Tag: momentin

  • Emigrantët publikojnë momentin kur votojnë, rrezikojnë burgun deri në 3 vite

    Emigrantët publikojnë momentin kur votojnë, rrezikojnë burgun deri në 3 vite

    Diaspora ka nisur të votojë për zgjedhjet e 11 majit. Disa emigrantë nga Anglia kanë nisur të publikojnë video me momentin kur votojnë subjektin politik.
    Ata shfaqen nëpër video në TikTok, duke votuar. Disa prej tyre p.sh votojnë PD, ku krahas votës për partinë votojnë edhe kandidatët si Lindita Metalia apo Kastriot Piroli. Nuk mungon as vota për PS.

    Publikimi i votës ndalohet me ligj. Konkretisht, neni 327, “shkelja e fshehtësisë së votimit”, parashikon se të gjithë ata që fotografojnë votën për te dokumentuar preferencën e tyre dënohen me burgim nga gjashtë muaj minimumi, deri në 3 vjet.

  • “SPAK është gjëja më e mirë që ka për momentin vendi ynë”/ Deputeti Sula: Ky institucion do duhej ta kishte opoziten…

    “SPAK është gjëja më e mirë që ka për momentin vendi ynë”/ Deputeti Sula: Ky institucion do duhej ta kishte opoziten…

    Deputeti Dashnor Sula ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, në lidhje me institucionin SPAK.
    Sula thotë se SPAK është gjëja m e mirë qe ka për momentin vendi ynë. Sipas Sulës ky institucion do duhej ta kishte opozitën, mbështetjen më të madhe, por fatkeqësisht kjo nuk po ndodh.
    “Ja pse SPAK-istet ishin problem ne listen e kandidateve per deputet te PD. 3-Muaj me pare SPAK nuk e kishte arrestuar Erion Veliajn dhe ne ate kohe opozita deklaronte pro mundesise se rikandidimit te prokuroreve te SPAK. Tani ka nje ngjarje madhore ne favor, arrestimi i kryebashkiakut te Tiranes por cuditerisht opozita del kunder. Çmund te mendosh ne kete situate? Ku fle lepuri?!
    SPAK eshte gjeja me e mire qe ka per momentin vendi yne. Ky institucion do duhej ta kishte opoziten, mbeshtetjen me te madhe por fatkeqësisht kjo nuk po ndodh”, shkruan Dashnor Sula në Facebook.

  • E PAprecedentë në BBVIP Albania! Jozi godet Gjestin në momentin e daljes nga shtëpia

    E PAprecedentë në BBVIP Albania! Jozi godet Gjestin në momentin e daljes nga shtëpia

    Një skenë shokuese është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP Albania, ku Jozefina Marku, e njohur si Jozi, ka humbur kontrollin pas eliminimit dhe ka goditur Gjestin në momentin e largimit nga shtëpia.

    VIDEO

    Ngjarja ndodhi pranë derës së daljes, nën sytë e banorëve dhe kamerave të spektaklit, duke shkaktuar kaos dhe tronditje si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj. Veprimi i Jozit ka alarmuar stafin dhe produksionin, ndërsa reagimi nuk vonoi. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Burime zyrtare konfirmojnë se policia ka ndërhyrë menjëherë pas incidentit dhe ka shoqëruar Jozefin Markun në komisariat për t’u marrë në pyetje mbi rrethanat e ngjarjes. Ende nuk dihet nëse do të ngrihen akuza penale për dhunë fizike, por situata është në ndjekje nga autoritetet.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Ndërkohë, produksioni i BBVIP pritet të dalë me një deklaratë zyrtare gjatë orëve në vijim, ndërsa rrjetet sociale janë “përvëluar” nga reagime, me shumicën që e konsiderojnë këtë veprim si të papranueshëm dhe të dënueshëm.

    Kjo është hera e parë në historinë e Big Brother VIP Albania që një konkurrent përfundon në polici pas një incidenti fizik live në transmetim.

  • Flick bën misteriozin për rinovimin e kontratës: Te Barcelona ndihem shumë mirë, por…

    Flick bën misteriozin për rinovimin e kontratës: Te Barcelona ndihem shumë mirë, por…

    12 Prill 2025

    14:44

    Alfred Lleshi

    Hansi Flick po e çon Barcelonën në majë. Trajneri që fitoi një tripletë sezonale me Bayern Munich duket se i ka të gjitha qëllimet për ta përsëritur këtë sukses edhe në Katalonjë. Raphinha dhe shokët e tij të skuadrës janë ende në garë për fitimin e La Liga-s, Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Mbretit.
    Kjo është arsyeja pse drejtuesit blaugrana duan ta rinovojnë kontratën me gjermanin. Megjithatë, Flick duket se ka ide të tjera: “Po e shijoj shumë kohën time këtu. E dua jetën në Barcelonë dhe të punuarit e përditshëm për ta përmirësuar këtë skuadër.
    Nuk jam tipi i trajnerit që nënshkruan një kontratë 3-vjeçare vetëm për t’u ndjerë i sigurt. Dua të punoj për këtë klub, por hap pas hapi. Me qetësi. Për momentin është edhe një vit, në të ardhmen do të shohim. Nëse të gjithë do të jemi të kënaqur, do të vazhdojmë së bashku. Sidoqoftë, për momentin jam i përqendruar vetëm tek e tashmja”.

  • VIDEO/ “Si është raporti me Keisin?”, Alba “i kërkon llogari”, a ja la derën e hapur Lim Hoti?

    VIDEO/ “Si është raporti me Keisin?”, Alba “i kërkon llogari”, a ja la derën e hapur Lim Hoti?

    Gjatë dy ditëve të fundit në Ferma VIP duket se raportet mes Limit dhe Albës po bëhen gjithmonë e më të afërta.Pikërisht për këtë, Alba ka zgjedhur të bëjë sot një bisedë me Limit, për mos të patur keqkuptime.
    Alba: Dua ta di tamam si është raporti yt me Keisin? Jo se më intereson jeta e të tjërëve, nuk e kam në atë aspekt. Por ta di edhe unë si të veproj
    Limi: Thjesht një shoqe e imja. Edhe me u afru më shumë, do rrim këtu. Nuk kam pas jashtë asgjë me të.

    Alba: Edhe unë ndihem pak ngusht kur e shoh
    Limi: Ty të janë vënë gjithë kundër dhe të xhelozojnë, nuk është se jam unë pjesë e gjëse
    Alba: Po, por kur është ajo xhelozi nuk më ndërpresin që të flas me dikë
    Limi: Pse kur na ndërprenë ne
    Alba: Hera e fundit ishte dje, që donte të përfshihej, kanë ndodhur raste. E kam parë që në momentin që vjen ajo ndërprehet çdo gjë. Nuk dua të vihem në një pozicion që edhe këtu brenda lojës të lëndoj një femër tjetër
    Limi: Nuk bëhet fjalë. Unë nuk kam asnjë lloj lidhje. Vetëm shoqeAlba: Po pse stepesh kur vjen ajo
    Limi: Sepse ju dy femra dhe nuk jam përfshirë në xhelozitë tuajaAlba: Nuk është se dua me detyrim ndonjë gjë. Thjesht dua ta kem të qartë
    Limi: Jam shumë i lirë dhe i hapur. Nëse ke diçka ma thuaj
    Alba: Nuk është puna që unë të flas dhe ti të stepesh

    Limi: Stepem sepse ti je lojtare, nëse ka diçka ta bëjmë hap pas hapi. Nëse don diçka tamam. Nëse don diçka sa për lojë
    Alba: Unë e kam analizuar situatën, ty dhe Keisin. Çdo muhabet që bëj tani ka lidhje vetëm me ty.
    Limi: E kam parë një lloj flirtimi. Unë të kam mbrojtur edhe kue s’ke qenë ti aty.
    Alba: Unë nuk jam tip që të ngjitëm dhe të nxitojmë gjërat. Thjeshtë dua të di nëse ka diçka.
    Limi: Jam free
    Alba: Edhe unë stepem nëse shoh ato gjëra
    Limi: Unë jam tip më i dashur, ti je më e ftohtë. Kjo është mirë për mua, keq për ty. Nëse diçka ndodh dhe hedhim një hap, unë nuk mund të ndryshoj dhe të le shokët dhe shoqet. Unë kështu jam dhe në jetë reale
    Alba: E kuptoj dhe ky nuk është qëllimi im, të të kërkoj llogari
    Limi: Kur të vi puna unë i vej pikat mbi i se jam burrë, nuk jam fëmijë. Në momentin që shoh se duhet të ndërhy unë e bëj.Alba: Për çfarë e ke fjalën
    Limi: Në momentin që duhet unë të flas, unë e them. Unë di të reagoj. Por nuk mund të them të fundit të parën
    Alba: Nuk më intereson fama, aq sa më interesojnë parimet e jetës. Nuk e vej famën para parimeve që kam në jetë. Pas energjisë që unë ndjej, unë veproj vetëm me emocionin tim, nuk më interesojnë kamerat.
    /vizionplus.tv

  • “E ndihmova djalin”- Nëna e filipinezit pranon përfshirjen në vrasjen e Ilaria Sulës

    “E ndihmova djalin”- Nëna e filipinezit pranon përfshirjen në vrasjen e Ilaria Sulës

    “Dëgjova disa zhurma dhe hyra në dhomën e Markut”. Me këtë fjali nis rrëfimi i rëndë i Nors Manlapaz, nënës së Mark Samson, 23-vjeçarit filipinas që akuzohet për vrasjen makabre të të resë shqiptare Ilaria Sula, ngjarje që ka tronditur Italinë dhe më gjerë.
    E pyetur nga autoritetet italiane, fillimisht Manlapaz pretendoi se nuk kishte dëgjuar asgjë, pasi ishte në gjumë në momentin e krimit. Por pas katër orësh marrje në pyetje, ajo ndryshoi dëshminë. Nën presionin e provave, ajo pranoi se kishte ndihmuar të birin në pastrimin e vendit të krimit.
    “Unë e ndihmova djalin tim të pastronte njollat e gjakut në shtëpi”, deklaroi ajo për hetuesit.
    Vrasja ndodhi në banesën e Mark Samson në Via Homs, Romë, ku viktima, 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, u godit me thikë në fyt për vdekje. Trupi i saj u zhduk për disa ditë, derisa u gjet i braktisur brenda një valixheje në një zonë shkëmbore rreth 40 kilometra larg kryeqytetit italian.
    Pikërisht këtu përfshihet edhe roli i nënës. Sipas dyshimeve të prokurorisë, ajo nuk ka ndihmuar vetëm në pastrimin e gjurmëve të gjakut brenda apartamentit, por mund të ketë bashkëpunuar edhe në fshehjen e trupit. Hetuesit po analizojnë mundësinë që ajo ta ketë ndihmuar djalin në mbështjelljen e trupit me një qese të zezë dhe transportimin e tij në valixhe, në vendin ku u gjet.
    Dëshmia e nënës është mbështetur nga të dhënat e qelizave telefonike dhe analizat e ADN-së, të cilat tregojnë praninë e saj në pjesë të ndryshme të banesës ku janë zbuluar gjurmë gjaku.
    Në rrëfimin e saj, Manlapaz ka pohuar se nuk e kishte pranuar marrëdhënien e të birit me Ilariën, duke theksuar se ajo nuk i përshtatej traditave filipinase. Kjo deklaratë shton edhe më shumë dyshimet mbi rolin e saj në ndihmën pas krimit.
    Ndërkohë, Mark Samson e implikoi nënën që në momentin e arrestimit, duke thënë:
    “Ishte në shtëpi me mua dhe më ndihmoi të laja gjithçka”.Më pas, ai u përpoq të ndryshonte versionin, duke pretenduar se kishte vepruar i vetëm.
    Babai i autorit, Rik Samson, për momentin nuk është subjekt i hetimeve, pasi ka rezultuar se nuk ndodhej në banesë në momentin e krimit. Por hetuesit nuk përjashtojnë përfshirjen e personave të tjerë, sidomos për transportimin e trupit dhe tentativat për të fshirë gjurmët.
    Autoritetet italiane janë duke verifikuar gjithashtu lëvizjet e autorit përmes celularit të viktimës, të cilin ai e mbajti për një javë pas vrasjes. Të dhënat e mbledhura nuk përputhen me dëshmitë e tij, çka e thellon më tej misterin dhe ngre dyshime mbi bashkëpunëtorë të mundshëm.

  • Imzot Joan Pelushi tregon në podcastin “Flasim” momentin kur vendosi të bëhej prift:  Leximi i Ungjillit më ndryshoi jetën!

    Imzot Joan Pelushi tregon në podcastin “Flasim” momentin kur vendosi të bëhej prift: Leximi i Ungjillit më ndryshoi jetën!

    Kryeministri i vendit, Edi Rama në podcasting e tij “Flasim” mëngjesin e sotëm kishte të ftuar Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Pelushi.
    Kryepeshkopi Pelushi tregoi momentin kur ka lexuar për herë të parë Ungjillin në moshën 18-vjeçare. Ai tha se iu kthye sërish gëzimi i fëmijërisë.
    “Vij nga një familje shumë e madhe dhe jo e krishterë, në atë kohë nuk praktikohej asnjë lloj besimi. Nuk ishte konvertim. Kur lexova për herë të parë Ungjillin, në vitin e 4 të gjimnazit ndodhi diçka thellë brenda meje. Mu kthye sërish gëzimi i fëmijërisë. Në atë çast jeta ime ndryshoi. Pata fatin të njihesha edhe me njerëz që kishin akses në libra të tilla. Bindja për t’u bërë prift lindi atëherë. Liria me barazinë nuk qëndrojnë bashkë, duhet solidarit. Edhe për familjen njerëzore duhet solidaritet, dhe për këtë duhet edhe Perëndia”, u shpreh ai.

    Më pas, Kryepeshkopi tregoi se u pagëzua në një bodrum në Shqipëri dhe u largua në SHBA, me premtimin për tu kthyer në vendlindje kur Kisha të hapej.
    “Pas leximit të Ungjillit, unë u pagëzova në Shqipëri, Nuni ishte Petro Zheji. U pagëzova nga një prift hero, në bodrumin e shtëpisë së tij. Ndaj ishte edhe lidhja me Kishën Ortodokse sepse aty u pogëzova. Dhe më pas shkova në Amerikë, për të studiuar. Por unë u thashë që në momentin që Kisha do hapej atje unë do të kthehem.
    Raporti me Fan Nolin
    “Mbetet një nga njerëzit më të ndritur të Kishës. Kontributi i tij është i jashtëzakonshëm, ka bërë gjithë atë punë i vetëm. Kur isha në Amerikë, punuam disa kohë për të sistemuar bibliotekën e Fan Nolit. Në disa shkrime shprehej, “Kisha mbetej dashurua ime e parë”. Njihte mirë muzikën kishtare, jo vetëm përkthyesi më i madh, por edhe figura qendrore e Kishës”, tha ai.
    Gjatë bashkëbisedimit, Rama ka zbuluar se Kryepeshkopi, para se të bëhej prift ka shërbyer në Psikiatri si infermier.
    “Arsyeja përse shkova atje, ishte frymëzimi i ungjillit. Familja u çudit fillimisht sepse isha një djalë i ri. Kur shkova dhe pashë atë realitet, nis një dhembshuri e madhe për këta njerëz. Ajo që ndjeva herën e parë ishte dhembshuri, aq më tepër kur pashë që atje ishte edhe një person që e kisha njohur e kisha pasur në klasë. Mendja është gjëja më e rëndësishme e njeriut. Këta njerëz duhet të ndihmohen”, tha Imzot Joan Pelushi./vizionplus.tv 

  • Kryeministri i kthehet komentuesit: Mos u merr me atë ‘O Rame’, lërja Lulit se laj-thaj, atë ka

    Kryeministri i kthehet komentuesit: Mos u merr me atë ‘O Rame’, lërja Lulit se laj-thaj, atë ka

    Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi, i cili e quajti ‘O Rama’. Kryeministri i tha që të mos i drejtohet me ‘O Rame’, pasi kjo është ‘ekskluzivitet’ i Lulit, pasi laj-thaj, vetëm atë ka.
    “E para, rrugët që kemi bërë edhe në zonën e Librazhdit janë shumë. Patjetër që ka ende rrugë për të bërë, por që të bëjmë më shumë rrugë na duhet ajo pasaporta. Në momentin që bëhemi anëtarë të BE, ne marrim buxhet ekstra. Nëse kemi marrë rreth 1 miliardë e ca gjithë këto vite, ne momentin që në bëhemi anëtarë marrim 1 miliardë e ca bë vit. A e kupton kur të them mos u merr me o Rame, O Rame. Me atë merret Luli, mos i merr edhe atë copyright që ka. Laj-thaj atë ka, o Rame. Mos u merr fare të pëlqen Rama, të pëlqen s’të pëlqen PS, Rama dhe PS janë në kohën e duhur dhe vendin e duhur që ti hapin rrugën ty dhe gjithë shqiptarëve”, tha Rama.