Tag: monumental

  • Zbulimi i Varrit Monumental në Bulqizë/ Tare: Fondet për trashëgimi shkojnë tek burokracia dhe projekte të dyshimta

    Zbulimi i Varrit Monumental në Bulqizë/ Tare: Fondet për trashëgimi shkojnë tek burokracia dhe projekte të dyshimta

    Auron Tare, specialist i trashëgimisë kulturore, denoncon në një postim në Facebook mënyrën se si trajtohen fondet për arkeologjinë në Shqipëri.

    Ai vlerëson punën e një ekipi modest të Institutit të Arkeologjisë, që përbëhej nga dy arkeologë, njëri me eksperiencë të gjatë dhe njëri i ri, të ndihmuar nga 7 studentë masteri, me një buxhet të cilin Tare e quan “qesharak” – vetëm 7 milionë lekë të vjetra për një zbulim të rëndësishëm historik si Varri Monumental në Bulqizë.

    Nga ana tjetër, sipas Tares, organizata joqeveritare CHwB, pjesë e projekteve të Fondit 2.4 milion euro të Bankës Botërore për interpretimin turistik të Kalasë së Kaninës, Borshit dhe Shpellës së Spilesë, shpenzon miliona për projekte që ai i konsideron plagjiaturë dhe të realizuara kryesisht për të kapur fonde.

    “Tani, përpara se të fillojmë ‘korret patriotike’ në Facebook dhe shqiponjat me duar, duhet të kërkojmë llogari për fondet që humbasin në zyrat e burokracisë,” shkruan Tare, duke theksuar kontrastin e thellë mes investimeve minimale për zbulimet shqiptare dhe miliona eurove të harxhuara për projekte të dyshimta.

    Postimi i plotë:

    Shpella e Spilesë dhe Varri Monumental në Bulqizë.
    Zbulimi i Varrit Monumental në Bulqizë, për të cilin po shkruajne të gjithë këto ditë, është bërë nga një ekip modest i Institutit të Arkeologjisë. Dy arkeologë njëri më eksperiencë të gjatë. Tjetri një arkeolog i ri. Të ndihmuar  nga 7 studentë të masterit. Me një buxhet qesharak që vetëm Shteti Shqiptar mund ta japë për shkencëtarët e vetë.  
    Ndërkohë OJF që i shërbejnë Ministrit të rradhës për të kapur fonde ne Kulturën dhe Trashëgiminë Kulturore janë pjesë e Fondit 2.4 milion eur të Bankës Botërore për Interpretimin Turistik të Kalasë së Kaninës, Borshit dhe Shpelles së Spilesë.  Projekt plagjiaturë nga Kina i prezantuar nga Institucionet Zyrtare realizuar nga dy OJF të quajtura CHwB. 
    Prandaj përpara se të fillojmë korret patriotike në FB dhe shqiponjat me duar, duhet të kërkojmë llogari se cfarë bëhet me këto fonde që humbasin zyrave të burokracisë.
    2.4 milion euro për projekte plagjiature dhe 7 milion lek të vjetra për një ekspeditë shqiptare me zbulime të rëndësishme historike. 
    Besoj se shumëkush është i aftë të kuptojë ku jemi.

  • Zbulohet varri i parë monumental të periudhës romake në Shqipëri, Rama ndan pamjet: Mbishkrimi i parë i këtij lloji

    Zbulohet varri i parë monumental të periudhës romake në Shqipëri, Rama ndan pamjet: Mbishkrimi i parë i këtij lloji

    “Një gërmim i rrallë arkeologjik është zbuluar në Bulqizë në fshatin Strikçan. Specialistët e kanë specifikuar si varrin e parë monumental të periudhës romake në Shqipëri, në tipologjinë e një mausoleumi me elementë të rrallë arkitektonikë e epigrafikë.
    Monumenti (rreth 9 m x 6 m, me dhomë funerare 2.40 m të lartë) ka dalë në dritë me një mbishkrim bilingual romak, kushtuar individit të varrosur – Gelliano-s – dhe perëndisë Jupiter. Ky është mbishkrimi i parë i këtij lloji i zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës”, shprehet Rama.

    Top Channel

  • I ndërtuar afro 2400 vite më parë dhe i pari i këtij lloji në Shqipëri, zbulohet në Bulqizë varri monumental i periudhës romake

    I ndërtuar afro 2400 vite më parë dhe i pari i këtij lloji në Shqipëri, zbulohet në Bulqizë varri monumental i periudhës romake

    Zbulohet një varr monumental i periudhës romake i pari i llojit të tij në Shqipëri. Në fsahtin Strikcan të Bulqizës gjatë punimeve arkeologjike të kryera në kuadër të projektit kërkimor-shkencor “Kërkime Arkeologjike në Luginën e Bulqizës”,  drejtuar nga Akad.Adem Bunguri dhe Msc.Erikson Nikolli ka dalë në dritë një varr monumental unikal, me dimensione të mëdha rreth 9 m x 6 m dhe dhoma funerare 2.40 m e lartë.

    Ky monument përveç arkitekturës të veçantë përmbante dhe të dhëna të rëndësishme arkeologjike dhe epigrafike, ku për herë të parë zbulohet një mbishkrim romak në zonën e Dibrës, bilingual, i cili i kushtohet individit të varrosur në këtë varr, i quajtur Gelliano, si dhe një dedikim drejtuar perëndisë më të rëndësishme romake Jupiterit.

    Varri edhe pse i grabitur që në periudhën e lashtësisë por dhe më pas, përmbante një pjesë të inventarit, i cili përbëhej nga enë qelqi të tipologjive të ndryshme, krehër kocke, thika dhe ruhej një pjesë e madhe e tekstilit e thurur me fije ari, me të cilin individi ka qenë varrosur.

    Varri është ideuar në tre ambiente: dhoma e varrimit, paradhoma dhe shkallarja monumentale. Muret e shkallares kanë qenë të dekoruara me motive gjeometrike në stuko të cilat ruhen ende. Përvec pjesës nëntokësore funerare , arkeologët kanë evdientuar struktura muresh në pjesën e sipërme të varrit, të cilat sugjerojnë që ky monument mund të ketë qenë i tipit mausoleum.

    Në afërsi të varrit monumental është zbuluar dhe një tjetër mbishkrim funerar i cili pritet të analizohet më tej për shkak të gjendjes së dëmtuar të tij.

    Materiali ndërtimor kryesisht përbëhet nga gurë të përmasave të mëdha të punuara në trajtë kornizash të cilat janë marrë nga gurore larg lokalitetit në fjalë.

    Inventari, teknika e ndërtimit si dhe të dhënat epigrafike e datojnë këtë monument unikal në shekujt III-IV e.s.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    LIZA BROZI: A DO TË SHIHEMI PARA FUNDIT?

  • Dyshohet se i përket shekujve III-IV, zbulohet varr monumental në Bulqizë

    Dyshohet se i përket shekujve III-IV, zbulohet varr monumental në Bulqizë

    Një varr monumental është zbuluar në fshatin Strikça  të Bulqizës në vendin e quajtur “Fusha e Gurrës”.

    Varri i cili i përkiste periudhës romake mes shekujve të III-IV u zbulua nga një grup arkeologësh ku gjatë punimeve arkeologjike të kryera në kuadër të një projekti kërkimor-shkencor në Luginën e Bulqizës të drejtuar nga Akad. Adem Bonguri dhe Msc. Erikson Nikolli, të cilët zbuluan varr in monumental unikal me përmasa të mëdha rreth 9 metra me 6 metra me dhoma funerale 2.40 i lartë.
    Sipas arkeologut Erikson Nikolli tha se ky monument përveç arkitekturës të veçantë përmbante dhe të dhëna të rëndësishme arkeologjike dhe epigrafike, ku për herë të parë zbulohet një mbishkrim romak në zonën e Dibrës, bilingual, i cili I kushtohet individit të varrosur në këtë varr, i quajtur Gelliano, si dhe një dedikim drejtuar perëndisë më të rëndësishme romake Jupiterit.
    Varri edhe pse i grabitur që në periudhën e lashtësisë por dhe më pas, përmbante një pjesë të inventarit, i cili përbëhej nga enë qelqi të tipologjive të ndryshme, krehër kocke, thika dhe ruhej një pjesë e madhe e tekstilit e thurur me fije ari, me të cilin individi ka qenë varrosur. Varri është ideuar në tre ambiente: dhoma e varrimit, paradhoma dhe shkallarja monumentale.
    Muret e shkallares kanë qenë të dekoruara me motive gjeometrike në stuko të cilat ruhen ende. Përveç pjesës nëntokësore funerare, arkeologët kanë evdientuar struktura muresh në pjesën e sipërme të varrit, të cilat sugjerojnë që ky monument mund të ketë qenë i tipit mausoleum.
    Zbulimet nuk ndalen këtu, por në afërsi të varrit monumental është zbuluar dhe një tjetër mbishkrim funerar, i cili pritet të analizohet më tej për shkak të gjendjes së dëmtuar të tij.
    Materiali ndërtimor kryesisht përbëhet nga gurë të përmasave të mëdha të punuara në trajtë kornizash të cilat janë marrë nga gurore larg lokalitetit në fjalë.
    Inventari, teknika e ndërtimit si dhe të dhënat epigrafike e datojnë këtë monument unikal në shekujt III-IV e.s. Pritet që zbulimet e mëtejshme të nxjerrin të dhëna të reja të cilat do të pasurojnë hartën arkeologjike të territorit tonë.

    Top Channel

  • Zbulohet varri antik në Bulqizë, brenda gjenden edhe sendet personale

    Zbulohet varri antik në Bulqizë, brenda gjenden edhe sendet personale

    Një varr monumental që i përket periudhës romake është zbuluar në Bulqizë. Zbulimi është bërë në vendin e quajtur “Fusha e Gurrës” të fshatit Strikçan, nga gërmimet e një grupi arkeologësh pranë Institutit të Arkeologjisë.

    Nga hulumtimi paraprak arkeologët vlerësojnë se ky varr i përket shekullit të III – IV pas erës tonë.

    Arkeologu Erikson Nikolli thotë se varrit është e ruajtur shumë mirë dhe ka përmasa të mëdha, 9 metra gjatësi dhe 5 metra gjerësi, i ndarë në disa pjesë ku është hyrja me shkallë, paradhoma dhe dhoma funerare.

    Sipas drejtuesit të gërmimeve arkeologjike, ky lloj varri monumental zbulohet për herë të parë në Shqipëri dhe jep të dhëna të dorës së parë për elitat e shoqërisë së kohës në prapatokën tonë.

    Kryetarja e Bashkisë Bulqizë Festime Mjeshtri tha se ky monument do të ruhet nga Bashkia e Bulqizës për t’u kthyer në një atraksion turistik.

    Bazuar në strukturat murale pjesë integrale të varrit monumental, arkeologët mendojnë që ky monument nuk zhvillohej vetëm nëntokë, por edhe mbitokë duke hedhur hipotezën e pranisë së një mausoleumi romak.

    Dhoma e varrimit, edhe pse e grabitur dhe plaçkitur disa herë në periudhën antike por edhe më vonë, fatmirësisht përmbante një pjesë të inventarit dhe të eshtrave të cilat lejojnë interpretimin e këtij zbulimi surprizues. Gjithashtu dhoma e varrimit përmban edhe një mbishkrim i cili flet për individin i cili ishte i vendosur në këtë strukturë të veçantë. Sipas mbishkrimit, emri i tij ishte Gelliano.

    Inventari, edhe pse i pakët, përbëhej nga enë qelqi të llojeve të ndryshme , krehër prej kocke , thika dhe surpriza tjetër, ardhja deri në ditët tona e tekstilit të veshjes së të ndjerit , një rast i rrallë në zbulimet arkeologjike.

    Po ashtu, arkeologët në këtë lokalitet kanë zbuluar edhe një mbishkrim tjetër me shumë rreshta, i cili pritet të interpretohet së shpejti.

    Ky zbulim pasuron në mënyrë të jashtëzakonshme hartën arkeologjike të Bulqizës dhe historinë antike të zonës si dhe e vendos Bulqizën në zemër të qytetërimeve të lashta, duke treguar qartë rëndësinë që kishte në kohët e shkuara./KultPlus.com

  • Zbulohet një varr monumental/ Arkeologët në Bulqizë: I përket periudhës romake

    Zbulohet një varr monumental/ Arkeologët në Bulqizë: I përket periudhës romake

    Një grup arkeologësh pranë Institutit të Arkeologjisë në Akademinë e Shkencave kanë zbuluar një varr monumental i pari në llojin e tij në Shqipëri që i përket periudhës romake.

    Gjatë zbatimit të një projekti për kërkime arkeologjike në luginën e Bulqizës, arkeologët zbuluan varrin në vendin e quajtur “Fusha e Gurrës” të fshatit Strikçan.  Nga hulumtimi paraprak arkeologët vlerësojnë se i përket periudhës romake.
    “Varri ka përmasa të mëdha 9 metra gjatësi dhe 5 metra gjerësi, i ndarë në disa pjesë”, u shpreh arkeologu Erikson Nikolli.

    Sipas arkeologut Nikolli një varr monumental i këtij lloji ndërtohej vetëm për udhëheqës të lartë të kohës.
    “Brenda  janë gjetur eshtra të cilat do t’i nënshtrohen analizve dhe që pritet të hedhin më shumë dritë mbi këtë monument dhe kohën në të cilën është ndërtuar”, shtoi Nikolli.
    Gërmimet arkeologjike do të vijojnë deri në zbulimin e plotë të monumentit, ndërsa më pas ai do të ruhet nga Bashkia e Bulqizës për tu kthyer në një atraksion turistik.
     

  • Zbulohet një varr antik i shekullit të III në Bulqizë, brenda gjenden sende personale

    Zbulohet një varr antik i shekullit të III në Bulqizë, brenda gjenden sende personale

    Në fshatin Strikçan të Bulqizës është zbuluar një varr monumental, i cili mendohet se i përket periudhës romake, mes shekujve III-IV pas lindjes së Krishtit.
    Varri është zbuluar në zonën e njohur si “Fusha e Gurrës” dhe sipas matjeve paraprake, ka përmasa deri në 9 metra gjatësi dhe 5 metra gjerësi. Ai përbëhet nga dy dhoma: një paradhomë dhe një dhomë funerale, ndërsa hyrja realizohet përmes një shkalle.
    Sipas arkeologëve, ky lloj varri monumental zbulohet për herë të parë në trojet shqiptare, duke ofruar dëshmi dhe të dhëna të rëndësishme mbi prijësit e kohëve të lashta.
    Në dhomën funerale raportohet se janë gjetur mbetje kockore, enë qelqi të formave dhe madhësive të ndryshme, një krehër prej kocke, thika të improvizuara dhe fragmente veshjesh tekstile, të cilat kanë arritur t’i rezistojnë procesit të dekompozimit. Të gjitha këto objekte do t’i nënshtrohen analizave të mëtejshme, me qëllim që të realizohet një interpretim më i plotë i këtij zbulimi të rëndësishëm historik.
    Në muret e varrit janë identifikuar gjithashtu disa mbishkrime me rreshta, të cilat mendohet se përmbajnë emra. Deshifrimi i tyre pritet të hedhë dritë mbi përmbajtjen dhe mesazhin që ato përcjellin.

     

  • Bulqizë, zbulohet varri antik/ Brenda gjenden edhe sendet personale

    Bulqizë, zbulohet varri antik/ Brenda gjenden edhe sendet personale

    Një varr monumental që i përket periudhës romake është zbuluar në Bulqizë. Zbulimi është bërë në vendin e quajtur “Fusha e Gurrës” të fshatit Strikçan, nga gërmimet e një grupi arkeologësh pranë Institutit të Arkeologjisë.
    Nga hulumtimi paraprak arkeologët vlerësojnë se ky varr i përket shekullit të III – IV pas erës tonë.
    Arkeologu Erikson Nikolli thotë se varrit është e ruajtur shumë mirë dhe ka përmasa të mëdha, 9 metra gjatësi dhe 5 metra gjerësi, i ndarë në disa pjesë ku është hyrja me shkallë, paradhoma dhe dhoma funerare.
    Sipas drejtuesit të gërmimeve arkeologjike, ky lloj varri monumental zbulohet për herë të parë në Shqipëri dhe jep të dhëna të dorës së parë për elitat e shoqërisë së kohës në prapatokën tonë.
    Kryetarja e Bashkisë Bulqizë Festime Mjeshtri tha se ky monument do të ruhet nga Bashkia e Bulqizës për t’u kthyer në një atraksion turistik.
    Bazuar në strukturat murale pjesë integrale të varrit monumental, arkeologët mendojnë që ky monument nuk zhvillohej vetëm nëntokë, por edhe mbitokë duke hedhur hipotezën e pranisë së një mausoleumi romak.
    Dhoma e varrimit, edhe pse e grabitur dhe plaçkitur disa herë në periudhën antike por edhe më vonë, fatmirësisht përmbante një pjesë të inventarit dhe të eshtrave të cilat lejojnë interpretimin e këtij zbulimi surprizues. Gjithashtu dhoma e varrimit përmban edhe një mbishkrim i cili flet për individin i cili ishte i vendosur në këtë strukturë të veçantë. Sipas mbishkrimit, emri i tij ishte Gelliano.
    Inventari, edhe pse i pakët, përbëhej nga enë qelqi të llojeve të ndryshme , krehër prej kocke , thika dhe surpriza tjetër, ardhja deri në ditët tona e tekstilit të veshjes së të ndjerit , një rast i rrallë në zbulimet arkeologjike.
    Po ashtu, arkeologët në këtë lokalitet kanë zbuluar edhe një mbishkrim tjetër me shumë rreshta, i cili pritet të interpretohet së shpejti.
    Ky zbulim pasuron në mënyrë të jashtëzakonshme hartën arkeologjike të Bulqizës dhe historinë antike të zonës si dhe e vendos Bulqizën në zemër të qytetërimeve të lashta, duke treguar qartë rëndësinë që kishte në kohët e shkuara.