Tag: monedhës

  • Qeveria “fiton” nga leku i fortë, por sa do të kushtojë nëse kthehet trendi?

    Qeveria “fiton” nga leku i fortë, por sa do të kushtojë nëse kthehet trendi?

    Mbiçmimi i lekut kundrejt euros që prej Janarit të vitit 2024 dhe në vijim ka sjellë përfitime sa i takon borxhit publik të qeverisë, duke e bërë atë më të lirë dhe me trajektore rënëse.
    Por çfarë do të ndodhte nëse kursi i këmbimit do të ndryshonte dhe monedhat e huaja do të forcoheshin kundrejt monedhës kombëtare?
    Në strategjinë afatmesme të menaxhimit të borxhit publik 2025-2029 është bërë një analizë sa i takon ndjeshmërisë së treguesve kryesorë të borxhit ndaj ndryshimeve të treguesve të tregut.
    Për sa i përket kursit të këmbimit, nënçmimi i mundshëm i monedhës vendase përtej pritshmërive, kundrejt monedhës Euro ose monedhave të tjera që përbëjnë portofolin e borxhit të huaj,  thuhet se do të kishte ndikim mbi trajektoren e nivelit të borxhit, duke ngadalësuar ritmet e uljes së planifikuar.
    Përveç sa më sipër, nënçmimi i monedhës vendase do të kishte ndikim edhe mbi koston e borxhit.  Ne skenarin e parë, në kursin e këmbimit është aplikuar një goditje prej 15% në vitin 2026 në kursin EUR/ALL dhe USD/ALL, dhe në skenarin e dytë është aplikuar goditje prej 30% në vitin 2028 në kursin EUR/ALL dhe USD/ALL.
    Nga analiza e ndjeshmërisë rezulton se një rritje e njëkohshme e normave të interesit në tregun vendas dhe atë të huaj, mund të rrisë raportin e interesave ndaj PBB me 0.01 % në skenarin e parë dhe 0.3% në skenarin e dytë. Ndërkohë që një nënçmim i monedhës vendase me 30% në skenarin ekstrem do të rriste nivelin e borxhit ndaj PBB në fund të periudhës së Strategjisë me 5.8% dhe raportin e interesave ndaj PBB me 0.21%.
    Konkretisht nëse me kursin aktual borxhi publik parashikohet të arrijë në 46.1% në vitin 2029, me skenarin prej 15% , ky objektiv shkon në 49.6% në vitin 2029.
    Ndërsa në skenarin 30%, borxhi publik parashikohet që të jetë në 51.9 për qind në vitin 2029.

  • Monedha 1 dollarëshe me imazhin e Trump?! SHBA përgatitet për 250-vjetorin e pavarësisë

    Monedha 1 dollarëshe me imazhin e Trump?! SHBA përgatitet për 250-vjetorin e pavarësisë

    Qeveria amerikane po shqyrton mundësinë e prerjes së një monedhe përkujtimore 1 dollarëshe me imazhin e presidentit Donald Trump, për të shënuar 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, që do të kremtohet më 4 korrik 2026. 
    Sipas drafteve të publikuara në platformën X dhe të ribotuara nga Departamenti Amerikan i Thesarit, monedha e propozuar do të paraqesë profilin e Trumpit së bashku me fjalën “LIRI” të gdhendur me shkronja të mëdha. 
    Në anën tjetër të monedhës, ai do të jetë i paraqitur me grushtin e ngritur përpara një flamuri amerikan, bashkë me frazën “LUFTO, LUFTO, LUFTO”, një thënie e përdorur nga Trump gjatë një fjalimi, në përgjigje të tentativës për atentat ndaj tij në korrik 2024, gjatë fushatës presidenciale. 
    Departamenti i Thesarit nuk ka komentuar ende zyrtarisht mbi këtë çështje, edhe pse një kërkesë për konfirmim iu drejtua nga Agence France-Presse (AFP). 
    Ndërkohë, Drejtori i Monedhës, Brandon Beach, ka deklaruar në platformën X se do të publikohen më shumë detaje rreth monedhës sapo të përfundojë paraliza fiskale që aktualisht ka goditur qeverinë federale. 
    Kujtojmë se më 4 korrik 2026, SHBA do të festojë 250 vjet nga shpallja e pavarësisë në vitin 1776, dhe janë planifikuar një sërë veprimtarish përkujtimore në shkallë kombëtare. 
     

  • Vijon ‘pikiata’/ Euro zbret poshtë 97 lekëve, ja kush ndikoi

    Vijon ‘pikiata’/ Euro zbret poshtë 97 lekëve, ja kush ndikoi

    Euro ka vijuar që të humbase pikë kundrejt monedhës kombëtare. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye në fundjavë me 96.91 lekë.
    Dobësimi i monedhës europiane ka vijuar edhe pse zyrtarisht ka përfunduar sezoni turistik, ku periudha korrik –gusht shënon dhe numrin më të lartë të turistëve.
    Euro pësoi një forcim të lehtë në ditë e fundit të muajit gusht dhe fillim shtator për të vijuar më pas rënien.
    Nga ana tjetër, prurjet valutore po ndikohen nga rigjallërimi i remitancave dhe nga vlerat e larta të investimeve të huaja. Emigrantët, në periudhën janar-qershor kanë sjellë 532 milionë euro.
    Dobësimi i euros gjatë 2025-ës, ka qenë më i përmbajtur krahasuar me vitet e kaluara. Nivelin më të lartë për këtë vit, euro e ka regjistruar në 30 janar, kur arriti të këmbehej me rreth 100 lekë.

  • Euro zbret poshtë 97 lekëve, largimi i turistëve nuk e forcon monedhën europiane

    Euro zbret poshtë 97 lekëve, largimi i turistëve nuk e forcon monedhën europiane

    Euro ka vijuar që të humbase pikë kundrejt monedhës kombëtare. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye në fundjavë me 96.91 lekë.
    Dobësimi i monedhës europiane ka vijuar edhe pse zyrtarisht ka përfunduar sezoni turistik, ku periudha korrik –gusht shënon dhe numrin më të lartë të turistëve.
    Euro pësoi një forcim të lehtë në ditë e fundit të muajit gusht dhe fillim shtator për të vijuar më pas rënien. Nga ana tjetër, prurjet valutore po ndikohen nga rigjallërimi i remitancave dhe nga vlerat e larta të investimeve të huaja. Emigrantët, në periudhën janar-qershor kanë sjellë 532 milionë euro.
    Dobësimi i euros gjatë 2025-ës, ka qenë më i përmbajtur krahasuar me vitet e kaluara. Nivelin më të lartë për këtë vit, euro e ka regjistruar në 30 janar, kur arriti të këmbehej me rreth 100 lekë.

  • Mbarimi i sezonit, çfarë po ndodh me euron? Eksperti: Ja çfarë pritet të ndodhë me luhatjet e monedhës europiane

    Mbarimi i sezonit, çfarë po ndodh me euron? Eksperti: Ja çfarë pritet të ndodhë me luhatjet e monedhës europiane

    Pavarësisht se kulmi i sezonit turistik ka përfunduar, luhatjet në kursin e këmbimit valuator kanë qenë minimale.
    Euro këtë fillim shtatori po këmbehet për 97.5 lekë. Në raport me gushtin, monedha ka shënuar një rritje, por sërish vijon të qëndrojë në nivelet më të ulëta të këmbyera ndonjëherë në vend.
    Krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, euro po këmbehet me gati 2 pikë më pak. Edhe dollari amerikan është luhatur së fundmi. Monedha është zhvlerësuar më tej në mesjavë dhe sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë po këmbehet për 83.6 lekë.
    Dollari prej kohësh ka humbur terren edhe në tregjet ndërkombëtare pikërisht për shkak të politikave ekonomike që po ndjek presidenti amerikan, Donald Trump.
    Drejtor i Shoqatës së Zyrave të Këmbimit, Dritan Vakaj, i ftuar në emisionin “Money Report” thotë se turizmi ka ndikuar në dobësimin e monedhës europiane pasi të hyrat kanë qenë të konsiderueshme.
    Ai thekson se duke analizuar të gjithë faktorët aktualë, pritet që euro të ketë një rënie të lehtë gjatë stinës së vjeshtës.
    “Shqipëria vazhdon të vizitohet. Po të shohim ecurinë e turizmit gjatë vitit kemi një shtrirje uniformë, me një rritje gjatë korrikut dhe gushtit. Luhatjet e monedhës europiane janë më minimale.
    Ka ndikuar trendin edhe kursi i këmbimit pasi vazhdon te mbesin me trendet pozitive remitancat. Një element i rritjes së prurjes së euros në vend. Nëse ka turizëm dhe remitanca, euro nuk do ketë forcim të ndjeshëm. Rivlerësim i pronave do të shtojë transaksionet në euro dhe tendenca është që të kemi një rënie të lehtë edhe gjatë vjeshtës”, tha ai

  • Pse u quajtën “Lekë” paratë e shqiptarëve, kush propozoi që të quhej “Shqipe”?

    Pse u quajtën “Lekë” paratë e shqiptarëve, kush propozoi që të quhej “Shqipe”?

    “Këshilli Ministruer për me mujtë me i ba ball krizit financjar ka vendue me pre bankanota qi kanë për t’u quejtë Lekë, për 3 miluj franga ar. Nji frang ar thohet se ka për të pasë vleftën e 5 Lekvet; kështu qi për nji napulion kanë me u dashtë 100 Lekë”.  

    Kështu e raportonte gazeta “Agimi” vendimin e parlamentit të shkurtit të vitit 1922. Ku për herë të parë u vendos me ligj për emërtimin e monedhës kombëtare shqiptare që u quajt Lekë.

    Në fakt, vendimi nuk gjeti zbatim pasi qeveria e kohës po negocionte për krijimin e bankës kombëtare. Nnga ana tjetër i vlerësoi si shumë të kushtueshme ofertat e printimit të parave shqiptare.

    Veç kartëmonedhave krahinore të emetuara nga bashkitë si nevojë për të lehtësuar tregtinë emetimi i kartëmonedhave shqiptare u bë në vitin 1926. D.m.th pas krijimit të Bankës Kombëtare te Shqipnis’.

    Për prejardhjen e emrit të monedhës shqiptare ka diskutime të shumta. Studiuesit italianë në botimet e viteve ’30 dhe ’40 mbështesin më shumë tezën se monedha kombëtare e Shqipërisë u emërtua në nderim të Skënderbeut.

    Studimet e mëvonshme kanë dalë në konkluzionin se emërtesa ka ardhur në nderim të Aleksandrit apo Lekës së Madh. Në fakt, kjo e dytë merret më së shumti si më e sakta. Kjo shkaku që në emetimet e mëvonshme të monedhës në 1926 dhe kartëmonedhës në vitet ‘40 përfaqësohet imazhi i tij.

    Diskutimi që u bë në seancën e pasdites së 13 shkurtit të vitit 1922. Aty u bë për herë të parë në mënyrë ligjore emërtimi i monedhës zyrtare shqiptare Lekë.

    Në këtë seancë plenare ku u diskutua për krijimin e monedhës kombëtare variantet e propozuara ishin tre. Dy variante u propozuan nga Komisioni parlamentar i Financave dhe një variant nga qeveria. Parlamenti miratoi në fakt, variantin e qeverisë.

    Në kohën kur diskutoheshin variantet për krijimin e monedhës kombëtare, vendi përballej me vështirësi të shumta. Kjo si rrjedhojë e mungesës së bankës dhe të monedhës kombëtare.

    Kishte luhatje kursi të këmbimit e gjithashtu edhe mungesë të parasë së vogël që përdorej për këmbime tregtare. Ekonomia dhe tregtarët të pësonin humbje të mëdha e pengesa në kryerjen e transaksioneve.

    Më herët, në kushtet e mungesës së monedhës divizionare, bashkitë kryesore të vendit. ishin lejuar që të emetonin disa kartëmonedha, që mund të përdoreshin vetëm në territorin e tyre.

    Por, duke qenë se shumat e emetuara ishin shumë të vogla (200 mijë franga ar) një pjesë e madhe e tyre u tërhoq nga tregu.

    E njëjta frikë paraqitej edhe në këtë rast, duke qenë se emetimi që do të bëhej do të ishte i kufizuar. Rreziku ishte që një pjesë e madhe e parave që do të emetoheshin të tërhiqeshin nga koleksionistët.

    Ndaj, projekti i shkurtit të vitit 1922 synonte pikërisht që t’u jepte zgjidhje këtyre problematikave të konstatuara. Pra krijimin e monedhës kombëtare e gjithashtu edhe emërtimin e saj.

    Projekti i shumicës së Komisionit të Financave

    Në projektin për krijimin e monedhës kombëtare, të propozuar nga shumica e Komisionit të Financave evidentohej se monedha kombëtare emetohej “për të shpëtuar popullin nga dëmet që rrjedhin nga ndryshimet e kursit të monedhave të huaja. Atyre që qarkullojnë në Shqipëri dhe për të lehtësuar qarkullimin e monedhës së vogël. Qeveria e pa të nevojshme prerjen e letrave me vlerë, si letra monedhë kombëtare”.

    Në nenin 2 të propozimit të Komisionit shkruhej se, “Pareja e Shqipnis emnohet “LEKE”. Leka ndahet në 100 qintima”.

    Sa i përket sasisë së parave që do të viheshin në qarkullim, propozimi i shumicës së Komisionit të Financave ishte për sasinë 10 milion franga ari. Në këtë rast, projekti parashikonte që qeveria shqiptare, për të garantuar paranë që vinte në qarkullim, detyrohej të depozitonte në një bankë të huaj shumën analoge në ar.

    Për të siguruar këtë shumë, parashikohej të përdoreshin të ardhurat që siguroheshin nga koncesionet e pyjeve që jepte shteti shqiptar. Po ashtu edhe të ardhurat në ar që arrinte të siguronte arka e shtetit në veprimet e saj.

    Projekti parashikonte gjithashtu se baza e letrës caktohej duke llogaritur raportin 100 lekë-20 franga ar. Mbi çdo kartëmonedhë duhej të shkruhej numri i Lekës dhe vlefta e saj në bazë të arit. Kartëmonedhat duhej të vërtetoheshin prej Ministrit të Financave dhe Arkëtarit të Përgjithshëm të shtetit.

    Projekti parashikonte gjithashtu se “qeveria pasi të garantojë emisionin e parë të letrës me vleftë 10 milion franga ar ka të drejtë të presë dhe 10 milion franga ari letër”

    Për të ndjekur ecurinë e futjes në treg të kartëmonedhës shqiptare parashikohej të ngrihej një komision i posaçëm parlamentar.

    Projekti i propozuar parashikonte detyrimin që qeveria të merrte prej tregtarëve paranë letër. Duhej t’u jepte vlerën analoge vetëm për shumën e nevojshme që ata kishin për të paguar jashtë për mallin që importonin.

    Ndërkohë, ata që dëshironin të udhëtonin në shtetet e huaja kishin të drejtë që të shkëmbenin në zyrat e financës. Mund të merrnin monedhë të huaj për nevojat e udhëtimit ose për nevoja të tjera vetjake. Në këtë mënyrë, synohej që të ndalohej dalja jashtë vendit e kartëmonedhës kombëtare.

    Projekti parashikonte gjithashtu se qarkullimi në Shqipëri i kartëmonedhave të huaja. dhe i monedhave të arit e argjendit ishte i ndaluar sapo të viheshin në qarkullim kartëmonedhat kombëtare.

    Projekti i pakicës së Komisionit të Financave. Monedha kombëtare të quhet Skënder

    Komisioni i financave ishte paraqitur në Kuvend me dy propozime. Ndryshe nga propozimi i parë, propozimi i dytë i pakicës parashikonte që qeverisë t’i jepej e drejta që të emetonte më shumë para nga sa parashikohej në projektin e shumicës.

    Sipas këtij projekti, qeveria duhej të emetonte kartëmonedha me vlerë 25 milion franga ar. Ndryshe nga shumica, pakica e komisionit mendonte se. “Monedha kombëtare “unita monataire” asht frangu ar, e cila quhet SKËNDER dhe do të ndahet në 5 lekë”.

    Edhe në këtë rast, parashikohej formimi i një komisioni parlamentar prej tre vetësh. Kjo kontrollonte sigurimin e kartëmonedhës kombëtare me anën e depozitimit në një bankë të sigurtë të huaj.

    Ndryshe nga projekti i shumicës që i jepet të drejtë qeverisë që të bënte dy emetime me nga 10 milionë franga, projekti i pakicës përcaktonte detyrimin që pasi të mblidhen 2 milion skendërë, qeveria detyrohej të themelonte Bankën Kombëtare.

    Projekti i qeverisë: Ndryshe nga sa propozonin dy palët nga Komisioni i Financave, qeveria u paraqit në seancë plenare me një variant që përcaktonte emetimin e më pak parave.

    Qeveria kërkonte të emetonte 3 milion franga ar, si shumica e komisionit të Financave. Edhe qeveria propozonte që paraja e Shqipërisë të emërtohej LEKË.

    Ndërsa sa i përkiste qarkullimit të monedhave të tjera të huaja në vend, qeveria nuk propozonte ndalimin e tyre por një qarkullim paralel. Raporti i kartëmonedhës 100 lekë =20 franga ari. Në fakt, ky variant do të arrinte të miratohej nga parlamenti, pasi u diskutua për secilin prej tyre.

    Diskutimet në Këshillin Kombëtar, të emërtohet Lekë ose Shqipe

    Projekti për krijimin e monedhës kombëtare ishte në fakt një projekt i përgatitur më herët, edhe pse paraqitja e tij në Kuvend u bë në shkurt të vitit 1922.

    Ky fakt përmendet nga deputeti Bahri Omari, i cili, në fjalimin e tij u shpreh se ‘pares ja kemi vu emrin Lekë e ky projekt që kemi paraqitë e kemi gjetun të pregatitun. Por ka pasë kenë për parë nikel, por ne e kemi pa ma t’arsyeshme e ma të lehtë me i pre letër. Pse për me ba pare nikeli lipsen veprime më të mëdha”.

    Në seancë ishte i pranishëm edhe Ahmet Zogu, por në cilësinë e ministrit të Brendshëm dhe që nuk përfshihet aspak në këtë diskutim.

    Bahri Omari në fjalimet e tij bën pyetjen direkte: Nga u muer Fjala Lekë?

    E përgjigjia e kryeministrit Xhafer Ypi e shënuar në procesverbalet e Kuvendit është e shkurtër: Asht marrë nga Lek Dukagjini!

    Ndërsa Shefqet Dajiu në fjalën e tij del kundër kësaj emërtese me argumentin se, “fjala Lekë ka nji kuptim jo të mirë në vendin tonë”. Prandaj ai propozon që të emërtohet “Shqipe”.

    Pas këtij propozimi, kryesuesi i seancës e hedh në votim propozimin që paraja e Shqipërisë të quhet Lekë. Propozimi miratohet me 25 vota. Në këtë seancë mungonin për arsye të ndryshme 19 deputetë.

    Ajo që duhet evidentuar është se pavarësisht argumentimit të kryeministrit, në asnjë nga emetimet e monedhave e kartëmonedhave nuk përfaqësohet imazhi i Lekë Dukagjinit por vetëm i Skënderbeut dhe Lekës së Madh.

    Cila ishte monedha zyrtare, leku apo frangu?

    Ajo që ndodhi në Shqipëri në seancën e shkurtit të vitit 1922 në fakt ishte krijimi i një njësie të re monetare. Pasi nuk u shfuqizua frangu ar por paralelisht u krijua një njësi e re monetare e emërtuar Lekë.

    Ekzistenca e dy emërtesave të njësive monetare të vendit, frang dhe lekë në fakt do të krijonte jo pak konfuzion në popullatë. Shqetësimi do të reflektohej edhe në seancën e 12 prillit të vitit 1926.

    Deputeti Selaudin Blloshmi do të evidentonte në fjalimin e tij se kur Shqipëria pranoi sistemin e lekut, nuk pranoi një bazë monetare të re pasi baza monetare e vendit ishte frangu ar, i sistemit metrik latin që parashikon ndarjen në 100 pjesë të njësisë monetare.“Por për të lehtësuar tregtinë frangë ari e ndamë në 5 pjesë të cilat i pagëzuam me emrin Lekë duke u bazuar në traditat e historinë kombëtare” do të shprehej ai.

    Pas këtij diskutimi, ministri i Financave Sulejman Starova do të pranonte se Leku nuk ishte një monedhë e veçantë por një pjestim i frangës ar.

    Ndërsa deputeti Hiqmet Delvina e cilësonte si gabim faktin se në vend ishin dy lloje monedhash, frangu ar dhe leku.

    “Nuk kuptohet cilën kemi monedhë kombëtare” shprehej Delvina.

    Situata do të vijonte të ishte e tillë deri në vitin 1947 kur u miratua dekretligji që hoqi nga qarkullimi kartëmonedhat Frang. Në këtë mënyrë, njësia bazë e monedhës në vend do të caktohej Leku./scan

    —————

    Lexo edhe:

  • Euro prek minimumin historik, ekspertët: Ja faktorë që ndikojnë në zhvlerësimin e monedhës

    Euro prek minimumin historik, ekspertët: Ja faktorë që ndikojnë në zhvlerësimin e monedhës

    Gjatë javës së parë të gushtit, euro preku një minimum të ri historik, duke rënë poshtë nivelit të 97 lekëve.
    Këtë të premte, në pikat e këmbimit valutor, një euro blihet për 96.5 lekë. Ky nivel i ulët, sipas ekspertëve, shpjegohet me ndikimin e turizmit në treg, një fenomen i përvitshëm.
    “I vetmi justifikim i mundshëm për rënien mund të jetë pjesa e turizmit. Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe po sillen çdo ditë e më tepër para dhe ndoshta ky është faktori kryesor që ka çuar në një forcim edhe më të madh të monedhës vendase. Kjo është arsyeja kryesore, mendoj, për këtë rënie në minimumin historik të euros në këto ditë të fundit”, thotë eksperti Klodian Muço.
    Por ndryshe nga vitet e mëparshme, kur euro niste të fitonte pikë përballë lekut në përfundim të sezonit, të paktën në vitin e fundit, kjo traditë është “thyer”.
    “Shqipëria është një vend ku logjika ekonomike nuk të ndihmon. Ne jemi në kulmin e sezonit turistik, normalisht supozohet që në të ardhmen monedha jonë do të zhvlerësohet, pra do të ikë fluksi turistik dhe do të rikthehemi te gjendja e mëparshme. Por, po të kemi parasysh vitin e kaluar, në shtator ra edhe më shumë sesa në gusht. Kjo tregon që logjika ekonomike këtu te ne lë për të dëshiruar, sepse këtu ka informalitet shumë të lartë, kemi depërtim të ekonomisë kriminale.
    Kur korrupsioni, evazioni, krimi i gjenerojnë kryesisht të ardhurat në valutë dhe më pas këto shkëmbehen në exchange, janë edhe këto faktorë që ndikojnë në vlerësim dhe zhvlerësim. Prandaj nuk i këshillon dot qytetarët të blejnë apo jo në këtë moment. Sipas logjikës ekonomike duhet të blejnë, por realiteti është i pasigurt”, u shpreh ai për “Vizion Plus”.
    Nga rënia e vazhdueshme e euros ka humbës dhe fitues.
    “Rënia e euros stimulon importuesit, ata që kanë marrë kredi në monedhë të huaj, por të ardhurat e tyre i kanë në monedhën vendase.
    Humbësit janë ata që eksportojnë jashtë, janë një sërë kompanish eksportuese në vend, fitimet e të cilave po bien nga muaji në muaj si pasojë e këtij forcimi të monedhës vendase dhe zhvlerësimit të euros, sepse pagesat vijnë në euro, euro po humbet nga dita në ditë”, tha Klodian Muço.

  • Banka e Shqipërisë vendos rregulla transparence për kostot dhe kursin e këmbimit në tërheqjet e parave nga ATM-të

    Banka e Shqipërisë vendos rregulla transparence për kostot dhe kursin e këmbimit në tërheqjet e parave nga ATM-të

    Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime rregullatore, që synojnë të adresojnë problemet e transparencës në tarifat e këmbimit të monedhës të lidhura me transaksionet me kartë. Kostot e larta, veçanërisht për tërheqjet cash në ATM nga zotëruesit e kartave të lëshuara nga institucione të huaja financiare, janë bërë objekt pakënaqësie nga turistët e huaj ose shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe përdorin kartat e tyre bankare për të tërhequr para në Shqipëri.
    Madje, së fundmi edhe Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë të kontrollojë metodologjinë për llogaritjen e komisioneve për tërheqjet në bankomate, si dhe për kartëmbajtësit vendas ashtu edhe për ata të huaj, duke përfshirë edhe përqindjen (mark-up) për shërbimin e Këmbimit Dinamik të Valutës (DCC), nëse praktikat e ndjekura nga bankat janë në përputhje me aktet rregullatore në fuqi.
    Projektrregullorja “Mbi tarifat e pagesave ndërkufitare në zonën SEPA dhe kushtet e transparencës”, përcakton se, palët që ofrojnë shërbime të këmbimit të monedhës në një ATM ose në pikën e shitjes (POS), duhet ta shprehin tarifën totale të këmbimit të monedhës si një vlerë në përqindje (mark-up) mbi nivelin e kursit të këmbimit, më të fundit të disponueshëm, të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Kjo përqindje (mark-up) duhet t’i shfaqet paguesit para inicimit të transaksionit të pagesës.
    Operatorët e pagesave duhet ta publikojnë përqindjen në një mënyrë të kuptueshme dhe lehtësisht të aksesueshme, në një platformë elektronike. Përveç informacionit të mësipërm, çdo palë që ofron shërbimin e këmbimit të monedhës në një ATM ose në pikën e shitjes (POS) duhet t’i sigurojë paguesit, para inicimit të transaksionit të pagesës informacion për shumën që do t’i paguhet përfituesit në monedhën e përdorur prej tij dhe shumën që do të paguhet nga paguesi në monedhën e llogarisë së tij.

    Çdo palë që ofron shërbimin e këmbimit të monedhës në një ATM ose në POS duhet ta shfaqë qartë informacionin në pajisjen përkatëse. Përpara inicimit të transaksionit të pagesës, kjo palë duhet të informojë paguesin mbi mundësinë e kryerjes së pagesës në monedhën e përdorur nga përfituesi, dhe në vazhdim, kryerjen e këmbimit të monedhës nga operatori i shërbimit të paguesit.
    Informacioni i mësipërm duhet, gjithashtu, t’i vihet në dispozicion paguesit me një mjet të qëndrueshëm komunikimi, pas inicimit të transaksionit të pagesës. Operatori i pagesës (OSHP), duhet t’i dërgojë paguesit, pa vonesa të panevojshme, një mesazh elektronik, për çdo kartë pagese që i është lëshuar paguesit prej tij dhe që është e lidhur me të njëjtën llogari, pasi OSHP-ja e paguesit të ketë marrë një urdhër pagese të lidhur me një tërheqje fondesh nga një ATM, ose me kryerjen e një pagese në pikën e shitjes (POS), e cila është në një monedhë të zonës SEPA, e ndryshme nga monedha e llogarisë së paguesit.

    Pavarësisht detyrimit të kësaj pike, një mesazh i tillë duhet të dërgohet një herë në muaj, gjatë të cilit OSHP-ja e paguesit merr nga paguesi një urdhër pagese në të njëjtën monedhë. OSHP-ja duhet të bjerë dakord me përdoruesin e shërbimeve të pagesave mbi kanalin ose kanalet e komunikimit elektronik gjerësisht të disponueshëm dhe lehtësisht të aksesueshëm, përmes të cilave OSHP-ja do të dërgojë mesazhet elektronike.
    Kur shërbimi i këmbimit të monedhës ofrohet nga OSHP-ja e paguesit në lidhje me një transfertë krediti, cila iniciohet direkt nëpërmjet internetit (online), duke përdorur faqen e internetit ose aplikacionin përkatëse të OSHP-së, kjo e fundit duhet të informojë paguesin, para inicimit të transaksionit të pagesës, në mënyrë të qartë, të paanshme dhe të kuptueshme, mbi tarifat e përllogaritura për shërbimin e këmbimit të monedhës të lidhur me transfertën e kreditit.

    Para inicimit të transaksionit të pagesës, OSHP-ja duhet t’i komunikojë paguesit, në mënyrë të qartë, të paanshme dhe të kuptueshme, shumën totale të transfertës të kreditit të përllogaritur, në monedhën e llogarisë së paguesit, duke përfshirë çdo tarifë të lidhur me transaksionin dhe çdo tarifë të këmbimit të monedhës. OSHP-ja duhet, gjithashtu, të komunikojë shumën e përllogaritur që do t’i transferohet përfituesit, në monedhën e përdorur nga përfituesi./ Monitor

  • BSH vendos rregulla transparence për kostot dhe kursin e këmbimit në tërheqjet e parave nga ATM-të

    BSH vendos rregulla transparence për kostot dhe kursin e këmbimit në tërheqjet e parave nga ATM-të

    Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime rregullatore, që synojnë të adresojnë problemet e transparencës në tarifat e këmbimit të monedhës të lidhura me transaksionet me kartë.Kostot e larta, veçanërisht për tërheqjet cash në ATM nga zotëruesit e kartave të lëshuara nga institucione të huaja financiare, janë bërë objekt pakënaqësie nga turistët e huaj ose shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe përdorin kartat e tyre bankare për të tërhequr para në Shqipëri.Madje, së fundmi edhe Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë të kontrollojë metodologjinë për llogaritjen e komisioneve për tërheqjet në bankomate, si dhe për kartëmbajtësit vendas ashtu edhe për ata të huaj, duke përfshirë edhe përqindjen (mark-up) për shërbimin e Këmbimit Dinamik të Valutës (DCC), nëse praktikat e ndjekura nga bankat janë në përputhje me aktet rregullatore në fuqi.Projektrregullorja “Mbi tarifat e pagesave ndërkufitare në zonën SEPA dhe kushtet e transparencës”, përcakton se, palët që ofrojnë shërbime të këmbimit të monedhës në një ATM ose në pikën e shitjes (POS), duhet ta shprehin tarifën totale të këmbimit të monedhës si një vlerë në përqindje (mark-up) mbi nivelin e kursit të këmbimit, më të fundit të disponueshëm, të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Kjo përqindje (mark-up) duhet t’i shfaqet paguesit para inicimit të transaksionit të pagesës.Operatorët e pagesave duhet ta publikojnë përqindjen në një mënyrë të kuptueshme dhe lehtësisht të aksesueshme, në një platformë elektronike.Përveç informacionit të mësipërm, çdo palë që ofron shërbimin e këmbimit të monedhës në një ATM ose në pikën e shitjes (POS) duhet t’i sigurojë paguesit, para inicimit të transaksionit të pagesës informacion për shumën që do t’i paguhet përfituesit në monedhën e përdorur prej tij dhe shumën që do të paguhet nga paguesi në monedhën e llogarisë së tij.Çdo palë që ofron shërbimin e këmbimit të monedhës në një ATM ose në POS duhet ta shfaqë qartë informacionin në pajisjen përkatëse.Përpara inicimit të transaksionit të pagesës, kjo palë duhet të informojë paguesin mbi mundësinë e kryerjes së pagesës në monedhën e përdorur nga përfituesi, dhe në vazhdim, kryerjen e këmbimit të monedhës nga operatori i shërbimit të paguesit.Informacioni i mësipërm duhet, gjithashtu, t’i vihet në dispozicion paguesit me një mjet të qëndrueshëm komunikimi, pas inicimit të transaksionit të pagesës.Operatori i pagesës (OSHP), duhet t’i dërgojë paguesit, pa vonesa të panevojshme, një mesazh elektronik, për çdo kartë pagese që i është lëshuar paguesit prej tij dhe që është e lidhur me të njëjtën llogari, pasi OSHP-ja e paguesit të ketë marrë një urdhër pagese të lidhur me një tërheqje fondesh nga një ATM, ose me kryerjen e një pagese në pikën e shitjes (POS), e cila është në një monedhë të zonës SEPA, e ndryshme nga monedha e llogarisë së paguesit.Pavarësisht detyrimit të kësaj pike, një mesazh i tillë duhet të dërgohet një herë në muaj, gjatë të cilit OSHP-ja e paguesit merr nga paguesi një urdhër pagese në të njëjtën monedhë.OSHP-ja duhet të bjerë dakord me përdoruesin e shërbimeve të pagesave mbi kanalin ose kanalet e komunikimit elektronik gjerësisht të disponueshëm dhe lehtësisht të aksesueshëm, përmes të cilave OSHP-ja do të dërgojë mesazhet elektronike.Kur shërbimi i këmbimit të monedhës ofrohet nga OSHP-ja e paguesit në lidhje me një transfertë krediti, cila iniciohet direkt nëpërmjet internetit (online), duke përdorur faqen e internetit ose aplikacionin përkatëse të OSHP-së, kjo e fundit duhet të informojë paguesin, para inicimit të transaksionit të pagesës, në mënyrë të qartë, të paanshme dhe të kuptueshme, mbi tarifat e përllogaritura për shërbimin e këmbimit të monedhës të lidhur me transfertën e kreditit.Para inicimit të transaksionit të pagesës, OSHP-ja duhet t’i komunikojë paguesit, në mënyrë të qartë, të paanshme dhe të kuptueshme, shumën totale të transfertës të kreditit të përllogaritur, në monedhën e llogarisë së paguesit, duke përfshirë çdo tarifë të lidhur me transaksionin dhe çdo tarifë të këmbimit të monedhës.OSHP-ja duhet, gjithashtu, të komunikojë shumën e përllogaritur që do t’i transferohet përfituesit, në monedhën e përdorur nga përfituesi./ E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Bullgaria me euro: më mirë a më keq?

    Bullgaria me euro: më mirë a më keq?

    Me një këmbë në bashkimin monetar, pas dritës jeshile të dhënë nga Komisioni Evropian dhe BQE, qeveria bullgare siguron qytetarët se miratimi i monedhës së përbashkët evropiane, nga janari 2026, do t’i sjellë prosperitet vendit – dhe paraqet shifra specifike.
    Në një intervistë të dhënë për BNT nga ministri i Ekonomisë dhe Industrisë, Peter Dilov, ai shpjegoi se si ekonomia kombëtare do të bëhet më e pasur me dy miliardë leva.
    “Si ekonomia ashtu edhe publiku do të ndalojnë përgjithmonë humbjen e rreth një miliard leva çdo vit për shkak të konvertimit të monedhës midis levës dhe euros ose anasjelltas. Pothuajse gjysmë milioni biznese të vogla dhe të mesme operojnë në Bullgari, duke mbajtur llogari si në leva ashtu edhe në euro. Heqja e këtij detyrimi do t’u kursejë kompanive rreth 100 euro në vit”, tha ai.
    Qeveria bullgare pret që miratimi i euros do të lehtësojë investimet në vend – veçanërisht në fushën e teknologjive të reja, ku po regjistrohet një vrull i konsiderueshëm.
    “Bullgaria ofron kushte shumë të favorshme për këto investime”, tha Dilov, “pasi kemi një fuqi punëtore shumë të kualifikuar në këtë sektor. Ne gjithashtu presim investime në industrinë e mbrojtjes, veçanërisht në kuadër të programeve të BE-së që sigurojnë fonde në këtë fushë.”
    Vlerësimin se “miratimi i euros do të çojë në më shumë investime në Bullgari” e ndan edhe Vasil Velev, kryetar i bordit të Shoqatës Kombëtare të Kapitalit Industrial.
     
    Sipas të dhënave të fundit, PBB-ja e Bullgarisë pritet të rritet me 3.1% në bazë vjetore, duke e bërë Bullgarinë një nga vendet me rritjen më të shpejtë në BE.
     
    Sipas Dilov, shteti ka përgatitur një mekanizëm për mbrojtjen e konsumatorit për të parandaluar spekulimet pas miratimit të monedhës së vetme evropiane. /tesheshi.com/