Tag: moshuarit

  • Ngjarja në Has/ Mbi 20 kallëzime në vite në polici për konfliktin, babai i autorit u kërkoi institucioneve zgjidhje

    Ngjarja në Has/ Mbi 20 kallëzime në vite në polici për konfliktin, babai i autorit u kërkoi institucioneve zgjidhje

    Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në fshatin plan të Hasit, ku viktimë mbeti Rushit Sallahu. Mësohet se familja Jaku ka bërë mbi 20 kallëzime ndër vite për konfliktin. Siç raportohet kallëzimet janë bërë nga babai i autorit i cili u kërkonte institucioneve zgjidhjen e konfliktit. Por me sa duket autoritetet nuk kanë ndërhyrë për të zgjidhur konfliktin.
    Përplasja mes familjeve Sallahu dhe Jaku ka pasur në thelb mosmarrëveshje për çështje pronësore, që kanë degjeneruar në dhunë fizike dhe përfunduan tragjikisht me humbjen e një jete. Sakaq Artjola Sallahu, motra 21-vjeçare e viktimës Rushit Sallahu, që u vra sot nga Ylber Jaku në fshatin Pla në qarkun e Kukësit, ka dhunuar fizikisht dy prindërit e autorit të krimit.
    Si pasojë e dhunës, të dy të moshuarit janë shtruar në spitalin e Traumës, ku nëna e autorit Ylber Jaku ka thyerje të legenit. Për këtë konflikt, motra e viktimës është arrestuar një ditë më parë dhe ndodhet në burg. Gjatë ditës së sotme, autori Ylber Jaku 41-vjeç ka vizituar të moshuarit në spital dhe duke parë gjendjen e tyre të rëndë shëndetësore si pasojë e dhunës, ka vrarë në fshat vëllain e vajzës që dhunoi të moshuarit.

  • Të moshuarit që përdorin teknologjinë rrezikohen më pak nga demenca

    Të moshuarit që përdorin teknologjinë rrezikohen më pak nga demenca

    Përdorimi i teknologjive redukton rreziqet për humbjen e funksioneve të trurit. Përtej gjithë problematikave që mund të sjellin, duket se ndikojnë tek truri i njeriut pozitivisht përsa i përket ruajtjes se kapaciteteve, një mënyrë të ushtruari.

    Nga studimi i fundit rezulton se të moshuarit sot, të cilët kanë patur ndërveprim me teknologjitë dixhitale kanë -58% prekje të shëndetit nervor. Aktivitetet e mendjes si ideim, të kuptuarit, mendimi inteligjent, komunikimi, të qenit ndërveprues, të gjitha ndikojnë dhe kanë ndikuar, sot me fakte, tek mosprekja e sëmundjeve të moshë si demenca, Alzheimer, etj.

    Kërkuesit e universiteteve të Texas dhe Baylor në SHBA nisën projektin për të revizionuar te dhënat shëndetsore të rreth 500 mijë personave, me qëllim verfikimin e efekteve neuorlogjike aftagjata në mënyrën e re të të jetuarit, duke ju referuar 20 viteve të fundit. Në raport nënvizohet se një koherencë e tille në statistika është rezultat i rrallë në shkencë, pavarësisht edhe parametrave të marrë në konsideratë, si dallimet në edukim, socio-ekonomike e shëndetësore.

    Konkluzioni është që teknoloogjia e mban trurin aktiv, dhe ul në mënyrë drastike rreziqet për tu prekur nga sëmundje apo shqetësime të lidhura me të.

  • Skandal/ Rama kujtohet tani për të moshuarit, kopjon edhe premtimin e PD për analizat falas për pensionistët

    Skandal/ Rama kujtohet tani për të moshuarit, kopjon edhe premtimin e PD për analizat falas për pensionistët

    Edi Rama nuk ndalet duke kopjuar programin e Partisë Demokratike.

    Pasi injoroi në mënyrë çnjerëzore pensionistët, ai tani është kujtuar se ata kanë nevojë për analiza falas.

    Kujtojmë se koncesioni i checkupit përjashtonte pikërisht të moshuarit, ata që kanë nevojë më shumë për analiza falas.

    Ndërkohë sot në Gjirokastër, Edi Rama deklaroi paturpësisht se do rritet mosha për check-up falas.

    Ky premtim i tij vjen në një kohë kur PD ka deklaruar se do të ofrojë analiza falas për të moshuarit dy herë në vit.

    “Për pensionistët do të rrisim moshën për check-up falas, check-upi ka treguar që është shumë i vlefshëm për parandalimin e sëmundjeve duke u dhënë njerëzve informacion”, tha Rama.

    Koncesioni i check-up është fituar nga e afërmja e Ramës, Vilma Nushi, e cila ka fituar miliona në mënyrë abuzive me këtë aferë.

  • Jupi: Pensionet do të rriten me 5% çdo vit, bonuse për të moshuarit me pensione të ulëta

    Jupi: Pensionet do të rriten me 5% çdo vit, bonuse për të moshuarit me pensione të ulëta

    Kandidatja për deputete, e Koalicionit Euroatlantik, Taulanda Jupi, ka ndarë një mesazh nga një vizitë në shtëpinë e një çifti pensionistësh, duke theksuar vështirësitë me të cilat përballen të moshuarit në Shqipëri dhe nevojën për trajtim më dinjitoz.
    “Maksi dhe Dhurata më pritën në shtëpinë e tyre. Atyre u mungon një trajtim dinjitoz nga vendi për të cilin punuan një jetë. Çdo mbrëmje presin një telefonatë nga fëmijët që jetojnë jashtë, jo se donin të iknin, por sepse këtu nuk shihnin të ardhme,” shkroi Jupi.
    Duke iu referuar situatës së tyre si shembull të shumë pensionistëve shqiptarë, Jupi prezantoi disa nga zotimet e saj konkrete për këtë kategori.
    Ajo premtoi një rritje vjetore prej 5% të pensioneve, indeksim të dyfishtë në raport me normën e inflacionit, si dhe bonuse të rregullta prej 250,000 lekësh çdo tre muaj për pensionistët me pensione të ulëta.
    Postimi
    Kjo nuk është Shqipëria që duam.
    Prandaj, do ta ndryshojmë Shqipërinë për të rinjtë dhe të moshuarit tanë. Me vepra, jo fjalë:
    Pensionet do të rriten me 5% çdo vit.
    Do t’i indeksojmë pensionet dyfishin e normës së inflacionit.
    Do të ketë bonuse të rregullta prej 250,000 lekësh çdo tre muaj për pensionistet me pensione të ulëta.
    Kjo është detyra jonë ndaj brezit që i ka dhënë gjithçka vendit.
    Ne do të ndërtojmë një Shqipëri nga e cila askush nuk largohet. Një Shqipëri ku të gjithë duan të jetojnë, të punojnë, të moshohen me dinjitet dhe të shohin fëmijët e tyre të ngrenë të ardhmen e tyre.
    Koha e premtimeve boshe ka mbaruar. Ka ardhur koha e veprimeve dhe vendimeve të guximshme. Maksi dhe Dhurata më pritën në shtëpinë e tyre. Atyre u mungon një trajtim dinjitoz nga vendi për të cilin punuan një jetë. Çdo mbrëmje presin një telefonatë nga fëmijët që jetojnë jashtë, jo se donin të iknin, por sepse këtu nuk shihnin të ardhme.

  • Një mijë robotë-shoqërues për të moshuarit në SHBA

    Një mijë robotë-shoqërues për të moshuarit në SHBA

    Në Uashington është prezantuar një nismë inovative që synon të luftojë izolimin social të të moshuarve përmes përdorimit të robotëve shoqërues, të njohur si “Robopets”. Këto robotë imitojnë sjelljet e kafshëve shtëpiake dhe ofrojnë shoqëri për të moshuarit që jetojnë vetëm.
    Brenda kësaj iniciative, rreth 1,000 “Joy for All Companion Pets” janë shpërndarë falas, falë një investimi prej 150,000 dollarësh. Robokafshët janë të programuara për të riprodhuar lëvizjet dhe reagimet e kafshëve të vërteta, si macet dhe qentë, duke krijuar një ndjenjë të ngjashme me atë të shoqërimit me një kafshë të gjallë.

    Një nga avantazhet kryesore të këtyre kafshëve robotike është se ato nuk kërkojnë kujdes apo mirëmbajtje shëndetësore, duke u shndërruar në një zgjidhje të përshtatshme për ata që nuk mund të përballojnë angazhimet dhe kostot e një kafshe shtëpiake tradicionale.
    Kjo nismë ka për synim të zvogëlojë ndjenjën e vetmisë që prek shumë të moshuar në Uashington, duke ndikuar pozitivisht në mirëqenien e tyre. Ekspertët e shëndetit vlerësojnë se prania e këtyre robokafshëve mund të ndihmojë në parandalimin e depresionit dhe në ruajtjen e shëndetit mendor e fizik të të moshuarve.

  • Startup inovativ TNLP: Një zgjidhje për zhvillimin e zonave rurale dhe jetën më të mirë të të moshuarve

    Startup inovativ TNLP: Një zgjidhje për zhvillimin e zonave rurale dhe jetën më të mirë të të moshuarve

    Në një kohë kur popullsia globale po plaket dhe qytetet po bëhen gjithnjë e më të ngjeshura dhe të shtrenjta për të jetuar, TNLP shfaqet si një zgjidhje inovative që adreson dy probleme kryesore: izolimin dhe vetminë e të moshuarve, si dhe zhvillimin e zonave rurale. Kjo iniciativë, e udhëhequr nga Egli Isufaj, një ekspert i shquar në fushën e Teknologjisë së Informacionit me një eksperiencë të gjatë në zhvillimin dhe testimin e software-ve, synon të revolucionarizojë mënyrën se si të moshuarit jetojnë dhe të kontribuojë në një shpërndarje më të barabartë të popullsisë. 
    Çfarë është TNLP dhe si funksionon? 

    ‘TNLP’ ose ‘The New Life Proposition’ është një platformë dixhitale inovative që lidh të moshuarit që kanë shtëpi të papërdorura në zonat urbane me persona që kërkojnë vendbanime në qytete. Në të njëjtën kohë, ajo inkurajon të moshuarit të zgjedhin të jetojnë në zonat rurale, ku mund të gjejnë qetësi, natyrë dhe një mjedis më të shëndetshëm. 
    Ideja është e thjeshtë, por e fuqishme: të moshuarit që jetojnë vetë mund të bashkohen në shtëpinë e njërit prej tyre dhe të ofrojnë shtëpitë e tyre të tjera me qira. Kjo jo vetëm që u mundëson atyre të ndajnë shpenzimet dhe të gjenerojnë të ardhura shtesë, por gjithashtu krijon një mjedis më të sigurt dhe më të socializuar për të jetuar. 
    Përfitimet e TNLP për të moshuarit dhe zonat rurale 

    Jetesa në periferi: Një alternativë më e shëndetshme dhe më e qetëZonat rurale ofrojnë një mjedis më të pastër dhe më të qetë, ideal për të moshuarit që kërkojnë të largohen nga zhurma dhe stresi i qyteteve. TNLP inkurajon këtë tranzicion duke ofruar mundësinë për të moshuarit të jetojnë në shtëpi të reja në zonat rurale, ndërsa shtëpitë e tyre urbane shfrytëzohen për qira. 

    Të ardhura shtesë përmes qirasë së shtëpive urbaneShtëpitë në zonat urbane kanë kërkesë të lartë për qira, dhe TNLP i ndihmon të moshuarit të gjenerojnë të ardhura shtesë duke i dhënë me qira shtëpitë e tyre në qytete. Kjo ndihmon në përmirësimin e nivelit të jetesës së tyre dhe në mbulimin e shpenzimeve. 

    Zhvillimi ekonomik i zonave ruraleKur të moshuarit zgjedhin të jetojnë në periferi, ata sjellin me vete nevojat dhe shpenzimet e tyre, duke stimuluar ekonominë lokale. Kjo mund të ndihmojë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në përmirësimin e shërbimeve në zonat rurale. 

    Një jetë më e socializuar dhe më e sigurtTNLP inkurajon jetesën e përbashkët në zonat rurale, ku të moshuarit mund të ndajnë shtëpi dhe të krijojnë një mjedis mbështetës. Kjo redukton izolimin dhe rrit sigurinë, duke u mundësuar të moshuarve të ndihmojnë njëri-tjetrin në përditshmëri. 

    Një ndryshim pozitiv për shoqërinë dhe mjedisin 
    TNLP nuk është thjesht një startup, por një lëvizje që synon të transformojë mënyrën se si të moshuarit jetojnë dhe të kontribuojë në zhvillimin e zonave rurale. Nëpërmjet kësaj qasje, TNLP tregon se zgjidhjet inovative nuk kërkojnë gjithmonë burime të reja, por shfrytëzim më të mirë të asaj që tashmë ekziston. Ky projekt do të ndihmoj edhe në adresimin e problematikës së strehimit në qytetet e medhaja. 
    Zhvillimi i TNLP dhe roli i Egli Isufaj 
    TNLP është ideuar në 2018, dhe që nga viti 2023, ekipi po punon me pasion për ta sjellë në jetë këtë projekt. Ata po ndërtojnë një platformë dixhitale të sofistikuar që do të mundësojë menaxhimin e të gjitha aspekteve të këtij projekti, nga regjistrimi i pjesëmarrësve deri te menaxhimi i qirave dhe komunikimi ndërmjet palëve. 
    Fokusi kryesor i tyre do të jetë tregu Amerikan dhe ai Europian, ku kërkesa për zgjidhje të tilla është në rritje. Ndërkohë, në Shqipëri, ekipi do të vazhdojë të punojë me grupet e interesit dhe qeverinë për të ndërtuar dhe zhvilluar kuadrin ligjor të nevojshëm, si dhe mekanizmat kontrollues dhe mbrojtës që sigurojnë mbështetjen dhe zgjerimin e suksesshëm të skemave të tilla. 
    Egli Isufaj, themeluesi dhe drejtuesi i TNLP, është një ekspert i njohur në fushën e teknologjisë, me një pasion të thellë për inovacionin dhe një qasje praktike ndaj zgjidhjeve teknologjike. Ai udhëheq një ekip të përkushtuar dhe të kualifikuar, ku bëjnë pjesë edhe Hurma Vasku, Helga Mustafaraj, Mateo Doda dhe Gezim Cako. Secili prej tyre sjell një grup unik aftësish dhe përvojash, duke e bërë ekipin e TNLP një kombinim të fuqishëm të ekspertizës teknike dhe ndjeshmërisë sociale. 
    Si mund të përfshiheni? 
    Nëse jeni i interesuar të mësoni më shumë ose të përfshiheni në këtë iniciativë, kontaktoni ekipin e TNLP për më shumë informacione.