Tag: monedhën

  • Konferenca për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë, guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

    Konferenca për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë, guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën shkencore të organizuar me rastin e 100-vjetorit të krijimit të bankës qendrore, ku pjesë ishte dhe kryeministri Edi Rama.

    Sejko prezantoi edhe një monedhë të re simbolike, të prodhuar me rastin e 100 vjetorit.
    Gjatë fjalës së tij, Sejko theksoi rëndësinë e këtij jubileu si një moment për të reflektuar mbi përpjekjet e punonjësve të Bankës së Shqipërisë dhe arritjet e saj gjatë një shekulli. Ai kujtoi vizionin e rilindasit Sami Frashëri për krijimin e institucioneve të afta që mbrojnë sovranitetin ekonomik, dhe theksoi sukseset e BSH-së në zhvillimin e tregjeve financiare, rritjen e besimit në monedhën vendase dhe përmirësimin e standardeve ekonomike të vendit.
    “Për kremtimin e përvjetorit njëshekullor të bankingut qendror shqiptar, Banka e Shqipërisë ka emetuar monedhën përkujtimore pa kurs ligjor “100 vjet Banka e Shqipërisë, 1925-2025”.
    Monedha simbolizon rëndësinë e institucionit të Bankës së Shqipërisë dhe përkujton ngjarjet kryesore që kanë shënuar zhvillimin e saj ndër vite.
    Në shpinë, në të majtë qëndron portreti i një djali me veshje popullore të Shqipërisë së mesme, i konfiguruar në kartëmonedhën e parë të emetuar në vitin 1926 dhe në të djathtë, portreti i poetit dhe atdhetarit Asdreni i konfiguruar në kartëmonedhën 10000 Lekë, emetimi më i fundit i Bankës së Shqipërisë.
    Ndërsa, në faqe, monedha paraqet logon e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë dhe përreth ravijëzohen data historike për bankingun qendror shqiptar.
    Kjo vepër nderon kujtesën institucionale dhe frymëzon besim për të ardhmen“, u shpreh Sejko.

    Top Channel

  • Deopozitat i kthehen rritjes në maj, në një vit janë shtuar 1,2 mld euro kursime në banka

    Deopozitat i kthehen rritjes në maj, në një vit janë shtuar 1,2 mld euro kursime në banka

    Kursimet në lekë i janë rikthyer rritjes së lehtë në maj, pas tkurrjes që shënuan për dy muaj radhazi. Edhe tendenca e depozitave në monedhën e përbashkët ishte në rritje.Statistikat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur, stoku i kursimeve në lekë në fund të muajit maj ishte 645 miliardë lekë, me një rritje prej 0.73%, ose rreth 5 miliardë lekë më shumë në krahasim me muajin e mëparshëm, duke rikuperuar plotësisht rënien e muajit prill.Në ecurinë e majit ka ndikuar rritja e depozitave të korporatave financiare, që janë zgjeruar me 1.6 miliardë lekë, ose 1.75% më shumë. Edhe kursimet e rezidentëve kanë vijuar tendencën rritëse.Me bazë vjetore (maj 2025/maj 2024), depozitat në monedhën vendase janë rritur me 9.5%, ose gati 56 miliardë lekë më shumë.Euro ka vijuar të jetë dhe në maj një monedhë e preferuar për të kursyer.Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në monedhën e përbashkët arriti në 8.1 miliardë euro në fund të muajt prill, me një rritje prej 78 milionë eurosh, ose gati 1% më shumë se muaji i mëparshëm.Rritja është ndikuar si nga korporatat private e publike, ashtu dhe individët.Me bazë vjetore (maj 2025/maj 2024), depozitat në monedhën e përbashkët janë rritur me 8.2%, ose 618 milionë euro më shumë.Banka e Shqipërisë e raporton totalin e kursimeve (lekë plus valutë) të konvertuara në lekë. Në fund të majit, stoku total i depozitave ishte 1.38 trilionë lekë, me një rritje me bazë vjetore prej 84 miliardë lekësh, ose 6.45% më shumë.Stabilizimi i euros ka ulur ndikimin që rënia e kësaj të fundit dha në tkurrjen e kursimeve në valutë në momentin që ato raportohen në euro.Të matura sipas monedhave përkatëse, në një vit depozitat në lekë janë rritur me 56 miliardë lekë (rreth 560 mln euro) dhe ato në euro me 618 milionë euro, me një total prej 1.17 miliardë euro që janë shtuar në sistem për një vit.Burimi: BSHKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Depozitat në lekë në rënie për të dytin muaj radhazi, rriten në euro

    Depozitat në lekë në rënie për të dytin muaj radhazi, rriten në euro

    Individët dhe bizneset kanë kursyer më pak në muajt e parë të 2025-s, në raport me vitet e mëparshme, ku tendenca ka qenë më e dukshme për monedhën vendase.Statistikat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në prill, stoku i kursimeve në lekë në fund të muajit prill ishte 640 miliardë lekë, me një rënie prej 0.75%, ose rreth 5 miliardë lekë në krahasim me muajin e mëparshëm.Ky është muaji i dytë kur tendenca e depozitave në monedhën vendase është në rënie, ndryshe nga janari dhe viti 2024, kur tendenca ishte me rritje të fortë.Në ecurinë e prillit ka ndikuar rënie e depozitave të korporatave financiare, që janë tkurrur me 6.1 miliardë lekë, ose 6.3$ më pak. Kursimet e rezidentëve janë rritur shumë lehtë me 0.3%, duke mos arritur të amortizojnë tkurrjen e depozitave të bizneseve.Me bazë vjetore (prill 2025/prill 2024), depozitat në monedhën vendase janë rritur me 9.27%, ose gati 60 miliardë lekë më shumë.Euro është rikthyer në prill si monedha më e preferuar për të kursyer. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në monedhën e përbashkët arriti në 8.056 miliardë lekë në fund të muajt prill, me një rritje prej 45 milionë eurosh, ose 0.6% më shumë se muaji i mëparshëm.Rritja është ndikuar si nga korporatat private e publike, ashtu dhe individët. Ky përmirësim erdhi pas një rënieje prej 80 milionë euro të depozitave në valutë.Me bazë vjetore (prill 2025/prill 2024), depozitat në monedhën e përbashkët janë rritur me 7%, ose 566 milionë euro më shumë.Banka e Shqipërisë e raporton totalin e kursimeve (lekë plus valutë) të konvertuara në lekë. Në fund të prillit, stoku total i depozitave ishte 1.37 trilionë lekë, me një rënie prej 0.35% në krahasim me muajin e mëparshëm, ose 4.8 miliardë lekë më pak, e ndikuar nga rënie e kursimeve në lekë.Stabilizimi i euros ka ulur ndikimin që rënia e kësaj të fundit dha në tkurrjen e kursimeve në valutë në momentin që ato raportohen në euro.Burimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Banka e Shqipërisë kufizon kreditë për blerje banesash

    Banka e Shqipërisë kufizon kreditë për blerje banesash

    Gent Sejko

    TIRANË- Banka e Shqipërisë kufizon vlerën e kësteve të kredisë për qytetarët shqiptarë që duan të blejnë një banesë. Lajmin e dha guverantori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Në një deklaratë për shtyp, guvernatori tha se u vendos një tavan për shumën e kredisë që mund të marrin qytetarët për të blerë një shtëpi. 
    “Morëm disa masa lidhur me kreditimin në tregun e pasurive të patundëshme, kryesisht për individët. Në këtë kontekst, vendosëm një tavan lidhur me huanë në raport me vlerën e banesës, dhe në raport me vlerës së kredisë me pagën e huamarrësit. Më konkretisht këto tavane janë maksimumi i huasë për monedhën lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj vlera e kredisë do të jetë 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë lidhur me monedhën në valutë të huaj për të shmangur rrezikun e kursit të këmbimit. Kësti ndaj të ardhurave si raport do të jetë në nivelin 40% për monedhën lekë dhe 35% për monedhën në valutë të huaj. Kjo është për shtëpinë e parë. Për lekun do të jetë 35% raporti i këtit me të ardhurat, ndërsa 30% për shtëpinë e tyre. Pra, Banka e Shqipërisë ka vënë standardizim,”-tha në fjalën e tij Sejko. 
    Në shkurt të këtij viti u konstatua se kredia për shtëpi u rrit për të 5-tin vit radhazi. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregonin se kredia për banesa arriti në 54.9 miliardë lekë në 2024, një rritje me 13% krahasuar me vitin 2023. Këtë tendencë agjentët e pasurive të paluajtshme e lidhin me normat e ulëta të interesit, por dhe rritjen e pagave, ku qytetarët arrijnë të plotësojnë edhe këtë kriter të bankave për të përfituar kredinë.

    Dëshira e të qenurit pronar të një banese, i ka bërë qytetarët shqiptarë edhe më borxhlinj ndaj bankave por më së shumti në monedhën kombëtare për shkak të luahtjeve në kursin e këmbimit valutor. Kreditë për shtëpi individët po i marrin më shumë në monedhën vendase. Nga ana tjetër kredia e re në euro për banesa zbriti në 14 miliardë lekë një vit më parë, një rënie me 24% krahasuar me vitin 2023./ZËRI