Kim Kardashian po përjeton dhimbjen e thellë për humbjen e shoqes së saj të ngushtë, Lindsay May, e cila ndërroi jetë në nëntor pas një beteje të gjatë me kancerin. Gjatë fundjavës, Kim publikoi një mesazh prekës për ditëlindjen e parë pa të, duke ndarë me ndjekësit kujtimet më të çmuara dhe momentet e veçanta që kanë kaluar së bashku.
Në mesazhin e saj, Kim shprehu vështirësinë për të gjetur fjalët e duhura dhe përmendi boshllëkun që mungesa e Lindsay ka lënë në jetën e tyre, veçanërisht në bisedat dhe takimet me miqtë e përbashkët. Ajo theksoi rëndësinë e vendit të tyre të preferuar, liqenit, ku kalonin shumë çaste të lumtura dhe ku ndihet ende pranë e saj.
Burime pranë Kim tregojnë se kjo humbje ka qenë një goditje e rëndë për të, por miqësia e tyre e hershme e ka mbajtur të fortë në momentet më të vështira. Lindsay May, bashkëthemeluese e Mayflower Entertainment, njihet si një figurë e rëndësishme në botën e marketingut dhe kulturës pop, dhe gjithmonë do të mbahet mend si një mikeshë e veçantë për Kim dhe grupin e saj të ngushtë.
Tag: momentet
-

Miqësia që nuk shuhet: Kim përkujton Lindsay May një vit pas ndarjes nga jeta
-

“Shijoni momentet e këndshme të kësaj fundjave”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi
Dashi
Nuk do të jeni shumë të kujdesshëm dhe do e keni kokën mes reve, gjë që do ju rrezikojë që të bëni një gabim. Nuk e keni për zakon të veproni në mënyrë racionale, pasi jeni shumë spontan për t’iu qëndruar rregullave të jetës. Mirëpo gjatë kësaj të diele duhet të sforcoheni disi. Nga ana tjetër kjo ditë do të jetë mjaft interesante sa i takon ndjenjave.
DemiAsgjë nuk do të shkojë kundër vullnetit tuaj, por në këtë moment jeni shumë të tensionuar, pasi gjithçka është duke ndryshuar, si për sa i takon jetës private edhe asaj profesionale. Shumë gjëra mund t’iu dalin nga kontrolli. Kjo situatë do ju acarojë dhe do të ndjeni nevojën për konfirmime. Mos dyshoni për aftësitë tuaja, pasi nuk do i’u tradhtojnë kurrë.
Binjakët
Pritet që në punën tuaj të ketë një ndryshim. Duket sikur nuk ndiheni më rehat në të njëjtat kushte pune dhe kjo gjë ju shqetëson. Jeni një prej atyre shenjave që përshtateni kollaj me zhvillimet e reja. Por duket se “shumë është shumë” dhe doni të shkoni diku tjetër. Mirëpo këshillohet që të tregoheni disi të duruar, pasi momentalisht nuk do e keni të lehtë. Ka situata për të cilat nuk ju leverdis të vendosni për ndryshim.
Gaforrja
Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive. Ky është një moment i mirë dhe i mbushur me shumë mundësi të cilat do ju lejojnë që të realizoni atë që dëshironi. Nëse dini të vlerësoni personat për vlerën e tyre të vërtetë, atëherë mund të krijoni lidhje të veçanta. Mund të prisni më shumë dhe të kërkoni më shumë nga jeta. Gëzime të vogla mund të sjellin zhvillime të mëdha.
Luani
Horoskopi i kësaj dite ju fton që të ruani qetësinë. Ndonjëherë është më mirë që të zbrisni poshtë, për tu ngjitur sa më lart. Problemi është se krenaria juaj po lufton për të pranuar momentet kur duhet të ulni krye. Jeni një luan, ndaj është normale që të jeni kundër gjërave që iu imponohen. Por ka momente si këto, ku të lindurit e kësaj shenje do të jenë krenarë dhe të vendosur, ndaj prisni çdo mundësi. Ndërkohë mos u tregoni të paduruar, por mësoni të respektoni edhe kohën për të tjerët.
Virgjëresha
Deri më tani reflektorët kanë qenë të drejtuar për nga ju. Mërkuri dhe Neptuni, janë gjithnjë më aktiv, por këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm lidhur me atë që thuhet dhe shkruhet. Mos lejoni të kushtëzoheni nga gjykimet e të tjerëve. Merrni pak kohë për të reflektuar, pasi ka zgjedhje të cilat nuk iu bindin.
Peshorja
Horoskopi i kësaj të diele parashikon një shqetësim i cili do të reflektohet edhe në ditët në vijim. Ky shqetësim ka të bëjë me financat tuaja, të cilat do ju kushtëzojnë lidhur me një blerje. Bëni atë që dini të bëni më mirë, por mbajini parasysh situatat përreth. Megjithatë kjo nuk është dita e duhur për të bërë zgjedhje impulsive, për shkak se jeni konfuz.
Akrepi
Hëna do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj, ku më në fund do të jeni në qendër të vëmendjes. Edhe kalimi tranzit i Neptunit, do të rrisë kreativitetin tuaj dhe do ju japë ide të mira se si të përmirësoni bashkëpunimin në dashuri. Do të jeni më aktiv dhe dinamikë gjatë kësaj të diele dhe për këtë arsye, rikuperimi do të jetë i ndjeshëm.
Shigjetari
Edhe pse nuk janë ditë të lehta, mund të ndjeni nevojën për tu mbështetur tek dikush. Mund të bëhet fjalë për një koleg, një mik apo edhe një familjarë. Ekziston mundësia që të merrni leksione e vlerë. Nga një gabim apo eksperiencë, mund të nxirrni një mësim të rëndësishëm.
Bricjapi
Do të nisë rikuperimi për ju dhe një sukses është fare i afërt. Mund të keni qenë së fundmi në shoqërinë e një personi interesant dhe tashmë keni dëshirë që t’i shijoni ndjenjat më lirshëm. Në punë është momenti kur prisni një përgjigje. Shumë prej jush e kanë nisur nga zero, ndaj duhet të bëjnë durim.
Ujori
Zhvillimet e ditëve të fundit, kanë sjellë një zhvillim revolucionar. Keni rinovuar disa anë të jetës suaj, por duhet të përshtateni me rrethanat. Gjatë javëve në vijim mund të kushtëzoheni prej punës, gjë që do ju detyrojë që të rishihni disa sjelljet tuaja.
Peshqit
Keni disa planete që ju janë vënë kundër, por nga ana tjetër disa yje i keni në krahë. Shijoni momentet e këndshme të kësaj fundjave, pa u vënë në kërkim të arsyeve se pse disa gjëra nuk ecin siç duhet. Nëse jeni nervoz për shkak të gjërave që mund të ndodhin në orët në vijim, mundohuni që të merrni m shumë kohë për të rigjetur qetësinë dhe për tu përqendruar në takimet pozitive të cilat nuk do të mungojnë. -

Inside Story/ Skandaloze! Momentet tronditëse kur qeni vritet me shigjetë në mes të Tiranës
Prokurimet publike zbulojnë se për trajtimin e qenve endacakë hidhen miliona.
Por, paratë nuk kanë zgjidhur asgjë. Shpesh, trajtimi është çnjerëzor dhe kjo duket nga disa imazhe të forta që ne kemi siguruar.
Është data 22 Prill. Viti 2025. Kjo kamera sigurie, ndodhet në një rrugë pranë qendrës së Tiranës. Aty, gjithçka duket normalitet. Të paktën, deri në momentin që shfaqet një qen endacak që duket sikur tenton të larohet. Në trup, dallohet të ketë një send në ngjyrë rozë.
Pasi kafsha largohet nga rrezja e kameras, dikush i bën këtë foto shokuese. Qeni ishte goditur me shigjetë metalike. Sipas denoncuesve që kanë sjellë materialet në redaksinë e Inside Story, kafsha është goditur me pushkë sportive nga ky person i fiksuar në foto.
Nuk dihet nëse është punonjës i strukturës së bashkisë që duhet të kujdeset për kafshët apo një person i zakonshëm që nxjerr dufet tek qentë endacakë.
Në këto imazhe të tjera, shfaqen momentet kur punonjës të strukturave shtetërore kapin kafshët në rrugët e Tiranës. Nuk dihet nëse ato trajtohen, apo zhduken me këto metoda brutale. Të gjitha këto materiale, sipas aktivistëve janë depozituar në strukturat ligjzbatuese.Top Channel
-

Ditë historike për Shqipërinë! Rama ndan pamje nga Samiti i djeshëm në Tiranë
Nën tingujt e këngës së Elvis Presley-t “We Can’t Build Our Dreams on Suspicious Minds”, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një përmbledhje vizuale nga samiti i një dite më parë në Tiranë, ku liderët e Bashkimit Europian zbarkuan në kryeqytetin shqiptar.
Pamjet fokusohen te momentet më të ngrohta të ditës: përshëndetje përzemërsisht, përqafime, buzëqeshje dhe ecja mbi tapetin e kuq — të gjitha të shoqëruara me muzikën që duket se u përzgjodh me kujdes.Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai i takimit mes kryeministrit Rama dhe homologes së tij italiane, Giorgia Meloni. Gjatë përshëndetjes, Rama u ul në gjunjë përballë saj, duke shkaktuar edhe një koment me humor nga Meloni:“E bën që të jetë i gjatë sa unë,” u shpreh ajo, duke iu referuar gjatësisë së kryeministrit shqiptar.
Në mbishkrimin që shoqëronte videon, Rama shkruan:“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë e një dite historike të Europës në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë.” -

“Më ngrite nga vdekja”, Big Mama surprizohet nga nëna në Ferma VIP, përlot publikun me historinë e saj
Mbrëmja e sotme në Ferma VIP ishte e mbushur me emocione të forta, ku protagoniste u bë këngëtarja Big Mama me rrëfimin e saj prekës për periudhat më të vështira të jetës.
Ajo ndau me publikun një nga momentet më tronditëse që ka përjetuar: kur ndodhej në SHBA për një koncert dhe mësoi se nëna e saj kishte pësuar paralizë. Si të mos mjaftonte kjo, i njëjti vit u shënua edhe nga një dhimbje e madhe — humbja e babait të saj. Këto ngjarje e bënë atë vitin më të vështirë që kishte kaluar ndonjëherë.
Për fat të mirë, nëna e saj sot gëzon shëndet të plotë dhe ishte e ftuar surprizë në studio, duke sjellë një nga momentet më të ndjera të mbrëmjes. E përlotur, Emine iu drejtua së bijës me fjalë prekëse:“Kam ardhur këtu vetëm sepse mendova për gjithçka që ke bërë ti për mua. Prej një njeriu të vdekur më ke ngritur në këmbë. Vetëm ti mund ta bësh.”Përveç emocioneve dhe përqafimeve, nëna e këngëtares dha edhe disa këshilla të vyera për sjellje të kujdesshme dhe përdorim të një fjalori të denjë.
Ky moment nuk preku vetëm Big Mamën, por përloti të gjithë studion dhe publikun, duke sjellë një mbrëmje të paharrueshme për të gjithë ndjekësit e spektaklit.
/vizionplus.tv -

Përmeti në momentet e fundit të numërimit, PS-ja kryeson me diferencë të thellë votash
Përmeti ndodhet në momentet e fundit të procesit të numërimit të votave.
Edhe në këtë qytet, ashtu si të tjerat në qarkun e Gjirokastrës, Partia Socialiste kryeson me një diferencë të lartë nga partitë e tjera.
Tashmë ka mbetur edhe një kuti e fundit për tu numëruar, ndërsa diferenca mes PS-PD është më shumë se 2200 vota.Top Channel
-

“Momentet e një dite të bukur për Shqipërinë 2030 në BE”/ Kryeministri Rama ndan videon nga Konferenca në…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video me momentet më të rëndësishme nga dita e djeshme, ku në Luksemburg u mbajt konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE për hapjen e grupkapitullit për tregun e brendshëm.
Videoja nis me takimin që zhvilloi kreu i qeverisë me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa në Bruksel mëngjesin e së hënës përpara se të nisej për në Luksemburg. Përmes videos shfaqet edhe mesazhi që përcolli komisionerja Kos për shqiptarët.
“Mesazhi im për qytetarët shqiptarë është shumë i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është padyshim në BE, nuk ka dyshim për këtë. Sot ne jemi më pranë arritjes së këtij objektivi se kurrë ndonjëherë. Komenti i fundit; Suksesi juaj ka ndikim të gjerë. Ju i dëshmoni të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor se duke punuar fort dhe me vendosshmëri është e arritshme, hap pas hapi.”, tha ajo gjatë konferencës dje me kryeministrin Rama.
Në fund, videoja përmbyllet me momentin ku të gjithë të pranishmit në tryezën e konferencës bënë një foto të kapur duar për duar. “Mirëmëngjes dhe me momentet e një dite të bukur për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj t’ia kaloni sa më mirë sot”, shkruan Rama.