Kremlini ka publikuar një listë të ftuarish të vendeve dhe udhëheqësve që planifikojnë të marrin pjesë në paradën e diskutueshme të Ditës së Fitores më 9 maj.
Personel ushtarak nga 13 vende pritet të marshojë nëpër Moskë ditën e paradës dhe të paktën 29 liderë botërorë pritet gjithashtu të marrin pjesë në këtë ngjarje.
Në paradë do të marshojnë trupa nga Azerbajxhani, Bjellorusia, Kina, Egjipti, Laosi, Kazakistani, Kirgistani, Mongolia, Mianmari, Taxhikistani, Turkmenistani, Uzbekistani dhe Vietnami.
Njëzet e nëntë udhëheqës të huaj do të marrin pjesë gjithashtu, përfshirë ata nga Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Brazili, Burkina Faso, Kina, Kongo, Kuba, Egjipti, Guinea Ekuatoriale, Etiopia, Guinea-Bissau, Kazakistani, Kirgistani, Laosi, Mongolia, Mianmari, Palestina, Serbia, Sllovakia, Taxhikistani, Turkmenistani, Uzbekistani, Venezuela, Vietnami dhe Zimbabveja.
Parada në Moskë, 29 liderë do shkojnë te Putini, mes tyre dy
Përfaqësues nga Koreja e Veriut dhe Abkhazia e Osetia e Jugut e kontrolluara nga Rusia, si dhe ministra të mbrojtjes nga 31 vende, do të jenë gjithashtu të pranishëm.
Çdo vit, më 9 maj, Rusia mban parada ushtarake madhështore për të festuar fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë. Vitin e kaluar, vetëm nëntë udhëheqës të huaj iu bashkuan Putinit në paradë.
Ukraina sakaq ka ftuar udhëheqës dhe zyrtarë të lartë të BE-së në Kiev më 9 maj për t’iu kundërvënë festimeve të Rusisë, ndërsa më 8 maj festojnë për Ditën e Fitores në Evropë.
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas , më 15 prill i paralajmëroi udhëheqësit e BE-së të mos merrnin pjesë në festimet e Ditës së Fitores së Rusisë në Moskë.
Tag: moskë
-

Parada në Moskë, 29 liderë do shkojnë te Putini, mes tyre dy “europianët” Vuçiç e Fico
-

Do fluturonte për në Moskë, 2 vende i ndalojnë Vuçiçit të përdorë hapsirën e tyre ajrore
Aleksandër Vuçiç
BEOGRAD- Dy shtete ia kanë ndaluar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç përdorimin e hapësirave të tyre ajrore. “Novosti” shkruan se autoritetet lituaneze kanë ndaluar zyrtarisht fluturimin e aeroplanit serb, i cili e ka destinacionin në Moskë. Atje presidenti serb do të pritet nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Sipas autoriteteve lituaneze, e kanë ndaluar fluturimin me pretendimin se ka “ndjeshmëri teknike dhe diplomatike”. Menjëherë pas Lituanisë, Vuçiçit iu ndalua edhe fluturimi për në Moskë nga Letonia. E njëjta masë u mor edhe për kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fitz, të cilit iu ndalua të fluturonte mbi Poloni dhe Lituani.
E gjithë kjo “nismë” e këtyre vendeve është që të ndalojnë marrjen pjesë në jubileun e 80-vjetorit të fitores mbi nazizmin, e cila u fitua kryesisht nga Ushtria e Kuqe. “Parada e Fitores” edhe këtë vit do të mbahet në Moskë, duke shënuar ditën që Putin “tregon muskujt” para Europës dhe botës./ZËRI -

Nga helmimi në SHBA tek frika nga BE, rusët publikojnë teori të reja të çuditshme rreth “sëmundjes” së Vuçiçit
Marsela SHYTIA
Kontradiktat dhe konfuzioni vazhdojnë rreth sëmundjes misterioze, të ashtuquajturës… “sindroma e paradës së Floridës” e presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Pyetjet janë të shumta, përgjigjet janë shpesh komike dhe cinike, dhe teoritë konspirative shumohen. Megjithatë, media ruse po i hedh Vuçiçit një litar shpëtimi. “I helmuar apo jo?” pyesin mediat e regjimit rus si Ria Novosti dhe Lenta.ru. Çfarë po ndodh në të vërtetë me Vuçiçin, a është vërtet i sëmurë apo është fshehur në një suitë spitalore në Akademinë Ushtarake Mjekësore derisa të kalojë turpi politik? A u sëmur Vuçiçi apo ishte i frikësuar dhe duke u shtirur si i sëmurë, siç deklarojnë ironikisht edhe disa portale të regjimit rus, si “news.ru”?
Helmimi nga amerikanët
Përdoruesit e internetit sugjerojnë gjithashtu se presidenti serb mund të jetë frikësuar thjesht. Ndoshta e “helmuan” në SHBA, siç sugjeroi mjeku nga klinika kryesore ruse e sëmundjeve infektive në Tyumen, Marat Bashirov, në kanalin e tij në Telegram, vetëm për të lënduar Putinin, domethënë, për të penguar Vuçiçin të vinte në paradë në Sheshin e Kuq më 9 maj. Politologu nga rrethi i Putinit, Sergei Markov, shprehu një mendim të ngjashëm. Në të njëjtin kontekst, ai përmendi edhe kryeministrin sllovak Robert Fico, i cili, sipas informacioneve të disponueshme, gjithashtu u sëmur papritur përsëri, dhe gjithashtu njoftoi mbërritjen e tij në Moskë në demonstratën demagogjike të Putinit, ku do të marshojnë trupat që marrin pjesë në agresionin kundër Ukrainës dhe ushtarët e Koresë së Veriut që i ndihmojnë ata. “A mund të jenë helmuar Vuçiç dhe Fico sepse nuk iu bindën urdhrave të BE-së? Vetëm pak vite më parë, një pyetje e tillë do të dukej si një teori konspiracioni e çmendur. Por sot, reputacioni i udhëheqjes së BE-së, e cila është hapur kundër paqes dhe pro luftës dhe mbështet regjimin terrorist ukrainas dhe likuidimin e demokracisë në Rumani, Francë dhe Gjermani, është aq i tmerrshëm sa shumë njerëz tashmë po e bëjnë këtë pyetje”, tha Markov në televizionin rus.
Frika nga vizita në Moskë
Por, a mund të ketë pasur frikë Vuçiç nga vizita në Moskë, pyet më tej “news.ru”, veçanërisht pasi ata dyshojnë se të dy aleatët evropianë të Rusisë u sëmurën në mënyrë misterioze në të njëjtën kohë, pak para mbërritjes së premtuar në Moskë. Kjo vetëm sa inkurajon komente të tjera ironike. Në këtë kontekst, politologu Sergej Markov e quajti sëmundjen e papritur të Vuçiçit para mbërritjes së tij në Moskë “shumë diplomatike”. Megjithatë, e gjitha kjo është një maskaradë e madhe që mund të ketë rrënjë më të thella dhe “sëmundja” mund t’i shërbejë Vuçiçit vetëm për të dalë nga situata shumë e pakëndshme dhe e ndërlikuar në të cilën u gjend.
Dy arsyet
Por le të hedhim një vështrim se çfarë mund të ketë ndodhur dhe të ketë qenë arsyeja e dobësisë së papritur. “Sëmundja” mund të ketë një arsye tjetër, ndoshta më të rëndësishme – për të shmangur një vizitë të pakëndshme te Vladimir Putin , për dy arsye. E para, sepse ai mori një paralajmërim serioz nga Brukseli se ardhja në paradën hipokrite të Putinit me rastin e 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore mund të nënkuptonte një ndërprerje, ndoshta afatgjatë, të negociatave të anëtarësimit në BE, dhe kështu të prishte rubinetin financiar të Brukselit (iu tha qartë nga Estonia: “Mjaft më – nëse shkon te Putini, harroje BE-në”). Arsyeja e dytë është ajo nga e cila Vuçiç ka më shumë frikë, biseda me Putinin rreth fatit të Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), e cila është në pronësi të madhe të kompanisë shtetërore ruse Gazprom dhe për këtë arsye nën kërcënimin e vazhdueshëm të sanksioneve amerikane, dhe tani është edhe njoftimi se vendet që blejnë energji ruse do të goditen me tarifa të mëdha amerikane, deri në 200 përqind. Vuçiç po bëhet objekt talljeje. Pyetja është se si do të dalë ai nga kjo dhe nëse mërgimi i sëmurë është vërtet bindës apo është thjesht një performancë e dobët nga një Vuçiç i tronditur. Ose rusët do ta detyrojnë të shkojë në Moskë. -

Cila do të ishte kostoja e vizitës së Vuçiçit në Moskë për Serbinë dhe qytetarët e saj?
Vizita e paralajmëruar shumë herë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Moskë, po shihet me shqetësim për shkak të pasojave të mundshme për rrugën evropiane të Serbisë.
Vendimin për të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores kundër fashizmit më 9 maj, Vuçiç e bëri të ditur në fillim të marsit, pas një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.
Nëse Vuçiç udhëton në Moskë, ku do të takohej për herë të parë fizikisht me Putinin që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, kjo do të ketë pasoja serioze për procesin e integrimit evropian të Serbisë, vlerëson për Radion Evropa e Lirë diplomati në pension, Sreqko Gjukiq.“Kjo mund të jetë e dobishme për regjimin serb, por nuk është aspak e dobishme për rrugën evropiane të Serbisë, as për Bashkimin Evropian si një entitet i fuqishëm ekonomik e politik në arenën ndërkombëtare dhe, sigurisht, as për vendet e tjera kandidate për anëtarësim në BE”, shpjegon Gjukiq.
Çfarë thotë Brukseli?
Serbia është në negociata për anëtarësim në BE që nga viti 2014. Ajo nuk është rreshtuar me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, dhe autoritetet në Beograd kanë vazhduar marrëdhëniet me Moskën edhe pas vitit 2022, përkundër paralajmërimeve nga Brukseli.
Paralajmërimi më i fundit erdhi nga komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, e cila vizitoi Beogradin në fund të prillit.
Në një konferencë për media më 29 prill, ajo tha se “është vendim i presidentit të Serbisë nëse do të shkojë në Moskë”, por paralajmëroi se nëse Vuçiç shkon, ajo do ta ketë “shumë më të vështirë ta ndihmojë Serbinë të mbetet fuqishëm në rrugën evropiane”.
“Të shkosh në Moskë dhe të festosh me Putinin apo me ushtrinë e tij që vret njerëz në Ukrainë është thellësisht në kundërshtim me vlerat evropiane dhe vendimin e Këshillit të BE-së të vitit 2022 që shtetet anëtare të mos ndërmarrin asnjë veprim që do të legjitimonte Putinin dhe Rusinë”, tha Kos.
Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka dhënë ende përgjigje për pyetjet e REL-it lidhur me paralajmërimin e Vuçiç për vizitën në Moskë.
Çfarë është në rrezik?
Pas vitesh balancimi mes Perëndimit dhe Lindjes, rruga evropiane e Serbisë është komprometuar, vlerëson ish-diplomati Gjukiq.
Ai thotë se në rast të shkuarjes së Vuçiç në Moskë, “duhet pritur veprime të caktuara” nga Brukseli.
“Është e mundur që nga arsenali i pasur që BE ka ndaj Serbisë – përfshirë ndihmat financiare, donacionet, mbështetjen politike dhe regjimin pa viza – të gjitha ose një pjesë të rishikohen dhe të vihen në pikëpyetje”, thotë Gjukiq.
Bashkimi Evropian është partneri më i rëndësishëm tregtar i Serbisë. Nga vendet e BE-së vjen edhe pjesa më e madhe e investimeve të huaja direkte.
Gjukiq shton se afërsia e Serbisë me Rusinë nuk rrezikon vetëm rrugën e saj drejt BE-së, por ndikon negativisht edhe te shtetet e tjera kandidate për anëtarësim.
“Nuk është më e mundur të luhatet mes Lindjes dhe Perëndimit. Kjo duhet të marrë fund”, përfundon ai.
Kujt po i dërgon mesazh Vuçiç?
Për Jelica Kurjak, ish-ambasadore e Serbisë në Moskë, paralajmërimi i Vuçiç për vizitën në Moskë është më shumë një mesazh për BE-në, sesa për Putinin.
“Ai ndoshta mendon se me këtë do t’i tregojë BE-së se nuk varet vetëm nga ata, se ka Rusinë pas vetes, dhe kështu përpiqet të forcojë imazhin e tij, për t’i bërë presion”, vlerëson Kurjak.
Sipas saj, nuk ekziston asnjë arsye tjetër e justifikueshme. Ajo përmend edhe kritikat që i janë bërë autoriteteve në Beograd nga BE-ja për shkak të protestave të zgjatura të studentëve, që kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga shembja e një strehe betoni në stacionin e trenit në Novi Sad.
Sa i përket negociatave për kompaninë NIS dhe furnizimet me gaz natyror rus, Kurjak thotë se nuk është i nevojshëm një takim ballë për ballë mes Vuçiç dhe Putinit.
“Në këtë rast konkret me NIS-in, nuk varet asgjë nga Rusia. Amerika ka vendosur sanksione ndaj kompanisë që bleu kompaninë tonë. Pra, Amerika do të vendosë kur dhe çfarë do të ndodhë”, thekson Kurjak.
SHBA-ja e shtyu për herë të tretë zbatimin e sanksioneve ndaj NIS-it në fund të prillit, edhe pse kompania është në listën e zezë që nga 10 janari për shkak të lidhjeve me Gasprom Neftin rus, që ndodhet nën sanksionet perëndimore për shkak të agresionit në Ukrainë.
Kur flitet për një marrëveshje të re për gazin, marrë parasysh që ajo aktuale skadon në fund të majit, Kurjak kujton se marrëveshja e fundit ishte arritur në maj 2022 – tre muaj pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia – pa pasur nevojë që Vuçiç të shkonte në Moskë.
Kush e ka konfirmuar pjesëmarrjen në Moskë?
Nga liderët evropianë, pjesëmarrjen në Moskë e kanë konfirmuar vetëm Vuçiç dhe kryeministri sllovak Robert Fico, një aleat i afërt i Kremlinit.
Vizitën e ka paralajmëruar edhe Milorad Dodik, presidenti i entitetit serb në Bosnje e Hercegovinës, Republika Srpska. Dodik është takuar disa herë me Putinin që nga fillimi i agresionit rus, për herë të fundit më 1 prill.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të qëndrojë në Rusi nga 7 deri më 9 maj, në kuadër të një vizite zyrtare që përfshin takime bilaterale dhe nënshkrim marrëveshjesh.
Sipas agjencisë shtetërore ruse RIA Novosti, pjesëmarrjen në paradë më 9 maj e kanë konfirmuar edhe presidentët e Bjellorusisë, Kazakistanit, Azerbajxhanit, Venezuelës, Brazilit dhe përfaqësues nga Kongo e Burkina Faso.
Ku ndodhet Serbia në rrugën drejt BE-së?
Që nga dhjetori i vitit 2021, Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull negociues apo klaster të ri me BE-në. Për hapjen e një klasteri nevojitet konsensus i plotë nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së.
Që nga viti 2014, kur nisi zyrtarisht negociatat, Brukseli e ka përmendur vazhdimisht çështjen e marrëdhënieve me Kosovën si pengesën kryesore. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE ka ngecur.
Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për Serbinë janë listuar probleme serioze si, gjendja e sundimit të ligjit, korrupsioni i përhapur, kontrolli shtetëror mbi mediat, ndikimi i qeverisë në gjyqësor, mungesa e dënimeve për krimet e luftës të viteve e ’90-ta dhe lartësimi i kriminelëve të luftës. Po ashtu është theksuar mospërputhja me politikën e jashtme të BE-së.
Gjatë vizitës së saj në Beograd, komisionerja Kos ka theksuar nevojën për reforma në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, lirinë e mediave dhe përmirësimin e procesit zgjedhor.
“Punoni me ne për reformat, në mënyrë që anëtarësimi juaj në Bashkimin Evropian të jetë i mundur”, u shpreh Kos pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Gjuro Macuta, më 29 prill.
Serbia është pjesë e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili parasheh një fond prej gjashtë miliardë eurosh. Megjithatë, për shkak të mungesës së përparimit në dialogun me Kosovën, as Serbia e as Kosova nuk kanë përfituar ende nga faza e parë e këtij plani që parasheh para në formë paradhënieje. -

Vuçiç i rrethuar nga të gjitha anët, pas poshtërimit në SHBA, një paralajmërim i ashpër ka ardhur edhe nga Rusia
Marsela SHYTIA
Në këtë moment, është e panevojshme të diskutohen shkaqet dhe arsyet e shtrimit në spital të Aleksandar Vuçiç, presidentit të Serbisë. Është një temë interesante, e rëndësishme për Serbinë, ndoshta edhe për serbët jashtë Serbisë, por në një kontekst politik që është i larguar nga interesat lokale, i parëndësishëm. Vëmendje duhet t’u kushtohet fakteve dhe marrëdhënieve shkak-pasojë që hapin rrugën për trajektoren e ardhshme të Serbisë në rajon dhe më gjerë. Faktet janë si më poshtë: Vuçiç donte vërtet të takohej me Trumpin, kështu që meqenëse dyert e Zyrës Ovale ishin të mbyllura, ai u përpoq ta bënte këtë në Florida. Në të njëjtën kohë, Vuçiç është nën presion të fortë nga protestat në vend që vazhdojnë të fitojnë vrull, duke minuar sundimin e tij duke ekspozuar nepotizmin dhe korrupsionin e tij, si dhe mungesën e shqetësimit për interesin publik.
Polemikat
Lajmi se Presidenti i Serbisë e ndërpreu papritur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për arsye shëndetësore, u prit me mosbesim nga një pjesë e madhe e publikut, si nga ata që nuk kanë të bëjnë fare me jetën publike dhe politikën, ashtu edhe nga ata që janë rreptësisht në opozitë, në kuptimin që Aleksandar Vuçiç nuk po thotë të vërtetën dhe se arsyeja e kthimit të tij në Serbi është se Presidenti Amerikan refuzoi ta takonte. Ka spekulime rreth shumave të mëdha parash që Vuçiç i shpenzoi kot për të marrë pjesë në ceremonitë aktuale në Amerikë, si dhe se ai u përpoq me dhunë të organizonte disi një takim me Donald Trump, por se nuk ia doli. Epo, kjo është arsyeja pse ai u shtir si i sëmurë, për të shmangur poshtërimin. Një arsye tjetër që një pjesë e gjerë e publikut e përmend si arsye për pretendimin e tij për shtirje të sëmundjes është fakti se për shkak të Bashkimit Evropian, ai nuk mund t’i përgjigjet ftesës së Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, në Ditën e Fitores, më 9 maj, në Moskë.
Vizita në Moskë
“Presidenti serb Aleksandër Vuçiç la spitalin ushtarak, anuloi të gjitha planet e tij për ditët në vijim, por nuk hoqi dorë nga vizita e tij në Moskë më 9 maj”, raportoi agjencia ruse TASS më 4 maj. “Presidenti ndihet më mirë. Ai kërkoi që kjo t’ua përcjellë të gjithë qytetarëve të Serbisë. Le t’i japim disa ditë pushim. Meqenëse iu caktua pushim, ai anuloi të gjitha aktivitetet për ditët në vijim”, citon TASS deklaratën e Siniša Mali. Ai gjithashtu deklaron se nuk ka informacion në lidhje me ndonjë ndryshim në lidhje me planet e presidentit për të vizituar Moskën më 9 maj, por shprehu besim se Aleksandar Vuçiç do ta mbajë fjalën e dhënë. “Në ditët në vijim, kur të shërohet, ai do t’i drejtohet publikut. E vetmja gjë që mund të them, duke e njohur atë, duke pasur parasysh se është njeri i fjalës së tij, është se ai premtoi se do të ishte atje dhe dyshoj se do ta mbajë premtimin e tij”, tha Mali.
Paralajmërimi i BE
Bashkimi Evropian është i bindur se vizita në Moskë më 9 maj nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është një hap prapa. Zëdhënësi i Komisionit Evropian tha në një reagim se BE dëshiron të mbështetet te Serbia dhe se vendi duhet të konfirmojë drejtimin e tij strategjik drejt bllokut, pasi marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë biznes si zakonisht. “BE-ja është e qartë për të gjithë, përfshirë Serbinë, se marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të vazhdojnë si zakonisht për sa kohë që lufta vazhdon, ndërsa regjimi i Putinit është në pushtet dhe në hijen e luftës së paprovokuar ruse ndaj Ukrainës”, tha zyrtari i KE-së. Ai shtoi se nuk donte të spekulonte mbi pasojat e mundshme me të cilat mund të përballet Serbia. BE-ja i ka kërkuar vazhdimisht Beogradit që të përafrojë politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me atë të Brukselit. Megjithatë, Serbia nuk i është bashkuar kurrë sanksioneve të BE-së kundër Moskës dhe disa ministra serbë e kanë vizituar Rusinë vitet e fundit.
-

Kryeministri sllovak i sheh deklaratat e Zelenskit si kërcënim: Do shkoj në Moskë në Ditën e Fitores
Kryeministri sllovak Robert Fico tha sot se do të shkojë në Moskë më 9 maj për të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore.
Ai u tha gazetarëve në Bratislavë se po shkonte në Moskë për t’i bërë homazh kombit që luajti një rol vendimtar në mposhtjen e udhëheqësit nazist Adolf Hitler, raporton portali sllovak “SME”.
Robert Fico komentoi gjithashtu deklaratën e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se ai nuk mund të garantojë sigurinë e udhëheqësve që do të marrin pjesë në paradë, duke e vlerësuar atë si një kërcënim.
“Është shumë mungesë respekti kur dikush i thotë vendit që pati pjesën më të madhe në fitoren ndaj fashizmit dhe që pësoi viktimat më të mëdha, ‘Festoni, mund të hedhim një dron mbi ju’. Kjo nuk është politikë moderne. Është e papranueshme”, tha Robert Fico.
Sipas tij, Volodymyr Zelensky gabon nëse beson se deklarata e tij do t’i dekurajojë delegacionet e huaja nga pjesëmarrja.
Robert Fico tha gjithashtu se duke arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila do t’u siguronte amerikanëve qasje në burimet natyrore të Ukrainës dhe do të krijonte një fond të përbashkët investimesh për rindërtimin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky po përpiqet të vazhdojë luftën dhe të dobësojë përpjekjet amerikane për të zgjidhur konfliktin në mënyrë paqësore. -

A do shkojnë në Moskë? Pas Vuçiç, sëmuret papritur edhe kryeministri sllovak
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka lënë spitalin pasi u ndje papritur keq. Mjekët nga Spitali Ushtarak i Beogradit bëjnë me dije se kreu i shtetit serb ndodhet në gjendje të kënaqshme.
Aleksandar Vuçiç u sëmur papritmas dhe si rrjedhojë ndërpreu vizitën në SHBA “për shkak të problemeve shëndetësore”, shkruan A2.
E njëjta situatë ka ndodhur edhe me kryeministrin sllovak Robert Fico gjatë ditëve të fundit, i cili anuloi vazhdimisht daljet e paralajmëruara publike, gjë që shkaktoi spekulime për “përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore”.
Të dy liderët kanë njoftuar pjesëmarrjen në paradën ushtarake në Moskë më 9 maj, gjë që ngre pyetjen nëse Vuçiç e Fico po kërkojnë justifikim për të mos shkuar në Rusi, duke pasur parasysh kritikat dhe presionin nga Bashkimi Europian për të mos marrë pjesë në paradën e Putinit në mes të agresionit rus kundër Ukrainës.
Vuçiç kishte njoftuar më parë se planifikon të udhëtojë në Moskë javën e ardhshme për një paradë ushtarake që shënon Ditën e Fitores. Ky njoftim shkaktoi kritika dhe presion nga BE, i cili pret që vendet kandidate dhe anëtare të përmbahen nga pjesëmarrja në ngjarjet e organizuara nga Rusia. Njëkohësisht, kryeministri i Sllovakisë ka “anuluar” papritmas orarin e tij të punës disa herë gjatë ditëve të fundit, njoftoi stacioni televiziv sllovak TV Noviny.
Robert Fico nuk u shfaq në festimet e planifikuara të Ditës së Majit në qytetin Velke Zaluzhye. “Programi i punës së kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico, për 1 maj është anuluar”, thuhet në një njoftim zyrtar të qeverisë sllovake, pa detaje shtesë. Kryetari i komunës Velki Zaluzhy, Milan Biro, tha se nuk kishin marrë asnjë informacion për arsyen e anulimit. Kjo nuk është hera e parë që Fico ndryshon orarin në minutën e fundit. Në prill, ai anuloi një konferencë për media dhe ligjëratë në Britaninë e Madhe.
Ish-presidenti çek, Milosh Zeman më vonë zbuloi se arsyeja ishte një përkeqësim i shëndetit të tij pas një atentati vitin e kaluar. Ende nuk dihet nëse Vuçiç dhe Fico do të marrin pjesë në paradën e planifikuar për 9 maj në Moskë. -

Atentat në Moskë, vritet gjenerali rus
Gjenerali rus Yaroslav Moskalik, zëvendësdrejtor i departamentit kryesor operativ në Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë ruse, është vrarë në një shpërthim makine në periferi lindore të Moskës, në Balashikha.
Komiteti Hetimor i Rusisë konfirmoi zyrtarisht vdekjen e tij, duke theksuar se shpërthimi ishte shkaktuar nga një mjet shpërthyes artizanal i mbushur me predha, i vendosur në një veturë tip Volkswagen Golf.
Moskalik ka qenë një figurë e rëndësishme në strukturat ushtarake ruse, madje përfaqësoi Shtabin e Përgjithshëm rus në bisedimet me Ukrainën në Paris në vitin 2015. Vrasja e tij shënon një nga atentatet ndaj figurave të profilit më të lartë në Moskë, që nga nisja e luftës në Ukrainë, ndonëse raste të tilla mbeten relativisht të rralla në kryeqytetin rus.
Kjo nuk është hera e parë që figura ushtarake ose pro-Kremlinit janë objektiv i atentateve në territorin rus. Në dhjetor të vitit të kaluar, gjenerali Igor Kirillov, shef i Mbrojtjes nga Rrezatimi, Agjentët Kimikë dhe Biologjikë, u vra nga një bombë e fshehur në një skuter elektrik jashtë apartamentit të tij në Moskë. Po ashtu, një shkencëtar i lartë i raketave, Mikhail Shatsky, u gjet i qëlluar për vdekje në një pyll pranë kryeqytetit, ndërsa ish-deputeti ukrainas pro-rus Illya Kyva u vra në një park jashtë Moskës.
Edhe pse shërbimet sekrete ukrainase rrallëherë marrin përgjegjësinë zyrtare për këto sulme, besohet gjerësisht se janë të përfshira, në përpjekje për të dobësuar lidershipin ushtarak dhe propagandistik rus brenda territorit të vet. Vrasja e Moskalik ka gjasa të intensifikojë tensionet dhe frikën për sigurinë e elitës ushtarake në Rusi. -

Rusia dhe Irani forcojnë raportet me një marrëveshje për gazin
Rusia dhe Irani kanë forcuar edhe më tej aleancën e tyre, pasi më 25 prill arritën një marrëveshje të re për gazin, sipas së cilës Moska do të dërgojë 55 miliardë metra kub gaz në Teheran çdo vit.
Irani ka dalë të jetë një nga aleatët kryesorë të Rusisë gjatë luftës në Ukrainë. Si Moska, ashtu edhe Teherani janë nën sanksione të ashpra nga Perëndimi.
Ministri iranian i Naftës, Mohsen Paknejad, ishte në vizitë në Moskë dhe nënshkroi marrëveshjen e re për gaz me homologun e tij rus, Sergei Tsivilev.Paknejad njoftoi për nënshkrimin e marrëveshjes “që parashikon, në pjesën e parë, 55 miliardë metra kub gaz në vit”.
Ai tha se gazi do të transportohet përmes Azerbajxhanit, që i ndan të dyja shtetet nga njëri-tjetri.
Tsivilev, ndërkaq shtoi se çmimet ende nuk janë vendosur, por se dërgesat do të fillojnë këtë vit.
Rusia dhe Irani kanë nënshkruar këtë vit një marrëveshje për partneritet strategjik.
Marrëveshja për gazin vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë presion mbi Iranin që të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.
Ministri iranian ndodhej në Moskë po të njëjtën ditë kur i dërguari amerikan, Steve Witkoff, u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kremlin.
Kievi dhe vendet perëndimore thonë se Irani po dërgon armë në Moskë për ofensivën e saj në Ukrainë./REL -

Rusia dhe Irani forcojnë raportet, arrijnë një marrëveshje të re për gazin
Rusia dhe Irani kanë forcuar edhe më tej aleancën e tyre, pasi më 25 prill arritën një marrëveshje të re për gazin, sipas së cilës Moska do të dërgojë 55 miliardë metra kub gaz në Teheran çdo vit.
Irani ka dalë të jetë një nga aleatët kryesorë të Rusisë gjatë luftës në Ukrainë. Si Moska, ashtu edhe Teherani janë nën sanksione të ashpra nga Perëndimi.
Ministri iranian i Naftës, Mohsen Paknejad, ishte në vizitë në Moskë dhe nënshkroi marrëveshjen e re për gaz me homologun e tij rus, Sergei Tsivilev.
Paknejad njoftoi për nënshkrimin e marrëveshjes “që parashikon, në pjesën e parë, 55 miliardë metra kub gaz në vit”.
Ai tha se gazi do të transportohet përmes Azerbajxhanit, që i ndan të dyja shtetet nga njëri-tjetri.
Tsivilev, ndërkaq shtoi se çmimet ende nuk janë vendosur, por se dërgesat do të fillojnë këtë vit.
Rusia dhe Irani kanë nënshkruar këtë vit një marrëveshje për partneritet strategjik.
Marrëveshja për gazin vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë presion mbi Iranin që të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.
Ministri iranian ndodhej në Moskë po të njëjtën ditë kur i dërguari amerikan, Steve Witkoff, u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kremlin.
Kievi dhe vendet perëndimore thonë se Irani po dërgon armë në Moskë për ofensivën e saj në Ukrainë. /relTop Channel