Tag: monitorimit

  • Policia e Shtetit vë në funksion Qendrën Operacionale të Monitorimit Viziv, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar

    Policia e Shtetit vë në funksion Qendrën Operacionale të Monitorimit Viziv, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar

    Vihet në funksion në Policinë e Shtetit, Qendra Operacionale e Monitorimit Viziv, për ndjekjen e procedimeve penale, investim i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, së bashku me Zëvendësdrejtoreshën e Drejtorisë së Inteligjencës dhe Operacioneve Ndërkombëtare në Ministrinë e Brendshme të Britanisë së Madhe, Vikki Pullen, vizituan qendrën e re të monitorimit, e cila tashmë është në funksion të plotë.
    Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm Proda vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet Policisë së Shtetit dhe partnerëve britanikë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, si dhe shprehu mirënjohjen për këtë investim të rëndësishëm.
    “Ky është një investim me rëndësi të madhe për rritjen e cilësisë së ndjekjes së procedimeve penale dhe një tregues i besimit të ndërsjellë në luftën kundër krimit të organizuar.”, tha Ilir Proda.
    “Teknologjia dhe softueri modern i instaluar në këtë qendër do të forcojnë aftësitë operative, teknike dhe shkencore të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në ndjekjen dhe finalizimin e procedimeve penale.”, tha Vikki Pullen.
    Qendra e re mundëson:
    -mbështetje të vazhdueshme me informacion gjatë operacioneve të veçanta policore;-rrritje të kapaciteteve zbuluese dhe parandaluese, si dhe sigurimin me cilësi të lartë të provave shkencore;-zbatimin e teknikave moderne të hetimit, në përputhje me zhvillimet bashkëkohore.
    Krahas donacionit në pajisje dhe teknologji, u realizua edhe trajnimi i personelit operues.

  • Ende pa zgjidhje për ndotjen akustike, AKM me plan veprimi për 2026: Masave ligjore, administrative dhe…

    Ende pa zgjidhje për ndotjen akustike, AKM me plan veprimi për 2026: Masave ligjore, administrative dhe…

    foto ilustruese

    TIRANË- Shqipëria po përgatitet të hyjë në një fazë të re të monitorimit mjedisor, teksa Plani Kombëtar i Monitorimit të Mjedisit për vitin 2026 vë theksin tek menaxhimi dhe reduktimi i zhurmave në zonat urbane.
    Në mjediset urbane të vendit, zhurma është identifikuar prej vitesh si një nga faktorët më shqetësues të cilësisë së jetës, sidomos për shkak të trafikut, aktiviteteve ekonomike dhe zhvillimit të shpejtë urban. Raportimet e viteve të fundit tregojnë se disa zona të qyteteve kryesore regjistrojnë nivele të zhurmës mbi kufijtë e lejuar, duke e bërë monitorimin dhe ndërhyrjen të domosdoshme.
    Autoritetet përgjegjëse kanë prezantuar dokumentin e përditësuar të Planit Kombëtar të Veprimit për Menaxhimin e Zhurmës Mjedisore, një instrument strategjik që synon forcimin e kontrollit akustik në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe legjislacionin vendas.
    Plani parashikon ndërmarrjen e masave ligjore, administrative dhe organizative për të siguruar respektimin e niveleve të lejuara të zhurmës dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës.
    Ai bazohet në Ligjin nr. 9774, datë 12.7.2007, i ndryshuar me Ligjin nr. 50/2023, duke përcaktuar mënyrat e parandalimit, reduktimit dhe minimizimit të efekteve të dëmshme nga ekspozimi ndaj zhurmës.
    Në programin e monitorimit për vitin 2026 përfshihet matja e treguesve akustikë LaeqT për ditën dhe natën, me një frekuencë matjesh çdo 14 ditë në mënyrë 24-orëshe, të realizuara sipas kushteve të përcaktuara meteorologjike dhe standardeve teknike CEI 29-10 dhe EN 60804/1994.
    Aktualisht, rrjeti kombëtar i monitorimit përbëhet nga 67 stacione të planifikuara, prej të cilave 43 janë aktive në 11 qendra urbane, duke siguruar të dhëna të detajuara për vlerësimin e situatës së zhurmës në vend.
    Vendosja e këtij plani në agjendën e vitit 2026 konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt harmonizimit me praktikat europiane dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve. Për publikimin në Web, rekomandohet përdorimi i një sfondi informues me elemente të hartave akustike dhe grafikëve të nivelit të zhurmës, për të pasqyruar vizualisht fokusin e këtij procesi./Monitor

  • Atentati me dy viktima në Rinas/ Rama: Do të ishte zbardhur në kohë reale, nëse do të ishte “në këmbë” sistemi i monitorimit me kamera inteligjente

    Atentati me dy viktima në Rinas/ Rama: Do të ishte zbardhur në kohë reale, nëse do të ishte “në këmbë” sistemi i monitorimit me kamera inteligjente

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë atentatin e ndodhur në rreth rrotullimin e Rinasit me dy viktima, Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe miku i tij, efektivi i AMP-së Muçi Shaljani (Sheqeri).
    Rama  gjatë fjalës së tij në takimin me banorët e njësisë 2 tha se ngjarja do të ishte zbardhur në kohë reale, nëse do ishte “në këmbë” sistemi i monitorimit me kamera inteligjente.
    Rama: Me projektin e ri që më në fund do të nisim ta zbatojmë pas një zvarritje burokratike. Projekti i monitorimit me kamera inteligjente të qyteteve dhe të rrugëve kombëtare, është projekt strategjik për sigurinë, pastërtinë dhe sigurinë e prindërve në shkolla.

    Nëse do të kishim këtë sistem në këmbë, ngjarja e Rinasit do të ishte zbardhur në kohë reale, por nuk është problemi tek zbardhja, por në momentin që sistemi ekziston, parandalon në mënyrë efikase të gjitha llojet e shkeljeje që lidhen me rendin, qetësinë, rregullat e qarkullimit. Brenda këtij mandati, jo vetëm do e kemi këtë sistem, por do t’i shohim hajrin.
    /vizionplus.tv

  • Shkarkimi i Veliajt/ Kongresi i Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës sjell mision monitorimi në Shqipëri në 17-19 nëntor

    Shkarkimi i Veliajt/ Kongresi i Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës sjell mision monitorimi në Shqipëri në 17-19 nëntor

    Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori, i është drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me një letër ku e informon lidhur me vizitën e afërt të Komitetit të Monitorimit, i cili ka vendosur të zhvillojë një mision monitorimi në Shqipëri në datat 17-19 Nëntor 2025.

    Në letër theksohet se qëllimi kryesor i vizitave të këtij lloji është përgatitja e një raporti të përditësuar mbi gjendjen e demokracisë vendore dhe/ose rajonale në një vend të caktuar.
    “Ato synojnë ta arrijnë këtë përmes një dialogu të hapur dhe konstruktiv me autoritetet e atij vendi, në nivelet shtetërore, rajonale dhe vendore. Dua t’ju informoj se Komiteti i Monitorimit i Kongresit e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve që do të monitorohen në vitin 2025. Për rrjedhojë, propozohet një vizitë monitoruese në vendin tuaj për datat 17–19 nëntor 2025”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Vendore.
    Vizita e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale vjen në një kohë kur Gjykata Kushtetuese po shqyrton ankimin e Veliajt lidhur me shkarkimin nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

    Top Channel

  • Mision monitorimi në Shqipëri/ Shkarkimi i Veliajt, Kongresi i Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës sjell…

    Mision monitorimi në Shqipëri/ Shkarkimi i Veliajt, Kongresi i Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës sjell…

    Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori, i është drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me një letër ku e informon lidhur me vizitën e afërt të Komitetit të Monitorimit, i cili ka vendosur të zhvillojë një mision monitorimi në Shqipëri në datat 17-19 Nëntor 2025.
    Në letër theksohet se qëllimi kryesor i vizitave të këtij lloji është përgatitja e një raporti të përditësuar mbi gjendjen e demokracisë vendore dhe/ose rajonale në një vend të caktuar. “Ato synojnë ta arrijnë këtë përmes një dialogu të hapur dhe konstruktiv me autoritetet e atij vendi, në nivelet shtetërore, rajonale dhe vendore.
    Dua t’ju informoj se Komiteti i Monitorimit i Kongresit e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve që do të monitorohen në vitin 2025. Për rrjedhojë, propozohet një vizitë monitoruese në vendin tuaj për datat 17–19 nëntor 2025”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Vendore.
    Vizita e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale vjen në një kohë kur Gjykata Kushtetuese po shqyrton ankimin e Veliajt lidhur me shkarkimin nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

  • Shkarkimi i Veliajt / Kongresi i Autoriteteve Lokale në KE sjell mision monitorimi në Shqipëri

    Shkarkimi i Veliajt / Kongresi i Autoriteteve Lokale në KE sjell mision monitorimi në Shqipëri

    Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori, i është drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me një letër ku e informon lidhur me vizitën e afërt të Komitetit të Monitorimit, i cili ka vendosur të zhvillojë një mision monitorimi në Shqipëri në datat 17-19 Nëntor 2025.
    Në letër theksohet se qëllimi kryesor i vizitave të këtij lloji është përgatitja e një raporti të përditësuar mbi gjendjen e demokracisë vendore dhe/ose rajonale në një vend të caktuar.
    “Ato synojnë ta arrijnë këtë përmes një dialogu të hapur dhe konstruktiv me autoritetet e atij vendi, në nivelet shtetërore, rajonale dhe vendore. Dua t’ju informoj se Komiteti i Monitorimit i Kongresit e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve që do të monitorohen në vitin 2025. Për rrjedhojë, propozohet një vizitë monitoruese në vendin tuaj për datat 17–19 nëntor 2025”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Vendore.
    Vizita e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale vjen në një kohë kur Gjykata Kushtetuese po shqyrton ankimin e Veliajt lidhur me shkarkimin nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

  • Monitoruesi gjithpërfshirës i gjelbër, ndihmon në forcimin e efikasitetit të zbatimit të ligjeve mjedisore

    Monitoruesi gjithpërfshirës i gjelbër, ndihmon në forcimin e efikasitetit të zbatimit të ligjeve mjedisore

    Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit njoftoi se Kina ka krijuar rrjetin më të madh të monitorimit ekologjik dhe mjedisor në botë të mbështetur nga teknologji të përparuara, i cili do të ndihmojë në forcimin e efikasitetit të zbatimit të ligjeve mjedisore, shkruan “China Daily”.
    Ministri i Ekologjisë dhe Mjedisit, Huang Runqiu, deklaroi se numri i stacioneve të monitorimit që ministria mbikëqyr drejtpërdrejt në të gjithë vendin është mbi 33.000.
    Sipas tij, këto objekte mbulojnë të gjitha qytetet në nivel prefekture dhe më lart, pellgjet kryesore të lumenjve dhe zonat detare, duke monitoruar një gamë të gjerë elementësh, përfshirë ujin, ajrin, tokën, zhurmën, oqeanet dhe ekosistemet.
    Ministri gjithashtu vuri në dukje përparime të rëndësishme në bërjen e rrjetit të monitorimit më digjital dhe inteligjent, duke integruar teknologji të përparuara si të dhënat e mëdha, inteligjenca artificiale dhe “cloud computing”.
    Ai theksoi se ministria duhet t’i kalojë metodat e saj kryesore të marrjes së mostrave, analizës, funksionimit dhe mirëmbajtjes në monitorimin mjedisor nga përdorimi manual në të automatizuar, dixhital dhe inteligjent.
    Sipas ministrit, vendi ka arritur automatizim të plotë të procesit në procedurat e monitorimit mjedisor, siç janë marrja e mostrave, dorëzimi i tyre dhe testimi analitik.
    Ai zbuloi se transformimi inteligjent është zhvilluar në 143 stacione automatike të monitorimit të ajrit në rajonin Pekin-Tianjin-Hebei.
    Ministri Huang theksoi përdorimin me shpejtësi të përshpejtuar të inteligjencës artificiale në monitorimin mjedisor.

  • Alimehmeti: KiE afron me një vit misionin monitorues të Kartës Evropiane

    Alimehmeti: KiE afron me një vit misionin monitorues të Kartës Evropiane

    Ilir Alimehmeti, Sekretar i Shoqatës së Zyrtarëve të zgjedhur vendorë, thotë se Këshilli Evropian ka afruar me një vit misionin monitorues të implementimit të Kartës Evropiane në Shqipëri, ndryshe nga sa ishte parashikuar për në vitin 2026.
    Alimehmeti ka publikuar letrën e marrë nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit, në të cilën thuhet se po monitorojnë me kujdes situatën e vetëqeverisjes vendore në Shqipëri. Alimehmeti shprehet se kjo vjen në përgjigje të ndërhyrjeve sipas tij antikushtetuese të qeverisë në pushtetin lokal.
    “Ju falënderoj që na përcollët letrën e hapur nga Shoqata Shqiptare e Zyrtarëve të Zgjedhur Vendorë, të datës 12 korrik 2025, ku shpreheshin shqetësime lidhur me shkeljet e pretenduara të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore.  Dua t’ju informoj se Komiteti i Monitorimit të Kongresit po ndjek me kujdes situatën e vetëqeverisjes vendore në Shqipëri. Ai ka vendosur të rishikojë kalendarin e monitorimit të zbatimit të Kartës në vendin tuaj, i cili fillimisht ishte planifikuar për vitin 2026, duke e zhvendosur atë për semestrin e dytë të vitit 2025. Letra juaj e hapur i është përcjellë raportuesve të Kongresit për zbatimin e Kartës në Shqipëri.  Sekretariati do ta mbajë Shoqatën të informuar për vizitën e monitorimit të Kongresit në Shqipëri, në kohën e duhur”, thuhet në letrën që ka marrë Alimehmeti.
    Letra vjen pas një shkrese të depozituar nga demokrati më 12 korrik. Teksa ka ndarë letrën, Alimehmeti ka shkruar:
    “Në përgjigje të ndërhyrjeve antikushtetuese, antiligjore dhe kundër Kartës Europiane të pushtetit lokal nga ana e qeverisë, pas përpjekjeve dhe takimeve të shumta me diplomatë dhe partnerë ndërkombëtarë Këshilli i Europës (Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale) vendosi afrimin me një vit të datës së monitorimit të implementimit të Kartës Europiane në Shqipëri në vjeshtën e këtij viti, ndërkohë që ishte prashikuar për vitin 2026”.
    Pushteti vendor u prek nga një ‘valë dorëheqjesh’ pas kritikave të kryeministrit Edi Rama dhe kërkesës për një ‘riformartim’ total nga drejtorët, nënkryetarët e bashkive dhe deri te drejtuesit e njësive administrative.
    Letra që ka marrë Alimehmeti nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit Evropian
     

  • RAPORTI – Mbi limit ditë e natë në gjithë vendin, zhurmat po na shurdhojnë, ja qytetet që kryesojnë…

    RAPORTI – Mbi limit ditë e natë në gjithë vendin, zhurmat po na shurdhojnë, ja qytetet që kryesojnë…

    Shqipëria është një kakofoni që nuk gjen qetësi ditën e as natën. Përditshmëria përkufizohet nga bori makinash, zhurmë marmitash, frenime e dhënie gazi të befta, fishkëllima e ulërima, kantiere ndërtimi e shumë si këto. Trafiku është shkaktari kryesor i zhurmave por jo i vetmi. Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit referon se në çdo qytet ku është matur niveli i zhurmave ai ka rezultuar më i lartë se niveli limit që duhet të kenë ato. Lushnja është i vetmi qytet që qëndron brenda limiteve gjatë ditës dhe natës ndërkohë që Kukësi dhe Përmeti vetëm natën.
    “Monitorimi i zhurmave është kryer në qytetet Tiranë Shkodër Vlorë, Lezhë, Kukës, Korçë, Pogradec, Berat, Sarandë, Gjirokastër, Fier, Përmet, Lushnje. Bazuar mbi të dhënat e monitorimit gjatë vitit 2024, niveli i zhurmave tejkalon vlerat limite për periudhën e ditës (55 dB) në të gjitha qytetet e monitoruara duke përjashtuar qytetin Lushnje.
    Për periudhën e natës (45 dB) niveli i zhurmave në qytetet Kukës, Përmet dhe Lushnje është brenda vlerave limite ndërsa në qytetet e tjera të monitoruara, tejkalon vlerat limite. Shkaktari kryesor i emetimit të zhurmave është trafiku rrugor. Gjithashtu dhe lokalet gjenerojnë zhurma si ditën ashtu dhe natën” thuhet në raport.
    Sipas dokumentit bazuar në të dhënat e monitorimit të zhurmave ditën niveli më i lartë i zhurmave është vlerësuar në qytetin Tiranës ku kemi tejkalim të normës në masën 15.1 %, Vlorës 14.7%, Sarandës 13.6%, Gjirokastrës 11.1%. Nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit, Përmetit dhe Lushnjës. Trafiku rrugor është një fenomen i karakterit të rastësishëm, për këtë arsye themi që ndikimi i trafikut ose i çdo faktori tjetër të jashtëm që shkakton zhurmë në momentin e monitorimit mund të jetë shkaktari i uljes apo rritjes së nivelit të zhurmave urbane në qytetet që monitorohen.
    Sa i takon monitorimit të zhurmave gjatë natës të dhënat tregojnë se niveli më i lartë është monitoruar në qytetin e Vlorës ku kemi tejkalim të normës me 18.75 %, Tiranës me 16.51% dhe Sarandës me 14.6% dhe nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit, Përmetit dhe Lushnjës. /Monitor/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “Zhurmat po na shurdhojnë”/ Raporti: Mbi limit ditë e natë në gjithë vendin, kryeson Tirana

    “Zhurmat po na shurdhojnë”/ Raporti: Mbi limit ditë e natë në gjithë vendin, kryeson Tirana

    Foto ilustruese

    TIRANË- Shqipëria është një kakofoni që nuk gjen qetësi ditën e as natën. Përditshmëria përkufizohet nga bori makinash, zhurmë marmitash, frenime e dhënie gazi të befta, fishkëllima e ulërima, kantiere ndërtimi e shumë si këto. Trafiku është shkaktari kryesor i zhurmave por jo i vetmi. Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit referon se në çdo qytet ku është matur niveli i zhurmave ai ka rezultuar më i lartë se niveli limit që duhet të kenë ato. Lushnja është i vetmi qytet që qëndron brenda limiteve gjatë ditës dhe natës ndërkohë që Kukësi dhe Përmeti vetëm natën.
    “Monitorimi i zhurmave është kryer në qytetet Tiranë Shkodër Vlorë, Lezhë, Kukës, Korçë, Pogradec, Berat, Sarandë, Gjirokastër, Fier, Përmet, Lushnje. Bazuar mbi të dhënat e monitorimit gjatë vitit 2024, niveli i zhurmave tejkalon vlerat limite për periudhën e ditës (55 dB) në të gjitha qytetet e monitoruara duke përjashtuar qytetin Lushnje.
    Për periudhën e natës (45 dB) niveli i zhurmave në qytetet Kukës, Përmet dhe Lushnje është brenda vlerave limite ndërsa në qytetet e tjera të monitoruara, tejkalon vlerat limite. Shkaktari kryesor i emetimit të zhurmave është trafiku rrugor. Gjithashtu dhe lokalet gjenerojnë zhurma si ditën ashtu dhe natën” thuhet në raport.
    Sipas dokumentit bazuar në të dhënat e monitorimit të zhurmave ditën niveli më i lartë i zhurmave është vlerësuar në qytetin Tiranës ku kemi tejkalim të normës në masën 15.1 %, Vlorës 14.7%, Sarandës 13.6%, Gjirokastrës 11.1%. Nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit, Përmetit dhe Lushnjës. Trafiku rrugor është një fenomen i karakterit të rastësishëm, për këtë arsye themi që ndikimi i trafikut ose i çdo faktori tjetër të jashtëm që shkakton zhurmë në momentin e monitorimit mund të jetë shkaktari i uljes apo rritjes së nivelit të zhurmave urbane në qytetet që monitorohen.
    Sa i takon monitorimit të zhurmave gjatë natës të dhënat tregojnë se niveli më i lartë është monitoruar në qytetin e Vlorës ku kemi tejkalim të normës me 18.75 %, Tiranës me 16.51% dhe Sarandës me 14.6% dhe nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit, Përmetit dhe Lushnjës./ MONITOR