Tag: moskë

  • 210 vjet më parë, më 14 shtator 1812,  një javë pas Betejës së Borodinos, Ushtria e Napoleon Bonapartit hyn në Moskë

    210 vjet më parë, më 14 shtator 1812, një javë pas Betejës së Borodinos, Ushtria e Napoleon Bonapartit hyn në Moskë

    Jahja Drancolli

    210 vjet më parë, më 14 shtator 1812, një javë pas Betejës së Borodinos (7 shtator 1812), Ushtria e Napoleon Bonapartit (Grande Armée) hyn në Moskë. Aty qëndruan një muaj, vetëm një pjesë e vogël e ushtarëve u kthyen në shtëpi!

    Moska! Moska! “Të gjithë shpejtuan hapin e tij; trupat nxituan të çrregullt; dhe e gjithë ushtria, duke duartrokitur, përsëriti me furi: ‘Moskë! Moskë!’ ashtu si marinarët thërrasin ‘Tokë! tokë!’ në përfundim të një udhëtimi të gjatë dhe të mundimshëm.”

    Simbolikisht, ishte një humbje e madhe për Perandorinë Ruse, sepse Moska ishte kryeqyteti i saj i vjetër (para se të zhvendosej në Shën Petersburg). Natyra dramatike e ngjarjeve që lidhen me pushtimin francez të Moskës u përshkrua nga konti Leo Tolstoy në romanin e tij të famshëm “Lufta dhe Paqja”, si dhe historianët, Adam Zamoyski, Philippe-Paul de Segur, e ndonjë tjetër!

  • Letrat sekrete: Historitë e ushtarakëve shqiptarë dhe grave ruse në vitet ’50 – Nga Alqi Koçiko

    Letrat sekrete: Historitë e ushtarakëve shqiptarë dhe grave ruse në vitet ’50 – Nga Alqi Koçiko

    Ata vinin nga lufta. Shumica dërrmuese ishin vërtet me origjinë “gjysmë opinge”. Edhe ndonjë që vinte nga familje në gjendje më të mirë ekonomike, e kishte tretur pasurinë. Ndërkohë që kush “kishte parë botë me sy” numërohej me gishtat e dorës, ishte mëse e kuptueshme që metamorfoza në të mirë dhe në të keq, e ushtarakëve shqiptarë që konunizmi i dërgoi të studionin në shkollat e famshme të Bashkimit Sovjetik, të binte shumë në sy.

    Ky grup i madh njerëzish që i dha tonin luftës në terrenin shqiptar, do të bënte të njëjtën gjë edhe për atë pjesë të Luftës së Ftohtë që i ra për hise Shqipërisë. U kthyen për të komanduar ushtrinë e vendit të tyre, shijuan lavdinë dhe mundimet, pakënaqësitë dhe gradat, e shumë prej tyre në fund edhe e pësuan. Arsyeja tashmë dihet: Miku i madh u shndërrua në armikun e madh.

    Por dramat në të tilla raste marrin përmasa të shumëfishuara, aq më tepër kur kalojnë nga plani profesional në atë njerëzor e personal. Sepse për ta, ndarja e Enverit nga Hrushovi, prishja e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik dhe shumicën e vendeve të kampit socialist, nënkuptonte automatikisht ndarjen e grave të tyre ruse.

    Thika e ironisë shkon edhe më thellë: Ndokush, para se të vendoste të lidhte jetën me romancën e vet ruse, ishte divorcuar nga bashkëshortja e mëparshme shqiptare.

    Arsimim në BS

    Nevoja urgjente e qeverisë së re të dalë nga lufta për kuadro të mirëfilltë ushtarakë, ashtu si dhe për profesionistë civilë të fushave të ndryshme, e kishte gjetur zgjidhjen: arsimimin në shkollat e Lindjes, e kryesisht në Bashkimin Sovjetik. Padyshim se përzgjedhja e elementëve ishte skrupuloze, ndërsa kriteret kokë e këmbë politike.

    Komandantë të shquar të luftës, më pas drejtues kryesorë të shtetit, duke filluar që nga Mehmet Shehu, studiuan në “Harvardin” sovjetik të shkollave ushtarake, akademia “Voroshillov”, ku përgatiteshin oficerë madhorë të Shtabit të Përgjithshëm.

    Menjëherë më pas vinte akademia “Frunze”, që prodhonte drejtues brigadash e divizionesh të këmbësorisë; akademia “Zhukovsko” për aviacionin; akademia “Xherxhinski”; akademia “Stalin” e tankeve etj. Me përjashtim të atyre të “Voroshillovit” dhe “Frunzes”, pjesa dërrmuese e studentëve shqiptarë duhej ta fillonin studimin nga shkolla bazë ushtarake, “Uçilishçe”, e ndarë sipas degëve dhe ku starti i parë ishte mësimi i gjuhës. Paskëtaj vinte Kursi i Oficerëve dhe më pas Akademia, si faza më e lartë.

    Por e gjithë kjo, siç rezulton nga disa dokumente të Arkivit Qëndror të Ushtrisë publikuar për herë të parë nga DITA, përkthehej në rreptësinë shembullore të shkollës sovjetike të kombinuar hidhët me acarin famëkeq të dimrit rus, diçka e panjohur qoftë edhe për partizanët e djeshëm të maleve të Shqipërisë.

    Ja çfarë thotë një raport i atasheut jetëgjatë ushtarak të Shqipërisë në Moskë, Sadik Bocaj:

    “Veçanërisht ajo që i ka goditur më shumë ka qenë disiplina shumë e fortë. Tanët nuk ishin mësuar me disiplinë të atillë ndaj dhe u dukej e tmerrshme, e aq më tepër që ishte dimër, këta s’ishin mësuar me një të ftohtë të tillë Rusie. Këta s’ishin mësuar me u ba gati për dy minuta e me dalë në rresht… me ba paraqitjen karshi eprorëve në rregull; këta s’ishin mësuar me ba roje, me fshi e me la dyshemenë e nevojtoret.”

    Shumë raporte të Sadik Bocajt dhe të ndihmësit të tij Vasil Skorovoti (ky i fundit dërgonte raporte të veçanta edhe mbi punën e shefit të vet, si pjesë e misionit të tij special), flasin për Bashkimin Sovjetik ideal për të cilin studentët shqiptarë kishin dëgjuar aq shumë, përballë BS-së së zymtë të realitetit, për çmimet e larta e varfërinë e pasluftës, për hajdutët e xhepave që të vidhnin para syve e për ushqimin e keq të mensave ushtarake. Por nëse për shumëçka ish-partizanët do të zhgënjeheshin nga nëna e madhe Rusi, ky zhgënjim do të kompensohej nga një element i vetëm: Vajzat ruse.

    Letër e vitit 1957

    Drejtoria e Kuadrit në ministrinë tonë të Mbrojtjes i dërgon mesazh atasheut ushtarak në Moskë:

    “Bashkë me këtë shkresë ju dërgojmë letrën e shoqes Shpresa Lufo, me anën e së cilës ankohet për bashkëshortin e saj, kursant Riza Lufo, i cili studion në shkollën e Marinës Leningrad, mbasi nuk ka marrë letra qysh prej nji vjeti, dhe se në fund e ka njoftuar për divorc. Çështja e tij të shikohet seriozisht dhe me kthimin e letrës të na njoftohet përfundimi”.

    Kontakti i shqiptarëve me vajzat ruse ka shkaktuar edhe të tjera drama të këtij lloji, duke bërë që autoritetet shqiptare të përballeshin me një problem të panjohur më parë. Martesa me shtetas të huaj nuk ishte parashikuar, ndërsa më vonë iu gjet një procedurë e ndërlikuar.

    Reagimet e para, gjithsesi ishin të rrepta, siç kumton kjo letër e vitit 1951 nënshkruar nga Haxhi Lleshi, drejtori i Personelit në ministrinë e Mbrojtjes Popullore:

    “Kapter Idajet Kokaj, që është për studime ushtarake në Bashkimin Sovjetik, i ka drejtuar një lutje kësaj drejtorie për të ndërhyrë pranë organeve kompetente sovjetike, për të lejuar që të martohet me një vajzë sovjetike. Të lajmërohet i naltëpërmenduri se detyra e parë e tij është kryejë me përpikmëni detyrat që i janë ngarkuar nga Partija, Komandanti Suprem dhe Populli duke dalë me rezultate të mira në mësime dhe të përfitojë sa më tepër nga eksperienca e çmushme sovjetike. Sa i përket martesës së tij dhe shokëve të tjerë, komanda i ka parasysh kërkesat e tyre…”

    Ishin vitet e mjaltit Tiranë-Moskë. Dhe kërkesat për nuset nga vendi i largët, nisën të rrjedhin lumë nga viti në vit. Vajzat ruse paraqiteshin në ambasadën shqiptare në Moskë me kërkesat e tyre, ndërsa oficerët shqiptarë drejtonin lutje në Tiranë. Dokumentet që duheshin plotësuar, përbëheshin nga:

    -Lutje e të interesuarit bashkë me një biografi të tij;-biografia e hollësishme e vajzës së huaj dhe adresa e saktë e saj;-certifikatë shëndeti dhe certifikatë nënshtetësie;-certifikatë gjyqësore dhe mirësjelljeje (çka nënkuptonte qëndrimin e saj politik).

    Nëse dosja miratohej, njoftohej Ministria e Jashtme shqiptare që kontaktonte me homologen e saj sovjetike. Por interesant është fakti që të paktën deri në vitin 1951, as qeveria e Moskës nuk ishte e gatshme të lejonte martesën me shtetas të huaj, përfshi dhe shqiptarë.

    Vajzat ruse paraqiteshin grupe-grupe pranë legatës sonë dhe paraqisnin kërkesat: Valentina Kovaliova për Nako Papavangjelin, Ana Derera për Thanas Gjiknurin, Lidia Perestjuk për Zenel Minarollin, Ludmilla Sitnik për Vaskë Kostën, Galina Vinokurova, për Raqi Sellon, Tatjana Llomejko për Areteo Konomin, Irena Onokjenko për Peço Polenën, Sjagadjat Aitova për Vasil Gjikondin, Ludmilla Denisovoj për Vasil Priftin… dhe listat janë të gjata.

    Sigurisht, shumica e kërkesave, pas një fluksi të tillë, filluan të miratohen dhe nisën të realizohen martesat. Nadja me Rako Germenin, Beba me Arqile Papadhimitrin, Gojogana me Gligor Konomin, Galina me Shaban Reçin, Veronika me Mujo Sokolin, Valentina me Qamil Podën, Nona me Stavri Qeleshin, Lida me Skënder Godon, Aleksandra me Shaqir Kapexhiun…

    Studentët shqiptarë në Simferopol, Rjazan, Kiev, Harkov, Saratov, Leningrad, Moskë etj, kishin gjetur jo thjesht ngushëllimin, por gëzimin e tyre të jetës. Dhe jo vetëm ata që u martuan, por shumë të tjerë e gjenin rrezen e dritës për të dalë nga zymtësia e jetës së rreptë ushtarake, pikërisht në marrëdhëniet e tyre jashtë shkollës,me femrat ruse.Përshkrime të bollshme të kësaj epike ka dhënë Kadare në veprat e tij, ashtu siç dihet tashmë martesa e parë dhe e hidhur e Dritëroit të madh me gruan e vet ruse, më të cilën pati dhe një fëmijë, Arjanin.

    Por ana e nëndheshme e kësaj medaljeje, ishin raportet e fshehta që komandantët e grupeve të studentëve përgatisnin për sjelljet e shokëve të tyre, ku përveç ecurisë në mësime dhe “jetës së partisë”, rradhiteshin të gjithë “shkarjet”, pra angazhimi sipas tyre i tepruar me femrat.

    Ja një raport i hershëm i vitit 1946, i Sadik Bocajt:

    “Nga elementet më të padisiplinuar janë Kapiten Stavri Qeleshi dhe Toger Xhemal Shehu, të cilët qysh gjatë udhëtimit për në BS, në Rumani ndahen nga shokët duke mbetur pas vajzash…”

    Ai u kërkon në një tjetër letër, secilit prej përgjegjësve të grupeve të dërgojnë një raport të hollësishëm çdo muaj, “edhe më shpesh po e patë të nevojshme”. Më tej, gjithmonë do të ketë ndonjë denoncim për shkelje të leje-daljes, për ofendim të eprorëve, e deri për vjedhje rublash mes njëri-tjetrit. Sigurisht, argëtimi kërkon para.

    Por me afrimin e viteve ‘60-të, situata do të ndryshonte kryekëput. Përfaqësuesi i Shqipërisë pranë Traktatit të Varshavës, Dilaver Poçi, i shkruan ministrit Beqir Balluku në 23 tetor 1961, mbi ankesat e shumta për thyerje disipline që gjenerali sovjetik Gusiev i kishte rreshtuar në drejtim të studentëve shqiptarë, sidomos atyre që studionin në Krasnodar dhe Rjazan.

    Ftohja mes dy vendeve tashmë ishte fakt i kryer dhe në diskutim ishte ndërprerja e studimeve dhe kthimi në atdhe.

    Shumë domethënëse është letra “tepër sekret” e gjeneral Halim Ramohitos ( i dëbuar shumë shpejt nga Bashkimi Sovjetik si non grata), dërguar Tiranës:

    “Më 1 janar 1961, në 38 akademitë e shkollat ushtarake të BS, kemi gjithsejt 876 ushtarakë, nga këta 594 kursantë dhe 282 oficera. Të ministrisë së Mbrojtjes janë 759, të Ministrisë së Punëve të Brendshme 117”.

    Dhe Ramohito flet për qëndrimin e drejtë politik të shqiptarëve, ndërkohë që në fjalorin politik dypalësh dëgjoheshin rëndom termat “revizionist”, “tradhëtar” dhe “kokëfortët shqiptarë”.Por ajo çka e meriton vërtet logon “sekrete” vijon më poshtë:

    “Kemi rreth 10 ushtarakë që kërkojnë me insistim të martohen këtu. Megjithë shpjegimet tona, këta shokë nuk binden. Numri i tyre mund të jetë dhe më i madh… Nga eksperienca që kemi, të gjithë rastet e këqija që kemi këtu me ushtarakët e kanë bazën në marrëdhëniet me vajzat… Çështja e martesave po merr edhe karakter politik. Kemi kohët e fundit dy raste. Kursant Luan Çakërrin, siç e dini, e kthyem në Shqipëri pa dhënë provimet shtetërore sepse kishte pëshpëritur që ‘nuk kthehem në Shqipëri pa gruan’. Këtij gjoja i dhamë leje për në Shqipëri, për të rregulluar çështjen e martesës dhe mbeti aty. Edhe kapterin e Marinës Idrizi donim ta kthenim se në Baku u lidh me një vajzë dhe i la mësimet fare. Ai erdhi këtu në Moskë dhe fshehurazi na iku nga hoteli për në Leningrad. Atje e kapëm dhe e shoqëruam për në Moskë e prej andej për në Shqipëri…”

    Dikur shiheshin me zili, por më pas erdhën ditët që martesat ruse të ishin mallkimi i oficerëve shqiptarë. Disa u ndanë, disa e mbrojtën shoqen e jetës. Siç është rasti i vlonjatit Hamdi Arapi që nuk u nda nga Raja: “Rrobaqepëse ishte në BS, rrobaqepëse është në Vlorë. Ç’të keqe ju ka bërë?”, do t’u thërriste ai në fytyrë autoriteteve shqiptare. Pas vitit 1992, ai shkoi në vendlindjes e të shoqes në Borisoglepsk, ku ndodhet edhe shkolla e famshme e aviacionit “Çkallov”.

    Por shumë gra, me dhe pa fëmijë, u kthyen në atdheun e tyre, ndërsa shumica e oficerëve të brezit sovjetik do ta pësonin njëri pas tjetrit, sepse tashmë shkollimi në BS shihej si “njollë në biografi”. Nga ushtarakët më të lartë deri tek kapterët, do të niste pastrimi i radhëve të ushtrisë dhe kinezërimi i saj.

  • Zoja arbëreshë që ndryshoi Rusinë (Moskovin)

    Zoja arbëreshë që ndryshoi Rusinë (Moskovin)

    Zoje Paleologu, e njohur edhe si princesha Sofia, lindi rreth vitit 1448, nga i ati Thoma Paleologu prej Konstandinie, despot i Moresë (1409-1465), nga e ëma Katarina Zaharia, një fisnike prej Korfuzi (1411-1462). Zoje, apo princesha Sofia, vdiq më 7 prill 1503 në Moskë, nga shkaqe dhe në rrethana të panjohura. Ajo u martua me Gjon Vasilin e Rusisë (Ivan III Vasilyevich, 1440-1505) më 12 nëntor 1472, në Moskë. Kjo ishte një martesë e imponuar nga Papa i Romës për interesa strategjike fetare, pas dy përpjekjeve të dështuara të mëparshme për martesën e Zojës me personalitete të tjerë. Zoje lindi në një familje princërish të njohur, me tradita fetare ortodokse, por më vonë ajo u konvertua në besimin e krishterë katolik, meqë u rrit në oborrin e Papës, i cili u përkujdes për familjen e saj të mbetur, që nuk e pranuan sundimin e Perandorisë Osmane. Më 1460, Morea u morr me forcë nga ushtritë e Perandorisë Osmane të udhëhequra nga Sulltan Mehmedi II- Pushtuesi.

    Ceremonia e martesës së Zoje Paleologut, sipas traditave fetare u bë më 1 qershor 1472, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Moskë, ku thuhet se Princi i madh Ivani III nuk ishte i pranishëm, por ishin përfaqësuesi i tij. Midis të ftuarve në ceremoni ishin Clarice Orsini, gruaja e Lorencos së Madhërishëm, sundimtarit të Firences dhe Mbretëresha Katerina e Bosnjës. Si prikë (pajë) Zoja (tani princeshë Sofia) mori 6 000 dukat.** Nga kjo martesë thuhet se Zoje lindi 15 fëmijë.

    Zoje Paleologu, e njohur edhe si princesha Sofia (1448, More – 1503, Moskë)

    Një rol të këtillë e kanë luajtur edhe gra të tjera të fuqishme me prejardhje arbërore-shqiptare, si princesha e Vllahisë dhe Moldavisë (më parë Besia-Besarabia), Elena Gjika, princesha Fevzije Fuad e Egjiptit, më vonë mbretëreshë e Iranit, nga familja mbretërore e dinastisë së Mehmed Ali Pashës së Egjiptit, me prejardhje shqiptare nga Kavalla, etj.

    Me këtë rast, vlen të përmendet se, tre shekuj më vonë, një personalitet tjetër me prejardhje shqiptare nga një familje prej Korfuzi, Jani Kapadistria (Ioannis Kapodistrias), më 1809 hyri në shërbim të Aleksandrit I të Rusisë. Misioni i tij i parë i rëndësishëm, në nëntor 1813, ishte si ambasador jozyrtar rus në Zvicër, me detyrën për të ndihmuar në shkëputjen e vendit nga dominimi francez i imponuar nga Napoleoni. Ai u angazhua dhe siguroi unitetin, pavarësinë dhe neutralitetin e Zvicrës, të cilat u garantuan zyrtarisht nga Fuqitë e Mëdha, dhe ndihmoi në mënyrë aktive përpilimin e një kushtetute të re federale për 19 kantonet, që ishin shtetet përbërëse të Zvicrës, me statuse personale. Në vitet 1816–1822 ka qenë Ministër i Punëve të Jashme i Rusisë, ndërsa pas Kryengritjes Arvanite dhe pavarësimit të Greqisë, në vitet 1822 – 1831 ka udhëhequr me shtetit e Greqisë, së pari kryeministër dhe pastaj Kryetar i parë i shtetit të Greqisë. Këto fakte janë të rëndësishme të dihen nga shqiptarët, për shkak të ndikimeve të mëvonshme të aleancës së shteteve ortodokse, Rusisë-Greqisë dhe shteteve të tjera satelite të tyre, në lidhje me fatin e popullit shqiptar gjatë dy shekujve të fundit.

    * Deri në vitin 1547 Rusia nuk njihej me këtë emër por si Principatë e Moskovit, ndërsa më vonë e përvetësoi këtë emër (Rusi-nga Rasia-Rascia) sipas emrit të mëhershme të shtetit Rusia e Kievit, e emëruar kështu nën ndikimin e traditës fetare të Rasisë dardane (Shih edhe krahinën e lashtë me këtë emër mes Kaukazit të Madh dhe Detit të Zi: Rasia – Rascia- Rachia në jug të Kaukazit, ku atëkohë kishin ndikim të fuqishëm autoriteti dhe predikimet fetare të Shën Hieronimit, Shën Niketë Dardanit dhe Shën Konstandinit të Madh, predikime kryesisht sipas Biblës Besiane, në të folmen e fiseve pellazge-ilire të Trakisë, të cilën e flisnin dhe kuptonin shumica e banorëve vendës përreth Detit të Zi, në Anadolli, viset poshtë Kaukazit, si në gjithë Gadishullin e Ilirisë.

    Nga Prof.Dr. Abdulla Mehmeti, Tetovë – Shkurt 2022.

  • Emisari amerikan në Moskë para skadimit të afatit të SHBA-së për armëpushim në Ukrainë

    Emisari amerikan në Moskë para skadimit të afatit të SHBA-së për armëpushim në Ukrainë

    Steve Witkoff dhe Vladimir Putin

    MOSKË- I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka arritur në Moskë më 6 gusht, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë rusë. Vizita e emisarit amerikan zhvillohet vetëm dy ditë para se të skadojë afati që Shtëpia e Bardhë i ka vendosur Rusisë për të bërë përparim drejt një armëpushimi me Ukrainën.
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar vendosjen e tarifave ndaj eksporteve ruse dhe sanksioneve dytësore ndaj vendeve që vazhdojnë të blejnë naftë nga Rusia – masa që synojnë të rrisin presionin mbi Moskën për t’i dhënë fund luftës së nisur në shkurt të vitit 2022. Masat dytësore, sipas zyrtarëve amerikanë, do të shënjestronin kryesisht Kinën dhe Indinë – blerëset më të mëdha të naftës ruse.
    Pas nisjes së udhëtimit të Witkoffit për në Moskë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina i ka propozuar Rusisë “qetësi në qiell” – pa sulme me raketa apo dronë, dhe pa goditje ndaj infrastrukturës civile apo energjetike. Trump, i cili kohëve të fundit ka shprehur gjithnjë e më shumë pakënaqësi ndaj Putinit, paralajmëroi javën e kaluar se “do të ketë sanksione, por ata duket se janë mjaft të mirë në shmangien e tyre”.
    Trump tha gjithashtu se do të rrisë “në mënyrë të konsiderueshme” tarifat ndaj Indisë, për shkak të vazhdimit të blerjeve të naftës ruse nga ky shtet.
    I pyetur më 3 gusht se cili është mesazhi që Witkoff do t’ia përcjellë Moskës dhe nëse Rusia mund të shmangë sanksionet, Trump u përgjigj shkurt: Po, të bëjnë një marrëveshje që ndalon vrasjet.
    Kremlini ka dhënë pak detaje për vizitën. Zëdhënësi Dmitry Peskov deklaroi më 4 gusht se “ne gjithmonë e mirëpresim zotin Witkoff në Moskë… Ky është një kontakt i rëndësishëm dhe i dobishëm”.
    Në një deklaratë tjetër për agjencinë ruse TASS, Peskov tha se përmirësimi i marrëdhënieve SHBA–Rusi do të kërkojë kohë, për shkak të “inercisë” dhe mungesës së takimeve të drejtpërdrejta ndërmjet presidentëve Putin dhe Trump. Presidenti Trump ka bërë të ditur më 14 korrik se i ka dhënë Rusisë 50 ditë kohë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, në të kundërtën do të vendosen tarifa të ashpra ndaj eksporteve ruse. Më pas, ai e zhvendosi afatin për më herët – më 8 gusht. Afati i ri erdhi në një periudhë me sulme të ashpra në Ukrainë. Më 31 korrik, mbi 300 dronë rusë goditën Kievin, duke vrarë të paktën 31 persona. Po ashtu, forcat ukrainase kanë shtuar sulmet ndaj infrastrukturës ruse.
    Disa analistë paralajmërojnë se kërcënimet ndaj Kinës për importet e saj të naftës nga Rusia mund të kenë efekt të kundërt dhe të çojnë në rritje të çmimeve globale të energjisë.
    Megjithatë, sipas analistit politik Alexander Morozov nga Universiteti Charles në Pragë, Shtetet e Bashkuara duan që çdo vendim të merret përpara vizitës së planifikuar të Putinit në Pekin, ku ai pritet të takohet me udhëheqësin kinez, Xi Jinping.
    “Shtetet e Bashkuara synojnë të hyjnë në samitin e APEC-ut më 31 tetor me një marrëveshje tregtare me Kinën dhe, në mënyrë ideale, me një pozicion të përbashkët edhe për luftën në Ukrainë”, tha Morozov. Në të njëjtën kohë, Trump ka deklaruar se ka lëvizur në rajone të caktuara nëndetëse me kapacitet bërthamor. Ai tha më 1 gusht se ky vendim u mor pas “deklaratave jashtëzakonisht provokuese” nga ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev./REL

  • I dërguari i SHBA në Moskë, dy ditë para afatit për armëpushim

    I dërguari i SHBA në Moskë, dy ditë para afatit për armëpushim

    I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ndodhet në Moskë, ku pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë rusë. Vizita e tij vjen vetëm dy ditë përpara përfundimit të afatit të vendosur nga Shtëpia e Bardhë, i cili kërkon nga Moska hapa konkretë drejt një armëpushimi me Ukrainën.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar masa të reja ndëshkuese ndaj Rusisë nëse nuk arrihet përparim në këtë drejtim. Këto masa përfshijnë vendosjen e tarifave mbi eksportet ruse dhe sanksione dytësore ndaj vendeve që vazhdojnë të blejnë naftë nga Rusia, një lëvizje që synon të rrisë presionin ndaj Kremlinit për t’i dhënë fund luftës që nisi në shkurt të vitit 2022.
    Zyrtarët amerikanë kanë theksuar se sanksionet dytësore do të fokusohen kryesisht tek Kina dhe India, të cilat janë blerëset më të mëdha të naftës ruse.

    Ndërkohë, pas nisjes së udhëtimit të Witkoff drejt Moskës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri të ditur se Ukraina i ka propozuar Rusisë një nismë për “qetësi në qiell”, që nënkupton ndalimin e sulmeve ajrore me raketa apo dronë, si dhe ndaljen e goditjeve ndaj infrastrukturës civile dhe energjetike.
    /vizionplus.tv

  • I dërguari amerikan arrin në Moskë para skadimit të afatit të SHBA-së për armëpushim në Ukrainë

    I dërguari amerikan arrin në Moskë para skadimit të afatit të SHBA-së për armëpushim në Ukrainë

    I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka arritur sot në Moskë, u pritet të takohet me zyrtarë të lartë rusë.

    Vizita e emisarit amerikan zhvillohet vetëm dy ditë para se të skadojë afati që Shtëpia e Bardhë i ka vendosur Rusisë për të bërë përparim drejt një armëpushimi me Ukrainën.
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar vendosjen e tarifave ndaj eksporteve ruse dhe sanksioneve dytësore ndaj vendeve që vazhdojnë të blejnë naftë nga Rusia – masa që synojnë të rrisin presionin mbi Moskën për t’i dhënë fund luftës së nisur në shkurt të vitit 2022.
    Masat dytësore, sipas zyrtarëve amerikanë, do të shënjestronin kryesisht Kinën dhe Indinë – blerëset më të mëdha të naftës ruse.
    Pas nisjes së udhëtimit të Witkoffit për në Moskë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina i ka propozuar Rusisë “qetësi në qiell” – pa sulme me raketa apo dronë, dhe pa goditje ndaj infrastrukturës civile apo energjetike.
    Trump, i cili kohëve të fundit ka shprehur gjithnjë e më shumë pakënaqësi ndaj Putinit, paralajmëroi javën e kaluar se “do të ketë sanksione, por ata duket se janë mjaft të mirë në shmangien e tyre”.
    Trump tha gjithashtu se do të rrisë “në mënyrë të konsiderueshme” tarifat ndaj Indisë, për shkak të vazhdimit të blerjeve të naftës ruse nga ky shtet.
    I pyetur më 3 gusht se cili është mesazhi që Witkoff do t’ia përcjellë Moskës dhe nëse Rusia mund të shmangë sanksionet, Trump u përgjigj shkurt: “Po, të bëjnë një marrëveshje që ndalon vrasjet”.
    Kremlini ka dhënë pak detaje për vizitën. Zëdhënësi Dmitry Peskov deklaroi më 4 gusht se “ne gjithmonë e mirëpresim zotin Witkoff në Moskë… Ky është një kontakt i rëndësishëm dhe i dobishëm”.
    Në një deklaratë tjetër për agjencinë ruse TASS, Peskov tha se përmirësimi i marrëdhënieve SHBA–Rusi do të kërkojë kohë, për shkak të “inercisë” dhe mungesës së takimeve të drejtpërdrejta ndërmjet presidentëve Putin dhe Trump.
    Presidenti Trump ka bërë të ditur më 14 korrik se i ka dhënë Rusisë 50 ditë kohë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, në të kundërtën do të vendosen tarifa të ashpra ndaj eksporteve ruse. Më pas, ai e zhvendosi afatin për më herët – më 8 gusht.
    Afati i ri erdhi në një periudhë me sulme të ashpra në Ukrainë. Më 31 korrik, mbi 300 dronë rusë goditën Kievin, duke vrarë të paktën 31 persona. Po ashtu, forcat ukrainase kanë shtuar sulmet ndaj infrastrukturës ruse.
    Disa analistë paralajmërojnë se kërcënimet ndaj Kinës për importet e saj të naftës nga Rusia mund të kenë efekt të kundërt dhe të çojnë në rritje të çmimeve globale të energjisë.
    Megjithatë, sipas analistit politik Alexander Morozov nga Universiteti Charles në Pragë, Shtetet e Bashkuara duan që çdo vendim të merret përpara vizitës së planifikuar të Putinit në Pekin, ku ai pritet të takohet me udhëheqësin kinez, Xi Jinping.
    “Shtetet e Bashkuara synojnë të hyjnë në samitin e APEC-ut më 31 tetor me një marrëveshje tregtare me Kinën dhe, në mënyrë ideale, me një pozicion të përbashkët edhe për luftën në Ukrainë”, tha Morozov.
    Në të njëjtën kohë, Trump ka deklaruar se ka lëvizur në rajone të caktuara nëndetëse me kapacitet bërthamor. Ai tha më 1 gusht se ky vendim u mor pas “deklaratave jashtëzakonisht provokuese” nga ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev./Rel

    Top Channel

  • Trump nuk tërhiqet/ I dërguari amerikan arrin në Moskë, a do arrijë të bindë Putin për paqe?

    Trump nuk tërhiqet/ I dërguari amerikan arrin në Moskë, a do arrijë të bindë Putin për paqe?

  • Nis gjykimi për masakrën e Moskës/ 19 të akuzuar për sulmin me 149 viktima që tronditi Rusinë

    Nis gjykimi për masakrën e Moskës/ 19 të akuzuar për sulmin me 149 viktima që tronditi Rusinë

    Në Moskë nis gjykimi ndaj 19 personave që akuzohen për përfshirje në sulmin në sallën e koncerteve në Moskë vitin e kaluar, kur u vranë 149 persona.

    Persona të armatosur hynë në sallën e koncerteve, Crocus City Hall, më 22 mars të vitit të kaluar, hapën zjarr dhe më pas ia vunë flakën ndërtesës.

    Ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse në historinë e Rusisë. Qindra persona u plagosën.

    Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS) mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës.

    Këtta sulmues të dyshuar – të gjithë nga Taxhikistani, një ish-republikë sovjetike në Azinë Qendrore – dhe 15 persona të tjerë akuzohen se kanë marrë pjesë në këtë sulm, përballen me gjykim.

    Tri seancat e para dëgjimore u zhvilluan javën e kaluar, sipas ueb-faqes të gjykatës në Moskë.

    Sulmi tronditi Rusinë, shtet që ka nisur pushtimin e Ukrainës fqinje më 2022.

    Pavarësisht se IS-i mori përgjegjësinë, Rusia e implikoi Ukrainën në këtë sulm, një akuzë që Kievi e quajti të pabazë dhe absurde.

    Gati gjysma e viktimave humbën jetën për shkak të thithjes së tymit dhe monoksidit të karbonit e jo nga armët e zjarrit, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS.

    Sulmi nxiti një valë ksenofobie ndaj migrantëve nga Azia Qendrore në Rusi. /rel

  • Sulmi terrorist me 149 viktima në sallën e koncerteve, Rusia nis gjykimi ndaj 19 persona të akuzuar

    Sulmi terrorist me 149 viktima në sallën e koncerteve, Rusia nis gjykimi ndaj 19 persona të akuzuar

    Në Moskë nis gjykimi ndaj 19 personave që akuzohen për përfshirje në sulmin në sallën e koncerteve në Moskë vitin e kaluar, kur u vranë 149 persona.

    Persona të armatosur hynë në sallën e koncerteve, Crocus City Hall, më 22 mars të vitit të kaluar, hapën zjarr dhe më pas ia vunë flakën ndërtesës.
    Ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse në historinë e Rusisë. Qindra persona u plagosën.
    Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS) mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës.
    Këtta sulmues të dyshuar – të gjithë nga Taxhikistani, një ish-republikë sovjetike në Azinë Qendrore – dhe 15 persona të tjerë akuzohen se kanë marrë pjesë në këtë sulm, përballen me gjykim.
    Tri seancat e para dëgjimore u zhvilluan javën e kaluar, sipas ueb-faqes të gjykatës në Moskë.
    Sulmi tronditi Rusinë, shtet që ka nisur pushtimin e Ukrainës fqinje më 2022.
    Pavarësisht se IS-i mori përgjegjësinë, Rusia e implikoi Ukrainën në këtë sulm, një akuzë që Kievi e quajti të pabazë dhe absurde.
    Gati gjysma e viktimave humbën jetën për shkak të thithjes së tymit dhe monoksidit të karbonit e jo nga armët e zjarrit, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS.
    Sulmi nxiti një valë ksenofobie ndaj migrantëve nga Azia Qendrore në Rusi. /rel

    Top Channel

  • Terror ajror mbi Rusi/ 142 dronë ukrainas rrëzohen brenda një nate, 27 vetëm në Moskë

    Terror ajror mbi Rusi/ 142 dronë ukrainas rrëzohen brenda një nate, 27 vetëm në Moskë

    Mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar të paktën 142 dronë gjatë natës dhe mëngjesin e së dielës, teksa forcat ukrainase kanë sulmuar Moskën, thanë zyrtarët rusë.
    Ende nuk ka informacione nëse nga këto sulme të raportuara ka viktima apo edhe detaje për përmasat e dëmeve të shkaktuara.
    Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se të paktën 27 dronë u rrëzuan mbi rajonin e Moskës. Rreth dhjetë rajone të tjera u shënjestruan, kryesisht Brijansku dhe Kursku – që gjenden në kufi me Ukrainën – tha kjo ministri.
    Kryetari i Moskës, Sergey Sobyanin, tha se ekipet e shpëtimit janë dislokuar në zonat ku kanë rënë copëzat e dronëve të shkatërruar.
    Për shkak të sulmit ukrainas, fluturimet nga katër aeroporte në Moskë u ndërprenë përkohësisht, sipas autoritetit rus të aviacionit, Rosaviatsija.
    Një ditë më parë, Ukraina po ashtu sulmoi Rusinë me dronë, ndërkaq forcat e Moskës po ashtu sulmuan me qindra dronë dhe raketa qytetet ukrainase.
    Ukraina – që po përballet me luftën e nisur nga Rusia më 2022 – po synon që të shkatërrojë linjat e furnizimeve ushtarake përmes sulmeve që po kryen në rajonet kufitare ruse./REL