Gjermani – 25 persona u lënduan pasi një shtëpi të moshuarish u përshi nga zjarri në Nordstadtzentrum në Hanover. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Fillimisht u raportuan mbi 50 të plagosur.
Sipas një zëdhënësi të policisë, personeli i infermierisë vuri re zjarrin në një dhomë të shtëpisë së të moshuarve në Hanover pasdite dhe njoftoi zjarrfikësin.
Sipas deklaratave të tyre, ata kanë mundur të parandalojnë përhapjen e zjarrit në dhomat e tjera.

Përveç të plagosurve u desh të evakuoheshin edhe 16 banorë pasi ndodheshin në rrezik të madh.
Sipas policisë, kati i sipërm i shtëpisë nuk është më i banueshëm. Sipas zjarrfikësve, banorët e prekur nga zjarri do të zhvendosen në zona të tjera të shtëpisë së të moshuarve.
BILD bën me dije se pothuajse 100 persona jetojnë në shtëpinë e të moshuarve.

Zëdhënësi i departamentit të zjarrfikësve tha: “Policia ka nisur një hetim për shkakun e zjarrit. Nuk ka ende asnjë informacion për shkallën e dëmit.”/vizionplus.tv
