Tag: moriero

  • Moriero flet për ‘Madoninën’: Kivu trajner i shkëlqyer, Inter ka identitet

    Moriero flet për ‘Madoninën’: Kivu trajner i shkëlqyer, Inter ka identitet

    Rikthimi i Serie A pas pushimit ndërkombëtar po afron, dhe bashkë me të, disa ndeshje kyçe. Më i spikaturi, derbi i Milanos, i planifikuar për të dielën në mbrëmje: Inter dhe Milan do të testojnë përgjigjet e tyre. Ish-lojtari i Interit, Françesko Moriero, në një intervistë me La Gazzetta dello Sport, theksoi veçanërisht rolin që trajneri i ri Kivu po luan te Interi.

    Moriero shpjegoi se është befasuar nga ndikimi që ka pasur që nga mbërritja e tij: “Chivu po bën një punë të shkëlqyer. Ai ka idetë e një trajneri të shkëlqyer dhe ka bërë një punë të shkëlqyer duke i qetësuar lojtarët.

    Më pëlqen identiteti, sepse të gjithë e dinë çfarë të bëjnë si me top ashtu edhe pa të. Veçanërisht admiroj qëndrimin e fortë dhe agresiv, të cilat lehtësojnë lojën vertikale.”, ndër të tjera trajneri aktual i Flamurtarit të Vlorës.

    Vazhdo leximin

  • Moriero shndërron Flamurtarin, italiani: Të shfrytëzojmë ndalesën për t’u rritur ende

    Moriero shndërron Flamurtarin, italiani: Të shfrytëzojmë ndalesën për t’u rritur ende

    Dora e tij duket. Në pak javë Flamurtari i cili e nisi katastrofikisht sezonin me Karlos Garsia në timon, tani po fiton terren teksa pas fitores së sotme ndaj Bylis 1-0 në Vlorë, kuqezinjtë kanë lënë për herë të parë vendin e fundit. Pas takimit Françesko Moriero u shpreh:

    “Faleminderit na duhej pak fat sot. Ishte shumë e rëndësishme në këto momente për ne për moralin e ekipit, nuk ishte e lehtë ta filloje pas një humbje, e merituan çunat se bënë një ndeshje të mirë, edhe Bylisi po ashtu, por ne ndoshta kemi bërë diçka më shumë meqënëse fituam.

    Duhet të fusja Diavara se ishte më i freskët dhe agresiv. Unë tani lojtarët nuk i ndërroj me asnjëri, për mua janë të gjithë të rëndesishëm, skuadra po rritet në profilin e karakterit, është e qartë që duhet të përmirësohemi në aspektin fizik, se çfarë do të ndodh në janar nuk e di, do ta shohim kur të vijë janari. Unë bëj zgjedhjet e mia, nuk kam asgjë me asnjë lojtar, Rodriges nuk ka karakterisikat që mua më duhen, prteferoj të tjera, është lojtar i Flamurtarit dhe po stërvitet, jam i lumtur për çunat e mi dhe këtë publik, të qëndrojmë të salduar me këmbë në tokë.

    Këto dy javë duhet të punojmë edhe më shumë. Është normale që është edhe plani B, diskutimi është që s’kemi bërë ende një javë që ta rrisim ekipin me koncepte të drejta, çunat treguan që kanë dëshirë të madhe edhe që na ndjekin, i bëj komplimenta ekipit kundërshtar që nuk na la shumë hapësira”, tha italiani për “RTSH Sport”.

    Vazhdo leximin

  • E mundi në debutim me Laçin, Moriero e bën sërish sot me Flamurtarin

    E mundi në debutim me Laçin, Moriero e bën sërish sot me Flamurtarin

    Më në fund Flamurtari arrin te fitojë një ndeshje në Abissnet Superiore për sezonin 2025/26.Sikunder në debutim më Laçin tetorin e kaluar (3-1) Moriero fiton ndaj vonjateve me shifrat 1-0

    Herlad Marku permes nje penalltie ne te 76′ i jep tri pike kuqezinjëve…

    Vazhdo leximin

  • Befasohet Elbasani, dy udhëtuese dy fitore, Moriero e nis me humbje

    Befasohet Elbasani, dy udhëtuese dy fitore, Moriero e nis me humbje

    Befasohet Elbasani, dy udhëtuese dy fitore, Moriero e nis me humbje – Sporti im

    error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!

  • Elbasani përballë Vorës, Moriero kërkon startin pozitiv

    Elbasani përballë Vorës, Moriero kërkon startin pozitiv

    Dje në tre ndeshje 1 gol. Sot ‘nderi’ i futbollit me bazë golat, në dorë të dy takimeve të javës së 7-të Abissnet Superiore. Elbasani- Vora dhe Flamurtari- Partizani e kanë mision të hedhin tutje një xhiro të thatë…golash.

    Në fakt, te sfida e Elbasanit pritshmëritë janë të mëdha. Jo se verdheblutë kanë bërë mirë në këtë tregues pasi janë duke vuajtur goxha për të shkuar te goli (4 gola në 6 javë) por përballë do të ketë një skuadër këmbëngulëse dhe e gatshme për të luajtur hapur.

    Në Vlorë do të debutojë në kampionat me Flamurtarin Françesko Moriero (debutoi në Kupë). Italiani pati kohë për të inicuar ide psikologjike te skuadra e re dhe kjo nuk është pak. Me skuadrën e tij do përballet me Partizanin. Të dyja skuadrat mbyllin fundin e klasifikimit duke dëshmuar se ky start sezonal nuk ka shërbyer. Tri humbje radhazi për vendasit dhe katër po radhazi te të kuqtë. Sidoqoftë duhet shpëtuar java. Jo vetëm me pikë por dhe me gola.

    Sot ora 17:00

    AF Elbasani-Vora

    Flamurtari- Partizani

    Luajtur të shtunën

    Bylis- Vllaznia 0-1

    Tirana- Teuta 0-0

    Egnatia- Dinamo 0-0

    Vazhdo leximin

  • Moriero te Flamurtari, italiani me aventurën e radhës në Vlorë

    Moriero te Flamurtari, italiani me aventurën e radhës në Vlorë

    Risia/ Debutoi me Laçin më 19 tetor të vitit të kaluar, do debutojë në të njëjtën datë e muaj me Flamurtarin në kampionat.

    Pas Dinamos e Laçit, Françesko Morirero do të drejtojë Flamurtarin e Vlorës në Superiore. Lajmi pritet të bëhët zyrtar nga klubi vlonjat i cili largoi së fundi spanjollin e pankinës kuqezi Karlos Garsia.

    Ish futbollisti i Interit pati ndikimin e tij pozitiv te Laçi edicionin e kaluar pasi e mori skuadrën në gjëndje të vështirë (debutoi me fitoren 3-1 ndaj Vllaznisë) dhe në disa javë e ngjiti deri në vendin e pestë.

    Në fund skuadra bardhezi ra nga elita teksa një deklaratë e italianit “shoqëroi e “habiti”pas një ndeshje ku tha; “gjëra të tilla nuk ndodhin në vendin nga ku un vij”, duke aluduar për gjykime të njëanshme apo pandeshmeri sportive./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin