Tag: monaco

  • Monaco befason PSG-në dhe e bën garën për titull në Ligue 1 shumë interesante (video)

    Monaco befason PSG-në dhe e bën garën për titull në Ligue 1 shumë interesante (video)

    29 Nëntor 2025

    18:59

    Telesport

    Monaco ka fituar 1-0 ndaj PSG-së në sfidën e javës së 14-të në Ligue 1, të luajtur në “Stade Louis II”. Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndeshja filloi tqë behej interesante në 25 minutat e fundit.
    Në minutën e 68-të do të zhbllokohej rezultati. Mohammed Salisu nis një top të gjatë nga mbrojtja për Aleksandr Golovin, mesfushori rus asiston për Takumi Minamino, japonezi dërgon topin në portën e mbrojtur nga Lucas Chevalier.
    Në minutën e 80-të, Monaco mbetet me 10 lojtarë, pasi Thilo Kehrer ndëshkohet direkt me karton të kuq, për ndërhyrje të ashpër. Në fund pati edhe disa minuta për Paul Pogba. Monaco fiton 1-0 dhe mban vendin e gjashtë me 23 pikë, PSG mbetet në vendin e parë me 30 pikë, por do të ketë ndryshim të kreut nëse fitojnë Marseille dhe Lens.
    SHIKOGOLAT

  • Pogba rikthehet më në fund në fushë, por debutimi te Monaco rezulton shumë i hidhur

    Pogba rikthehet më në fund në fushë, por debutimi te Monaco rezulton shumë i hidhur

    22 Nëntor 2025

    20:53

    Telesport

    Pas plot 26 muajsh shumë të vështirë dhe sfidues për të, Paul Pogba, zbret më në fund në fushë. Mesfushori francez ka debutuar me Monaco-n, klub ku u transferua si lojtar i lirë.
    Pogba u aktivizua në pesë minutat e fundit, në sfidën ndaj Rennes. Një debutim i shumëpritur për Pogba, por për fatin e tij të keq e nis me humbje. Monaco u mund 4-1 në këtë takim, një rezultat që e zbeh disi gëzimin për rikthimin në fushë të Paul Pogba.
    Përsa i përket takimit, ylli tjetër i Monaco-s, Ansu Fati, luajti për 60 minuta, por bëri një paraqitje zhgënjyese, ashtu si gjithë pjesa tjetër e skuadrës. Golin e nderit për Monaco-n e shënoi sulmuesi danez, Mika Biereth, në minutat shtesë. Pas kësaj humbjeje, Monaco renditet në vendin e 8-të me 20 pikë.

  • Paul Pogba rikthehet sonte në fushë, debuton me Monaco pas kalvarit 26 mujor

    Paul Pogba rikthehet sonte në fushë, debuton me Monaco pas kalvarit 26 mujor

    22 Nëntor 2025

    13:46

    Alfred Lleshi

    Pas një periudhe të gjatë dhe të vështirë, Paul Pogba është gati për t’u rikthyer në futboll. Në moshën 32-vjeçare dhe 26 muaj pas ndeshjes së fundit zyrtare (3 shtator 2023, Empoli-Juventus), mesfushori francez do të bëjë debutimin e tij me fanellën e Monacos në Ligue 1, në ndeshjen ndaj Rennes, e cila luhet sot në orën 19:00.
    Pogba ka kaluar një periudhë të errët, që nisi në nëntor 2022, për shkak të dëmtimeve dhe problemit me dopingun. Ai kishte përdorur suplementë me DHEA pa këshillën e stafit mjekësor të Juventusit. Mbasi doli pozitiv në testin përkatës, pas ndeshjes Udinese-Juventus në gusht 2023, u ndëshkua me 4 vite pezullim nga Tribunali Antidoping, më pas apelimi në CAS që e uli ndëshkimin në 18 muaj, duke konstatuar se përdorimi nuk ishte i qëllimshëm. Juventusi ia ndërpreu kontratën në nëntor 2024.
    Në qershor 2025, Pogba firmosi me Monaco me një pagë prej 320.000 euro bruto në muaj, gjysma e asaj që merrte në Torino. Ai po përgatitet për rikthimin duke jetuar pranë qendrës sportive “La Turbie” dhe ndjek një program rigoroz stërvitjeje nën kujdesin e fizioterapistit Jerome Palestri, për të shmangur dëmtime të reja. Debutimi i planifikuar më parë kundër Paris FC ishte shtyrë për shkak të një problemi të vogël me kyçin e këmbës.

  • Po shkëlqen me Monaco, skuadra franceze mendon blerjen e kartonit të sulmuesit të huazuar nga Barcelona

    Po shkëlqen me Monaco, skuadra franceze mendon blerjen e kartonit të sulmuesit të huazuar nga Barcelona

    16 Tetor 2025

    10:52

    Telesport

    Pritjet e tepërta dhe mosha e tij e re e tradhtuan atë në përvojën e tij të parë në Barcelonë, duke zhdukur talentin që kishte treguar te klubi “blaugrana”.
    Që nga transferimi te Monaco, sulmuesi spanjoll Ansu Fati është rikthyer në shkëlqimin e tij të dikurshëm, duke shënuar gjashtë gola në pesë paraqitjet e tij të para.
    Pavarësisht shifrave dhe formës së tij të jashtëzakonshme, Monaco thuhet se ende nuk ka vendosur nëse do ta ushtrojë opsionin prej 11 milionë eurosh për ta blerë 100% kartonin e 22-vjeçarit.
    Siç theksoi drejtori sportiv i klubit francez, Thiago Scuro: “Do të jetë e rëndësishme që Ansu Fati të marrë gjithnjë e më shumë kohë loje për t’u bërë një lojtar kyç.”

  • Ansu Fati “tradhtari” i ri? Sulmuesin e kërkon rivali i madh i Barcelonës

    Ansu Fati “tradhtari” i ri? Sulmuesin e kërkon rivali i madh i Barcelonës

    8 Tetor 2025

    20:28

    Telesport

    Ansu Fati duket se ka rilindur pas transferimit në formë huazimi nga Barcelona te Monaco. 22-vjeçari ka shënuar 5 gola në 6 ndeshje me Monaco-n. Performanca e tij është e jashtëzakonshme: një gol çdo 42 minuta. Kjo formë e mirë e Ansu Fati ka zgjuar interesin e klubeve të tjera për sulmuesin spanjoll.
    Mediet spanjolle raportojnë se Atletico Madrid po ndjek me shumë interes perfomancat e sulmuesit dhe është gati ta rikthejë atë në Spanjë. Diego Simeone e sheh Ansu Fati-n si një përforcim ideal për ta alternuar me dyshen e zakonshume qendërsulmuese Alvarez-Sorloth.
    Sipas marrëveshjes që Barcelona ka bërë me Monaco-n, klubi i “Principatës” ka të drejtën e blerjes përfundimtare të Ansu Fati për 35 milionë euro, por nuk është çudi nëse katalanasit vendosin ta shesin diku tjetër për një shumë akoma edhe më të madhe, gjithmonë në varësi të përfomancës së tij deri në fund të sezonit.

  • Ngec Man.City, Arsenal perfekt në Champions, shkëlqen edhe Newcastle

    Ngec Man.City, Arsenal perfekt në Champions, shkëlqen edhe Newcastle

    Në mënyrë të papritur, Man.City ngec në Principatë, del me një pikë nga Monaco pas një barazimi drithërues 2-2, në një ndeshje ku nuk mjaftoi as “dopieta” e Haaland e as dy shtyllat e goditura.
    Biondi norvegjez është rikthyer në versionin e tij shpërthyes, ku fillimisht gjeti golin e parë që në minutën e 15-të me një parabël të ëmbël. Festa e “qytetarëve” nuk zgjati shumë pasi tre minuta më vonë, Monaco u rikthye në lojë me një super gol. City nuk hoqi dorë nga faza ofensive, por në minutën e 32-të ishin thjesht të pafat teksa goditja e Foden u përplas në traversë. Në fundin e pjesës së parë, Haaland u shërbye në qendër dhe me një goditje të saktë me kokë riktheu Man.City në avantazh. Ekipi i Pep Guardiola-s dështoi të mbyllte ndeshjen pasi edhe Reijenders u ndal në traversë.

    Atëherë kur gjërat po shkonin drejt fundit, në minutën e 84-ët, Monaco fitoi një 11-metërsh për faull në zonë. Erik Dier u tregua i saktë duke i dhuruar francezëve një pikë të vyer. Pas 2 ndeshjeve të para, City e sheh veten në kuotën e 4 pikëve.
    Vijon ecurinë perfekte në këtë fillim sezoni në Champions ekipi i Arsenal, 2 ndeshje 6 pikë të plota. “Topçinjtë” triumfuan 2-0 përballë Olympiacos. Martineli realizoi golin e parë në minutën e 12-të, ndërsa protagonist u kthye edhe portieri Raya, me këtë të fundit që bëri një super pritje në fraksionin e parë. Për të hipotekuar këtë fitore mendoi Saka, me sulmuesin anglez që realizoi golin e dytë në shtesë.
    Shkëlqen Newcastle në këtë xhiro të dytë në Champions, me “qymyrxhinjtë” që triumfuan me “poker” golash përballë Royale Union. Woltemade realizoi golin e parë në minutën e 17-të, duke devijuar me finte një goditje të Tonalit. Stafetën e mori më pas Anthony Gordon, me sulmuesin anglez që realizoi dy gola, dy herë nga pika e bardhë e penalltisë. Barnes në minutën e 80-të sigloi shifrat finale në 0-4.
    ()
    © BalkanWeb

  • Ansu Fati shënon golin e tretë me Monaco, por vlen sa për statistikë. Afron rikthimi i Pogba (video)

    Ansu Fati shënon golin e tretë me Monaco, por vlen sa për statistikë. Afron rikthimi i Pogba (video)

    27 Shtator 2025

    19:10

    Telesport

    Pas tre fitoreve rresht, Monaco është mundur 3-1 nga Lorient, për javën e gjashtë në Ligue 1. Monaco luajti për më shumë se 60 minuta me një lojtar, pasi mbrojtësi gjerman Thilo Kehrer, mori dy kartonë të verdhë dhe la fushën në minutën e 38-të.
    Një minutë më pas, Bamba shënon për vendasit dhe pjesa e parë mbyllet 1-0. Lorient shënon edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë me Pablo Pagis 76′, 82′.
    Golin e vetëm për Monaco e shënoi Ansu Fati, nga pika e bardhë e penalltisë në minutat shtesë, pas një prekje të topit me dorë nga vendasit brenda zonës. Ansu Fati i futur si zëvendësues në pjesën e dytë, gjen golin e tretë në Ligue 1 me Monaco-n, pa harruar këtu edhe golin e shënuar në Champions League. Një gol që vlen sa për statistikë për sulmuesin, pasi Lorent fitoi 3-1. Jo më kot, sulmuesi i ardhur nga Barcelona nuk festoi.
    Ndërkohë, në fillim të tetorit pritet të rikthehet në fushë pas një kohe të gjatë edhe Paul Pogba.
    SHIKOGOLAT

  • ‘Eshtë e korruptuar’, Trump i kërkon Microsoft të shkarkojë zëvendësprokuroren e përgjithshme të Bidenit

    ‘Eshtë e korruptuar’, Trump i kërkon Microsoft të shkarkojë zëvendësprokuroren e përgjithshme të Bidenit

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se Microsoft duhet të shkarkojë Lisa Monaco, një zëvendësprokurore të përgjithshme në administratën Biden, të cilën gjigandi i teknologjisë e punësoi së fundmi.

    Kërkesa e Trump për shkarkimin e Monaco është një tjetër shembull i fushatës hakmarrëse të presidentit republikan kundër ish-zyrtarëve të administratës Obama dhe Biden, të cilët ai i akuzon për “gjueti shtrigash” kundër tij.
    “Unë besoj se Microsoft duhet ta ndërpresë menjëherë kontratën e punës së Lisa Monaco-s”, theksoi Trump në një postim në platformën Truth Social, duke e përshkruar ish-zëvendësprokuroren e përgjithshme 57-vjeçare si “të korruptuar”.

    Microsoft ka punësuar Monacon për të drejtuar çështjet ndërkombëtare dhe, siç thekson Presidenti Trump, ajo do të trajtojë informacione shumë të ndjeshme. “Ajo përbën një rrezik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, veçanërisht duke pasur parasysh kontratat midis Microsoft dhe qeverisë amerikane”, pohoi Donald Trump.
    Akuzat për pengim të drejtësisë dhe deklarata të rreme u ngritën të enjten kundër ish-drejtorit të FBI-së James Comey (2013-2017), një veprim i mirëpritur nga presidenti i SHBA-së.
    Gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, Trump e kishte shkarkuar Comey-n ndërsa FBI-ja po hetonte ndërhyrjen e mundshme ruse në fushatën zgjedhore të vitit 2016.

    Top Channel

  • Tri gola në dy ndeshjet e para me Monaco-n, Ansu Fati zbulon objektivin e madh për këtë sezon

    Tri gola në dy ndeshjet e para me Monaco-n, Ansu Fati zbulon objektivin e madh për këtë sezon

    23 Shtator 2025

    17:01

    Telesport

    Edhe pse iu desh një kohë e mjaftueshme për t’u rikuperuar, Ansu Fati ka shënuar 3 gola në dy ndeshjet e para me fanellën e Monaco-s, edhe pse e ka nisur nga stoli.
    Sipas asaj që raporton SPORT, Ansu Fati i ka vendosur objektiv vetes të shënojë 20 gola këtë sezon te Monaco, në të gjitha kompeticionet. Duke qenë se ka shënuar 3 gola në dy ndeshjet e para, ky objektiv i vendosur nga Ansu Fati është mëse i arritshëm.
    Pas një periudhe të errët te Barcelona, ku përfundoi në stol, me shumë pak minuta në dispozicion, sulmuesi 22-vjeçar duket se ka rilindur dhe është gati të “pushtojë” Ligue 1.
    Kujtojmë se Ansu Fati është i huazuar me të drejtë blerjeje, por synimi i tij është të rikthehet te Barcelona dhe të jetë titullar.