Nën masa të rrepta sigurie dhe brenda një perimetri të gjerë të kontrolluar, ekspertë të fushës kanë arritur në Porto Romano të Durrësit ditën e sotme për të marrë mostrat e mbetjeve të dyshuara si toksike, të cilat kanë qëndruar për më shumë se një vit në këtë zonë industriale.
Procesi i marrjes së kampioneve nga rreth 2100 ton mbetje po kryhet me kujdes maksimal, pasi për shkak të qëndrimit të gjatë, mbetjet mund të jenë ngurtësuar, gjë që e bën marrjen e mostrave më të ndërlikuar.
Mostrat do të dërgohen për analiza të hollësishme në një laborator të specializuar në Itali, për të përcaktuar përbërjen kimike dhe nivelin e mundshëm të toksicitetit, shkruan A2.
Hetimet po drejtohen nga Prokuroria e Durrësit, e cila ka kërkuar transparencë të plotë për këtë proces dhe për çdo të dhënë që lidhet me përmbajtjen e kontejnerëve.
Rasti është denoncuar fillimisht nga rrjeti Bazel, që ngriti dyshime se brenda kontejnerëve mund të ndodhen mbetje të rrezikshme të ardhura nga jashtë vendit. Kontejnerët u kthyen në Portin e Durrësit dhe pas rreth dhjetë ditësh qëndrimi në radë, u zhvendosën në zonën e Porto Romanos, ku ndodhen nën mbikëqyrje të rreptë policore dhe monitorim 24-orësh me kamera sigurie.
Tag: mostrat
-

Nën masa të rrepta sigurie, merren mostrat e mbetjeve të dyshuara si toksike në Porto Romano
-

AKU flet për ngjarjen në Gramsh: Vezët me salmonelë janë kontaminuar në kopsht, jo nga furnizuesi
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se mostrat e marra në Kopshtin Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar pozitive me Salmonelë. Pas verifikimeve të plota të gjurmueshmërisë dhe analizave laboratorike, AKU konfirmon se vezët e furnizuara në këtë kopsht nga prodhuesi dhe subjekti furnizues kanë rezultuar negative me Salmonelë. Sipas AKU-së, ferma e shpendëve, ku prodhohen vezët, është testuar në muajin maj 2025 dhe nuk janë gjetur shenja të salmonelës, duke theksuar se shpendët janë të shëndetshëm dhe produkti i vezëve është i sigurt për konsum. AKU sqaron se kontaminimi i vezëve në Kopshtin Nr. 1 Gramsh është shkaktuar nga faktorë të tjerë që nuk kanë lidhje me produktin ushqimor, por me ambientet e kopshtit.
Njoftim i AKUNë lidhje me situatën e ndodhur në Kopshtin Nr. 1, në qytetin e Gramshit sqarojmë opinionin publik se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas verifikimeve zyrtare të gjurmueshmërisë për produktin VEZË konfirmon: Mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Gjithashtu nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për Salmonelozë, rezultati i së cilës ka qenë negativ (shpendë të shëndetshëm). Mostrat e marra në subjektin e furnizuar nga prodhuesi dhe njëkohësisht furnizues i Kopshtit Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Mostrat e marra në subjektin Kopshti Nr. 1 Gramsh rezultojnë me prezencë të Salmonelë spp.
Nga këto informacione të marra deri në këto momente mendohet se kontaminimi i vezëve ne Kopshtin Nr.1 Gramsh ka ndodhur në ambientet e Kopshtit Nr.1 Gramsh nga faktorë të tjerë jo të ushqimit (jo produkti vezë). Vlen të theksohet se nga komunikimi me njësitë e NjKVSh nuk kemi pasur raste të tjerë problematikë me Salmonelë spp, për të cilët jemi në komunikim të vazhdueshëm ndër-institucional.
Nga ana tjetër, postime të shpërndara në rrjete të caktuara sociale, të ndryshme nga ky njoftim zyrtar i AKU, nuk janë te sakta dhe në vetvete përbëjnë dezinformim publik. Kjo për arsye se komentet mbi ngjarjen dhe rezultatet e analizave në fjalë nuk mund të ndalen vetëm në komentimin e analizave të mostrave te Kopshtit Nr. 1 Gramsh, subjekt i ngjarjes.
Në zbatim të Ligjit Nr. 9863 “Per Ushqimin” (i ndryshuar), VKM 760, datë 16.09.2015 “Për Kërkesat Për Gjurmimin dhe Ushqimit Për Kafshë Përgjatë Zinxhirit Ushqimor” saktëson proceset e gjurmueshmërisë për rastet kur produkti ushqimor rezulton i dëmshëm.
Kushdo që ndjen nevojën e komenteve në raste të tilla duhet të jetë në pritje për sa kohë procesi i gjurmueshmërise dhe analizat respektive nuk kanë dalë për të gjitha hallkat e procesit të gjurmueshmërisë, i cili kalon nga subjekti i ngjarjes, tek furnizuesi dhe deri tek prodhuesi. Duhet mbajtur parasysh se në të ardhmen kushdo që do të bëjë deklarata të papërgjegjshme apo të pasakta mund të jetë objekt i një procedimi penal.
Analizat e konfirmuara sipas këtij informimi publik te AKU në lidhje me rezultatet negative për Salmonelë spp tek subjekti prodhues dhe tek subjekti furnizues, nxjerrin në pah pasaktësinë e postimeve të caktuara në rrjete sociale. Në zbatim të detyrimit ligjor, me angazhimin e vet të drejtpërdrejtë dhe në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, AKU do të mbetet në komunikim të vazhdueshëm në vijim. -

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, reagon AKU: Kontaminimi i vezëve me salmonelë ka ndodhur brenda ambienteve të kopshtit
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar zyrtarisht me rezultatet e verifikimeve dhe analizave laboratorike në lidhje me vezët e kontaminuara me slamonelë që solli edhe helmimin e fëmijëve në një kopsht në Gramsh.
Sipas AKU-së, mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve, si dhe te furnizuesi që ka shpërndarë produktin në institucionin parashkollor, kanë rezultuar negative për praninë e bakterit Salmonelë. Po ashtu, edhe ferma e shpendëve e cila ka prodhuar vezët është testuar gjatë muajit maj 2025 dhe është konfirmuar se shpendët janë të shëndetshëm.
Në të kundërt, mostrat e marra në ambientet e Kopshtit Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar pozitive për Salmonelë, çka sugjeron se kontaminimi ka ndodhur brenda vetë institucionit dhe nuk lidhet me vetë produktin ushqimor.
AKU nënvizon se deri në këto momente, nuk ka pasur raste të tjera të ngjashme në subjekte të tjera ushqimore, dhe se komunikimi ndër-institucional po vijon për monitorimin e situatës.
Njoftimi i AKU:
Në lidhje me situatën e ndodhur në Kopshtin Nr. 1, në qytetin e Gramshit sqarojmë opinionin publik se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas verifikimeve zyrtare të gjurmueshmërisë për produktin VEZË konfirmon:
Mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Gjithashtu nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për Salmonelozë, rezultati i së cilës ka qenë negativ (shpendë të shëndetshëm).
Mostrat e marra në subjektin e furnizuar nga prodhuesi dhe njëkohësisht furnizues i Kopshtit Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp.
Mostrat e marra në subjektin Kopshti Nr. 1 Gramsh rezultojnë me prezencë të Salmonelë spp.
Nga këto informacione të marra deri në këto momente mendohet se kontaminimi i vezëve ne Kopshtin Nr.1 Gramsh ka ndodhur në ambientet e Kopshtit Nr.1 Gramsh nga faktorë të tjerë jo të ushqimit (jo produkti vezë).
Vlen të theksohet se nga komunikimi me njësitë e NjKVSh nuk kemi pasur raste të tjerë problematikë me Salmonelë spp, për të cilët jemi në komunikim të vazhdueshëm ndër-institucional.
Nga ana tjetër, postime të shpërndara në rrjete të caktuara sociale, të ndryshme nga ky njoftim zyrtar i AKU, nuk janë te sakta dhe në vetvete përbëjnë dezinformim publik
Kjo për arsye se komentet mbi ngjarjen dhe rezultatet e analizave në fjalë nuk mund të ndalen vetëm në komentimin e analizave të mostrave te Kopshtit Nr. 1 Gramsh, subjekt i ngjarjes.
Në zbatim të Ligjit Nr. 9863 “Per Ushqimin” (i ndryshuar), VKM 760, datë 16.09.2015 “Për Kërkesat Për Gjurmimin dhe Ushqimit Për Kafshë Përgjatë Zinxhirit Ushqimor” saktëson proceset e gjurmueshmërisë për rastet kur produkti ushqimor rezulton i dëmshëm.
Kushdo që ndjen nevojën e komenteve në raste të tilla duhet të jetë në pritje për sa kohë procesi i gjurmueshmërise dhe analizat respektive nuk kanë dalë për të gjitha hallkat e procesit të gjurmueshmërisë, i cili kalon nga subjekti i ngjarjes, tek furnizuesi dhe deri tek prodhuesi.
Duhet mbajtur parasysh se në të ardhmen kushdo që do të bëjë deklarata të papërgjegjshme apo të pasakta mund të jetë objekt i një procedimi penal.
Analizat e konfirmuara sipas ketij informimi publik te AKU në lidhje me rezultatet negative për Salmonelë spp tek subjekti prodhues dhe tek subjekti furnizues, nxjerrin në pah pasaktësinë e postimeve të caktuara në rrjete sociale.
Në zbatim të detyrimit ligjor, me angazhimin e vet të drejtpërdrejtë dhe në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, AKU do të mbetet në komunikim të vazhdueshëm në vijim.