Tag: moskë

  • Stuhi tropikale në Moskë, rrugët përmbyten nga uji

    Stuhi tropikale në Moskë, rrugët përmbyten nga uji

    Ndërkohë që pjesa më e madhe e Euroëps ëhstë ëprfshirë nga valët e të “nxehtit afrikan” dhe tempraturat po shënojnë rekorde të reja, Moska është përfshirë nga një stuhi e pazakontë shiu, ku ekspertët e kanë cilësuar si “rrebesh tropikal”.

    Mediat ruse bëjnë me dije se branda pak orësh në Moskë ka rënë një sasi shiu e cila zakonisht bie për dy javë, e për pasojë janë përmbytur rrugët si dhe kalimet nëntokësore.

    ⚡️🌩️In Moscow, a “tropical” downpour has begun

    In just a few hours, the city has already received half of its monthly rainfall. Underground walkways, shopping malls, and parking lots have been flooded. pic.twitter.com/XxzSsdFQn1

    — NEXTA (@nexta_tv) July 15, 2025
    Po ashtu bëhet me dije se autoritet kanë nisur punën për tëndihmuar qytetarët e bllokuar në tunelet nëntokësore.
    Nuk raportohet për pesona të lënduar.

  • Ministri iranian në Moskë, Rusia nuk ofron mbështetje ushtarake për Iranin?!

    Ministri iranian në Moskë, Rusia nuk ofron mbështetje ushtarake për Iranin?!

    Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, është në Moskë, në pritje të zhvillojë bisedime kritike me Presidentin Vladimir Putin vetëm 48 orë pas sulmit madhor amerikan ndaj objekteve kryesore bërthamore të Iranit.

    Izraeli nisi sulme ajrore ndaj programit ushtarak dhe bërthamor të Republikës Islamike në fillim të këtij muaji, dhe Teherani është përgjigjur me breshëritë e veta të raketave dhe dronëve.
    Dhjetëra civilë janë vrarë në të dy vendet që nga fillimi i përballjes ajrore. Por teksa Moska  i ka dënuar sulmet izraelite dhe amerikane, ajo nuk i ka ofruar ndihmë ushtarake Teheranit dhe i ka minimizuar angazhimet e saj sipas një marrëveshjeje partneriteti strategjik të nënshkruar me Iranin në fillim të këtij viti.
    “Në këtë situatë të re të rrezikshme… konsultimet tona me Rusinë sigurisht që mund të jenë me rëndësi të madhe“, u citua të thoshte Araghchi për median shtetërore ruse pas mbërritjes së tij në Moskë. Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA e Iranit raportoi të dielën se Araghchi do të takohej me Putinin dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë për të diskutuar “zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare pas agresionit ushtarak nga Shtetet e Bashkuara dhe regjimi sionist kundër Iranit”.
    Fillimisht, Putini pati hedhur idene e ndërmjetësimit në këtë konflikt, por të premten, ai u duk se u tërhoq nga këto përpjekje, duke thënë se thjesht po “sugjeronte një ide” pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e hodhi poshtë rolin e Kremlinit në zgjidhjen e krizës.

    Top Channel

  • Irani kërkon të gjejë shpëtim në Rusi? Ministri i Jashtëm mbërrin në Moskë për t’u takuar me Putin

    Irani kërkon të gjejë shpëtim në Rusi? Ministri i Jashtëm mbërrin në Moskë për t’u takuar me Putin

    Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, mbërriti të dielën në Moskë për të zhvilluar konsultime me presidentin rus Vladimir Putin pas sulmeve amerikane ndaj objekteve kyçe bërthamore, raportoi agjencia Fars News.
    Më herët, Ministria e Jashtme ruse deklaroi se “dënon fuqishëm” sulmet e SHBA-së, duke i quajtur një “vendim të papërgjegjshëm” që “shkel në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare”, pavarësisht se vetë Moska e ka shkelur vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare përmes luftës së saj të paprovokuar dhe të vazhdueshme në Ukrainë.
    “Bëjmë thirrje për t’i dhënë fund agresionit dhe për përpjekje të shtuara në krijimin e kushteve për kthimin e situatës në një rrugë politike dhe diplomatike,” tha ministria, duke paralajmëruar se sulmet amerikane nënkuptojnë “një raund të rrezikshëm përshkallëzimi” që rrezikon të “dëmtojë më tej” sigurinë në rajon.
    Kujtojmë se Rusia dhe Irani nënshkruan një “marrëveshje partneriteti gjithëpërfshirës” në janar, duke forcuar aleancën e tyre strategjike, edhe pse marrëveshja nuk përfshin detyrimin për mbrojtje të ndërsjellë në rast sulmi ndaj njërës palë.

  • Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

    Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

    Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin, sipas një raporti nga agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA.
    Abbas Araghchi e quajti Rusinë një “mik të Iranit” në një konferencë për shtyp në Stamboll pasi SHBA-të sulmuan tre nga centralet bërthamore të Iranit.
    Në lidhje me përgjigjen e Iranit, ai tha se “Të gjitha opsionet janë në tryezë”. Më tej ai u shpreh se “Do të zhvilloj një diskutim me ta se si duhet të vazhdojë.”
    Rusia është një ndër aleatët më të fuqishëm të Iranit.

  • BE “gëlltit” fjalët e veta, i jep 51.7 milionë euro Serbisë, ja si Brukseli po miraton në heshtje shkeljet e Beogradit

    BE “gëlltit” fjalët e veta, i jep 51.7 milionë euro Serbisë, ja si Brukseli po miraton në heshtje shkeljet e Beogradit

    Marsela SHYTIA
    Komisioni Evropian pagoi dje pasdite në llogarinë e qeverisë serbe këstin e parë prej 51.7 milionë eurosh si parafinancim nga Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor. Komisioni kishte planifikuar ta bënte pagesën shumë kohë më parë, por, sipas burimeve diplomatike në Bruksel, po priste që përshtypjet negative të zbuteshin pas vizitës së Presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Moskë dhe pjesëmarrjes në paradën e Putinit më 9 maj. Kjo pagesë vërteton se paralajmërimet e BE-së ndaj Serbisë se “do të ketë pasoja” nëse Vuçiç shkonte në Moskë ishin thjesht të shtëna nga një pushkë bosh dhe se BE-ja në fakt nuk ka ndërmend ta sanksionojë Serbinë për bashkëpunimin me Rusinë.
    Vizita në Moskë
    Vuçiç ishte një nga të paktët udhëheqës evropianë që mori pjesë në paradën ushtarake të Ditës së Fitores të Vladimir Putinit më 9 maj, një vendim që zyrtarët e BE-së kishin paralajmëruar se “nuk do të merrej lehtë”. Në prag të udhëtimit, Brukseli aludoi për pasojat: një zyrtar estonez i BE-së tha hapur se nëse Vuçiç do të shkonte në Moskë, “pasoja është se ata nuk do të bashkohen me Bashkimin Evropian”. Ministrat e jashtëm evropianë gjithashtu e ngritën çështjen, duke e bërë “shumë të qartë” se pjesëmarrja e Vuçiçit në paradën e Putinit do të shkelte pritjet e BE-së në një kohë të agresionit të Rusisë në Ukrainë. Pavarësisht këtyre paralajmërimeve të ashpra, Vuçiç vazhdoi të shfaqej përkrah Putinit në Sheshin e Kuq, madje duke dërguar trupa serbe për të marshuar në paradë.
    Lidhjet me Rusinë
    Ironikisht, pikërisht ditën që mbërriti pagesa e BE-së, zyrtarët serbë po i dyfishonin lidhjet me Rusinë. Nenad Popoviç, Ministri i Serbisë përgjegjës për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar, mori pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut (SPIEF) dhe theksoi publikisht angazhimin e Serbisë për forcimin e lidhjeve tregtare dhe energjetike me Moskën . Popović njoftoi në Shën Petersburg se Serbia “duhet” të ndërtojë një central bërthamor dhe të vazhdojë bashkëpunimin e saj strategjik me Rusinë për furnizimet me naftë dhe gaz për të përmbushur nevojat energjetike të Serbisë. Ai falënderoi Rusinë për ndihmën e saj thelbësore në sigurimin e gazit natyror të lirë “sidomos tani në këtë moment të vështirë”, duke vënë në dukje se gjatë krizës së fundit energjetike në Evropë, Gazprom ia dorëzoi të gjithë gazin e kontraktuar Serbisë në kohë dhe me çmimin më të ulët në Evropë.  Ai deklaroi hapur se heqja dorë nga energjia ruse nën presionin perëndimor për Serbinë do të ishte “çmenduri”, “një plumb në këmbën e popullit tonë”, siç e tha ai.
    Miratimi i heshtur
    Pagesa e BE-së për Serbinë do të thotë gjithashtu se BE-ja ka konfirmuar “sjelljen konstruktive” të Serbisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, pasi ky është një parakusht specifik për marrjen e ndihmës nga kjo paketë. Dhe ky konfirmim nga BE-ja duket kontradiktor, sepse vendet e BE-së në disa raste kanë shprehur keqardhjen e tyre për mungesën e përparimit në normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e marrëveshjeve të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Brukseli nuk i pezulloi bisedimet e pranimit të Serbisë në BE, as nuk vendosi ndonjë sanksion zyrtar ndaj bashkëpunimit të Beogradit me Rusinë, një rezultat që sugjeron se paralajmërimet e mëparshme të BE-së ishin retorikë boshe. Në fakt, vetë Parlamenti Evropian ka shprehur zhgënjim për këtë butësi. Në një rezolutë të miratuar në maj 2025, Parlamenti “shpreh keqardhje” që Serbia ende refuzon të përputhet me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe “i bën thirrje BE-së të rishqyrtojë shkallën e ndihmës financiare të ofruar për Serbinë” nëse qëndrimi pro-Moskës i Beogradit vazhdon. Pavarësisht qortimeve të tilla, Komisioni Evropian duket se nuk është i gatshëm të përdorë leva financiare.
     
     

  • Bisedimet SHBA-Rusi zhvendosen në Moskë, ndërsa tensionet për Ukrainën rriten

    Bisedimet SHBA-Rusi zhvendosen në Moskë, ndërsa tensionet për Ukrainën rriten

    Bisedimet midis SHBA-së dhe Rusisë për marrëdhëniet dypalëshe do të zhvendosen nga Stambolli në Moskë, njoftoi ambasadori rus në Uashington, Alexander Dartsiev. Ai theksoi se rikthimi i marrëdhënieve mes dy vendeve mbetet larg, për shkak të pengesave nga “shteti i thellë” amerikan dhe opozita në Kongres.

    Ndërkaq, këshilltari i Kremlinit, Vladimir Medinsky, paralajmëroi se nëse Ukraina refuzon kushtet e Moskës për paqe, do të humbasë më shumë territore. Ai shtoi se Rusia preferon paqen, por do të reagojë nëse Ukraina vazhdon të ndjekë interesa të huaja.
    Pas sulmeve të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake ruse më 1 qershor, Rusia minimizoi dëmet, duke deklaruar se forca e saj ajrore strategjike nuk është dobësuar ndjeshëm. Zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov tha se avionët e dëmtuar do të riparohen dhe se shumica nuk janë pjesë e arsenalit bërthamor.

    Gjithashtu, Rusia ofroi ndihmë për largimin e materialit bërthamor nga Irani për të ndihmuar në arritjen e marrëveshjes me SHBA-në.
    /vizionplus.tv

  • Bisedimet SHBA-Rusi zhvendosen në Moskë, shkak tensionet në Ukrainë

    Bisedimet SHBA-Rusi zhvendosen në Moskë, shkak tensionet në Ukrainë

    Bisedimet SHBA-Rusi për të zgjidhur çështjet në marrëdhëniet e tyre dypalëshe do të zhvendosen nga Stambolli në Moskë

    Lajmi u konfirmua nga ambasadori i ri i Moskës në Uashington për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS.
    “Rivendosja e marrëdhënieve ruso-amerikane është ende shumë larg. Mund të konfirmoj se negociatat e ardhshme të delegacionit do të zhvillohen në një të ardhme shumë të afërt në Moskë “, tha ambasadori Alexander Dartsiev për TASS.
    Kërcënime të reja për Kievin
    Këshilltari i Kremlinit, Vladimir Medinsky, tha se nëse Ukraina nuk pranon kushtet e Moskës për t’i dhënë fund luftës, atëherë Kievi do të humbasë më shumë territor.
    “Me Rusinë, është e pamundur të zhvillosh një luftë të gjatë. Ne duam paqe, por nëse Ukraina vazhdon të udhëhiqet nga interesat kombëtare të të tjerëve, atëherë thjesht do detyrohemi të përgjigjemi”, tha Medinsky për WSJ, duke përmendur luftën 21-vjeçare të Rusisë me Suedinë në shekullin e 18-të si provë se vendi lulëzon në konflikte të zgjatura.

    Top Channel

  • Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

    Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

    Errol Musk, babai i sipërmarrësit miliarder të teknologjisë Elon Musk, udhëtoi për në Moskë për të marrë pjesë në “Forumin e së Ardhmes 2050”, të organizuar nga ideologu rus Alexander Dugin, sipas një raporti nga kanali rus REN TV.
    Errol Musk ishte në listën e folësve, së bashku me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, oligarkun Konstantin Malofeyev, prezantuesen e njohur të televizionit shtetëror Ekaterina Andreeva dhe politikanë perëndimorë që kanë folur në favor të ideologjisë së Dugin dhe doktrinës së “Epokës Ruse”.
    Duke folur për mediat ruse, Errol Musk kritikoi të birin për përballjen e tij publike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke e quajtur qëndrimin e Elonit “të gabuar”. “Ata kanë kaluar nëpër një stres të jashtëzakonshëm për pesë muaj. Lërini të qetësohen për pak kohë”, tha ai, duke iu referuar Trump dhe ekipit të tij.
    “Ata duhet të kishin hequr qafe opozitën, të kishin rivendosur normalitetin, të përqendroheshin në çështjet e përditshme. Ata janë të rraskapitur, nuk është e paarsyeshme që gjëra të tilla të ndodhin”, shtoi ai.
    Babai i Elonit shprehu bindjen e tij se mosmarrëveshja nuk është serioze dhe vlerësoi se do të zgjidhet së shpejti. Siç tha ai, djali i tij “nuk i lejon demokratët të zbatojnë idetë e tyre idiote”.
    Lëvdata për rusët dhe Putinin
    Në një intervistë me një rrjet televiziv rus, Errol Musk i vlerësoi rusët, duke i quajtur ata “disa nga njerëzit më të zgjuar në botë”. Ai gjithashtu përsëriti deklaratat që kishte bërë në prill për BBC-në, ku kishte thënë se familja e tij “ka një shkallë admirimi” për udhëheqësin rus Vladimir Putin. “Nëse e shikoni Putinin si person, jashtë kontekstit të politikës botërore, është e vështirë të mos ndjeni respekt”, kishte thënë ai. Kur gazetari i BBC-së i kujtoi se Putini e filloi luftën në Ukrainë, Errol u përgjigj: “Vetëm koha do ta tregojë se kush e filloi vërtet”.

  • Babai i Elon Musk i ftuar në forumin Dugin në Moskë, komenton debatin e të birit: Ai bëri një gabim me Trumpin

    Babai i Elon Musk i ftuar në forumin Dugin në Moskë, komenton debatin e të birit: Ai bëri një gabim me Trumpin

    Errol Musk, babai i sipërmarrësit miliarder të teknologjisë Elon Musk, udhëtoi për në Moskë për të marrë pjesë në “Forumin e së Ardhmes 2050”, të organizuar nga ideologu rus Alexander Dugin, sipas një raporti nga kanali rus REN TV.

    Errol Musk ishte në listën e folësve, së bashku me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, oligarkun Konstantin Malofeyev, prezantuesen e njohur të televizionit shtetëror Ekaterina Andreeva dhe politikanë perëndimorë që kanë folur në favor të ideologjisë së Dugin dhe doktrinës së “Epokës Ruse”.
    Duke folur për mediat ruse, Errol Musk kritikoi të birin për përballjen e tij publike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke e quajtur qëndrimin e Elonit “të gabuar”. “Ata kanë kaluar nëpër një stres të jashtëzakonshëm për pesë muaj. Lërini të qetësohen për pak kohë”, tha ai, duke iu referuar Trump dhe ekipit të tij.

    Elon Musk’s father Erol Musk just landed in Moscow to visit Dugin’s “forum of the future 2050” (Tsargrad Institute) what is happening from 9-10 June 2025
    Event with speakers list: https://t.co/iexu2xNEWO https://t.co/em2OPRvYCp pic.twitter.com/BQlRXaDc06
    — Simsala 🪄 (@SimsalaMaya) June 7, 2025

    “Ata duhet të kishin hequr qafe opozitën, të kishin rivendosur normalitetin, të përqendroheshin në çështjet e përditshme. Ata janë të rraskapitur, nuk është e paarsyeshme që gjëra të tilla të ndodhin”, shtoi ai.
    Babai i Elonit shprehu bindjen e tij se mosmarrëveshja nuk është serioze dhe vlerësoi se do të zgjidhet së shpejti. Siç tha ai, djali i tij “nuk i lejon demokratët të zbatojnë idetë e tyre idiote”.
    Lëvdata për rusët dhe Putinin
    Në një intervistë me një rrjet televiziv rus, Errol Musk i vlerësoi rusët, duke i quajtur ata “disa nga njerëzit më të zgjuar në botë”. Ai gjithashtu përsëriti deklaratat që kishte bërë në prill për BBC-në, ku kishte thënë se familja e tij “ka një shkallë admirimi” për udhëheqësin rus Vladimir Putin. “Nëse e shikoni Putinin si person, jashtë kontekstit të politikës botërore, është e vështirë të mos ndjeni respekt”, kishte thënë ai. Kur gazetari i BBC-së i kujtoi se Putini e filloi luftën në Ukrainë, Errol u përgjigj: “Vetëm koha do ta tregojë se kush e filloi vërtet”.

    Top Channel

  • Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

    Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

    Shtetasi amerikan, Joseph Tater është larguar nga Rusia, pasi është mbajtur në Moskë prej gushtit të vitit të kaluar, nën akuzat për abuzim të stafit të hotelit – çka ai e ka mohuar – dhe më pas është zhvendosur në një klinikë psikiatrike, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve TASS.
    Tater është ndaluar në Moskë më 12 gusht 2024, nën akuzën e “huliganizmit” dhe është mbajtur në burg për 15 ditë. Ndalimi i është vazhduar pasi Komiteti rus i Hetimeve, ka nisur të hetojë një akuzë më serioze, atë të përdorimit të dhunës kundër një zyrtari policor.
    Më 6 prill, një gjykatë e ka urdhëruar Taterin të zhvendoset nga një qendër ndalimi për trajtim të detyrueshëm psikiatrik. Sipas medias shtetërore, gjykata ka thënë se ai nuk është penalisht përgjegjës për veprimet e tij, pasi është diagnostikuar me çrregullime mendore.
    Sipas TASS-it, Tater është lëshuar prej klinikës psikiatrike më 6 qershor.
    Disa burime kanë thënë për agjencinë ruse se klinika nuk ka pasur arsye që të mbajë Taterin dhe e ka liruar për trajtim jospitalor.
    TASS ka thënë se Tater nuk është më në Rusi, por që nuk dihet vendndodhja e tij
    Ambasada amerikane në Moskë dhe as Departamenti amerikan i Shtetit nuk kanë komentuar për këtë rast.
    Më herët, agjencia e lajmeve Reuters e ka cituar një burim të Kremlinit të ketë thënë se Tater ka qenë njëri prej nëntë amerikanë që po mbahen në Rusi, që Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar t’i përfshijnë në këmbim të të burgosurve.
    Ky informacion ka ardhur pasi këshilltari i Kremlinit për politikë të Jashtme, Yuri Ushakov ka thënë se këmbimi është diskutuar mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në bisedën e tyre telefonike të zhvilluar më 20 maj.
    Uashingtoni dhe Moska veçse i kanë kryer dy këmbime të të burgosurve, prej kur Trump e ka nisur mandatin në janar.
    Në prill, shtetasja ruso-amerikane, Ksenia Karelina, e cila ishte burgosur në Rusi për dhënie donacioni prej 51 dollarësh për një qendër bamirësie ukrainase, por me bazë në SHBA, është liruar në këmbim të Arthur Petrovit, shtetas gjermano-rus, që dyshohet të ketë eksportuar mikroelektronikë sensitive.
    Në shkurt, Shtetet e Bashkuara e kanë liruar kriminelin kibernetik rus, Aleksandr Vinnik në këmbim të mësuesit amerikan, Marc Fogel.