Tag: mossad

  • Revolta e ish-agjentit të Mossad-it: Hetoni financimet e Katarit për Netanjahun dhe llogaritë e familjes së tij në kriptovaluta. Hamasi u lejua të…

    Revolta e ish-agjentit të Mossad-it: Hetoni financimet e Katarit për Netanjahun dhe llogaritë e familjes së tij në kriptovaluta. Hamasi u lejua të…

    Historia e Udi Levi, për 14 vjet numri një i inteligjencës financiare të Mossad-it. Ai kërkon një hetim mbi marrëdhëniet financiare mes Netanyahut dhe Katarit, i cili dërgon para për Hamasin. Letrat nga Emiratet dhe fushatat e Bibi-t.

    Më 9 shtator, Izraeli kreu një bombardim ajror mbi territorin e Katarit. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që forcat e tij të godisnin një objektiv në një nga Emiratet e Gjirit. Shënjestra ishte një grup drejtuesish të Hamasit në Doha, që prej dekadash u ofron publikisht mikpritje përfaqësuesve të organizatës terroriste. Fillimisht nuk ishte e qartë bilanci i sulmit (që më pas do të rezultonte kryesisht i dështuar), por ndërkohë që avionët izraelitë ishin ende në kthim, Benyamin Netanyahu e mori menjëherë përsipër ndërhyrjen. Kryeministri foli për “një operacion izraelit të pavarur. Izraeli e nisi, e kreu dhe merr mbi vete përgjegjësinë e plotë”.
    Pse Izraeli e merr përsipër hapur
    Edhe kjo është e pazakontë. Rrallëherë Izraeli e pranon hapur autorësinë e veprimeve në vende të treta për eliminimin e armiqve të tij, edhe kur gjurmët janë të dukshme. Deri tani ka marrë përgjegjësi për veprime mbi objektiva iranianë në Siri, por jo, për shembull, për vrasjet e drejtuesve të Hezbollahut në Liban apo të kreut të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran.
    Rruga diplomatike
    Ky ambiguitet ka një funksion: lehtëson daljen diplomatike, duke reduktuar rreziqet e hakmarrjes nga vendet e goditura. Ndërsa për Katarin, Netanyahu duket se dëshiron ta nënshkruajë personalisht. Thuajse sikur të donte t’i tregonte botës se ka duart e lira për të goditur një objektiv në atë vend, edhe pse SHBA-të e mbajnë aty bazën e tyre më të madhe ushtarake në Lindjen e Mesme. Pse? Me siguri sot marrëdhëniet mes kryeministrit dhe Emiratit të vogël janë nën një vëmendje të madhe brenda vetë Izraelit, tani që në Gaza lufta dhe vrasjet e civilëve vazhdojnë pa negociata reale për lirimin e pengjeve dhe pa një strategji të dukshme politike për paqe ose armëpushim.
    Mospërputhja me drejtorin e Shin Bet
    Në muajt e fundit, vetë Netanyahu e ka shkarkuar dhe zëvendësuar drejtorin e Shin Bet-it, Ronen Bar, pasi shërbimi sekret i brendshëm kishte nisur një hetim për marrëdhëniet e dyshuara të Katarit me dy bashkëpunëtorë të ngushtë të kryeministrit: Eli Feldstein dhe Yonatan Urich; ky i fundit është akuzuar në një hetim në vazhdim se ka marrë para. Marrëdhënia e Netanyahut me Katarin është pra padyshim komplekse.
    Emiri i Hamasit
    Pa rolin e Dohas nuk kuptohet as rritja e fuqisë politike-ushtarake të Hamasit në Gaza, as 7 tetori 2023. Ky emirat, aleat i SHBA-ve në Gjirin Persik, me rezervat e treta më të mëdha të gazit natyror në botë, me fondin e tetë më të madh sovran prej 557 miliardë dollarësh, me një popullsi kombëtare prej vetëm 400 mijë banorësh dhe 2,7 milion emigrantë shpesh në kushte skllavëruese, është vendimtar në Lindjen e Mesme. Shpesh paraqitet si ndërmjetës i domosdoshëm, por për dekada ka financuar fuqizimin e Hamasit në Rripin e Gazës.
    Njësia e Mossad-it për inteligjencën financiare
    Pagesat e tij për Hamasin dhe për Xhihadin Islamik – edhe në Gaza – shtynë në vitin 2017 Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të ndërprisnin marrëdhëniet me Dohën. Ndërkohë, fondet e emiratit u bënë vendimtare sidomos pasi, gjatë dekadës së kaluar, Autoriteti Kombëtar Palestinez me qendër në Bregun Perëndimor kishte reduktuar dhe më pas ndalur dërgimin e fondeve për Hamasin në Gaza, për shkak të ekstremizmit dhe metodave të dhunshme të tij. Që në vitet ’90 Katari siguronte për Gazën flukse prej 100–150 milionë dollarësh në vit, derisa Izraeli ndërmori kundërmasa të para: në vitin 2002 u krijua një njësi e re e Mossad-it “për luftën ekonomike dhe inteligjencën financiare”.
    Në krye të strukturës, Udi Levi
    Shumë shpejt, drejtori i atëhershëm i Mossad-it, Meir Dagan, vendosi në krye të asaj strukture një agjent të rekrutuar nga ushtria, me emrin Udi Levi. Levi do të qëndronte në krye të njësisë për luftën ekonomike dhe inteligjencën financiare deri një vit para shpërbërjes së saj, që ndodhi në vitin 2017 gjatë një qeverie të Netanyahut. Sot ky ish-agjent i inteligjencës financiare bashkëpunon me qeveri dhe prokurorë në vende të ndryshme të botës dhe në Izrael zëri i tij është bërë më i qarti në kërkesën për një hetim mbi marrëdhëniet financiare mes vetë kryeministrit (së bashku me familjen e tij) dhe Katarit.
    Marrëdhëniet e Netanyahut me Katarin
    Levi nuk më ka dhënë asnjë deklaratë, por nuk është e vështirë të rindërtohet ajo që ai po thotë prej muajsh mbi bazën e dy daljeve të tij publike: një intervistë në fillim të prillit në një radio, dhënë menjëherë pas sulmit të Netanyahut ndaj Ronen Bar, shefit të Shin Bet-it që po hetonte lidhjet e bashkëpunëtorëve të kryeministrit me Katarin; dhe një dalje në një podcast publikuar pikërisht ditën e sulmit në Doha, rreth dhjetë ditë më parë.
    Inteligjenca financiare
    Më 9 shtator, Udi Levi tha: “Më pyesni nëse ka prova që dikush nga familja e Netanyahut të ketë marrë para nga Katari? Sot është e vështirë për mua t’ju them, prandaj po flas për diçka tjetër: mund të kontrollohet nëse ka një partneritet në ndonjë projekt? Nëse ka ndonjë investim? Dhe në cilën kompani? Ka shumë aspekte në këtë histori”. Dhe shtoi: “Nuk kam marrë asnjë padi (për deklaratat mbi Netanyahun dhe Katarin). Nëse duan të më çojnë në gjyq, nuk ka problem. Jam i sigurt që kryeministri (Netanyahu) e kupton se do të duhet të nxjerr në tavolinë gjithçka që di për t’u mbrojtur. Nuk e di nëse kjo do të ishte e mençur”.
    E pamundur të bëhet një hetim ndaj Netanyahut
    Në intervistën e prillit, ky ish-hetues financiar i Mossad-it shpjegonte arsyet e frustrimit të tij: fakti që çdo hetim për financime të mundshme të paligjshme në Izrael nuk përparon siç – sipas tij – duhet. “Shteti të jep lëshime falë famës. Statusi i personit të famshëm që i është dhënë kryeministrit duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë – tha –. Është e pamundur të bëhet një hetim”. Udi Levi – ashtu si edhe ish-pjesëtarë të tjerë të inteligjencës, si Ygal Carmon – nuk po e akuzon Netanyahun se është korruptuar nga Katari. Por po kërkon një hetim të thelluar e të pavarur për ta verifikuar këtë dhe aspekte të tjera të lidhura. Çfarëdo qoftë rezultati, ai mund të hedhë dritë mbi origjinat e luftës në Gaza dhe mënyrën se si kryeministri po e udhëheq atë.
    Netanyahu lejon që Katari të financojë Hamasin në Gaza
    Tensioni rreth këtij argumenti fillon të akumulohet, të paktën, që në vitin 2012. Në atë vit, Netanyahu, si kryeministër, vendos të lejojë Katarin të financojë qeverinë e Hamasit në Gaza me transferime fondesh përmes sistemit bankar dhe, që prej 2018-ës, madje duke dërguar valixhe të mbushura me para në dorë. Arsyeja e dhënë nga kryeministri ishte se, pa burime, Gaza do të binte në kaos dhe sulmet terroriste apo hedhjet e raketave do të rifillonin me më shumë intensitet. Njerëz si Udi Levi, që prej një dekade luftonin kundër financimit të Hamasit, u ndjenë të tradhtuar.
    “Raven”: dokumentet e vjedhura
    Por gjithashtu në vitin 2012 del edhe një dokument që do të tregonte një veprim të supozuar të Katarit për të financuar me 15 milionë dollarë fushatën elektorale që Netanyahu po përballonte atë vit. Kam shkruar për këtë disa vite më parë: është fjala për “Raven Project”. Çfarë ishte? Në ato vite, qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe angazhoi një kompani hakerësh dhe ekspertësh informatikë të larguar nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare Amerikane (NSA). Kompania, DarkMatter Group, synonte sistemet digjitale të Turqisë, Francës, Jemenit, Iranit, Katarit, Libanit dhe Izraelit.
    Hetimi i Emirateve dhe zbulimi i financimit të Netanyahut
    Sovrani i Emirateve synonte të merrte dokumente komprometuese të qeverive të rajonit për të forcuar fuqinë e tij negociuese ndaj tyre. Nga Katari dolën (nëse janë autentike) dy letra. E para është e vitit 2012: në të, ministri i Financave të Katarit, Yousef Husain Kamal, duket se i shkruan kryeministrit Hamad Bin Jassim Bin Jabr Al-Thani për një financim të supozuar prej 15 milionë dollarësh “për zotin Benjamin Netanyahu, kryetar i Likudit (…) si mbështetje për fushatën e ardhshme elektorale (…) sipas urdhrit të Madhërisë Suaj për ta tërhequr këtë alokim dhe për ta dhënë në para të gatshme në shërbimin e sigurisë së Shtetit”.
    Fondet për fushatat elektorale të Netanyahut
    E dyta është e datës 2018, firmosur nga ministri i Financave i asaj kohe, Ali Shareef Al Emadi, drejtuar Khalid Bin Khalifa Al Thani, shef i kabinetit të emirit Tamim bin Hamad Al Thani. Në këtë rast bëhet fjalë për një “mbështetje financiare të shpejtë për Shkëlqesinë e tij Benjamin Netanyahu” prej 50 milionë dollarësh. Fondet, sipas akuzave, ishin përgatitur për fushatat e Netanyahut në zgjedhjet e viteve 2013 dhe 2019.
    Hetimi që nuk u bë kurrë
    Sot komenton Udi Levi, ish-hetuesi financiar i Mossad-it: “Mbi ato dokumente është hetuar nëpër botë, por këtu në Izrael dikush, nuk e di kush, vendosi të mos e bënte. Nuk i kontrolluan dhe menjëherë vendosën se ishin të rremë (…). Askush nuk kontaktoi kompaninë (DarkMatter Group) për t’i pyetur çfarë mendonte”. Dhe Levi vazhdon: “Jam përmbytur nga informacione që më kanë ardhur nga jashtë në muajt e fundit. Për shkak të punës sime – jam këshilltar i disa shteteve në fushën e hetimeve financiare – them se ka elementë në SHBA nga njerëz shumë të lartë dhe nga komuniteti hebre, njerëz që flasin për një përfshirje në çështjen e korrupsionit të Katarit. Askush nuk i ka kontaktuar (…), askush nuk ka hapur një hetim”.
    Si e ka ndërtuar Netanyahu perandorinë e tij ekonomike
    Dhe përsëri, sipas Udi Levit: “Pika e dytë që duhet verifikuar” i përket “të gjithë perandorisë ekonomike që familja Netanyahu ka ndërtuar. Ka mjaft informacion, shumë informacion mbi këtë perandori ekonomike. Duhet gjetur burimi i parave, askush nuk ka bërë kurrë një hetim për këtë. Askush nuk ka verifikuar rolin e Amartzia Ben-Artzi (vëllai i gruas së Netanyahut, Sara, shënim). Ai është ndër ekspertët më të mëdhenj të platformave financiare për kriptovaluta”. Udi Levi flet pastaj për lidhjen e ngushtë në Porto Riko midis Yair Netanyahut, djalit të kryeministrit, dhe aktorit dhe magnatit të kriptomonedhave Brock Pierce. “Ka shumë informacion që tregon për fonde dhe fonde në kripto” që “përsëri, askush nuk i ka verifikuar”.
    Si mori qindra miliona dollarë?
    Udi Levi thotë në podcast-in e tij para disa ditësh: “Nuk mund të ndodhë që një person të deklarojë një pagë të caktuar dhe papritmas në llogarinë e tij bankare të shfaqen qindra milionë dollarë. Duhet të shpjegohet origjina e parave. Edhe nëse (hetimi) është i gabuar dhe ti jeton me pagën tënde si kryeministër, ose nëse djali yt nuk punon dhe nuk dorëzon deklarime për taksat dhe askush nuk di se ku i paguan taksat, është një tjetër pikë që unë nuk e kuptoj”.
    A na ka tradhtuar kryeministri?
    Nuk e di nëse ish-shefi i hetimeve financiare të Mossad-it ka të drejtë të shqetësohet dhe pse flet kështu. Nëse duhet, ai do ta shpjegojë para gjyqtarëve, nëse mundet. Por për të “ky skenar duhet zbardhur njëherë e mirë, sepse po shkatërron Shtetin e Izraelit”. Levi tregon admirimin e tij të jashtëzakonshëm për kolegët, si të Mossad-it ashtu edhe të Shin Bet-it, që mbajnë këto gjëra brenda sepse janë besnikë ndaj sistemit. Por stomakët e agjentëve “po shpërthejnë, po shpërthejnë për të rrëfyer atë që dinë për shumë gjëra që kanë parë (…). Këtyre njerëzve duhet t’u lejohet të tregojnë çfarë kanë në stomak dhe në atë moment do të dimë nëse ne e kemi tradhtuar kryeministrin tonë apo nëse kryeministri na ka tradhtuar ne”.
    Lufta dhe aleatët
    Ditët e ardhshme Udi Levi do të paraqesë argumentet e tij në gjykatë, për mbrojtjen e tij, edhe pse Netanyahu ka njoftuar prej kohësh por ende nuk ka ngritur – sipas asaj që dihej deri mbrëmë – një padi kundër tij. Kryeministri mohon me forcë se ka marrë ndonjëherë fonde nga Katari ose nga ndonjë financues tjetër i fshehtë. Sot procedimet e hapura kundër tij në gjykatë lidhen me akuza më pak të rënda: më kryesorja është se ka marrë 192 mijë dollarë nga dy biznesmenë izraelitë. Edhe ato, si ato për Katarin, nuk janë të provuara.
    Historitë e korrupsionit ndërkombëtar
    Katari sigurisht ka një histori të afërt të përfshirjes në skandale korrupsioni ndërkombëtar, nga çështjet në Parlamentin Evropian deri te hetimi për dhënien e të drejtave për Botërorin 2022. Elita e një emirati me territor dhe burime njerëzore të pakta, por me pasuri të pafundme, do të joshte lehtë të mendonte se me para mund të blejë gjithçka: sigurinë duke financuar terroristët, mirësinë e fuqive rajonale ose rëndësinë dhe dukshmërinë ndërkombëtare, gjithmonë me armën e parasë.
    Ndërrimi në Shin Bet
    Sa i përket Netanyahut, ai e zëvendësoi Ronen Barin në krye të Shin Bet-it me besnikun e tij David Zini. Nga ai nuk do të ketë telashe. Udhëheqësi mendonte se marrëveshja e nënkuptuar me Katarin do të bënte paqësor Hamasin me paratë e emirateve dhe u befasua më 7 tetor 2023. Por tani Netanyahu e di se, përsa kohë Izraeli do të jetë në luftë, hetimet ndaj tij dhe zërat si ai i Udi Levit — qoftë se janë të sakta apo jo — do të mbyten nga zhurma e armëve. Çmimi është aleanca e tij e pandashme me ekstremin e djathtë mesianik dhe racist që kërkon vetëm dëbimin me forcë të palestinezëve nga Gaza dhe Bregu Perëndimor. Ministrja e Inteligjencës, Gila Gamliel, shumë afër kryeministrit dhe nga e njëjta parti Likud, tha së fundi: “Ne do ta bëjmë Rripin e Gazës të papërshtatshëm për të banuar derisa popullsia të largohet, dhe e njëjta gjë do të ndodhë në Judea dhe Samaria (Bregu Perëndimor)”.

    Top Channel

  • Lidhjet e dyshimta Epstein-Mossad/ Kirk ndihej i ‘torturuar’ nga presioni sionist, Kongresmeni Gaetz jehonë deklaratave të Carlson-it

    Lidhjet e dyshimta Epstein-Mossad/ Kirk ndihej i ‘torturuar’ nga presioni sionist, Kongresmeni Gaetz jehonë deklaratave të Carlson-it

    Kongresisti Matt Gaetz u ka bërë jehonë deklaratave të Tucker Carlson-it, duke thënë se Charlie Kirk i kishte kërkuar Carlson-it, të zbulonte lidhjet e dyshuara mes Jeffrey Epstein-it dhe Mossad-it.

    Sipas Gaetz-it, Kirk ishte bërë gjithnjë e më i hapur në bisedat private rreth shqetësimeve të tij për udhëheqjen dhe ndikimin izraelit, dhe ndihej “i torturuar” nga presioni i donatorëve sionistë të lidhur me Netanyahun dhe politikën për Gazën.

    Gaetz theksoi se beson plotësisht në këto pretendime, duke thënë: “Janë 100 për qind të vërteta.”

    I have personal knowledge as to many of the claims Tucker is making here. They are 100 percent true. https://t.co/w7XoLiMl3m— Matt Gaetz (@mattgaetz) September 17, 2025

  • Irani njofton ekzekutimin e një tjetër agjenti të Mossad, rriten tensionet me Izraelin

    Irani njofton ekzekutimin e një tjetër agjenti të Mossad, rriten tensionet me Izraelin

    Autoritetet iraniane kanë varur një person, pasi ai u dënua për spiunazh për agjencinë izraelite të inteligjencës Mossad që nga viti 2022, njoftoi gjyqësori iranian.

    “Babak Shahbazi… u ekzekutua me varje mëngjesin e sotëm, pas një procesi të drejtë gjyqësor dhe pas konfirmimit të dënimit të tij nga Gjykata Supreme”, njoftoi portali i gjyqësorit, Mizan Online.
    Nuk është menjëherë e qartë kur Shahbazi u arrestua, por Mizan tha se ai u dënua me vdekje për akuzat të “korrupsionit në tokë” – term që shpesh përdoret për aktivitete që shihen si kërcënim për sigurinë kombëtare të Iranit – dhe “luftës kundër Zotit”.
    Mizan raportoi se ai ishte përfshirë në projektimin dhe instalimin e sistemeve industriale të ftohjes për kompani të lidhura me objekte ushtarake dhe të organizatave të sigurisë dhe telekomunikacionit.
    Ai kishte qasje në këto objekte dhe kjo i mundësoi “t’i ofronte informacione Mossad-it në këmbim të parave dhe qëndrimit në një shtet të huaj”, shtoi Mizan.
    Që nga lufta 12-ditore me Izraelin në qershor, Irani është zotuar se do të ketë drejtësi të shpejtë për personat e akuzuar për bashkëpunim me armikun e tij të përbetuar.
    Në gusht, autoritetet ekzekutuan Roozbeh Vadi – që punonte në një degë të Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit – pasi e dënuan për dhënie të informacionit për shkencëtarët dhe objektet bërthamore të Iranit.
    Në fund të korrikut, agjencia për inteligjencë e Iranit njoftoi se ishin arrestuar “20 spiunë, agjentë operativë dhe mbështetës të Mossad-it, si dhe elementë të lidhur me oficerët e inteligjencës [së Izraelit] në Teheran” si dhe në disa provinca të tjera.
    Sipas grupeve për të drejtat e njeriut, përfshirë Amnesty International, Irani është shteti i dytë me numrin më të lartë të ekzekutimeve në botë, pas Kinës. /rel

    Top Channel

  • Drejtori i Mossad në SHBA, kërkon ndihmë për planin e zhvendosjes së palestinezëve nga Gaza

    Drejtori i Mossad në SHBA, kërkon ndihmë për planin e zhvendosjes së palestinezëve nga Gaza

    Drejtori i Mossad-it izraelit, David Barnea, ka zhvilluar një vizitë të nivelit të lartë në Uashington këtë javë, ku ka kërkuar ndihmën e administratës Trump për të promovuar një plan të ndjeshëm dhe të kontestuar: largimin e një pjese të konsiderueshme të popullsisë palestineze nga Rripi i Gazës, sipas burimeve të kanalit Al Arabiya.
    Gjatë takimeve me zyrtarë amerikanë, Barnea thuhet se ka diskutuar mundësinë që vende të treta të pranojnë qindra mijëra palestinezë si pjesë e një plani të ri që po shqyrton aktualisht qeveria e Izraelit. Sipas raportimeve, në fokus të këtyre përpjekjeve janë Etiopia, Indonezia dhe Libia, vende me të cilat Izraeli po zhvillon bisedime për këtë çështje.
    Ky zhvillim vjen në një moment kur Gaza po përjeton një krizë humanitare të thellë si pasojë e luftës së vazhdueshme. Shkatërrimi i infrastrukturës, mungesa e ndihmës humanitare dhe përplasjet e përgjakshme kanë çuar në zhvendosjen e brendshme të qindra mijëra njerëzve, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e popullsisë është aktualisht në kushte ekstreme mbijetese.
    Plani për transferimin e palestinezëve jashtë Gazës ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar, pasi kujton idetë e spastrimeve të mëparshme demografike në rajon. Organizatat për të drejtat e njeriut dhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar e kanë konsideruar këtë qasje si të rrezikshme dhe potencialisht shkelje të së drejtës ndërkombëtare, duke paralajmëruar për pasoja të mëdha humanitare dhe politike.
    Qeveria izraelite nuk e ka konfirmuar zyrtarisht ekzistencën e një plani të tillë, por disa deklarata të mëparshme të kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ministrave të kabinetit të tij kanë lënë të kuptohet se Izraeli po shqyrton “alternativa të ndryshme afatgjata” për Gazën pas përfundimit të luftës.
    Për momentin, nuk dihet se çfarë përgjigjeje i është dhënë kërkesës së Mossad-it nga pala amerikane, megjithatë administrata Trump ka mbajtur një qasje më pak kritike ndaj politikave të Izraelit në Gaza krahasuar me administratat e mëparshme.
    Kjo lëvizje e re diplomatikisht komplekse pritet të ndezë debate të forta në arenën ndërkombëtare dhe të shtojë edhe më tej tensionet në Lindjen e Mesme.

  • Mossad paralajmëron iranianët: Qëndroni larg Gardës Revolucionare për sigurinë tuaj

    Mossad paralajmëron iranianët: Qëndroni larg Gardës Revolucionare për sigurinë tuaj

    Shërbimi sekret izraelit, Mossad, ka lëshuar një paralajmërim të pazakontë drejtuar qytetarëve iranianë, duke u kërkuar atyre të qëndrojnë larg anëtarëve të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), për të shmangur rrezikun ndaj jetës së tyre, përcjell Jerusalem Post. Njoftimi është bërë publik të premten pasdite përmes një postimi në gjuhën perse në llogarinë e re të Mossad-it në platformën X/Twitter.
    Në mesazhin e publikuar, Mossad liston disa këshilla sigurie, duke përfshirë shmangien e zyrtarëve të lartë të IRGC-së, bazave ushtarake të kësaj force, veçanërisht nëse dëgjohet një zhurmë që i ngjan një kositëseje bari nga qielli, si dhe automjeteve që i përkasin regjimit.
    Gjithashtu, qytetarëve u këshillohet të largohen menjëherë nëse një anëtar i IRGC-së merr papritur një telefonatë ose mesazh në telefonin e tij personal – një paralajmërim që i kujton operacionin e njohur të Mossad në Liban në shtator të vitit 2024, kur pajisje shpërthyese u aktivizuan në mënyrë të fshehtë përmes “pager-ëve”, duke shkaktuar viktima të shumta në radhët e Hezbollahut.
    Në fund të deklaratës, Mossad thekson:
    “Ju duhet ta dini se ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që të mos ju ndodhë asgjë. Lufta jonë është me regjimin shtypës të Republikës Islamike, jo me qytetarët.”

  • Vijojnë sulmet mes Izraelit dhe Iranit, raketat iraniane godasin selinë e Mossad-it

    Vijojnë sulmet mes Izraelit dhe Iranit, raketat iraniane godasin selinë e Mossad-it

    Agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim e Iranit ka postuar një seri fotosh që, sipas saj, tregojnë selinë e agjencisë së inteligjencës, Mossad të Izraelit në flakë.

    Tasnim, duke cituar Trupat e Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC), thotë se Mossad u godit nga raketat iraniane.
    “Luftëtarët e Forcës Hapësinore të IRGC-së, në një operacion së fundmi, pavarësisht pranisë së sistemeve shumë të përparuara të mbrojtjes, goditën qendrën e inteligjencës ushtarake të Izraelit”, shkruan agjencia në Telegram.
    Izraeli nuk ka komentuar mbi sulmin e supozuar ndaj Mossad-it, dhe kufizimet qeveritare nënkuptojnë se disa vende të synuara nuk mund të raportohen nga mediat izraelite.

    Top Channel

  • Vijojnë sulmet mes Izraelit dhe Iranit, raketat iraniane godasin selinë e Mossad-it

    Vijojnë sulmet mes Izraelit dhe Iranit, raketat iraniane godasin selinë e Mossad-it

    Agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim e Iranit ka postuar një seri fotosh që, sipas saj, tregojnë selinë e agjencisë së inteligjencës, Mossad të Izraelit në flakë.

    Tasnim, duke cituar Trupat e Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC), thotë se Mossad u godit nga raketat iraniane.
    “Luftëtarët e Forcës Hapësinore të IRGC-së, në një operacion së fundmi, pavarësisht pranisë së sistemeve shumë të përparuara të mbrojtjes, goditën qendrën e inteligjencës ushtarake të Izraelit”, shkruan agjencia në Telegram.
    Izraeli nuk ka komentuar mbi sulmin e supozuar ndaj Mossad-it, dhe kufizimet qeveritare nënkuptojnë se disa vende të synuara nuk mund të raportohen nga mediat izraelite.

    Top Channel

  • Një legjion i huaj agjentësh dyfish sekret: Arabë dhe vajza, kush ishin të infiltruarit e Mossad-it në Iran

    Një legjion i huaj agjentësh dyfish sekret: Arabë dhe vajza, kush ishin të infiltruarit e Mossad-it në Iran

    pamje nga operacioni

    IRAN-Për të identifikuar liderët ushtarakë, shkencëtarët dhe vendet për të goditur, inteligjenca izraelite përdori burra dhe gra të integruar në mënyrë perfekte në Iran. Një legjion i huaj agjentësh dyfish sekret, sepse ata u rekrutuan larg Izraelit: këta janë ekzekutorët pa emër që thuhet lejuan Mossad-in të depërtonte në rrugët e Teheranit dhe shkretëtirat e bazave të raketave, duke i lejuar ata të gjenin rezidencat e njerëzve dhe shkencëtarëve kryesorë të regjimit që punuan për bombën atomike.
    Burra dhe veçanërisht vajza, të përzgjedhur në vende që nuk ngjallin dyshime dhe të trajnuar për vite përpara se të hyjnë në veprim. Hipoteza u formulua në vitin 2021, kur dronët e nisur nga territori iranian i vunë flakën një qendre kërkimore bërthamore.
    Konfirmimi erdhi vitin e kaluar, kur një rrjet spiunësh izraelitë u arrestua në Turqi: ata ishin kryesisht qytetarë palestinezë ose sirianë, të punësuar nga inteligjenca e shtetit hebre. Të rinjtë që i përkisnin pakicave shiite të Afganistanit, diasporës libaneze dhe ish-republikave sovjetike të Azisë dyshohet se u përzgjodhën për misionet në Iran.
    Përveç tyre, do të kishte evropianë, amerikano-jugorë dhe arabë, të zgjedhur nga qytetarët e vendeve me interesa të forta ekonomike në Teheran, të cilët mund të gjejnë më lehtë strehë.
    Mossad-i fillimisht, shpesh ua besonte operacionet e tij hebrenjve që u rritën në komunitetet evropiane, amerikane ose arabe. Sot edhe ata kanë nevojë për njerëz që janë në gjendje të përshtaten në një komb të mbyllur dhe mosbesues si Republika Islamike.
    Më të mirat ishin vajzat, të afta për t’u ftuar në vilat e të fuqishmëve në kodrat e Teheranit, si dhe në ndërtimin e bombave apo gjuajtjen me saktësi.
    Disa prej tyre, gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes, do të kishin “shënjuar” shtëpitë e krerëve të Pasdaranit me tregues lazer: një gjurmë e ndjekur nga raketat “Spice” të hedhura nga avionët luftëtarët e valës së parë.
    Të tjera shoqëruan në shkretëtirë patrullat e sulmuesve që zbritën nga qielli për të goditur armët kundërajrore vetëlëvizëse nga pas dhe për të shpërndarë retë e dronëve vrasës pranë vendeve të fshehta të raketave balistike. Më pas ato u zhdukën pa gjurmë.
    Prej 72 orësh drejtuesit e teokracisë jetojnë në psikozën e kolonës së pestë: kudo ka arrestime dhe kontrolle.
    Udhëheqësit po kërkojnë furishëm strehimore, por në të njëjtën kohë duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin për të menaxhuar zhvillimet dramatike të situatës: telefonatat dhe bisedat, sado të koduara, bëhen gjurmë elektronike që nuk u shpëtojnë avionëve spiunë të Mossad duke i lejuar ata të drejtojnë agjentët në terren drejt drejtimeve të reja. Me një kthesë të mundshme: tani që ata kanë kontrollin e plotë të ajrit dhe nuk kanë më frikë nga zjarri kundërajror, izraelitët mund të guxojnë të nisin sulmet e parashutistëve kundër bunkerëve të raketave nëntokësore ose laboratorëve bërthamorë, ku bombat nuk mund të depërtojnë.
    Ata kanë bërë tashmë diçka të ngjashme në Siri. Veprimi në tunelet iraniane mund të jetë shumë i rrezikshëm, por nuk duket se ka ndonjë alternativë për të pushtuar bazat e gërmuara në barkun e maleve. Marrë nga La Peppublika.

  • Cilët janë ata që kanë depërtuar si agjentë të Mossad-it në Iran

    Cilët janë ata që kanë depërtuar si agjentë të Mossad-it në Iran

    Një legjion i huaj agjentësh dyfish sekret, sepse ata u rekrutuan larg Izraelit: këta janë ekzekutorët pa emër që thuhet lejuan Mossad-in të depërtonte në rrugët e Teheranit dhe shkretëtirat e bazave të raketave, duke i lejuar ata të gjenin rezidencat e njerëzve dhe shkencëtarëve kryesorë të regjimit që punuan për bombën atomike.
    Burra dhe veçanërisht gra, të përzgjedhur në vende që nuk ngjallin dyshime dhe të trajnuar për vite përpara se të hyjnë në veprim.
    Hipoteza u formulua në vitin 2021, kur dronët e nisur nga territori iranian i vunë flakën një qendre kërkimore bërthamore.
    Konfirmimi erdhi vitin e kaluar, kur një rrjet spiunësh izraelitë u arrestua në Turqi: ata ishin kryesisht qytetarë palestinezë ose sirianë, të punësuar nga inteligjenca e shtetit hebre.
    Të rinjtë që i përkisnin pakicave shiite të Afganistanit, diasporës libaneze dhe ish-republikave sovjetike të Azisë dyshohet se u përzgjodhën për misionet në Iran.
    Përveç tyre, do të kishte evropianë, amerikano-jugorë dhe arabë, të zgjedhur nga qytetarët e vendeve me interesa të forta ekonomike në Teheran, të cilët mund të gjejnë më lehtë strehë.
    Mossad-i fillimisht, shpesh ua besonte operacionet e tij hebrenjve që u rritën në komunitetet evropiane, amerikane ose arabe. Sot edhe ata kanë nevojë për njerëz që janë në gjendje të përshtaten në një komb të mbyllur dhe mosbesues si Republika Islamike.
    Më të mirat do të ishin vajzat, të afta për t’u ftuar në vilat e të fuqishmëve në kodrat e kryeqytetit, si dhe në ndërtimin e bombave apo gjuajtjen me saktësi.
    Disa prej tyre, gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes, do të kishin “shënjuar” shtëpitë e krerëve të Pasdaranit me tregues lazer: një gjurmë e ndjekur nga raketat “Spice” të hedhura nga avionët luftëtarët e valës së parë.
    Të tjera shoqëruan në shkretëtirë patrullat e sulmuesve që zbritën nga qielli për të goditur armët kundërajrore vetëlëvizëse nga pas dhe për të shpërndarë retë e dronëve vrasës pranë vendeve të fshehta të raketave balistike. Më pas ato u zhdukën pa gjurmë.
    Prej 72 orësh drejtuesit e teokracisë jetojnë në psikozën e kolonës së pestë: kudo ka arrestime dhe kontrolle.
    Udhëheqësit po kërkojnë furishëm strehimore, por në të njëjtën kohë duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin për të menaxhuar zhvillimet dramatike të situatës: telefonatat dhe bisedat, sado të koduara, bëhen gjurmë elektronike që nuk u shpëtojnë avionëve spiunë të Mossad duke i lejuar ata të drejtojnë agjentët në terren drejt drejtimeve të reja.
    Me një kthesë të mundshme: tani që ata kanë kontrollin e plotë të ajrit dhe nuk kanë më frikë nga zjarri kundërajror, izraelitët mund të guxojnë të nisin sulmet e parashutistëve kundër bunkerëve të raketave nëntokësore ose laboratorëve bërthamorë, ku bombat nuk mund të depërtojnë.
    Ata kanë bërë tashmë diçka të ngjashme në Siri. Veprimi në tunelet iraniane mund të jetë shumë i rrezikshëm, por nuk duket se ka ndonjë alternativë për të pushtuar bazat e gërmuara në barkun e maleve./Corriere della Sera