Tag: moskë

  • Analizë/ Varret e fshehta në Moskë, 1 mln ushtarë të vdekur prej luftës?

    Analizë/ Varret e fshehta në Moskë, 1 mln ushtarë të vdekur prej luftës?

    Artikull i La Repubblica, nga Marta Serafini
    Për të përshkruar ushtarët rusë të vrarë në Çeçeni, gazetarja e njohur Anna Politkovskaja përdorte një term që në gjuhën e saj nënkuptonte “material njerëzor”.
    Sot, humbjet e ushtrisë ruse në Ukrainë kanë kaluar shifrën e 1 milion personave.
    Sipas të dhënave më të fundit të shtabit të përgjithshëm të Kievit, deri tani 1 099 530 ushtarë janë dërguar nga Kremlini drejt vdekjes, kryesisht në Donbass. Për autoritetet ruse, këto viktima “nuk ekzistojnë”, pasi Moska nuk publikon statistika të sakta.

    Media të pavarura si Mediazona, në bashkëpunim me BBC-në ruse dhe ekipet e vullnetarëve, kanë nisur të krijojnë lista emërore të ushtarëve të vrarë, duke u mbështetur në postime në rrjetet sociale, lajme lokale dhe njoftime zyrtare.
    Sipas këtyre llogarive, të paktën 130 150 ushtarë rusë kanë humbur jetën në luftën kundër Ukrainës.
    Varre që frikësojnë
    Ndërsa fotografitë e varrezave ukrainase janë publike, pamjet nga varrezat ruse janë të rralla.
    Së fundmi, një video nga Myski në rajonin Kemerovo ka treguar rreshta të gjatë varresh, duke lënë të kuptohet përmasa e vërtetë e humbjeve. Banori që filmon pamjet shprehet:
    Numri i të vdekurve do t’ju shokojë. Kur të zbulojmë të vërtetën, e gjithë Rusia do të tmerrrohet!

    Rrethe dhe qytete të prekura
    Database-i i Mediazonës tregon se humbjet janë më të larta në Baschiria, Tatarstan, rajonin e Ekaterinburgut, por edhe në Moskë. Shifrat tregojnë se numri i oficerëve të vrarë ka rënë nga 10% në fazat fillestare të pushtimit në 2-3% në fund të vitit 2024, duke reflektuar përdorimin më të madh të rekrutëve vullnetarë me mortalitet të lartë.
    Taktika të reja në fushëbetejë
    Analistë si Michael Kofman theksojnë se Rusia ka ndryshuar taktikat për të minimizuar humbjet nga dronët ukrainas: sulmet me kolona të mëdha të blinduara janë zvogëluar dhe sulmet kryhen tani nga grupe të vogla që lëvizin natën ose gjatë perëndimit të diellit. Këto taktika pasqyrojnë influencën e grupit mercenar Wagner dhe përdorimin e “materialit njerëzor” nga të sëmurët dhe të dënuarit.

    Në këtë mënyrë, lufta në Ukrainë ka kthyer armët ruse në një makineri që shfrytëzon jetët njerëzore në shkallë masive, duke krijuar një tragjedi që Moska preferon ta mbajë të fshehur.

  • Zelensky e quan Putinin terrorist dhe refuzon propozimin për takim në Moskë: Nëse do, le të vijë në Kiev

    Zelensky e quan Putinin terrorist dhe refuzon propozimin për takim në Moskë: Nëse do, le të vijë në Kiev

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë një interviste foli për vendimin e tij për të refuzuar ofertën e Putin.
    Presidenti rus e ftoi të udhëtonte drejt Moskës për të diskutuar një marrëveshje të mundhsme paqeje.
    “Nuk mund të shkoj në Moskë kur vendi im është nën sulme me raketa çdo ditë. Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e këtij terroristi”, tha presidenti ukrainas, duke shtuar: “Ai mund të vijë në Kiev”.

    Putini “e di këtë”, shtoi Zelensky.
    Zelensky përsëriti disa herë gjatë intervistës se Putini nuk po kërkon realisht një takim me të, ndërsa ai vazhdon luftën në Ukrainë.
    Presidenti rus kishte thënë të mërkurën se ai “nuk ka qenë kurrë kundër një takimi me Zelenskyn”.
    “Nëse Zelensky është gati, atëherë le të vijë në Moskë”, tha Putin. “Ky takim do të ndodhë”.
    Në të njëjtën kohë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump e ka bërë një takim midis dy udhëheqësve përparësi kryesore si pjesë e përpjekjeve të tij për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje.
    “Përfundimisht, do t’i fus të dy në një dhomë”, i tha ai Fox News në gusht./vizionplus.tv

  • ‘S’mund të shkoj në kryeqytetin e një terroristi!’- Zelensky refuzon propozimin e Putinit për takim në Moskë: Nëse do, le të vijë në Kiev

    ‘S’mund të shkoj në kryeqytetin e një terroristi!’- Zelensky refuzon propozimin e Putinit për takim në Moskë: Nëse do, le të vijë në Kiev

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur për vendimin e tij për të refuzuar ftesën e presidentit rus Vladimir Putin për të udhëtuar në Moskë, ku do të diskutonin një marrëveshje të mundshme paqeje.

    Në një intervistë për ABC News, Zelensky tha se nuk e sheh të mundur një takim në këto kushte.

    “Nuk mund të shkoj në Moskë kur vendi im sulmohet çdo ditë me raketa dhe bombardime. Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e një terroristi”, deklaroi Zelensky. Ai shtoi se, “ai mund të vijë në Kiev”, duke iu referuar presidentit rus. Sipas Zelenskyt, Putin e di shumë mirë këtë.

    Gjatë intervistës, presidenti ukrainas theksoi disa herë se Putin nuk ka një interes të vërtetë për të realizuar një takim, duke qenë se lufta në Ukrainë vazhdon ende.

    Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin kishte deklaruar më herët se “kurrë nuk ka qenë kundër një takimi me Zelenskyn”.

    “Nëse Zelensky është i gatshëm, le të vijë në Moskë”, kishte thënë Putin të mërkurën. “Ky takim do të ndodhë”, kishte shtuar ai.

    Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur si prioritet të tij një takim mes dy liderëve, në përpjekje për të ndërmjetësuar për një marrëveshje paqeje.

    “Në fund, do t’i fus të dy në një dhomë”, kishte deklaruar Trump në gusht për Fox News.

    Trump kishte planifikuar organizimin e një takimi trepalësh mes SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës gjatë samitit që zhvilloi muajin e kaluar në Alaskë me presidentin Putin. Ai më pas deklaroi se një takim dypalësh mes Putinit dhe Zelenskyt do të pasonte pasi presidenti ukrainas të vizitonte Shtëpinë e Bardhë.

    “Takimi trepalësh do të ndodhë”, theksoi Trump javën e kaluar në një intervistë për The Daily Caller. “Për dypalëshin, nuk jam i sigurt”, shtoi ai.

  • ‘Le të vijë në Moskë’/ Kremlini përsërit ftesën e Putinit për Zelenskyn: Nuk është thirrur për t’u dorëzuar, por për negociata

    ‘Le të vijë në Moskë’/ Kremlini përsërit ftesën e Putinit për Zelenskyn: Nuk është thirrur për t’u dorëzuar, por për negociata

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky nuk është ftuar në Moskë për t’u dorëzuar, por për të marrë pjesë në negociata.

    Më herët këtë javë, gjatë konferencës së tij për shtyp në Kinë, Presidenti rus Vladimir Putin përsëriti se nuk kishte refuzuar kurrë të negocionte me Kievin ose të takohej me Zelenskyn. Ai paralajmëroi se mbajtja e një samiti “vetëm për hir të takimit” do të ishte një “rrugë pa krye”, por shtoi se nëse Zelensky donte vërtet të fliste, ai thjesht mund të vinte në Moskë.

    Kievi e ka përjashtuar mundësinë e një takimi të tillë. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrey Sibiga, e ka akuzuar Putinin se ka bërë propozime “me vetëdije të papranueshme” , duke pretenduar se Zelensky është gati për një takim në çdo kohë, por jo sipas kushteve të Moskës.

    Duke folur me gazetarët të premten, Peskov shpjegoi se oferta e presidentit rus ishte e sinqertë dhe këmbënguli se ftesa kishte qenë për bisedime. “Ai u ftua në Moskë për të folur, jo për t’u dorëzuar”, tha zëdhënësi i Kremlinit.

    Po atë ditë, gjatë një seance plenare në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok, Putin vuri në dukje se, ndërsa nuk sheh “shumë kuptim” në bisedimet e drejtpërdrejta me Zelenskyn, ai mbetet i hapur për to. “Pala ukrainase dëshiron një takim? Ejani! Ne do të japim sigurinë”, tha ai. Në të njëjtën kohë, ai pranoi se arritja e marrëveshjeve do të ishte “praktikisht e pamundur” në një format të tillë.

    Putin ka këmbëngulur vazhdimisht se çdo samit duhet të jetë si “kuptimplotë” ashtu edhe “i përgatitur mirë” dhe duhet të çojë në rezultate të prekshme. Moska ka theksuar se negociata të tilla do të jenë të zbatueshme vetëm pasi delegacionet nga të dyja palët të kenë hartuar skicat e një marrëveshjeje paqeje.

  • Takimi ‘hidh e prit’ nga Rusia në Ukrainë! Putini e ftoi në Moskë, Zelenskyy ia kthen: Eja në Kiev!

    Takimi ‘hidh e prit’ nga Rusia në Ukrainë! Putini e ftoi në Moskë, Zelenskyy ia kthen: Eja në Kiev!

    Volodymyr Zelenskyy dhe Vladimir Putin

    UKRAINË-Teksa bota pret një takim midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy, liderët e dy vendeve po e bëjnë të “duket i pamundur “. Së fundmi, presidenti ukrainas, Volodimir Zelenskyy e ka refuzuar ftesën e homologut të Rusisë, Vladimir Putin për negociata në Moskë. Zelenskyy ka propozuar me ironi që udhëheqësi rus të shkojë në Kiev.
    “Putini mund të vijë në Kiev… Nuk mund të shkoj në Moskë ndërsa vendi im sulmohet çdo ditë nga Rusia. Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e këtij terroristi. Edhe Putini e kupton këtë. Nëse dikush nuk dëshiron të takohet gjatë kohës së luftës, natyrisht që mund të propozojë diçka që për mua apo për të tjerët është e papranueshme”, deklaroi lideri ukrainas.
    Kujtojmë se Putini e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të udhëtojë askund për të biseduar me Zelenskyyn, por është i hapur për një takim në Moskë.

    Për momentin, Rusia duket se po e ngadalëson përpjekjen e administratës për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftimeve. Ukraina ka hedhur poshtë mundësinë e bërjes së lëshimeve të mëdha territoriale për t’i dhënë fund luftës, ndërsa zyrtarët amerikanë dhe evropianë kanë vazhduar të diskutojnë garancitë e mundshme të sigurisë pas konfliktit për të parandaluar një pushtim tjetër./ZËRI

  • Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

    Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

    “Putini mund të vijë në Kiev… Nuk mund të shkoj në Moskë ndërsa vendi im sulmohet çdo ditë nga Rusia. Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e këtij terroristi. Edhe Putini e kupton këtë”. Janë këto fjalët e presidentit ukrainas Volodimir Zelensky i cili e ka refuzuar ftesën e homologut të Rusisë, Vladimir Putin për negociata në Moskë.
    Gjatë një interviste ABC News, ku ka folur rreth luftës me shtetin rus Zelensky theksoi se propozimin e Putinit e sheh si një mënyrë për të shtyrë një takim të vërtetë.

    “Nëse dikush nuk dëshiron të takohet gjatë kohës së luftës, natyrisht që mund të propozojë diçka që për mua apo për të tjerët është e papranueshme”, pohoi lideri ukrainas.
    Ndërkohë, Putini e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të udhëtojë askund për të biseduar me Zelenskyn, por është i hapur për një takim në Moskë.

  • “Nuk shkoj në Moskë, vendi im nën sulm me raketa çdo ditë”/ Zelensky: Putin të vijë në Kiev

    “Nuk shkoj në Moskë, vendi im nën sulm me raketa çdo ditë”/ Zelensky: Putin të vijë në Kiev

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka refuzuar në mënyrë eksplicite ftesën dhe sfidën e Vladimir Putinit për herë të parë për të udhëtuar në Moskë për një takim ballë për ballë. Gjatë një interviste me transmetuesin amerikan ABC Neës, Zelensky deklaroi se nëse do të kishte ndonjë gjë, udhëheqësi i Kremlinit mund të “vinte në Kiev”.
    “Putin mund të vijë në Kiev. Nuk mund të shkoj në Moskë kur vendi im është nën sulm me raketa çdo ditë. Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e këtij terroristi. Putini e kupton këtë”, i tha Zelensky intervistueses së ABC, Martha Raddatz.
    Një ditë më parë presidenti rus Vladimir Putin i kërkon homologut Volodymyr Zelensky të shkojë në Moskë për bisedime paqeje, duke pretenduar se do të ofrojë siguri për udhëheqësin ukrainas.
     

  • Paqe me kushte ose luftë totale, Putin: Garantojmë 100% sigurinë e Zelenskit po erdhi në Moskë

    Paqe me kushte ose luftë totale, Putin: Garantojmë 100% sigurinë e Zelenskit po erdhi në Moskë

    Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se çdo prani e trupave perëndimore në territorin e Ukrainës do të shihet si shënjestër legjitime për forcat ruse.

    Gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Lindor (EEF) në Vladivostok, ai paralajmëroi se një vendim i tillë do të kishte pasoja serioze për sigurinë ndërkombëtare.
    “Nëse trupat do të shfaqeshin atje, veçanërisht tani gjatë luftimeve, ne i konsiderojmë ato objektiva legjitime. Prania e tyre nuk do të ishte e favorshme për paqen afatgjatë”, tha Putin.
    Putin u shpreh i gatshëm për një takim me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke propozuar Moskën si vendin më të përshtatshëm për zhvillimin e bisedimeve.
    “Nëse pala ukrainase dëshiron vërtet këtë takim, ne jemi gati. Le të vijnë në Moskë. Ne do të garantojmë kushtet e punës dhe sigurinë, 100%,” tha Putin, duke i cilësuar kërkesat e Kievit për zhvillimin e takimit në një vend të tretë si “të tepërta”.
    Putin theksoi se nëse arrihet një marrëveshje për paqe afatgjatë, Rusia do ta respektonte plotësisht, dhe në atë rast, nuk do të kishte asnjë nevojë për praninë e trupave të huaja në territorin ukrainas.
    “Nëse arrihet paqe, qëllimi i pranisë së trupave të huaja zhduket. Askush nuk duhet të dyshojë në përkushtimin tonë për të respektuar marrëveshjet”, deklaroi ai.
     

    Top Channel

  • Putin kërcënon: Trupat perëndimore në Ukrainë janë shënjestra, kërkon bisedime paqeje në Moskë

    Putin kërcënon: Trupat perëndimore në Ukrainë janë shënjestra, kërkon bisedime paqeje në Moskë

    Putini thotë se trupat perëndimore në Ukrainë do të jenë “shënjestra legjitime”, ndërsa përsërit ofertën për të pritur bisedime paqeje në Moskë

    Presidenti rus Vladimir Putin nuk u duk i shqetësuar nga propozimet, duke deklaruar në një forum ekonomik në Vladivostok se çdo trupë perëndimore në Ukrainë do të konsiderohej si “shënjestër legjitime për shkatërrim.”

    “Nëse atje shfaqen trupa, veçanërisht tani gjatë luftimeve, ne veprojmë duke u nisur nga premisa se ato do të jenë shënjestra legjitime,” tha Putin.

    Moska prej kohësh ka hedhur poshtë çdo sugjerim për praninë e trupave të huaja në Ukrainë, duke theksuar se kjo do të ishte e papranueshme dhe do të përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare të saj.

    Putin gjithashtu argumentoi se “nëse merren vendime që çojnë në paqe, në një paqe afatgjatë, atëherë thjesht nuk shoh asnjë kuptim për praninë e tyre në territorin e Ukrainës, pikë,” ndërsa këmbënguli se Rusia do të “respektojë plotësisht” çdo marrëveshje që do të arrihet.

    Presidenti rus përsëriti gjithashtu ofertën e tij e refuzuar më parë për të pritur bisedimet e ardhshme të paqes në Moskë, duke pretenduar se do të “siguronte me siguri kushte pune dhe siguri.”

    (Nuk është e vështirë të kuptohet pse Zelenskyy nuk do ta besonte domosdoshmërisht këtë, duke pasur parasysh historinë mes dy vendeve.)

    Putini gjithashtu dukej se hodhi poshtë sugjerimin për të mbajtur atë takim diku tjetër.

    “Por nëse na thonë: ‘duam të takohemi me ju, por duhet të shkoni diku tjetër për këtë takim’, më duket se këto janë thjesht kërkesa të tepruara ndaj nesh,” tha ai.

  • ‘Ju lutem ejani në Moskë’/ Putin fton Zelenskyn në bisedime: Të premtoj do të jesh i sigurt

    ‘Ju lutem ejani në Moskë’/ Putin fton Zelenskyn në bisedime: Të premtoj do të jesh i sigurt

     Presidenti rus Vladimir Putin i kërkon homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelenskyt të shkojë në Moskë për bisedime paqeje, duke pretenduar se do të ofrojë siguri për udhëheqësin ukrainas. Duke folur në forumin ekonomik në Vladivostok, udhëheqësi rus ka vazhduar të diskutojë luftën e tij në Ukrainë.

    “Pala ukrainase e dëshiron këtë takim dhe e ofron këtë takim. Unë thashë: ‘Jam gati, ju lutem, ejani, patjetër do të sigurojmë kushte për punë dhe siguri’”, tha Putin.

    Udhëheqësi rus pretendon se kjo është një “garanci 100%” dhe thotë se beson që takimi që mbahet në një vend neutral, të palës së tretë, është një “kërkesë e tepërt”.

    “Vendi më i mirë për një takim është kryeqyteti i Federatës Ruse… Moska”, thotë Putin.

    Është një sugjerim që ai e ka bërë vazhdimisht që nga samiti i tij në Alaskë me Donald Trump tre javë më parë, ku presidenti amerikan u përpoq ta bindte atë të takohej me Zelenskyy-n.

    Trump është frustruar nga mungesa e përparimit që atëherë, me Putinin që përpiqet ta portretizojë veten si të hapur ndaj paqes, ndërsa vazhdon të ndjekë luftën./Dosja.al