Tag: moshuarit

  • Ja se sa orë gjumë duhet të bëjnë të moshuarit, sipas doktorit

    Ja se sa orë gjumë duhet të bëjnë të moshuarit, sipas doktorit

    Ndryshe nga bindja e përhapur se, me plakjen, nevojiten më pak orë gjumë, gjumi mbetet një shtyllë kyçe e shëndetit dhe mirëqenies edhe pas moshës 60 vjeç.

    Me kalimin e viteve, ora biologjike ndryshon, gjumi bëhet më i lehtë dhe më i ndërprerë, gjumi i thellë zvogëlohet, ndërsa zgjimet gjatë natës ose periudhat e zgjatura të zgjimit shtohen.

    Si shpjegon Dr. Marc Rey, neurolog dhe president i Institutit Francez të Gjumit dhe Zgjimit, kjo ndodh sepse truri me moshën nuk fle në mënyrë të barabartë, pasi disa zona të tij mbeten aktive për të përpunuar informacione të rëndësishme.

    Gjumi përbëhet nga cikle 90-minutëshe, dhe në fund të çdo cikli, njerëzit përjetojnë një zgjim të shkurtër ose më intensiv. Në pleqëri, këto zgjime zgjaten më shumë, duke u bërë më të dukshme.

    Sa orë gjumë nevojiten tek të moshuarit?
    Sipas Dr. Rey, të moshuarit kanë ende nevojë për 7 deri në 8 orë gjumë natën për të siguruar rikuperimin e duhur të trupit.

    Në mënyrë më specifike, ai rekomandon që njerëzit nga 60 deri në 64 vjeç të flenë midis 7 dhe 9 orësh, ndërsa ata mbi 65 vjeç nga 7 deri në 8 orë. Megjithatë, nevojat individuale ndryshojnë, dhe më e rëndësishmja është të ndiheni të pushuar kur zgjoheni.

    Në lidhje me faktorët që ndikojnë në cilësinë e gjumit tek të moshuarit, si problemet shëndetësore, dhimbjet, çrregullimet e prostatës tek burrat, apo afshe të nxehta dhe djersitjet natën tek gratë.

    Dr. Rey rekomandon një dremitje të shkurtër (siestë) prej deri në 20 minutash, në orarin e drekës që të mos ndikojë në gjumin e natës. Gjithashtu, mbajtja e një stili jetese të shëndetshëm mbetet thelbësore për një gjumë cilësor. Syri.net-iefimerida

  • I nxehti ekstrem mbërthen Shqipërinë, Ministrja e Shëndetësisë jep këshilla si të përballoni të nxehtin

    I nxehti ekstrem mbërthen Shqipërinë, Ministrja e Shëndetësisë jep këshilla si të përballoni të nxehtin

    Temperaturat e larta në vend kanë bërë që shumë qytetarë të kenë shqetësime shëndetësore duke shtuar rastet e urgjencës.
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka ndarë disa këshilla për qytetarët, po sidomos kategoritë më të rrezikuara që janë fëmijët, të moshuarit apo pacientët me sëmundje kronike që të pinë sa më shumë ujë, edhe nëse nuk janë të etur dhe të ushqehen shëndetshëm me dietë të pasur me fruta dhe perime të stinës.

    Mjekja Qirjako e Institutit të Shëndetit Publik bën thirrje që të qëndroni në ambiente të freskëta dhe shmangni qëndrimin në diell gjatë orëve të pikut (11:00 – 16:00).
    “Në këto ditë të nxehta, të gjithë duhet të jemi më të kujdesshëm për të mbrojtur shëndetin tonë. Temperaturat e larta përveçse mund të jenë një shqetësim, shpesh janë të rrezikshme për shëndetin tonë, veçanërisht për ato grupe individësh që janë në risk më të lartë siç janë fëmijët, të moshuarit apo pacientët që vuajnë nga sëmundje të tjera”, tha Qirjako.

    Mjekja e ISHP-së u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, të shmangin daljet në oraret pikut të nxehtësisë, të qëndrojnë në mjedise të freskëta, të pinë sa më shumë ujë, të ushqehen shëndetshëm me fruta dhe perime, të vishen lehtë, të përdorin kapele, syze dielli apo kremra mbrojtës.

    “Le të kujdesemi të gjithë së bashku për të pasur një shëndet më të mirë në këto ditë të nxehta vere”, tha Qirjako.

    Ministrja Koçiu pohoi se ekipet shëndetësore në të gjithë vendin janë në terren për të ofruar ndihmën e nevojshme, në çdo rast.
    “Konsumoni ushqime të lehta dhe të pasura me lëngje. Përdorni krem mbrojtës për lëkurën dhe vishni rroba të lehta e ngjyrë të hapur. Kujdes i veçantë për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike”, tha Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

  • Plani për punësimin e të moshuarve! Masat e qeverisë për 5 vitet e ardhshme, pritet lehtësim për taksat e makinave dhe kamatëvonesat

    Plani për punësimin e të moshuarve! Masat e qeverisë për 5 vitet e ardhshme, pritet lehtësim për taksat e makinave dhe kamatëvonesat

    Të moshuarit që kërkojnë rritje të pensioneve për të mbuluar shpenzimet vetjake, duhet të punojnë sërish.

    Si një zgjidhje për një jetë më dinjitoze dhe pasjen e burimeve të mjaftueshme financiare, qeveria planifikon një plan masash për grupmoshën e tretë në 5 vitet e ardhshme. Mbrojtja ekonomike dhe sociale e të moshuarve në nevojë do të mbështet në riintegimin e tyre në sektorë të cilat kanë nevojë për punëtorë por kryesisht në ata të gjelbër.
    “Parësore është krijimi i mundësive të punësimit në sektorët e gjelbër. Nxitja e krijimit të ndërmarrjeve sociale si një instrument për punësim dhe vetëpunësim të të moshuarve.”
    Planifikohet gjithashtu të krijohet një mjedis mundësues për një jetë dinjitoze për gratë dhe burrat e moshuar të moshës 60 vjeç, E cila do të përfshijë dhe lehtësirat fiskale duke nisur nga heqja e tatimit që vendosen për shtëpitë e banimit, token etj por dhe heqjen e taksës vjetore për automjetet vetiake të të moshuarve 65+ dhe reduktimin e gjobave dhe kamat-vonesave .
    “Përmirësimi i aksesit në shërbime bankare dhe financiare. Qasja drejt zhvillimit të llogarive kombëtare të transfertave si dhe lehtësira fiskale për të moshuarit.”
    Janë mbi 608 mijë pensionistë në zonat urbane dhe mbi 96 mijë në zonat rurale që presin të përfitojnë nga politikat lehtësuese. Ndonëse kërkesa kryesore të moshuarve është pasja e një pensioni dinjitoz krahasuar me rajonin dhe evropën.

    Top Channel

  • “Të moshuarit që kërkojnë rritje pensioni, duhet të punojnë sërish”/ Plani për punësimin e të moshuarve

    “Të moshuarit që kërkojnë rritje pensioni, duhet të punojnë sërish”/ Plani për punësimin e të moshuarve

    Të moshuarit që kërkojnë rritje të pensioneve për të mbuluar shpenzimet vetjake, duhet të punojnë sërish.
    Si një zgjidhje për një jetë më dinjitoze dhe pasjen e burimeve të mjaftueshme financiare, qeveria planifikon një plan masash për grupmoshën e tretë në 5 vitet e ardhshme. Mbrojtja ekonomike dhe sociale e të moshuarve në nevojë do të mbështet në riintegimin e tyre në sektorë të cilat kanë nevojë për punëtorë por kryesisht në ata të gjelbër.
    “Parësore është krijimi i mundësive të punësimit në sektorët e gjelbër. Nxitja e krijimit të ndërmarrjeve sociale si një instrument për punësim dhe vetëpunësim të të moshuarve.”
    Planifikohet gjithashtu të krijohet një mjedis mundësues për një jetë dinjitoze për gratë dhe burrat e moshuar të moshës 60 vjeç, E cila do të përfshijë dhe lehtësirat fiskale duke nisur nga heqja e tatimit që vendosen për shtëpitë e banimit, token etj por dhe heqjen e taksës vjetore për automjetet vetiake të të moshuarve 65+ dhe reduktimin e gjobave dhe kamat-vonesave .
    “Përmirësimi i aksesit në shërbime bankare dhe financiare. Qasja drejt zhvillimit të llogarive kombëtare të transfertave si dhe lehtësira fiskale për të moshuarit.”
    Janë mbi 608 mijë pensionistë në zonat urbane dhe mbi 96 mijë në zonat rurale që presin të përfitojnë nga politikat lehtësuese. Ndonëse kërkesa kryesore të moshuarve është pasja e një pensioni dinjitoz krahasuar me rajonin dhe evropën.

  • Të moshuarit: Pensioni i 13-të, ndihmesë e madhe

    Të moshuarit: Pensioni i 13-të, ndihmesë e madhe

    Qeveria ka miratuar një plan të ri për reformimin e skemës së pensioneve në Dokumentin Politik për Moshimin, ku parashikohet dhënia e pensionit të 13-të për të moshuarit dhe rritja në masën 50% të pensionit mesatar.
    Të moshuarit shprehen se kjo do të ishte një ndihmë e konsiderueshme për ta, pasi pensioni që marrin aktualisht u shkon kryesisht për medikamente dhe pagesën e ujit dhe energjisë elektrike.
    Nga ana tjetër, ka edhe nga ata të moshuar të cilët shprehen se duhet të ketë reformim të thellë të skemës së pensioneve, sidomos sa i përket kontributeve shoqërore.
    Në Dokumentin Politik për Moshimin dhe Planin e Veprimit 2025-2030, në fokus është reformimi i skemës së pensioneve në Shqipëri, ku parashikohet rishikimi i moshës së daljes në pension për burrat dhe gratë, si dhe ndryshimi i formulës së përllogaritjes.

    Një tjetër pikë e rëndësishme është indeksimi i diferencuar i pensioneve, ku synohet të sigurohet rritje reale e të ardhurave të kësaj shtrese.
    Klan News

  • Ditët e nxehta të verës, mjekja apel qytetarëve: Kujdes të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna

    Ditët e nxehta të verës, mjekja apel qytetarëve: Kujdes të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përcjellë sot përmes një mesazhi të Eugena Tominit, Drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, disa këshilla të vlefshme për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta, ndërsa thekson faktin se fëmijët e vegjël, të moshuarit, gratë shtatzëna apo të sëmurët me diagnoza kronike janë më të ekspozuar ndaj rrezikut për goditje nga i nxehti, dehidratimi dhe probleme të tjera shëndetësore.
    Drejtoresha e ISHP-së apelon që të eliminohen daljet në orët e pikut nga ora 11.00 deri në 18.00, si edhe të gjithë të sëmurët kronikë të ndjekin rekomandimit e mjekut të familjes dhe specialistit.

    ”Vishni rroba me ngjyrë të çelët, të pambukta dhe sa më lehtë. Pini ujë edhe nëse nuk kemi etje, sa më shumë lëngje gjatë kësaj stine. Evitoni sa më shumë daljet në orët e pikut. Nëse do duhet të parkoni makinën apo duhet të futeni në vende parkingu, nuk duhet t’i lini aty fëmijët e vegjël, si edhe moshën e rritur apo të tretë. Kujdes i shtuar duhet të tregohet edhe me ushqimet dhe zinxhirin e sigurisë ushqimore gjatë kësaj stine, ndërsa higjiena mbetet një tjetër faktor po kaq i rëndësishëm. Duhet të kemi kujdes për të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna, pasi kjo stinë sjellë edhe çrregullim të organizmit. Të kemi kujdes për veten dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin duke shijuar verën’‘, tha Tomini.

  • Universitet për të moshuarit në Tiranë, ja si do funksionojë

    Universitet për të moshuarit në Tiranë, ja si do funksionojë

    Kriza demokratike dhe plakja graduale e popullsisë po imponon zgjidhje të pashembullta për të mbajtur të angazhuar moshën e tretë.Në kuadër të përpjekjeve për të ndërtuar një mjedis më të pranuar për të moshuarit Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit do të angazhohen në vitet në vijim 2025–2030 të vënë në funksion në një universiteti për moshën e trete dhe një nisme tjetër si të birësojmë një shkollë, të cilat synojnë fuqizimin e të moshuarve përmes edukimit dhe ndërveprimit ndër-brezor.Universiteti për Moshën e Tretë (U3A) përbën një organizatë arsimore unike dhe globale, dedikuar personave mbi 50 vjeç. Ai krijon mundësi për të nxitur zhvillimin personal dhe angazhimin intelektual përmes kurseve me kohë të pjesshme dhe aktivitetit social, duke ndikuar pozitivisht në shëndetin mendor, cilësinë e jetës dhe reduktimin e izolimit social e vetmisë. Tirana do te jete qyteti i pare që do eksperimentoje me ketë projekt.Programet do të zhvillohen “nga anëtarët për anëtarët” dhe do të përfshijnë një shumëllojshmëri tematikash si arte, gjuhë të huaja, filozofi, histori, shkenca natyrore, çështje aktuale, kultura, vullnetarizëm dhe aktivitete krijuese. Modelet që frymëzojnë këtë nismë janë ato franceze dhe britanike, tashmë të përhapura në shumë vende të botës, edhe pse komunikimi mes rrjeteve U3A mbetet i kufizuar.Rezultatet e pritshme përfshijnë stimulimin e aktivitetit mendor, nxitjen e lidhjeve sociale dhe përfshirjen e individëve të moshuar në aktivitete që nuk kanë pasur mundësi t’i eksplorojnë më parë, duke promovuar kështu një jetë aktive.Treguesit e performancës përfshijnë miratimin e akteve ligjore për funksionimin e universitetit dhe hartimin e programeve konkrete arsimore, kulturore dhe sociale.Treguesit e ndikimit parashikojnë krijimin e një modeli funksional të U3A në Tiranë dhe angazhimin e të paktën 80 individëve të moshuar në ndjekjen e kurseve.Në një tjetër hap drejt integrimit të të moshuarve në jetën komunitare, projekti pilot “Të birësojmë një shkollë” synon krijimin e një ure ndërmjet brezave.Nisma do të zhvillohet në bashkëpunim me SHSSH, MAS, OJF-të dhe pushtetin vendor, dhe synon përfshirjen vullnetare të të moshuarve në jetën shkollore përmes mentorimit, ndarjes së eksperiencave jetësore apo leksioneve në fusha si matematika, gjuha, arte, shkencat natyrore, edukimi fizik etj.Krahas leksioneve dhe aktiviteteve edukative, projekti përfshin edhe përfshirjen e përbashkët të të moshuarve dhe të rinjve në forume, aktivitete kulturore, mbjellje pemësh, diskutime mbi çështje klimatike apo seminare për luftimin e diskriminimit ndaj moshimit. Në këtë mënyrë, forcohet ndërveprimi social dhe ndërgjegjësimi mbi vlerën që të moshuarit sjellin në komunitet./ B.Hoxha Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Universitet për të moshuarit, PLANI për të ngritur shkollë në Tiranë! Leksione në disa degë, pranohen deri në 80 ‘studentë’

    Universitet për të moshuarit, PLANI për të ngritur shkollë në Tiranë! Leksione në disa degë, pranohen deri në 80 ‘studentë’

    Foto ilustruese

    TIRANË- Qeveria ka vendosur të ngrejë ‘Universitetin për Moshën e tretë’. Po! Të gjithë personat mbi 50 vjeç do të mund të marrin shkollimin e lartë në Tiranë, në një universitet që do të japë mësim 80 persona në vit. 
    “Në këtë fazë të jetës, aktivitetet shoqërore kuptimplotë mund të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin mendor, rrisin kënaqësinë nga jeta dhe cilësinë e jetës, ato gjithashtu mund të zvogëlojnë simptomat e depresionit,”- thuhet në programin arsimor për vitin 2025-2030. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me mbështetjen e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe e koordinuar nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) ka përgatitur “Planin Kombëtar të Veprimit për Moshën e Tretë, për periudhën 2025-2030”. Pikërisht në këtë plan shpaloset edhe vendimi për krijimin e një Universiteti për moshën e tretë.
    “Universiteti i Moshës së Tretë është një organizatë arsimore unike, inovative dhe globale për njerëzit e moshës 50 vjeç e lart. Ai u ofron të rriturve të moshuar mundësinë për të vazhduar mësimin dhe zhvillimin e tyre personal në një shumëllojshmëri të gjerë aktivitetesh dhe lëndësh përmes studimit me kohë të pjesshme dhe ndërveprimit social dhe kohezionin social. Për të moshuarit, lidhja sociale është veçanërisht e rëndësishme për të reduktuar faktorët e rrezikut si izolimi social dhe vetmia. Në këtë fazë të jetës, aktivitetet shoqërore kuptimplotë mund të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin mendor, rrisin kënaqësinë nga jeta dhe cilësinë e jetës, ato gjithashtu mund të zvogëlojnë simptomat e depresionit. Shembuj të ndërhyrjeve përfshijnë nismat e miqësisë me komunitetin dhe grupet mbështetëse, trajnimin e aftësive sociale, grupet e arteve krijuese, shërbimet e kohës së lirë dhe arsimore dhe programet e vullnetarizmit. Universiteti ju ofron mundësi për të mësuar gjatë gjithë jetës, ndërveprim social dhe pjesëmarrje në komunitet. Kurset do të krijohen nga anëtarët për anëtarët dhe mbulojnë një gamë të gjerë interesash, duke përfshirë artet, profesionet, gjuhët, historinë, shkencën, filozofinë, çështjet aktuale dhe më shumë,”-shkruhet në projekt.

    Sipas Ministrisë, kjo është një formë për angazhimin e të moshuarve që janë të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht dhe të aftë profesionalisht, por që ndihmon shkollën dhe prindët. Vendimi është marrë pasi Ministria e Shëndetësisë se një hap i tillë, ka rezultuar i suksesshëm në Francë apo në Britani, pasi është luftuar vetmia dhe stimuluar ndërveprimi social dhe zhvillimi i njohurive të ndryshme pavarësisht moshës. Por deri më tani, plani është ende në letër pasi ende nuk ka asnjë vendim zyrtar se ku do të zhvillohet mësimi dhe cila do të jetë kurrikula nga e cila do të mësojnë të moshuarit./ZËRI
    DOKUMENTIN E PLOTË MUND TA LEXONI MË POSHTË ⇓
    Dokumenta bashkëngjitur

  • Pensionistët, përjashtim nga taksa e pronës, bashkitë do të japin kartën për të moshuarit

    Pensionistët, përjashtim nga taksa e pronës, bashkitë do të japin kartën për të moshuarit

    Me qëllim reduktimin e varfërisë për të moshuarit, qeveria planifikon të krijojë lehtësi fiskale, të tilla si përjashtimi nga taksa e pasurive të patundshme të pronarëve të moshuar.
    Në dokumentin e planit të moshimit 2025-2030, të miratuar së fundmi nga qeveria, thuhet se kjo kjo vlen për taksat që vendosen për shtëpitë e banimit, tokën, apo ullinjtë e vreshtat në zonat rurale apo dhe në rastet e apartamenteve, shtëpive në bregdet apo zona malore, të cilat mund të përdoren si AirBnB dhe shfrytëzohen për përfitime personale me qëllim rritjen e të ardhurave dhe reduktimin e varfërisë kur pronarët janë individë të moshës 60+. Nga përjashtimi i taksës mbi pronën do të përfitojnë 100% e pensonistëve që marrin pensionin social apo minimal, të cilët do të përfshihen në listën e klientit në nevojë.

    Nga ana tjetër parasikohet që deri në vitin 2030, të gjithë pensionistët përfitojnë kartën e pensionistit nga pushteti lokal. Lëshimi i kartës së pensionistit nga të 61 bashkitë, do të mundësojë përfitimin e transportit publik falas, heqjen e detyrimeve si taksa e pushtetit vendor, për të moshuarit dhe lehtësira të tjera në strehim apo shërbime.
    Po ashtu, planifikohet heqja e taksës vjetore për automjetet vetiake të të moshuarve 65+ dhe reduktimi i gjobave dhe kamat-vonesave .
    Nga ana tjetër mund të vendosen lehtësira fiskale për shpenzime që lidhen me kujdesin afagjatë përgjatë gjithë ciklit të jetës të tilla si heqja e tarifave të shërbimit për shtëpitë e pleqve ose për shërbimet shëndetësore, apo taksat vendore.
    Reduktimi i çmimeve të energjisë elektrike, duke i klasifikuar të moshuarit si kategori në nevojë, mbulimi i kostove të strehimit nëpërmjet bonusit të qerave, apo mbulimi i kostove të transportit publik nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, ndërhyrje të cilat përmirësojnë jetesën e individëve të moshuar.
    Rishikimi i listës së barnave të rimbursueshme me qëllim reduktimin e kostove të jetesës, e veçanërisht për të moshuarit që janë me diabet, Alzhaimer, Parkinson, probleme të shëndetit mendor apo që kanë humbur autonominë, të cilët jetojnë të vetmuar është një tjetër politikë që synohet të ndërmerret.Scan TV

  • Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

    Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

    Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili tregon se ka shkuar në zyrën e gjendjes civile Korçë, ku ka takuar specialisten Gentiana Lera.
    Kjo e fundit i ka kërkuar të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë borxh duke e ndihmuar për të aplikuar për dy certifikata. Në mirëbesim, 80-vjeçari i dha paratë me premtimin që do t’i merrte në fund të muajit.
    Që nga tetori 2024 Gentiana vetëm ka thënë se do ia kthejë paratë duke i lënë dhe takime e duke mos i dalë kurrë. Deri tani i ka dhënë vetëm 200 mijë lekë të vjetra.
    Pasi gazetarja takon Lerën, kjo e fundit premton të kthejë borxhin brenda orarit të punës e në fakt brenda 40 minutave Gentiana i numëron 80-vjeçarit plot 1 milionë e 400 mijë lekë, shumën që i detyrohej prej 8 muajsh.