Tag: morën

  • Nga Gjunkshi te Murrizi, morën mijëra vota por mbeten jashtë Kuvendit, cilët janë kandidatët e PD më të votuar (EMRAT)

    Nga Gjunkshi te Murrizi, morën mijëra vota por mbeten jashtë Kuvendit, cilët janë kandidatët e PD më të votuar (EMRAT)

    Të paktën 23 kandidatë demokratë kanë marrë votë maksimale në qarqet e tyre, por kanë mbetur jashtë Parlamentit për shkak të numrit të vogël të mandateve që ka marrë Partia Demokratike.

    Në Dibër, Xhemal Gjunkshi, ka amrrë 5693 vota, duke u renditur i pari në listën e hapur, por nuk do të jetë në Parlament në shtator, pasi PD-ja mori vetëm dy mandatet e listës së mbyllur.
    E njëjta situatë edhe në Durrës ku aktivisti Aulon Kalaja mori 7069 vota, duke u renditur i dyti i listës së hapur, pas Arjan Ndojit. Edhe ai mbeti jashtë Kuvendit, pasi demokratët morën vetëm një mandat në listën e hapur.
    BERAT
    Parid Mahmutaj   7171
    Lefter Maliqi 4801
    DIBËR
    Xhemal Gjunkshi  5693
    Përparim Spahiu  5505
    DURRËS
    Aulon Kalaja  7069
    Andia Ulliri  5198
    ELBASAN
    Qani Xhafa    5958
    Ilirjan Alliu   4848
    FIER
    Gentian Çela    7080
    Silva Hasaj  4414
    GJIROKASTËR
    Alma Kore  3569
    Arben Ristani   2881
    KORÇË
    Kristiano Koçibelli 5213
    Andrea Mano  4845
    KUKËS
    Isuf Çelaj   7060
    LEZHË
    Aleksandër Lala 4217
    SHKODËR
    Ted Kopliku   6148
    TIRANË
    Ilir Alimehmeti  13139
    Ilir Metaj  5660
    Asllan Dogjani  5125
    Myslim Murrizi  4188
    VLORË
    Petraq Gjikuria  3533
    Artan Liçaj  3352

    Top Channel

  • “Bërtita aq shumë sa m’u morën mendtë”, heroi i Interit shpjegon emocionet e golit të fitores

    “Bërtita aq shumë sa m’u morën mendtë”, heroi i Interit shpjegon emocionet e golit të fitores

    Davide Frattesi ishte ai që shënoi golin vendimtar për kualifikimin e Interit në finalen e Champions League, në fitoren 4-3 ndaj Barcelonës.
    “Nuk e di se çfarë ndodhi. Di që kam festuar shumë dhe si i çmendur. Bërtita aq shumë, sa m’u morën mendtë. Shikoja vetëm zi. Për fat, ia dola të vazhdoja. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme si skuadër. Fitorja është për të gjithë tifozët dhe për të gjithë stafin”, tha Frattesi pas ndeshjes, shkruan A2.
    “Pas Bayern Munchen, mendoja që nuk do të përjetonim dot ndeshje me kaq shumë emocione. Por, kjo është e bukura e futbollit. Nuk duam që të ndalemi me kaq”, shtoi mesfushori italian.
    Frattesi pranoi se nuk e besonte kurrë që Interi do të fitonte pasi pësoi golin e tretë dhe ndeshja ishte 3-2 për katalanasit.
    “Nuk besoja që do të fitonim kur u barazuam dhe kur na përmbysën. Pastaj, kur shënuam golin e tretë, i thashë Thuramit që këtë ndeshje do ta fitonim ne dhe do të shkonim në finale”, theksoi Davide Frattesi.

  • Morën peng 68-vjeçarin pak ditë më parë në Tiranë/ Gjykata lë në burg 5 autorët…

    Morën peng 68-vjeçarin pak ditë më parë në Tiranë/ Gjykata lë në burg 5 autorët…

    Sulejman dhe Klinton Sina vëllezër, Idajet Mashollari, Bajram Ibraliu dhe Nikoleta Begolli u lanë në masën e sigurisë “arrest në burg” nga gjyqtarja Oleda Lice. Njëri prej të arrestuarve Sulejman Sina përpara gjykatës këtë të premte, ka marrë përsipër fajësinë sa i përket kësaj ngjarje. Gjykata e Tiranës la në burg gjashtë personat e arrestuar nga policia pak ditë me parë, si të përfshirë në rrëmbimin dhe mbajtjen peng të një burri.
    Pesë prej të arrestuarve akuzohen se morën me forcë dhe mbajten peng në një zonë periferike një 68-vjeçar si dhe kërcënuan bashkëshorten e tij, për t’i marrë 2 milionë lekë. Nga hetimet paraprake dhe nga këqyrja e pamjeve filmike rezultoi se dy vëllezërit në bashkëpunim me Idajet Mashollarin në rrugën “George W Bush” morën me forcë në automjet 68-vjeçarin, të cilin me pas e dërguan në një banesë të braktisur në fshatin Kakunjë.
    Këta shtetas kanë telefonuar bashkëshorten e 68-vjeçarit dhe i kanë kërkuar me kërcënim 2 milionë lekë, shumë të cilën ajo ia ka dhënë Bajram Ibraliut në Sauk të kryeqytetit. Pas zbardhjes së ngjarjes, policia sekuestroi 1 milionë e 746 mijë lekë brenda automjetit që drejtohej nga Sulejman Sina, ku pasagjere ishte shtetasja Nikoleta Begolli.
     

  • Morën peng 68-vjeçarin në Tiranë dhe kërcënuan gruan për t’i marrë 2 milionë lekë! Arrestohen 5 autorët

    Morën peng 68-vjeçarin në Tiranë dhe kërcënuan gruan për t’i marrë 2 milionë lekë! Arrestohen 5 autorët

    Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë këtë të mërkurë.
    Ata morën me forcë dhe mbajtën peng një 68-vjeçar në një zonë periferike të Tiranës.Lexo edhe :Related Posts
    Sipas njoftimit të policië, autorët e identifikuar si Sulejman Sina, Klinton Sina, Idajet Mashollari, Bajram Ibraliu dhe Nikoleta Begolli kërcënuan bashkëshorten e të moshuarit, për t’i marrë 2 000 000 lekë.

    “Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, të kryera në kuadër të operacionit “Imediat”, u arrestuan 5 shtetasit e dyshuar të implikuar në këtë rast, konkretisht: shtetasit S. S., 31 vjeç, K. S., 21 vjeç (vëllezër), I. M., 21 vjeç, B. I., 57 vjeç dhe N. B., 32 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.
    Nga hetimet, pamjet filmike dhe provat e siguruara ka rezultuar se shtetasit S. S., K. S. dhe I. M., në rrugën “George W. Bush”, kanë marrë me forcë në një automjet dhe kanë mbajtur peng, në një banesë të braktisur të fshatit Kakunjë, shtetasin E. A., 68 vjeç. Dhe më pas kanë telefonuar bashkëshorten e tij, të cilën e kanë shantazhuar për jetën e 68-vjeçarit, duke i kërkuar shumën prej 2 000 000 lekësh. Kjo shumë i është dorëzuar shtetasit B. I., në zonën e Saukut.
    Në vijim të veprimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes, janë kryer kontrolle në banesat e këtyre shtetasve si dhe në një automjet me të cilin lëviznin shtetasi S. S. dhe shtetasja N. B., ku u gjetën dhe sekuestruan 1 746 000 lekë të dyshuara të marra nëpërmjet kanosjes, nga bashkëshortja e shtetasit E. A.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
    /vizionplus.tv

  • Morën peng 68-vjeçarin dhe i kërkuan para/ Goditet grupi në Tiranë, 5 persona përfundojnë në pranga

    Morën peng 68-vjeçarin dhe i kërkuan para/ Goditet grupi në Tiranë, 5 persona përfundojnë në pranga

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Imediat”. Morën me forcë dhe mbajtën peng në një zonë periferike, një 68-vjeçar, si dhe kërcënuan bashkëshorten e tij, për t’i marrë 2 000 000 lekë. Kapen pas disa orësh, 5 shtetas që bashkëpunuan për kryerjen e këtij krimi. Sekuestrohen 1 746 000 lekë nga shuma që bashkëshortja iu dha këtyre shtetasve.
    Menjëherë pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se më datë 29.04.2025, disa shtetas kishin marrë me forcë një shtetas, të cilin e kishin mbajtur peng dhe në këmbim të lirisë së tij i kishin marrë një shumë të madhe parash, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë organizuar punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, të kryera në kuadër të operacionit “Imediat”, u arrestuan 5 shtetasit e dyshuar të implikuar në këtë rast, konkretisht: shtetasit S. S., 31 vjeç, K. S., 21 vjeç (vëllezër), I. M., 21 vjeç, B. I., 57 vjeç dhe N. B., 32 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.
    Nga hetimet, pamjet filmike dhe provat e siguruara ka rezultuar se shtetasit S. S., K. S. dhe I. M., në rrugën “George W. Bush”, kanë marrë me forcë në një automjet dhe kanë mbajtur peng, në një banesë të braktisur të fshatit Kakunjë, shtetasin E. A., 68 vjeç. Dhe më pas kanë telefonuar bashkëshorten e tij, të cilën e kanë shantazhuar për jetën e 68-vjeçarit, duke i kërkuar shumën prej 2 000 000 lekësh. Kjo shumë i është dorëzuar shtetasit B. I., në zonën e Saukut.
    Në vijim të veprimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes, janë kryer kontrolle në banesat e këtyre shtetasve si dhe në një automjet me të cilin lëviznin shtetasi S. S. dhe shtetasja N. B., ku u gjetën dhe sekuestruan 1 746 000 lekë të dyshuara të marra nëpërmjet kanosjes, nga bashkëshortja e shtetasit E. A. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshm

  • Zbardhet ngjarja. Pesë persona morën peng 68-vjeçarin në kryeqytet, kërcënuan gruan për t’i marrë 2 milionë lekë

    Zbardhet ngjarja. Pesë persona morën peng 68-vjeçarin në kryeqytet, kërcënuan gruan për t’i marrë 2 milionë lekë

    Morën me forcë dhe mbajtën peng në një zonë periferike, një 68-vjeçar, si dhe kërcënuan bashkëshorten e tij, për t’i marrë 2 000 000 lekë. Kapen pas disa orësh, 5 shtetas që bashkëpunuan për kryerjen e këtij krimi.
    Sekuestrohen 1 746 000 lekë nga shuma që bashkëshortja iu dha këtyre shtetasve.

    Menjëherë pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se më datë 29.04.2025, disa shtetas kishin marrë me forcë një shtetas, të cilin e kishin mbajtur peng dhe në këmbim të lirisë së tij i kishin marrë një shumë të madhe parash, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë organizuar punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, të kryera në kuadër të operacionit “Imediat”, u arrestuan 5 shtetasit e dyshuar të implikuar në këtë rast, konkretisht: shtetasit S. S., 31 vjeç, K. S., 21 vjeç (vëllezër), I. M., 21 vjeç, B. I., 57 vjeç dhe N. B., 32 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.
    Nga hetimet, pamjet filmike dhe provat e siguruara ka rezultuar se shtetasit S. S., K. S. dhe I. M., në rrugën “George W. Bush”, kanë marrë me forcë në një automjet dhe kanë mbajtur peng, në një banesë të braktisur të fshatit Kakunjë, shtetasin E. A., 68 vjeç. Dhe më pas kanë telefonuar bashkëshorten e tij, të cilën e kanë shantazhuar për jetën e 68-vjeçarit, duke i kërkuar shumën prej 2 000 000 lekësh. Kjo shumë i është dorëzuar shtetasit B. I., në zonën e Saukut.
    Në vijim të veprimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes, janë kryer kontrolle në banesat e këtyre shtetasve si dhe në një automjet me të cilin lëviznin shtetasi S. S. dhe shtetasja N. B., ku u gjetën dhe sekuestruan 1 746 000 lekë të dyshuara të marra nëpërmjet kanosjes, nga bashkëshortja e shtetasit E. A.

  • Vrasja e Renato Hoxhës/ “Para pak ditësh e morën në komisariat”, bashkëjetuesja e 58-vjeçarit: Nuk kishte konflikt

    Vrasja e Renato Hoxhës/ “Para pak ditësh e morën në komisariat”, bashkëjetuesja e 58-vjeçarit: Nuk kishte konflikt

    Trupi i pajetë i 58-vjeçarit Renato Hoxha u gjet mëngjesin e djeshëm shumë pranë banesës së tij, ndërsa ishte qëlluar me 4 plumba, dy në kokë dhe 2 në trup.
    Në një intervistë menjëherë pas ngjarjes në një emision televiziv, bashkëjetuesja e tij ka rrëfyer se 58-vjeçari pak ditë para ngjarjes ishte në komisariat, por se as ai dhe as efektivët nuk i kanë treguar arsyen.
    “Para pak ditësh atë e morën në komisariat por nuk më tregoi asgjë se përse e kishin marrë. Në komisariat ka ndenjur diku rreth 2 ditë, në paraburgim. I shkova edhe unë që i çova një kafe, e pyeta mbi arsyen që e kishin marrë por as efektivët nuk më shpjeguan asgjë.Nuk di të ketë pasur konflikt me njeri”, tha ajo.

  • BBC për Atin e Shenjtë: Një Papë që donte të ndërtonte ura, jo mure!

    BBC për Atin e Shenjtë: Një Papë që donte të ndërtonte ura, jo mure!

    Papa Françesku është varrosur sot në Romë pas një ceremonie mortore dhe një kortezhi ku morën pjesë qindra mijëra njerëz dhe shumë krerë shtetesh.
    Papa i parë i Amerikës së Jugut ndërroi jetë të hënën në moshën 88-vjeçare, duke shënuar fundin e një pontifikati 12-vjeçar.
    Ndërsa kryeqyteti italian u zgjua në një mëngjes të turbullt, pelegrinët, murgeshat dhe priftërinjtë e të gjitha besimeve u grumbulluan në heshtje nëpër rrugët që të çojnë në Vatikan.
    Shumë nga rrugët përreth Bazilikës së Shën Pjetrit u mbyllën – si për të lejuar fluksin e vizitorëve ashtu edhe për arsye sigurie, pasi më shumë se njëqind personalitete të huaja pritej t’i bashkoheshin masës funerale.
    Më shumë se 8,000 policë italianë të degëve të ndryshme morën pjesë, si dhe zjarrfikës, mjekë, vullnetarë, anëtarë të forcave të armatosura dhe madje edhe roje parku.
    Nga ora 08:00 me orën lokale pjesa më e madhe e sheshit ishte tashmë plot.
    Ndërsa krerët e shteteve dhe personalitete të huaja zunë vendet e tyre në të djathtë të altarit, qindra fotografë në zonën e shtypit në çatinë e kolonadës rrëmbyen kamerat e tyre me furi, duke shpresuar të kapnin një imazh të qartë të Presidentit të SHBA Donald Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, takimi i fundit i të cilëve në shkurt shkaktoi një shkëmbim luftarak në Zyrën Ovale.
    Fotot treguan se kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, Trump, Zelensky dhe presidenti francez Emmanuel Macron ishin takuar gjithashtu në Vatikan.
    Nga e kuqja e ndezur e zakoneve të klerit te grija dhe bluja e heshtur e vellove të murgeshave te kapelet e diellit ylber që mbanin pelegrinët, gjatë gjithë mëngjesit Sheshi i Shën Pjetrit ishte një trazirë ngjyrash që shkëlqenin në diell.
    Himnet luheshin në altoparlantët gjigantë, të mbytur herë pas here nga zhurma e helikopterëve që fluturonin sipër, ndërsa dronët dhe pulëbardha kryqëzoheshin mbi kupolën e Mikelanxhelos.
    Megjithatë, zëri i kardinalit 91-vjeçar Giovanni Battista Re kumbonte fort dhe qartë ndërsa ai kryesonte meshën.
    Pas një takimi të shkurtër, udhëheqësit botërorë filluan të dilnin nga bazilika. Autokolonat e tyre më pas u larguan nga Vatikani.
    Ndërkohë, arkivoli i Papës u transportua nëpër Romë në një proces të ngadaltë në kishën e Santa Maria Maggiore për varrim.
    Autoritetet thanë se 140,000 njerëz ishin rreshtuar në rrugë, duke duartrokitur dhe duke përshëndetur ndërsa makina e varrimit, kaloi lumin Tiber dhe kaloi me makinë përtej disa prej pamjeve më të njohura të Romës: Koloseu, Forumi dhe monumenti kombëtar Altare della Patria në Piazza Venezia.
    Sapo arkivoli arriti në Santa Maria Maggiore, ai u fut brenda dhe transmetimi i drejtpërdrejtë u nd.
    Papa Françesku u varros në anën e djathtë të kishës, pranë një ikone të dashur të Virgjëreshës Mari, rreth orës 15:00./Opinion.al

  • Rritet numri i azilkërkuesve në Evropë, 7% më shumë fituan ‘statusin e mbrojtjes’ nga BE në 2024

    Rritet numri i azilkërkuesve në Evropë, 7% më shumë fituan ‘statusin e mbrojtjes’ nga BE në 2024

    Në vitin 2024, vendet e Bashkimit Evropian kanë dhënë statusin e mbrojtjes për 437,900 azilkërkues, duke shënuar një rritje prej 7% krahasuar me vitin 2023, kur kjo shifër ishte 409,530.

    Të dhënat janë publikuar sot nga Eurostat.

    Nga personat që përfituan nga kjo mbrojtje, 42% morën statusin e refugjatit, 39% përfituan mbrojtje ndihmëse dhe 19% morën status humanitar.

    Vendet që dhanë numrin më të madh të statuseve të mbrojtjes janë Gjermania, Franca dhe Spanja. Gjermania kryeson me 150,500 raste (34% e totalit), e ndjekur nga Franca me 65,230 dhe Spanja me 50,915. Së bashku, këto tri shtete përbëjnë 61% të rasteve të mbrojtjes së dhënë në nivel të BE-së.

    Grupet kryesore të përfituesve ishin shtetasit nga Siria, Afganistani dhe Venezuela. Sirianët përbënin 32% të të gjithë personave që morën mbrojtje në BE, të ndjekur nga afganët me 17% dhe venezuelianët me 8%. Syri.net-CNN.gr.

  • Vodhën 420 mijë franga zvicerane nga disa bankomata, tre kosovarë pranojnë aktakuzën

    Vodhën 420 mijë franga zvicerane nga disa bankomata, tre kosovarë pranojnë aktakuzën

    Tre kosovarë kanë thyer disa bankomate në rajon dhe në Zvicrën perëndimore. Në gjykatë kanë pranuar veprën dhe morën një ndalim për shtatë vjet hyrje në Zvicër.
    Gjykata penale e Basel-Landschaft në Muttenz ka miratuar të enjten dënime pjesërisht me kusht për tre burra nga Kosova.
    Në qendrën e drejtësisë penale në Muttenz tre burrat, të moshës 43, 47 dhe 48 vjeç, nga Kosova morën miratimin për “marrëveshjen” e tyre me zyrën e prokurorit publik Basel-Landschaft të enjten.
    Në verën e vitit 2022, grupi kishte përdorur presa hidraulike për të thyer disa ATM (bankomate) në të gjithë Zvicrën, duke përfshirë ato në Hofstetten dhe Allschwil.
    Ata kishin jetuar në një kasolle në Francë. Bashkëpunimi i policisë zvicerane dhe franceze përfundimisht çoi në arrestimin e tyre. Megjithatë, një pjesëtar i katërt i grupit arriti të arratisej dhe ende nuk është kapur, shkruan gazeta Aargauer Zeitung. Në Francë, të tre personat ishin dënuan menjëherë, për krijimin e një organizate kriminale dhe u ekstraduan në Zvicër pas vuajtjes së dënimit.
    Batuta dhe atmosferë relaksuese në sallën e gjykimit: “Lëreni atë me ne edhe për një kohë”
    Të hënën, dhoma me tre gjyqtarë e Gjykatës Penale të Basel-Landschaft miratoi dënimin e negociuar për vjedhje të kryera nga bandat dhe “vjedhje komerciale” si dhe dëmtim të rëndë të pronës: Personat morën dënime pjesërisht me kusht nga 34 deri në 36 muaj. Konkretisht, ata duhet të shërbejnë nga 16 deri në 18 muaj secili. Një nga të përfshirët qe ekstraduar në Zvicër në nëntor 2023 dhe tani ka vuajtur dënimin; prandaj ai u lirua të enjten.
    “Lëreni atë me ne edhe për një kohë,” bënë shaka dy të akuzuarit tjerë në gjykatë.
    Megjithatë, “liruar” do të thotë se Zyra e Migracionit e merr përsipër dhe e shoqëron deri në aeroport, ku e hipin në aeroplan për në Prishtinë. Të gjithë të dënuarit e kanë të ndaluar hyrjen në Zvicër për shtatë vjet dhe gjykata e bëri të qartë se marrëveshja do të miratohet vetëm nëse ndalimi zbatohet për të gjithë zonën Schengen.
    “Ne pranojmë çdo vendim,” komentuan tre burrat duke qeshur.
    Pavarësisht nga të gjitha batutat që bënë, ata ishin dukshëm të lumtur të enjten që çdo gjë tashmë kishte marrë fund. Njëri prej tyre theksoi se dënimi i tij gati tre vjet burg në Francë i kishte mjaftuar: ai nuk donte të përjetonte më një gjë të tillë.
    Gjykata: Delikti i tyre nuk është i krahasueshëm me shpërthimin e bankomatëve
    Normalisht, në procedurën e shkurtuar, gjykatat mund të miratojnë ose refuzojnë vetëm marrëveshjen, por ndryshimet e vogla janë të zakonshme në praktikë. Nëse kërkesa refuzohet, ekziston rreziku i procedurave të rregullta që përfshijnë shumë më shumë përpjekje për prokurorin publik dhe gjykatën.
    Ajo që ishte gjithashtu vendimtare, ishte se nuk u përdor dhunë ndaj njerëzve gjatë vjedhjeve.
    “Këto raste nuk janë të krahasueshme me shpërthimet shumë të rrezikshme në ATM,” tha Grange.
    Plaçka e personave tashmë të dënuar arrinte në rreth 420.000 franga. Bankat pësuan dëme materiale që kapin vlerën e gati gjysmë milioni frangave.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh