Konflikti nisi për motive të dobëta/ Çfarë ndodhi mes të miturve në Kamëz, policia jep detajet: Tre 16-vjeçarë të plagosur

    Konflikti nisi për motive të dobëta/ Çfarë ndodhi mes të miturve në Kamëz, policia jep detajet: Tre 16-vjeçarë të plagosur

    Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen që ndodhi ditën e sotme në ambientet e jashtme të një gjimnazi në Kamëz.

    Rreth orës 10:50, te bulevardi “Nënë Tereza” në Kamëz, në rrugë, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, disa shtetas të mitur, të moshave 15-17 vjeç.
    Gjatë konfliktit janë dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
    Është dëmtuar lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
    Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona dhe po marrin deklaratat e tyre.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të përfshirë në konflikt.

    Top Channel

  • Të shtënat në Kombinat, ja kush është 41-vjeçari që plagosi kunatin e tij (Emri)

    Të shtënat në Kombinat, ja kush është 41-vjeçari që plagosi kunatin e tij (Emri)

    Lidhur me të shtënat me armë zjarri në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku pas sherrit për motive të dobëta, 41-vjeçari qëllon me armë zjarri kunatin. ABC News, ka zbuluar emrat e dy personave të përfshirë dhe dinamikën e ngjarjes.
    Pas një sherri për motive të dobëta 41-vjeçari Misir Tanushi ka plagosur me armë zjarri, pistoletë, kunatin e tij, 56-vjeçarin Genci Mullaymeri.
    Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e duhur mjekësor. Ndërkohë policia ka bërë të mundur kapjen e autorit, Misir Tanushi dhe ka sekuestruar armën e krimit. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe një 29-vjeçar, si të implikuar në këtë ngjarje.

  • Plagosi kunatin me pistoletë/ Zbulohen detaje nga krimi në Kombinat: Autori në pranga

    Arma e përdorur në krim

    TIRANË- Policia e Tiranës ka vendosur në pranga autorin e plagosjes së 56-vjeçatit në Kombinat. Mësohet se 41 vjeçari ka plagosur kunatin e tij për motive të dobëta, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në banesën e të plagosurit në rrugën “Llambi Bonata” me një armë tip pistoletë.
    Menjëherë pas ngjarjes, policia ka arrestuar autorin dhe ka shpallur në kërkim një 29-vjeçar, i cili ndodhej në banesë në momentin që ndodhi krimi. Ai është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa56-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
    Njoftimi i Policisë:
    Plagosi me armë zjarri kunatin e tij, dyshohet për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar të ngjarjes. Shpallet në kërkim edhe një 29-vjeçar, i dyshuar i implikuar në ngjarje. Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen. Rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. T., rreth 41 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
    Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë siguruar zonën dhe kanë ndërhyrë për të kapur autorin. Falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes në kohë, shtetasi M. T. u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Në vijim të veprimeve punohet për kapjen e shtetasit N. S., 29 vjeç, i cili dyshohet se në momentin e ngjarjes ka qenë prezent në banesë dhe më pas është larguar. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./ZËRI