Tag: mondi

  • “Në mgjes pimë kafe bashkë”/ U arrestua për vrasjen e Mondi Mëhallës, flet ish-ortaku: Po prisja ta takoja, por s’mu përgjigj në telefon…

    “Në mgjes pimë kafe bashkë”/ U arrestua për vrasjen e Mondi Mëhallës, flet ish-ortaku: Po prisja ta takoja, por s’mu përgjigj në telefon…

    mondi mehalla-xhino ago

    ELBASAN- Xhino Ago, ish-ortaku i Mondi Mëhalla, ka dëshmuar përpara hetuesve duke rrëzuar çdo pretendim për përfshirjen e tij në ekzukutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla, ngjarje e ndodhur më 30 nëntor. Sipas dosjes hetimore, Ago ka rrëfyer detaje nga dita e krimit, madje edhe mënyrën se si e ka marrë vesh ekzekutimin e ish-ortakut të tij. 
    Në dëshmi, Ago bën me dije se ditën e ngjarjes, gjatë paradites, ai ka qenë së bashku Mëhallën deri në orën 13:00. Më pas, ai është larguar me mjetin e tij “Hyundai”, ndërsa Mondi me “Range”-in e tij. Ky i fundit kishte thënë se do të ikte në Kavajë për drekë më familjes, ndërsa pas kësaj, ata do të takoheshin tek karburanti “Xhaxhai Oil” për të ikur sëbashku në Tiranë. Mirëpo gjatë kësaj kohe, ata kanë komunikuar në ëhatsApp dhe kanë anulluar planet për t’u takuar në Elbasan për shkak të trafikut.
    Ndërkohë, rreth orës 18:00, Ago është rikthyer nga Tirana në Elbasan dhe ka shkuar për te zyra e Mëhallës, teksa ishte duke e pritur, ky i fundit nuk i përgjigjej në telefon. Ka qenë operatorja e firmës ajo që e ka njoftuar për ngjarjen dhe ai është nisur me shpejtësi tek karburant ‘’Xhaxhi Oil’’ dhe ka parë policinë aty dhe “Range Roverin” ndaluar. Xhino shprehet se kur ka mbërritur aty, ka mësuar nga personat që ishin aty afër se Mondi, ishte vrarë me armë zjarri.
    “Rreth orës 9 të mëngjesit kam dalë nga shtëpia ime dhe me automjetin e markës Hyundai me traga AB 516, automjeti është në emër të kompanisë së një shoku tim, i cili quhet Nazif Bajrami. Rruga që kam ndjekur është në drejtim të qytetit te Elbasanit dhe kam shkuar tek zyrat e taksive, pasi unë jam administratore i “** Taksi”, zyrat e të cilave i kam tek karburanti ‘’Xh*** OIL”. Më pas kemi dalë në këmbë dhe kemi lëvizur për qark karburantit ku ndodhet magazina dhe kemi ndenjur deri në orën 13:00, ku gjatë kësaj kohe unë kam qenë vetëm me Mondin. Më pas unë me mjetin e përshkruar më lart jam larguar në të njëjtën rrugë për në banesën time, ndërsa Mondi mori “Range”-in dhe më tha se do të iki për Kavajë për drekë me të shtëpisë. Mondi më tha se tani do te kthehem nga Kavaja dhe për 20 minuta rreth orës 15:45 jam në Elbasan. Pas kësaj bisede kemi folur me video në ëhatsApp ku i thash Mondit a do të vish me mua në Tiranë, që të çojmë Fatlinda Istrefin në Tiranë, që e njihte dhe Mondi, dhe Mondi më tha Ok do të ikim bashkë dhe do të takohem tek karburanti, pasi unë do i dërgoja dhe kunatin tim Urim Topuzin, i cili do t’i vendoste disa llamba tek magazina e tij, pasi Urimi ishte në shtëpinë e tij. Pas kësaj bisede unë shikova nga shtëpia ime autostradën dhe pash se kishte trafik dhe i thashë kunati Urimit shko t’i tako Mondin, unë po çoj në Tiranë, Fatlindën. Dhe kështu ndodhi unë me makinën time çova Fatlindën në Kodër Institut, dhe unë jam kthyer në Elbasan, dhe kam shkuar direkt tek zyrat dhe po prisja Mondin, i rashë telefonit dhe nuk më përgjigjej dhe kam qëndruar rreth 20 min dhe ora e saktë ka qenë 18 e ca fiks nuk mbaj mend orën dhe më pas kam qëndruar deri kur më mori në telefon Enola, operatorja e kompanisë sime”, ka dwshmuar Xhino Ago.
    Xhino Agon, ish-ortaku Mëhallës, wshtw arrestuar nga policia pasi akuzohet se iu ka dhënë hua mjetin dy prej autorëve të përfshirë në ngjarje, të shpallur në kërkim Amarildo Kola dhe Marselo Arani. 
    Mondi Mëhalla u ekzekutua mbrëmen e të dielës (30 Nëntor) në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij. Hetimet janë përqendruar në konfliktet e mundshme që 43 vjeçari Mëhalla ka pasur kohët e fundit, pasi disa prej te shoqëruarve dhe të afërm të viktimës kanë dhënë deklarimet e tyre para grupit hetimor. Mëhalla ka qenë i skeduar më herët për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në vitin 2020, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim pasuror ndaj tij për pastrim parash.
    Mëhalla, ishte pronari i club lounge “Hollyvood Lounge Bar”, i cili njëherësh zotëronte dhe një pikë karburanti të quajtur “Xhaxhi Oil” si dhe një kompani taksish me emrin “El Taxi”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, 50 metra larg vendit ku ndodhi masakra e 4 shkurtit 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë. /ZËRI

  • Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, deklarimi i ish-ortakut: Po prisja ta takoja, në telefon nuk mu përgjigj

    Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, deklarimi i ish-ortakut: Po prisja ta takoja, në telefon nuk mu përgjigj

    Ish-ortaku i Mondi Mëhalla, Xhino Ago, ka dhënë dëshminë e tij përpara hetuesve, duke treguar se si nuk ka arritur të lidhet me viktimën në telefon.
    Në dosjen që disponon e Top Channel, tregohet një pjesë e dëshmisë së tij, përfshirë mënyrën se si e ka marrë vesh ekzekutimin.
    Ai ka shpjeguar se gjatë kësaj kohe ishte dhe Fatlinda Istrefi në shtëpinë e tij dhe po diskutonin që të iknin në Tiranë.
    “Pas kësaj bisede unë shikova nga shtëpia ime autostradën dhe pash se kishte trafik dhe i thashë kunati Urimit shko t’i tako Mondin, unë po çoj në Tiranë, Fatlindën. Dhe kështu ndodhi unë me makinën time çova Fatlindën në Kodër Institut, dhe unë jam kthyer në Elbasan, dhe kam shkuar direkt tek zyrat dhe po prisja Mondin, i rashë telefonit dhe nuk më përgjigjej dhe kam qëndruar rreth 20 min dhe ora e saktë ka qenë 18 e ca fiks nuk mbaj mend orën dhe më pas kam qëndruar deri kur më mori në telefon Enola, operatorja e kompanisë sime”.
    Gjatë shpjegimit, Xhino Ago, është shprehur se në shtëpi ka qëndruar me gjyshen dhe babin, kurse nëna e tij kishte ikur në Tiranë me kunatin, sepse se nipat dhe mbesat i mbajnë prindërit e tij.
    Ndër të tjera ka treguar se ka në pronësi 16 makina të markës  kineze elektrike, prej të cilave 7-8 automjete i kishte me qira Mond Mëhalla.
    Në lidhje me ngjarjen deklaruesi është shprehur se kur ka marrë vesh për ngjarjen nëpërmjet telefonit nga operatorja e firmës është nisur me shpejtësi tek karburant ‘’Xh*** Oil’’ dhe ka parë policinë aty dhe “Range Roverin” ndaluar.
    Aty ka mësuar nga personat që ishin aty afër se Mondi, ishte vrarë me armë zjarri.

  • “Isha vetëm me të…”/ Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, flet ish-ortaku i arrestuar

    “Isha vetëm me të…”/ Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, flet ish-ortaku i arrestuar

    Tashmë është zbuluar një pjesë e dëshmisë së njërit prej të arrestuarve për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla. Në dosjen e disponuar, tregohet një pjesë e dëshmisë së Xhino Ago-s, ish-ortaku i viktimës, i cili u arrestua pas ekzekutimit.
    “Rreth orës 9 të mëngjesit kam dalë nga shtëpia ime dhe me automjetin e markës Hyundai me traga AB 516, automjeti është në emër të kompanisë së një shoku tim, i cili quhet Nazif Bajrami.
    Rruga që kam ndjekur është në drejtim të qytetit te Elbasanit dhe kam shkuar tek zyrat e taksive, pasi unë jam administratore i “** Taksi”, zyrat e të cilave i kam tek karburati ‘’Xh*** OIL””, ka deklaruar Xhino Ago.
    Në deklarimet e tij Xhino Aga ka shpjeguar se pasi ka shkuar tek puna e tij ka takuar Mondi Mëhallën me të cilin kanë pirë kafe tek lokali i karburantit.
    “Më pas kemi dalë në këmbë dhe kemi lëvizur për qark karburantit ku ndodhet magazina dhe kemi ndenjur deri në orën 13:00, ku gjatë kësaj kohe unë kam qenë vetëm me Mondin. Më pas unë me mjetin e përshkruar më lart jam larguar në të njëjtën rrugë për në banesën time, ndërsa Mondi mori “Range”-in dhe më tha se do të iki për Kavajë për drekë me të shtëpisë.
    Në deklarimin e tij Xhino Aga ka shpjeguar se deri rreth orës 15:45, ka qëndruar në shtëpi dhe gjatë kësaj kohe ka komunikuar me video në WhatsApp me Mondin.
    “Mondi më tha se tani do te kthehem nga Kavaja dhe për 20 minuta rreth orës 15:45 jam në Elbasan. Pas kësaj bisede kemi folur me video në WhatsApp ku i thash Mondit a do të vish me mua në Tiranë, që të çojmë Fatlinda Istrefin në Tiranë, që e njihte dhe Mondi, dhe Mondi më tha Ok do të ikim bashkë dhe do të takohem tek karburanti, pasi unë do i dërgoja dhe kunatin tim Urim Topuzin, i cili do t’i vendoste disa llamba tek magazina e tij, pasi Urimi ishte në shtëpinë e tij”.

  • U arrestua si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, çfarë deklaroi ish-ortaku i tij: Po prisja ta takoja, në telefon nuk mu përgjigj

    U arrestua si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, çfarë deklaroi ish-ortaku i tij: Po prisja ta takoja, në telefon nuk mu përgjigj

    Ish-ortaku i Mondi Mëhalla, Xhino Ago, ka dhënë dëshminë e tij përpara hetuesve, duke treguar se si nuk ka arritur të lidhet me viktimën në telefon.

    Në dosjen që disponon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregohet një pjesë e dëshmisë së tij, përfshirë mënyrën se si e ka marrë vesh ekzekutimin.
    Ai ka shpjeguar se gjatë kësaj kohe ishte dhe Fatlinda Istrefi në shtëpinë e tij dhe po diskutonin që të iknin në Tiranë.
    “Pas kësaj bisede unë shikova nga shtëpia ime autostradën dhe pash se kishte trafik dhe i thashë kunati Urimit shko t’i tako Mondin, unë po çoj në Tiranë, Fatlindën. Dhe kështu ndodhi unë me makinën time çova Fatlindën në Kodër Institut, dhe unë jam kthyer në Elbasan, dhe kam shkuar direkt tek zyrat dhe po prisja Mondin, i rashë telefonit dhe nuk më përgjigjej dhe kam qëndruar rreth 20 min dhe ora e saktë ka qenë 18 e ca fiks nuk mbaj mend orën dhe më pas kam qëndruar deri kur më mori në telefon Enola, operatorja e kompanisë sime”.
    Gjatë shpjegimit, Xhino Ago, është shprehur se në shtëpi ka qëndruar me gjyshen dhe babin, kurse nëna e tij kishte ikur në Tiranë me kunatin, sepse se nipat dhe mbesat i mbajnë prindërit e tij.
    Ndër të tjera ka treguar se ka në pronësi 16 makina të markës  kineze elektrike, prej të cilave 7-8 automjete i kishte me qira Mond Mëhalla.
    Në lidhje me ngjarjen deklaruesi është shprehur se kur ka marrë vesh për ngjarjen nëpërmjet telefonit nga operatorja e firmës është nisur me shpejtësi tek karburant ‘’Xh*** Oil’’ dhe ka parë policinë aty dhe “Range Roverin” ndaluar.
    Aty ka mësuar nga personat që ishin aty afër se Mondi, ishte vrarë me armë zjarri.

    Top Channel

  • Vrasja në Elbasan/ Zbardhet dëshmia e ish-ortakut të biznesmenit Mondi Mëhalla

    Vrasja në Elbasan/ Zbardhet dëshmia e ish-ortakut të biznesmenit Mondi Mëhalla

    Është zbardhur dëshmia e Xhino Agos, një nga të arrestuarit në lidhje me vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, mbrëmjen e 30 nëntorit, në Elbasan.
    Sipas dosjes hetimore të publikuar në media, në dëshminë e tij para grupit hetimor Ago ka treguar itinerarin e tij pak para ekzekutimit, teksa ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen.
    Ai ka treguar se deri rreth orës 15:45, ka qëndruar në shtëpi dhe gjatë kësaj kohe ka komunikuar me video në ËhatsApp me Mondin.
    “Rreth orës 9 të mëngjesit kam dalë nga shtëpia ime dhe me automjetin e markës Hyundai me traga AB 516, automjeti është në emër të kompanisë së një shoku tim, i cili quhet Nazif Bajrami. Rruga që kam ndjekur është në drejtim të qytetit te Elbasanit dhe kam shkuar tek zyrat e taksive, pasi unë jam administratore i “** Taksi”, zyrat e të cilave i kam tek karburati ‘’Xh*** OIL””.Më pas kemi dalë në këmbë dhe kemi lëvizur për qark karburantit ku ndodhet magazina dhe kemi ndenjur deri në orën 13:00, ku gjatë kësaj kohe unë kam qenë vetëm me Mondin.
    Më pas unë me mjetin e përshkruar më lart jam larguar në të njëjtën rrugë për në banesën time, ndërsa Mondi mori “Range”-in dhe më tha se do të iki për Kavajë për drekë me të shtëpisë. Mondi më tha se tani do te kthehem nga Kavaja dhe për 20 minuta rreth orës 15:45 jam në Elbasan. Pas kësaj bisede kemi folur me video në WhatsApp ku i thash Mondit a do të vish me mua në Tiranë, që të çojmë Fatlinda Istrefin në Tiranë, që e njihte dhe Mondi, dhe Mondi më tha Ok do të ikim bashkë dhe do të takohem tek karburanti, pasi unë do i dërgoja dhe kunatin tim Urim Topuzin, i cili do t’i vendoste disa llamba tek magazina e tij, pasi Urimi ishte në shtëpinë e tij”,-ka deklaruar Ago.

  • Vrasja e biznesmenit në Elbasan, publikohet dëshmia e ish-ortakut të arrestuar: Isha vetëm me të…

    Vrasja e biznesmenit në Elbasan, publikohet dëshmia e ish-ortakut të arrestuar: Isha vetëm me të…

    Zbardhet një pjesë e dëshmisë së njërit prej të arrestuarve për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla.
    Në dosjen që disponon Top Channel tregohet një pjesë e dëshmisë së Xhino Ago-s, ish-ortaku i viktimës, i cili u arrestua pas ekzekutimit.
    “Rreth orës 9 të mëngjesit kam dalë nga shtëpia ime dhe me automjetin e markës Hyundai me traga AB 516, automjeti është në emër të kompanisë së një shoku tim, i cili quhet Nazif Bajrami.
    Rruga që kam ndjekur është në drejtim të qytetit te Elbasanit dhe kam shkuar tek zyrat e taksive, pasi unë jam administratore i “** Taksi”, zyrat e të cilave i kam tek karburati ‘’Xh*** OIL””, ka deklaruar Xhino Ago.
    Në deklarimet e tij Xhino Aga ka shpjeguar se pasi ka shkuar tek puna e tij ka takuar Mondi Mëhallën me të cilin kanë pirë kafe tek lokali i karburantit.
    “Më pas kemi dalë në këmbë dhe kemi lëvizur për qark karburantit ku ndodhet magazina dhe kemi ndenjur deri në orën 13:00, ku gjatë kësaj kohe unë kam qenë vetëm me Mondin. Më pas unë me mjetin e përshkruar më lart jam larguar në të njëjtën rrugë për në banesën time, ndërsa Mondi mori “Range”-in dhe më tha se do të iki për Kavajë për drekë me të shtëpisë.
    Në deklarimin e tij Xhino Aga ka shpjeguar se deri rreth orës 15:45, ka qëndruar në shtëpi dhe gjatë kësaj kohe ka komunikuar me video në WhatsApp me Mondin.
    “Mondi më tha se tani do te kthehem nga Kavaja dhe për 20 minuta rreth orës 15:45 jam në Elbasan. Pas kësaj bisede kemi folur me video në WhatsApp ku i thash Mondit a do të vish me mua në Tiranë, që të çojmë Fatlinda Istrefin në Tiranë, që e njihte dhe Mondi, dhe Mondi më tha Ok do të ikim bashkë dhe do të takohem tek karburanti, pasi unë do i dërgoja dhe kunatin tim Urim Topuzin, i cili do t’i vendoste disa llamba tek magazina e tij, pasi Urimi ishte në shtëpinë e tij”.

  • Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, flet ish-ortaku i arrestuar: Isha vetëm me të…

    Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, flet ish-ortaku i arrestuar: Isha vetëm me të…

    Tashmë është zbuluar një pjesë e dëshmisë së njërit prej të arrestuarve për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla.

    Në dosjen që disponon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregohet një pjesë e dëshmisë së Xhino Ago-s, ish-ortaku i viktimës, i cili u arrestua pas ekzekutimit.
    “Rreth orës 9 të mëngjesit kam dalë nga shtëpia ime dhe me automjetin e markës Hyundai me traga AB 516, automjeti është në emër të kompanisë së një shoku tim, i cili quhet Nazif Bajrami.
    Rruga që kam ndjekur është në drejtim të qytetit te Elbasanit dhe kam shkuar tek zyrat e taksive, pasi unë jam administratore i “** Taksi”, zyrat e të cilave i kam tek karburati ‘’Xh*** OIL””, ka deklaruar Xhino Ago.
    Në deklarimet e tij Xhino Aga ka shpjeguar se pasi ka shkuar tek puna e tij ka takuar Mondi Mëhallën me të cilin kanë pirë kafe tek lokali i karburantit.
    “Më pas kemi dalë në këmbë dhe kemi lëvizur për qark karburantit ku ndodhet magazina dhe kemi ndenjur deri në orën 13:00, ku gjatë kësaj kohe unë kam qenë vetëm me Mondin. Më pas unë me mjetin e përshkruar më lart jam larguar në të njëjtën rrugë për në banesën time, ndërsa Mondi mori “Range”-in dhe më tha se do të iki për Kavajë për drekë me të shtëpisë.
    Në deklarimin e tij Xhino Aga ka shpjeguar se deri rreth orës 15:45, ka qëndruar në shtëpi dhe gjatë kësaj kohe ka komunikuar me video në WhatsApp me Mondin.
    “Mondi më tha se tani do te kthehem nga Kavaja dhe për 20 minuta rreth orës 15:45 jam në Elbasan. Pas kësaj bisede kemi folur me video në WhatsApp ku i thash Mondit a do të vish me mua në Tiranë, që të çojmë Fatlinda Istrefin në Tiranë, që e njihte dhe Mondi, dhe Mondi më tha Ok do të ikim bashkë dhe do të takohem tek karburanti, pasi unë do i dërgoja dhe kunatin tim Urim Topuzin, i cili do t’i vendoste disa llamba tek magazina e tij, pasi Urimi ishte në shtëpinë e tij”.

    Top Channel

  • Zbulohet emri i porositësit të dyshuar të vrasjes së Mondi Mëhallës

    Zbulohet emri i porositësit të dyshuar të vrasjes së Mondi Mëhallës

    Zbulohet emri i personit, që policia e Elbasanit dhe familjarët e biznesmenit Mondi Mëhallës, e kërkojnë si të dyshuar për organizimin dhe financimin e vrasjes së tregtarit të naftës në Elbasan, në datën 30 nëntor 2025.
    Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se nuk bëhet fjalë për një person të huaj, por për një 35-vjeçar nga Elbasani që emrin e ka të ngjashëm me arabët dhe që quhet Oklid El Ouejdi. Në qytetin e Elbasanit ky personazh njihet me nofkën “Kiço” dhe  “Oliver”. Oklid El Ouejdi njihet në qytet dhe si nipi i një personazhi që thirret “Timi” i Elbasanit.

    Oklid El Ouejdi
    Sipas burimeve të policisë së Elbasanit, ky person është larguar nga Pika Kufitare e Qafë-Thanës, duke mos arritur të lokalizohet dhe verifikohet nga policia kriminale e Elbasanit.
    Qysh prej muajit Janar 2018, Oklid El Ouejdi, ka regjistruar si biznes në Elbasan një pikë Import-Eksport dhe tregtim të automjeteve dhe dhënies me qira. Sipas verifikimeve ky biznes quhet auto “SOLEIL”.
    Sipas burimeve “Kiço” është personi që 10 ditë para vrasjes së Mondi Mëhallës, është dhunuar nga ky i fundit. Dhunimi fizik ka ndodhur në ambientet e karburantit “Xhaxhi Oil” dhe sipas burimeve Oklid El Ouejdi, ka qenë i shoqëruar dhe me një person tjetër.
    Shkak i konfliktit është bërë një marrëveshje tregtare me vlerë 700 mijë euro. Por në pamundësi për të përmbushur marrëveshjen me Mondi Mëhallën, Oklid El Ouejdi, ka ofruar si zgjidhje dhënien e 4 apartamenteve në Tiranë, të cilët kishin probleme me pronësinë.
    Situata është nxehur deri në atë pikë sa biznesmeni Mondi Mëhalla ka ushtruar dhunë fizike ndaj Oklid El Ouejdi. Dhe më pas, 10 ditë më vonë ai dyshohet të ketë organizuar dhe financuar vrasjen e Mondi Mëhallës alias Hyka, që në Elbasan njihet si shok i ngushtë i Kei Piut.
    Aktualisht Oklid El Ouejdi, nuk është arritur të lokalizohet dhe shoqërohet në polici për të dhënë shpjegime. Ai ka dalë në Maqedoninë e Veriut, vend në të cilin ka shumë njohje shoqërore mes të cilëve dhe Sheval Muharremin që në Maqedoni njihet si “Bosi i Gërçecit”.
    Ndërkohë 8 ditë nga vrasja me 3 plumba e biznesmenit Mondi Mëhalla, aktualisht janë arrestuar dhe ndodhet në burg Nevzat alias Nevi Spaho nga Përrenjasi, i cili dyshohet se ka bërë rolin e shoferit nga zona e Mirakës, ku autori ka djegur makinën tip “Audi” në drejtim të zonës së Përrenjasit.
    Në burg ndodhet dhe punonjësi i karburantit Kujtim Pisha se nuk ka telefonuar policinë për ngjarjen si dhe ortaku në biznes i Mondi Mëhallës, Xhino Ago, se nuk kishte ndryshuar pronësinë e makinës tip “Audi”. Ndërsa vijojnë në kërkim laçiani Armando Kola dhe Marselo Arani nga Elbasani.
    Emrat e Armando Kolës, Nevzat Spahos dhe Marselo Aranit, kanë dalë nga Naldi Gjini, personi i parë që u shoqërua nga policia si njeriu që kishte përdorur makinën “Audi” disa ditë para vrasjes së Mondi Mëhallës.
    Për shkak se Gjini ka bashkëpunuar, policia dhe prokuroria e Elbasanit nuk e kanë proceduar atë për asnjë vepër penale. Bashkëpunimi i Naldi Gjinit, ka qenë tek procedura për paraqitje për njohje të personave të dyshuar.
    Naldi Gjini është përballur në polici me fotografitë e disa personave, ku mes tyre ai ka njohur Armando Kolën, Nevzat Spahon dhe Marselo Aranin, si tre njerëzit që kishin qenë së bashku kur ai i kishte lënë makinën.
    Gjini ka vendosur gishtin tregues tek fotot e 3 personave, çka solli që policia kriminale e Elbasanit më pas të nisë kërkimet për gjetjen e tyre.
    Marsel Arani është identifikuar edhe nga një kamerë e një garazhi në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë, teksa përdorte makinën tip “Audi” që u përdor në vrasjen e Mondi Mëhallës.
    Ndërsa pamjet filmike janë të qarta, policia gjatë këtyre ditëve nuk ka mundur të lokalizojë dhe arrestojë Marselo Aranin, i cili është zhdukur duke thyer edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” që kishte marrë nga gjykata e Elbasanit për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.
    Në kërkim vijon të jetë edhe laçiani Armando Kola. Kurse i vetmi person që ka identifikuar përmes fotografive Naldi Gjini dhe që tashmë është arrestuar nga policia, është Nevzat alias Nevi Spaho.

  • “Kiço”, pjesë e “Çunave të Dubait” porositi e financoi vrasjen e Mëhallës? Zbulohet skema e konfliktit, grushta e plumba te “Xhaxhi Oil”…

    “Kiço”, pjesë e “Çunave të Dubait” porositi e financoi vrasjen e Mëhallës? Zbulohet skema e konfliktit, grushta e plumba te “Xhaxhi Oil”…

    mondi mehalla dhe kico i elbasanit-sheval muharremi

    TIRANË- Një marrëveshje e prishur pre 700 mijë eurosh dyshohet të jetë bërë shkak i një konflikti që çoi deri në vrasjen me armë të biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan. Mëhlla u vra në një atentat mbrëmjen e 30 nëntorit, ku organizator dhe financues rezulton të jetë El Ouejdi. Ky i fundit, një emër jo i panjohur për autoritetet. Ai njihet në qytet me nofkën Kiço ose Oliver dhe nip i personazhit të njohur “Timit të Elbasanit”.
    El Ouejdi është në qendër të hetimeve nga ana e autoriteteve, pasi konsiderohet si personi kyç në hetim me qëndrim të dyshuar në Maqedoninë e Veriut dhe lidhje të shumta në rajon përfshirë edhe me Sheval Muharremin i njohur si “Bosi i Gërçecit” që jeton në Dubai. Bëhet fjalë për Sheval Muharremin, i cili njihet në rrjet si Shevali 007, ndërsa emri i tij lidhet me trafiqe droge dhe histori kriminale, vrasje, etj. Ai rezulton i përfshirë në vrasjen e  Shyqyri Beut, i njohur si “Riku Beu” nga Kavaja, i cili u gjet i pajetë i groposur në vitin 2020 në Maqedoninë e Veriut, vend ku dyshohet se kishte nisur të kryente trafikun e drogës. Po ashtu, edhe si pjesëtar i një grup të strukturuar kriminal që merrej me trafik të drogës nga vendet e Amerikës Latine. Aktualisht, ai është i shpallur në kërkim nga Maqedonia e Veriut. 
    Por, cila është historia e konfliktit mes biznesmenit dhe “Kiços” që përfundoi me plumba…? Mësohet se rreth 10 ditë para vrasjes Mëhalla kishte ushtruar dhunë fizike ndaj El Ouejdit në karburantin “Xhaxhi Oil”. Në qendër të konfliktit? Një marrëveshje tregtare e papërfunduar me vlerë 700 mijë euro, ku rezulton se El Ouejdi nuk ka pranuar detyrimin financiar dhe  kishte ofruar si kompensim katër apartamente në Tiranë por me probleme pronësie gjë që rriti tensionin mes tyre. Nërkohë, 10 ditë pas përplasjes fizike Mondi Mëhalla u qëllua me tre plumba dhe u vra profesionalisht ndërsa autorët dogjën makinën tip Audi pas krimit.

    Në lidhje me ekzekutimin, Policia ka vënë në pranga edhe Xhino Agon, ish-ortakun e Mëhallës, i cili akuzohet se iu ka dhënë hua mjetin dy prej autorëve të përfshirë në ngjarje, të shpallur në kërkim Amarildo Kola dhe Marselo Arani, si dhe rojen e karburantit, shtetasin Kujtim Pisha, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. 

    Nevzat Spaho, është një tjetër i arrestuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla. Spaho është vënë në prangat e policisë në Përrenjas, pas një ndjekje disa orëshe nga Policia. 29-vjeçari dyshohet se është ekzekutori i biznesmenit. Ai rezulton i dënuar më parë nga gjykata e Elbasanit për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për marrje pasurie” dhe “Mbajtje pa lejë të armë”. Në vitin 2022, ka rezultuar se shtetasi Nevzat Spaho, ka shtrënguar duke e dhunuar fizikisht, si dhe ka kanosur me armë zjarri, një shtetas, për dhënien e një shume parash prej 3 mijë eurosh.

    Mondi Mëhalla u ekzekutua mbrëmen e të dielës (30 Nëntor) në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij. Hetimet janë përqendruar në konfliktet e mundshme që 43 vjeçari Mëhalla ka pasur kohët e fundit, pasi disa prej te shoqëruarve dhe të afërm të viktimës kanë dhënë deklarimet e tyre para grupit hetimor. Mëhalla ka qenë i skeduar më herët për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në vitin 2020, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim pasuror ndaj tij për pastrim parash.
    Mëhalla, ishte pronari i club lounge “Hollyvood Lounge Bar”, i cili njëherësh zotëronte dhe një pikë karburanti të quajtur “Xhaxhi Oil” si dhe një kompani taksish me emrin “El Taxi”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, 50 metra larg vendit ku ndodhi masakra e 4 shkurtit 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë. /ZËRI

  • Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar

    Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar

    Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim një tjetër person, i cili dyshohet si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Mondi Meëhalla.
    35-vjeçari, Oklid El Ouejdi, ka dalë në dritë nga dëshmitë që kanë dhënë personat e arrestuar e marrë në pyetje deri tani.
    Naldo Gjoni nga Lezha, i cili u ndalua nga policia pasi kishte përdorur makinën me te cilën u krye ekzekutimi ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se i pranishëm kur ka marrë në përdorim mjetin ishte edhe Oklid El Ouejdi.
    Deri në këto momente kjo është dëshmia që ka përshirë 35 vjeçarin nga Elbasani.
    Nga të dhënat, rezulton se El Ouejdi është larguar nga pika kufitare e Qafë-Thanës për në Maqedoninë e Veriut, duke mos u arritur të ndalohej apo verifikohej nga policia kriminale e Elbasanit. Që prej ditës së vrasjes së Mondi Mëhallës, ai konsiderohet person kyç në hetime
    Mondi Mëhalla, i njohur në Elbasan me nofkën ‘Hyka’ u ekzekutua me tre plumba, në një atentat të kryer me në Elbasan në 30 nëntor.
    Deri më tani janë arrestuar tre persona:
    * Nevzat  Spaho – nga Prrenjasi, i dyshuar si shoferi që ndihmoi autorin të largohej nga zona e Mirakës.
    * Kujtim Pisha – punonjësi i karburantit, i cili është proceduar pasi nuk njoftoi policinë për informacionin që zotëronte.
    * Xhino Ago ,ortak në biznes me Mëhallën, i cili akuzohet se nuk kishte ndryshuar pronësinë e “Audi”-t të përdorur në krim. Ndërkohë janë shpallur në kërkim • Armando Kola (nga Laçi) dhe  Marselo Arani (nga Elbasani), i cili jo vetëm është zhdukur, por ka thyer edhe masën “arrest shtëpie” që kishte për pastrim parash.
    Autoritetet po punojnë për lokalizimin e tij dhe kapjen e dy të kërkuarve.