Tag: moshuarve

  • Covid 2020/ Dhoma sureale e përqafimeve në një shtëpi kujdesi italiane

    Covid 2020/ Dhoma sureale e përqafimeve në një shtëpi kujdesi italiane

    Në kulmin e pandemisë, në nëntor 2020, një shtëpi kujdesi në Castelfranco Veneto, Itali, gjeti një mënyrë kreative për të luftuar izolimin e të moshuarve: krijoi një “dhomë përqafimesh”, ku familjarët mund të prekeshin dhe përqafonin njëri-tjetrin në mënyrë të sigurt përmes një membrane plastike.

    Pandemia kishte izoluar për muaj me radhë banorët e shtëpive të kujdesit, veçanërisht në Itali, ku vala e parë e Covid-19 kishte shkaktuar qindra viktima në veri të vendit. Edhe pse video-thirrjet ishin një zgjidhje e përkohshme, ato nuk mund të zëvendësonin kontaktin fizik.

    Shtëpia e të moshuarve “Domenico Sartor” vendosi të ndërtonte një hapësirë të posaçme, të rrethuar me xhama dhe të pajisur me një mbështjellës plastik me vrima për krahët, duke u lejuar vizitorëve të përqafonin të afërmit pa rrezikuar përhapjen e virusit.

    Fotografi italian Max Cavallari e dokumentoi iniciativën, të cilën e përshkroi si një përzierje mes realitetit të ndritshëm dhe atmosferës distopike të serialit Black Mirror. Ai rrëfen se shumë familjarë përjetonin një emocion të jashtëzakonshëm, pasi po prekeshin me prindërit për herë të parë pas nëntë muajsh.

    Sipas Cavallarit, drejtuesit e qendrës nuk e panë këtë si një mënyrë për t’u bërë të famshëm, por si një nevojë urgjente për të thyer izolimin e të moshuarve: “Nuk ishte zgjidhja përfundimtare, por ishte diçka. Dhe ajo diçka kishte shumë rëndësi.”

    Banorët dhe familjarët i kujtojnë ende ato momente përmes një fjale të përbashkët: ngrohtësia. Edhe përmes plastikës, ajo ndjehej./BBC

  • Tiranë, drejtësia godet mashtruesin e të moshuarve – 64-vjeçari përfundon i dënuar

    Tiranë, drejtësia godet mashtruesin e të moshuarve – 64-vjeçari përfundon i dënuar

    Një 64-vjeçar nga Shkodra, Liridon Lito, është dënuar me 2 vite burg pas gjykimit të shkurtuar nga Gjykata e Tiranës për mashtrim ndaj të moshuarve. Ai kishte zhvatur para nga pesë persona të moshave 74-85 vjeç, duke u prezantuar si mik i fëmijëve të tyre që jetonin në emigracion.
    Sipas vendimit të gjykatës, Lito kishte vepruar midis korrikut 2024 dhe majit 2025, duke marrë shuma që varionin nga 6 deri në 20 mijë lekë të rinj për secilin prej viktimave. Ai hynte në banesat e tyre, shpesh në zona të ndryshme të Tiranës, dhe me pretendime të ndryshme, makina e prishur, dokumente pronësie apo borxhe të fëmijëve të tyre, i bindte të moshuarit t’i jepnin paratë. Tek një nga viktimat, madje, u prezantua si mik i djalit të ndjerë të saj.
    Gjatë gjykimit, 64-vjeçari ka shfaqur pendesë dhe ka kërkuar ndjesë për viktimat. “Jam i sëmurë dhe nuk kam dëshirë të vdes në burg,” është shprehur ai para trupit gjykues.
    Rasti është një thirrje alarmi për kujdesin ndaj mashtrimeve që prekin të moshuarit, të cilët shpesh bien pre e personave që luajnë me besimin dhe dhembshurinë e tyre.
    Në fund, vendimi për 2 vite burg për Liton është një mesazh i qartë se shfrytëzimi i të moshuarve për përfitime personale nuk do të tolerohet nga drejtësia.

  • “Shteti i ka harruar”/ Braktisja e të moshuarve, flet pedagogia: Janë në duart e neglizhencës

    “Shteti i ka harruar”/ Braktisja e të moshuarve, flet pedagogia: Janë në duart e neglizhencës

    E ftuar në një emision televiziv, Suela Koçibellinj, aktiviste dhe pedagoge, foli mbi gjendjen alarmante të të moshuarve në qendrat rezidenciale, ku u shpreh se neglizhenca institucionale, braktisja dhe mungesa e ilaçeve po e thellojnë krizën humane në këto ambiente.
    Koçibellinj theksoi se shumica e të moshuarve që përfundojnë në azilet shtetërore janë persona të pamundur, të braktisur ose me probleme të thella ekonomike, ndërsa ata që kanë mundësi për qendrat private përballen me kosto të papërballueshme.
    Sipas saj, mungesa e kujdesit mjekësor, e psikiatrëve dhe mbi të gjitha mungesa e ilaçeve, e kthen jetesën në këto institucione në një realitet të trishtë, ku të moshuarit mbeten pa trajtim dhe pa dinjitet.
    Pjesë nga deklarata:
    Flasim për statistikën e atyre të moshuarve që ne kemi tashmë në qendra rezidenciale, pra vetëm ata janë matur. Ndërkohë, problematika e të moshuarve, për arsye edhe të moshës, vjen gradualisht me një rëndim mendor apo ndryshim të gjendjes mendore. Në parim, ata që përfundojnë ende, në kulturën tonë, në rezidenca dhe kryesisht në ato shtetërore janë ata që janë të pamundur.
    Nuk besoj se këtu kemi ndonjë matje për ata pak që kanë shkuar në rezidenca private, ku kostot janë shumë të larta. Këta që shkojnë, kam bindjen se, nëse pyesim një të vetmuar, do të thotë: “Më lër të rri në shtëpinë time, mos më ço atje.”
    Unë mendoj që ata duhet të jetojnë dhe të gëzojnë jetën e tyre, dhe ashtu online të shohin nipat dhe mbesat. Për ta kthyer te realiteti, nëse flasim për qendrat rezidenciale shtetërore, ende ekziston paragjykimi, por edhe realiteti dhe mendimi se të moshuarit nuk duan të shkojnë aty.
    Ata që shkojnë janë ata që kanë më shumë probleme ekonomike, sociale, edhe të braktisur ndoshta, çka e bën më të rëndë gjendjen e tyre mendore.
    Nëse themi se mungon psikiatri apo psikologu, është më shqetësuese nëse themi se mungojnë ilaçet. Sepse nëse flasim për psikiatrin, ai ndërvepron vetëm me ilaçe; pastaj është ndryshe ndërhyrja në nivel social, ndërveprimi terapish kjo nuk ka nevojë për ilaçe.
    Kjo pastaj është tmerrësisht shqetësuese, nëse mungojnë ilaçet, nëse kushtojnë, nëse nuk janë të aksesueshme.
    Këtu ata janë të neglizhuar; këtu fjala “diskriminim” patjetër që qëndron, por janë të neglizhuar. Janë të lënë pas dore totalisht në institucione që duhet të përmbushin detyrat pa kompromise.

  • Shtëpitë e të moshuarve, pa psikiatër dhe ilaçe, 45% “pacientë” të patrajtuar

    Shtëpitë e të moshuarve, pa psikiatër dhe ilaçe, 45% “pacientë” të patrajtuar

    Rreth 45 për qind e të moshuarve që janë në Institucionet Rezidenciale shtetërore (Shtëpitë e të Moshuarve), shfaqin probleme të shëndetit mendor, por në këto qendra mungon një mjek pasikiatër, apo edhe medikamentet e nevojshme për sëmundjet mentale.
    Në këtë përfundim arrin Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një auditimi të bërë në gjashtë bashki të vendit në këto qendra për periudhat 2020, 2021 dhe 2022.
    “Sa i përket vlerësimit të kujdesit shëndetësor dhe mjekimit të ofruar për të moshuarit rezident, disa nga problematikat e evidentuara janë: Mungesa e mjekëve specialistë (sipas problematikave dhe nevojave të të moshuarve) në IR (Shënim: Institucionet Rezidenciale); Mungesa e një mjeku psikiatër të angazhuar në IR, pavarësisht faktit se mesatarisht 45% e rezidentëve paraqesin probleme të shëndetit mendor”, thuhet në raportin e KLSH-së pas auditimit që ka kryer në, Tiranë, Shkodër, Fier, Gjirokastër, Kavajë dhe Poliçan.
    Shumë të moshuar, pak qendra
    Aktualisht në të gjithë vendin janë vetëm 7 shtëpi të moshuarish dhe disa institucione të tjera rezidenciale që ofrojnë shërbim për pak persona, ndonëse nevoja është e madhe.
    Profesor Gëzim Tushi, sociolog, në një reagim për Faktoje.al e konsideron problemin e trajtimit të të moshuarve si tepër shqetësuese dhe nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, si shtetërore ashtu edhe komunitare.
    “Institucionet Rezidenciale nuk janë në nivelin e kërkuar. Të moshuarve shpesh nuk u ofrohet ekspertizë e duhur nga specialistë në diagnostikim dhe më pas trajtim. Në qendrat rezidenciale kemi përzierje diagnozash ku krahas sëmundjeve të tjera shumë të moshuar shfaqin probleme të sëmundjeve kronike si alzaimeri, demenca etj”, thotë Tushi.
    Mbi çështjen e mungesës së specializuar të trajtimit të moshuarve që shfaqin edhe probleme të shëndetit mendor KLSH konstaton se nuk ofrohen qendra rezidenciale për trajtimin specifik të këtyre sëmundjeve.
    “Këta të moshuar duhet të akomodohen në qendra rezidenciale për persona jo-autosuficientë dhe t’ju ofrohen shërbime social-shëndetësore në përputhje me nevojat e tyre. Aktualisht, sistemi i shërbimit social shtetëror nuk ofron qendra rezidenciale me këto specifika. Për rrjedhojë, pavarësisht problematikave shëndetësore të paraqitura kjo kategori të moshuarish akomodohet në të njëjtat ambiente me të moshuarit e tjerë në qendrat rezidenciale”, konstaton KLSH.
    Gjithashtu alarmante është fakti se në të gjithë Shtëpitë e të Moshuarve nuk ka kontroll dhe ekzaminim të vazhdueshëm dhe konsulta mjekësore.
    “Në Institucionet Rezidenciale për të Moshuar nuk zbatohet asnjë program, i cili parashikon ekzaminimin dhe kryerjen e vizitave apo konsultave periodike nga mjekë specialistë sipas nevojave të të moshuarve”, thotë KLSH.
    Në analizim të raportit, audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit nxjerrin si problematikë edhe një gjetje tjetër e cila lidhet me trajtimin dentar. “Asnjë nga Institucionet Rezidenciale për të Moshuar nuk është angazhuar në planifikimin periodik të vizitave dentare, me qëllim nxitjen e higjienës orale tek të moshuarit dhe vlerësimin e nevojave të tyre”, thuhet në raport.
    Larg BE-së
    Nga studimet e kryera, prof Gëzim Tushi thotë se në të gjithë vendin janë 191 mijë të moshuar të cilët shfaqin nevojën e kujdesit social, prej të cilëve 31 mijë janë të moshuar të vetmuar.
    “Ata mund të kenë një banesë apo pension, por për arsye të ndryshme nuk kanë fëmijë ose të afërm që të kujdesen për ta”, tha Tushi. “Sipas mesatares së vendeve të BE-së për çdo 100 mijë banorë nevojitet një shtëpi të moshuarish, ndërsa në vendin tonë ky raport është mjaft i ulët. Tirana me rreth 1 milionë banorë ka vetëm një Shtëpi të Moshuarish”, thotë Tushi, ndërsa shton se duhet të ndryshojë ky raport, jo vetëm si objekte të ngritura në shërbim të të moshuarve, por si mundësi trajtimi.
    “Një zgjidhje e mirë është ngritja e qendrave rezidenciale komunitare të hapura. Të moshuarit kanë nevojë jo vetëm për trajtim ushqimor, mjekësor apo shërbime të tjera, por edhe integrim të tyre me pjesën tjetër të shoqërisë”, sugjeron, prof Tushi.
    Shërbimet
    Por çfarë ofron vendi për moshën e tretë që shfaq nevojë për shërbim të domosdoshëm social? Sipas Tushit, aktualisht ofrohet shërbim për vetëm 300 të moshuar në Shtëpitë e të Moshuarve në të gjithë vendin, ndërsa sektori privat ofron shërbim për rreth 500 të moshuar.
    “Gjithashtu ka edhe një kategori tjetër shërbimesh që janë rreth 1400 të moshuar në të gjithë vendin që marrin shërbim social si një vaft ushqim, për disa ditë në javë, apo shërbime të tjera të shpejta mjekësore si matje tensioni apo glicemie”, thotë Tushi, duke iu referuar kryesisht qendrave sociale të trajtimit të të moshuarve nga njësitë vendore.

    “Diskriminim në pagesa”
    Sipas Ligjit 121/2016, “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, sistemi i shërbimeve të kujdesit shoqëror ofron shërbime falas ose kundrejt tarifave, sipas rasteve të përcaktuara në këtë ligj.
    Por auditimi i KLSH-së thekson si çështje që duhet rregulluar nga institucionet përgjegjëse, kryesisht Shërbimi Social Shtetëror dhe Njësitë Vendore trajtimin e barabartë të të moshuarve. “Tarifa që paguan çdo i moshuar për jetesën në Institucionet Rezidenciale Publike është përcaktuar në masën 40% të pensionit të pleqërisë në muaj. Kjo tarifë e barabartë në shumën relative (40%) është diskriminuese sepse një pensionist që ka pensionin më të lartë paguan më shumë se një pensionist që ka pensionin minimal, ndërkohë që përfitojnë të njëjtin shërbim”, thotë KLSH.
    Pa kushte
    “Kushtet aktuale në rezidencat për të moshuar nuk plotësojnë nevojat e të moshuarve sipas standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror për të moshuarit që jetojnë në qendrat rezidenciale publike. SHSSH dhe njësitë vendore nuk kanë alokuar fonde për kryerjen e investimeve në infrastrukturë, ndërtesa, pajisje dhe orendi”, thotë KLSH.
    Ky institucion konstaton se mungesa e investimeve për ndërtimin e kapaciteteve të reja akomoduese apo shtesa në ndërtesat ekzistuese të Institucioneve Rezidenciale Publike, ndikon në mos realizimin e objektivave të reformimit të sistemit të shërbimeve shoqërore sipas standardeve të shërbimeve të përkujdesit për të moshuarit në qendrat rezidenciale.
    “Decentralizimi i shërbimit social duke i dhënë përparësi hartimit të politikave dhe trajtimit të të moshuarve nga qeverisja vendore nuk solli rezultatet e pritura. Bashkitë e kanë lënë trajtimin e të moshuarve në plane dytësore, duke mos i dhënë rëndësi nevojës së madhe”, tha prof Tushi./Faktoje.al

  • Shtëpitë e të moshuarve, pa psikiatër dhe ilaçe, 45% ‘pacientë’ të patrajtuar

    Shtëpitë e të moshuarve, pa psikiatër dhe ilaçe, 45% ‘pacientë’ të patrajtuar

    Nga Sebi Alla/

  • Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, Bujar Leskaj: Në Shqipëri janë realisht të varfër, e kam të vështirë t’i uroj

    Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, Bujar Leskaj: Në Shqipëri janë realisht të varfër, e kam të vështirë t’i uroj

    Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, e vendosur në 14 dhjetor 1990 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
    Ndër të tjera, Leskaj shkruan se pensionet e pleqërisë janë të pamjaftueshme për një pjesë të konsiderueshme të të moshuarve në vend, duke mos qenë në koherencë me koston reale të jetesës. Më tej ai shton se të moshuarit në Shqipëri janë realisht të varfër.
    Postimi i plotë:
    1 tetori- Dita Ndërkombëtare e të MoshuarveMë 14 dhjetor 1990 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përcaktoi 1 tetorin si ditën e respektit për të moshuarit.Në shumë vende të botës, mbahen fjalime, zhvillohen aktivitete, dëshmohet respekti që shoqëria, politika, shteti e qeveritë kanë për të moshuarit.Radiot, televizionet apo gazetat botojnë intervista me të moshuar.Rrjetet sociale të qeveritarëve mbushen me urime të përdëllyera, dashuri të pakufishme e respekt të thellë për të moshuarit, premtime të pafundme për ata që punuan një jetë të tërë…Të moshuarit në emër të solidaritetit human dhe filozofisë jetësore “vlerësohen” për autoritetin, mençurinë, përvojën jetësore, për atë që kanë bërë, për atë që i kanë dhënë Shqipërisë. Mbahen fjalime se si duhet të eliminohet neglizhenca dhe përjashtimi i tyre, si pjesë përbërëse e familjes dhe e komunitetit.Me fjalime u shprehet mirënjohja, respekti ndaj vlerave dhe kontributit të tyre.Edhe në Shqipëri…Por vetëm me fjalë, pasi në vendin tonë të moshuarit janë ndër kategoritë më të varfra dhe me më pak të drejta.Shtimi i problemeve me shëndetin, rritja e kostos së përballimit të problemeve shëndetësore, barnat e rimbursueshme me një cilësi të dobët, rritja e problemeve që kanë të bëjnë me situatën financiare të tyre, izolimi nga pjesa tjetër e familjes, vetmia, fëmijtë në emigracion, Pandemia, dëshmojnë për një problem vërtet të mprehtë social në Shqipëri.Pensionet e pleqërisë janë të pamjaftueshme për një pjesë të konsiderueshme të të moshuarve dhe nuk janë në koherencë me koston reale të jetesës. Sekti qeverisës këto nëntë vite është tallur me pensionistët, ashtu si me gjithë shqiptarët, me shtesa qesharake pensionesh baraz me një kafe në muaj.Ndaj e kam të vështirë t’i uroj!Si politikan, sot në këtë ditë të “tyre”, thjesht u kërkoj përulësisht falje!

  • Kryebashkiaku Llatja prezanton nisma të reja për angazhimin e të moshuarve në Elbasan

    Kryebashkiaku Llatja prezanton nisma të reja për angazhimin e të moshuarve në Elbasan

    Kronikë E Mërkurë, 1 Tetor 2025 12:45
    Në kuadër të Ditës Botërore të të Moshuarve, Bashkia Elbasan organizoi një aktivitet të veçantë në Qendrën e të Moshuarve, ku kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, vizitoi qendrën dhe vlerësoi angazhimin e qytetarëve të moshuar.
    Qendra ofron shërbime falas për të moshuarit, duke përfshirë matjen e tensionit, kontrollin e diabetit, fizioterapi, qasje në internet, si dhe aktivitete sociale dhe këshillime. Ky angazhim ka si qëllim krijimin e një komuniteti aktiv dhe të bashkuar, ku të moshuarit ndihen të vlerësuar dhe të përfshirë.

    Si pjesë e këtij angazhimi, kryetari i Bashkisë u kërkoi të moshuarve të shoqërojnë fëmijët në shkolla, duke kontribuar drejtpërdrejt në komunitetin rinor dhe në edukimin e brezit të ri. Kjo nismë e veçantë demonstron se të moshuarit mund të japin një kontribut të çmuar dhe të jenë pjesë aktive e jetës së komunitetit.

    Qendra e të Moshuarve në Elbasan është e para e këtij lloji, dhe brenda vitit pritet të hapen edhe dy qendra të tjera, duke ofruar shërbime dhe aktivitete për të gjithë qytetarët e moshuar dhe për përfshirjen e tyre aktive në komunitet.

  • ‘Dua trashëgiminë tani’: Të moshuarit po humbasin kursimet e jetës nga anëtarët e familjes

    ‘Dua trashëgiminë tani’: Të moshuarit po humbasin kursimet e jetës nga anëtarët e familjes

    Ndërsa stresi i strehimit dhe presioni i kostos së jetesës po rriten, fëmijët e rritur po u kërkojnë prindërve të shfrytëzojnë pasurinë e tyre më herët, ose të mos e shpenzojnë atë fare.Pas viteve të tëra duke jetuar në shtëpi me qira, infermierja australiane në pension, Joan, mendoi se më në fund po siguronte një shtëpi të përhershme. Ajo i dorëzoi kursimet e saj të pensionit, rreth 70,000 dollarë australianë (46,700 dollarë amerikanë), një të afërmi, për të ndërtuar një apartament të vogël në oborrin e pasmë të shtëpisë së tij.Plani ishte që ajo të jetonte aty për pjesën tjetër të jetës, larg stresit të tregut të shtrenjtë të qirave, dhe më pas apartamenti t’i mbetej familjes. Por marrëveshja dështoi brenda një viti. Njësia mbeti e papërfunduar, pa kuzhinë dhe lavanteri funksionale, duke e detyruar atë të mbështetej te shtëpia kryesore. Marrëdhëniet u prishën me të afërmin, i cili ndërkohë ishte rimartuar, dhe marrëveshja u prish.“Më thanë të ngrihesha, të mbidhja plaçkat dhe të largohesha,” tha Joan. E zhveshur nga kursimet dhe pa pasur mundësi të merrte gjërat e saj personale, ajo mbeti pa asgjë, pa shtëpi, pa pension, pa rrjet sigurie.Përvoja e saj përputhet me një model abuzimi financiar ndaj të moshuarve, që po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm në Australi dhe në vende të tjera të zhvilluara. Ekspertët paralajmërojnë se raste të tilla do të rriten me plakjen e popullsisë dhe shtimin e presioneve ekonomike. Grupi më i rrezikuar janë personat 75 deri 85 vjeç, thotë Robert Fitzgerald, komisioner për diskriminimin mbi moshën në Australi.Një nga format më të shpeshta të abuzimit është “padurimi për trashëgimi”, shpjegon Fitzgerald, kur fëmijët e rritur ushtrojnë presion mbi prindërit që t’u dorëzojnë kursimet më herët. Një formë tjetër po aq tinëzare është “ruajtja e trashëgimisë”, kur fëmijët pengojnë prindërit të shpenzojnë për kujdesin shëndetësor ose për trajtimet mjekësore.Në Australi, suksesi i sistemit të detyrueshëm të kursimeve të pensionit, i njohur si “superannuation”, në mënyrë ironike po e përkeqëson problemin. Punëdhënësit janë të detyruar të vendosin mënjanë 12% të pagave, duke e çuar fondin e kursimeve të pensioneve në 4.3 trilionë dollarë australianë, një shumë që pritet të bëhet e dyta më e madhe në botë deri në vitin 2030. Gjendja mesatare e llogarive për ata 65 deri 69 vjeç janë rreth 200,000 dollarë australianë dhe shumë të moshuar kanë akumuluar pasuri edhe falë rritjes së çmimeve të pronave.Ndërkohë, çmimet e shtëpive janë rritur shumë më shpejt se pagat, duke e lënë brezin e ri gjithnjë e më të përjashtuar nga tregu i banesave. Disa po shkojnë në ekstreme për të siguruar trashëgimi sa prindërit janë ende gjallë. Studime në Australi kanë dokumentuar raste ku gjyshër janë detyruar të firmosin dokumentet e pronës nën kërcënimin se do të humbnin kontaktin me nipërit, si edhe raste ku kursimet e pensionit janë shteruar pasi fëmijët u shtuan si kujdestarë të fondeve të pensionit.“Të rinjtë nuk duan të presin deri sa prindërit e tyre të ndahen nga jeta,” tha Sarah Abood, drejtuese ekzekutive e Shoqatës së Këshilltarëve Financiarë të Australisë. “Dhe në disa raste, ata e thonë shumë qartë: ‘Dua trashëgiminë tani’.”Abuzimi ndaj të moshuarve, i cili mund të jetë psikologjik, fizik ose financiar, po rritet globalisht, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Edhe nëse normat e përhapjes mbeten të pandryshuara, numri i viktimave pritet të arrijë 320 milionë deri në vitin 2050, kur popullsia mbi 60 vjeç do të shkojë në 2 miliardë. Një shqyrtim i OBSH-së mbi 52 studime në 28 vende gjeti se 15.7% e të moshuarve kishin pësuar abuzim, me abuzimin psikologjik si më të zakonshmin në 11.6% dhe abuzimin financiar në vend të dytë me 6.8%.Një analizë e vitit 2020 e linjës telefonike të drejtuar nga Seniors Rights Victoria, një shërbim australian kundër abuzimit të të moshuarve, tregoi një rritje prej 63% të thirrjeve brenda shtatë vitesh. Shumica kishin të bënin me abuzim psikologjik (63%) ose financiar (62%).Në SHBA, Shoqata Amerikane e Pensionistëve (AARP) vlerëson se viktimat e shfrytëzimit financiar të të moshuarve humbasin 28.3 miliardë dollarë çdo vit. Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, organizata bamirëse Hourglass raportoi se thirrjet në linjën e saj telefonike mes viteve 2021 dhe 2024 përfaqësonin humbje me vlerë totale 53 milionë £ (72 milionë dollarë), me një mesatare prej 85,000 paund për viktimë.Studiuesit theksojnë se problemi është shumë i nën-raportuar, pasi shpesh përfshihen anëtarë të familjes, gjë që i mban shumë raste jashtë gjykatave.Organizata e Kombeve të Bashkuara, në kuadër të Dekadës së Plakjes së Shëndetshme, ka bërë thirrje për një nxitje globale për përmirësimin e të dhënave dhe orientimin e veprimeve. Vendet po ndërmarrin hapa të ndryshëm për të adresuar këtë problem. Ligji britanik “Care Act” e përcakton zyrtarisht abuzimin financiar dhe u imponon autoriteteve lokale të hetojnë, ndërsa bankat kanadeze janë angazhuar të trajnojnë stafin për të zbuluar shfrytëzimin. Në Australi, një komision parlamentar vitin e kaluar bëri një sërë rekomandimesh në një raport me titull “Abuzimi financiar: një formë e fshehtë e dhunës në familje”, përfshirë edhe parandalimin që përfitimet e pensionit pas vdekjes të shkojnë tek autorët e dhunës familjare.Fitzgerald tani po udhëheq përpjekjet për të koordinuar veprimet e institucioneve financiare dhe grupeve komunitare. I mbështetur nga Departamenti i Prokurorit të Përgjithshëm, ai po mbledh banka, fonde pensioni, këshilltarë financiarë, grupe mbështetjeje dhe qendra juridike komunitare për të forcuar sistemet e parandalimit dhe reagimit dhe për të rritur ndërgjegjësimin. Ndryshimet mund të hyjnë në fuqi që vitin e ardhshëm.Fitzgerald thotë se asnjë vend nuk e ka zgjidhur ende këtë problem dhe se Australia mund të shndërrohet në një studim rast për botën mbi mënyrën më të mirë për të mbrojtur pensionistët.Për Joan, njohja e faktit se ishte viktimë e abuzimit erdhi vetëm pas dëbimit. Me ndihmën ligjore, ajo arriti të hynte në ndërmjetësim për të rikuperuar pjesën më të madhe të parave dhe gjeti strehim emergjent. Megjithatë, pasojat kanë qenë të rënda. “Nuk jam mirë për momentin,” tha ajo. “Do të filloj këshillim psikologjik.” / BloombergKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Grabitet dhe dhunohet çifti i të moshuarve në Finiq

    Grabitet dhe dhunohet çifti i të moshuarve në Finiq

    Një grabitje ka ndodhur rreth orës 01:00, në fshatin “Lefter Talo”,  Finiq.
    Dy shtetas të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit 78 vjeç. Autorët dyshohet se gjatë kryerjes së vjedhjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 78-vjeçarit dhe bashkëshortes së tij 79 vjeçe.
    Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Çifti i të moshuarve përplaset nga makina tek vijat e bardha, dërgohen në spitalin e Fierit

    Çifti i të moshuarve përplaset nga makina tek vijat e bardha, dërgohen në spitalin e Fierit

    Brenda pak ditësh, në qytetin e Fierit është shënuar rasti i dytë i një aksidenti në vijat e bardha.

    Vetëm pak minuta më parë, një çift të moshuarish është përplasur nga një automjet teksa po kalonte në vijat e bardha.

    Të dy të moshuarit u transportuan me ambulancë drejt spitalit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

    Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit për të kryer veprimet procedurale.