Tag: moshuari

  • E rëndë/ I moshuari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

    E rëndë/ I moshuari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

    Një 67-vjeçar nga lagjja “10 Korriku” në Vlorë ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga pallati ku banonte.
    Sipas Policisë, paraprakisht mendohet se ngjarja ka ndodhur në kushte depresioni, ndërsa mësohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.
    Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

  • Gjendet i pajetë në banesën e tij i moshuari 75- vjeçar, ja cila është arsyeja e humbjes së jetës…

    Gjendet i pajetë në banesën e tij i moshuari 75- vjeçar, ja cila është arsyeja e humbjes së jetës…

    Më datë 01.12.2025, në Pukë, është gjetur i pajetë, në banesën e tij, shtetasi Sh. G., 75 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht në tualet.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • E papritur/ Berisha rrugës për tek Kryeministria, i moshuari tenton ta përqafojë, ndërhyjnë trupërojat

    E papritur/ Berisha rrugës për tek Kryeministria, i moshuari tenton ta përqafojë, ndërhyjnë trupërojat

    Sali Berisha i është bashkuar demokratëve para Kryeministrisë, në protestën e dytë pas të hënës së kaluar.

    Gjatë momentit që Berisha po i drejtohen vendit ku është vendosur “Foltorja 2”, një qytetar ka tentuar që t’i afrohet, me gjasë për ta takuar.
    Me shpejtësi kanë ndërhyrë truprojat e kreut të PD, të cilët e kanë larguar, pasi Berisha i dha dorën.

  • Gjendet i pajetë në banesën e tij në Shkodër i moshuari, dyshimet e para të policisë…

    Gjendet i pajetë në banesën e tij në Shkodër i moshuari, dyshimet e para të policisë…

    Dje, në rrugën “Marije Kraja”, në qytetin e Shkodrës,  ka humbur jetën, në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi L. U., 85 vjeç.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Vlorë, i moshuari përplas te vizat e bardha dy gra këmbësore

    Vlorë, i moshuari përplas te vizat e bardha dy gra këmbësore

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Lungomare” në Vlorë.
    Një i moshuar, 72 vjeç, i cili ishte në drejtimin e një “Fiat Punto”, ka goditur dy gra këmbësore që po kalonin vizat e bardha.
    Për pasojë një prej tyre ka përfunduar me lëndime serioze.
    Në vendin e aksidentit ka mbërritur një ambulancë, e cila ka dhënë ndihmën e parë, por ka shoqëruar për në spital vetëm një prej tyre.
    Ndërkohë i moshuari ka ndaluar menjëherë dhe është marrë në pyetje nga policia.

  • Godet granatën duke punuar ullishten, plagoset i moshuari në Himarë

    Godet granatën duke punuar ullishten, plagoset i moshuari në Himarë

    Një i moshuar, i moshës 85 vjeç, është plagosur ditën e sotme, 18 tetor, në Himarë, teksa ishte duke punuar një sipërfaqe toke, ku shpërtheu një granatë dore.
    Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi në lagjen “Livadhë” të Himarës, ku i moshuari po punonte ullishten e tij. Granata ishte e fshehur në rrënjët e një ulliri.
    I moshuari sakaq, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
    “Sot, në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri. Shtetasi K. K. aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes“, njofton policia.

  • Rrëzohet me biçikletë dhe bie në kanal, humb jetën i moshuari në Fier

    Rrëzohet me biçikletë dhe bie në kanal, humb jetën i moshuari në Fier

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kafaraj, ku një 81-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.
    Sipas Policisë së Fierit, i moshuari, dyshohet se ka humbur kontrollin e biçikletës që po drejtonte dhe ka përfunduar në një kanal anës rrugës. Si pasojë e rrëzimit, ai ka pësuar dëmtime të rënda që i kanë shkaktuar vdekjen.
    Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • U denoncua i humbur, gjendet i moshuari në Gjirokastër

    U denoncua i humbur, gjendet i moshuari në Gjirokastër

    POLICIA E SHTETIT
    Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 16.09.2025, për kallëzimin e një shtetasi, për largimin nga banesa të babait të tij, shtetasit I. A., 82 vjeç, banues në Gjirokastër, bëjmë me dije se ky shtetas u gjet dhe u kthye në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Bie zjarr në banesë, humb jetën i moshuari në Elbasan

    Bie zjarr në banesë, humb jetën i moshuari në Elbasan

    Një i moshuar, i moshës 90-vjeç, ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Vidhas, Elbasan, për shkak të një zjarri që kishte rënë në banesën e tij.
    Sipas informacioneve për gazetarin Fatos Salliu, i moshuari jetonte vetëm në banesë. Pavarësisht ndërhyrjeve të zjarrfikësve, përpjekjet për shpëtimin e tij nuk dhanë rezultat.
    Sakaq, ende nuk dihet shkaqet e zjarrit. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • Lushnjë/ I moshuari gjendet i pajetë në banesë, banorët e pallatit telefonojnë policinë pas aromës së rëndë

    Lushnjë/ I moshuari gjendet i pajetë në banesë, banorët e pallatit telefonojnë policinë pas aromës së rëndë

    Një i moshuar rreth moshës 70 vjeç, është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen ‘Loni Dhamo’ në Lushnjë.
    I moshuari jetonte vetëm pasi gruaja dhe vajza banonin jashtë shtetit. Kanë qenë banorët e pallatit të cilët kanë njoftuar policinë për shkak të aromës së rëndë që vinte nga apartamenti i 70-vjeçarit. Gjithashtu prej ditësh ai nuk ishte parë nga banorët e zonës.
    Paraprakisht vdekja dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale, por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.