Të moshuarit që kërkojnë rritje të pensioneve për të mbuluar shpenzimet vetjake, duhet të punojnë sërish.
Si një zgjidhje për një jetë më dinjitoze dhe pasjen e burimeve të mjaftueshme financiare, qeveria planifikon një plan masash për grupmoshën e tretë në 5 vitet e ardhshme. Mbrojtja ekonomike dhe sociale e të moshuarve në nevojë do të mbështet në riintegimin e tyre në sektorë të cilat kanë nevojë për punëtorë por kryesisht në ata të gjelbër.
“Parësore është krijimi i mundësive të punësimit në sektorët e gjelbër. Nxitja e krijimit të ndërmarrjeve sociale si një instrument për punësim dhe vetëpunësim të të moshuarve.”
Planifikohet gjithashtu të krijohet një mjedis mundësues për një jetë dinjitoze për gratë dhe burrat e moshuar të moshës 60 vjeç, E cila do të përfshijë dhe lehtësirat fiskale duke nisur nga heqja e tatimit që vendosen për shtëpitë e banimit, token etj por dhe heqjen e taksës vjetore për automjetet vetiake të të moshuarve 65+ dhe reduktimin e gjobave dhe kamat-vonesave .
“Përmirësimi i aksesit në shërbime bankare dhe financiare. Qasja drejt zhvillimit të llogarive kombëtare të transfertave si dhe lehtësira fiskale për të moshuarit.”
Janë mbi 608 mijë pensionistë në zonat urbane dhe mbi 96 mijë në zonat rurale që presin të përfitojnë nga politikat lehtësuese. Ndonëse kërkesa kryesore të moshuarve është pasja e një pensioni dinjitoz krahasuar me rajonin dhe evropën.
Tag: moshuarve
-

“Të moshuarit që kërkojnë rritje pensioni, duhet të punojnë sërish”/ Plani për punësimin e të moshuarve
-

“Rritje 50% dhe pension të 13-të”/ Zbulohet plani i qeverisë: Do të arrijë deri në 276 euro, ndihmë të veçantë për të moshuarit e vetmuar
Të moshuarve shqiptarë do t’u rritet me 50% pensioni, por dhe t’u sigurohet një i 13-të.
Është ky vendimi i qeverisë që do të ndërmerret në 5 vitet e ardhshme i publikuar në Dokumentin Politik për Moshimin dhe Planin e Veprimit 2025–2030.
Qeveria planifikon të rrisë pensionin mesatar në qytet nga 18 mijë e 341 lekë që është aktualisht në mbi 27 mijë e 511 lekë. Ndërsa në fshat do të arrijë në 16 mijë e 576 lekë.
Me qëllim realizimin e kësaj mase është parashikuar mbi 95 për qind e buxhetit të dedikuar e cila do të shkojë për të garantuar pavarësinë financiare të kësaj kategorie.
“Zhvillimi i politikave për rritjen e të ardhurave për pensionistët, i cili në totalin e shpenzimeve zë më shumë se 95% të totalit të shpenzimeve. Ky aktivitet kryesisht mbulohet nga buxheti i shtetit për përmirësimin e politikave të pensioneve.”
Jo vetëm 50% më shumë por dhe pensioni i 13-të do të jetë i prekshëm për pensionistët deri në 2030. Për të cilin pritet t’u dedikohet një buxhet rreth 25 milionë euro më tepër.
“Me gjithë progresin e bërë nga reforma e pensioneve apo mbështetja që Qeveria Shqiptare ka dhënë për të moshuarit, çështja e pavarësisë financiare të të moshuarve e në mënyrë të veçantë, të moshuarve të vetmuar, burrave dhe grave, mbetet prioritet për një jetesë dinjitoze.”
Por gjatë kësaj periudhe do të rritet edhe mosha e daljes në pension ndërsa do të miratohet edhe formula e indeksimit të diferencuar të pensioneve.
“Ndryshimet kryesore përfshinin rritjen graduale të viteve të kontributit nga 35 në 40 deri në vitin 2025, si dhe rritjen e moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç në vitin 2032. Pas këtij viti, mosha e daljes në pension për burrat do të rritet me një muaj në vit dhe për gratë me dy muaj në vit, duke arritur në 67 vjeç për të dy gjinitë në vitin 2056“
Dokumenti parashikon investime të rëndësishme në shërbimet shëndetësore dhe sociale, përfshirë ngritjen e kapaciteteve geriatrike, dhe ndërtimin e qendrave të rehabilitimit dhe rezidenciale për të moshuarit. Ndërsa pas nuk do të lihen edhe pensionistët e vetmuar për të cilët do të ketë politika të vecanta ndihmëse.
SA DO TË RRITEN PENSIONET
ISHTE BËHET
QYTET 18.341 LEKË 27.511 LEKË
FSHAT 11.051 LEKË 16.576 LEKË
Top Channel
-

Takimi me të moshuarit në Elbasan/ Alizoti: Dinjiteti i të moshuarve duhet të jetë prioritet kombëtar
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan, Tomorr Alizoti, bashkë me kandidatë për deputetë të këtij qarku kanë zhvilluar një takim me pensionistët e Elbasanit.
“Në këtë takim u ndanë shqetësimet dhe vështirësitë e përditshme të këtyre të moshuarve, të cilët ndihen të braktisur nga një sistem që nuk ua njeh hallet”, shkruan Alizoti në një postim në Facebook.
Mesazhi:
Dita e sotme ishte e veçantë, sepse iu kushtua pensionistëve.
Në këtë takim u ndanë shqetësimet dhe vështirësitë e përditshme të këtyre të moshuarve, të cilët ndihen të braktisur nga një sistem që nuk ua njeh hallet.
Pensionet nuk u mjaftojnë as për ilaçe e jo më për të përballuar muajin. Të moshuar që jetojnë të vetmuar, me mallin për fëmijët e larguar jashtë vendit, në kërkim të një jete më të mirë.
Ky takim tregoi edhe një herë se kriza nuk njeh moshë dhe se dinjiteti i të moshuarve duhet të jetë prioritet kombëtar.
Partia Demokratike premton t’i vendosë pensionistët në qendër të politikave të saj:
– Rritje me 20% të pensioneve
– Pension minimal prej 20,000 lekësh të reja
Sepse bashkë mund t’ia dalim!
-

Të moshuarit në mes të katër rrugëve, nuk ka mjaftueshëm azile për të vetmuarit
Në vitin 2019, u miratua një plan kombëtar që synonte koordinimin e politikave dhe institucioneve për integrimin social të të moshuarve. Për zbatimin e planit është përgjegjës Shërbimi Social Shtetëror, i cili është në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Azilet, apo siç quhen ndryshe Institucionet Rezidenciale, zënë një vend të rëndësishëm në këtë panoramë institucionesh që ofrojnë shërbimet për moshën e tretë. Aktualisht, në vendin tonë ka shtëpi për të moshuar në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Fier, Gjirokastër dhe Poliçan.
“Pjesa publike ka kapacitete shumë të limituara në raport me nevojat reale që kanë qytetarët dhe që është një tendencë rritëse. Sigurisht, duhen më shumë institucione. Ka disa norma ndërkombëtare, p.sh. për 100 mijë banorë duhet të ketë një shtëpi për të moshuar, ne nuk e kemi akoma,” u shpreh sociologu Gëzim Tushe.
“Mundësia e kufizuar që kanë pensionistët në moshat e caktuara, e ka të vështirë të jetojnë vetëm, edhe nëse do të kishin mbështetje financiare nga fëmijët,” u shpreh eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.
Shërbimi rezidencial për të moshuar ofrohet nga shteti nëpërmjet shtëpive të të moshuarve dhe qendrave ditore. Sistemi publik është i ndërtuar në një formë të tillë, që shpeshherë e bën të vështirë, apo të pamundur, regjistrimin në këto institucione. Mjaft të moshuar, të zhytur në mjerim, mbeten mes katër rrugëve për shkak të kufizimeve nga më të ndryshmet.
Zgjidhja e vetme për këta të moshuar mbeten azilet private. Por, këto institucione shpesh janë akuzuar për dhunë apo mungesë kujdesi ndaj të moshuarve, pavarësisht kostos së lartë që paguajnë familjarët.
“Një ndër zgjidhjet është që ose familjarët e tyre u garantojnë asistencë sociale dhe mund të marrin asistencë duke paguar persona të caktuar që të jetojnë me ta, ose familjet tradicionale që vazhdojnë t’i mbajnë prindërit. Ka edhe atë pjesën e tretë, ku fëmijët jetojnë në emigracion dhe kanë nevojë për këto që ne i quajmë shtëpi të moshuarish apo azile,” u shpreh eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.
/TCH/ -

Të moshuarit në mes të katër rrugëve, s’ka mjaftueshëm azile
Në vitin 2019, u miratua një plan kombëtar që synonte koordinimin e politikave dhe institucioneve për integrimin social të të moshuarve. Për zbatimin e planit është përgjegjës Shërbimi Social Shtetëror, i cili është në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Azilet, apo siç quhen ndryshe Institucionet Rezidenciale, zënë një vend të rëndësishëm në këtë panoramë institucionesh që ofrojnë shërbimet për moshën e tretë. Aktualisht, në vendin tonë ka shtëpi për të moshuar në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Fier, Gjirokastër dhe Poliçan.
“Pjesa publike ka kapacitete shumë të limituara në raport me nevojat reale që kanë qytetarët dhe që është një tendencë rritëse. Sigurisht, duhen më shumë institucione. Ka disa norma ndërkombëtare, p.sh. për 100 mijë banorë duhet të ketë një shtëpi për të moshuar, ne nuk e kemi akoma,” u shpreh sociologu Gëzim Tushe.“Mundësia e kufizuar që kanë pensionistët në moshat e caktuara, e ka të vështirë të jetojnë vetëm, edhe nëse do të kishin mbështetje financiare nga fëmijët,” u shpreh eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.
Shërbimi rezidencial për të moshuar ofrohet nga shteti nëpërmjet shtëpive të të moshuarve dhe qendrave ditore. Sistemi publik është i ndërtuar në një formë të tillë, që shpeshherë e bën të vështirë, apo të pamundur, regjistrimin në këto institucione. Mjaft të moshuar, të zhytur në mjerim, mbeten mes katër rrugëve për shkak të kufizimeve nga më të ndryshmet.
Zgjidhja e vetme për këta të moshuar mbeten azilet private. Por, këto institucione shpesh janë akuzuar për dhunë apo mungesë kujdesi ndaj të moshuarve, pavarësisht kostos së lartë që paguajnë familjarët.
“Një ndër zgjidhjet është që ose familjarët e tyre u garantojnë asistencë sociale dhe mund të marrin asistencë duke paguar persona të caktuar që të jetojnë me ta, ose familjet tradicionale që vazhdojnë t’i mbajnë prindërit. Ka edhe atë pjesën e tretë, ku fëmijët jetojnë në emigracion dhe kanë nevojë për këto që ne i quajmë shtëpi të moshuarish apo azile,” u shpreh eksperti i ekonomisë, Klodian Muço. /TCH/




