Tag: monterrey

  • Ramos, lamtumirë emocionale nga klubi meksikan: Dhashë gjithçka, krenar që isha kapiteni juaj

    Ramos, lamtumirë emocionale nga klubi meksikan: Dhashë gjithçka, krenar që isha kapiteni juaj

    10 Dhjetor 2025

    13:41

    Alfred Lleshi

    Sergio Ramos u largua nga Club de Fútbol Monterrey me një postim në rrjetet sociale, ku falënderon përvojën në Meksikë dhe krenarinë “për mbajtjen e shiritit të kapitenit te Rayados”: “Të thuash lamtumirë nuk është kurrë e lehtë. Përfundon një etapë që nisi plot iluzione në shkurt dhe që më lejoi të zbuloja një vend, një qytet, një futboll…, duke më dhënë shumë përvoja të reja dhe, mbi të gjitha, shumë miq.
    Do të ndihem përherë krenar që e kam mbajtur shiritin e kapitenit, që kam udhëhequr ekipin në Botërorin e Klubeve, në formatin e ri, që kam luftuar në Clausura, Apertura, Leagues Cup dhe Concacaf Champions Cup, – shtoi kampioni i botës 2010. – Kam dhënë gjithçka në fushë dhe jashtë saj: 34 ndeshje, mbi 3.000 minuta lojë, 8 gola”.
    Në fund falënderoi tifozët dhe e mbylli me “¡Arriba el Monterrey!” Ramos, 39 vjeç, ka luajtur 16 vite te Real Madridi, 4 vite te Sevilla dhe 2 vite te PSG.
     

  • Ramos drejt Serisë A, propozohet te Milani

    Ramos drejt Serisë A, propozohet te Milani

    Sergio Ramos është propozuar te Milani për merkaton e janarit, sipas Fabrizio Romanos. Mbrojtësi spanjoll është drejt largimit nga Monterrey dhe kërkon një përvojë të re në Europë.
    Ai synon të mbajë gjallë shpresat për pjesëmarrje në Kupën e Botës dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli.
    Ramos do të ishte i gatshëm t’i bashkohej menjëherë një ekipi që ka nevojë për lider në mbrojtje dhe nuk kërkon të jetë titullar i përhershëm. Serie A është një destinacion që e tërheq lojtarin, ndërsa agjentët e tij po e ofrojnë tek disa klube.
    Mes këtyre klubeve është edhe Milani, që po kërkon një qendërmbrojtës për pjesën e dytë të sezonit. Kontrata e Ramos me Monterrey skadon në dhjetor 2025, gjë që e bën operacionin më të ndërlikuar në aspektin ekonomik.

  • Ramos tupërohet si kurrë më parë, bëhet qesharak me penalltinë “Panenka” (video)

    Ramos tupërohet si kurrë më parë, bëhet qesharak me penalltinë “Panenka” (video)

    25 Shtator 2025

    12:40

    Alfred Lleshi

    Sergio Ramos ishte protagonist negativ në humbjen e Monterrey ndaj Toluca me rezultatin 6-2 në “Liga MX”. Kjo disfatë shpërdoroi mundësinë për t’iu afruar kreut të klasifikimit. Në minutën e 20-të, Monterrey mori penallti dhe Ramos tentoi me “Panenka”, duke besuar se portieri do të hidhej diku.
    Sidoqoftë, portieri i Toluca mbeti i qetë në qendër të kuadratit dhe e priti topin lehtësisht. “Panenka” përfundoi në duart e portierit, një turpërim i jashtëzakonshëm për Ramos, specialist i mëparshëm i penalltive. Monterrey kaloi nga avantazhi 1-0 në disavantazhin 1-3 brenda 15 minutave dhe loja u shkatërrua.
    Edhe hyrja e Anthony Martial në pjesën e dytë nuk ndihmoi. Toluca fitoi pastër dhe u barazua me pikë me vendin e dytë. Pas dy ndeshjesh pa fitore ndaj skuadrave pretendente, Ramos dhe Monterrey synojnë rikthimin te fitorja të shtunën ndaj Santos Laguna, për t’iu afruar sërish kryesimit.

    ¡Tiro de penal de Sergio Ramos (Monterrey) atajado por Hugo González (Deportivo Toluca) y un contragolpe fallido que no contaba por fuera de lugar! Narración de @AgomezlunaM para TUDN USA pic.twitter.com/wzi3xOFncY
    — lilboimx (@lilboimx) September 25, 2025

  • Monterrey, Sergio Ramos: Dhamë shpirtin në fushë, por nuk mjaftoi

    Monterrey, Sergio Ramos: Dhamë shpirtin në fushë, por nuk mjaftoi

    Monterrey, Sergio Ramos: Dhamë shpirtin në fushë, por nuk mjaftoiPavarësisht se u eliminua nga Kupa e Botës për Klube pas një humbjeje 2-1 ndaj Borussia Dortmund, Sergio Ramos theksoi se është krenar me lojën e skuadrës së tij, Monterrey.
    “Ne luajtëm një ndeshje të mirë. Tifozët tanë dhe të gjithë epanë se si ekipi dha gjithçka, duke u përb…

  • Borussia Dortmund në çerekfinale, Niko Kovac: E njoh Xabi Alonso, jemi gati të përballemi me Real

    Borussia Dortmund në çerekfinale, Niko Kovac: E njoh Xabi Alonso, jemi gati të përballemi me Real

    2 Korrik 2025

    11:54

    Telesport

    Borussia Dortmund fitoi 2-1 ndaj Monterrey për të siguruar një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës për klube. Dy golat e Giurassy në 25 minutat e pjesës së parë i dhanë suksesin ekipit të trajnerit Niko Kovac, që avancon mes tetë klubeve më të mira në botë.
    Dortmund tani po përgatitet të përballet me Real Madrid, por do të jetë pa Jobe Bellingham për shkak të pezullimit. Ai mori kartonin e tij të dytë të verdhë në turne kundër Monterrey, duke e përjashtuar atë nga ndeshja e së shtunës, në sfidën kundër vëllait të tij Jude.
    Kovac është i njohur me trajnerin e Real Madrid, Xabi Alonso, i cili ka qenë në krye për katër ndeshje. “Duke punuar në Gjermani për dy vjet e gjysmë, Alonso sjell përvojën e tij nga Leverkusen në Madrid”, tha Niko Kovac, që pret taktika të ngjashme, por me lojtarë të ndryshëm dhe mezi e pret sfidën.
    Kovac shprehu besim në shanset e ekipit të tij nëse ata përsërisin performancën e tyre të fundit kundër Monterrey. “Ne e dimë shumë mire se kë kemi përballë. Ndeshja e ardhshme paraqet një provë të rëndësishme për ne. Mungesa e Jobe Bellingham është për të ardhur keq”, tha më tej trajneri i Dortmund.

  • Niko Kovac: Ndaj Monterrey një sfidë e fortë fizike, Sergio Ramos ka sjellë mentalitet fituesi

    Niko Kovac: Ndaj Monterrey një sfidë e fortë fizike, Sergio Ramos ka sjellë mentalitet fituesi

    Borussia Dortmund do të duhet të kapërcejë “superyllin” Sergio Ramos dhe mentalitetin e tij fitues te skuadra e Monterrey për të arritur në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube. Ramos, 39 vjeç, është lideri mbrojtës i Monterrey dhe Kovac theksoi vullnetin e spanjollit për të fituar.
    “Ai është një superyll. Lojtarët që luajnë kaq gjatë tregon për mentalitetin e tyre. Ata janë fitues, ata duan të fitojnë në çdo seancë stërvitore, çdo ndeshje, ata duan të jenë në nivelin më të lartë me çdo pasim të vetëm në stërvitje,” tha trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac.
    “Ai është një lider dhe si i tillë dëshiron të qëndrosh sa më gjatë të jetë e mundur në një skenë të lartë”, tha Kovac, që shtoi se skuadra e tij duhet të jetë e vetëdijshme për stilin luftarak që Ramos dhe shokët e tij të skuadrës do të përdorin në Atlanta.
    “Ekipet e Amerikës Latine luajnë futboll të fortë, kanë fizik të fortë. Futbolli është një sport kontakti, nuk mund ta dukemi si basketboll. Duhet të përshtatemi. U thashë lojtarëve se duhet të mbrohen nëse është e nevojshme”, shtoi më tej trajneri kroat.
    Trajneri është ankuar për nxehtësinë e madhe në turne, me skuadrën gjermane të detyruar të luajë në fillimet e hershme nën një diell përvëlues, por ndeshja e së martës në stadiumin Mercedes-Benz me ajër të kondicionuar do t’i ofrojë skuadrës së tij njëfarë lehtësimi.
    “Mendoj se ndoshta me deklaratat e mia ndonjëherë mund të jem paksa bezdisës kur flas për faktorë të caktuar që përsëriten. Këtë herë nuk na duhet të luajmë në 45 gradë. Kemi vërtetuar se mund të luajmë futboll me intensitet të lartë dhe kjo është ajo që duam të bëjmë kur është pak më freskët dhe kushtet nuk janë aq të nxehta“, tha Kovac.

  • Ramos-Monterrey, ëndrra e tyre botërore kalon përmes… Real Madridit

    Ramos-Monterrey, ëndrra e tyre botërore kalon përmes… Real Madridit

    Ndeshja e tij në 1/8 finale e Botërorit për Klube do të jetë e fundit që do të luhet për këtë raund, dhe ai do ta dijë tashmë nëse Real Madridi ka arritur ose jo ta eliminojë Juventusin. Pra, “Los Blancos” pritet të jenë rivali i tij i mundshëm në një çerekfinale hipotetike. Një motivim shtesë që po gjejnë Monterrey dhe Sergio Ramos në këtë aventurë botërore dhe që po u shërben shumë, si skuadrës, ashtu edhe atij që ka qenë kapiten i madrilenëve.
    Nëse andaluziani tashmë rrezaton lumturi për demonstrimin e forcës që po bën në këtë garë në SHBA, vetë prania e ish-skuadrës së tij në horizont është shtysë e veçantë për të dhe shokët e skuadrës.
    Qëllimi ishte arritja në 1/8 finale, por nuk ndalet këtu ambicia e Ramos, Canales, Oliver Torres, Ocampos dhe të tjerëve. Ata duan një takim me historinë, kush më mirë se përballja me Real Madridin ua garanton këtë… Sidoqoftë, më parë i pret sfida që përfaqëson Borussia Dortmundi, një ekip që po has vështirësi dhe ka një lidhje të veçantë me qendërmbrojtësin spanjoll, sidomos në epokën e Klopp-it dhe Lewandowskit.
    Dikur habiti “martesa” që formuan Monterrey dhe Ramos, por koha u ka dhënë të drejtë. Ata po jetojnë një “muaj mjalti” të përhershëm. Skuadra po përfiton nga ekspozimi që siguron mbrojtësi spanjoll, ndërsa ish-lojtari i Real Madridit po tregon para gjithë botës se vazhdon të jetë konkurrues dhe se karakteri i tij si lider mbetet i paprekur.
    Ky Botëror Klubesh është një dhuratë, pas katër përvojave të tij në Kupën e Botës me kombëtaren spanjolle dhe 17 ndeshjeve të luajtura, që tani do të bëhen 5 Botërorë dhe të paktën 21 ndeshje, me shtesën e eksperiencës në SHBA.
    Meksikanët rrezikuan fort, duke investuar me kartën e Botërorit për Klube, dhe pikërisht aty u shfaq një Ramos i uritur për të fituar, i cili nuk po zhgënjen. Sprova e radhës, ndaj Borussia Dortmundit, të martën. Të shpresojmë që të mos jetë e fundit për Sergio Ramos, të cilin do ta priste përballja me Real Madridin (sipas të gjitha gjasave) në çerekfinale.

  • Lautaro nuk dramatizon: Fusha ishte e thatë, skema e re… Kemi kohë për t’u përmirësuar

    Lautaro nuk dramatizon: Fusha ishte e thatë, skema e re… Kemi kohë për t’u përmirësuar

    18 Qershor 2025

    8:45

    Alfred Lleshi

    “Fusha ishte pak e thatë, ndaj patëm vështirësi ta qarkullonim topin. Kam luajtur edhe ‘Copa America’ këtu dhe ishte e njëjta gjë, por organizatorët zgjodhën kështu dhe duhet të përshtatemi. Jam i kënaqur dhe i qetë, është ndeshja e parë”.
    Kështu e komentoi kapiteni Lautaro Martinez barazimin 1-1 të Interit në debutimin e Botërorit për Klube ndaj Monterrey. “Pësuam një gol nga një goditje standarde, ku duhet të përmirësohemi, sepse kemi filluar të mbrojmë me zonë, gjë e re për ne. Duhet të ecim përpara, turneu sapo ka nisur, duhet të përmirësohemi shumë”, – shtoi argjentinasi.
    Monterrey-Inter 1-1, Sergio Ramosit i kundërpërgjigjet Lautaro. Debutim pa shije për Chivu

  • Ideja e bujshme! Xavi trajner i ekipit të njohur që merr pjesë në Kupën e Botës për klube?

    Ideja e bujshme! Xavi trajner i ekipit të njohur që merr pjesë në Kupën e Botës për klube?

    12 Maj 2025

    20:35

    Telesport

    Xavi Hernandez mund të fillojë një kapitull të ri në karrierën e tij si trajner, por këtë herë në anën tjetër të Atlantikut. Pas largimit të tij nga Barcelona dhe qëndrimit “pushim” për këtë sezon, ​​trajneri katalanas është vënë në shënjestër nga Rayados de Monterrey.
    Klubi meksikan është në kërkim të një figure me famë ndërkombëtare për të udhëhequr ekipin e tyre në Kupën e Botës për Klube, kompeticion i cili zhvillohet këtë verë, për herë të parë në këtë format. Statura e Xavit, me përvojën dhe stilin e tij të lojës, duket se i përshtatet shumë mirë klubit meksikan, i cili synon të surprizojë në Botërorin e Klubeve dhe jo të jetë thjesht një ekip pjesëmarrës.
    Kujtojmë se pjesë e Rayados de Monterrey është edhe Sergio Ramos, ku mbrojtësi vetersan spanjoll është kthyer në protagonist në sezonin e tij të parë në Meksikë dhe mund të jetë shtysë më tepër për Xavi-n për të marrë drejtimin e këtij klubi. Rayados de Monterrey është në grup me Interin, River Plate dhe japonezët e Urawa Red Diamonds.