Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Full Scan” në Durrës, gjatë të cilit janë sekuestruar lëndë narkotike, armë zjarri, bizhuteri dhe vlera monetare, ndërsa është arrestuar në flagrancë poseduesi i tyre.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për futje të drogeve, armëve dhe vlerave monetare në vend.
Gjatë kontrollit në Portin e Durrësit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve zbuluan në autousin e D. F., 42 vjeç, banues në Vlorë, një sasi 92 gramë lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe disa bizhuteri të dyshuara flori.
Në kontrollin e brendshëm u zbuluan gjithashtu:
29,000 euro në vlera monetare,
një armë zjarri tip pistoletë me pesë krehra.
Pas këtyre gjetjeve, D.F. u arrestua në flagrancë për veprat penale:
“Trafikim i lëndëve narkotike”,
“Trafikim i armëve dhe i municionit”,
Disa forma të kontrabandës me mallra të ndaluara, të kufizuara ose me akcizë,
“Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”,
“Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Tag: monetare
-

Arrestohet një person në Durrës: Sekuestrohen drogë, armë, bizhuteri dhe para
-

“Kreditimi po nxit ekonominë”, kreu i departamentit të politikës monetare: Inflacioni nën kontroll, rritja ekonomike zgjerim me 3.6%
Kreditimi në rritje dhe likuiditeti po japin shtysë për rritjen e ekonomisë shqiptare.
Sipas analizës më të fundit të Bankës së Shqipërisë për raportin e politikës monetare, sistemi bankar po vijon mbështetjen me financime bizneset dhe familjet, teksa kredia hipotekore vijon rritjen ndërsa ajo konsumatore rënien.
“Inflacioni mbetet në kontroll, rritja ekonomike është pranë potencialit dhe tregjet financiare shfaqin stabilitet të lartë. Kushtet monetare dhe financiare janë stimuluese për aktivitetin ekonomik”, tha Erald themeli, drejtor i Departamentit të Dolitikës Monetare.
Ecurisë e kursit të këmbimit Banka e Shqipërisë e vlerëson të qëdnrueshme ndërsa thekson se kushtet në treg mbeten të favorshme për zgjerimin e konsumit dhe investimeve private.
“Presim që këto trende të vijojnë edhe në muajt në vijim. Rritja ekonomike do të mbështetet nga kërkesa e brendshme, turizmi dhe një politikë fiskale e balancuar”, shprehet Themeli.
Për vitin 2026, pritshmëritë e Bankës Qendrore janë për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe kthim të inflacionit në objektivin 3%, ndërsa norma bazë e interesit mbetet në 2.5%, në funksion të stabilitetit të çmimeve dhe ruajtjes së ekuilibrave financiarë në vend.
Top Channel
-

Sejko takon misionin e FMN: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme. Inflacioni pranë objektivit dhe sektori bankar i fortë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi sot një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Anke Weber, shefe e Misionit për Shqipërinë. Qëllimi i vizitës së Misionit në Shqipëri ishte zhvillimi i dialogut periodik me autoritetet shqiptare mbi zhvillimet ekonomike, monetare e financiare, si dhe politikat e duhura për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit monetar e financiar të vendit.
Diskutimet u fokusuan mbi zhvillimet më të fundit ekonomike e financiare në vend, dhe perspektivën e tyre për të ardhmen; politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë; si dhe masat e marra për ruajtjen dhe forcimin e shëndetit të sektorit bankar dhe stabilitetit financiar të vendit. Guvernatori Sejko i njohu bashkëbiseduesit me zhvillimet më të fundit në ekonominë vendase. Ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri të lartë përballë sfidave globale, duke ruajtur ritme të qëndrueshme rritjeje dhe stabilitet makroekonomik. Vendi ka shënuar rritje ekonomike, inflacion të ulët e të qëndrueshëm, si dhe një sistem financiar të shëndoshë. Këto arritje janë reflektuar edhe në përmirësimin e vlerësimeve nga agjencitë ndërkombëtare Moody’s dhe S&P.Në gjysmën e parë të vitit 2025, ekonomia u rrit me 3.6%, e mbështetur kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe turizmi. Papunësia ra në nivelin historik prej 8.5%, ndërsa pagat reale u rritën me ritme të larta. Inflacioni po afrohet gradualisht drejt objektivit 3%, ndërkohë që politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka mbetur akomoduese në mbështetje të këtij procesi, duke krijuar kushte të përshtatshme monetare për përmbushjen e objektivit të stabilitetit të çmimeve.
Duke u ndalur në ecurinë e sektorit bankar, Guvernatori u shpreh se ai mbetet i qëndrueshëm, likuid dhe i mirëkapitalizuar, ndërsa kreditimi ndaj sektorit privat ka vazhduar të rritet me ritme të forta. Në planin fiskal, politika konsoliduese ka vendosur borxhin publik në trajektore zbritëse, duke forcuar qëndrueshmërinë fiskale. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar shprehën mbështetjen e tyre për politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë dhe kontributin e rëndësishëm të saj në stabilitetin monetar e financiar. Politika akomoduese ka mbështetur kreditimin dhe aktivitetin ekonomik, pa gjeneruar presione inflacioniste.
Ata vlerësuan pozitivisht nismat e mara nga Banka e Shqipërisë në drejtim të ruajtjes së stabilitetit makroekonomik, kontrollin e inflacionit dhe reagimin e kujdesshëm monetar ndaj forcimit të kursit të këmbimit. Për përfaqësuesit e FMN-së, flukset e larta valutore, të ndikuara prej rritjes së të ardhurave nga turizmi dhe investimet e huaja direkte, janë dhe shkaqet kryesore që ndikuan në forcimin e Lekut dhe dobësimin e valutave. Ata gjithashtu theksuan rolin e rëndësishëm që kursi i lirë i këmbimit ka në ruajtjen e stabilitetit ekonomik, monetar dhe financiar të vendit, duke u shprehur se regjimi i lirë i kursit është zgjidhja e duhur për Shqipërinë.
Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar u shprehën se anëtarësimi i vendit në sistemin SEPA, në funksion prej tetorit 2025, pritet të forcojë më tej integrimin financiar me Bashkimin Europian dhe të nxisë e formalizojë transaksionet ndërkufitare. Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit konfirmuan marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit midis Bankës së Shqipërisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, në kuadër të misioneve të FMN-së, asistencës teknike dhe më gjerë. Ata vlerësuan rëndësinë që do të ketë për vendin zbatimi i një programi të vlerësimit të sektorit financiar (FSAP), puna për të cilin do të fillojë gjatë vitit të ardhshëm. -

Guvernatori Sejko takim me misionin e FMN, vlerësohet forcimi i Lekut: Kursi i lirë i këmbimit ka ndikuar në ruajtjen e stabilitetit ekonomik
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Anke Weber, shefe e Misionit për Shqipërinë.
Qëllimi i vizitës së Misionit në Shqipëri ishte zhvillimi i dialogut periodik me autoritetet shqiptare mbi zhvillimet ekonomike, monetare e financiare, si dhe politikat e duhura për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit monetar e financiar të vendit.
Diskutimet u fokusuan mbi zhvillimet më të fundit ekonomike e financiare në vend, dhe perspektivën e tyre për të ardhmen; politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë; si dhe masat e marra për ruajtjen dhe forcimin e shëndetit të sektorit bankar dhe stabilitetit financiar të vendit.
Fillimisht, Guvernatori Sejko i njohu bashkëbiseduesit me zhvillimet më të fundit në ekonominë vendase. Ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri të lartë përballë sfidave globale, duke ruajtur ritme të qëndrueshme rritjeje dhe stabilitet makroekonomik. Vendi ka shënuar rritje ekonomike, inflacion të ulët e të qëndrueshëm, si dhe një sistem financiar të shëndoshë. Këto arritje janë reflektuar edhe në përmirësimin e vlerësimeve nga agjencitë ndërkombëtare Moody’s dhe S&P.
Në gjysmën e parë të vitit 2025, ekonomia u rrit me 3.6%, e mbështetur kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe turizmi. Papunësia ra në nivelin historik prej 8.5%, ndërsa pagat reale u rritën me ritme të larta. Inflacioni po afrohet gradualisht drejt objektivit 3%, ndërkohë që politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka mbetur akomoduese në mbështetje të këtij procesi, duke krijuar kushte të përshtatshme monetare për përmbushjen e objektivit të stabilitetit të çmimeve.
Duke u ndalur në ecurinë e sektorit bankar, Guvernatori u shpreh se ai mbetet i qëndrueshëm, likuid dhe i mirëkapitalizuar, ndërsa kreditimi ndaj sektorit privat ka vazhduar të rritet me ritme të forta. Në planin fiskal, politika konsoliduese ka vendosur borxhin publik në trajektore zbritëse, duke forcuar qëndrueshmërinë fiskale.Në horizontin afatmesëm, pritshmëritë mbeten pozitive. Rritja ekonomike parashikohet të jetë e qëndrueshme, ndërsa inflacioni pritet të stabilizohet pranë objektivit në 6MI të vitit 2026. Banka e Shqipërisë do të vijojë të ndjekë një politikë monetare të kujdesshme dhe të bazuar në të dhëna, me fokus kryesor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar shprehën mbështetjen e tyre për politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë dhe kontributin e rëndësishëm të saj në stabilitetin monetar e financiar. Politika akomoduese ka mbështetur kreditimin dhe aktivitetin ekonomik, pa gjeneruar presione inflacioniste.
Ata vlerësuan pozitivisht nismat e mara nga Banka e Shqipërisë në drejtim të ruajtjes së stabilitetit makroekonomik, kontrollin e inflacionit dhe reagimin e kujdesshëm monetar ndaj forcimit të kursit të këmbimit. Për përfaqësuesit e FMN-së, flukset e larta valutore, të ndikuara prej rritjes së të ardhurave nga turizmi dhe investimet e huaja direkte, janë dhe shkaqet kryesore që ndikuan në forcimin e Lekut dhe dobësimin e valutave. Ata gjithashtu theksuan rolin e rëndësishëm që kursi i lirë i këmbimit ka në ruajtjen e stabilitetit ekonomik, monetar dhe financiar të vendit, duke u shprehur se regjimi i lirë i kursit është zgjidhja e duhur për Shqipërinë.
Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar u shprehën se anëtarësimi i vendit në sistemin SEPA, në funksion prej tetorit 2025, pritet të forcojë më tej integrimin financiar me Bashkimin Europian dhe të nxisë e formalizojë transaksionet ndërkufitare.
Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit konfirmuan marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit midis Bankës së Shqipërisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, në kuadër të misioneve të FMN-së, asistencës teknike dhe më gjerë. Gjithashtu, ata vlerësuan rëndësinë që do të ketë për vendin zbatimi i një programi të vlerësimit të sektorit financiar (FSAP), puna për të cilin do të fillojë gjatë vitit të ardhshëm.Top Channel
-

Inflacioni, mes politikës monetare dhe realitetit fiskal
Cristian Geanaliu, Drejtor Ekzekutiv i Tregjeve Globale në Garanti BBVA Romania, analizon inflacionin e qëndrueshëm dhe çekuilibrin e vazhdueshëm midis politikave monetare dhe atyre fiskale që po përcaktojnë perspektivën ekonomike të Rumanisë për vitin 2026. Rumania hyn në tremujorin e fundit të vitit 2025 brenda një kuadri makroekonomik kompleks.Një normë inflacioni dukshëm mbi objektivin…
-

Euro shkon 96 lekë, niveli më i ulët historik në këmbim / Ekspertët: Oferta monetare në treg e lartë, turizmi ndikues kryesor
Monedha europiane ka prekur minimume te reja historike në tregun valutor shqiptar. Banka e Shqipërisë konfirmon se tendenca rënëse e euros është vërejtur këtë fillim jave ku 1 euro është këmbyer për 96.91 lekë. Një rënie më rreth 3% krahasuar me fillimin e vitit.
Sipas ekspertëve janë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në shtimin e ofertës monetare të euros në treg, pro ë kryesorja është turizmi.
Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici: “Jemi në fund të një periudhe turistike intensive qershor-korrik-gusht ku disponiliteti i euros ka qenë i madh. Kjo masë monetare në euro vazhdon ta shtojë presionin karshi kursit të këmbimit dhe forcimit të lekut. Kështu që është normale që të mësohemi tashmë kemi hyrë në një ekuilibër të ri. Nuk duhet që të bëjmë llogaritë ose të presim që euro të rikthehet në ato nivele që ka qenë para 3 ose 4 vitesh.”
Vetëm në 6 muajt e parë të vitit sipas statistikave të Bankës Qendrore kanë hyrë në tregun shqiptare në formën e remitancave mbi 500 milionë euro ndërsa turistët shpenzuar për të njëjtën periudhë kohore 2.1 miliardë euro. Edhe investimet e huaja por dhe paraja informale kanë ndikuar në zhvlerësimin euros. Të cilat kanë shkaktuar humbësit dhe përfituesit nga kjo situatë.
Por çfarë instrumenti mund të stabilizojë euron në treg?
“Natyrisht përfituesit janë importuesit që i blejnë më të lira mallrat, edhe ata që kanë kredi në euro duke patur parasysh që një masë është ne euro dhe të ardhurat në lekë kredia bëhet më e lehtë për t’u shlyer”, thotë Civici.
Banka e Shqipërisë ndërhyn në mënyrë indirekte për stabilizim. Banka e Shqipërisë konfirmon se deri në muajin gusht janë tërhequr mbi 500 milionë euro nga tregu. Nëse euro do të ulet më tej apo qëndron në situatën aktuale, sipas ekspertëve do të varet nga hyrjet valutore gjatë muajve të ardhshëm dhe ekuilibrat e tregtisë së jashtme.Top Channel
-

Si u bë franga shqiptare në vitet ’30 monedha më e fuqishme e Evropës?
Kolapsi global i Kursit të Këmbimit që prodhoi ‘paradoks’ në vendin më të varfër të Evropës
Gjatë Depresionit të Madh që pasoi kolapsin e Wall Street, ndër të tjera, bota u prek edhe nga kolapsi i sistemit monetar ndërkombëtar. Politika monetare e njohur si “Standardi i Arit”, parashikonte që paratë në qarkullim të korrespondonin me një sasi ari të caktuar.
Praktikisht, skema mundësonte përhapjen e parave letër për të rritur fuqinë blerëse duke krijuar instrumente krediti 3 herë më tepër sesa rezervat e arit të grumbulluara nëpër bankat që emetonin kartëmonedhat.
Kjo skemë në thelb synonte zhvillimin e ekonomisë përmes mobilizimit të forcave prodhuese të vendit.
Por ajo që ndodhi pas kolapsit të Wall Street dhe gjatë Depresionit të Madh bëri që shumë vende të përballeshin me vështirësi të shumta ekonomike dhe qeveritë të mos mund të ndërhynin me politika monetare për shkak të rregullave strikte që parashikonte “Standardi i Arit”.
Praktikisht, kriza kishte prodhuar monedha shumë të forta dhe çmime shumë të ulëta të produkteve duke rrezikuar mbylljen e shumë sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë, sikurse ishte bujqësia.
Në këto kushte, hapin e parë e ndërmerr Britania e Madhe në vitin 1931 që vendos të mos zbatojë më sistemin monetar ndërkombëtar të arit, e ndjekur në vitin 1933 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo lëvizje në thelb u mundësoi qeverive që të ndërmerrnin politika monetare të zhvlerësimit të monedhave respektive, me qëllim që të ulnin barrën e kamatave të borxhit të brendshëm dhe të nxisnin eksportet duke stimuluar zhvillimin e ekonomive kombëtare.
Kjo praktikë u ndjek edhe nga vende të tjera. Praktikisht stërlina dhe dollari amerikan u zhvlerësuan përmes ndërhyrjeve qeveritare deri në 40 %, duke mundësuar që me të njëjtën sasi parash, të bliheshin aq produkte sa bliheshin para krizës. Pra, vendet që më parë ishin pjesë e ‘Standardit të Arit’, u detyruan që të zhvlerësojnë monedhat e tyre kombëtare me qëllim që kartëmonedhat letër të kishin në treg të njëjtën vlerë që kishin pasur më parë.
Kjo lëvizje prodhoi më pak kamatë për borxhet e brendshme, zhvillim të eksporteve dhe fuqizim të ekonomive kombëtare. Shumë studiues të ndryshëm mendojnë se vendet që dolën më shpejt nga ‘Standardi i Arit’ patën rikuperim më të shpejtë ekonomik në periudhën e Depresionit të Madh.
Çfarë ndodhi në Shqipëri? Franga shqiptare, monedha më e fortë e Evropës!
Janë pak të studiuara zhvillimet monetare që kanë ndodhur në Shqipërinë e viteve ’30, kur vendi përballej me pasojat e krizës globale ekonomike. Megjithatë, një panoramë sado të vogël, e jep një analizë e Tajar Zavalanit e publikuar në revistën “Përpjekja Shqiptare” të Branko Merxhanit.
Në analizën e titulluar “Sistemi ynë monetar” të publikuar në numrin e nëntorit 1936, Zavalani bën një analizë se pse po zhvlerësoheshin monedhat e fuqishme të botës si dollari apo stërlina dhe ngre pyetjen: A duhet të zhvlerësohet edhe frangu shqiptar?
Në analizën e tij, Zavalani evidenton menjëherë se pas daljes së Francës nga Standardi i Arit dhe zhvlerësimit të frangës franceze, praktikisht vetëm Frangu Shqiptar ishte monedha e vetme në të gjithë Europën që kishte vlerë të barabartë me arin.
“Stuhija e çvleftësimit të monedhave kaloi nga orizonti i kthiellët shqiptar pa shkaktuar tronditjen e pares sonë kombëtare. Pas alarmit të ditëve të para, opinion publik u qetësua me deklaratat zyrtare se frangu shqiptar ishte i pamvarun dhe nuk do të pësonte fatin e monedhave që u çkëputën nga një pjesë e vleftës së tyre.
Kësisoj u krijua një rekord: Shqipëria, vendi ekonomikisht më i varfër i Evropës, mbeti i vetmi shtet me monedhë të plot-vlertë në bazë ari, domethënë me monedhën më të shtrenjtë.
Është mirë a keq që paraja jonë vazhdon të ketë për bazë vleftën e arit?” e nis analizën e tij Zavalani, duke u ndaluar në disa elemente shpjeguese para se të japë përfundimin e analizës së tij për këtë pyetje që ngre.
Zavalani evidentonte se Shqipëria kishte 10 vite që përdorte një monedhë kombëtare, pasi më herët nuk kishte një bankë për emetimin e saj.
Pas krijimit të Bankës Kombëtare, kartëmonedhat zëvëndësuan arin dhe shkëmbeheshin lirisht me ar. Vendi në atë kohë kishte një strukturë primitive ekonomike por të shëndoshë.
Kjo sepse rezervat e arit ishin shumë të mëdha në Shqipëri dhe vendi nuk kishte borxh publik. Disbalancën tregtare mes importeve dhe eksporteve e kompensonin dërgesat e emigrantëve. Një nga efektet që u ndje në Shqipëri ishte se disa shqiptarë që kishin depozituar para në bankat e huaja, sidomos në Zvicër, ishin prekur nga zhvlerësimi i valutave të huaja.
Më tej, Zavalani shpjegon se arsyet që i detyruan vendet e tjera që të zhvlerësojnë monedhat e tyre, nuk kishin vlerë për Shqipërinë.
Në zhvlerësimin e monedhave, vendet e tjera morën për bazë dy faktorë; kamatat e borxheve dhe konkurrencën në tregtinë e jashtme mes vendeve eksportuese.
E sipas Zavalanit, këto dy arsye nuk ishin të vlefshme për Shqipërinë e për këtë jep dhe arsyet përkatëse.
“Në Shqipëri asnjëri nga këta dy faktorë nuk ësht’ aq’ i fortë sa të përligjë një çvleftësim të frangut tonë. Vërtet çështja e borxheve të brëndëshme kishte marrë një formë kritike edhe ndër neve.
Por me moratoriumin e borxheve të qytetit që u dekretua dhe me konvertimin e borxheve të katundit, që pritet me sot me nesër, kjo çështje humbet ashpërsin e saj të dikurshme dhe hyn në një fazë regullimi.
Sa për konkurencën në tregjet e jashtme ne nuk kemi një prodhim industrial që mund të rëndohet nga shtrenjtësia e monedhës. Të vetmet produkte që eksportojmë ne janë disa lëndë të para bujqësore dhe disa sende ushqimore.
Në prodhimin e tyre elemente si interes kapitali, amortizim, rrogë punëtorësh nuk lozin asnjë rol. Çmimet e këtyre produkteve do të ndjekin pjacën ndërkombëtare dhe do të caktohen në bazë të një monedhe stabile, sikundër është dollari sot. Që tani u vërtetua se çmimet e lëkurëve të Shqipërisë në lireta të sotme kanë hipur në mënyrë që çmimi i tyre në fr. ari mbetet po ai që ishte para çvleftësimit.
Por duke pranuar se frangu shqiptar nuk ka nevojë të çvleftësohet kjo nuk domethënë se jemi të mendjes të vazhdojë gjendja e sotme pa u marrë asnjë masë. Ne po rrojmë me dyer hapur.
Kemi një deficit të balancës tregtare që u stabilizua rrotull 8 milionëve. Ky deficit nuk po plotësohet as me dërgesat e emigrantëve, as me eksportime të padukshme, as me nonjë të ardhur tjetër. Deri sot nuk kemi marrë nonjë masë serioze për të kufizuar importimet as për të kontrolluar daljen e të hollave jashtë kufirit.
Pra duhet një përpjekje heroike për të nxjerrë qerren e ekonomisë shqiptare nga lluca e krizës kronike ku është zhytur sot” shkruante ndër të tjera Zavalani.
Përtej asaj që shkruan Zavalani në analizën e vitit 1936, studiuesit e ekonomisë gjatë periudhës së regjimit komunist kanë evidentuar se Shqipëria nuk ka përdorur një sistem klasik të standardit të arit dhe se duke qenë se Banka Kombëtare ishte në kontrollin e shtetit italian, në politikën monetare që ka aplikuar në Shqipëri ka pasur në fokus rritjen artificiale të fuqisë blerëse të frangut. Kjo lëvizje monetare, sikurse shkruan studiuesi Aleko Haxhi te ‘Studime Historike’ të vitit 1964, kishte si qëllim “të nxisë dhe më tej procesin e dithesarizimit të arit”.
“Një nxitje e tillë u bë edhe më tepër e domosdoshme si pasojë e falimentimit të plotë të Bllokut të Arit në periudhën 1934-1936, në gë cilin bënte pjesë edhe Italia.
Rezervat e arit të Italisë në këtë periudhë pësuan një rënie të madhe prandaj ajo ndërmori aksione të reja që të kompensonte humbjet duke e zgjeruar politikën e grabitjeve koloniale. Çështja e dithesarizimit të arit ka qenë në qendrën e vëmendjes së politikës monetare që ndoqi Banka Kombëtare. Pikërisht kjo politikë kushtëzoi edhe vetë nivelin e qarkullimit monetar gjatë gjithë periudhës 14 vjeçare të veprimtarisë së saj me regjimin e Zogut…
Nën dritën e fakteve të mësipërme, nuk është e vështirë që të arrihet në përfundimin se duke mbajtur në mënyrë artificiale në një nivel të lartë fuqinë blerëse të frangut nëpërmjet urisë së parasë, kjo ishte në dobi të atyre klasave të pasura që ishin bartësit e vërtetë të kapitaleve në para dhe që merreshin me tregtimin e tyre….
Ndonëse vendi ynë gjatë gjithë periudhës së sundimit zogist dhe në mënyrë të veçantë gjatë viteve 1929-1935 ndodhej në një krizë të thellë sociale dhe ekonomike dhe sistemi monetar po shkiste gjithmonë e më tepër në binarët e standardit të cunguar divizional të arit, fuqia blerëse e frangut në raport me paritetin e tij, si në tregun e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm, nuk pësoi ndonjë zhvlerësim dhe shkembehej me diviza të huaja pa asnjë kufizim. Mbajtja e fuqisë blerëse të frangut në një nivel relativisht të lartë në një kohë kur lireta italiane dhe valutat e vendeve të tjera evropiane po zhvlerësohehin nga viti në vit, pati pasoja të rënda për vendin tonë.
Në rrethanat e krizës botërore të mbiprodhimit kur kurset zyrtare të valutave të huaja nuk i përgjigjeshin kursit real të frangut u krijua një gjendje e difavorshme për vendin tonë në marrëdhëniet e tregtisë së jashtme” shkruante studiuesi Haxhi, ndërsa e konsideronte mosdaljen e Shqipërisë nga ‘Standardi i Arit’ si një kundër-operacion monetar./ gazetatema.net
ObserverKult
Lexo edhe:
SI KRIJUAN SHQIPTARËT PARA 100 VITESH KARTMONEDHAT SECILI PËR VETE
e këtij qyteti që vuri në zbatim vendimin e qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjës për emetimin e kartëmonedhave lokale.
Më pas shembulli u ndoq nga Berati, Vlora, Korça, Fieri, Gjirokastra dhe Elbasani. Banka e Shqipërisë kujton se më 21 janar 1920, Kongresi i Lushnjes sanksionoi përfundimisht formimin e shtetit shqiptar, i cili ndër të tjera, bëri përpjekje për t’i dhënë një zgjidhje të përkohshme mungesës së prerjeve të vogla monetare, që kishte tregu shqiptar.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
-

Ekonomia u rrit 3,4%, BSH: Konsumi i familjeve dhe eksportet e mallrave të shërbimit, faktorë kryesorë
Sipas të dhënave të raportuara në Tremujorin III të Politikës Monetare, të përgatitur nga Banka e Shqipërisë, volumi i aktivitetit ekonomik u rrit me 3,4% në tremujorin e parë, i nxitur nga rritja e konsumit të familjeve, investimeve publike dhe private, si dhe nga zgjerimi i eksporteve të mallrave dhe shërbimeve.
Drejtori i Departamentit të Politikës Monetare, Erald Themeli, evidentoi disa konkluzione kryesore.
“Inflacioni ka pasur një tendencë në rritje në tremujorin e dytë, ku niveli i tij kaloi nga 2 për qind mesatarisht në tremujorin e parë, në 2,3 për qind në tremujorin e dytë”, deklaron Themeli.
Ai theksoi gjithashtu se kushtet monetare dhe financiare mbeten akomoduese.
“Ato kanë mundësuar një rritje solide të aktivitetit kreditues për sektorin privat të ekonomisë. Perspektiva e zhvillimeve ekonomike në vend mbetet pozitive. Parashikojmë dhe projektojmë se rritja ekonomike do të vazhdojë në nivele të ngjashme dhe të krahasueshme brenda një intervali 3,5–4 për qind. Qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e mandatit tonë të stabilitetit të çmimeve”, thotë ai.
Megjithëse perspektiva e ekonomisë vendase mbetet e qëndrueshme, lufta tregtare mund të paraqesë sfida për të ardhmen e ekonomisë shqiptare.
“Rreziqet, kryesisht nga ambienti i jashtëm, mbeten të mëdha”, nënvizon drejtori i Departamentit të Politikës Monetare.
Në këto rrethana, Themeli bëri të ditur se Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 2,5%. -

Si porti i Durrësit u bë ‘han pa porta’ kur drejtohej nga Pirro Vengu! 6 mln euro të Ervis Çelës hynë në Shqipëri brenda 9 muajve
Gati 6 milionë euro cash, të ardhura nga trafiku i kokainës i nisur nga Paraguaj që ishte ‘kuzhina’ për tu shitur në tregjet europiane ka hyrë në Shqipëri brenda një periudhe të shkurtër prej më pak se një viti përmes portit të Durrësit.
E ndërsa kokaina, tregtimi i të cilës sillte miliarda euro zbarkonte në portet e Europës, në portin e Durrësit hynin milionat e fituara nga ky trafik. Tufat, 5 mijë apo 10 mijë euroshe mbështilleshin me kujdes e fshiheshin në kuti çereali, termuse plazhi e çanta dhe hynin në Shqipëri.
Në dosjen e hetimit të organizatës së kryesuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela zbulohet një nga linjat e transportit që janë përdorur nga grupi i trafikut të drogës për të sjell paratë e fituara.
Si futeshin paratë në Shqipëri?
Nga Porti I Durrësit, një detaj që nuk u përmend në asnjë resht në njoftimin zyrtar të SPAK, ndërkohë që autoritetet e huaja kanë vënë në dispozicion prova konkrete.
Grupi përdorte shoferë autobusësh kryesisht shqiptar të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Ishin kryesisht ata që bënin rrugën Ancona dhe Bari për destinacion Durrësin.
Zbërthimi i komunikimeve të aplikacionit SkyECC ka zbuluar o vetëm bisedat ku flitej për shifrat e mëdha që transportoheshin një herësh, por dhe fotot që dërgonin. Trafikantët shkëmbenin foto të tufave me euro për tu siguruar që as një prerje e vogël, qoftë dhe 5 euro të mos mungonte dhe që shoferët nuk i kishin prekur.
Bisedat e SkyEcc që autoritetet e huaja I kanë vënë në dispozicion SPAK kanë zbuluar se porti i Durrësit, më i madhi në Shqipëri ka qenë ‘portë’ për futjen e milionave eurove cash në periudhën qershor 2020 dhe deri ne muajin shkurt të vitit 2021
“Nga kqyrja e aplikacionit Sky ECC është evidentuar se janë të paktën 40 episode në të cilat janë transferuar shuma monetare me një vlerë të përafërt të 6 milionë eurovve cash’ evidentohet në dosje.
Po kush ka qenë drejtor i portit në këtë kohë?
Pirro Vengu, aktualisht ministri i Mbrotjes, ‘Pirro kokaine’ siç e cilësonte Berisha në një deklaratë të tij më 28 korrik 2024 u emërua në tetor 2019 dhe mbajti këtë post për gati 5 vjet. Më pas u largua në korrik 2024 kur u emërua nga kryeministri Edi Rama në postin e Ministrit të Mbrojtjes.
Në kohën e emërimit të tij (tetor 2019) lideri i PD-së, Sali Berisha deklaroi se në krye të portit ishte vendosur ‘i besuari i ish-Sekretarit të Përgjithshëm në Kryeministri, Engjëll Agaçit’, dhe se Vengu ishte “ndërlidhës i grupit të Ndragetës në dy anët e Adriatikut”
Sipas prokurorisë së posaçme hyrja parave të pista nga porti rezulton në periudhën qershor 2020 dhe deri ne muajin shkurt të vitit 2021
Bëhet fjalë për shuma të mëdha eurosh të cilët variuan nga 25 deri në 500 mijë euro.
Në dosjen që ndërkombëtarët i dhanë të huajve evidentohen konkretisht shifrat dhe datat. Çdo muaj porti i Durrësit ishte i hapur për të futur paratë cash të ardhura nga droga, ngarkesa të cilat varionin nga 25 mijë më e vogla në 500 mijë më e madhja. Madje në një rast, konkretisht më 6 janar 2021 janë evidentuar 2 transferta, një e shumës 320 dhe tjetra 230 mijë euro, duke pasuar më pas me atë të 10 janarit ku në port hynë 231 mijë euro; 15 janar, 250 mijë euro, e dy ditë më pas 390 mijë euro. Pra porti kur ishte drejtor Pirro Vengu u bë ‘han pa porta’ për paratë e ardhura nga trafiku i drogës.
Episodet
1 – Episodi i datës 29.06.2020 transporti i shumës 65 mijë euro
2- Episodi i datës 03.07.2020 transporti i shumës 65 mijë euro
3- Episodi i datës 05.07.2020 transporti i shumës 90 mijë euro
4- Episodi i datës 10.07.2020 transporti i shumës 49 mijë euro
5- Episodi i datës 19.07.2020 transporti i shumës 40 mijë euro
6- Episodi i datës 19.07.2020 transporti i shumës 40 mijë euro
7- Episodi I datës 27/07.2020 transporti I shumës 260 mijë euro
8- Episodi i datës 30.07.2020 transporti i shumës 250 mijë euro
9 – Episodi i datës ….08.2020 transporti I shumës 90 mijë euro
10 – Episodi I datës 23.08.2020 trasnferta e shumës 115 mijë euro
11- Episodi I datës 27.08.2020 transferimi I shumës monetare 95 mijë euro
12 – Episodi I datës 04.09. 2020 transporti I shumës 505 mijë euro
—-
14 – Episodi i dates 11.09.2020, trasporti I shumës 300.000 euro
15- Episodi I datës 27.09.2020 transporti I shimës 323 mijë euro
16- Episodi I datës 29.09.2020 transferta e shumës 25 mijë euro
17 Episodi i datës 02.10.2020 transferta e shumës 70 mijë euro
18- Episodi I datës 11.10.2020 transferta e shumës monetare 175 mijë euro
19 Episodi I datës 19.10. 2020 transferta e shumës 100 mijë euro
20- Episodi i datës 24.10.2020 transferta e shumës 61.500 euro
21. Episodi i datës 25.10.2020, transferta e shumës monetare 100.000 euro;
22. Episodi i datës 02.11.2020, transferta e shumës monetare 135.000 euro;
23. Episodi i datës 09.11.2020, transferta e shumës monetare 60.000 euro;
24. Episodi i datës 15.11.2020, transferta e shumës moentare 60.000 euro;
25. Episodi i datës 24.11.2020, transferta e shumës monetare të 60.000 euro;
26. Episodi i datës 29.11.2020, transferta e shumës monetare 30.000 euro;
27. Episodi i datës 03.12.2020, transferta e shumës monetare 310.000 euro;
28. Episodi i datës 07.12.2020, transferta e shumës monetare 50.000 euro;
29. Episodi i datës 11.12.2020, transferta e shumës monetare 300.000 euro;
30. Episodi i datës 16.12.2020, trasnferta e shumës monetare të 75.000 eurove;
31. Episodi i datës 21.12.2020, tranferta e shumës monetare të 70.000 euro;
32. Episodi i datës 06.01.2021, transferta e shumës monetare 320.000 euro;
33. Episodi i datës 06.01.2021, transferta e shumës monetare 230.000 euro;
34. Episodi i datës 10.01.2021, transferta e shumës monetare të 231.000 euro;
35. Episodi i datës 15.01.2021, transferta e shumës monetare 250.000 euro;
36. Episodi i datës 17.01.2021, transferta e shumës monetare 390.000 euro;
37. Episodi i datës 21.01.2021, transferta e shumës monetare 250.000/300.000 euro;
38. Episodi i datës 25.01.2021, transferta e shumës monetare të 360.000 euro;
39. Episodi i datës 29.01.2021, transferta e shumës monetare 305.000 euro;
40. Episodi i datës 05.02.2021, transferta e shumës monetare 330.000 euro;
41. Episodi i datës 21.02.2021, transferta e shumës monetare 290.000 euro;
42. Episodi i datës 25.02.2021, trasnferta e shumës monetare 265.000 euro;
Kush i jepte paratë?
Soni Pepa, ortak me Ervis Çelën në trafikun e kokainës në Itali dhe në tregun europian sillte paratë në Shqipëri. Fitimet e Ervis Çelës ia dërgonte vëllait të Ervisit, Albin Çela, në Peqin ndërsa të vetat ia çonte të vëllait të vet, Ditjon Pepa. Soni në SkyECC ishte me nofkën ‘zhurma’ dhe Çela në përgjime shprehet se është ‘ai që dërgon paratë në Shqipëri “
Në datën 6.11.2020
Ervisi i shkruan Soni Pepës: Ke shofer gati?
Takimet me shoferët shqiptarë bëheshin në Ankona ose Bari. Shoferët udhëzoheshin qartë, ndërkohë që duhej të dorëzonin pakot në destinacion.
Kush e bënte transportin?
Shoferët të besueshëm të autobusëve të linjave të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Ata kryenin transfertat e shumave monetare nëpërmjet pagesës së përqindjes. Deri tani SPAK ka identifikuar 3 dhe shuma që merrnin ishte 2% e parasë që fusnin në Shqipëi.
Një prej tyre është Elidon Çela, i arrestuar dhe në 24 tetor 2024 pasi në autobusin e tij që vinte nga Italia iu gjetën 522 mijë euro.
Në një bisedë të datës 22. 07. 2020 Elidoni i tregon Soni Pepës se ai dërgon vetëm lekë e merr porosi dhe i dërgon nga një vend në tjetrin ‘nuk ngatërrohet me mall’
Soni Pepa: Punon me mall ti apo me autobus?
Elidon Çela: Une vetëm lekë çojm nuk ngatërrohem me mall. I bëj tulla tulla.. Lidhem direkt me robin dhe ja dorëzoj në dorë.. se s’kan pa lekë me sy në Shqipëri.. I bie të fikët po panë thesin.
Evidentohet se ai “ka kryer lëvizjet nga Porti i Ankonës dhe i Barit me destinacion final portin e Durrësit’ evidentohet në dosje.
Shoferë të tjerë janë Kujtim Gjyli dhe Alfred Gjoni, ndaj të cilëve u është dhënë masa detyrim me paraqitje. Ka dhe disa persona të tjerë të paidentifikuar të cilat kanë kryer transferat e shumave monetare për llogari të Soni Pepës, por nuk evientohet nëse kanë marrë % për kalimin e shumave monetare.
Ku fshiheshin paratë?
Mënyra e trasnfertës kryesisht ka qenë nëpërmjet fshehjes së shumave monetare në objekte të ndryshme si kuti cereali, çanta, termusa plazhi etj. të vendosura në autobusë dhe furgona nëpërmjet linjës Ancona Durrës dhe Bari Durrës për periudhën kohore Qershor 2020- Shkurt 2021, evidentohet në dosje.
Më 26 korrik 2020 Soni Pepa i shkruan Albin Çelës se 260 (dyshohet 250 mijë euro) nisen me Kujtimin ndërsa 250 mijë të tjera me tjetrin.
Në një tjetër episod në shtator 2020 Elidon Çela fut në portin e Durrësit 505 mijë euro cash dhe ia dorëzon Ditjon Pepës
Këto pagesa bëheshin drejtpërdrejt nga anëtarët e grupit dhe garantoheshin nga personat përgjegjës për menaxhimin e logjistikës financiare.
Operacioni
Më 8 gusht 2025 Prokuroria e Posaçme deklaroi se goditi një ndër organizatat më të mëdha të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në vendet e BE-së, e cila i pastronte paratë në Shqipëri me kompani biznesi, resorte dhe pasuri të patundshme. Në krye ishin Franc Çopjes, alias Franc Gergely, aktualisht i arrestuar në Belgjikë për vepra penale të trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal dhe Ervis Çela i cili në atë kohë jetonte në Paraguaj
Organizata akuzohet si përgjegjëse për trafikimin e ndarë në disa ngarkesa të 28 tonëve kokainë nga Paraguaj në drejtim të Anversës në Belgjikë dhe Hamburgut në Gjermani. Nga këto sasi u sekuestruan 17 ton kokainë me një vlerë tregu të llogaritur deri në 3.5 miliardë euro
-

“Turizmi dhe ndërtimi ndihmuan ekonominë”, Sejko: Rritje pozitive ekonomike
Një performancë e mirë ekonomike e mbështetur turizmi dhe ndërtimit, punësimi dhe pagat në rritje dhe një inflacion i qëndrueshëm, është kjo ecuria e Shqipërisë në gjysmën e parë të vitit.
Në konferencën e përmuajshme të politikës monetare guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se ky trend do të vazhdojë.
“Analiza e informacionit të disponuar sugjeron se ekonomia shqiptare, punësimi dhe pagat kanë vijuar të rriten, ndërsa parametrat kryesorë të stabilitetit makroekonomik, monetar e financiar të vendit janë përmirësuar më tej. Në veçanti, inflacioni ka vijuar të qëndrojë në nivele të ulëta, duke shënuar një rritje të lehtë drejt objektivit në tremujorin e dytë. Po ashtu, tregjet financiare kanë qenë përgjithësisht të qeta dhe kreditimi ka ardhur në rritje.
Kjo ecuri pasqyron, ndër të tjera, edhe kontributin pozitiv të politikës së kujdesshme monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë. Përqasja jonë konsistente ndaj objektivit ligjor të stabilitetit të çmimeve ka gjeneruar kushte monetare të përshtatshme për kontrollin e inflacionit dhe për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë”, tha Sejko.
Sipas guvernatorit politika monetare ka rezultuar positive dhe për këtë arsye norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar në nivelin e 2.5%.
“Politika e kujdesshme dhe konsistente monetare e Bankës së Shqipërisë ka pasur një rol parësor në përmirësimin e kushteve të financimit. Lehtësimi i qëndrimit të politikës monetare gjatë katër tremujorëve të fundit ka ulur kostot e financimit të sektorit bankar dhe yield-in e bonove 12-mujore të thesarit, i cili shërben si referencë për normat e interesit të kredive. Paralelisht me të, normalizimi i pritjeve për inflacionin ka ndihmuar në kontrollin e segmentit afatgjatë të kurbës së normave të interesit dhe ka nxitur funksionimin normal të tregjeve financiare. Së fundi, rritja e prezencës së Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor ka ndihmuar në absorbimin e presioneve forcuese të kursit të këmbimit, duke mundësuar një nivel më të qëndrueshëm të tij”, tha Sejko.
Guvernatori shprehet optimist për vijueshmërinë e ekonomisë teksa sipas tij rritja ekonomike do të nxitet nga zgjerimi i mëtejshëm i konsumit, investimeve dhe eksportit të turizmit, dhe do të mundësojë një rritje të mëtejshme të punësimit e të pagave.