Tag: morina

  • “Që gjashtë vite nuk mund të dalë jashtë Kosovës”, Fjolla Morina zbulon detajet e çështjes së saj ligjore

    “Që gjashtë vite nuk mund të dalë jashtë Kosovës”, Fjolla Morina zbulon detajet e çështjes së saj ligjore

    Këngëtarja dhe banorja e Big Brother VIP Kosova, Fjolla Morina, ka ndarë një rrëfim prekës me bashkëbanorin Londrim Ahmetaj, duke zbuluar detaje të reja rreth një çështjeje të ndjeshme ligjore që po përballet. Morina, e cila është një nga personazhet më të njohura të estradës, ka treguar se për shumë vite ka qenë nën akuzën për posedim armësh, një rast që sipas saj ende është në proces gjyqësor dhe nuk është mbyllur.
    Këngëtarja ka deklaruar se armë nuk ka qenë e saj, por e dikujt tjetër, ndërkohë që ky rast ka pasur pasoja serioze në jetën e saj. “Qe pesë vjet, për gjashtë s’mund të dal as prej Kosovës. Në proces gjyqësor jam”, ka shtuar Fjolla, duke theksuar se procedurat ligjore ende vazhdojnë dhe kjo ka kufizuar mundësinë e saj për të udhëtuar jashtë vendit.
    Ky rrëfim ka ngjallur një reagim të fortë brenda shtëpisë dhe në rrjetet sociale, ku fansat kanë shprehur mbështetje për këngëtaren dhe kanë diskutuar mbi sfidat që ajo po kalon, si dhe ndikimin e këtyre ngjarjeve në jetën e saj personale dhe profesionale. Ajo vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura dhe më të komentuar në mediat sociale, dhe ky rrëfim i saj ka bërë që shumë të reflektojnë mbi pasojat që mund të ketë një akuzë e tillë në jetën e një personi publik.

  • Fjolla Morina zbulon pse nuk i tregoi vajzës së madhe për hyrjen në BBVK4

    Fjolla Morina zbulon pse nuk i tregoi vajzës së madhe për hyrjen në BBVK4

    Fjolla Morina është banorja më e re e Big Brother VIP Kosova 4, pasi iu bashkua shtëpisë mbrëmjen e së hënës, duke sjellë menjëherë vëmendje dhe kureshtje nga publiku. Këngëtarja, e cila njihet për karakterin e saj të drejtpërdrejtë, ka ndarë së fundmi një detaj personal që i ka surprizuar të gjithë.
    Gjatë një bisede të sinqertë me banorët në oborr, Fjolla tregoi se nuk e kishte njoftuar vajzën e saj të madhe për pjesëmarrjen në Big Brother. Ajo rrëfeu se hyrja në format ka qenë një vendim i paplanifikuar deri në momentin e fundit, ndaj edhe zgjodhi të mos i tregonte.
    “Të madhes nuk i kam treguar hiç… Me siguri tani po më sheh. Më pyeti ‘a po hyn?’ dhe i thashë ‘jo, nuk e di’, se nuk isha e sigurt”, u shpreh ajo para banorëve.
    Fjolla shtoi se vajza e madhe është shumë e lidhur me të, ndaj ajo nuk dëshironte ta shqetësonte pa qenë plotësisht e vendosur për hyrjen. Ndërkohë, këngëtarja foli edhe për raportin e ngrohtë që ka me vajzën e vogël, duke theksuar se për të dyja përpiqet të jetë një nënë e përkushtuar pavarësisht angazhimeve në karrierë.
    Hyrja e saj në BBVK4 pritet të sjellë dinamika të reja brenda shtëpisë, ndërsa publiku po pret të shohë se si do të ndikojë prezenca e saj në lojë dhe në raportet me banorët e tjerë.

  • SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

    SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

    SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një sërë veprash penale si vrasje dhe trafik droge. Mes tyre janë edhe personazhe të njohura të botës së krimit, si Ervis Martinaj, Endrit Dokle dhe Arian Tuku. Ndërkohë për gjykim është dërguar edhe ish efektivi i RENEA-s, Altin Morina.
    Sipas hetimeve, Morina, në kohën kur ishte efektiv i RENEA-s, i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë, që Bami kishte në Fushë Krujë.
    “I pandehuri Durim Bami ka organizuar, drejtuar dhe financuar një grup të strukturuar kriminal, të destinuar në kultivimin e bimëve narkotike kanabis sativa, në fshatin Nikël, Fushë-Krujë gjatë periudhës kohore, dhjetor 2019-korrik 2020, si dhe në zonën e Njësisë Administrative Bubq, të Bashkisë Krujë, si para ashtu dhe gjatë muajit shtator 2020, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Ai ndihmohej në veprimet e tij të kundraligjshme nga punonjës të policisë së shtetit, si i pandehuri Altin Morina dhe shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, të cilët jepnin informacione, apo ndihmonin në shmangien e kontrolleve të parcelave të mbjella me bimë narkotike.
    Më 3.4.2025, të pandehurit, Altin Morina, i shpallur person në kërkim, në automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan nga punonjësit e policisë së Komisariatit të Policisë Nr.2, Tiranë, një armë zjarri pistoletë model BERRETA PX4, kalibër 9x21mm, prodhim italian, me numër “PJ07009”. Arma, e cila mbahej pa leje, ishte e rregullt teknikisht dhe e përshtatshme për qitje, me një fishek në folenë e fishekut, si dhe 9 (nëntë) fishekë të tjerë në krëhërin e saj.”- thuhet në njoftimin e SPAK.

  • Mbyllen hetimet nga SPAK: Efektivi i RENEA-s ndihmonte Durim Bamin, Altin Morina shmangte kontrollet për parcelat me drogë

    Mbyllen hetimet nga SPAK: Efektivi i RENEA-s ndihmonte Durim Bamin, Altin Morina shmangte kontrollet për parcelat me drogë

    Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për 27 të pandehur dhe i ka dërguar për gjykim.
    Mes tyre janë edhe personazhe të njohura të botës së krimit, si Ervis Martinaj,  Endrit Dokle dhe Arian Tuku. Ndërkaq, për gjykim është dërguar edhe ish efektivi i RENEA-s, Altin Morina.
    Sipas hetimeve, Morina, në kohën kur ishte efektiv i RENEA-s, i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë, që Bami kishte në Fushë Krujë.
    I pandehuri Durim Bami ka organizuar, drejtuar dhe financuar një grup të strukturuar kriminal, të destinuar në kultivimin e bimëve narkotike kanabis sativa, në fshatin Nikël, Fushë-Krujë gjatë periudhës kohore, dhjetor 2019-korrik 2020, si dhe në zonën e Njësisë Administrative Bubq, të Bashkisë Krujë, si para ashtu dhe gjatë muajit shtator 2020, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Ai ndihmohej në veprimet e tij të kundraligjshme nga punonjës të policisë së shtetit, si i pandehuri Altin Morina dhe shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, të cilët jepnin informacione, apo ndihmonin në shmangien e kontrolleve të parcelave të mbjella me bimë narkotike.
    Më 3.4.2025, të pandehurit, Altin Morina, i shpallur person në kërkim, në automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan nga punonjësit e policisë së Komisariatit të Policisë Nr.2, Tiranë, një armë zjarri pistoletë model BERRETA PX4, kalibër 9x21mm, prodhim italian, me numër “PJ07009”. Arma, e cila mbahej pa leje, ishte e rregullt teknikisht dhe e përshtatshme për qitje, me një fishek në folenë e fishekut, si dhe 9 (nëntë) fishekë të tjerë në krëhërin e saj.”, thuhet në njoftimin e SPAK.

  • Dita e Pavarësisë/ Rama ndan pamjet: Atmosferë kuqezi! Nga Morina në Kakavijë, pikat doganore u kthyen në skenë gëzimi (VIDEO)

    Dita e Pavarësisë/ Rama ndan pamjet: Atmosferë kuqezi! Nga Morina në Kakavijë, pikat doganore u kthyen në skenë gëzimi (VIDEO)

    “Atmosferë kuqezi në çdo hyrje të Shqipërisë”  

    Kështu shkruan në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama ku ka publikuar edhe një video të atmosferës në vend për Ditën e Pavarësisë.  

    “Nga Morina në Kakavijë, të gjitha pikat doganore u kthyen në skenë të gëzimit dhe energjisë së bukur shqiptare”, shkruan Rama. 

  • 28 Nëntori/ Nga Morina në Kakavijë, shqiptarët kthejnë pikat doganore në ‘arenë’ feste me flamuj e veshje kombëtare, Rama ndan pamjet

    28 Nëntori/ Nga Morina në Kakavijë, shqiptarët kthejnë pikat doganore në ‘arenë’ feste me flamuj e veshje kombëtare, Rama ndan pamjet

    Nga Morina në Kakavijë, shqiptarët i kthyen pikat doganore në ‘arenë’ festë, me valle e këngë.

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet e festës, ku shihen qytetarët me flamuj në duar e veshje kombëtare.
    “8 Nëntor 2025. Atmosferë kuqezi në çdo hyrje të Shqipërisë. Nga Morina në Kakavijë, të gjitha pikat doganore u kthyen në skenë të gëzimit dhe energjisë së bukur shqiptare”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Aksidentohet Fjolla Morina, dalin pamjet nga vendngjarja

    Aksidentohet Fjolla Morina, dalin pamjet nga vendngjarja

    Këngëtarja Fjolla Morina, është raportuar se është përfshirë në një incident rrugor gjatë orëve të fundit. Burime pranë saj bëjnë me dije se artistja ka pësuar një aksident me automjet, megjithëse rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta.
    Deri tani nuk dihet se ku ka ndodhur aksidenti dhe çfarë e ka shkaktuar atë. Autoritetet kompetente nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar, ndërkohë që familjarët dhe stafi i këngëtares nuk kanë bërë ende një deklaratë publike.
    Ajo që ka ngritur më shumë shqetësim është fakti se Fjolla Morina, e njohur për prezencën e saj në rrjetet sociale, nuk ka reaguar ende në asnjë nga platformat e saj. Mungesa e një deklarate apo qoftë edhe një postimi të shkurtër ka shtuar dyshimet dhe interesimin e ndjekësve të saj, të cilët po kërkojnë me ngulm informacion mbi gjendjen e saj.
    Aktualisht, nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi gjendjen shëndetësore të këngëtares apo nëse ajo ka pësuar lëndime serioze si pasojë e aksidentit. Burime jozyrtare sugjerojnë se ajo mund të jetë duke marrë trajtim mjekësor, por asgjë nuk është verifikuar zyrtarisht.
    Mbetet të pritet një komunikim nga familja, menaxhmenti apo vetë këngëtarja për të sqaruar më shumë rreth kësaj ngjarjeje që ka shqetësuar fansat dhe publikun e gjerë.

  • “Përshëndeti nënën e doli jashtë”, detaje të reja nga vrasja e dy vëllezërve nga kunati i tyre

    “Përshëndeti nënën e doli jashtë”, detaje të reja nga vrasja e dy vëllezërve nga kunati i tyre

    vendngjarje

    KOSOVË- Prokuroria Themelore në Gjakovë ka depozituar në Gjykatën Themelore kërkesë për caktimin e paraburgimit 30-ditor për Astrit Isufi, autori i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Driton dhe Naim Morina. Prokuroria e akuzon për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Aktualisht, i dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit 48 orësh, në pritje të vendimit të gjykatës për paraburgimin.
    Sipas Prokurorisë, autori është dhëndër i familjes së viktimave dhe kishte shkuar në shtëpinë e tyre për të marrë bashkëshorten e tij, I.M., dhe fëmijët, të cilët ndodheshin aty për ceremoninë e varrimit të babait të saj. Por gjatë largimit nga shtëpia, ka shpërthyer një debat mes Isufit dhe vëllezërve Morina, për shkak të problemeve dhe dhunës së ushtruar ndaj motrës së tyre. Debati ka agravuar dhe autori ka nxjerrë një armë pistoletë dhe ka qëlluar disa herë në ndaj kunetërve të tij, duke i lënë të vdekur në vend.

    Ndërkohë, motra e viktimave dhe bashkëshortja e autorit, ka qenë duke përshëndetur nënën e saj, në momentin kur Isufi ka qëlluar në drejtim të vëllezërve. Më pas, autori ka hedhur armën dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa është arrestuar ditën e nesërme. 
    “Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet A.I., më datë 06.11.2025 rreth orës 11:25 minuta, në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, me dashje ka vrarë tani të ndjerët D.M., dhe N.M., që të dy nga fshati Golluboc – Komuna e Malishevës, në atë mënyrë që i pandehuri si dhëndër i familjes së tani të ndjerëve D.M., dhe N.M., shkon në vendin e cekur më lart, tek shtëpia e të ndjerëve për t’a marrë bashkëshorten I.M., dhe fëmijët, e cila ndodhej tek familja e saj me rastin e varrimit të babait, e ku për këtë ceremoni varrimi kishin ardhur edhe të ndjerët tashmë D.M., dhe N.M., e si shkak i problemeve dhe dhunës së ushtruar ndaj motrës së tani të ndjerëve, gjatë largimit nga shtëpia e këtyre të fundit, në rrugë fillon një fjalosje në mes tyre”, njofton Prokuroria.

    Ditën e enjte, 6 nëntor, në fshatin Golluboc të Malishevës, Astrit Isufi vrau para shtëpisë së tyre dy vëllezër, (kunetërit e tij) Driton dhe Naim Morina. Sherri që përfundoi në tragjedi duket ka nisur pas një konfrontimi verbal që ai ka pasur me viktimat. Isufi kishte shkuar të merrte gruan e tij e cila ishte për ngushëllime në shtëpinë e vëllezërve, pas vdekjes së babait të saj. Fillimisht, autori kishte ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa të premten policia ka arritur ta arrestojë atë. Isufi ishte fshehur në një godinë të pabanuar, deri në momentin e arrestimit nga policia./ZËRI

  • EMRAT/ Dy vëllezërit u vranë nga burri i motrës në derë të shtëpisë, tre ditë më parë varrosën babanë

    EMRAT/ Dy vëllezërit u vranë nga burri i motrës në derë të shtëpisë, tre ditë më parë varrosën babanë

    Kosovë – Një ngjarje e rëndë tronditi Malishevën ditën e sotme. Dy vëllezër, Driton Morina dhe Naim Morina u vranë me armë zjarri para derës së shtëpisë së tyre. Autori i dyshuar është bashkëshorti i motrës së viktimave (dhëndri i tyre), i identifikuar si Astrit Isufi i cili është në arrati.
    Sipas mediave në Kosovë, babai i viktimave kishte ndërruar jetë tre ditë më parë dhe motra ndodhej në shtëpinë e prindërve për të pritur njerëz që vinin për ngushëllim.Lexo edhe :Related Posts
    Isufi kishte shkuar për të marrë bashkëshorten. Por, pasi është larguar disa metra nga oborri, është kthyer përsëri dhe ka shtënë me armë zjarri ndaj dy vëllezërve që qëndronin para derës së shtëpisë.

    Të dy kanë ndërruar jetë në vend.
    “Familja ende ishte duke pritur njerëz për ngushëllim. Ai u kthye dhe i vrau para syve tanë. Edhe babën e kishim varros para pak ditësh,” tha një i afërm i familjes.
    Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes./vizionplus.tv