Tag: monza

  • Përfundon ‘era’ Berluskoni, Monza shitet te amerikanët

    Përfundon ‘era’ Berluskoni, Monza shitet te amerikanët

    Klubi italian i Monzës është shitur nga kompania “Fininvest”, e cila ishte në pronësi të familjes Berluskoni te fondi amerikan “Beckett Layne Ventures”, me seli në Nju Jork.

    Fininvest S.p.A. dhe Beckett Layne Ventures (BLV) njoftojnë se kanë nënshkruar sot një marrëveshje për shitjen e 100% të kapitalit aksionar të AC Monza te BLV. Transaksioni parashikon një transferim fillestar të 80% të aksioneve këtë verë, ndërsa 20% e mbetur do të shitet deri në qershor 2026”.

    Me këtë njoftim për shtyp, Fininvest, e cila do të mbajë një përfaqësim në Bordin e Drejtorëve të klubit – në përputhje me aksionet e mbetura – deri në verën e ardhshme, ka njoftuar fundin e një epoke si ajo e familjes Berluskoni në krye të Monzas, e cila zgjati nga shtatori 2018 deri më sot.

    Vazhdo leximin

  • Milan nis “spastrimin”, plot 9 lojtarë do të largohen pas ndeshjes me Monza-n

    Milan nis “spastrimin”, plot 9 lojtarë do të largohen pas ndeshjes me Monza-n

    24 Maj 2025

    20:43

    Telesport

    Milan mbyll pas pak sezonin në Serie A, ku kuqezinjtë do të presin në shtëpi ekipin e fundit në renditje, Monza-n. Mediat italiane raportojnë se kjo mund të jetë ndeshja e fundit për të paktën 9 lojtarë, pasi në verë Milan pritet të pësojë një revolucion të vërtetë, ku do të ketë shumë largime.
    Listën e largimit e prijnë dy të huazuarit në merkaton e janarit, Kyle Walker, i cili do të rikthehet te Man. City dhe Joao Felix, i cili do të rikthehet te Chelsea. Alessandro Florenzi  do jetë i larguari i radhës, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor dhe për të nuk do të ketë rinovim, ndaj do të largohet si lojtar i lirë.
    Ruben Loftus-Cheek, Samuel Chukwueze dhe Filippo Terracciano po ashtu janë me valixhe në duar dhe do të largohen gjatë verës. “Calciomercato” shkon dhe më tutje, ku sipas prestigjozes italiane në listë për t’u larguar nga Milan janë edhe 3 yjet e ekipit: Tijjani Reijnders për të cilin interesohet seriozisht Manchester City, Mike Maignan dhe Theo Hernandez. Po ashtu, sot do të jetë ndeshja e fundit në krye të Milan edhe për Sergio Conceicao-n, portugezi do të largohet pasi nuk arriti asnjë nga objektivat e vendosur kur mori drejtimin e kuqezinjve.

  • Në fushë për formalitet, Milan “hap dyert” për të rinjtë në ndeshjen e fundit ndaj Monza

    Në fushë për formalitet, Milan “hap dyert” për të rinjtë në ndeshjen e fundit ndaj Monza

    22 Maj 2025

    10:44

    Telesport

    Teksa pret të kuptojë nëse e ardhmja e tij do të jetë ende me fanellën e kuqezinjve, Theo Hernandez do të rikthehet sot në grup dhe me shumë gjasa do të luajë në “San Siro”, të shtunën, për ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Monza.
    Ndërkohë që, Chukwueze dhe Bondo gjithashtu shpresojnë të jenë në dispozicion të trajneri Conceiçao kundër Monza. Edhe pse, kjo ndeshje nuk do të ketë shumë rëndësi për kuqezinjtë, tashmë jashtë Europës.
    Walker, nga ana tjetër, vazhdon të mos jetë në maksimumin e tij fizik. Ideja është që në këtë sfidë t’u jepet hapësirë ​​lojtarëve që kanë luajtur më pak këtë sezon, duke i aktivizuar ata si titullarë ose gjatë ndeshjes.
    Një shembull konkret mund të jetë aktivizimi i Camarda, i cili në pjesën e dytë të sezonit gjeti hapësirë ​​vetëm me ekipin e Milan Futuro. Ai po ashtu pret të kuptojë nëse do të qëndrojë apo do të huazohet.

  • Atalanta nuk e llogarit Monza-n, fitore bindëse e bergamaskëve dhe tani “blindojnë” vendin e tretë (video)

    Atalanta nuk e llogarit Monza-n, fitore bindëse e bergamaskëve dhe tani “blindojnë” vendin e tretë (video)

    4 Maj 2025

    16:52

    Telesport

    Atalanta ka fituar 0-4 në transfertë ndaj Monza-s, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Serie A. Një ndeshje e dominuar tërësisht nga bergamaskët nga fillimi në fund.
    De Ketelaere shënoi dy herë në pjesën e parë në minutat 13′ dhe 23′, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Ademola Lookman shënoi golin e tretë. Në minutat e fundit do të kishte kohë edhe për Marco Brescianini, cili shënoi golin e katërt pak minuta pasi u fut në fushë.
    Pas kësaj fitoreje, Atalanta forcon pozitat në vendin e tretë me 68 pikë, 5 pikë më shumë se Lazio e vendit të katërt. Përsa i përket Monza-s, dihet tashmë që sezonin e ri do të luajë në Serie B.
    SHIKOGOLAT

  • Juventus bën detyrën ndaj Monza-s, Yildiz e tepron! Turku ndëshkohet direkt me karton të kuq (video)

    Juventus bën detyrën ndaj Monza-s, Yildiz e tepron! Turku ndëshkohet direkt me karton të kuq (video)

    27 Prill 2025

    19:57

    Telesport

    Juventus ka fituar 2-0 ndaj Monza-s në “Allianz Stadium”, në ndeshjen e javës së 34-të në Serie A. Bardhezinjtë kanë kaluar në avantazh pas 11 minutash lojë.
    Ishte argjentinasi Nicolas Gonzalez, i cili zhbllokoi shifrat me një goditje shumë të bukur dhe të fuqishme nga distanca. Një gol që i ka çliruar bardhezinjtë, të cilët do të kërkojnë të mbyllin sa më shpejt takimin.
    Në minutën e 33-të, Kolo Muani shënoi golin e dytë pas asistit të Thuram. Në fund të pjesës së parë, Juventus mbetet me 10 lojtarë pasi Kenan Yildiz del direkt me karton të kuq pasi goditi me bërryl kundërshtarin. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Juventusi, rezultat që nuk ndryshoi as në pjesën e dytë.
    Pas kësaj fitoreje, Juventus ngjitet në vendin e katërt me 62 pikë, por Bologna e vendit të pestë ende nuk ka luajtur, ndërsa Monza renditet e fundit dhe dihet prej javësh që sezonin e ri do të luajë në Serie B.
    SHIKGOLAT

  • Juventus kalon shpejt në avantazh ndaj Monza-s, supergol i Gonzalez (video)

    Juventus kalon shpejt në avantazh ndaj Monza-s, supergol i Gonzalez (video)

    27 Prill 2025

    18:24

    Telesport

    Juventus po përballet me Monza-n në “Allianz Stadium” për javën e 34-të në Serie A. Bardhezinjtë kanë kaluar në avantazh pas 11 minutash lojë. SHIKOGOLIN
    Ishte argjentinasi Nicolas Gonzalez, i cili zhbllokoi shifrat me një goditje shumë të bukur dhe të fuqishme nga distanca. Një gol që i ka çliruar bardhezinjtë, të cilët do të kërkojnë të mbyllin sa më shpejt takimin.
    Juventusit i duhet me patjetër fitorja për vendin e katërt, ndërsa Monza dihet që do të luajë në Serie B sezonin e ardhshëm.

  • 1 gol për 3 pikë! Napoli bën detyrën në Monza dhe barazon Inter-in… përkohësisht (video)

    1 gol për 3 pikë! Napoli bën detyrën në Monza dhe barazon Inter-in… përkohësisht (video)

    19 Prill 2025

    19:51

    Telesport

    Napoli ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në garën për titullin kampion. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte ka fituar 0-1 në transfertë ndaj Monza-s, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të në Serie A.
    Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 71′ nga McTominay, i cili dërgoi me kokë topin në rrjetë pas krosimit nga Raspadori. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Napoli mjaftohet me një gol por që vlen 3 pikë. SHIKOGOLIN
    Me këtë fitore, Napoli barazon me 71 pikë, Interin në krye, por zikaltrit luajnë nesër në transfertën e vështirë ndaj Bologna-s, ndërsa Monza dihet tashmë që do të luajë në Serie B sezonin e ri.

  • Napoli në Monza, Leçe për t’u rikther te fitorja

    Napoli në Monza, Leçe për t’u rikther te fitorja

    Napoli udhëton sot drejt Monzës për të rrëmbyer tri pikë në betejen me Interin kryesues për titull në Serie A.

    Po sot Leçe- Komo vendimtare për fatet e puljezëve me shqiptarë në skuadër për të qëndruar larg zonës së kuqe.

    Një duel interesat figuron edhe ai i orës 20:45 mes Romës rekordmene me Klaudio Ranierin në stol dhe Veronës.

    Serie A, java e 33-të

    Leçe- Komo 15:00

    Monza- Napoli 18:00

    Roma- Verona 20:45

    Vazhdo leximin