Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: monitor
-

KESH bleu 189 milionë euro energji deri në fund të gushtit
Blerjet e energjisë nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) nga janari deri në fund të gushtit kapën vlerën 189 milionë euro.Të dhënat e publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se KESH, për të plotësuar detyrimin e tij të shërbimit publik që rrjedh nga vendime të miratuara nga qeveria në vitin 2022, ka kryer blerje çdo muaj, me përjashtim të prillit dhe majit.Konkretisht, sipas të dhënave, dy muajt që rezultojnë me vlera më të larta janë korriku dhe gushti, të cilët normalisht pasqyrojnë pamundësinë për të prodhuar nga hidrocentralet për shkak të kushteve të vështira hidrike që ka shfaqur ky vit.Ndërkohë, kjo është edhe periudha kur vendi ynë importon ose blen energji në tregun e lirë në mënyrë tradicionale, për shkak të varësisë së lartë nga “hidro”. Megjithatë, çmimet kanë rezultuar më të ulëta sesa çmimet mesatare me të cilat është blerë energjia në janar dhe shkurt.Teksa vlera totale ishte 189 milionë euro me TVSH, sasia e energjisë e blerë nga KESH ka qenë mbi 1.23 milionë MWh, me një çmim mesatar prej 127.55 euro/MWh.Më herët, në një intervistë për “Monitor”, administratori i KESH-it pranoi se ky ka qenë një vit jashtëzakonisht i vështirë dhe se korporatës i është dashur të shohë me kujdes optimizimin dhe blerjet në kushtet kur edhe situata hidrike është shfaqur tepër problematike.KESH, në qendër të reformës energjetike“Gjatë këtij viti, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare është përballur me një situatë hidrike jashtëzakonisht të vështirë. Prurjet mesatare në kaskadën e Drinit kanë rezultuar rreth 120 m³/s, ndjeshëm më të ulëta se mesatarja 30-vjeçare prej 182 m³/s, çka përbën një deficit prej rreth 34%.Kjo mungesë uji ka ndikuar drejtpërdrejt në rezervën energjetike dhe në rendimentin e kapacitetit prodhues të hidrocentraleve. Nisur nga kushtet hidrike aktuale, vlerësojmë se prodhimi total vjetor pritet të arrijë rreth 3,180 GWh, ose afërsisht 1,146 GWh më pak se mesatarja historike,” nënvizoi administratori Erald Elezi./ N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri
Gati dy vjet pas raportit hetues mbi mundësinë e keqpërdorimit të fondeve të Bashkimit Europian të destinuara për bujqësinë në Shqipëri, Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ka konfirmuar se hetimet kanë zbuluar parregullsi në zbatimin e programit IPARD.
Në një intervistë të posaçme për “Monitor”, Salla Saastamoinen, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e OLAF, tha se “33 milionë euro fonde janë identifikuar si potencialisht të përdorura në mënyrë të papërshtatshme” dhe se “si pasojë, Komisioni Europian vendosi ngrirjen e fondeve IPARD për Shqipërinë, me një total prej 112 milionë eurosh, derisa të merren masat e nevojshme.”
“Ne, si Zyra Europiane Kundër Mashtrimit, ndjekim paratë e Bashkimit Europian kudo që shkojnë edhe jashtë territorit të Unionit, në vendet kandidate si Shqipëria,” – tha Saastamoinen për Monitor.
Sipas saj, hetimi kishte për qëllim të identifikonte nëse kishte keqpërdorime të fondeve IPARD, të cilat synojnë mbështetjen e zhvillimit rural dhe modernizimin e bujqësisë shqiptare. “Hetuam dhe gjetëm prova që kishte parregullsi,” – theksoi ajo.
Raporti i OLAF i dërgoi Komisionit Europian rekomandime financiare dhe konstatime ligjore, por zbatimi i masave është në dorën e autoriteteve kompetente të BE-së dhe të qeverisë shqiptare.
“Ne nuk jemi ata që zbatojmë ndëshkimet. Roli ynë është të japim rekomandime dhe të sigurohemi që fondet e Unionit mbrohen. Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme për Bujqësinë në Komisionin Europian vendosi ngrirjen e fondeve derisa Shqipëria të ndërmarrë hapat e duhur,” – shpjegoi Saastamoinen.
Masat e marra në Shqipëri
Pas publikimit të gjetjeve, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka nisur procedura për rikthimin e fondeve nga përfituesit që kanë rezultuar me shkelje. Sipas të dhënave publike, dhjetëra bizneseve u është kërkuar të kthejnë grantet IPARD, ndërsa për disa raste të veçanta janë dërguar dokumentet për ndjekje gjyqësore.
Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka miratuar Strategjinë Kombëtare Antimashtrim, një dokument të hartuar në bashkëpunim me OLAF.
“Ne kemi dhënë komente për rëndësinë e vlerësimit të rrezikut dhe krijimin e kanaleve të raportimit të parregullsive. Jemi të kënaqur që këto elemente janë reflektuar në versionin përfundimtar,” – tha Saastamoinen për Monitor.
Sipas saj, bashkëpunimi me autoritetet shqiptare “ka ardhur duke u përmirësuar”. Në fillim, sqaroi ajo, kishte paqartësi lidhur me kompetencat hetimore dhe procedurat, por tani komunikimi është më i qartë dhe strukturat shqiptare po ofrojnë mbështetje në terren.
Programi IPARD II, me një fond total prej 112 milionë eurosh, ishte ndër instrumentet kryesore të Bashkimit Europian për të mbështetur zhvillimin rural dhe bujqësinë shqiptare. Hetimet e OLAF kanë zbuluar parregullsi në mënyrën si janë dhënë grantet, përfshirë dyshime për kontrata të manipuluara dhe përdorim të fondeve për qëllime jashtë kritereve të përcaktuara./Monitor -

Intervista me OLAF, si u keqpërdoren 33 mln eurot e BE nga fondet e IPARD
Gati dy vjet pas raportit hetues mbi mundësinë e keqpërdorimit të fondeve të Bashkimit Europian të destinuara për bujqësinë në Shqipëri, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ka konfirmuar se hetimet kanë zbuluar parregullsi në zbatimin e programit IPARD.Në një intervistë të posaçme për Monitor, Salla Saastamoinen, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e OLAF, tha se “33 milionë euro fonde janë identifikuar si potencialisht të përdorura në mënyrë të papërshtatshme” dhe se “si pasojë, Komisioni Europian vendosi ngrirjen e fondeve IPARD për Shqipërinë, me një total prej 112 milionë eurosh, derisa të merren masat e nevojshme.”“Ne, si Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, ndjekim paratë e Bashkimit Europian kudo që shkojnë edhe jashtë territorit të Unionit, në vendet kandidate si Shqipëria,” – tha Saastamoinen për Monitor.Sipas saj, hetimi kishte për qëllim të identifikonte nëse kishte keqpërdorime të fondeve IPARD, të cilat synojnë mbështetjen e zhvillimit rural dhe modernizimin e bujqësisë shqiptare. “Hetuam dhe gjetëm prova që kishte parregullsi,” – theksoi ajo.Raporti i OLAF i dërgoi Komisionit Europian rekomandime financiare dhe konstatime ligjore, por zbatimi i masave është në dorën e autoriteteve kompetente të BE-së dhe të qeverisë shqiptare.“Ne nuk jemi ata që zbatojmë ndëshkimet. Roli ynë është të japim rekomandime dhe të sigurohemi që fondet e Unionit mbrohen. Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme për Bujqësinë në Komisionin Europian vendosi ngrirjen e fondeve derisa Shqipëria të ndërmarrë hapat e duhur,” – shpjegoi Saastamoinen.Masat e marra në ShqipëriPas publikimit të gjetjeve, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka nisur procedura për rikthimin e fondeve nga përfituesit që kanë rezultuar me shkelje. Sipas të dhënave publike, dhjetëra bizneseve u është kërkuar të kthejnë grantet IPARD, ndërsa për disa raste të veçanta janë dërguar dokumentet për ndjekje gjyqësore.Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka miratuar Strategjinë Kombëtare Antimashtrim, një dokument të hartuar në bashkëpunim me OLAF.“Ne kemi dhënë komente për rëndësinë e vlerësimit të rrezikut dhe krijimin e kanaleve të raportimit të parregullsive. Jemi të kënaqur që këto elemente janë reflektuar në versionin përfundimtar,” – tha Saastamoinen për Monitor.Sipas saj, bashkëpunimi me autoritetet shqiptare “ka ardhur duke u përmirësuar”. Në fillim, sqaroi ajo, kishte paqartësi lidhur me kompetencat hetimore dhe procedurat, por tani komunikimi është më i qartë dhe strukturat shqiptare po ofrojnë mbështetje në terren.Programi IPARD II, me një fond total prej 112 milionë eurosh, ishte ndër instrumentet kryesore të Bashkimit Europian për të mbështetur zhvillimin rural dhe bujqësinë shqiptare. Hetimet e OLAF kanë zbuluar parregullsi në mënyrën si janë dhënë grantet, përfshirë dyshime për kontrata të manipuluara dhe përdorim të fondeve për qëllime jashtë kritereve të përcaktuara./D.HykaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Çmimi Nobel për Fizikën 2025: Zbulimi kuantik që bashkoi botën mikroskopike me atë makroskopike
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Çmimi Nobel për Fizikën 2025: Zbulimi i efekteve kuantike në një qark elektrik
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Mikrofinanca frenon kredinë, por jo të ardhurat
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë
Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.Të dhënat zyrtare nga Eurostat për vitin 2024 tregojnë se Shqipëria është vendi i dytë më i lirë në Europë për çmimet në restorante dhe hotele, me kosto sa gjysma e mesatares europiane (52.3% e mesatares së BE-së).Ky indeks mat nivelin e çmimeve krahasuar me mesataren europiane, e cila është vendosur në 100%. Vetëm Maqedonia e Veriut, me një indeks prej 49.5, është më e lirë se Shqipëria në këtë kategori.Kjo do të thotë se ushqimi në restorante dhe akomodimi në Shqipëri kushtojnë gati 50% më pak se mesatarja e vendeve të BE-së. Shqipëria është më e lirë se vende të rajonit si Turqia (68.9), Rumania (68.5) apo Bullgaria (53.2) – dhe shumë më e lirë se shtete si Italia (106.9), Franca (110.0) apo Gjermania (112.1).Përveç të dhënave zyrtare nga Eurostat, edhe platforma ndërkombëtare Numbeo konfirmon se Tirana është një nga qytetet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë. Sipas Numbeo-s, një vakt i thjeshtë për një person kushton mesatarisht 9 euro, ndërsa një darkë për dy persona, në një restorant me çmim mesatar është rreth 22.50 euro. Këto çmime janë dukshëm më të ulëta krahasuar me qytete si Roma (15€/33€), Athina (15€/27€) apo Parisi (15€/31€) – pa përmendur kryeqytete si Stokholmi ku një darkë e ngjashme kap 51 euro.Në këtë kontekst, të dhënat nga Eurostat dhe Numbeo plotësojnë njëra-tjetrën, Shqipëria jo vetëm që renditet e dyta më e lirë në Europë për restorante e hotele, por ofron gjithashtu një raport cilësi–çmim shumë konkurrues, veçanërisht për turistët nga Europa Perëndimore që në vendin e tyre do të paguanin dyfish për të njëjtën përvojë.Burimi: Sondazhi i Monitor me 250 turistëMedia e njohur “Travel and Tour World” e cilëson Shqipërinë si një nga destinacionet më të përballueshme në Mesdhe, krahasuar me Spanjën apo Greqinë. Ajo veçon Sarandën si një “Ibiza me çmime të buta”, ku një darkë për dy kushton rreth 5,000 lekë dhe një birrë vetëm 250 lekë. Sipas medias, turistët po e zgjedhin Shqipërinë për çmimet e ulëta, atmosferën e qetë dhe përvojën autentike që ofron.Ky avantazh e bën Shqipërinë një destinacion gjithnjë e më tërheqës për turistët që kërkojnë përvoja kulinare dhe kulturore me çmime të përballueshme. Por ekspertët paralajmërojnë se ruajtja e këtij avantazhi kërkon kujdes në menaxhimin e cilësisë, që çmimet e ulëta të mos kthehen në sinjal të një shërbimi të dobët.Në këtë sfond, Enri Jahaj, kryetar i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, paralajmëron: “Restorantet nuk mund të ofrojnë standard cilësor me kosto të ulët, pasi qiratë dhe pagat po standardizohen drejt rajonit.”Burimi: Sondazhi i Monitor me 250 turistëPor, nëse Shqipëria zgjedh të ndjekë rrugën e rritjes së çmimeve pa një strategji të qartë për të ruajtur cilësinë dhe identitetin gastronomik, rrezikon të përballet me të njëjtin fat si Kroacia. Sipas raportimeve të fundit nga “Daily Express”, në shumë zona bregdetare kroate, përvoja ushqimore është kthyer në një nga ankesat kryesore të turistëve. Rritja e çmimeve nuk është shoqëruar me përmirësim të cilësisë – përkundrazi, siç raportojnë vetë pushuesit, “ushqimi nuk është më aq i freskët dhe tradicional sa dikur”. Kjo ka sjellë rënie të ndjeshme të numrit të vizitorëve, veçanërisht në segmentin që kërkon përvoja autentike dhe të përballueshme.Kjo duhet të shërbejë si një paralajmërim për Shqipërinë, ku ende ekziston një mundësi reale për të ndërtuar një identitet të qëndrueshëm rreth kuzhinës vendase. Siç thekson Jurgen Bame, nga “Era Restaurant”, “çmimet e ulëta janë përparësi, por nuk duhet të jenë qëllimi kryesor – prioritet duhet të mbetet ofrimi i një përvoje të mirëfilltë, të kujdesshme dhe me standard.”Përballja me sfidat e brendshme kërkon më shumë sesa mbajtja artificiale e çmimeve të ulëta. Enri Jahaj thekson se “sfida më e madhe është punësimi, mbajtja e ulët e shpenzimeve dhe bashkëpunimi i sektorit së bashku”. Në mungesë të kësaj qasjeje kolektive dhe mbështetjes për ruajtjen e cilësisë me një kosto të arsyeshme, edhe vetë avantazhi aktual i Shqipërisë mund të venitet, duke i hapur rrugë një cikli rënës në turizmin gastronomik./ Armela Toskahttps://monitor.al/shija-e-turizmit-si-po-rikthehet-tradita-e-taves-se-kosit-lakrorit-apo-petullave-te-fshira/ Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Origjina e krizës serbe: Belgrade Waterfront, paradoksi i një “Dubai” ballkanik
Një projekt gjigant i pasurive të paluajtshme, me ndikim të madh ekonomik e social, Belgrade Waterfront, është bërë simbol i një vizioni politik dhe të menaxhimit të tokës, që po sfidohet gjithnjë e më shumë nga opinioni publik në Serbi.Tre vizione të qytetit dhe shoqërisëPlanifikimi urban nuk është thjesht shpërndarje hapësirash, por pasqyrë e vizionit shoqëror dhe politik. Historia e Beogradit përfaqësohet nga tre projekte kryesore. Novi Beograd i viteve ’50 ishte utopia racionaliste socialiste: blloqe të vendosura me rregull, hapësira të gjelbra, shërbime publike dhe qasje e barabartë në banim. Arkitektura brutaliste dhe organizimi funksional synonin të reflektonin modernizimin e shtetit jugosllav. Banimi shihej si e drejtë, jo si mall tregu, dhe zona ishte një qendër e gjallë ku jetesa, puna, arsimi dhe argëtimi ndërthureshin.Cerak Vinogradi i viteve ’70-’80 shënoi një kthesë drejt “përmasës njerëzore”. Ndërtesat u ulën në gjashtë kate, u integruan në kodra dhe u veshën me tulla që të harmonizoheshin me natyrën. Hapësirat publike ishin më intime, shërbimet bazë ishin brenda kompleksit, dhe stili arkitektonik sillte frymë borgjeze e privatësi më të madhe. Ishte largimi i heshtur nga idealet kolektiviste dhe një orientim drejt cilësisë individuale të jetës.Belgrade Waterfront: kapitali global në brigjet e DanubitNë kohën e Aleksandar Vuçiç, një zonë e degraduar buzë lumit u shndërrua në një kompleks gjigant me mbi 30 ndërtesa nga 8 deri në 20 kate, qendrën tregtare “Galerija” dhe kullën 168 metra të lartë “Belgrade Tower”. Ligji special i vitit 2015 i dha kompanisë private Belgrade Waterfront kontroll mbi 177 hektarë tokë, duke e nxjerrë jashtë procedurave dhe taksave të zakonshme. Projekti është 68% në pronësi të Eagle Hills nga Abu Dhabi dhe 32% të shtetit serb, duke përfaqësuar një privatizim de facto të një pjese strategjike të qytetit.Plani parashikon ndërtimin e mbi 10,000 apartamenteve me çmime nga 3,500 deri në 10,000 euro për metër katror, shumë larg mundësive të shumicës së serbëve. Hapësirat e gjelbra janë minimale, parqet artificiale vendosen mbi pllakë betoni dhe dendësia e ndërtimeve është e krahasueshme me lagjet në Azi. Shërbimet tregtare janë të orientuara për klientelë të pasur vendase dhe të huaj, pa hapësira të vërteta komunitare si sheshe publike, objekte kulturore apo sportive.Një modernitet i huajBelgrade Waterfront nuk ofron një jetë komunitare të mirëfilltë, por është një hapësirë pa identitet sipas Marc Augé, një vend që vizitohet për argëtim apo blerje, por që nuk ndërtohen lidhje shoqërore. Për shumë banorë të Beogradit, kompleksi perceptohet si i huaj, jo vetëm në stilin arkitektonik por edhe në frymën e tij.Mesazhi i modernitetit që përcjell projekti lidhet me pasuri materiale, konsum të shtrenjtë, imazh të kuruar dhe izolim social. Kjo bie në kontrast të plotë me vizionet e mëparshme urbane që kishin në thelb integrimin dhe të mirën e përbashkët. Për ironi, një qeveri që shpallet mbrojtëse e identitetit kombëtar ka krijuar një enklavë për të pasurit, duke dorëzuar një pjesë kyçe të qytetit në duart e një zhvilluesi të huaj.Në vend që të bëhej simbol i modernizimit gjithëpërfshirës, Belgrade Waterfront është kthyer në një metaforë të pabarazisë, përqendrimit të pasurisë dhe humbjes së kontrollit publik mbi territorin. Për shumë serbë, siluetat dhe dritat e kullave të tij thjesht ndriçojnë defektet e vjetra të politikës kombëtare: korrupsionin, arbitrazhin dhe favorizimin e interesave të tjera mbi ato të qytetarëve. / Serbian Monitor Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Ndërtime kudo, por Institucionet “fshehin” lejet, raportohen vetëm bashkitë
INSTAT raportoi se në tremujorin e dytë të vitit 2025, janë miratuar 352 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, duke shënuar një ulje prej 0,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ku u miratuan 354 leje.Po sipas INSTAT, sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet në këtë tremujor, është 278.389 m², duke shënuar një ulje prej 67,0 %, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024 (844.137 m²). Vlera e përafërt e projekteve të miratuara (që përfshin si ndërtesat ashtu edhe punimet inxhinierike) arriti në 18,4 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 45,5 %, krahasuar me një vit më parë (33,7 miliardë lekë). Qarku i Durrësit mban peshën kryesore me 156 leje ndërtimi të reja dhe sipërfaqe ndërtimi 129.617 m². Ka rritje domethënëse e vlerës së projekteve ndërtimore u regjistrua në qarqet Durrës, Korçë dhe Shkodër.Megjithatë, të dhënat e INSTAT nuk tregojnë situatën reale. Vetë instituti i statistikave sqaron se Botimi i statistikave mbi lejet e ndërtimit mbështetet aktualisht vetëm në të dhënat e siguruara nga bashkitë, të cilat janë autoritetet kryesore për dhënien dhe raportimin e këtyre lejeve. Megjithatë, VKM nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar, përcakton se në procesin e miratimit të lejeve të ndërtimit përfshihen edhe institucione të tjera përgjegjëse, përveç bashkive. Duke qenë se ende nuk ka një raportim të standardizuar dhe të plotë nga të gjitha këto ente pranë INSTAT, të dhënat e publikuara për tremujorin e dytë bazohen vetëm në burimet bashkiake. Për këtë arsye, publikimi aktual nuk mund të krahasohet plotësisht me periudhat e ardhshme, deri në momentin që të gjitha institucionet përgjegjëse do të përfshihen në mënyrë të unifikuar në procesin e raportimit statistikor.Gjatë vitet të fundit Këshilli Kombëtar i Territorit që është institucioni kryesor që jep lejet për projektet e mëdha dhe ndërtesat shumëkatëshe ka dhënë leje të shumta, si për qiell gërvishtës në kryeqytet, ashtu dhe resortet turistike në bregdet. Këto të dhënat duket se mbahen “sekret” dhe do të duhet kohë që të kuptohet situata reale me ndërtimet në vend.https://monitor.al/vendimet-e-kktu-turizmi-nxits-shumekateshit-ne-bregdet-shtohen-edhe-kullat-neper-tirane/https://monitor.al/kktu-miraton-disa-leje-per-kulla-hotele-rruge-dhe-planin-per-durana-tech-park/https://monitor.al/qeveria-kulla-per-vete-dhe-per-privatet-kkt-kaloi-disa-projekte-nga-shtatori-ne-nentor/Në vitin 2024, vetëm në kryeqytet u dha për leje ndërtimi një sipërfaqe rekord prej gati 2 milionë metra katror, më i madhi historik për kryeqytetin. Këto leje duan të paktën 1-2 vjet kohë që të reflektohen në punime në terren. Që nga viti 2018, kur ka filluar vala e re e ndërtimeve në kryeqytet janë dhënë mbi 10 milionë metra katror leje ndërtimi. Ndërkohë projekte të tjera pritet të fillonë bazuar në lejet e fundit të dhëna nga Këshillit Kombëtar i Territorit.Burimi: INSTAT Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
