Tag: monza

  • Galliani i thotë lamtumirë Monzës: Serie A ishte si Liga e Kampionëve për Berlusconin

    Galliani i thotë lamtumirë Monzës: Serie A ishte si Liga e Kampionëve për Berlusconin

    26 Shtator 2025

    10:11

    Alfred Lleshi

    Adriano Galliani, pas shitjes së Monza nga “Fininvest” te “Becket Layne Ventures”, përshëndet klubin e qytetit të tij me emocione të mëdha: “Të shkëputem nga Monza është një emocion i fortë. Është skuadra që dua që kur isha 5 vjeç, e shkoja në stadium me nënën time. I falënderova pronarët e rinj që më ofruan postin e presidentit, por nuk mund ta shoh veten në një shoqëri që nuk është e Silvio Berlusconit/Fininvest”.
    Galliani ndalet tek arritjet: “Nostalgji, jo trishtim. Monza, që s’kishte qenë kurrë në Serie A, mundi Interin, Milanin, Juven e Napolin. Po lëmë një stadium me licencë UEFA, teksa më 2018 ishte i papërdorshëm, dhe një qendër stërvitore ndër më të mirat në Itali. Berlusconi shpenzoi 40 milionë euro për këto struktura”.
    Për momentin historik: “Në 44 vite pranë Berlusconit nuk i kam parë sytë e tij aq të lumtur sa në Barcelonë, pas Champions-it të parë, dhe në Pisa, pas ngjitjes së Monza në Serie A. Ai ishte gëzimi i tij i fundit i madh”.

  • Verstappen optimist: Makina po përmirësohet, për herë të parë ndjeva mbështetjen e tifozëve në Monza

    Verstappen optimist: Makina po përmirësohet, për herë të parë ndjeva mbështetjen e tifozëve në Monza

    9 Shtator 2025

    9:41

    Telesport

    Në pistën e Monza erdhi fitorja e tretë e sezonit për Max Verstappen, e 66-ta në karrierën e tij. Duket se Italia i ka sjellë fat kampionit të botës në Formula 1, pasi ai triumfoi edhe në pistën e Imola, 112 ditë më parë.
    Një fitore e merituar, me një diferencë të madhe ndaj McLaren, duke rikthyer buzëqeshjen te piloti holandez. “U nisa i pari dhe ne kishim ritmin për të zbatuar strategjinë tonë”, deklaroi Verstappen.
    “Makina ishte e jashtëzakonshme dhe shprespoj që të ketë këtë ritëm deri në fund. Për fat, gjithcka shkoi mirë dhe jam i kënaqur, pasi tregon se puna që po bëhët është ajo e duhura”, tha piloti holandez.
    Duke folur për mbështetjen e tifozëve të Ferrari në këtë garë, ai tha: “Është hera e parë që kam ndjerë kaq shumë mbështetje nga fansat. Dy herët e tjera që kam fituar, kam mposhtur një Ferrari…”.

  • Hamilton optimist pas garës në Monza: Po filloj ta kuptoj më shumë makinën Ferrari

    Hamilton optimist pas garës në Monza: Po filloj ta kuptoj më shumë makinën Ferrari

    8 Shtator 2025

    9:42

    Telesport

    Lewis Hamilton beson se Ferrari ka bërë një paraqitje shumë të mirë në garën e fundit në Monza. Piloti britanik e nisi garën nga vendi i 10-të dhe e mbylli në vendin e gjashtë, me një makinë që ishte më kompetitive.
    “Jam shumë i kënaqur me progresin që po bëjmë. Po e kuptoj këtë makinë gjithnjë e më mirë. Nuk e di nëse do ta kuptoj ndonjëherë plotësisht, por shpresoj se mund të kontribuoj me makinën e vitit të ardhshën”, tha Hamilton.
    “Mendoj se mund të kisha bërë edhe më mire në Monza pa penalizimin në Zandvoort. Kaq shumë energji pozitive këtë fundjavë! E kisha vënë re edhe në të kaluarën, por këtë herë ishte ndryshe në Monza me Ferrari”, tha Hamilton.

  • Verstapen ‘Pole Position’ në Monza, dy McLaren e ndjekin

    Verstapen ‘Pole Position’ në Monza, dy McLaren e ndjekin

    Rishfaqet Maks Verstapen teksa sot në provat zyrtare në F1, kapi pole position në Monza, me pilotin holandez që vendosi një kohë rekord prej 1 minutë e 18.792 sekondash. Piloti i Red Bull e kaloi McLaren në sprint, me Lando Norris që përfundoi i dyti me 77 të mijëtat dhe Oskar Piastri të tretin me 190 të mijëtat.

    Ky është poli i 45-të në karrierën e Verstapen, i pesti sezonal dhe i treti i tij në Monza. Ndërkaq piloti i Ferrarit Sharles Leklerk përfundoi i katërti, 215 të mijëtat larg pozicionit të parë, duke filluar kështu në pjesën e jashtme të rreshtit të dytë.

    Piloti monegask përfundoi përpara shokut të tij të skuadrës Luis Hamilton, i cili do të fillojë nga rreshti i pestë për shkak të penalizimit që mori javën e kaluar në Holandë. Gara për Çmimin e Madh të Monzës starton nesër në orën 15:00.

    Vazhdo leximin

  • Verstappen befason të gjithë në Monza, siguron “pole position” në tempullin e shpejtësisë

    Verstappen befason të gjithë në Monza, siguron “pole position” në tempullin e shpejtësisë

    6 Shtator 2025

    17:10

    Telesport

    Max Verstappen me Red Bull siguroi pasditen e sotme “pole position” në pistën e Monza, i vlefshëm për Çmimin e Madh të Italisë në Formula 1. Kampioni i botës dha kohën 1’18”923, duke qenë më i shpejti në pistë dhe befasuar të gjithë me këtë kohë.
    Në vendin e dytë u rendit Lando Norris me McLaren, që ka pas shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri. Në vendin e katërt u klasifikua Charles Leclerc me Ferrari, ndërkohë që britaniku Lewis Hamilton do ta nisë garën nga vendi i 10-të pas penalizimit me 5 pozicione.
    Kështu, në vendin e pestë u klasifikua George Russel me Mercedes, që la pas Kimi Antontelli. Në “top-10” u renditën edhe Bortoleto, Alonso e Tsunoda. Ajo që ra në sy në provat e sotme ishte se kohët janë të parafërta dhe se emri i pilotit që kryesonte ndryshonte shumë shpesh.

  • Norris: Ta mbyllësh garën pa pikë kur garon për titull është shkatërruese, në Monza për fitore

    Norris: Ta mbyllësh garën pa pikë kur garon për titull është shkatërruese, në Monza për fitore

    Çmimi i Madh i Holandës mund të ketë vendosur shumë në lidhje me titullin kampion për pilotë në Formula 1 për vitin 2025. Dalja nga gara e Lando Norris për shkak të një problemi teknik, e kombinuar me fitoren e Oscar Piastri, i lejon pilotit australian të fitojë 25 pikë mbi shokun e tij të skuadrës. Tashmë diferenca në kampionat është 34 pikë.
    Anglezi po e humbet betejën në pistë me Piastri, i cili vazhdimisht ka arritur ta mbajë makinën #4 në një distancë të sigurt. Gjithsesi, këtë fundjavë garohet sërish, këtë herë në Monza, në tempullin e shpejtësisë, aty ku Norris shpreson të rikuperojë terren.
    “Kam pilotuar mirë, kam pasur një garë të mirë, kam menaxhuar mirë gomat dhe gjithmonë kam qëndruar brenda një diference të mirë me Oscar në Holandë. Nëse do të kishte pasur një mundësi do të kisha dueluar për fitoren. Do të kisha qenë i lumtur edhe me vendin e dytë, por në fund gjërat shkuan keq”, tha Norris.
    “Nuk mendoj se gara për titull është mbyllur, por është zhgënjyesë të dalësh nga gara me 0 pikë kur duelon për titull. Duhet ta mbaj kokën lart dhe të përqendrohem te gara e radhës në Monza, për të fituar e rikuperuar terren. Humba shumë pikë për shkak të një problem në makinë, tani po përqendrohem te Monza”, tha Norris.

  • Alen Sherri lë spitalin në gjendje stabile, pas dëmtimit të rëndë në Monza-Frosinone

    Alen Sherri lë spitalin në gjendje stabile, pas dëmtimit të rëndë në Monza-Frosinone

    18 Gusht 2025

    11:06

    Alfred Lleshi

    Ka ardhur një lajm i rëndësishëm pas dëmtimit të rëndë të portierit të Frosinones, Alen Sherri, i cili u përplas ashpër me shokun e skuadrës Calò gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë ndaj Monza (fitore 0-1 në ‘U-Power Stadium’).
    Sipas raportit zyrtar mjekësor të publikuar sot nga klubi, bëhet me dije: “Frosinone Calcio njofton se lojtari Alen Sherri, pas përplasjes gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë, është liruar sot në mëngjes nga Spitali ‘San Gerardo’ në Monza në gjendje stabile. Lojtari ka pësuar fraktura të shumta në fytyrë, të cilat do t’iu nënshtrohen kontrolleve të mëtejshme”.

    Pas ndeshjes, trajneri Massimiliano Alvini komentoi: “Ishte një ndeshje e vështirë për shkak të temperaturave, ritmi nuk ishte shumë i lartë, por ne luajtëm me ekuilibër dhe ofruam një paraqitje të mirë. Gjatë këtij muaji, skuadra ka përparuar shumë dhe ky rezultat është i rëndësishëm për rrugëtimin tonë këtë sezon.
    Gjendja e Sherrit nuk është shumë inkurajuese, ai është ende në spital. Shpresojmë të mos ketë nevojë për operacion, por shqetësimi ekziston. Jemi të kënaqur për kalimin në raundin tjetër dhe këtë kualifikim ia dedikojmë Alenit”.

  • Chivu: Tani s’ka më kohë, duhet të jemi gati për ndeshjen e parë në kampionat

    Chivu: Tani s’ka më kohë, duhet të jemi gati për ndeshjen e parë në kampionat

    Pas barazimit 2-2 me Monza, trajneri i Inter, Chivu, foli për mediat: “Ishte e rëndësishme të merrnim disa minuta në fushë. Ata që kishin luajtur më pak në Monako luajtën më shumë kundër Monza”.
    “Po përpiqemi të përmirësojmë gjendjen tonë duke ruajtur ngarkesën e punës. Pas Monaco patëm edhe një seancë të dyfishtë. Djemtë u përpoqën të bënin më të mirën. Unë përpiqem t’u jap përgjegjësi dhe u kërkoj lojtarëve të japin më të mirën çdo ditë, duke përmirësuar gjithashtu motivimin e tyre”, shtoi Chivu.
    Më tej, trajneri i Inter komentoi: “Kampionati po na troket në derë dhe ne duhet të jemi gati të vazhdojmë të jemi ekipi konkurrues që kemi qenë vitet e fundit. Shoh angazhim, përkushtim dhe motivim”.
    “Pas dy javësh pune, nuk është e lehtë të jesh i shkëlqyer, por nga pikëpamja e karakterit, skuadra po përpiqet të bëjë më të mirën edhe nëse gjithmonë duhet të bëjë pak më shumë. Po përpiqemi të përmirësojmë gjendjen tonë fizike”, deklaroi Chivu.
    “Kemi vendosur të luajmë katër miqësore në katër javë pune. Nuk është e lehtë, është një situatë e re që po përpiqemi ta kthejmë në avantazhin tonë me këtë ngarkesë pune dhe këto ndeshje për të qenë gati për ndeshjen e parë“, tha Chivu.

  • Fund i epokës! Familja Berlusconi shet AC Monza pas 7 vitesh, ja kush e mori klubin

    Fund i epokës! Familja Berlusconi shet AC Monza pas 7 vitesh, ja kush e mori klubin

    Pas gati shtatë vitesh, epoka Berlusconi te AC Monza ka marrë fund. Familja Berlusconi ka finalizuar marrëveshjen për shitjen e klubit te fondi amerikan Beckett Layne Ventures, me seli në Larchmont, New York.
    Sipas agjencisë ANSA, operacioni është ndarë në dy faza. Fillimisht transferohen 80% e aksioneve, ndërsa 20% e mbetur do të kalojë pas 12 muajsh. Vlera totale e marrëveshjes arrin në rreth 30 milionë euro, duke përfshirë edhe disa bonuse të paracaktuara.
    Nga ëndrra në realitet, trashëgimia e Berlusconit
    Ishte 28 shtatori 2018 kur Silvio Berlusconi vendosi të rikthehej në futboll, pas largimit nga Milani, duke blerë klubin modest të Monzës. Me vizionin dhe investimet e tij, Monza u transformua nga një ekip i Serie C në një skuadër që u ngjit për herë të parë në histori në Serie A. Një arritje historike që u pa si kulmi i një ëndrre të re futbollistike për “Kavalierin”.
    Por pas ndarjes nga jeta të Berlusconit në vitin 2023, filloi edhe rënia sportive. Monza nuk arriti të ruajë statusin elitar dhe ra në Serie B, çka shtyu familjen të marrë vendimin për t’u tërhequr nga projekti.
    “Me vdekjen e Silvios, i cili ishte qendra e këtij projekti dhe pas shumë investimeve për një ëndërr, familja po kërkon një grup të besueshëm për të garantuar të ardhmen e klubit”, u shpreh Paolo Berlusconi, president nderi i klubit, duke konfirmuar zyrtarisht largimin nga skena.
    Një epokë e re amerikane
    Tani Monza nis një kapitull të ri nën drejtimin e Beckett Layne Ventures, një fond investimi amerikan me interesa të shumta në sport dhe teknologji. Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë ambiciet dhe planet afatgjata të pronarëve të rinj për rikthimin e Monzës në elitën e futbollit italian.

  • Monza, mbyllet epoka “Berlusconi”. Klubi kalon në pronësi të një fondi amerikan

    Monza, mbyllet epoka “Berlusconi”. Klubi kalon në pronësi të një fondi amerikan

    Marrëveshja për shitjen e AC Monza nga “Fininvest” te fondi amerikan “Beckett Layne Ventures”, një shoqëri “venture capital” me qendër në Larchmont, shteti i Nju Jorkut, është firmosur. Sipas asaj që ka rindërtuar ANSA, operacioni është strukturuar në dy faza: fillimisht kalimi i 80% të kuotave dhe, pas 12 muajsh, shitja e 20% të mbetura. Vlera totale e marrëveshjes llogaritet rreth 30 milionë euro, duke përfshirë edhe disa bonuse të lidhura me objektiva të mundshëm.
    Ishte 28 shtatori 2018, kur Silvio Berlusconi u rikthye në botën e futbollit, pas shitjes së Milanit, duke blerë Monza. Nën drejtimin e tij, klubi briancol arriti rezultate të paimagjinueshme deri atëherë, si ngjitja historike për herë të parë në Serie A. Pas vdekjes së “Kavalierit” nisi rënia, e cila kulmoi me rënien e skuadrës në Serie B dhe vendimin e familjes “Berlusconi” për ta shitur klubin.
    Ky vendim u bë publik nga presidenti i nderit Paolo Berlusconi në fund të majit: “Me vdekjen e Silvios, që ishte në të vërtetë qendra e këtij projekti, dhe pasi u shpenzuan me të vërtetë shumë para për një ëndërr, sot familja, do të thoja me të drejtë, kërkon një grup të besueshëm që të mund të garantojë të ardhmen e klubit dhe të marrë drejtimin e tij”.
    Në këtë operacion marrin pjesë gjithashtu disa familje të rëndësishme sipërmarrësish nga Brianca, mes tyre familja “Agrati”, aktive në sektorin e sistemeve të fiksimit dhe të komponentëve për industrinë automobilistike, dhe familja “Fontana”, që drejton një grup ndërkombëtar të specializuar në ndërtimin e stampave dhe prodhimin e karrocerive prej alumini.