Tag: monopatinave

  • Ndalimi i monopatinave, bllokohen 1462 mjete elektrike në Tiranë

    Ndalimi i monopatinave, bllokohen 1462 mjete elektrike në Tiranë

    Nga data 13 tetor, kur hyri në fuqi urdhri për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të monopatinave dhe motomjeteve elektrike, e deri më 2 nëntor, policia ka bllokuar gjithsej 1,462 mjete elektrike në Tiranë.
    Sipas të dhënave zyrtare, 1,336 prej tyre janë monopatina elektrike, ndërsa 126 janë motomjete elektrike.
    Në vijim të kontrolleve rrugore, gjatë 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar 8 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe një tjetër për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
    Kontrollet janë përqendruar kryesisht në akset me qarkullim të dendur, në zonat urbane dhe pranë institucioneve arsimore, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë përdoruesit e rrugës.

  • Aksion i Policisë Rrugore në Tiranë, dhjetëra gjoba dhe sekuestrime të monopatinave

    Aksion i Policisë Rrugore në Tiranë, dhjetëra gjoba dhe sekuestrime të monopatinave

    Gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset kryesore urbane dhe interurbane, me qëllim parandalimin e shkeljeve që përbëjnë rrezik potencial për aksidente rrugore dhe rritjen e sigurisë në trafik.
    Gjatë kontrolleve janë konstatuar dhe ndëshkuar drejtues mjetesh që kanë kryer shkelje të ndryshme si:

    -kalim të menjëhershëm nga një karrexhatë në tjetrën;

    – parakalime të gabuara me fushëpamje të kufizuar;

    -drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
    -përdorim telefoni gjatë drejtimit të automjetit;
    -mosrespektim të vendkalimeve për këmbësorët.
    Për këto shkelje, janë vendosur 77 masa administrative, ndërsa kontrollet po vijojnë çdo ditë në pika të ndryshme të kryeqytetit, me fokus zonat me fluks të lartë qarkullimi.
    Në zbatim të planit të masave për rritjen e sigurisë në përdorimin e monopatinave elektrike, është dhënë prioritet kontrolleve për drejtuesit e këtyre mjeteve, me qëllim garantimin e lëvizjes së sigurt dhe respektimin e rregullave të qarkullimit. Përgjatë 24-orëve janë sekuestruar 130 monopatina/motomjete elektrike.
    Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit, për të shmangur aksidentet dhe për të garantuar një qarkullim sa më të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.

  • Bllokimi i monopatinave/ Koçiu: Masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve

    Bllokimi i monopatinave/ Koçiu: Masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve

    Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një tryezë diskutimi me disa nga institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore, lidhur me bllokimin e lëvizjes së monopatinave elektrike.
    Pas takimit, ministrja Koçiu shpjegoi në rrjete sociale se pezullimi i lëvizjes me monopatina elektrike erdhi si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre.
    “Qëllimi është normimi i lëvizjes së monopatinave elektrike në mënyrë të sigurt, të organizuar dhe në përputhje me jetën urbane moderne të qytetit”, shkruan Koçiu.
    Ajo shprehet se në tryezën e diskutimit me institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore, në fokus të diskutimeve ishte hartimi i rregullave të reja që do të përcaktojnë standardet teknike të mjeteve, rregullat e qarkullimit, zonat e lejuara për lëvizje si dhe përgjegjësitë e institucioneve që do të sigurojnë zbatimin e ligjit.

  • Çfarë po ndodh me monopatinat? Ministrja Koçiu jep paralajmërimin që s’e priste askush: Masë e nevojshme për…

    Çfarë po ndodh me monopatinat? Ministrja Koçiu jep paralajmërimin që s’e priste askush: Masë e nevojshme për…

    Dy javë pas ndalimit të monopatinave, ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu mblodhi në një tryezë diskutimi të gjithë institucionet që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore. Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu thekson se ndalimi i monopatinave do të vijojë deri në krijimi e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre.
    Koçiu shkruan se po hartojnë rregullat e reja që do të përcaktojnë standardet teknike të mjeteve, rregullat e qarkullimit dhe zonat e lejuara. Po ashtu, do të hartohen edhe përgjegjësitë për institucionet që do të sigurojnë zbatimin e ligjit. Ministrja shprehet se vendimi për ndalimin e përkohshëm të monopatinave u mor me qëllim që të garantohet siguria e qytetarëve dhe ky vendim do të hiqet vetën pasi të hartohen të gjitha rregullat për qarkullimin e tyre në përputhje me jetën urbane moderne të qytetit.
    “Pezullimi i lëvizjes me monopatina elektrike erdhi si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre. Në tryezën e diskutimit me institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore, vumë në fokus hartimin e rregullave të reja që do të përcaktojnë: standardet teknike të mjeteve, rregullat e qarkullimit dhe zonat e lejuara, si dhe përgjegjësitë e institucioneve që do të sigurojnë zbatimin e ligjit. Qëllimi është normimi i lëvizjes së monopatinave elektrike në mënyrë të sigurt, të organizuar dhe në përputhje me jetën urbane moderne të qytetit”, shkroi Koçiu.

  • Ndalimi i monopatinave elektrike, vendimi në fuqi deri në krijimin një kuadri të qartë ligjor

    Ndalimi i monopatinave elektrike, vendimi në fuqi deri në krijimin një kuadri të qartë ligjor

    Kur kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga ndalimi i qarkullimit në rrugë të monopatinave elektrike, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi një tryezë diskutimi me institucionet kryesore që kanë një rol në sigurinë rrugore.Sipas ministres vendimi do të qëndrojë në fuqi deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e këtyre mjeteve.“Pezullimi i lëvizjes me monopatina elektrike erdhi si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre.Në tryezën e diskutimit me institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore, vumë në fokus hartimin e rregullave të reja që do të përcaktojnë:standardet teknike të mjeteve,rregullat e qarkullimit dhe zonat e lejuara,si dhe përgjegjësitë e institucioneve që do të sigurojnë zbatimin e ligjit.Qëllimi është normimi i lëvizjes së monopatinave elektrike në mënyrë të sigurt, të organizuar dhe në përputhje me jetën urbane moderne të qytetit”, shkruan Koçiu.Vetëm për vitin 2024 janë 991 raste të raportuar nga Urgjenca për aksidentet me këto mjete, ku midis këtyre rasteve ka patur edhe fatalitete dhe dëmtime shumë të rënda.Shtimi i aksidenteve/ Ndalohet përkohësisht qarkullimi i monopatinave elektrike në rrugëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Pezullimi i monopatinave, ministrja Koçiu ende pa një datë për rikthimin, mbledh ekspertët

    Pezullimi i monopatinave, ministrja Koçiu ende pa një datë për rikthimin, mbledh ekspertët

    mbledhja ne ministri

    TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka organizuar këtë të premte, më 24 tetor, një tryezë diskutimi me të gjitha institucionet kryesore që luajnë rol në sigurinë rrugore. Takimi u fokusua në hartimin e kuadrit ligjor që do të rregullojë përdorimin e monopatinave elektrike, të cilat prej dy javësh janë ndaluar për të qarkulluar në vendin tonë.
    Pas takimit, ministrja Koçiu bëri një postim në rrjetet sociale, ku theksoi se pezullimi i lëvizjes me monopatina ishte një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një rregulloreje të qartë dhe të detajuar.
    “Pezullimi i lëvizjes me monopatina elektrike erdhi si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre. Në tryezën e diskutimit me institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore, vumë në fokus hartimin e rregullave të reja që do të përcaktojnë: standardet teknike të mjeteve, rregullat e qarkullimit dhe zonat e lejuara, si dhe përgjegjësitë e institucioneve që do të sigurojnë zbatimin e ligjit.“, shkruan Koçiu.

    Ministrja shtoi se qëllimi i krijimit të këtyre rregullave do të mundësojë përdorimin e monopatinave në mënyrë të sigurt dhe të organizuar, duke mbrojtur qytetarët dhe duke përshtatur këtë formë të re transporti me nevojat e qyteteve moderne. Ndërkohë që ministrja nuk dha ende një afat apo datë se kur drafti me ndryshimet ligjore do të jetë gati.

  • Tre ditë pa rregulla/ Policia harroi aksionin, monopatinat fluturojnë lirshëm

    Tre ditë pa rregulla/ Policia harroi aksionin, monopatinat fluturojnë lirshëm

    Pas zhurmës së madhe të tre ditëve të para, kur Policia sekuestroi qindra monopatina dhe gjobiti drejtuesit, efektivët nuk janë më në terren. As dje dhe as sot, në rrugët e Tiranës nuk është parë asnjë patrullë që të ndalojë përdoruesit e monopatinave.
    Aksioni, i prezantuar si një masë për sigurinë rrugore, u shua po aq shpejt sa edhe nisi, duke ngjallur dyshime nëse ishte një vendim propagandistik apo një fushatë e nxituar pa asnjë plan konkret për zbatim afatgjatë. Nga vëzhgimi i kryer gjatë të enjtes dhe të premtes në pesë pikat ku patrullat e policisë ishin stacionuar më parë për të ndaluar monopatinat, këto pika tashmë nuk ekzistojnë më.
    Nga ana tjetër, përdoruesit e monopatinave kanë vijuar normalisht përdorimin e tyre. Të vetmit që e kanë pësuar nga ky aksion i beftë tre ditor I policisë kanë qenë ata përdorues që u kapën nga e hëna deri të mërkurën dhe monopatinat apo skuterët elektrikë të të cilëve u sekuestruan dhe po mbahen të bllokuar nga policia rrugore. Gjithsesi reagimi i qytetarëve dhe opinionit publik e pati me sa duket një rezultat, pasi pas të mërkurës policia rrugore është tërhequr nga bllokimet.
    Burime bëjnë me dije se pritet hartimi i një drafti që do të konsultohet me publikun, për të krijuar më pas një ligj për qarkullimin e monopatinave elektrike. Sipas ligjit të ri, monopatinat nuk do të ndalohen, por do të vendosen rregulla të qarkullimit dhe kufizime të shpejtësisë.
     

  • Bllokimi i monopatinave, debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës/ Opozita: T’i jepet zgjidhje qytetarëve, investuan për t’i blerë

    Bllokimi i monopatinave, debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës/ Opozita: T’i jepet zgjidhje qytetarëve, investuan për t’i blerë

    Bllokimi i monopatinave elektrike nga policia në Tiranë, ka sjell debate në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës. 
    Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, tha se bashkia duhet që të jap një zgjidhje qytetarëve se si do të lëvizin pas bllokimit të tyre. Ndërkohë, Dorian Teliti anëtari i Këshillit Bashkiak të PD, kërkoi infomacion se çfarë do të bëhet në lidhje me monopatinat e sekuestruara. 
    Endri Shabani: Kjo bashki ka promovuar përdorimin e monopatinave për të lehtësuar trafikun, a ka një alernativë që bashkia do t’i jap atyre që i kanë blerë. Kjo bashki duhet që të kishte dhënë zgjidhje pas bllokimit të monopatinat dhe në vende të tjera bashkia ka ndërhyrë me një zgjidhje. Kjo bashkia e ka promovuar vet dhe sot bllokohen. Ju nuk mund të ngrini duart lartë dhe të thoni e ka Ministria e Brendshme’, tha ai. 
    Dorjan Teliti: Për monopatinat duam të dimë se çfarë ëhstë bërë, po shihen se atetet e sekuestruara po dëmtohen duke u hedhur në rimorkio. Ata i kanë blerë me lekë. 
    Në përgjigje, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani tha se bllokimi i monopatinave elektrike nuk është vendim i Bashkisë së Tiranës, ndërsa tha se transporti publik është alternativë që ofrohet për lëvizjen e qytetarëve. 
    ‘Bllokimi i monopatinave nuk është vendim i Bashkisë së Tiranës, nuk e di se kush ka qenë plani në lidhje me këtë, por nuk ka qenë vendim i bashkisë Tiranë. Ajo që është përgjigje në lidhje me një zgjidhje është transporti publik dhe korsitë e biçikletave’, tha ajo. 
    Debate ka pasur edhe mes këshilltarëve të opozitës dhe nënkryetarit të Këshillit Bashkiak Julian Hodaj.  Anëtarja e Këshillit Bashkiak Mirela Ruko e ‘Lëvizjes Bashkë’, pas miratimit të projektvendimeve, iu drejtua kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani se nuk ka kompetenca për të propozuar Këshillit Bashkiak projekt-akte që kanë të bëjnë me vizionin e bashkisë. 
    Por, nënkryetari i Këshillit Bashkiak Julian Hodaj, e ndërpreu në mënyrë të vazhdueshme Rukon edhe i fiku mikrofonin, ndërsa i kërkoi që të fokusohet tek pyetjet që ka për Ristanin. 
    Debatet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak:  
    Mirela Ruko: Zonja Ristani nga e gjeni ju të drejtën për ti propozuar këtij këshilli bashkiak projekt-aktet të cilat kanë të bëjnë me vizionin e bashkisë, për aq kohë se ju nuk jeni zgjedhur nga qytetarët e bashkisë së Tiranës. 
    (Julian Hodaj i fik mikrofonin Rukos) 
    Julian Hodaj: Ky është moment vetëm për pyetje, për çdo ankesë që ju keni do keni kohë më vonë. 
    Mirela Ruko: Për disa çështje nuk duhet kohë më vonë, nuk është legjitime. Nuk mund të ndërprisni mua fjalinë. Nuk kemi drejtim legjitim. Bashkia e Tiranës nuk ka kryetar. 
    Julian Hodaj: Mos me detyroni që të marrë masa disiplinore ndaj jush zonja Ruko. Ju heq të drejtën e fjalës për të gjithë seancën. 
    Mirela Ruko: Po nuk keni marrë masa për të korruptuarit, i merrni për mua 
    (Julian Hodaj i fik mikrofonin Rukos) 
    Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi të gjitha pikat në rendin e ditës, ku përfshiheshin një sërë projektvendimesh për mbështetjen për familjet në nevojë, trajtimin me banesa sociale, dhënien e ndihmës financiare për dëmet nga fatkeqësitë natyrore, si dhe investime strategjike në infrastrukturë dhe sport.  
    Më 12 tetor, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit njoftuan ndalimin e përkohshëm të përdorimit të monopatinave elektrike për shkak të rrezikut që mbartin deri në marrjen e masave të duhura. 

  • Teliti kritikon ndalimin e monopatinave: Vendim i paorganizuar, dëmton qytetarët dhe bizneset

    Teliti kritikon ndalimin e monopatinave: Vendim i paorganizuar, dëmton qytetarët dhe bizneset

    Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka kritikuar mënyrën sesi Bashkia dhe qeveria qendrore po menaxhojnë çështjen e monopatinave elektrike në kryeqytet.
    Në një intervistë në Syri TV, Teliti tha se ndalimi i përdorimit të tyre është bërë në mënyrë të paorganizuar, pa një vendim të mirëstudiuar dhe thjesht si reagim ndaj presioneve të momentit.
    Ai theksoi se shumë nga këto mjete janë të licencuara nga vetë Bashkia dhe se një qasje e tillë dëmton qytetarët dhe bizneset, ndërsa thekson dështimin e një planifikimi afatgjatë në menaxhimin e transportit alternativ në Tiranë.
    “Ju thoni që kemi 1-2 adoleshentë që bëjnë numra cirku? Janë me dhjetëra në rrugët e Tiranës ata që i japin keq makinës…Pra po ta mbash në kronologji, i bie që tashmë çdo gjë të bllokohet. Që kishte një problematikë në lidhje me menaxhimin e monopatinave, kishte. Që duhen rregulluar, duhen rregulluar. Por si ëdo gjë. Gjatë drejtimit të kësaj bashkie dhe qeverie, asgjë nuk merret bazuar në një vendim, në një plaftormë në një studim, të mirëstudiuar paraprakisht. Çdo gjë bëhet me presion dhe një njoftim në faqen e Facebook. Pas 24 orëve u bllokua përdorimi i tyre, jo në mënyrë të drejtë, duke mos i dhënë asnjë zgjidhje duke thënë thjesht që në të ardhmen do të dalim me një zgjidhje konkrete se çfarë do të bëjmë.
    Ka qenë disa vite më parë që ishte ish-kryetari i kësaj bashkie që është Erion Veliaj, i cili promovoi përdorimin e monopatinave në Tiranë. Nuk ishin të rrezikshme ato atëherë që qenkan sot? Kemi monopatina që janë të licencuara nga Bashkia e Tiranës në formatin e biznesit. Merren me qira nga qytetarë të ndryshëm të Tiranës, pavarësisht moshave të tyre. Janë licencuara nga kjo Bashki dhe nga kjo qeveri, pasi janë regjistruar në QKB e kështu me radhë. Nuk përbënin problem dje që bëjnë sot? Që duhen rregulluar dhe duhen menaxhuar më mirë masat e sigurisë, limitet e shpejtësisë, mënyrat e kalimit, patjetër që duheshin rregulluar. Por si çdo gjë tjetër që është bërë në këtë qeverisje gjatë këtyre 12 viteve në Shqipëri dhe 10 viteve në Tiranë. Asgjë nuk është bërë e menduar, asgjë nuk është bërë duke bërë një studim serioz.

  • SYRI TV/ Qytetarët protestë para policisë rrugore, qindra monopatina janë sekuestruar

    SYRI TV/ Qytetarët protestë para policisë rrugore, qindra monopatina janë sekuestruar

    Qytetarë dhe perfaqesues te bizneseve kane protestuar kete te merkure para drejtorise se Policise Rrugore ne Tirane kunder aksionit te qeverise për sekuestrimin e monopatinave. Ata thane se aksioni i policise eshte i paligjshem pasi kane vepruar pa nje ligj, por vetem me urdhrin e Ministres se Brendshme te dhene ne rrjete sociale. Nderkohe bizneset qe merren me shitjen e monopatine shprehen se ky aksion po i falimenton. Ata thone se nuk eshte zgjidhje bllokimi por vendosja e nje rregullore per qarkullimin e tyre.

    SYRI TV

    Qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar këtë të merkur përpara drejtorisë së Policisë Rrugore. Ata kanë kundërshtuar vendimin e ministres së brendëshme, Albana Kociu për ndalimin e qarkullimit të përdorimit të monopatinave si dhe aksionin e policisë për sekuestrimin e tyre. Qyetarët shprehen se veprimet e policisë për bllokimin e monopatinave janë të paligjshme, ndërsa thekojnë se nuk mund të njoftohet një vendim i tillë përmes rrjeteve sociale.

    Të pranishëm në protestë ishin edhe disa përfaqësues biznesi, të cilët merren me riparimin dhe shitjen e këtyre mjeteve. Këta të fundit deklaruan se një vendim i tillë, i con ata falimentimit

    Një përfaqësi e protestuesve u paraqitën në komisariat me dokumentacionin përkatës për të tërhequr një monopatinë të sekuestruar, ndërsa vunë re se edhe vet punonjësit e policisë shkonin me monopatin në punë

    Pas paraqitjes në komisariat, ata deklaruan se i ishte komunikuar se mjetet do jenë të bllokuara për 30 ditë, vendim të cilin gjithashtu e cilësuan si të pakuptimtë.

    Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, e shoqëruar  nga kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, deklaroi të dielën e kaluar ndalimin përkohësisht të qarkullimit të monopatinave elektrike në rrugë nëpërmjet një njoftimi në Facebook