Tag: monument

  • Di Canio përulet para 40-vjeçarit Modric: Madhështor, një monument në lëvizje…

    Di Canio përulet para 40-vjeçarit Modric: Madhështor, një monument në lëvizje…

    15 Shtator 2025

    8:14

    Alfred Lleshi

    Nga studio e “Sky Sport”, Paolo Di Canio shprehu gjithë admirimin e tij për Luka Modric, protagonist absolut kundër Bologna, me golin e parë si kuqezi. “Madhështor, një monument në lëvizje. I përulur, i mrekullueshëm. Vetëm kjo mjafton: përulësia, thelbi dhe eleganca”.
    Modric vazhdon të shkruajë historinë. Në moshën 40 vjeç e 5 ditë, ai është bërë mesfushori më i vjetër që shënon në Serie A, duke përmirësuar rekordin e Nils Liedholm (38 vjeç e 169 ditë, më 26 mars 1961 kundër Interit).
    “OptaPaolo” shkroi në “X”: “Luka Modric (40 vjeç e 5 ditë) është mesfushori më i moshuar që ka shënuar në historinë e Serie A, duke kaluar rekordin e Nils Liedholm. I pjekur”.

  • Historia e kishës që u mbrojt nga myslimanët dhe legjenda e Bukuroshes së Strumit

    Historia e kishës që u mbrojt nga myslimanët dhe legjenda e Bukuroshes së Strumit

    12 km larg qytetit të Fierit, ndodhet qyteti i Roskovecit, para pak vitesh një qytezë që njihej si një pikë lidhëse apo një stacion, mes Beratit dhe Fierit në kuadrin e rrugës “Egnatia”…tashmë me ndarjen e re territoriale një qytet brenda një bashkie më të madhe. Po të njëjtin rol, atë të “qytetit stacion” Roskoveci e ka gëzuar që në antikitet, kur aty kalonin udhëtarët nga dy pika të rëndësishme Apolonia dhe Berati.

    Si një i tillë, ende sot aty ka shenja që dëshmojnë për historinë e hershme, si kishat e kthyera në monument kulture apo të tjera pika të rëndësishme, por pak të njohura. Bashkë me objektet ekzistojnë edhe mitet. I tillë është edhe vajza myzeqare, apo Bukuroshja e Strumit, imazhi i një vajze që studiuesit e krahasojnë për nga rëndësia me Bukuroshen e Durrësit.

    Imazhi i vajzës së bukur ka mbërritur deri në kohët moderne përmes një legjendë që daton në gjysmën e dytë të shek XIX. Ajo flet për një vajzë me bukuri përrallore nga fshati Strum, sot brenda bashkisë Roskovec, e cila marros gjithë djemtë e zonës dhe priftin e fshatit dhe gjithçka përfundon në mënyrë tragjike, me vrasjen e saj nga një oficer i ushtrisë turke. Kjo histori është përjetësuar edhe në një këngë, që është paraqitur për herë të parë në vitin 1984 në festivalin folklorik të Gjirokastrës.

    Ndërsa në galerinë e arteve në Fier ka edhe një pikturë të Bukuroshes së Strumit, me veshje myzeqare.

    Në hyrje të Roskovecit, është vendosur një monument për këtë vajzë. Skulptura e vendosur kohë më parë në këtë vend, nuk ka kaluar pa polemika… për shkak të elementëve nudiste të përdorura në këtë vepër arti, duke e kthyer atë në imazhin pritës për këtë qytet. Kjo shihet edhe në videot e publikuara në rrjetet sociale nga udhëtarë apo banorë të zonës.

    Destinacioni ishte kisha e Shën Nikollës, e cila njihet ndryshe si kisha e Kurjanit, një objekt kulti i ndërtuar në shekullin e 12-13 dhe që i ka rezistuar furtunave të kohës.Për të mbërritur atje, na duhet të udhëtojmë rreth 4 km larg nga qendra e Roskovecit.

    Kurjani ndodhet në pjesën juglindore të rrethit të Fierit, aty ku ndahet kufiri me Beratin e Mallakastrën. I përmendur për kultivimin e ullinjve dhe vreshtarisë, ai është i njohur edhe për liqenin artificial të ndërtuar rreth 40 vjet më parë. Në kodrën më të lartë të Kurjanit, aty ku syri të kap gjithë rrafshinën e Myzeqesë, Shpiragun dhe kodrat e Mallakastrës, ndodhet një nga Kishat Bizantine më të vjetra në Shqipëri, kisha e Shën Nikollës.

    E vetmuar, e rrethuar nga kurorat e ullinjve, Kisha e Shën Nikollës, me harqet e saj rrethore “dëshmon” për një objekt kulti, ku është shkrirë në një stil të vetëm arkitektura kishtare e Lindjes me Perëndimin. Sipas specialistëve, pozicioni ku është vendosur ky objekt ngjason me një komunikim i heshtur mistik mes saj, dhe manastireve e kishave të tjera të vjetra që ndodhen përreth në Fier, mes tyre edhe manastiri i Ardenicës.

    Historiani Ilirjan Gjika rrëfen se sot ky objekt është një monument kulture, ndërsa dikur përmendej si një Kishë bizantine, që dyshohet se është ndërtuar në vendin e një tempulli pagan.Afresket e pikturuara nga i biri i Onufrit, Nikolla dhe ndihmësi i tij Joani rreth vitit 1578, i kanë rezistuar kohës.

    I gjithë fshati Kurjan që prej pushtimit osman është konvertuar në besimin mysliman. Pavarësisht kësaj, ata do të njihen si myslimanët që mbrojtën për shekuj një kishë, një objekt që do të kalonte me sukses përpjekjet për shkatërrim në disa sisteme. Kisha e Kurjanit do t’i mbijetonte edhe fushatës së ndërmarrë nga sistemi kumunist në vitin 1967, për shkatërrimin e objekteve të kultit.

    Ai sistem solli rrënimin e të vetmes xhami në këtë fshat. Edhe pse me besim mysliman, banorët u impenjuan maksimalisht në mbrojtjen e kishës së Shën Nikollës që për ata ishte kthyer në një vend të shenjtë. Ajo u shpall monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1973, kur edhe u caktua një person për t’u kujdesur dhe për ta mirëmbajtur. 43 vite më pas, Xhemal Xhemalaj, një ish-mësues rrëfen se pavarësisht ndalimit nga regjimi banorët me besim mysliman, të Kurjanit e frekuentonin këtë kishë.

    Riza Gjoka një tjetër banor, rrëfen se ndërsa të gjithë u bënë bashkë për të mbrojtur kishën nga shkatërrimi, nuk mundën të shpëtonin xhaminë. Në vendin ku ajo ka qëne e ndërtuar në mes të fshatit, tashmë nuk ka asnjë gjurmë dhe është zëvendësuar nga banesat.

    Për vite me radha kisha e Shën Nikollës është lënë në harresë, pavarësisht rëndësisë që mbart në aspektin e trashëgimisë kulturore. Si pasojë e kohës apo shkatërrimit nga dora e njeriut pas vitit 1990, ekspertët thonë se kisha ka humbur shumë nga format e saj origjinale…mendohet se ajo ka qenë me kupolë.

    Sipas Majlinda Bufit, kryebashkiake e Roskovecit, ndërhyrja e fundit për mirëmbajtjen e kishës shënohet në vitin 1970.

    Sipas studiuesve, përpara se të kalohet te restaurimi, kërkohet një studim i mirëfilltë për ta rikthyer këtë kishë në trajtat origjinale.

    E njohur dhe e pranuar si një objektet më të vjetra të kultit në Shqipëri, kisha e Shën Nikollës synohet të kthehet në një objekt që të tërheqë turistë të huaj, duke u kthyer në një destinacion të preferuar.

    Historia e një objekti kulti me gjithë kurbat e nëpërkëmbjes apo lartësimit të tij çon edhe njëherë tjetër në një të vërtetë të madhe: atë të faktit se sa pak vlerësohet trashëgimia kulturore në vendin tonë. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore nënkupton ruajtjen e një popullsie dhe identitetit të saj. Një nga konceptet që vazhdimisht theksohet, por shumë pak zbatohet./BalkanWeb

    Lexo edhe:

    SHËN NIKOLLA: SI LINDI LEGJENDA E BABAGJYSHIT TË KRISHTLINDJEVE

  • “Deschamps është monument i futbollit francez, shpresoj ta mbyllë duke ngritur Kupën e Botës”

    “Deschamps është monument i futbollit francez, shpresoj ta mbyllë duke ngritur Kupën e Botës”

    5 Shtator 2025

    8:41

    Alfred Lleshi

    Kylian Mbappé është gati ta udhëheqë Francën në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2026 kundër Ukrainës, rivales më të fortë të grupit: “Jam shumë i lumtur që e nis këtë sezon të ri, kam shumë dëshirë për sukses. Është edicion i rëndësishëm për klubin, kombëtaren dhe mua. Janë të gjitha kushtet për të bërë gjëra të mëdha dhe gjithçka nis që sot”.
    Për sistemin taktik, Mbappé theksoi: “Nuk është përcaktues për mua, përshtatem me çdo modul loje. Kjo skemë na jep lëvizshmëri sulmuese, por sjell rreziqe në mbrojtje. Kemi pësuar shumë gola së fundi”.
    Kalendari i ngjeshur është një tjetër shqetësim: “Nuk e di nëse mund të luajmë 60 ndeshje në sezon. Nuk është çështje numri, por rikuperimi. Duhet më shumë pushim”. Në fund, ai vlerësoi trajnerin: “Deschamps është një monument i futbollit francez. Na dha dy yje dhe shpresoj që ta mbyllë me Kupën e Botës në dorë”.

  • Dyshohet se i përket shekujve III-IV, zbulohet varr monumental në Bulqizë

    Dyshohet se i përket shekujve III-IV, zbulohet varr monumental në Bulqizë

    Një varr monumental është zbuluar në fshatin Strikça  të Bulqizës në vendin e quajtur “Fusha e Gurrës”.

    Varri i cili i përkiste periudhës romake mes shekujve të III-IV u zbulua nga një grup arkeologësh ku gjatë punimeve arkeologjike të kryera në kuadër të një projekti kërkimor-shkencor në Luginën e Bulqizës të drejtuar nga Akad. Adem Bonguri dhe Msc. Erikson Nikolli, të cilët zbuluan varr in monumental unikal me përmasa të mëdha rreth 9 metra me 6 metra me dhoma funerale 2.40 i lartë.
    Sipas arkeologut Erikson Nikolli tha se ky monument përveç arkitekturës të veçantë përmbante dhe të dhëna të rëndësishme arkeologjike dhe epigrafike, ku për herë të parë zbulohet një mbishkrim romak në zonën e Dibrës, bilingual, i cili I kushtohet individit të varrosur në këtë varr, i quajtur Gelliano, si dhe një dedikim drejtuar perëndisë më të rëndësishme romake Jupiterit.
    Varri edhe pse i grabitur që në periudhën e lashtësisë por dhe më pas, përmbante një pjesë të inventarit, i cili përbëhej nga enë qelqi të tipologjive të ndryshme, krehër kocke, thika dhe ruhej një pjesë e madhe e tekstilit e thurur me fije ari, me të cilin individi ka qenë varrosur. Varri është ideuar në tre ambiente: dhoma e varrimit, paradhoma dhe shkallarja monumentale.
    Muret e shkallares kanë qenë të dekoruara me motive gjeometrike në stuko të cilat ruhen ende. Përveç pjesës nëntokësore funerare, arkeologët kanë evdientuar struktura muresh në pjesën e sipërme të varrit, të cilat sugjerojnë që ky monument mund të ketë qenë i tipit mausoleum.
    Zbulimet nuk ndalen këtu, por në afërsi të varrit monumental është zbuluar dhe një tjetër mbishkrim funerar, i cili pritet të analizohet më tej për shkak të gjendjes së dëmtuar të tij.
    Materiali ndërtimor kryesisht përbëhet nga gurë të përmasave të mëdha të punuara në trajtë kornizash të cilat janë marrë nga gurore larg lokalitetit në fjalë.
    Inventari, teknika e ndërtimit si dhe të dhënat epigrafike e datojnë këtë monument unikal në shekujt III-IV e.s. Pritet që zbulimet e mëtejshme të nxjerrin të dhëna të reja të cilat do të pasurojnë hartën arkeologjike të territorit tonë.

    Top Channel

  • Shpella e Spilesë do të rijetëzohet, ndërtime abuzive që cënojnë monumentin janë të palejueshme

    Shpella e Spilesë do të rijetëzohet, ndërtime abuzive që cënojnë monumentin janë të palejueshme

    Nga Julia Vrapi
    Ndërhyrjet për rijetëzimin e shpellës së Spilesë në Himarë monument kulture i kategorisë së parë do të nisin në muajt shtator -tetor, ndërsa ndërtime që cënojnë statusin e saj mbrojtës janë të palejueshme. Një ditë më parë Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit reagoi në lidhje me pamjet që po qarkullonin se shpella e Spilesë në Himarë është kthyer në lavazh, të paktën hyrja e saj, e cila është një monument kulture i kategorisë së parë. MEKI shprehet se ndërhyrjet në këtë shpellë do të bëhen me bazën e miratimit nga institucionet. “Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit informon se, falë marrëveshjes së bashkëpunimit për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore mes MEKI, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Himarë, janë miratuar disa projekte ndërhyrjesh për rijetëzim, mes tyre edhe për Shpellën e Spilesë në Himarë. Theksojmë se Shpella e Spilesë është një Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe çdo ndërhyrje kryhet vetëm mbi bazën e miratimit nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, duke respektuar standardet më të larta të mbrojtjes dhe ruajtjes së saj. Ndërhyrjet funksionale të parashikuara përfshijnë vendosjen e rrethimit mbrojtës, instalimin e paneleve informuese, dhe ndriçimin dekorativ. Asnjë lavazh, parkim apo zaptim abuziv, asgjë që cenon statusin e saj të mbrojtjes, nuk do të tolerohet!”, shprehet MEKI në deklaratën e saj një ditë më parë.
    Projekti në KKTKM
    Ndërsa ndërhyrjet në këtë shpellë, që është monument kulture pritet të zhvillohen gjatë dy muajve të ardhshëm, MEKI deklaron se shpella do të rikualifikohet sipas projektit të miratuar në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale . “Pamjet që po qarkullojnë në media dhe rrjete sociale si pretendim se Shpella e Spilesë po kthehet në një “lavazh” apo pronë private nuk qëndrojnë. Përkundrazi, ajo do të rikualifikohet sipas projektit të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale. Për ndërhyrjet në afërsi të shpellës, me mbështetjen e pushtetit vendor dhe organeve ligjzbatuese do të ketë rikualifikime urbane e rikuperime që do të përmirësojnë kontekstin territorial duke evokuar vlerat turistike të zonës. Ndërhyrjet parashikohet të nisin në periudhën shtator-tetor”, thotë Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Deklarimi i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit erdhi pasi ajo që po ndodhte në këtë shpellë që ka dhe status monumente kulture solli reagime të studiuesve e më gjerë për mbrojtjen e saj. Ajo është shpellë karstike, me thellësi mbi 30 metra, hyrje rreth 8 metra të gjerë dhe 7 metra të lartë, ndodhur rreth 100 metra nga vija bregdetare. Shpella e Spilesë është shpallur monument kulture, që në vitin 1963.

  • Skandal në Himarë! Shpella mitike e Odisesë e shpallur ‘Monument Kulture’, kthehet në lavazh

    Skandal në Himarë! Shpella mitike e Odisesë e shpallur ‘Monument Kulture’, kthehet në lavazh

    Një nga thesaret më të çmuara arkeologjike dhe historike të bregdetit jugor të Shqipërisë po zhduket barbarisht.
    Shpella e Spilës në Himarë, e njohur ndryshe si “Shpella e Odiseut” dhe e shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë, po përballet me një akt të rëndë shkatërrimi dhe betonizimi, në shërbim të një biznesi privat.
    Për këtë barbari të turpshme ka reaguar dhe historiani Auron Tare. Duke publikuar pamjet e postuara nga një qytetar i Himarës, ai thotë se ky është një monumet më rëndësi të jashtëzakonshme për trashëgiminë e zonës, por edhe turizmin kulturor. Por sipas tij pamjet e betonizimit flasin vetë.

    Në hyrjen e saj, një prej rrugëve natyrore është bllokuar nga ndërtime, ndërsa brenda saj janë hedhur mbetje inerte dhe tubacione për ujëra të zeza, duke e bërë të pamundur vizitën.
    Pretendimet për pronësinë mbi këtë vend të lashtë janë ngritur nga individë të disa familjeve vendase, të cilët kanë nisur ndërtime pa leje, duke transformuar shpellën në një vend parkimi dhe një hapësirë potencialisht komerciale.
    Njëra nga hyrjet është mbuluar me materiale ndërtimi, ndërsa hyrja tjetër përdoret si lavazh dhe parking, me plane për të shfrytëzuar zgafellat e brendshme antike.

    Qytetarët e Himarës kanë reaguar me shqetësim dhe kanë tentuar të ndalojnë kamionët që po shkarkonin rërë dhe inerte në zonë, por ankesat e tyre drejtuar Bashkisë dhe institucioneve shtetërore kanë mbetur pa përgjigje. Madje, tabela që shënon statusin e shpellës si monument kulture është mbuluar nga shkurret.
    “Shpella e Odiseut” është një vend me rëndësi të jashtëzakonshme historike, e cituar në studimet mbi epokën homerike dhe e përmendur si dëshmi e hershme e jetës në këtë rajon.
    Aty ndodhen artefakte të rralla dhe gjurmë të pakthyeshme të historisë së njerëzimit në këtë pjesë të Ballkanit. Vizita e aktorit të madh Bekim Fehmiu, i cili e ka përjetësuar figurën e Odiseut në kinematografi, e ktheu këtë shpellë në një simbol kulturor të lidhjes shqiptare me mitologjinë dhe trashëgiminë antike.
     

  • Ndriçohet kalaja e Himarës, Gonxhja: Investim që rrit vlerën turistike

    Ndriçohet kalaja e Himarës, Gonxhja: Investim që rrit vlerën turistike

    Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka investuar në projektin e ndriçimit dekorativ të kalasë së Himarës, duke i dhënë jo vetëm dritë, por edhe ngjyra që e bëjnë më madhështore këtë monument mbi 3500-vjeçar.

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kalaja e Himarës, Monument Kulture i Kategorisë I.

    Gonxhja vlerësoi se ky investim, i realizuar në një ansambël ku bashkëjetojnë banesa dhe objekte fetare, vjen si angazhim i bashkisë së Himarës, duke rritur kushtet për banorët dhe vlerën turistike të kalasë, e cila tashmë, falë këtij bashkëpunimi, vizitohet edhe në orët e mbrëmjes.

    “Kalaja, Monument Kulture i Kategorisë I, në administrimin e DRTK Vlorë, ka qenë qendër e rëndësishme historike dhe kishtare që nga shekulli VIII. Sot, ajo është një nga pasuritë më të çmuara të trashëgimisë së Himarës dhe një ftesë për ta vizituar jo vetëm për bregdetin”, theksoi ministri.

    Kalaja e Himarës e cila të ofron një pamje të mrekullueshme nga zemra e Rivierës Shqiptare, vizitohet nga pushues të shumtë gjatë sezonit veror.

    Turistë nga vende të ndryshme shprehen të mahnitur nga panorama që ofrohet teksa vizitojnë Kalanë e ndërtuar nga kaonët, një fortesë e fuqishme nëpër shekuj./atsh/KultPlus.com

  • Ura e Terziut në Gjakovë, një monument historik dhe arkitekturor me vlera të veçanta

    Ura e Terziut në Gjakovë, një monument historik dhe arkitekturor me vlera të veçanta

    Ura e Terziut ndodhet në kilometrin e 7-të të rrugës Gjakovë-Prizren, mbi lumin Erenik, dhe përfaqëson një nga thesaret arkitekturore dhe historike të rajonit. Ndërtuar në shekullin e XVIII nga Esnafi i Terzive të Gjakovës, kjo urë ka një rëndësi të madhe jo vetëm historike, por edhe ekonomike dhe kulturore.

    Ura ka shërbyer si një nyjë kyçe lidhëse tregtare mes vilajeteve të Perandorisë Osmane, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të zonës. Arkitektura e saj dallon për ndërtimin me gurë vendas dhe strukturën unike prej 11 harqesh gjysmë-rrethorë dhe dhjetë dritareve shkarkuese ndërmjet tyre, shkruan KultPlus.

    Me gjatësi 192.8 metra dhe gjerësi mesatare prej 5 metrash, ura është një shembull i shkëlqyer i mjeshtërisë ndërtimore të kohës, ku, pavarësisht mungesës së teknologjive moderne, mjeshtrit e ndërtimit kanë arritur të krijojnë një strukturë të qëndrueshme dhe artistike.

    Restaurimi i fundit u krye në vitin 1982 nga Enti Krahinor i Prishtinës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, dhe aktualisht gjendja e urës është e mirë, megjithatë mungon një mirëmbajtje e vazhdueshme për ta ruajtur këtë monument të rëndësishëm për brezat që do të vijnë./KultPlus/

  • Kalaja e Paleokastrës e ndërtuar në shekujt IV-VI monument kulture kategori e parë

    Kalaja e Paleokastrës e ndërtuar në shekujt IV-VI monument kulture kategori e parë

    Kalaja në fshatin Paleokastër është një monument i trashëgimisë kulturore,  ndërtuar në shekullin IV-VI.  Kalaja me vendndodhje fshati Palokastër, qarku Gjirokastër, njësia administrative “Cepo” që është monument kulture kategori e parë ngrihet në një terren të rrafshët. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër ndau pamje të kalasë në faqen e saj dhe shprehet se nga studimet është vërtetuar se kështjella është ndërtuar në shek. IV-VI. DRTK shprehet më tej në një material se në planimetri kështjella ka formën e një trapezi të rregullt me sipërfaqe 0,915 ha. me bazën 113,5 m brinjët anësore 92,5 m dhe brinjën e sipërme 90,5 m.
    Muret rrethuese përforcohen prej 14 kullash, kuadratike ne meset dhe skajet lindorë, në formë patkoi në skajin veriperëndimor dhe rrethore në atë juglindor . “Duke u bazuar në shqyrtimin e kurtinave, kullave dhe hyrjeve në Kështjellën e Paleokastrës mund të dallohen tri faza ndërtimi. Gjatë gërmimit të bazilikës nën nivelin e dyshemesë së saj, u zbuluan gjurmët e disa mureve, kapanone për qëndrimin e ushtarëve. Ambientet duket se kanë pasur gjerësi rreth 11m dhe ndaheshin në drejtimin gjatësor në dy pjesë të nënndara më tej në një sërë kthinash 5×5 m, në të cilat kalohej nga rrugët  në lindje dhe në perëndim të këtyre ambienteve.
    Përveç kapanoneve të ushtarëve një bazilike brenda kështjellës është zbuluar dhe një kishë njënefëshe jashtë kështjellës”, thuhet nga DRTK Gjirokastër. Hyrja kryesore e mbrojtur prej dy kullash gjendet në mes të anës së ngushtë, asaj perëndimore. Përveç saj në mesin e anës lindore dhe në anën veriore gjenden dy hyrje të vogla, të dorës së dytë, që shërbenin për komunikim më të shpejtë me këto anë. Gjatë fushatave të gërmimit u zbuluan 18 varre. Siç rezulton nga gjurmët ambientet e kullave kanë qenë shtruar me dysheme rrasash dhe ndaheshin prej katit të sipërm me dysheme dërrase. Në këtë ambient gjendeshin shkallët që të çonin në katin e dytë të kullës dhe më tej në shtegun e kalimit. Sipas DRTK, mungesa e rampave të gurta dëshmon se këto shkallë kanë qenë prej druri.
     

  • Ura e Terzive është një monument i trashëgimisë kulturore i vendosur në afërsi të fshatit Bishtazhin afër Gjakovës

    Ura e Terzive është një monument i trashëgimisë kulturore i vendosur në afërsi të fshatit Bishtazhin afër Gjakovës

    Ura e Terzive është një monument i trashëgimisë kulturore i vendosur në afërsi të fshatit Bishtazhin afër Gjakovës në Kosovë.Ajo është një shembull shumë i rëndësishëm i ndertim it të urave Osmane në Kosovë. Ajo është ndërtuar mbi lumin Erenik, ndoshta në fund të shekullit 15-të, dhe ishte ndryshuar në shekullin e 18-të. Riparime dhe rindërtime të mëdha të pamjes së saj origjinale u bën nga viti 1982 deri më 1984. Ura gjendet në kilometrin e 7-të të rrugës Gjakovë-Prizren mbi lumin Erenik. Ura është ndërtuar në shek.XVIII nga Esnafi i Terzive në Gjakovë. Objekti përmban në veti elemente të një monumenti kulture me vlera historike, sociale, artistike, arkitektonike dhe kulturore. Ura ka pasur rëndësi të madhe ekonomike sepse ka bërë lidhjet tregtare në mes të vilajeteve brenda Perandorisë Osmane. Vlera arkitektonike e kësaj ure qendron në faktin se është ndërtuar nga gurët vendas dhe përbëhet nga 11 harqe të madhësive të ndryshme, gjysëm-rrethor dhe dhjetë dritareve shkarkuese (qemer) në mes tyre. Ura është e gjatë 192.8, gjerësia 5.0 dhe 5.1. Ura mund të quhet fenomen ndërtimi për kohën kur është ndërtuar për shkak të mundesive financiare dhe paisjeve të pakta teknologjike të kohës, të ndërtuar nga mjeshtër të zotë dhe me pervojë. Restaurimi i fundit i urës është bërë në vitin 1982 nga Enti Krahinor i Prishtinës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës. Gjendja e urës është e mirë, por mungon mirëmbajtja e përhershme.