Tag: momentin

  • “Sabotim i trefishtë në OKB”, Trump kërkon hetime dhe arrestime: Deshën të më shkatërrojnë momentin!

    “Sabotim i trefishtë në OKB”, Trump kërkon hetime dhe arrestime: Deshën të më shkatërrojnë momentin!

    Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Kombet e Bashkuara për një “sabotim të trefishtë”, pas një sërë incidentesh të pazakonta që shoqëruan fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
    Në një postim në rrjetet sociale, Trump shkruan se “një turp i vërtetë ndodhi në OKB”, duke listuar jo një, por “tre ngjarje shumë të dyshimta” që sipas tij synonin të prishnin momentin e tij në skenën globale.

    Sipas presidentit amerikan, gjithçka nisi me ndërprerjen e papritur të shkallëve lëvizëse që do të transportonin atë dhe Zonjën e Parë, Melania Trump, në hyrjen e selisë së OKB-së.
    “Ishte një moment i rrezikshëm, mund të binim përpara me fytyrë mbi hekurat e ashpër të shkallëve”, tha Trump.
    Më pas, gjatë fjalimit nga podiumi i famshëm me mermer të gjelbër, mikrofoni i tij u fik papritur.
    “Mendova me vete: së pari shkallët, tani kjo…Çfarë vendi është ky?”, është shprehur ai.
    Por sipas Trump, sabotimi nuk mbaroi këtu.
    Pas fjalimit, ai e pyeti bashkëshorten për performancën e tij, dhe Melania iu përgjigj:
    Nuk dëgjova asgjë nga ato që the!

     
    “Kjo nuk ishte rastësi, ishte sabotim i trefishtë në OKB“, theksoi Trump, duke kërkuar hetim urgjent dhe ruajtjen e të gjitha pamjeve të sigurisë.
    OKB reagoi për incidentin me një sqarim zyrtar. Sipas zëdhënësit Stéphane Dujarric, një kameraman i delegacionit amerikan që ecte mbrapsht mbi shkallë për të filmuar çiftin presidencial, mund të ketë prekur pa dashje butonin e emergjencës, duke ndalur mekanizmin.
    Pamjet filmike tregojnë momentin kur shkallët u ndalën papritur, duke e detyruar Melania Trump të fillonte të ngjitej në këmbë, e ndjekur nga presidenti.
    Megjithatë, Trump nuk e pranoi këtë shpjegim. Ai madje citoi një artikull të “The Times of London”, ku përmendej se disa punonjës të OKB-së kishin bërë shaka se “do ta ndalonin shkallët dhe do t’i thoshin se nuk kishte më fonde”. “Ata që e bënë këtë duhet të arrestohen!” shkroi presidenti.
    Pavarësisht këtyre episodeve, Trump nuk kurseu sulmet ndaj vetë Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
    Në një fjalim të ashpër, ai vuri në pikëpyetje qëllimin e ekzistencës së saj dhe paralajmëroi Evropën se nëse nuk kufizon migracionin, vendet e saj do të shkojnë drejt shkatërrimit.
    Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e quajti incidentin “një përpjekje të qëllimshme për të poshtëruar presidentin dhe Zonjën e Parë” dhe paralajmëroi “masa për ata që qëndrojnë pas këtij akti”.

  • “Ai kishte buzëqeshjen e Mona Lizës”, bashkëshortja e të ndjerit Charlie Kirk prek me fjalët e saj

    “Ai kishte buzëqeshjen e Mona Lizës”, bashkëshortja e të ndjerit Charlie Kirk prek me fjalët e saj

    Erika Kirk, e veja e aktivistit konservator Charlie Kirk, përshkroi momentin e dhimbshëm kur pa trupin e bashkëshortit të saj pas vrasjes në një universitet në Utah.

    “Charlie kishte fytyrën e një të vdekuri të lumtur,” tha ajo për New York Times, duke shtuar se ai kishte një gjysmë buzëqeshje “si Mona Lisa”, sikur “Jezusi ta kishte shpëtuar.”
    Pavarësisht këshillës së sherifit lokal për të mos parë trupin, Erika këmbënguli ta shihte për herë të fundit.
    “Sytë e tij ishin gjysmë të hapur,” tha ajo, duke e cilësuar momentin si një dëshmi të paqes shpirtërore me të cilën Charlie u nda nga jeta.
    Charlie Kirk, themelues i lëvizjes Turning Point USA, u vra me armë zjarri në një incident të rëndë që ka tronditur opinionin publik konservator në SHBA.
    Mijëra mbështetës morën pjesë në ceremoninë përkujtimore në Glendale, ku folën edhe figura të rëndësishme të administratës Trump.

    Top Channel

  • Big Basta rrëfen momentin e hidhur pas fitores në “Ferma VIP”: Mora çekun, por një lajm më theu shpirtin

    Big Basta rrëfen momentin e hidhur pas fitores në “Ferma VIP”: Mora çekun, por një lajm më theu shpirtin

    Big Basta u shpall fitues i edicionit të dytë të “Ferma VIP”, duke marrë me vete çmimin prej 100 mijë eurosh. Megjithatë, pas daljes nga formati dhe marrjes së çekut, reperi nuk arriti ta shijonte plotësisht këtë fitore. Rrugëtimi i tij prej më shumë se dy muajsh në një shtëpi interesante nuk ka qenë i lehtë, pasi u përfol shumë për martesën me Vesa Lumën, për të cilën u tha se ishin në prag ndarje.
    Në një rrëfim prekës, ai tregoi se në momentin që i tha motrës: “Do mblidhemi te nëna për të festuar”, mori lajmin e trishtë se gjyshja e tij kishte ndërruar jetë.
    “Pasi dola, mora çekun, por mora edhe një lajm të keq. I thashë motrës se do mblidhemi te nëna, por ajo më tha që nëna ka ndërruar jetë. Nuk e gëzova 100% këtë fitore,” – u shpreh ai, duke treguar se çfarë kaloi.
    Basta shtoi se paratë e fituara i dorëzoi menjëherë, por ajo që humbi gjatë kohës së qëndrimit në fermë ishte shumë më e rëndësishme se çdo shumë financiare: lamtumira e fundit me gjyshen e tij.
    Ky rrëfim ka prekur ndjekësit e tij, të cilët e kanë mbështetur dhe ngushëlluar publikisht për humbjen e madhe.

  • Zgjedhjet për kryeqytetin/ “Faji i mazhorancës”, Çobani: Opozita e papërgatitur, Rama shfrytëzon momentin

    Zgjedhjet për kryeqytetin/ “Faji i mazhorancës”, Çobani: Opozita e papërgatitur, Rama shfrytëzon momentin

    Analisti, Genc Çobani në një intervistë televizive u shpreh se zgjedhjet për bashkinë e Tiranës janë momenti më i keq për opozitën.
    Çobani: Si zakonisht Rama tregoi edhe njëherë që është mjeshtër i provokimit politik.Me mënyrën se si e zgjodhi, me procedurën me momentin, me vendin, me mbledhjen ku e shpalli nëse do e quajmë të tillë asamblenë, Rama provokoi dyfish.
    Unë nuk e thashë në asnjë moment që është faji i mazhorancës.
    Fajin në këtë mes po e theksoj edhe një herë është vërtet i opozitës.
    Sepse ka kohë që mund të diskutohej, nuk e dim mbase e ka edhe asin nën mëngë.
    Kemi të bëjmë me një palë zgjedhje të cilat janë jo më pak të rëndësishme se zgjedhjet që sapo u mbyllën.

  • “Zoti është forca jonë”, Erika Frantzve pa momentin tragjik kur u qëllua për vdekje bashkëshorti i saj, Charlie Kirk

    “Zoti është forca jonë”, Erika Frantzve pa momentin tragjik kur u qëllua për vdekje bashkëshorti i saj, Charlie Kirk

    Erika Frantzve, bashkëshortja e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk, ishte e pranishme në momentin tragjik kur ai u qëllua për vdekje gjatë një aktiviteti në një universitet në Utah. Sipas dëshmive, ajo e pa teksa ai prekte qafën, me gjak që i rridhte, ndërsa njerëzit e sigurisë e rrethuan menjëherë pas të shtënës.
    Erika, e njohur më parë si Miss Arizona 2012, kishte ndarë vetëm disa orë para ngjarjes një varg nga Bibla në rrjetet sociale:“Psalmi 46:1 – Perëndia është strehimi dhe forca jonë, ndihmë gjithnjë e pranishme në vështirësi.”Lexo edhe :Related Posts
    Dy ditë para vrasjes së bashkëshortit, Frantzve kishte postuar psalme dhe mesazhe fetare në profilin e saj në X (ish-Twitter), duke treguar besimin e saj të thellë në Zot.

    Erika Frantzve është ish-modele, aktore dhe ish-basketbolliste. Ajo ka ndjekur gjithmonë karrierën me bazë besimin fetar dhe ka themeluar linjën e veshjeve të krishtera “PROCLAIM”, e cila synon t’i ndihmojë njerëzit “të veshin besimin e tyre me vetëbesim”. Ajo ka gjithashtu një doktoraturë në Studime Biblike nga Universiteti Liberty.
    Çifti ishte martuar në vitin 2021 dhe kanë dy fëmijë së bashku një vajzë trevjeçare dhe një djalë njëvjeçar. Deri më tani, Erika nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike pas humbjes tragjike të bashkëshortit të saj.
    /vizionplus.tv

  • “Vetë Berisha duhet të kuptojë momentin kritik të PD”, Açka: Duhet marrë kthesë e fortë

    “Vetë Berisha duhet të kuptojë momentin kritik të PD”, Açka: Duhet marrë kthesë e fortë

    Flutura Açka, e ftuar në studion e “Off the Record” deklaroi se “Partia Demokratike duhet të marrë një kthesë të fortë” dhe shtoi se “rruga më e mirë do të ishte që vetë zoti Berisha të kuptojë momentin kritik të Partisë Demokratike”.
    “Unë them që më mirë mos të shkojmë drejt një foltoreje të dytë sepse mund të na çojë drejt një tjetër ndarjeje. Ngaqë nuk u projektua mirë në shtator 2021, shkoi këtu Partia Demokratike. Rruga më e mirë do të ishte që vetë zoti Berisha të kuptojë momentin kritik të Partisë Demokratike. Pas dy vitesh nuk mund të shkojmë më kështu”, u shpreh Açka.
    “Sot duhet marrë kthesa e fortë. Duhen disa njerëz që t’i thonë zotit Berisha në foltore që ka ardhur koha që të europianizohemi. Duhen thënë gjërat, nuk duhet të fshihemi. Unë për këtë ndoshta mund të jem ndëshkuar, por e kam të nevojshme t’i them gjërat”, deklaroi Açka.
    “Ne kemi nevojë të ndryshojmë në koncept, në mentalitet që të ndryshojmë Partinë Demokratike. Vetëm me frymë të rastësishme nuk ecim dot”, shtoi Flutura Açka.

  • Al Pacino: Të gjithë të duan deri në momentin që të shohin si konkurrent!

    Al Pacino: Të gjithë të duan deri në momentin që të shohin si konkurrent!

    Ju ftojmë të lexoni disa thënie të zgjedhura nga Al Pacino, shumica nga të cilat janë nga rolet të cilat i interpretoi:

    “Harrojeni karrierën, thjesht bëni punën. Nëse mendoni se po i bëni gjërat siç duhet, nëse mendoni se po shkoni diku dhe i qëndroni besnikë ideve tuaja, gjërat kanë për të rrjedhur në mënyrën e duhur”.

    “Nuk ekziston lumturia. Ekziston vetëm përqëndrimi”.

    “Unë them gjithmonë të vërtetën, edhe kur gënjej”.

    “Është e lehtë t’i gënjesh sytë, ama është e vështirë ta gënjesh zemrën”.

    “Ne jetojmë në një botë ku sa më shumë të punosh, më shumëgjëra do të realizosh. Është një botë e varur nga puna”.

    “Unë nuk pendohem për asgjë. Mendoj se kam bërë nga ato që i quaj gabime. Kam zgjedhur filmin e gabuar, nuk kam realizuar siç duhet një rol, por çdo gjë që një person bën, mendoj se është pjesë e tij dhe mund të përfitojë diçka prej saj”.

    “Të gjithë të duan deri në momentin që të shohin si konkurrent”.

    “Mos e lejo askënd të dije se çfarë je duke menduar”.

    “Ka plot gjëra që më ka mësuar im atë. Ai më mësoi se duhet t’i mbaja miqtë afër, ndërsa armiqtë akoma më afër”.

    “Të gjithë kemi nevojë të kemi pranë njerëz që të na thonë edhe ato që nuk duam t’i dëgjojmë”.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “MEHMET SHEHUN E EKZEKUTOI ENVER HOXHA”/ DËSHMIA E ISH-PËRKTHYESIT: DIKTATORI S’I DONTE KOKAT E RËNDA, TREMBEJ NGA INFLUENCA NË RRITJE E KRYEMINISTRIT

     “Mehmet Shehu nuk u vetëflijua, por e vrau Enveri”. Denoncimi për një likuidim të mistershëm të kryeministrit nga kreu i regjimit Hoxha përbën një nga momentet e bujshme të dëshmive të përkthyesit të arratisur në shtator 87, për shtypin perëndimor.

    Bulka, duke përshkruar me detaje debatet e rivalitetet në kreun e lidershipit komunist, sjell për median e huaj versionin e tij për ngjarjet dramatike në Tiranën e fillimviteve ’80…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Shqiptarja shkakton dramë në reality show-n britanik, braktis partnerin në altar

    Shqiptarja shkakton dramë në reality show-n britanik, braktis partnerin në altar

    Showbiz E Enjte, 28 Gusht 2025 10:55
    Një vajzë shqiptare nga Kosova është kthyer në qendër të vëmendjes në sezonin e dytë të reality show-t britanik “Love is Blind UK”, pasi vendimi i saj në momentin më të rëndësishëm la të gjithë publikun dhe partnerin e saj në shok.
    Bardha, një nga konkurrentet më të komentuara të këtij edicioni, krijoi një lidhje të fortë me Jed-in, një djalë me rrënjë libaneze. Që brenda pod-eve ata ndanë histori të ngjashme dhe plane të mëdha për të ardhmen. Bardha shpesh tregonte se si fëmijëria e saj e vështirë, pas largimit të familjes nga lufta në Kosovë, e kishte bërë të fortë dhe të pavarur, një cilësi që Jed e admironte shumë.

    Pas daljes nga eksperimentimi dhe fillimit të bashkëjetesës, marrëdhënia e tyre dukej solide, por tensionet nisën të shfaqeshin. Një moment i vogël, por domethënës, ishte kur Bardha pagoi faturën e një darke, gjë që e bëri Jed-in të ndihej i pavlerësuar, ndërsa ajo vetë theksoi se pavarësia nuk duhej parë si pengesë në dashuri.
    Pavarësisht këtyre mosmarrëveshjeve, çifti vendosi të shkonte deri në altar. Por pikërisht aty ndodhi surpriza e madhe.
    Atmosfera ishte e mbushur me emocione. Jed shprehu dashurinë dhe besimin e tij për të ardhmen e tyre së bashku. Mirëpo, kur erdhi radha e Bardhës për zotimet, ajo shpërtheu në lot dhe me zë të dridhur tha:
    “Nuk është një ‘jo’ për ty, por një ‘jo’ për momentin. Dua të bëj gjithçka që kemi premtuar, por kur të jemi të dy plotësisht gati.”Ky vendim e la Jed-in të tronditur dhe të lënduar, ndërsa Bardha u largua e përlotur, e ngushëlluar nga familja e saj.
    Reagimet e publikut britanik ishin të ndara: një pjesë e kritikuan shqiptaren për hezitimin, ndërsa shumë të tjerë e përgëzuan për guximin për të mos thënë një “po” të nxituar vetëm për kamerat.
    Nga katër çiftet që mbërritën deri në altar në këtë sezon, tre u martuan, ndërsa vetëm Bardha dhe Jed zgjodhën të mos e kurorëzonin lidhjen.
    Historia e tyre, megjithatë, mbetet e hapur. Bardha la të kuptohet se nuk është fundi, por një shtyrje për momentin e duhur, duke lënë hapësirë që marrëdhënia e tyre të vazhdojë në të ardhmen.

  • Serbia në kaos, në Beograd ka shumë thashetheme për “planin B” të Vuçiçit, pse po BE hesht kësaj here

    Serbia në kaos, në Beograd ka shumë thashetheme për “planin B” të Vuçiçit, pse po BE hesht kësaj here

    Marsela SHYTIA
    A ka hyrë Serbia në një alarm të kuq në këtë valë të padurueshme të nxehtësisë së verës që, siç thonë disa, mund të shkaktojë “gjak në rrugë”, ta shndërrojë atë në Perëndimin e Egër nga filmat spageti western dhe ta shtyjë atë në një humnerë çrregullimi dhe pasigurie? Apo do të përfundojë gjithçka me një sulm ndaj Pallatit të Dimrit të Vuçiçit, në këtë rast Pallatit të Bardhë, dhe arratisjen e tij në ndonjë destinacion të largët rus ose bjellorus, për të cilin po flitet gjithnjë e më hapur në Beograd, dhe siç spekuluam edhe disa muaj më parë? Srećko Gjukiç tha agjencisë se bashkësia ndërkombëtare po ndjek nga afër ngjarjet në Serbi dhe “po përgatit një strehë për Vučićin”. Por për momentin situata është e pasigurt, por mund të dalë jashtë kontrollit në një moment. Gjukiç deklaron se një nga zgjidhjet është të thirren zgjedhje të jashtëzakonshme sa më shpejt të jetë e mundur, “që është mundësia më e mundshme”. Por ai vazhdon duke thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk e përjashton mundësinë e një opsioni të tretë, që është abdikimi i mbretit serb të pakurorëzuar Aleksandër Vuçiç dhe shoqërisë së tij diku në një strehë në Siberi ose në ndonjë destinacion ekzotik në Azi ose Afrikë, theksoi Gjukiç.
    Synimet e Vuçiçit
    Për momentin, banditë paraushtarakë besnikë të Vuçiçit janë të lidhur me policinë, inteligjencën dhe nëntokën e vërtetë, si dhe me vetë policinë, të cilën, sipas shumë njerëzve në Beograd, ai nuk e beson plotësisht dhe do të donte t’i drejtohej ushtrisë, e cila supozohet se është më besnike ndaj tij. Për momentin, Vuçiç nuk po kërkon gjendje të jashtëzakonshme, por po arreston të gjithë në gjashtëmbëdhjetë, aq sa nuk do të ketë më një vend për të strehuar të arrestuarit. Vuçiç nuk ka më ide përveç asaj mbi të cilën krijoi të gjithë axhendën e tij politike, dhunën nacionaliste. Pra, a janë këto ditë vërtet fatale për Serbinë, apo gjithçka do të qetësohet përsëri, si shumë herë më parë, dhe gjithçka përveç dritareve të thyera, inventarit të vjedhur të partisë, kontejnerëve të përmbysur dhe disa kokave të thyera do të mbetet si më parë? Me Vuçiçin në krye të kolonës ose një nga klonët e tij, sepse, duke parë nga ana, nuk ka indikacione se diçka e rëndësishme mund të ndryshojë në thelbin e politikës serbe.
    Shansi i presidentit
    Konkretisht, qëndrimet në lidhje me Kosovën, Republikën Serbe, Olujën, Malin e Zi apo Tonin Piculën nuk ndryshojnë shumë nga ajo që predikohet nga Vuçiçi dhe ndjekësit e tij besnikë dhe këshilltari kryesor, krimineli i luftës dhe mbështetësi i masave të forta represive Vojislav Shesheli. Në skenën opozitare dhe të protestave, një person i fortë që mund të jetë kandidat për Vuçiçin pas Vuçiqit ende nuk është shfaqur, dhe ata që shfaqen do të përhapin shqetësim të ngjashëm si Vuçiçi, siç janë famëkeqi Milo Lompar apo Milosh Jovanoviç.   Ushtria dhe policia nuk kanë një mundësi të tretë për momentin, sepse studentët nuk emëruan një ekip udhëheqës në të cilin studentët besojnë dhe i cili do të vepronte si burrë shteti për ushtrinë dhe policinë, në mënyrë që në një moment kritik, bindja ndaj qeverisë kriminale jolegjitime të anulohej dhe bindja ndaj grupit udhëheqës që studentët do të emëronin, si përfaqësuesit e dukshëm të shumicës në Serbi.
    Heshtja e BE
    Edhe pse Bashkimi Evropian është gjithnjë e më i shqetësuar për situatën në Serbi, si dhe për tensionet që kërcënojnë të shndërrohen në konflikte, Brukseli ende nuk ka një qëndrim të qartë për të gjithë situatën, përveçse vazhdon të bëjë thirrje për qetësimin e tensionit, duke dënuar dhunën dhe duke theksuar se po “ndjek me kujdes” ngjarjet. Arsyeja për një qëndrim kaq të butë të BE-së, i cili ka qenë në fuqi që nga fillimi i protestave në Serbi, është mbrojtja që Aleksandër Vuçiç ka nga udhëheqës me ndikim të BE-së, përfshirë Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen. Megjithatë, BE-ja tani e ka ndryshuar paksa qëndrimin e saj dhe u ka kërkuar autoriteteve serbe të mbrojnë protestuesit dhe gazetarët. Zëdhënësi i Komisionit Evropian për çështjet e zgjerimit, Guillaume Mercier, tha se BE-ja po “monitoron me kujdes situatën në Serbi”.