Tag: moshuari

  • Në arrest shtëpie, humb jetën i moshuari në Korçë

    Në arrest shtëpie, humb jetën i moshuari në Korçë

    Policia ka dhënë detaje vdekja e 72-vjeçarit, Edmond Naska, i cili rreth 1 vit më parë terrorizoi Korçën duke qëlluar me kallash nga ballkoni i shtëpisë.
    Raportohet se i moshuari me masë sigurie “arrest shtëpie” është gjetur i pajetë nga punonjësi i Policisë brenda banesës së tij.
    I moshuari jetonte i vetëm dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
    “Më datë 08.04.2025, është gjetur pa shenje jete nga punonjësi i Policisë (SPZ), në banesën e tij, në lagjen nr. 16, shtetasi E. N., 72 vjeç, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe jetonte vetëm. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njoftuan blutë.

  • Humb jetën në mënyrë tragjike i moshuari në Vlorë

    Humb jetën në mënyrë tragjike i moshuari në Vlorë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen “10 Korriku” në Vlorë, ku një 74-vjeçar, i identifikuar si A. C., dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.

    Për shkak të plagëve të rënda, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Sipas të dhënave paraprake, mendohet se i moshuari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave.

  • Fier – I moshuari goditet aksidentalisht nga treni në Levan

    Fier – I moshuari goditet aksidentalisht nga treni në Levan

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur rreth orës 12:40 në Levan, ku një 68-vjeçar, shtetasi F. M., është goditur aksidentalisht nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë.

    Burime zyrtare bëjnë me dije se i moshuari është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”