Tag: morëm

  • ‘E vramë për nder!”’/ Tafani zbulon ekzekutimin e Albi Bashaliut: 6 plumba dhe hakmarrja për djemtë e Lorenc Lalës…

    ‘E vramë për nder!”’/ Tafani zbulon ekzekutimin e Albi Bashaliut: 6 plumba dhe hakmarrja për djemtë e Lorenc Lalës…

    I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dëshmuar edhe vrasjen e Albi Bashaliut nga grupi i Laert Haxhiut.

    Tafani deklaroi se vrasja e Bashaliut do bëhej për nder për Lorenc Lalën, me qëllim për të marrë hak për djemtë e tij.

    Pjesë nga dëshmia në GJKKO:

    Tafani: Unë ndenja me Laertin pasi më kërkonte Policia, morëm shtëpi me qera në Astir, në emër të një shoqeje të të dashurës së Laertit. Pas vrasjes së Elton Mermalit, kemi bërë edhe vrasjen e Albi Bashaliut.

    Tafani: Kjo vrasje sipas tyre do bëhej për nder për Lorenc Lalën. Ne dakord ishim, se po të ishte Laerti dakord, ca të thoshte ai do bëhej. Vrasja do bëhej në Peqin. Do bëhej për të marrë hak çunat e tij. Viktima ishte me një makinë që shiste pula dhe zogj.

    Tafani: Mora një makinë me qira te Rruga e Elbasanit dhe shkova në Gjocaj të Peqinit për të takuar të zotin e hallit. Këtë djalin e mora në Rrogozhinë. Do të tregonte ku kishte shtëpinë Albi Bashaliu dhe ku e pinte kafen. Këtij djalit i kishin vrarë të atin.

    Tafani: Më herët isha dhe me Lulzimin dhe Laertin njëherë në fshatin Gjocaj, për të parë vendin, prap me makinë me qira. I merja me një patentë false. Kishim një garazh në Astir të Erisiano Abedinit që mbanim një Audi për punë, vrasje domethënë. E morëm atë, morëm dhe një benz me targa greke dhe ikëm me dy makina. Benzin e parkuam në Rrogozhinë, Audin do e digjnim. Pas vrasjes, shkuam me Lulzimim me armë me vete, një TT ja blemë Bledar Berberit 1 milionë lekë, shkuam tek lokali ku ishte ky. Ishte herët, ora 4:30 e mëngjesit, erdhi viktima nga ora 8:00. E kishim lënë si do vepronim. I gjuajta 2 plumba në gjoks dhe 4 në kurriz. Audi jonë nuk ndezi dhe u detyruam e dogjëm në vend. Nga vendngjarja u larguam me makinën e viktimës, me të cilën shkuam deri në Rrogozhinë, ku e braktisëm dhe morëm makinën tonë tjetër./ Raportoi nga GJKKO – FATJON GJINAJ

  • Live! Fushata e PS, Rama: Kur ne morëm detyrën Gjirokastra kishte 6 mijë turistë në vit, vjet 600 mijë! 

    Live! Fushata e PS, Rama: Kur ne morëm detyrën Gjirokastra kishte 6 mijë turistë në vit, vjet 600 mijë! 

    Nga Gjirokastra ku po prezanton arritjet kyçe të qeverisë së tij, kryesocialisti Edi Rama tha se këtij qyteti i kishin vënë shqelmin dhe ngjante sikur po jepte shpirt. Ndalur në shifra, Rama tha se kur morën detyrën, Gjirokastra vizitohej nga vetëm 6 mijë turistë, por në vitin që lamë u vizitua nga 600 mijë turistë.

    “Kur ne themi që Gjirokastra, kur ne morëm, detyrën kishte 6 mijë turistë në vit, ndërkohë vjet kishte 600 mijë, këtë berberhanet e përqeshin. Ndërkohë që gjirokastritët e dinë, e jetojnë përditë, e shohin përditë faktin që ky qytet që i ishte vënë shqelmi në fyt dhe ngjante sikur po jepte shpirt, sot merr frymë, rritet, zhvillohet dhe shkëlqen hap pas hapi”, tha Rama.

    Rama thotë se Shqipëria kurrë nuk ka qenë në këtë pozicion që është sot ndërkombëtarisht dhe kjo theksoi se ka ndodhur vetëm falë reformave të shtetbërjes që ka udhëhequr PS.

    “BE ka një makineri që është makineria më e madhe burokratike e botës që ndjek 24 orë 7 ditë të javës cdo gjë. Nuk të falin as për sytë e bukur, as e u pëlqen deti jon, sepse dua të dinë që ky shteti i ri që po fusim brenda a i përmbush standardet tona? Këtë gjë nuk e llogarit njeri, deri para 10 vitesh ne ishim një vend që më besoni, ishte shumë e rëndë për mua kur takoja udhëheqësit e Europës, sepse e ndjeja që kishte në brendësinë e tyre një ndjesi, që në rastin më të mirë ishte keqardhje, në rastin më të keq ishte përçmim për vendin tonë. Dhe jo pa faj, se ishim një vend qesharak, komplet qesharak, që nuk kishte asnjë lloj pozicioni, asnjë lloj respekti, thjesht formalitet. Ishte tamam kur tako dikë që ti e sheh që po të dëgjon, por po të sheh në një mënyrë që të thotë mbaro tani se kam punë do iki. Shqipëria kurrë nuk ka qenë në këtë pozicion që është sot ndërkombëtarisht. Kjo nuk ka ndodhur se kanë zbuluar ata detin dhe malin, por sepse procesi ynë i shtetbërjes po shkon drejt përmbylljes. Në momentin që BE të fut brenda, ti je bërë shtet”, tha Rama.

  • Rama nga Kukësi: Inflacioni më i ulët në rajon, të ardhurat për frymë do të arrijnë 15 mijë euro

    Rama nga Kukësi: Inflacioni më i ulët në rajon, të ardhurat për frymë do të arrijnë 15 mijë euro

    ‘PPB, që është e gjithë vlera që vendi krijon matur mbi bazën e çdo të ardhure të krijuar në një vend, dhe prodhimi përgjithshëm bruto kur morëm detyrën ishte më pak se 10 mld euro në fund 2024 rezultoi 25 mln euro, projeksioni ynë është që në Shqipërinë 2030 do të shkojë në 35 mld euro. Pra e kemi rritur PBB dy herë e gjysmë, një rritje që është më e larta në rajon. Shqipëria ka arritjen më të lartë, dhe nëse mesatarja e rritjes për vendet e tjera është afro 65% për Shqipërinë është 100% Të ardhurat për frymë, kanë arritur në 10 mijë e 300 euro, projeksioni është në 15 mijë euro.
    Borxhi publik, një nga pikat kyçe të shëndetit të ekonomisë të një vendi. Kur morëm detyrën ishte 70.4 % zyrtarisht, por gjetëm edhe një borxh të fshehur, borxhi i krijuar ndaj kompanive, të gjitha kompanitë kishin ndalur së kryeri punët, sepse prej disa kohësh nuk paguheshin më. Kjo ndodhi kur praktikisht u bënë kontrata pa pasur paratë në dispozion. Nëse kontraktohet një investim për të bërë një akt rrugor që kushton rreth 10 mln euro dhe në buxhet ka vetëm 100 mijë euro, nis puna dhe iu thuhet kompanive do ua japim, ky borxh ishte afro 700 miln euro në atë kohë. Sot e kemi ulur borxhin publik në 54 %, që konsiderohet normal për një vend si Shqipëria.
    Niveli i kredive të këqia kur morëm detyrën ishte në alarm të kuq për qëndrueshmërinë e sistemit financiar, ishim në zgrip për një rënie të bankave. Sot janë në 4 %. Inflacioni, rritja e çmimeve karakteristikë e gjithë viteve të fundit edhe në Europë. Shqipëria ka pasur nivelin më të ulët të inflacionit, sipas FMN, në mesataren e inflacionit në rajon në 10 vjeçarin e fundit, Shqipëria renditet në vendin e parë pozitivisht me nivelin më të ulët të inflacionit.” u shpreh Rama.

  • “Kur erdhëm ishim 100 shkallë më poshtë, sot jemi një hap larg grekëve”/ Rama tregon bisedën me taksistin në Athinë dhe fton emigrantët të kthehen: Nesër, do të jeni shumë më mirë se këtu

    “Kur erdhëm ishim 100 shkallë më poshtë, sot jemi një hap larg grekëve”/ Rama tregon bisedën me taksistin në Athinë dhe fton emigrantët të kthehen: Nesër, do të jeni shumë më mirë se këtu

    Edi Rama: Një taksist më tha që ‘kur erdhëm ishim 100 shkallë më poshtë se këta këtu, sot jemi një shkallë larg tyre. Jemi gati për ta ngjitur dhe për t’u bërë njësh me të gjithë evropianët e tjerë, duke u ulur në sofrën e përbashkët të familjes së bashkuar evropiane. Më vjen mirë që sot që kemi ardhur këtu jemi në gjendje të ndajmë jo vetëm atë që kemi bërë për ta ngritur Shqipërinë aty ku nuk kemi qenë asnjëherë, por për ta ngritur në një pikë ku ëndrrat dhe shpresat nuk duken më aq të paarritshme sa dukeshin dikur. Ndryshe nga koha kur morëm detyrën, sot Shqipëria është një vend që e ka në dorë fatin e vet. Sot, fati ynë është në dorën tonë. Kur e morëm ne qeverinë, kishte një borxh rreth 80%, shërbimet kishin ndalur për shkak të borxheve të panumërta që qeveria nuk u paguante më. Të gjitha ato planet e Shqipërisë së rrugëve kishin mbetur rrugëve, u ishin prerë shiritat, por nuk u ishin dhënë paratë. Kur morëm detyrën, paga mesatare ishte 370 euro, ndërkohë që sot, me vitin 2024 të mbyllur me pagën mesatare në sektorin publik 1000 euro, e shohim me shumë optimizëm mandatin e katërt. Për ata që duan të kthehen, por ende ngurrojnë se janë të pasigurt, unë ju them se kush ka kurajon të kthehet sot, do të ketë më shumë se sa do të ketë duke qëndruar këtu. Ju me siguri dëgjoni ata që na përqeshin, që bazohen te pasqyrat e moçaleve, që fatkeqësisht edhe ju jeni të detyruar t’i shihni kur hyni në ekranet e telefonave tuaj për të marrë lajme nga Shqipëria.

    Top Channel

  • “Kemi shtuar listën e barnave të rimbursueshme”, Rama: Është rritur buxheti për shëndetësinë dhe pagat për uniformat e bardha

    “Kemi shtuar listën e barnave të rimbursueshme”, Rama: Është rritur buxheti për shëndetësinë dhe pagat për uniformat e bardha

    Gjatë fjalës së tij në shpalosjen e programit të PS për zgjedhjet parlamentare, kreu i qeverisë, Edi Rama foli për sektorin e shëndetësisë.

    Ai theksoi se është shtuar lista e barnave të rimbursueshme, ndërsa shtoi se është rritur buxheti për shëndetësinë.
    “Kur morëm detyrën, ne buxheti i shëndetësisë ishte vetëm 250 milionë euro total, sot është 760 milionë euro. Duke përllogaritur dhe buxhetin për mbështetjen sociale, i cili u dyfishua nga 130 në 260 milionë euro, shëndetësia dhe mbrojtja sociale marrin sot, që flasim në 2025, 1 miliardë euro nga buxheti i shtetit.Ne kemi ndërtuar ose rindërtuar nga e para, 400 qendra shëndetësore dhe ambulanca, që nuk ishin më asgjë tjetër përveç hija e vetvetes.
    Në Shqipërinë 2030 që të gjitha qendrat shëndetësore dhe ambulancat do të jenë plotësisht të rindërtuara, ato që janë akoma në proces.
    Jemi qeveria e parë, shumë e rëndësishme, e parë qysh nga 1990, që kemi ndërtuar spitale të reja dhe nuk kemi ndërtuar 1 e 2, 53 spitale, 10 nga të cilat nuk ekzistonin fare, 43 janë shembur komplet dhe janë rindërtuar nga e para. Pa folur për pajisjet që janë totalisht të reja dhe pa folur edhe për uniformat e mjekëve që janë totalisht ndryshe sot nga ç’ishin gjithçka 53. Dhe mjafton të shikoni në çdo qark, duhet ta shikoni historikun e spitaleve, kur janë ndërtuar dhe kur janë investuar për herë të fundit përpara se sa të vinim në një qeveri dhe do shikoni çudira. Spitali i Korçës, që është tani gati lidhja e kontratës, fillimi i punës ka 100 vjet spitale të tjerë në vitet 50, vitet 60, vitet 70.
    Gjatë mandatit të katërt, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e cila sot është transformuar thelbësisht në 90% të saj, e cila sot ka fituar respekt dhe e cila sot është gati për të bërë hapin tjetër, do ta bëj hapin tjetër duke krijuar një sinergji me disa nga qendrat më të mira të botës.
    E kemi nisur me Qendrën Spitalore Universitare SHEBA të Izraelit e rankuara e 9 në botë, që ka marrë drejtimin e Onkologjikut dhe që ka filluar një punë intensive edhe sot që flasim mjekët tanë, një numër i konsiderueshëm mjekësh janë atje në një trajnim intensiv për ta kthyer Onkologjikun nga një vend ku patëm një krizë, e cila na lëndoi të tërëve në një pikë referimi për të qenë krenar. Dhe në ndërkohë jemi në diskutime edhe me dy qendra të tjera dhe parashikojmë shumë shpejt që të kemi partnerët e duhur në mënyrë që Qendra Spitalore Universitare dëgjojeni me vëmendje të jetë pika ku shqiptarët që nisen jashtë vendit për të marrë një shërbim spitalor, mos kenë nevojë, mjafton të shkojnë atje. Dhe të jetë një qendër që në Shqipëri e 2030 do të jetë prestigj ndërkombëtar i Shqipërisë për shërbimin shëndetësor.
    Nga viti kur ne morëm detyrën, edhe sot çmimet e barnave janë ulur me 30% dhe i kërkova të sjellin ca barna konkretë që janë sot në treg dhe që ishin në treg dhe janë ulur, pse? Sepse ne kemi bërë një politikë, siç qemë zotuar, dhe në atë politikë të heqjes së TVSH-së mbi barnat edhe të disa ndërhyrjeve të tjera, ne kemi realizuar këtë ulje. Dhe nga ana tjetër, ne e kemi dyfishuar fondin për barna të rimbursueshme dhe e kemi shtuar me 200 medikamente listën e barna të rimbursueshme dhe tani, kujt ju thotë se do t’jua thonë në çdo rrugë, do t’jua thonë në çdo rrugë çështjen e pensionistëve në raport me barnat, duhet t’i thoni që janë 210 mijë pensionistë në regjistra, që përfitojnë 100%. 100%, jo 99, barna të rimbursueshme, ndërsa 600 mijë qytetarë që i kemi të bartur në problematikën e madhe të mungesës së sigurimeve, vazhdojnë të marrin shërbimin falas, edhe pse nuk kanë paguar ndër vite sigurime shëndetësore.Po paga e mjekëve.Kur ne morëm detyrën, paga e mjekëve ishte 490 euro, në vitin 2024, kjo është paga e mjekëve mesatarja. Flet vetë apo jo?
    Ndërkohë, në Shqipërinë 2030 ne duam që paga e mjekëve të shkojë të prekë tavanin 2000 eurove.
    Vijmë tek paga e infermierëve, edhe ajo 280 euro në 2013, 850 euro sot është trefishi dhe mos harroj në të gjitha këto paga në të gjitha këto paga ka një ndryshim të madh. Sepse nuk kanë të gjitha pagat nën 1 mijë euro. pagat e infermiereve për shembull nuk kanë barrën që kishin. Infermierët në 280 euro, 10% ia jepnin kënetës. Infermierët në 850 euro paguajnë më pak sesa 10% nga paga e tyre si tatim. Po urgjenca mjekësore, çfarë urgjencë mjekësore kishte Shqipëria kur ne morëm detyrë? Figuronin 100 autoambulanca inventarë, pjesa dërrmuese e 100 autoambulancave faktikisht kishte vite e vite pa lëvizur, ndryshkur, një rrotë dalë anash, një rrotë mbi çati. Gjatë kësaj periudhe kemi krijuar një flotë me 320 ambulanca të reja totalisht të mirë pajisura, por kemi ngritur edhe një Urgjencë Kombëtare shembullore standard evropiane, duke shkurtuar kohën e mbërritjes në jo më shumë se pesëmbëdhjetë minuta dhe gjithë thirrjet përfundojnë menjëherë në veshin e Urgjencës, jo si dikur që ti merrje në telefon dhe ishe gjithmonë i zënë numri, sepse telefoni varej mbi atë kaçurrelin e zi, ndërkohë që ai që duhet ta kapte, gërhiste dhe çdo thirrje, jo vetëm që merret, jo vetëm që merr reagimin, por është e regjistruar dhe është regjistruar po ashtu edhe kur u nis autoambulanca dhe kur arriti.
    Ju kujtohet historia skandaloze e Pogradecit, kur u tha për autoambulancën, një gënjeshtër shumë e madhe që u propagandua me të gjitha daullet e kënetës dhe këtyre moçalishteve të vogla, që vonesa ishte 40 e ca minuta, dhe kompjuteri i sistemit të Urgjencës Kombëtare tregoi shumë qartë që autoambulanca kishte arritur për vetëm shtatë minuta.
    Programi i Check-up, aq sa ka qenë i mallkuar dhe i baltosur nga të mallkuarit që jetojnë në llumin e baltës së kënetës, aq ka qenë dhe i dëshiruar dhe i lëvduar nga gjithë ai popull që ka përfituar dhe kërkesës për të vazhduar ta ofrojmë duke rritur edhe kufirin e moshës për përfituesit, që na vjen shumë nga pensionistët, ne në mandatin e katërt do t’i përgjigjemi pozitivisht.“, u shpreh ai.

    Top Channel