Monaco dhe Barcelona kanë rinisur negociatat për të finalizuar transferimin e Ansu Fati drejt klubit të Principatës, pas një fundjave ku bisedimet dukeshin se ishin ftohur.
Sulmuesi spanjoll do të transferohet te klubi francez në formë huazimi, me detyrim blerjeje në fund të sezoit për 12 milionë euro. Marrëveshja është në një fazë të avancuar, me vetëm disa detaje që mbeten për t’u finalizuar, siç raportohet nga Fabrizio Romano.
Ansu Fati nuk është në planet e Flick, gjë që e tregon dhe minutazhi i pakët që ka pasur në këmbë këtë sezon. 22-vjeçari është aktivizuar në 11 ndeshje në gjithë sezonin dhe ka luajtur jo më shumë se 300 minuta.
Barcelona kërkon ta “sistemojë” sa më shpejt Ansu Fati-n, me qëllim të shpëtojë edhe nga paga e majme që ai merr te katalanasit, gjë që është bërë pengesë për shumë klube të tjera që kanë dashur transferimin e tij. Tani, sulmuesi është i “detyruar” të pranojë huazimin te Monaco, ndryshe do vazhdojë të “kalbet” në stol.
Nga ana tjetër, Monaco e sheh sulmuesin si një “bast” që mund të rezultojë një mundësi e mirë tregu pas disa sezonesh, pasi nuk është se i mungojnë aftësitë dhe cilësitë në sulm, por në një ekip shumë konkurrues si Barcelona, sigurisht që do e ketë të vështirë të jetë protagonist, ndaj ransferimi në Ligue 1 mund të jetë “shpëtimi” i karrierës së tij.
Tag: monaco
-

Panathinaikos dorëzon dorëzon titullin, Fenerbahce dhe Monaco finalistët e Euroleague
24 Maj 2025
13:52
Telesport
Janë luajtur në Abu Dhabi dy ndeshjet gjysmëfinale të Euroleague në basketboll për meshkuj dhe surprizat nuk kanë munguar. Dy ekipet greke të Panathinaikos e Olympiacos, që konsideroheshin favorite, u eliminuan.
Kampionët në fuqi të Panathinaikos u mundën 82-76 nga Fenerbahce, në një ndeshje të ekuilibruar shumicën e kohës. Devon Hall me 18 pikë ishte shënuesi më i mirë për turqit, që u hakmorrën për dy humbjet e pësuara në sezonin e rregullt.
Në gjysmëfinalen tjetër, befason ekipi i Monaco, që mundi Olympiacos 78-68. Grekët e mbyllën sezonin e rregullt në vendin e parë, por zhgënjyen në ndeshjen vendimtare. Alpha Diallo me 22 pikë u dallua për francezët, lider në fushë.
Euroleague-Gjysmëfinale
Fenerbahce – Panathinaikos, 82-76
Olympiacos – Monaco, 68-78 -

Euroleague: Eliminohen Real Madrid e Barcelona, ja 4 skuadrat që kualifikohen në “final four”
Janë mbyllur ndeshjet çerekfinale play off të Euroleague në basketboll për meshkuj, duke përcaktuar katër skuadrat më të mira, që do të luajnë në “final four”.
Pas Fenerbahce, që ishte kualifikuar e para (fitoi 3-0 serinë ndaj Paris Basketboll, tri skuadrat e tjera janë Panathinaikos, Monaco dhe kampionët në fuqi të Olympiacos.
Panathinaikos fitoi 87-83 ndaj Anadolu Efes në përballjen e pestë, duke fituar 3-2 serinë. E njëjta gjë edhe për Monaco, që mundi 97-80 Barcelona dhe triumfoi 3-2 me ndeshje ndaj katalanasve.
Më herët u eliminua edhe Real Madrid, që u mund 84-72 nga Olympiacos. Grekët fituan 3-1 serinë dhe do të kenë mundësinë të mbrojnë trofeun.
Ndeshjet e “final four” do të luhen në Abu Dhabi më 23 maj. Përballjet gjysmëfinale janë: Fenerbahce-Panathinaikos dhe Olympiacos-Monaco.
Euroleague – Çerekfinale
(2) Fenerbahce – (8) Paris Basketball, (3-0)
(3) Panathinaikos – (6) Anadolu Efes, 87-83 (3-2)
(4) Monaco – (5) Barcelona, 97-80 (3-2)
(1) Olympiacos – (7) Real Madrid, 84-72 (3-1)
Final Four (23 maj)
Fenerbahce – Panathinaikos, 17:00
Olympiacos – Monaco, 20:00 -

Anglezi zyrtarizon largimin e tij nga Bayern Munich, do të udhëtojë drejt Principatës
2 Maj 2025
12:10
Telesport
Mbrojtësi anglez Eric Dier do të largohet nga Bayern Munich në verë dhe do t’i bashkohet Monaco sezonin tjetër. Ai do të lidhë një kontratë 2-vjeçare me klubin francez, siç dhe konfirmohet nga “Sky Germany”.
Bisedimet për një marrëveshje të re me Bayern dështuan, pasi klubi gjerman nuk ishte në gjendje t’i ofronte Dier kohëzgjatjen e kontratës që do të marrë në Monaco. Kështu, pas një viti e gjysmë palët do të ndahen.
Anglezi e ka informuar Bayern për këtë vendim. Ndërkohë që, Monaco po përgatitet të mirëpresë përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm. Klubi i Principatës ka arritur tashmë në parim një marrëveshje me Eric Dier.
31-vjeçari, i cili mbërriti në janar 2024 nga Tottenham, në 45 ndeshje në total të luajtura deri më tani me bavarezët ka realizuar dy gola. Largimin e tij e konfirmoi sot edhe drejtori sportiv i Bayern, Christoph Freund.
“Kemi pasur bisedime me Eric javët e fundit. Ai na tha se do të largohet nga klubi. Shpresoj që të përfundojë aventurën këtu me një titull”, tha Freund. Transferimi do të materializohet me koston zero, pasi kontrata skadon më 30 qershor. -

Eintracht Frankfurt mund rivalin direkt Leipzig dhe thuajse siguron Champions, Monaco bën hap fals
26 Prill 2025
21:19
Telesport
Eintracht Frankfurt ka fituar 4-0 ndaj Leipzig dhe pse ende s’e ka siguruar zyrtarisht, me 99% do të luajë në Champions League sezonin e ri. Golat për “Shqiponjat” u shënuan nga Knauff 21′, 53′, Ekitike 67′ dhe Koch 71′. SHIKOGOLAT
Pas kësaj fitoreje, Eintracht Frankfurt renditet në vendin e tretë me 55 pikë, ndërsa Leipzig në vendin e pestë me 49 pikë, 2 pikë më pak se Freiburg i vendit të katërt.
Në Ligue 1, Monaco ka bërë një hap fals për zonën Champions, duke barazuar 1-1 në transfertë ndaj Le Havre. SHIKOGOLATl
Monaco renditet aktualisht në vendin e dytë me 55 pikë, por janë plot 6 ekipe në garë me pikë thuajse të njëjta në garë për 3 biletat e mbetura që të dërgojnë në Champions League, pasi dihet tashmë që PSG është e sigurt. -

United dhe City sfidojnë PSGë për yllin 80 milionësh
21 Prill 2025
15:08
Telesport
Manchester United dhe Manchester City thuhet se janë të gatshëm të luftojnë me PSG-në në garën për të nënshkruar sulmuesin e krahut shumë të vlerësuar të Monaco, Maghnes Akliouche.
23-vjeçari po kalon një sezon të mirë te Monaco, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë dhjetë asiste në 39 ndeshjet e luajtura në këtë sezon.
Sipas gazetës franceze L’Equipe, klubi ka një marrëveshje verbale që do të lejonte Akliouche të largohej për çmimin e duhur, që mendohet të jetë rreth 80 milionë euro.
Akliouche thuhet se është i vendosur të ndërmarrë hapin tjetër dhe t’i bashkohet një klubi që do të konkurrojë për trofetë kryesore sezonin e ardhshëm.
City po tregon interesin më të madh teksa përgatitet të ndryshojë me Kevin de Bruyne që do të largohet në fund të sezonit, së bashku me disa yje të tjerë në moshë.
United gjithashtu e ndjek lojtarin ndërsa PSG dëshiron të vazhdojë politikën e fundit të transferimeve të nënshkrimit të yjeve të rinj, vendas.
