Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, e vendosur në 14 dhjetor 1990 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Ndër të tjera, Leskaj shkruan se pensionet e pleqërisë janë të pamjaftueshme për një pjesë të konsiderueshme të të moshuarve në vend, duke mos qenë në koherencë me koston reale të jetesës. Më tej ai shton se të moshuarit në Shqipëri janë realisht të varfër.
Postimi i plotë:
1 tetori- Dita Ndërkombëtare e të MoshuarveMë 14 dhjetor 1990 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përcaktoi 1 tetorin si ditën e respektit për të moshuarit.Në shumë vende të botës, mbahen fjalime, zhvillohen aktivitete, dëshmohet respekti që shoqëria, politika, shteti e qeveritë kanë për të moshuarit.Radiot, televizionet apo gazetat botojnë intervista me të moshuar.Rrjetet sociale të qeveritarëve mbushen me urime të përdëllyera, dashuri të pakufishme e respekt të thellë për të moshuarit, premtime të pafundme për ata që punuan një jetë të tërë…Të moshuarit në emër të solidaritetit human dhe filozofisë jetësore “vlerësohen” për autoritetin, mençurinë, përvojën jetësore, për atë që kanë bërë, për atë që i kanë dhënë Shqipërisë. Mbahen fjalime se si duhet të eliminohet neglizhenca dhe përjashtimi i tyre, si pjesë përbërëse e familjes dhe e komunitetit.Me fjalime u shprehet mirënjohja, respekti ndaj vlerave dhe kontributit të tyre.Edhe në Shqipëri…Por vetëm me fjalë, pasi në vendin tonë të moshuarit janë ndër kategoritë më të varfra dhe me më pak të drejta.Shtimi i problemeve me shëndetin, rritja e kostos së përballimit të problemeve shëndetësore, barnat e rimbursueshme me një cilësi të dobët, rritja e problemeve që kanë të bëjnë me situatën financiare të tyre, izolimi nga pjesa tjetër e familjes, vetmia, fëmijtë në emigracion, Pandemia, dëshmojnë për një problem vërtet të mprehtë social në Shqipëri.Pensionet e pleqërisë janë të pamjaftueshme për një pjesë të konsiderueshme të të moshuarve dhe nuk janë në koherencë me koston reale të jetesës. Sekti qeverisës këto nëntë vite është tallur me pensionistët, ashtu si me gjithë shqiptarët, me shtesa qesharake pensionesh baraz me një kafe në muaj.Ndaj e kam të vështirë t’i uroj!Si politikan, sot në këtë ditë të “tyre”, thjesht u kërkoj përulësisht falje!
Tag: moshuarit
-

Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, Bujar Leskaj: Në Shqipëri janë realisht të varfër, e kam të vështirë t’i uroj
-

Kryebashkiaku Llatja prezanton nisma të reja për angazhimin e të moshuarve në Elbasan
Kronikë E Mërkurë, 1 Tetor 2025 12:45
Në kuadër të Ditës Botërore të të Moshuarve, Bashkia Elbasan organizoi një aktivitet të veçantë në Qendrën e të Moshuarve, ku kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, vizitoi qendrën dhe vlerësoi angazhimin e qytetarëve të moshuar.
Qendra ofron shërbime falas për të moshuarit, duke përfshirë matjen e tensionit, kontrollin e diabetit, fizioterapi, qasje në internet, si dhe aktivitete sociale dhe këshillime. Ky angazhim ka si qëllim krijimin e një komuniteti aktiv dhe të bashkuar, ku të moshuarit ndihen të vlerësuar dhe të përfshirë.Si pjesë e këtij angazhimi, kryetari i Bashkisë u kërkoi të moshuarve të shoqërojnë fëmijët në shkolla, duke kontribuar drejtpërdrejt në komunitetin rinor dhe në edukimin e brezit të ri. Kjo nismë e veçantë demonstron se të moshuarit mund të japin një kontribut të çmuar dhe të jenë pjesë aktive e jetës së komunitetit.
Qendra e të Moshuarve në Elbasan është e para e këtij lloji, dhe brenda vitit pritet të hapen edhe dy qendra të tjera, duke ofruar shërbime dhe aktivitete për të gjithë qytetarët e moshuar dhe për përfshirjen e tyre aktive në komunitet.
-

“Të moshuarit ju ftojnë të vaksinoheni”/ Rama thirrje qytetarëve: Rezervoni datën dhe orën për veten dhe fëmijët
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel pamjet e disa të moshuarve të cilët vaksinohen.
Në videomesazh, ata i ftojnë të gjithë që të vaksinohen, ndërkohë që Rama shkruan në thirrjen e tij:
“Të moshuarit ju ftojnë të vaksinoheni, për veten, për familjen, për jetën. Rezervoni datën dhe orën për veten dhe fëmijët nëpërmjet e-Albania”.
-

Qeveria heq kufizimin e moshës për check-up-in falas: Pensionistët mbi 70 vjeç do të përfitojnë shërbimin
Kufizimi i moshës për pensionistët që kryejnë kontrollin mjekësor bazë falas do të hiqet. Në programin e qeverisë së re, në pjesën për shëndetësinë, është planifikuar që të gjithë të moshuarit ta përfitojnë falas atë që njihet si check up.
Aktualisht, kontrolli mjekësor bazë mund të kryhet vetëm nga personat e moshës nga 35 në 70 vjeç, duke përjashtuar të moshuarit mbi këtë moshë, të cilët kanë më shumë se dy diagnoza.
Ne Shqipëri numërohen afro 252 mijë të moshuar mbi 70 vjeç, të cilët janë të detyruar që kontrollin bazë mjekësor ta kryejnë në privat, pasi shteti nuk e mbulon këtë grupmoshë.
Heqja e kufizimit të moshës për check up ka qenë një sugjerim i vazhdueshëm edhe i ekspertëve të shëndetësisë. Sipas tyre, kjo është e rëndësishme, pasi kjo kategori ka probleme të shumta shëndetësore.
Një nga problematikat që mund të kapet herët është fakti se 1 në 8 veta të moshës 70+ janë me demencë, dhe rreth 50% e tyre nuk e kanë zbuluar në kohë sëmundjen.
Bluzat e bardha shprehen se rritja e moshës për përfituesit e kontrollit mjekësor bazë do të ishte një nga mënyrat efikase për të ndihmuar moshën e tretë, ashtu siç veprohet edhe në vendet e Europës. Madje, të moshuarit i përfitojnë falas të gjitha kontrollet mjekësore.
Përveç kësaj, të moshuarit e grupmoshës 71-83 vjeç përbëjnë edhe numrin më të lartë të personave që janë përjashtuar nga kontrolli mjekësor bazë. Nëse kryhet në privat, kontrolli i check up-it kap shifrën e afro 6 mijë lekëve të reja, një shifër e ndjeshme për xhepat e pensionistëve. -

“Ndërgjegjësim dhe mbështetje”/ Shqetësim në rritje, reagojnë ekspertët: Vetmia po vret të moshuarit
Ky 80 vjeçar është me fat që jeton me fëmijët pasi rreth 13% e të moshuarve në Shqipëri sipas një studimi të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (UNDP) nuk kanë askënd që të kujdeset për to.
Brenda pak ditësh në Korçë dy të moshuar të vetmuar u gjetën pa jetë në banesë duke nxjerrë në pah nevojën e ndihmës për ata që nuk kanë njeri.
Arsyeja kryesore që të moshuarit pa mbështetje jepnin në studim ishte mungesa e familjarëve ndjekur nga kufizimet financiare që ua bënin të pamundur përballimin e kujdesit nga persona të tjerë.
Sipas specialistëve realiteti nxjerr në pah ndërgjegjësimin e shoqërisë, zgjerimin e shërbimeve në shtëpi dhe përfshirjen sociale të të moshuarve.
Gati 20% e popullsisë në vend është mbi 65 vjeç dhe familja është gurthemeli i kujdesit afatgjatë për të moshuarit në Shqipëri. Kujdestarët jo familjarë sipas studimit përbëjnë vetëm 5% të rasteve. -

Infeksionet seksualisht të transmetueshme nuk janë vetëm problem i të rinjve, raste në rritje mes të moshuarve në Evropë
Ekspertët thonë se jo vetëm profesionistët e kujdesit shëndetësor, por edhe publiku duhet të marrin parasysh nevojat e të moshuarve për shëndetin seksual. Infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST-të) nuk janë vetëm një problem i të rinjve.
Edhe pse të rinjtë në të 20-30-at zakonisht kryesojnë statistikat për IST-të bakteriale si gonorrea, klamidia dhe sifilizi, rastet tek personat në moshë të mesme dhe më të vjetër po rriten në disa vende evropiane. Sipas një raporti të Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar për vitin 2024, ka pasur një “rritje të qëndrueshme” të diagnostikimeve të IST-ve tek personat mbi 65 vjeç.
Në 2023, u regjistruan 1,649 raste të gonorreës, klamidisë dhe sifilizit tek britanikët e moshuar, krahasuar me 576 raste në 2014 – një trefishim i afërt. Në Francë, incidenca e gonorreës dhe sifilizit u rrit më shumë tek personat mbi 50 vjeç sesa tek të rinjtë midis 2021 dhe 2023. Në Danimarkë, meshkujt mbi 50 vjeç shënuan rritje të konsiderueshme të rasteve të gonorreës nga 2022 në 2023.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, infeksione të tilla bakteriale mund të kurohen me antibiotikë, ndryshe nga viruset si HIV dhe herpes që janë të përjetshme. Studimet parashikojnë se numri i diagnozave do të vazhdojë të rritet tek të moshuarit në Mbretërinë e Bashkuar të paktën deri në 2040.
Ekspertët thonë se rritja mund të lidhet me popullsinë që plaket, përdorimin e ilaçeve për performancë seksuale dhe mungesën e njohurive mbi transmetimin dhe parandalimin e IST-ve tek të moshuarit. Profesor Matthew Smith nga Texas A&M thekson se ekziston një keqkuptim i zakonshëm që të moshuarit nuk kanë ose nuk duan të kenë seks, gjë që çon në mungesë të diskutimeve mbi praktikat e sigurta seksuale.
Ai shton se të moshuarit duhet të flasin me partnerët e rinj për historikun seksual, përdorimin e kontraceptivëve dhe testimin për IST-të, ndërsa mjekët duhet të diskutojnë shëndetin seksual me pacientët e tyre, duke thyer stigma të lidhura me moshën.
-

Sa ujë duhet të pish në këtë vapë të tmerrshme?
Temperaturat e larta janë të rrezikshme për shëndetin tuaj. Nëse jeni në mes të një vale të nxehti ose thjesht po përpiqeni “t’i mbijetoni” një dite të nxehtë, është e domosdoshme të qëndroni të hidratuar. Por a janë vërtet të mjaftueshme tetë gota ujë në ditë kur temperaturat janë të larta?
Sa ujë duhet të pini çdo ditë?
Në një ditë normale, të rriturit duhet të pinë 2-3 litra ujë. Por kur është nxehtë, duhet më shumë ujë. Për aktivitet fizik, pini 1 gotë me ujë çdo 15-20 minuta. Kjo do të thotë që në rastet kur ushtroheni rregullisht, mund të keni nevojë për deri në 4 litra ose më shumë në ditë.
Mënyra më e mirë për të monitoruar hidratimin është të kontrolloni sa shpesh shkoni në tualet. Nëse nuk shkoni çdo dy ose tre orë, nuk jeni të hidratuar mirë.
Edhe pijet me elektrolite si uji i kokosit janë të shkëlqyera për t’ju siguruar nivelin e duhur të hidratimit. Studimet sugjerojnë se edhe qumështi është shumë hidratues për shkak të elektroliteve të tij. Frutat dhe perimet si shalqiri, manaferrat dhe trangujt janë të pasura me ujë dhe ndihmojnë në qëndrimin të hidratuar. Smoothie-t janë gjithashtu të shkëlqyera për hidratim.
Nga ana tjetër, pijet me përmbajtje kafeine dhe alkooli janë diuretike dhe mund të shkaktojnë dehidratim. Shoqërojeni gjithmonë kafen me sasi të mjaftueshme uji dhe shmagni alkoolin. Kujdes: Kafeja mund të bëhet problematike nëse pini më shumë se tre filxhanë.
Kujdes për fëmijët dhe të moshuarit
Fëmijët dhe të moshuarit janë më të prirur ndaj dehidratimit. Kontrolloni shenjat e dehidratimit tek fëmijët dhe të moshuarit. Shenjat e hershme përfshijnë ethe, buzë dhe gojë të thata, mungesë djerse dhe urinë të errët. Dehidratimi mund të çojë deri në humbje të kujtesës dhe sëmundje kronike.
Mos e teproni me ujin
Disa njerëz pinë shumë ujë, duke çuar në simptoma si dhimbjet muskulore, ndjesi rëndese në stomak dhe lodhja. Teprimi me ujë mund të shkaktojë hiponatremi, një gjendje e rrallë, por serioze për shëndetin.
-

SYRI TV/ Të zhgënjyer nga premtimet e Ramës, të moshuarit në Librazhd: Pensionet s’na dalin as për ilaçe
Të shumtë janë të moshuarit në qytetin e Librazhdit të cilët janë të zhgënjyer nga premtimet e kryeministrit Rama për rritjen e pensioneve.
Disa prej tyre shprehen se pensioni nuk i kalon 80 mij lek, shumë e cila është e pamjaftueshme për plotësojnë nevojat më minimale.
Ata thonë se me paratë që marrin nuk mund të mbulojnë as blerjen e ilaçeve. Për këtë arsye të moshuarit thonë se detyrohen të marrin borxh pasi pagën e pleqërisë qe ata marrin nuk u dalin për të paguar faturat mujore si ujë e drita.
Ndërkohë ata thonë se çmimet po rritet çdo ditë, por pensionet e kempet mbeten te ulta . E vetmja ndihmesë për ta janë fëmijët, të cilët I ndihmojnë herë pas here më të ardhura, pasi pensioni nuk arrin ti plotësoj të ardhurat mujore.
Te mbetur mes premtimeve te pa mbajtura ata i bëjnë thirrje qeverise qe ti ndihmoje në rritjen e pensioneve pasi jetesa në këto kushte është e pa përballueshme.

