Tag: moskë

  • Vritet ushtaraku i lartë rus, ekzekutohet në një atentat me shpërthim eksplozivi në Moskë

    Vritet ushtaraku i lartë rus, ekzekutohet në një atentat me shpërthim eksplozivi në Moskë

    Një oficer i lartë ushtarak rus është vrarë këtë të premte përmes një shpërthimi të makinës së tij në Moskë.
    Ky është zyrtari i dytë i lartë ushtarak i Rusisë që ekzekutohet afër vendbanimit të vet në katër muajt e fundit ndërsa edhe metoda e atentatit duket e njëjtë me atë të gjeneralit Kirillov në 2024.
    Pamjet nga kamerat e sigurisë e kanë kapur momentin e shpërthimit, dhe raportet e para tregojnë se lënda plasëse u aktivizuar teksa zyrtari i lartë po futej në makinë.

    Kievi nuk ka komentuar ende për incidentin. Por nëse Ukraina do të merrte autorësinë, kjo do të shkaktonte pakënaqësi të mëdha në Uashington.
    Incidenti vjen teksa në Kremlin zhvillohej takimi i katërt midis Vladimir Putin dhe të dërguarit special të Donald Trump, Steve Uitkof  ku diskutohet marrëveshja e armëpushimit.
    Në qendër të bisedimeve është gadishulli I krimesë të cilin SHBA-të kërkojnë ta njohin zyrtarisht si territor rus.
    Një gjë e tillë është kundërshtuar fortë nga Ukraina./vizionplus.tv

  • Negociatat për paqe, i dërguari i Presidentit Donald Trump takohet në Moskë me Putinin

    Negociatat për paqe, i dërguari i Presidentit Donald Trump takohet në Moskë me Putinin

    Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur një takim me të dërguarin e Presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, në Kremlin, si pjesë e përpjekjeve diplomatike që po intensifikohen për të gjetur një zgjidhje për luftën në Ukrainë.

    Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, konfirmoi takimin, duke thënë: “Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është duke pritur Steve Witkoff, dërguarin e Presidentit Trump, në Kremlin.”

    Konvoji i Witkoff thuhet se ka mbërritur në Kremlin pak para orës 14:00, sipas kohës lokale (12:00 BST). Sipas raportimeve nga Interfax, ai ka pasur një takim me Kirill Dmitriev, dërguarin dhe negociatorin e Putinit për Perëndimin, i cili është gjithashtu CEO i Fondit të Investimeve të Drejtpërdrejta të Rusisë.

    Witkoff ka mbërritur në Moskë këtë mëngjes për herë të katërt për t’u takuar me Putin për krizën e Ukrainës. Sipas raportimeve, ai ka fluturuar nga aeroporti Vnukovo në Moskë, duke ardhur nga Miami.

    Gjithashtu, Witkoff pritet të paraqesë kërkesën e SHBA-së që Rusia të njohë të drejtën e Ukrainës për të ruajtur industrinë e saj ushtarake dhe mbrojtëse si pjesë e një mundësie për marrëveshjen e paqes, sipas burimeve të njohura me negociatat aktuale, që janë cituar nga Bloomberg.

  • BE-ja reagon lidhur me vizitën e Vuçiç në Moskë

    BE-ja reagon lidhur me vizitën e Vuçiç në Moskë

    Bashkimi Evropian (BE) dëshiron të mbështetet te Serbia si një partnere e besueshme dhe është e nevojshme që Beogradi ta sigurojë për kursin e tij strategjik, u tha në Bruksel më 24 prill, pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, konfirmoi se do të udhëtojë për në Moskë për shënimin e Ditës së Fitores.

    Në përgjigje të një pyetjeje të dërguar nga Radio Evropa e Lirë, një përfaqësues i Komisionit Evropian shtoi se Bashkimi Evropian ka qenë plotësisht i qartë me partnerët e tij, përfshirë shtetet kandidate si Serbia.

    “Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të zhvillohen mbi parimin e ‘punës si zakonisht’ me regjimin e Vladimir Putin, veçanërisht pas agresionit të paprovokuar dhe të paarsyeshëm ndaj Ukrainës”, shtoi në përgjigjen e tij të shkruar përfaqësuesi i Zyrës për Zgjerimin dhe Partneritetin Ndërkombëtar, Guillaume Mercier.

    “Me presidentin [e Rusisë, Vladimirin] Putin kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të hapur, të sinqertë dhe miqësore, që nuk është gjithmonë e lehtë dhe e thjeshtë, sepse nuk jemi gjithmonë në një mendje, por besojmë njëri-tjetrit kur themi diçka”, tha Vuçiç.

    Ai gjithashtu shtoi se ka shumë mundësi që në Moskë të udhëtojë vetëm.

    “Ne duam që qeveria Gjuro Macut të paguajë çmimin, dua që ai të ketë mundësinë të punojë me Bashkimin Evropian ashtu siç duhet dhe askush të mos mund t’i thotë asgjë. Ka pak gjasa që ushtria e Serbisë të shkojë sepse do të përballej me sulme dhe sanksione të ndryshme”, deklaroi Vuçiç.

    Ai shtoi se në Moskë do të bisedojë gjithashtu me Putin për një marrëveshje të re për gazin dhe për një zgjidhje për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), të cilës Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur sanksione për shkak se shumica e hisedarëve të kompanisë janë kompani ruse.

    Udhëtimi i parë i presidentit të Serbisë në Rusi, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës para tre vjetësh, u bë publik nga ai në fillim të marsit, pas një bisede telefonike që Vuçiç zhvilloi me Putinin.

    Në deklarimet pasuese, Vuçiç insistoi se nuk e ndryshon vendimin për të vizituar Moskën, pavarësisht faktit se, siç tha ai, Perëndimi mund të përgjigjet me një formë sanksionesh.

    Si kandidate për anëtarësim në BE, Serbia që nga dhjetori i vitit 2021 nuk ka hapur asnjë kapitull bisedimesh.

    Përparimi i saj është bllokuar për shkak të refuzimit që të harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të BE-së dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

  • Vuçiç nuk heq dorë nga Putini, BE-ja reagon lidhur me vizitën e presidenti serb në Moskë

    Vuçiç nuk heq dorë nga Putini, BE-ja reagon lidhur me vizitën e presidenti serb në Moskë

    Bashkimi Evropian dëshiron të mbështetet te Serbia si një partnere e besueshme dhe është e nevojshme që Beogradi ta sigurojë për kursin e tij strategjik, u tha në Bruksel më 24 prill, pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi se do të udhëtojë për në Moskë për shënimin e Ditës së Fitores.
    Në përgjigje të një pyetjeje të dërguar nga mediat, një përfaqësues i Komisionit Evropian shtoi se Bashkimi Evropian ka qenë plotësisht i qartë me partnerët e tij, përfshirë shtetet kandidate si Serbia.
    “Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të zhvillohen mbi parimin e ‘punës si zakonisht’ me regjimin e Vladimir Putin, veçanërisht pas agresionit të paprovokuar dhe të paarsyeshëm ndaj Ukrainës”, shtoi në përgjigjen e tij të shkruar përfaqësuesi i Zyrës për Zgjerimin dhe Partneritetin Ndërkombëtar, Guillaume Mercier.
    Vuçiq deklaroi më 23 prill se nuk ka ndryshuar qëndrim “pavarësisht presioneve” dhe se do të udhëtojë në Moskë më 9 maj, për paradën që do të organizohet për përvjetorin e 80-vjetorit të fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore.
    “Me presidentin Putin kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të hapur, të sinqertë dhe miqësore, që nuk është gjithmonë e lehtë dhe e thjeshtë, sepse nuk jemi gjithmonë në një mendje, por besojmë njëri-tjetrit kur themi diçka”, tha Vuçiç.
    Ai gjithashtu shtoi se ka shumë mundësi që në Moskë të udhëtojë vetëm.
    “Ne duam që qeveria Gjuro Macut të paguajë çmimin, dua që ai të ketë mundësinë të punojë me Bashkimin Evropian ashtu siç duhet dhe askush të mos mund t’i thotë asgjë. Ka pak gjasa që ushtria e Serbisë të shkojë sepse do të përballej me sulme dhe sanksione të ndryshme”, deklaroi ai.
    Udhëtimi i parë i presidentit të Serbisë në Rusi, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës para tre vjetësh, u bë publik nga ai në fillim të marsit, pas një bisede telefonike që Vuçiq zhvilloi me Putinin.

  • “Vuçiç të mos shkojë në Moskë”, BE: Serbia të tregojë se është partnere e besueshme

    “Vuçiç të mos shkojë në Moskë”, BE: Serbia të tregojë se është partnere e besueshme

     Pas konfirmimit të presidentit serb Vuçiç për të vizituar Moskën në ditën e shënimit të fitores, ka ardhur edhe reagimi i Brukselit.
    Komisioni Europian është shprehur se Unioni dëshiron të mbështetet te Serbia si një partnere e besueshme dhe është e nevojshme që Beogradi ta sigurojë BE-në për kursin e tij strategjik.
    “Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të zhvillohen me regjimin e Vladimir Putin, veçanërisht pas agresionit të paprovokuar dhe të paarsyeshëm ndaj Ukrainës,” ka theksuar përfaqësuesi i Zyrës për Zgjerimin dhe Partneritetin Ndërkombëtar, Guillaume Mercier.

    Më herët, Vuçiç ka deklaruar se nuk ka ndryshuar qëndrim “pavarësisht presioneve” dhe se do të udhëtojë në Moskë më 9 maj, për paradën që do të organizohet për përvjetorin e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore.
    /vizionplus.tv

  • Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe takon Putinin në Moskë

    Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe takon Putinin në Moskë

    Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, i cili ndodhet në një vizitë disa ditore në Moskë të Rusisë, u takua më 22 prill me presidentin rus, Vladimir Putin, njoftoi Kisha Ortodokse Serbe dhe shërbimi për shtyp i presidentit rus.Në takim, sipas njoftimit, morën pjesë edhe peshkopo i Baçkës, Irinej, dhe peshkopi i Volokolamskut, kryetar i Departamentit për Marrëdhënie të Jashtme të Kishës, Antonie.
    “E di që Kisha Ortodokse Serbe jep një kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet popujve tanë, të cilët tradicionalisht ruajnë marrëdhënie të ngrohta, të afërta dhe aleate të mbushura me besim”, i tha Putin patriarkut Porfirije, sipas deklaratës së shërbimit rus për shtyp.Në deklaratë gjithashtu thuhet se Putini ia përcolli Porfirijes dëshirën e tij që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të jetë në Moskë më 9 maj për festimin e Ditës së Fitores.
    Vuçiq më 7 mars, pas një bisede telefonike me Putinin, deklaroi se do të takohej me Putinin më 9 maj në Moskë. Ky do të jetë takimi i tyre i parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.
    Patriarku Porfirije, siç njoftoi KOS, më parë u takua me patriarkun e Kishës Ortodokse Ruse, Kiril, në selinë e Kishës Ortodokse Ruse dhe në rezidencën zyrtare të patriarkut Kiril në manastirin Danilov në Moskë.
    Në një deklaratë të Patriarkanës së Moskës të publikuar në faqen zyrtare thuhet se patriarku Kiril i tha patriarkut Porfirije se “kisha ruse kurrë nuk ka pasur asgjë negative” në marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe dhe se të dyja kisha gjithmonë kanë ruajtur “mirëkuptim të ndërsjellë, dashuri dhe mbështetje vëllazërore”.
    Patriarku i KOS-it, Porfirije, siç thuhet në njoftim, theksoi se marrëdhëniet e mira midis kishave ortodokse ruse dhe serbe janë “një shembull i mirë për të gjitha kishat ortodokse”.
    Kisha Ortodokse Serbe dhe ajo Ruse kultivojnë marrëdhënie të mira, dhe ky trend ka vazhduar edhe pas pushtimit rus të Ukrainës, të cilin patriarku rus Kiril e mbështet fuqishëm.
    Kisha Ortodokse Serbe mori anën e Patriarkanës së Moskës në vitin 2019 në konfliktin e saj me Patriarkanën e Kostandinopojës për autokefalinë e Kishës së Ukrainës.
    Serbia, megjithëse zyrtarisht mbështet integritetin territorial të Ukrainës, nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht thirrjeve nga Brukseli që, si shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të veprojë në këtë drejtim./REL

  • Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe takon Putinin në Moskë, ja ftesa që i bëri presidenti rus homologut serb

    Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe takon Putinin në Moskë, ja ftesa që i bëri presidenti rus homologut serb

    Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, i cili ndodhet në një vizitë disa ditore në Moskë të Rusisë, u takua më 22 prill me presidentin rus, Vladimir Putin, njoftoi Kisha Ortodokse Serbe dhe shërbimi për shtyp i presidentit rus.

    Në takim, sipas njoftimit, morën pjesë edhe peshkopo i Baçkës, Irinej, dhe peshkopi i Volokolamskut, kryetar i Departamentit për Marrëdhënie të Jashtme të Kishës, Antonie.
    “E di që Kisha Ortodokse Serbe jep një kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet popujve tanë, të cilët tradicionalisht ruajnë marrëdhënie të ngrohta, të afërta dhe aleate të mbushura me besim”, i tha Putin patriarkut Porfirije, sipas deklaratës së shërbimit rus për shtyp.
    Në deklaratë gjithashtu thuhet se Putini ia përcolli Porfirijes dëshirën e tij që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të jetë në Moskë më 9 maj për festimin e Ditës së Fitores.
    Vuçiq më 7 mars, pas një bisede telefonike me Putinin, deklaroi se do të takohej me Putinin më 9 maj në Moskë. Ky do të jetë takimi i tyre i parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.
    Patriarku Porfirije, siç njoftoi KOS, më parë u takua me patriarkun e Kishës Ortodokse Ruse, Kiril, në selinë e Kishës Ortodokse Ruse dhe në rezidencën zyrtare të patriarkut Kiril në manastirin Danilov në Moskë.
    Në një deklaratë të Patriarkanës së Moskës të publikuar në faqen zyrtare thuhet se patriarku Kiril i tha patriarkut Porfirije se “kisha ruse kurrë nuk ka pasur asgjë negative” në marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe dhe se të dyja kisha gjithmonë kanë ruajtur “mirëkuptim të ndërsjellë, dashuri dhe mbështetje vëllazërore”.
    Patriarku i KOS-it, Porfirije, siç thuhet në njoftim, theksoi se marrëdhëniet e mira midis kishave ortodokse ruse dhe serbe janë “një shembull i mirë për të gjitha kishat ortodokse”.
    Kisha Ortodokse Serbe dhe ajo Ruse kultivojnë marrëdhënie të mira, dhe ky trend ka vazhduar edhe pas pushtimit rus të Ukrainës, të cilin patriarku rus Kiril e mbështet fuqishëm.
    Kisha Ortodokse Serbe mori anën e Patriarkanës së Moskës në vitin 2019 në konfliktin e saj me Patriarkanën e Kostandinopojës për autokefalinë e Kishës së Ukrainës.
    Serbia, megjithëse zyrtarisht mbështet integritetin territorial të Ukrainës, nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht thirrjeve nga Brukseli që, si shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të veprojë në këtë drejtim. /REL

    Top Channel

  • Dodik konfirmon vizitën në Moskë në 9 maj, pavarësisht paralajmërimeve nga liderat evropianë

    Dodik konfirmon vizitën në Moskë në 9 maj, pavarësisht paralajmërimeve nga liderat evropianë

    Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike në Moskë, në 9 maj, pavarësisht paralajmërimeve nga Bashkimi Evropian për pasoja të mundshme diplomatike.

    “Nuk kam frikë nga sanksionet e BE-së. Është një nder për mua të marr ftesë nga presidenti Vladimir Putin dhe të jem pjesë e një ngjarjeje që përkujton fitoren mbi fashizmin,” u shpreh Dodik për mediat lokale.

    Ai deklaroi se vizita në Rusi nuk është vetëm simbolike, por një shprehje e respektit për historinë antifashiste të Evropës, duke theksuar se këto data nuk duhet të harrohen “për hir të së ardhmes së kontinentit”.

    Komentet e Dodikut vijnë pas një deklarate të përfaqësueses së lartë të politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e cila njoftoi se Brukseli do t’u kërkojë përfaqësuesve të vendeve kandidate që të mos marrin pjesë në ceremonitë e 9 majit në Moskë. Ajo bëri thirrje që sa më shumë liderë evropianë të udhëtojnë në Kiev atë ditë, në shenjë solidariteti me Ukrainën, e cila vazhdon të përballet me agresionin ushtarak rus.

    Sipas rregullave të BE-së, vendet që synojnë anëtarësimin duhet të harmonizojnë politikën e tyre të jashtme me atë të unionit, edhe pse nuk kanë të drejtë të ndikojnë në vendimmarrjen brenda BE-së deri në momentin e anëtarësimit të plotë.

    Dodik është një nga zërat më pro-rusë në rajon dhe prej vitesh ka mbajtur një linjë politike të kundërt me integrimin euroatlantik të Bosnje dhe Hercegovinës, çka ka krijuar tensione të vazhdueshme si në nivel vendor, ashtu edhe ndërkombëtar.

  • Vuçiç nuk do t’ia dijë për Evropën: Në 9 maj do të jem në Moskë

    Vuçiç nuk do t’ia dijë për Evropën: Në 9 maj do të jem në Moskë

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë në Moskë për të marrë pjesë në ceremoninë e “Ditës së Fitores” më 9 maj, pavarësisht paralajmërimeve të forta nga Bashkimi Evropian.

    Në një fjalim drejtuar publikut, Vuçiç tha se në paradën ushtarake do të marrë pjesë edhe një njësi e Ushtrisë së Serbisë, e cila do të marshojë në sheshin e Kuq të kryeqytetit rus.

    “Unë nuk e kam ndryshuar mendjen. Do të jem në Moskë më 9 maj”, u shpreh Vuçiç, duke e bërë të qartë qëndrimin e tij në lidhje me marrëdhëniet me Rusinë.

    Ky vendim vjen në një kohë kur shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar ashpër vendet e Ballkanit Perëndimor që të shmangin pjesëmarrjen në ngjarjet zyrtare në Rusi, për shkak të luftës në Ukrainë dhe përpjekjeve të BE-së për të ruajtur një qëndrim të përbashkët kundër agresionit rus.

    “E kemi bërë shumë të qartë që nuk duam që asnjë vend kandidat i BE-së të marrë pjesë në këto ngjarje më 9 maj në Moskë”, deklaroi Kallas, duke iu referuar gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në BE.

    Pjesëmarrja e Serbisë në këtë ceremoni shihet si një tjetër sinjal i politikës së saj të balancuar mes Lindjes dhe Perëndimit, në një kohë kur tensionet gjeopolitike janë në rritje. Ndërsa vendet e tjera të rajonit përpiqen të harmonizohen me qëndrimet e BE-së, Beogradi vazhdon të ruajë lidhje të ngushta me Moskën.

    Për BE-në, kjo pjesëmarrje përfaqëson një provë të vështirë për përkushtimin e Serbisë ndaj kursit evropian, ndërsa për Vuçiçin, është një demonstrim i qëndrimit të tij të pavarur në skenën ndërkombëtare. 

  • Vuçiç: Nuk kam ndryshuar vendim për të udhëtuar në Rusi

    Vuçiç: Nuk kam ndryshuar vendim për të udhëtuar në Rusi

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë të mërkurën se nuk e ka ndryshuar vendimin për të udhëtuar në Rusi, për të marrë pjesë në festën ruse të “Ditës së Fitores” në Luftën e Dytë Botërore, më 9 maj në Moskë.
    Në një fjalim drejtuar publikut, Vuçiç tha se do të jetë në kryeqytetin rus me një njësi të Ushtrisë së Serbisë, e cila do të marrë pjesë në ceremoni.
    Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, i ka paralajmëruar liderët e Ballkanit të mos marrin pjesë në paradën e “Ditës së Fitores” të Vladimir Putinit në Moskë muajin e ardhshëm.

    “E kemi bërë shumë të qartë që nuk duam që asnjë vend kandidat i BE-së të marrë pjesë në këto ngjarje më 9 maj në Moskë”, tha Kallas të hënën, duke iu referuar kryesisht gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që shpresojnë t’i bashkohen bllokut.
    Vuçicc theksoi se “deri në këtë moment” nuk e ka ndryshuar vendimin për udhëtimin e tij, duke shtuar “do të shohim si do të rrjedhin gjërat”.
    “Nuk e di çfarë lloj sanksionesh mund të vendosen, a do të mund ta përballojë ushtria këtë presion apo jo”, u shpreh ai, duke folur për masat e mundshme ndëshkuese nga Perëndimi për shkak të pjesëmarrjes në paradën në Moskë.
    Vuçiq tha gjithashtu se nuk ka qenë në Moskë për më shumë se tri vjet dhe se nuk është takuar zyrtarisht me Putinin që nga nëntori i vitit 2021, “për dallim nga shumë liderë evropianë”.
    Pavarësisht thirrjeve nga Brukseli, Serbia vazhdon të mos pranojë të vendosë sanksione ndaj Rusisë, më shumë se tri vjet pas fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës.