Tag: mortore

  • Ceremonia mortore/ Fjalimi emocionues i Arif Ziberi, “Elita 5”: Shpat, do bëjmë një duet në botë tjetër

    Ceremonia mortore/ Fjalimi emocionues i Arif Ziberi, “Elita 5”: Shpat, do bëjmë një duet në botë tjetër

    Në Tetovë po mbahen sot homazhet për këngëtarin Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta 4 ditë më parë.Në fjalën e tij në ceremoninë mortore, artisti Arif Ziberi i “Elita 5” nuk i mbajti dot lotët duke kujtuar Shpat Kasapin jo vetëm si një artist të madh, por edhe si një mik të mirë.
    Arkëmorti me trupin e Shpat Kasapit ishte mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar ndërsa ceremonia e ngushëllimit po mbahet në Pallatin e Kulturës në Tetovë, qytetin e tij të lindjes. Në sallë, nëna dhe familjarë të këngëtarët po presin njerëz që kanë shkuar për t’i ngushëlluar.
    Shpat Kasapi vdiq më 26 nëntor në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër. Ai do të varroset sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Tetovë.

  • Nis ceremonia mortore për Shpat Kasapin, në Pallatin e Kulturës në Tetovë

    Nis ceremonia mortore për Shpat Kasapin, në Pallatin e Kulturës në Tetovë

    Ceremonia mortore për këngëtarin e ndjerë Shpat Kasapi, ka filluar në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ku janë mbledhur familjarë, miq, kolegë dhe adhurues të muzikës për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
    Atmosfera është e mbushur me emocione dhe trishtim, ndërsa të pranishmit i bëjnë homazhe artistit që u nda papritur nga jeta në moshën 40-vjeçare.
    Përveç familjarëve të ngushtë, në ngjarje janë parë edhe figura të njohura të skenës muzikore shqiptare, mes të cilëve Blero, Adelina Tahiri, Big Mama dhe Dafina Zeqiri, të cilët kanë ardhur për të nderuar karrierën dhe kontributin e Shpat Kasapit në muzikën shqiptare.
    Të pranishmit ndajnë kujtime dhe emocione, duke reflektuar mbi ndikimin e madh që Kasapi la në publik dhe kolegët e tij.
    Ceremonia mortore do të vazhdojë drejt varrezave të qytetit, ku Shpat Kasapi do të prehet përfundimisht, ndërsa kjo e sotmja shërben si moment për të përkujtuar jetën dhe arritjet e tij artistike.

  • Ceremonia mortore e Shpat Kasapit, ja njoftimi i familjes

    Ceremonia mortore e Shpat Kasapit, ja njoftimi i familjes

    Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër, do të përcillet nesër për në banesën e fundit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Homazhet nisin në orën 11:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa ceremonia mortore do të zhvendoset në varrezat e qytetit, ku varrimi i këngëtarit është caktuar të mbahet në orën 14:00. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera. Gjatë karrierës së tij, Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe realizoi bashkëpunime që lanë gjurmë te publiku.

  • Kur do mbahet ceremonia mortore e Shpat Kasapit? Arif Ziberi i Elita 5 tregon takimin e fundit: Do e nderojmë në lamtumirën e tij

    Kur do mbahet ceremonia mortore e Shpat Kasapit? Arif Ziberi i Elita 5 tregon takimin e fundit: Do e nderojmë në lamtumirën e tij

    Një ditë më parë, ndarja nga jeta e Shpat Kasapit ka tronditur publikun shqiptar, i cili prej më shumë se 20 vitesh e ka duartrokitur në çdo skenë ku ka performuar.
    Arif Ziberi nga grupi Elita 5, i ftuar në emisionin Mes’Dritë në Vizion Plus, ka folur me lot në sy për largimin e artistit.
    “Lajmin ma ka dhënë vajza. Nuk e besova. Unë e njihja si një djalë të shëndetshëm, optimist, por për fat të keq ishte lajm i vërtetë,” tha ai.

    Babai i Shpatit, i ndjeri Naimi, ka qenë menaxher i grupit Elita 5. Pas vdekjes së babait, Shpati ka jetuar në Shkup, ndaj takimet me Arif Ziberin kanë qenë më të rralla.
    Herën e fundit që ai e takoi ka qenë rreth një muaj më parë, në Tiranë, së bashku me një shok të përbashkët.
    “Këtë fundjavë do jem sërish në Tiranë, por për fat të keq Shpati nuk është më,” shtoi Ziberi.
    Arif Ziberi rrëfeu se njohja me Shpat Kasapin ka qenë edhe familjare.
    “Albumin e dytë, albumin legjendar të Elita 5, menaxher ka qenë babai i Shpatit dhe provat i kemi bërë në shtëpinë e tij. E mbaj mend Shpatin 5 vjeç, një djalë shumë i lëvizshëm, që e donte muzikën dhe realizoi ëndrrën e vet, duke arritur një sukses të paparë. Ka qenë gjithmonë i buzëqeshur. Mua më ka respektuar shumë, edhe vajzat e mia i ka patur shoqe dhe i ka respektuar.”
    Përsa i përket ceremonisë mortore, ai u shpreh se nuk ka informacion dhe se është në pritje për ta përcjellë për në banesën e fundit.
    “Shpresoj së shpejti të kemi një informacion. Profesioni jonë është i vështirë. Nuk kam informatë, pres të shkojmë ta respektojmë për herë të fundit.”
    /vizionplus.tv

  • Vrasja për hakmarrje në Kretë, ceremoni mortore nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)

    Vrasja për hakmarrje në Kretë, ceremoni mortore nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)

    Funerali i 56-vjeçares Evangelia Fragkiadaki, e cila u vra në përleshjen e përgjakshme në Vorizia, u mbajt me masa sigurie të papara që përfshinin edhe një detektor metalesh, me qëllim që të përjashtohej çdo mundësi hyrjeje të personave të armatosur. Një kontroll me një qen zbulues eksplozivësh u krye gjithashtu si në oborrin ashtu edhe në brendësi të Kishës së Shenjtë të Kryqit të Shenjtë, me qëllim që ceremonia të zhvillohej pa ngjarje të paparashikuara, siç edhe ndodhi.
    Lamtumira e 56-vjeçares u mbajt mes zie të heshtur, me të afërmit e saj që kërkuan që të ndalet cikli i gjakderdhjes dhe t’i jepet fund një hakmarrjeje që po trondit të gjithë ishullin e Kretës.
    “Le ta kuptojmë të gjithë, për sa kohë që e lëmë gjakun të rrjedhë, toka jonë nxihet.”
    Mesazhi i priftit në shërbesën mortore ishte veçanërisht i fuqishëm. Prifti u bëri thirrje besimtarëve të ndalonin episodet e dhunës, ndërsa deklaroi, ndër të tjera, se “ky cikël dhe sakrificë e pakuptimtë duhet të ndalet. Zoti na dhëntë një zemër të qetë, plot dashuri për të gjithë, le të ndalet cikli i gjakut, le të ndalojmë së vajtuari viktimat. Le ta kuptojmë të gjithë, për sa kohë që e lëmë gjakun të rrjedhë, toka jonë nxihet. Vetëm kur ta lejojmë Krishtin të hyjë në zemrat tona, toka jonë do të ndalojë së vajtuari të vdekurit.”
    Varrimi i 56-vjeçares u bë në varrezat e Alikianos, pranë bashkëshortit të saj, i cili kishte ndërruar jetë dy vjet më parë. Duhet theksuar se fshati Alikianos ishte një fortesë, për shkak të masave të shtuara të sigurisë, dhe oficerët e policisë ishin në të gjitha rrugët përreth kishës për të shmangur episode të reja dhune.
    Dokumenti i mjekut ligjor mbi shkakun e vdekjes
    Siç shkroi protothema.gr, vdekja e 56-vjeçares Evangelia Fountelaki karakterizohet qartë si “vrasje”. Dokumenti, i nënshkruar nga zëvendëskryetarja e Shërbimit Mjekësor Ligjor të Kretës, Eleni Krasanaki, thotë shprehimisht se shkaku i vdekjes është “lëndime në gjoks nga një plagë me armë zjarri”, ndërsa lloji i vdekjes përcaktohet të jetë “vrasje”.
    Ky raport vjen për të konfirmuar plotësisht raportin zbulues, i cili kishte nxjerrë në dritë dëshminë e të afërmve të cilët që në fillim pohuan se gruaja nuk vdiq nga një atak në zemër, siç ishte zbuluar fillimisht, por u qëllua gjatë përplasjes vdekjeprurëse në Vorizia.

  • Fjalimi i Ramës në ceremoninë mortore të Nanos, Berisha: Puthja e Judës

    Fjalimi i Ramës në ceremoninë mortore të Nanos, Berisha: Puthja e Judës

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të kryeministrit Edi Rama gjatë homazheve në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, duke e cilësuar atë si një akt hipokrizie dhe “tradhti morale”.

    Përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, Berisha ka shpërndarë një video të momentit kur Rama mbante fjalimin e tij, duke e shoqëruar me një koment të vetëm: “Puthja e Judës.”
    Në ceremoninë mortore për Fatos Nanon, Partia Demokratike u përfaqësua nga nënkryetari Agron Gjekmarkaj dhe sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, të cilët vendosën një kurorë me lule në emër të opozitës.
     

  • Fjalimi i Ramës në ceremoninë mortore të Fatos Nanos, reagon Berisha: Puthja e Judës

    Fjalimi i Ramës në ceremoninë mortore të Fatos Nanos, reagon Berisha: Puthja e Judës

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të kryeministrit Edi Rama gjatë homazheve në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, duke e cilësuar atë si një akt hipokrizie dhe “tradhti morale”.
    Përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, Berisha ka shpërndarë një video të momentit kur Rama mbante fjalimin e tij, duke e shoqëruar me një koment të vetëm: “Puthja e Judës.”

    Në ceremoninë mortore për Fatos Nanon, Partia Demokratike u përfaqësua nga nënkryetari Agron Gjekmarkaj dhe sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, të cilët vendosën një kurorë me lule në emër të opozitës.

  • Zbulim në Bjeshkët e Strellcit: Gjenden kocka njerëzish, dyshohet për viktima të luftës

    Zbulim në Bjeshkët e Strellcit: Gjenden kocka njerëzish, dyshohet për viktima të luftës

    Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njoftoi se janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore, që “potencialisht u përkasin viktimave të luftës” në Kosovë të viteve 1998-1999, të cilët figurojnë në listën e personave të zhdukur.
    Mbetjet mortore u gjetën në lokacionin e quajtur Lugjet e Nekës, në Bjeshkët e Strecllit, tha Komisioni më 26 shtator.
    “Informatat e pranuara nga qytetarët janë adresuar në bashkëpunim me sektorin e Policisë për persona të zhdukur në kuadër të drejtorisë për hetimin e krimeve të luftës dhe me Institutin e Mjekësisë Ligjore [IML], me mbështetjen e ekspertëve të EULEX-it”, u tha në njoftim.
    Mbetjet mortore që u zhvarrosën janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të tjera dhe për identifikimin përmes analizës ADN-së.
    Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-1999 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.
    Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
    Kosova vazhdimisht ka kërkuar nga Serbia që të hapë arkivat shtetërore për të kuptuar vendndodhjen e të zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë.
    Që nga përfundimi i luftës, pas gërmimeve në varreza masive në Serbi, dhe lokacione në Kosovë, janë gjetur mbetje mortore të viktimave të luftës.
    Kosova dhe Serbia kanë ngritur edhe një komision të përbashkët për të pagjeturit, në bazë të një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut për normalizim, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
    Formimit të Komisionit i ka paraprirë pajtueshmëria e arritur nga udhëheqës të Kosovës dhe Serbisë më 2023 për Deklaratën e përbashkët për Personat e Zhdukur.
    Ndërkaq, në rundin e fundit të dialogut të mbajtur më 11 shtator, pala kosovare akuzoi Serbinë se është tërhequr nga marrëveshja për komisionin për të pagjeturit.

  • Në Bjeshkët e Strellcit gjenden mbetje mortore, dyshohet se u përkasin viktimave të luftës

    Në Bjeshkët e Strellcit gjenden mbetje mortore, dyshohet se u përkasin viktimave të luftës

    Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njoftoi se janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore, që “potencialisht u përkasin viktimave të luftës” në Kosovë të viteve 1998-1999, të cilët figurojnë në listën e personave të zhdukur.
    Mbetjet mortore u gjetën në lokacionin e quajtur Lugjet e Nekës, në Bjeshkët e Strecllit, tha Komisioni më 26 shtator.
    “Informatat e pranuara nga qytetarët janë adresuar në bashkëpunim me sektorin e Policisë për persona të zhdukur në kuadër të drejtorisë për hetimin e krimeve të luftës dhe me Institutin e Mjekësisë Ligjore [IML], me mbështetjen e ekspertëve të EULEX-it”, u tha në njoftim.
    Mbetjet mortore që u zhvarrosën janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të tjera dhe për identifikimin përmes analizës ADN-së.

    Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-1999 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
    Kosova vazhdimisht ka kërkuar nga Serbia që të hapë arkivat shtetërore për të kuptuar vendndodhjen e të zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë. Që nga përfundimi i luftës, pas gërmimeve në varreza masive në Serbi, dhe lokacione në Kosovë, janë gjetur mbetje mortore të viktimave të luftës.
    Kosova dhe Serbia kanë ngritur edhe një komision të përbashkët për të pagjeturit, në bazë të një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut për normalizim, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
    Formimit të Komisionit i ka paraprirë pajtueshmëria e arritur nga udhëheqës të Kosovës dhe Serbisë më 2023 për Deklaratën e përbashkët për Personat e Zhdukur.
    Ndërkaq, në rundin e fundit të dialogut të mbajtur më 11 shtator, pala kosovare akuzoi Serbinë se është tërhequr nga marrëveshja për komisionin për të pagjeturit. REL/

  • Dita e të zhdukurve, Hoti: Janë gjetur mbetjet e së paku 9 individëve, 5 lokacione priten të hapen

    Dita e të zhdukurve, Hoti: Janë gjetur mbetjet e së paku 9 individëve, 5 lokacione priten të hapen

    Sot dhe nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Forcë në Kosovë.

    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot nga ora 10:45, mbahen homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur.

    Mbi 1600 qytetarë, nëna, baballarë e fëmijë, mbeten ende të zhdukur nga lufta gjenocidale e Serbisë.

    Në përpjekje për të ndriçuar fatin e të zhdukurve, lokacionet e gërmimeve mbeten pikë kyçe në procesin e kërkimit dhe identifikimit të mbetjeve mortore.

    Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur po vijon me gërmimet në disa zona të identifikuara, ndërkohë që përgatiten edhe punime të reja bazuar në të dhëna të përditësuara, si brenda territorit të Kosovës ashtu edhe në pritje të hapave konkretë nga pala serbe.

    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, në një prononcim për “Front Online” ka bërë të ditur se deri më tani janë punuar 17 lokacione në Kosovë në kuadër të kërkimeve për personat e zhdukur.

    Hoti tregoi se në 7 prej tyre janë zbuluar mbetje mortore.

    “17 lokacione është punuar deri më tani në Kosovë, 7 prej tyre ka pasur gjetje të mbetjeve mortore (të cilat janë dërguar për analizë në Laborator të ICMP)”, u shpreh Hoti.

    Sipas tij, aktualisht janë përfunduar disa gërmime, derisa pritën edhe 5 lokacione të gërmohet.

    “Aktualisht i kemi përfunduar gërmimet në Vushtrri dhe Klinë në një lokacion. Janë edhe minimum 5 lokacione tjera që pritet të ndërmarrin veprim ekipet”, deklaroi Hoti për Front Online.

    Ai ka konfirmuar se mbetjet mortore të 9 individëve janë gjetur në lokacionet në Kosovë.

    “Mbetjet mortore të se paku 9 individëve janë gjetur, por këtë e vërteton më së miri analiza e ADN-së”, tha Hoti./KultPlus.com