Tag: moska

  • Zëdhënësi i Kremlinit: Moska do të hartojë një listë kushtesh për armëpushim në Ukrainë

    Zëdhënësi i Kremlinit: Moska do të hartojë një listë kushtesh për armëpushim në Ukrainë

    Moska do të hartojë një listë të veçantë me kushte për një armëpushim në Ukrainë, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

    “Nuk do t’ju them asgjë me siguri tani. Pa dyshim, do të ketë një listë të veçantë kushtesh për armëpushimin. Një marrëveshje për këtë u arrit në Stamboll“, u tha ai gazetarëve, sipas Tass.

    Dmitry Peskov e bëri këtë deklaratë kur iu kërkua të sqaronte nëse do të ketë një dokument të veçantë për një plan të mundshëm armëpushimi apo nëse ai do të përfshihet në një memorandum të një marrëveshjeje të ardhshme paqeje.

    Rubio: Po presim kushtet e Rusisë

    Më herët, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ia hodhi topin Moskës, duke deklaruar se pret që Rusia të paraqesë kushtet e saj për një armëpushim të mundshëm në Ukrainë “brenda pak ditësh”.

    “Në një moment, ndoshta së shpejti, ndoshta pas disa ditësh, ndoshta brenda një jave, pala ruse do të paraqesë kushtet që dëshiron të shohë” të përmbushura në mënyrë që të shpallet një armëpushim,” tha zoti Rubio duke iu drejtuar një komisioni të Senatit.

    Kreu i diplomacisë amerikane shpjegoi se afati kohor të cilit ai iu referua rrjedh si nga telefonata e Presidentit Donald Trump me homologun e tij Vladimir Putin të hënën, ashtu edhe nga biseda e tij gjatë fundjavës me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

    Moska do t’i referohet “kushteve të përgjithshme që do të na lejonin të ecim drejt një armëpushimi dhe ky armëpushim do të na lejonte më pas të fillonim negociata të hollësishme për t’i dhënë fund luftës”, siguroi Sekretari i Shtetit i SHBA-së.

    Pas bisedës me Putinin, Trump njoftoi se Rusia dhe Ukraina ishin gati të fillonin negociata “të menjëhershme” për të përfunduar një marrëveshje armëpushimi.

    Presidenti rus, më i kujdesshëm, tha se Rusia do të paraqiste një “memorandum” për një marrëveshje të mundshme paqeje në të ardhmen.

  • Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll, zyrtarët ukrainas: Moska na kërcënoi me “luftë të përjetshme”

    Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll, zyrtarët ukrainas: Moska na kërcënoi me “luftë të përjetshme”

    Rusia kërcënoi Ukrainën me “luftë të përjetshme” gjatë bisedimeve të drejtpërdrejta për paqe në Stamboll sot, tha një burim në delegacionin e Kievit për Sky Neës.

    Burimi tha se rusët nuk ishin të gatshëm të flisnin për detajet teknike të një armëpushimi dhe po prisnin që eprorët t’i miratonin ato.
    Më parë një tjetër burim ukrainas tregoi se si Moska bëri kërkesa që ishin “jorealiste” dhe “shumë përtej çdo gjëje të diskutuar ndonjëherë” gjatë bisedimeve në Stamboll.

    Top Channel

  • Vuçiç nga Moska në Tiranë, a do e takojë Osmanin? Ja si përgjigjet Presidenti i Serbisë

    Vuçiç nga Moska në Tiranë, a do e takojë Osmanin? Ja si përgjigjet Presidenti i Serbisë

    Nga Moska ku mori pjesë në paradën ushtarake, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u prit në Tiranë nga kryeministri Edi Rama, në kuadër të Samiti të BE. Pyetjes së mediave nëse do të ketë një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Vuçiç anashkaloi duke u shprehur se në Tiranë është bukur dhe se ndodhet këtu për të marrë pjesë në Samitin e BE.
    Vuçiç tha se në Tiranë ndihej krenar që përfaqësonte qëndrimet dhe interesat e Serbisë si një vend evropian i lirë dhe një partner i përgjegjshëm për të gjithë ata që ndajnë vizionin e një Evrope paqësore, të sigurt dhe të begatë, “shtëpinë tonë të përbashkët”.

  • Vuçiç, replikë me BE-në nga Moska

    Vuçiç, replikë me BE-në nga Moska

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se ishte krenar për pjesëmarrjen në paradën ushtarake në Moskë për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë, e cila festohet nga Rusia si Dita e Fitores, më 9 maj.
    Vuçiç mbërriti në kryeqytetin rus nëpërmjet Bullgarisë, Turqisë dhe Azerbajxhanit, pasi Lituania dhe Letonia refuzuan t’i jepnin leje fluturimi aeroplanit që mbante presidentin serb.
    Udhëtimi i Vuçiçit në Moskë ishte “aventuresk” pasi, siç raportuan mediat serbe, avioni qeveritar serb mbeti i bllokuar për shumë orë në aeroportin e kryeqytetit të Azerbajxhanit, Baku, për shkak të “luftimeve aktive” në hapësirën ajrore ruse.
    Aleksandar Vuçiç, në një video që postoi në Instagram nga Sheshi i Kuq të mërkurën në mbrëmje, e konsideron një nder të madh të përfaqësojë Serbinë në ngjarjet e Ditës së Fitores. “Jam krenar që jam President i Serbisë dhe që mund të shikoj këtu, në Sheshin e Kuq, paradën madhështore në përvjetorin e fitores mbi fashizmin. Nëse dikush ka të drejtë për këtë, atëherë ai është populli serb dhe ne kurrë nuk duhet të turpërohemi për këtë”, thekson Vuçiç.
    Në një intervistë nga Moska për televizionin publik serb (RTS), presidenti serb vuri në dukje se ai mbetet i përkushtuar ndaj rrugës evropiane, por, siç tha ai, është gjithashtu i detyruar të kujdeset për interesat e veçanta të vendit, në ekonomi dhe energji. Ai tha se në Moskë do të zhvillojë bisedime të rëndësishme me shumë presidentë vendesh dhe vlerësoi takimet me Vladimir Putin dhe Presidentin kinez Xi Jinping.
    Duke komentuar reagimet nga BE-ja ndaj lëvizjes së tij në Moskë, Vuçiç deklaroi se nuk i kupton ato, duke vënë në dukje se “vendet perëndimore nuk tregojnë mirëkuptim për ndjeshmëritë e Serbisë dhe e tëra çfarë dinë të ofrojnë është presion dhe kërcënime”. Presidenti serb shprehu ankesën e tij për qëndrimin e Perëndimit ndaj Serbisë dhe iu referua bombardimeve në vitin 1999 gjatë spastrimit etnik të Kosovës.
    “Në vend që të na trajtojnë me mirëkuptim dhe butësi, si një popull i vogël që iu bë padrejtësi e madhe duke iu marrë 14% të territorit të tij, sot, për shkak se po kujdesen për interesat e veta, po na thonë të mos kthehemi në të kaluarën”, tha Vuçiç, duke hedhur poshtë akuzat se ua fshehu vizitën e tij në Moskë udhëheqësve perëndimorë.
    “Nuk kam mashtruar askënd, nuk e kam fshehur udhëtimin tim në Rusi nga askush. I informova të gjithë”, tha Vuçiç në intervistën e tij nga Moska për televizionin publik serb (RTS).
    Komisioneri për Zgjerimin, Kos, deklaroi në një konferencë për shtyp më 29 prill se lëvizja e Vuçiçit në Moskë do të ndikonte negativisht në rrugën evropiane të Serbisë.
    Nga udhëheqësit evropianë, vetëm Vuçiç dhe kryeministri sllovak Robert Fico do të marrin pjesë në paradën ushtarake në Moskë më 8 maj. /tesheshi.com/
     
     

  • “Injorohet propozimi”/Zelensky: Moska u përgjigjet thirrjeve për paqe me bombardime!

    “Injorohet propozimi”/Zelensky: Moska u përgjigjet thirrjeve për paqe me bombardime!

    “Moska vazhdon të injorojë propozimin e SHBA-së për një armëpushim të plotë dhe pa kushte”. Kështu është shprehur Presidenti i Ukrainës, Zelensky ku ka bërë thirrje për sanksione më të ashpra kundër Rusisë.
    Gjithashtu, Zelensky tha se kishin kaluar 50 ditë që kur Uashingtoni paraqiti një plan paqeje, ndërkohë që dënoi sulmet e fundit me dronë rusë në Odesa dhe rajone të tjera.
    Nga ana e tij, presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar një armëpushim tre-ditor javën e ardhshme, por ka hedhur poshtë sugjerimet për një zgjatje dhe nuk është pajtuar me propozimin e Trump për një armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte.
    “Për më shumë se 50 ditë, Rusia ka injoruar propozimin amerikan për një armëpushim të plotë dhe pa kushte. Ne kemi bërë gjithashtu propozime të tilla si ndalimi i sulmeve ndaj infrastrukturës civile dhe një heshtje e zgjatur në qiell, në det dhe në tokë. Rusia i përgjigjet të gjitha këtyre me bombardime të reja dhe sulme të reja”, theksoi ai.
     

  • Zelensky kërkon sanksione më të ashpra ndaj Rusisë: Duam paqe, Moska na përgjigjet me granatime dhe sulme të reja

    Zelensky kërkon sanksione më të ashpra ndaj Rusisë: Duam paqe, Moska na përgjigjet me granatime dhe sulme të reja

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përsëritur thirrjen për sanksione më të rënda kundër Rusisë, duke akuzuar Kremlinin se po refuzon propozimin amerikan për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar, të paraqitur më shumë se 50 ditë më parë nga Uashingtoni.
    Në një deklaratë të fortë pas sulmeve me dronë në Odesa dhe në rajonet e Kievit, Sumy, Kropyvnytskyi, Kirovohrad, Kharkiv dhe Cherkasy, Zelensky dënoi vazhdimin e agresionit rus dhe tha se pavarësisht përpjekjeve për paqe, Moska nuk po tregon vullnet për ndalim të luftimeve.
    “Për më shumë se 50 ditë, Rusia ka injoruar propozimin amerikan për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar”, u shpreh Zelensky. Ai shtoi se Ukraina vetë ka bërë disa propozime për ulje të tensioneve, duke përfshirë ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës civile dhe një “heshtje e zgjatur në qiell, në det dhe në tokë”, por se këtyre propozimeve Moska iu ka përgjigjur me sulme të reja dhe granatime.

    Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka ofruar një armëpushim tre-ditor për javën e ardhshme, por ka refuzuar të diskutojë një zgjatje më të gjerë apo të pranojë propozimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump për një armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar.
    Zelensky bëri thirrje për një presion të shtuar diplomatik dhe ndërkombëtar ndaj Rusisë që ta detyrojë të ulet në tryezën e bisedimeve dhe të ndalë luftën. Ai nuk komentoi mbi marrëveshjen e fundit për burime natyrore midis Kievit dhe Uashingtonit, e cila u nënshkrua së fundmi.
    /vizionplus.tv

  • Moska kërkon armëpushim tre-ditor, reagon ministri i Jashtëm rus: Ukraina nuk i pranon kushtet

    Moska kërkon armëpushim tre-ditor, reagon ministri i Jashtëm rus: Ukraina nuk i pranon kushtet

    Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 1,161-të, mes kërcënimeve të reja nga Moska dhe diskutimeve ndërkombëtare për një armëpushim të mundshëm.

    Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Dmitry Medvedev, deklaroi se Rusia kishte gabuar kur kishte besuar vendeve perëndimore, përfshirë Italinë, në vitet pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
    Ai shtoi se Suedia dhe Finlanda, që u anëtarësuan së fundmi në NATO, janë tashmë “objektiva të forcave ruse”, duke përmendur edhe “një komponent të mundshëm bërthamor” në rast të një hakmarrjeje.
    Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin vazhdon të këmbëngulë se kontrolli i plotë i katër rajoneve ukrainase të pushtuara pjesërisht është kusht për një marrëveshje paqeje.
    Sipas Bloomberg, Putin ka shpallur një armëpushim të përkohshëm që do të nisë më 8 maj në mesnatë do të zgjasë deri më 11 maj në mesnatë.
    Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e cilësoi këtë propozim si një hap drejt fillimit të negociatave të drejtpërdrejta me Ukrainën pa parakushte.
    Megjithatë, Ukraina e ka refuzuar idenë e një armëpushimi të shkurtër, duke kërkuar një ndërprerje të luftimeve për të paktën 30 ditë. Kjo kërkesë u konsiderua nga Lavrov si “një parakusht”, ndërsa përfaqësuesi special i Donald Trump për Ukrainën, Keith Kellogg, e quajti armëpushimin tre-ditor të Rusisë “absurd”, duke përkrahur një ndërprerje të plotë të luftës në të gjitha frontet – det, ajër, tokë dhe infrastrukturë – për të paktën një muaj.
    Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që përfshin dorëzimin e territorit të Ukrainës. “Nuk mund t’i japim Putinit asnjë pjesë të vendit tonë,” deklaroi ai.

    Top Channel

  • Vrasja e gjeneralit rus, Jaroslav Moskalik/ Reagon Moska: Akt terrori!

    Vrasja e gjeneralit rus, Jaroslav Moskalik/ Reagon Moska: Akt terrori!

    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova e ka quajtur vrasjen e gjeneralit Jaroslav Moskalik si një akt terrori.

    “Çështja kryesore është ndalimi i konfliktit në zemër të Evropës dhe botës. Ne shohim kaq shumë viktima çdo ditë. Edhe sot, një pjesëtar i ushtrisë ruse u vra si rezultat i një sulmi terrorist në Moskë”, ka thënë Zakharova sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tass.

    Moskalik humbu jetën pasi një bombë shpërtheu në makinën e tij. Ai është komandanti i fundit ushtarak rus ose figura pro-Kremlinit që besohet se është shënjestruar nga ukrainasit brenda Rusisë.

    Edhe pse SHBA po përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainën, Moska ka kryer sulme ndaj territorin ukrainas, duke lënë pas të vdekur.

  • “Putin sulmoi edhe për Pashkë”/ Presidenti i Ukrainës akuzon Rusinë: Nuk iu përmbajt armëpushimit

    “Putin sulmoi edhe për Pashkë”/ Presidenti i Ukrainës akuzon Rusinë: Nuk iu përmbajt armëpushimit

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, akuzoi Rusia se po vazhdon sulmet ushtarake në Ukrainë, pavarësisht shpalljes së një “armëpushimi të Pashkëve”.

    “Tani që po flasim, sipas raporteve të shtabit të përgjithshëm, operacionet ushtarake sulmuese ruse po vazhdojnë në disa sektorë të frontit dhe artileria ruse nuk është ndalur”, ka shkruar ai mbrëmjen e së shtunës vonë në “X”. “Prandaj, nuk duhet t’u besohet fjalëve që vijnë nga Moska”.
    Ai ka përsëritur se Rusia e ka refuzuar muajin e shkuar propozimin amerikan për armëpushim të përgjithshëm 30-ditor.
    Zelensky ka shtuar se nëse Moska do të pranonte armëpushim pa kushte, Ukraina do të propozonte zgjatjen e tij përtej 20 prillit.
    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur të shtunën armëpushimin e Pashkëve në luftën në Ukrainë, duke nisur nga mbrëmja e sotme e deri në mesnatën e së dielës.
    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpalli një armëpushim prej 30 orësh për pashkët. “Urdhëroj që të gjitha veprimet ushtarake të ndalen për këtë periudhë”, deklaroi shefi i Kremlinit të shtunën.
    Putini gjithashtu ka akuzuar Ukrainën se nuk i ka respektuar kushtet e marrëveshjes së armëpushimit mbi infrastrukturën energjetike, ndërsa Zelensky iu përgjigj se “Moska nuk heq dorë nga tentativat për të avancuar ushtarakisht as në ditë festash dhe se ka kryer sulme ajrore duke vrarë një person në orët e para të së dielës në rajonin e Dnipros”.

    Top Channel

  • Shpërthen Moska: Europa dëshiron një Hitler pas Zelensky-t

    Shpërthen Moska: Europa dëshiron një Hitler pas Zelensky-t

    Rusia ka sulmuar sërish rajonin Sumi në Ukrainë me raketa balistike. Gjithashtu ka bombarduar edhe zona të tjera. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, ka shkarkuar nga detyra shefin e administratës rajonale në Sumi, pas sulmit të ushtrisë së Moskës që vrasu 35 persona dhe plagosi qindra të tjera. Kjo vjen pas akuzës së lëshuar ndaj tij, siç thuhet zyrtarisht se bombardimi rus erdhi si pasojë “jo vetëm nga oreksi i Moskës për gjak, por edhe nga neglizhenca e zyrtarëve ukrainas”.
    Sipas një kryebashkiaku në rajonin Sumi, rusët kanë shfrytëzuar rastin për të goditur një objektiv ushtarak pasi në një prej zyrave shefi i administratës rajonale ka mbajtur një ceremoni të dorëzimit të medaljeve për ushtarët e brigadës së 117-ë, shkruan A2 CNN.
    Nga ana tjetër, Moska zyrtare pretendon rrëzimin e 115 dronëve të lëshuar nga Kievi në orët e fundit. Kremlini ka sqaruar ecurinë e bisedimeve të paqes duke konfirmuar se nuk do të ketë rezultate të menjëhershme.
    Zëdhënësi, Dmitry Peskov, nënvizoi gjithashtu se nuk pritet që së shpejti të zhvillohet ndonjë telefonatë mes presidentit Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump. Pak më i ashpër me gjuhën e tij ka qenë ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, që pretendoi se Europa po dëshiron të gjejë një “gjysëm Hitler të ri” në vend të Volodymyr Zelenskit, i cili do të jetë më pak i varur nga palë të ndryshme.
    Kreu i diplomacisë së Moskës e tha këtë në një intervistë për gazetën e përditshme Kommersant. “Të gjitha këto skema paqeruajtëse që Macron dhe Starmers po hartojnë bazohen në faktin se kjo është e nevojshme për të ruajtur të paktën një copë tokë në të cilën do të qëndrojë regjimi nazist, haptazi rusofobik, i mprehur për përgatitjen e ardhshme të një lufte tjetër kundër Rusisë”, pretendoi Lavrov. Ndërsa pranoi se “nuk është e lehtë të biesh dakord mbi elementët kryesorë të një marrëveshjeje” për Ukrainën, ai vlerësoi Uashingtonin për zgjidhjen e këtij problemi.