Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 25-vjeçar, i dyshuar si autor i një sulmi fizik ndaj një 70-vjeçari, ngjarje e ndodhur më 22 prill në lagjen “29 Nëntori”.
Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi B. D., banues në lagjen “Lef Sallata”, është identifikuar dhe arrestuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, pas një pune hetimore për zbardhjen e ngjarjes. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa viktima, J. K., është një 70-vjeçar banues në të njëjtën lagje ku ndodhi sulmi.
Gjatë ndalimit të të dyshuarit, policia i ka sekuestruar një pajisje metalike grushti me thikë të fshehur. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e tij, janë zbuluar edhe dy përforcues të tjerë grushti, një biçak dhe një pajisje elektroshoku, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për vijimin e hetimeve dhe veprimeve të mëtejshme ligjore ndaj të arrestuarit.
Tag: motive
-

Sulmoi fizikisht një 70-vjeçar për motive të dobëta, arrestohet i riu në Vlorë
-

Dhunoi me grushte 24-vjeçaren, procedohet i riu në Tiranë
Një 30-vjeçar është proceduar nga Policia në Tiranë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 24-vjeçare.
Policia bën me dije se e reja pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, kaloi për në banesë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. H., 30 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 24-vjeçare, e cila pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, kaloi për në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
-

Pas sherrit për motive të dobëta i dogjën makinën, shpallen në kërkim 3 autorët
Zbardhet autorësia e djegies së automjetit të një 30-vjeçareje, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Belul Hatibi”. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar të rastit (shtetas maqedonas dhe kosovarë).
Si rezultat i hetimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, mbi djegien e automjetit të shtetases P. K., 30 vjeçe, kryer rreth orës 04:00 të datës 16.04.2025, në rrugën “Belul Hatibi”, u zbardh autorësia e këtij krimi.
Konkretisht, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim si autorë të dyshuar, shtetasi maqedonas A. S., 65 vjeç, si dhe shtetasit kosovarë, A. S., 37 vjeç dhe F. B., 40 vjeç, të tre banues në Kosovë. Nga hetimet dyshohet se krimi u krye për motive të dobëta. -

Kërcënoi me pistoletë një 40-vjeçare pas sherrit për motive të dobëta/ Arrestohet 37-vjeçari në Tiranë
Një 37-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia, pasi kanosi me armë zjarri një 40-vjeçare. Bëhet e ditur se pas një sherri për motive të dobëta ai ka kërcënuar me pistoletë 40-vjeçaren.
Gjatë kontrollit në banesë atij iu gjetën 2 armë gjahu, armë të ftohta dhe municione luftarake, të cilat janë sekuestruar më pas nga policia. ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Prevention”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale. Kanosi me armë zjarri pistoletë, një 40-vjeçare, për motive të dobëta, dhe posedonte armë gjahu, armë të ftohtë dhe municion luftarak, në banesë, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 2 armë gjahu, 1 armë e ftohtë dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Muhamed Deliu”, një shtetas posedonte armë në banesë dhe kishte kanosur një 40-vjeçare, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit “Prevention”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi L. L., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kanosur me armë zjarri pistoletë, një 40-vjeçare, në rrugë, për motive të dobëta. Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë që dyshohet se e ka përdorur për kanosjen, 2 armë gjahu, 1 armë të ftohtë dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-

Sherri për motive pronësie/ Zbardhen detaje të reja nga ngjarja: Konfliktohen me njëri-tjetrin, degradohet situata…
Në Fier-Seman të Divjakës,ka nisur një sherr mes dy vëllezërve, një prej tyre ka qëlluar me armë zjarri. Fillimisht Shpëtim dhe Zarif Konja janë goditur me grushte, dyshohet për motive pronësie, e më pas konflikti ka degraduar në përdorimin e armës. Sipas burimeve paraprake, Shpëtim Konja është dhunuar nga i vëllai Zarif Konja dhe një shok i këtij të fundit, Astrit Godanci.
Më pasi ai marrë karabinën dhe ka qëlluar katër herë në ajër dhe drejt automjetit të Astrit Godancit. Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme tek fuoristrada e Godancit. Shpëtim Konja është ndaluar nga policia, ndërsa mbeten ende në arrati i vëllai Zarif Konja dhe shoku i këtij të fundit.“Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, në fshatin Fierseman, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 50 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 57 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”,”- njoftoi policia. -

Arrestohet 36- vjeçari nga Shkodra, kontrolli në makinë i zbuloi një sasi “malli”, procedohen penalisht tre shtetas
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. Q., 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe një celular.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. S., 33 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka kallëzuar shtetasja M. F., se dje, 33-vjeçari, ka thyer vetratën e xhamit të lokalit të saj, për motive të dobëta;
-A. Gj., banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka kanosur një 49-vjeçar, për motive të dobëta;
-një 17 vjeçar, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka kanosur një 27-vjeçar, për motive të dobëta.Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!