Tag: morata

  • Sërish në krizë me Morata? Shpërthen Alice Campello: Para se të shkruani komente të kota…

    Sërish në krizë me Morata? Shpërthen Alice Campello: Para se të shkruani komente të kota…

    8 Dhjetor 2025

    12:01

    Alfred Lleshi

    Alice Campello nuk e ka mohuar krizën e re me Alvaro Moratën, por reagoi ashpër ndaj disa komenteve në postimin e saj në Instagram. Ngjarja ndodhi kohët e fundit, kur influencuesja dhe sipërmarrësja postoi disa foto nga festa e martesës së një shoqeje të ngushtë në Spanjë dhe shumë fansa vunë re mungesën e bashkëshortit. Komenti “Morata NOT FOUND” nxiti reagimin e saj.
    “Pavarësisht gjithçkaje…, para se të shkruash këtë koment të kotë…, kontrollo nëse ka pasur ndeshje dje dhe pastaj thuaj ‘NOT FOUND”. Qoftë mirë apo keq, Morata gjithsesi do të ishte ‘not found’”, – shkroi ajo, duke iu referuar ndeshjes Inter-Como në Serie A, ku sulmuesi spanjoll ishte i angazhuar me ekipin e tij (i mundur 4-0 nga zikaltrit në “San Siro”).

  • Alice Campello zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes me Morata: Ishim nën efektin e ilaçeve…

    Alice Campello zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes me Morata: Ishim nën efektin e ilaçeve…

    15 Nëntor 2025

    8:35

    Alfred Lleshi

    Viti 2024 ishte shumë i trazuar për Alice Campello dhe Alvaro Morata. Çifti, që dukej i lumtur, befas u nda, duke habitur publikun. Në një intervistë, influencuesja italiane zbuloi: “Ishim nën efektin e ilaçeve. Shumë njerëz u habitën që kaluam nga ajo puthje si nëpër filma në Europian, në ndarje një muaj më vonë.
    Por ajo që publikuam nuk ishte gënjeshtër. Dashuria jonë është e madhe, por në atë periudhë ishim të dy nën efektin e ilaçeve. Kur merr ilaçe, ndonjëherë nuk i përballon siç duhet dhe ndodhin pasoja. Thjesht, asnjëri prej nesh nuk ishte mirë”.
    Në verën 2024, Alice po kalonte një periudhë të vështirë pas lindjes, që ndikoi ndjeshëm në gjendjen e saj emocionale, ndërsa Morata po përballej me paqartësi profesionale: “Nuk ndiheshim mirë me veten, ndaj ishim impulsivë. Më vjen keq që njerëzit kanë menduar se dashuria jonë nuk ishte e vërtetë. Alvaro i ka kushtuar jetën e tij lumturisë sime”. Sot, çifti ka rifituar qetësinë dhe bashkimin.

  • Napoli ndalet në shtëpi nga Komo, Morata shpërdoron penalltinë

    Napoli ndalet në shtëpi nga Komo, Morata shpërdoron penalltinë

    Komo vijon të ëndërrojë në Serie A, ndërsa ka ndalur në një barazim pa gola Naponin në stadiumin “Armando Maradona”. Ku mund të kishte marrë edhe 3 pikë nëse Morata do të ishte treguar më i saktë nga pika e bardhë e 11-metërrshit.
    Në minutën e 26-të të pjesës së parë Alvaro Morata humbi mundësinë e artë të kalonte Komon në avatazh, pasi gjuajtja e tij u ndal nga portieri serb Vanja Milinkoviç-Saviç.
    Ndeshja më pas vijoi pa shumë raste për shënim, me dy skuadra që në fund ndanë pikët në barazimin pa gola. Kësisoj, Napoli nuk shfrytëzoi mundësinë për t’u arratisur në kreun e renditjes së Serisë A, ku mbetet përsëri kandidat kryesor për titullin.

  • Napoli mjaftohet me 1 pikë ndaj Como-s, Morata mund të ishte heroi i takimit. Spanjolli gabon nga 11-metrat

    Napoli mjaftohet me 1 pikë ndaj Como-s, Morata mund të ishte heroi i takimit. Spanjolli gabon nga 11-metrat

    1 Nëntor 2025

    19:54

    Telesport

    Napoli nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Como-s, në sfidën e luajtur në “Diego Armando Maradona”, e vlefshme për javën e 10-të të Serie A.
    Në minutën e 24-të, Alvaro Morata u pengua në zonë nga portieri i Napolit, Milinkovic-Savic, penallti e padiskutueshme për Como-n. Alvaro Morata godet vetë, por gjuajtja e tij pritet nga portieri serb. Ndeshja e dytë radhazi, që Milinkovic-Savic pret penallti. SHIKOPENALLTINE
    Pjesa e parë mbyllet 0-0. Pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve për të zhbllokuar shifrat, rezultati mbetet 0-0 deri në fund. Napoli mban vendin e parë me 22 pikë, Como vendin e pestë me 17 pikë.

  • Morata paralajmëron Milanin për largimin: Kur të dal në “pension”, do të flas hapur…

    Morata paralajmëron Milanin për largimin: Kur të dal në “pension”, do të flas hapur…

    16 Shtator 2025

    14:50

    Alfred Lleshi

    Álvaro Morata ka folur sërish në mënyrë të koduar për eksperiencën e tij të vështirë dhe të shkurtër te Milani. Sulmuesi madrilen debutoi me Como ndaj Genoa, por pas ndeshjes u ndal në konferencë për mediat, duke iu përgjigjur pyetjes mbi sezonin e kaluar, kur luante për ekipin lombard.
    Sezoni i tij ishte i ndarë mes Milanit dhe Galatasaray. Morata tha: “Si arrita te Como, pas një sezoni të vështirë? Nëse e quani të vështirë, duke fituar tri kupa…”
    Ai sqaroi se nuk pati një vit të keq sportiv: “Nuk jam dakord. Sezonin e kaluar te Milani fitova në ‘Santiago Bernabéu’, në Champions, luajta ndeshje të mira dhe fituam Superkupën, duke mundur Juventusin e Interin. Nuk ishte një vit i keq. E vërteta është se u largova keq, por nuk mund të flas tani. Ndoshta do të flas për këtë kur të tërhiqem nga futbolli”.

  • Morata përfundon zyrtarisht aventurën në Turqi, gati për Serinë A

    Morata përfundon zyrtarisht aventurën në Turqi, gati për Serinë A

    Alvaro Morata ka përfunduar huazimin e tij te Galatasaray dhe më në fund është i lirë të nënshkruajë për Comon në Serinë A.
    Klubi turk njoftoi se spanjolli është liruar në këmbim të një kompensimi prej 5 milionë eurosh.
    “Kontrata midis futbollistit profesionist Alvaro Borja Morata Martin, klubit të tij AC Milan dhe kompanisë sonë është ndërprerë me marrëveshje të ndërsjellë. Sipas marrëveshjes së arritur, Milan do t’i paguajë klubit tonë një kompensim prej 5,000,000 €.
    Për më tepër, lojtari ka hequr dorë nga kërkesat e tij në vlerë prej 651,562 €”, thuhet në deklaratën e klubit turk.

  • Morata pranë rikthimit në Serie A, do të luajë me skuadrën surprizë të sezonit të kaluar

    Morata pranë rikthimit në Serie A, do të luajë me skuadrën surprizë të sezonit të kaluar

    20 Qershor 2025

    8:30

    Telesport

    Për Alvaro Morata mund të ketë një herë të katërt në Serie A. Pas dy herësh me Juventus dhe një herë me fanellën e Milan, për sulmuesin spanjoll është rritur mundësia e një transferimi te Como.
    Lojtari është ende në pronësi të Milan, por i huazuar te Gallatasarai deri në janarin e ardhshëm. Mësohet se të enjten ka pasur edhe një kontakt mes 32-vjeçarit spanjoll dhe Cesc Fabregas, trajner i skuadrës Como, siç bën të ditur “Sky Sport”.
    Mbetet për t’u parë nëse Gallatasaraj do të pranojë ta kthejë sulmuesin në Serie A, pasi dimrin e kaluar pagoi 6 milionë euro te kuqezinjtë për ta marrë atë në huazim. E njëjta gjë vlen edhe për Getafe, klubi tjetër që pret kthimin e Alvaro Morata.
    Spanjolli nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’u rikthyer te Getafe në pjesën e fundit të karrierës së tij, klubi ku është rritur. Gjithsesi, për momentin transferimi te Como duket se mbetet rruga më e mundshme për t’u përshkuar.

  • Morata: Te Milani pashë gjëra nuk i kisha përjetuar më parë në karrierën time

    Morata: Te Milani pashë gjëra nuk i kisha përjetuar më parë në karrierën time

    Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Álvaro Morata ka folur për të ardhmen e tij dhe eksperiencën jo të lehtë te Milani. Sulmuesi spanjoll, aktualisht në huazim te Galatasaray, është ndalur edhe te lëvizjet e fundit në klubin kuqezi:
    “A kam folur me Allegrin? Jo, të paktën jo në rolin e tij të ri, sepse me Max flas shpesh për shkak të raportit që kemi. Igli Tare? E kam parë disa herë në darka me miq, por asgjë më shumë. Jam i lumtur për drejtorin dhe trajnerin e ri të Milanit. Janë profesionistë të mëdhenj dhe nëse i ka marrë klubi, do të thotë se Milani synon të rikthehet menjëherë te fitoret dhe të jetë sërish i rëndësishëm. Uroj më të mirën për ta. Sa për mua…, nuk di asgjë”.
    Rreth përvojës te Milani: “Erdha si kampion Europe dhe, sipas meje, kemi bërë edhe ndeshje të mira. Nuk po shkonte gjithçka keq, siç dukej apo thuhej. Më pas ndodhën gjëra brenda klubit, që nuk i kisha përjetuar më parë në karrierën time. Këto gjëra preferoj t’i mbaj për vete. Nuk ndihesha më rehat dhe, përpara se të bëhesha problem, vendosa të largohesha”.
    Çfarë ndodhi realisht: “Nuk mund ta them. Ndryshimet e menjëhershme janë gjithmonë të vështira. Kur nis një projekt me një mentalitet dhe papritur gjithçka ndryshon, mund të ecë shumë mirë, ose aspak. Ndoshta rruga e re e zgjedhur në fillim të sezonit kishte nevojë për më shumë kohë. U vendos të ndryshohej dhe s’ka shumë për të thënë”.
    I penduar për zgjedhjen e Milanit: “Jo, kjo nuk është aspak e vërtetë. Kam lexuar që paskam qenë i penduar, por nuk është ashtu. Ka qenë një nder i madh të vesh fanellën historike të Milanit”.

  • Morata dhe depresioni: “Nuk isha më vetja ime”. Përmend emrat e futbollistëve që e ndihmuan

    Morata dhe depresioni: “Nuk isha më vetja ime”. Përmend emrat e futbollistëve që e ndihmuan

    Alvaro Morata hap zemrën… Sulmuesi spanjoll ka folur sërish me sinqeritet të plotë për depresionin që e ka prekur gjatë viteve të fundit. Ai e ka bërë këtë në programin “Day After” të platformës spanjolle “Movistar”, ku së shpejti do të transmetohet një dokumentar me titull “Morata: Nuk e dinë kush jam”. Aty do të tregohet sesi i përballoi ato momente të vështira.
    “Siç e dini, së bashku me ‘Movistar Plus’ do të publikojmë një dokumentar që tregon pak nga ajo që kam përjetuar për një kohë të gjatë, derisa nuk mundesha më dhe mora telefonin për t’i thënë gruas, miqve, familjarëve, trajnerëve dhe shokëve të skuadrës time. U thashë të gjithëve se nuk isha mirë, se kisha një problem shumë serioz dhe se nuk isha në gjendje të vazhdoja.
    Shpresoj që kjo t’ ndihmojë të gjithë ata që po kalojnë momente të ngjashme. Ka një pjesë të jetës sonë që nuk e shohim, ka probleme në jetën e të gjithëve, ndonjëherë as nuk e dimë pse. Mund të kemi gjithçka të bukur në botë, por ka një pjesë të mendjes sonë që nuk e kontrollojmë. Shpresoj që kjo të ndihmojë njerëzit të flasin për problemet e tyre dhe të mos kenë frikë t’i përballojnë ato”.
    Morata ka vazhduar: “Kam qenë me shumë fat që hapa derën e zyrës së Cholo (Diego Simeone) dhe gjeta dikë, të cilit nuk i interesonte momenti, situata apo ndonjë gjë tjetër. Ai thjesht deshi të më ndihmonte. E njëjta gjë ndodhi me De la Fuente. Kam pasur fatin të telefonoj Iniesta dhe Bojan, ata u shqetësuan për mua çdo ditë gjatë asaj periudhe.
    Nuk e kuptoja arsyen e gjërave. Kalova nga humnera më e errët që mund të imagjinohej, në fitimin e Kampionatit Europian. Falë familjes sime, gruas sime, shokëve të skuadrës dhe ndihmës së profesionistëve. Ndihem më i fortë kur flas për këtë problem dhe mendoj se mund të ndihmoj me atë që kam kaluar vetë”.
    Më tej ka folur për mirëkuptimin që ka gjetur te kombëtarja: “Rodrigo nuk dinte asgjë dhe, në momentin që kuptoi se nuk isha vetja, më ndihmoi. E njëjta gjë edhe me Carvajal”.
    Alvaro përfundoi kështu: “Ndoshta do të më kritikojnë më shumë pse kam folur për këtë temë, ose do të thonë se dua të ngjall keqardhje. Në fakt, unë thjesht dua të them se me ndihmën e profesionistëve, ia del edhe në kësi rastesh të vështira”.